Tag: kolegun

  • “E di që ti do”/ Preku në këmbë kolegun dhe tentoi ta puthte disa herë, përjashtohet përgjithmonë nga puna policja e re

    “E di që ti do”/ Preku në këmbë kolegun dhe tentoi ta puthte disa herë, përjashtohet përgjithmonë nga puna policja e re

    Një police e re në Britani është përjashtuar përgjithmonë nga shërbimi, pasi një hetim disiplinor zbuloi se ajo kishte bërë përpjekje të padëshiruara me natyrë seksuale ndaj një kolegu gjatë një daljeje pas pune.

    Sipas North Yorkshire Police, Brogan Canning kishte prekur këmbën e kolegut të saj, tentoi ta puthte dhe i tha disa herë: “E di që ti e do.” Oficeri deklaroi se ishte ndier “i zemëruar dhe i turpëruar” nga sjellja e saj. Ajo madje e pyeti: “A të dukem tërheqëse?” pasi ai refuzoi afrimet e saj.
    Dëshmitarët, përfshirë policët Nathan Mills dhe Megan Smith, raportuan se Canning po vepronte “çuditshëm” gjatë gjithë mbrëmjes dhe se e kishin parë të prekte kolegun në mënyrë të papërshtatshme. Canning, e cila kishte konsumuar shumë alkool, pretendoi se nuk i mbante mend plotësisht ngjarjet, por nuk i mohoi akuzat dhe kërkoi falje.
    Paneli disiplinor vlerësoi se sjellja e saj përbënte shkelje të rëndë etike, duke e cilësuar si një “afrim seksual të padëshiruar” dhe si sjellje “fyes dhe viktimizuese”. Edhe pse Canning kishte dhënë dorëheqjen përpara përfundimit të hetimit, policia konfirmoi se ajo do të ishte shkarkuar nëse do të ishte ende pjesë e forcës.
    Vendimi përfundimtar e vendos ish-policen në listën e personave të përjashtuar, gjë që e ndalon përjetësisht të punojë në ndonjë forcë policore në Mbretërinë e Bashkuar.

    Top Channel

  • Lihet në burg picieri që vrau kolegun në lokal në Tiranë

    Lihet në burg picieri që vrau kolegun në lokal në Tiranë

    Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg 41 vjeçarin Filip Shehu, i cili vrau me thikë kolegun e tij picier Indrit Ismaillari në një lokal tek Komuna e Parisit.
    Në deklarimet që ka bërë para togave të zeza të Gjykatës se Tiranës, 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër. Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra, ka deklaruar 41 vjeçari.

    Ai ka thënë që nga ana e viktimës acarohej dhe sipas tij viktima mbante thikë dhe thoshte nuk e çaj kokën fare për ty. E njëjta situatë sipas tij ka ndodhur edhe ditën e ngjarjes ku janë konfliktuar

    Ndërkohë 41 vjeçari e ka mësuar një ditë më parë që Indrit Ismaillari ka humbur jetën pasi e dinte vetëm që ishte plagosur dhe ka shprehur ngushëllime familjarëve.

    Avokati mbrojtës i tij Ilir Murati ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar. Ai ka paraqitur dhe një dokumentacion mbi kurimin e Filip Shehut qe nga viti 2013. Avokati kërkoi shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik si masë sigurie dhe kryerjen e një ekspertize për shëndetin mendor. Mësohet se 41 vjeçari ishte i divorcuar dhe kishte një fëmijë.

  • Vr*u kolegun, sherri nisi për pjatën e proshutës

    Vr*u kolegun, sherri nisi për pjatën e proshutës

    Kronikë E Mërkurë, 29 Tetor 2025 14:45
    41-vjeçari Filip Shehu vrau kolegun në orarin e punës, dhe ka dhënë dëshminë para togave të zeza. 34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.
    Shehu ka deklaruar se konflikti ka qenë i çastit vetëm për punën, por ka shtuar se kanë pasur marrëdhënie konfliktuale të gjata me të. Dëshmia bie ndesh me stafin tjetër të lokalit, të cilët kanë deklaruar se viktima Indrit Ismailllari, nuk ishte një njeri problematik dhe nuk grindej me asnjë njeri.

    Sa i përket dinamikës së ngjarjes, gjithçka ka nisur për një proshutë. Autori kishte marrë një pjatë me proshutë, të cilën viktima i ka thënë të mos e marrë. Fillimisht kanë nisur një debat verbal dhe më pas Filip Shehu ka marrë thikën dhe e ka goditur në qafë, duke i prekur arterien kryesore. Kjo plagë i mori edhe jetën 34-vjeçarit.

    Autori ka qëndruar i qetë duke pritur policinë, ndërkohë që pritet t’i bëhet një ekzaminim psikologjik. Ai ka probleme sociale, prej muajsh jetonte i vetëm dhe kishte probleme me familjen.

  • Vrau kolegun kuzhinier, picieri te Komuna e Parisit ishte person problematik dhe konfliktual

    Vrau kolegun kuzhinier, picieri te Komuna e Parisit ishte person problematik dhe konfliktual

    Policia e Tiranës ka gjetur dhe sekuestruar thikën me të cilën Filip Shehu, 41 vjeç, vrau një ditë më parë kolegun e tij, kuzhinierin Indrit Ismaillari, 34 vjeç, në ambientet e një lokali te “Komuna e Parisit”. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy punonjësve të lokalit, që përfundoi tragjikisht me vdekjen e Ismaillarit për shkak të plagëve të marra nga goditjet me thikë.
    Sipas burimeve policore, autori u arrestua menjëherë pas ngjarjes nga forcat e Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Nga hetimet ka rezultuar se Shehu ishte dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa mjeti prerës me të cilin dyshohet se kreu krimin është sekuestruar si provë materiale.
    Nga dëshmitë e para, mësohet se mes autorit dhe viktimës kishte pasur konflikte të vazhdueshme dhe tensione në vendin e punës, ndërsa Shehu ka pretenduar se Ismaillari e bullizonte prej kohësh. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa organet e drejtësisë pritet të zbardhin plotësisht motivet e ngjarjes tragjike që tronditi kryeqytetin.

  • “Më bullizonte”, fjalët e para të 41-vjeçarit që vrau kolegun në Tiranë

    “Më bullizonte”, fjalët e para të 41-vjeçarit që vrau kolegun në Tiranë

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme kryeqytetin, ku një 41-vjeçar pas një konflikti banal ka varë me thikë kolegun e tij.
    Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të Komunës së Parisit të kryeqytet, ku 41-vjeçari Filip Shehu, i punësuar si picajol, ka goditur me thikë kolegun e tij i punësuar si kuzhinier në lokal, 34-vjeçarin Ismaillarin, i cili fillimisht u dërgua në spital në gjendje të rëndë, e më pas humbi jetën për shkak të plagëve.
    I arrestuari ka deklaruar para policisë se e goditi pasi nuk e durmontë me, pasi bullizohej shpesh nga kolegu i tij.

    Sipas gazetarit të gazetarit të Vizion Plus, Esido Barkaj, mes autorit dhe viktimës kishte sherre banale të vazhdueshme, pasi autori thoshte se Ismalillari e bullizonte vazhdimisht.
    Njoftimi:
    Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
    Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
    Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
    Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit. /Vizionplus/

  • FOTO/ Vr*u kolegun, momenti kur u arrestua autori 41 vjeçar

    FOTO/ Vr*u kolegun, momenti kur u arrestua autori 41 vjeçar

    Ky është momenti i arrestimit të picierit 41-vjeçar, Filip Shehu, i cili sot vrau me thikë kolegun e tij, kuzhinierin Indrit Ismaillari, pas një konflikti në lokalin ku punonin të dy bashkë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Picieri Filip Shehu, 41 vjeç u përfshi në një sherr me kuzhinierin Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë. Autori i vrasjes është arrestuar nga blutë, ndërsa mësohet se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh.