Në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka kujtuar vitet e para kur forcës së parë politike pas rënies së sistemit komunist iu bashkua dhe Edi Rama, atëherë pedagog në Akademinë e Arteve.
“Kujtoj kohën kur dikur na u bashkonin djem të rinj, mes tyre dhe një djalë i ri pedagog iArteve, por më vonë ai u shndërrua në fatkeqësi për kombin. Ai ishte Edvin Rama”, tha Berisha.
Më tej, ai kujtoi emra të njerëzve që kanë kontribuar në PD, që nga Azem Hajdari, Pjetër Arbnori, Ali Spahia, Bujar Nishani, Sokol Olldashi, Gerti Bogdani.
“Ne jemi forca e parë politike në Evropën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin në NATO.
Ne jemi partia që rikthyem besimet fetare të shqiptarëve”, tha Berisha.
Tag: kohën
-

Berisha kujton kohën kur Rama ishte pjesë e PD: Na u bashkua si pedagog i Arteve, por u kthye në fatkeqësi
-

Lara Colturi renditet e 22-ta në pistën kanadeze të Trembland, në garën e sllallomit gjigand
6 Dhjetor 2025
20:59
Telesport
Në pistën e Trembland, në Kanada, u zhvillua të shtunën gara e sllallomit gjigand për femra në ski, gara e radhës së Kupës së Botës. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi, që dha kohën e përgjithshme 2‘19“48.
Skiatorja kuqezi u klasifikua në vendin e 22-të, në një konkurrim të vështirë për 19-vjecaren shqiptare, që arriti rezultatin më të dobët sezonal. Gjithsesi, ishin kushtet ekstreme atmosferike që ndikuan te skiatoret.
Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua në vendin e 28-të, duke dhënë kohën 1‘09“69. Një rezultat jo i mirë, kushtëzuar nga kushtet e vështitra atmosferike që u zhvillua kjo zbritje (binte borë dhe zbriti e gjashta në pistë).
Në zbritjen e dytë, Colturi bëri një paraqitje më të mirë, duke dhënë kohën 1‘09“79 dhe duke fituar 6 pozicione në klasifikimin e përgjithshëm. Kjo garë u fitua nga skiatorja Alice Robinson e Zelandës së Re (2’16”18). -

Selvije Jao rikthen foton me Shpat Kasapin, mesazhi prekës: Babi do jetë engjëlli jonë mbrojtës!
Selvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit ka rikthyer në profilin e saj një foto të vjetër me këngëtarin e ndjerë, një imazh që më herët e kishte fshirë në kohën kur marrëdhënia e tyre ndodhej në krizë.
Në foto shfaqen çifti së bashku bashku me djalin e tyre, Roelin, në ditëlindjen e tij të dytë, 20 Janar 2024.Lexo edhe :Related Posts
Përveç rikthimit të imazhit, Selvije Jao ka ndryshuar edhe mbishkrimin shoqërues, duke ndarë një mesazh prekës për të birin pas humbjes së këngëtarit.“P.S. 05.12.2025 Babi do jetë engjëlli jonë mbrojtës deri sa Xheneti të na bashkojë, inshallah”, ka shkruar ajo.
Në ditën e ndarjes papritur nga jeta të artistit, Selvije Jao zbuloi se këngëtari kishte vdekur në krahët e saj, gjatë një udhëtimi në Itali.
Reagimi i Selvije Jao:
“Ndërrove jetë në krahët e mi o jetë…Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Aa jemi lodhur, sa jemi stresuar…dhe askush nuk e di,” shkruan ajo. “Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur ‘babi’…nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty.
E le Roelin jetim, o Shpat…Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më? Më thoje gjithmonë se do të më doje derisa vdekja të na ndante…por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në Xhenet…Allahu të deshi pranë vetes, por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.”
Shpat Kasapi ndërroi jetë në Itali në moshën 40-vjeçare më 26 nëntor pas një arresti kardiak.
/vizionplus.tv -

Pse disa njerëz janë gjithmonë me vonesë? Çfarë thotë shkenca për këtë sjellje
Vonesa është një fenomen i njohur për të gjithë, nga justifikimet klasike si “do jem aty për 10 minuta” që shndërrohen në 30, deri tek arsyetime kreative që nuk qëndrojnë. Edhe pse çdo person ka vonuar të paktën një herë, ekziston një kategori njerëzish që janë kronikisht me vonesë, pavarësisht rrethanave. Po çfarë ndodh në mendjen e tyre?
Ekspertët theksojnë se nuk ka vetëm një shkak. Faktorët mund të variojnë nga menaxhimi i dobët i kohës, prirja për të shtyrë, përjetimi ndryshe i kohës, ankthi apo edhe struktura neurobiologjike.
Studiuesit theksojnë se vonesa e vazhdueshme nuk është domosdoshmërisht mungesë respekti, por gjithsesi dëmton besimin mes njerëzve, pasi çdo takim është një marrëveshje e heshtur.
Si e përjetojnë kohën tipat e ndryshëm të personalitetit?
Në një studim të vitit 2001, psikologu Jeff Conte zbuloi se tipat e personalitetit e ndiejnë kohën në mënyrë të ndryshme. Tipat A (ambiciozë, konkurrues) mendonin se një minutë kishte kaluar pas 58 sekondash, ndërsa tipat B (kreativë, të qetë) e përjetonin minutën tek 77 sekondat. Studimi tregoi gjithashtu se shumë detyra njëkohësisht rrisin gjasat për të vonuar, ashtu si edhe eksperiencat e fëmijërisë, veçanërisht për ata që jetonin afër shkollës dhe nënvlerësonin kohën e udhëtimit.
Pesë llojet e njerëzve që vonohen gjithmonë
Sipas National Geographic, ekzistojnë pesë kategori kryesore:
Optimistët – nënvlerësojnë gjithmonë kohën që u duhet. Zgjidhja: dyfishoni kohën që mendoni se ju nevojitet.
Shpirtrat e lirë – nuk lidhen me rutina dhe nuk e shohin vonesën si problem. Zgjidhja: përdorni orë analoge dhe kuptoni ndikimin social të vonesës.
Xhonglerët – bëjnë gjithçka njëkohësisht dhe përfundojnë duke u vonuar. Zgjidhja: vendosni alarme që t’ju ndihmojnë të shkëputeni.
Njerëzit me ritëm të vonshëm ditor – funksionojnë më mirë natën dhe luftojnë me mëngjeset. Zgjidhja: përgatitni gjithçka një natë më parë.
Personat me ADHD dhe neurodivergjencë – përjetojnë “verbëri kohore”, ku koha nuk ndihet njësoj. Nuk është mungesë respekti, por mënyra si funksionon truri i tyre.
Në fund, vonesa kronike nuk është gjithmonë në dorën e personit, por njohja e shkaqeve mund të ndihmojë në përmirësimin e sjelljes.
-

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë
Norvegjia po ndërton tunelin rrugor nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë, me një gjatësi prej 27 kilometrash dhe në thellësinë maksimale prej 392 metrash nën nivelin e detit. Projekti ka për qëllim të shkurtojë kohën e udhëtimit midis qyteteve kryesore dhe të krijojë një autostradë pa tragete përgjatë bregdetit perëndimor norvegjez.
Ndërtimi i tunelit Rogfast nisi në janar 2018, por u ndal në fund të vitit 2019 për shkak të tejkalimeve të kostove, duke çuar në anulimin e kontratave ekzistuese dhe ristrukturimin e projektit. Puna rifilloi në fund të vitit 2021, dhe përfundimi i planifikuar është në vitin 2033, me një kosto prej rreth 2.4 miliardë dollarë.
Sipas Anne Brit Moen, menaxhere projekti, tuneli do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen midis rajoneve të Stavanger dhe Haugesund, duke ofruar një rrugë më të shpejtë dhe të besueshme. Rogfast do të zëvendësojë lidhjet aktuale me tragete, duke ulur kohën e udhëtimit midis Bergen dhe Stavanger.
Tuneli do të ketë dy tuba të veçantë, secili me nga dy korsi trafiku, dhe një dizajn të veçantë në gjysmën e rrugës: një rrethrrotullim të dyfishtë 260 metra të thellë, që lidhet me një tunel lidhës për ishullin Kvitsøy, komunën më të vogël të Norvegjisë.
Aktualisht, për të përshkuar të gjithë rrugën me shtatë tragete duhen rreth 21 orë, por me përfundimin e Rogfast, udhëtimi do të bëhet pa tragete, duke e përgjysmuar kohën e udhëtimit dhe duke e bërë lëvizjen më të lehtë dhe të shpejtë. -

Guardiola: Fitorja në kohën shtesë është pozitive për City pas dy humbjeve, ai është lojtar i veçantë për ne
1 Dhjetor 2025
15:15
Telesport
Pep Guardiola tha se goli i fitores së realizuar nga Phil Foden në kohën shtesë, në fitoren 3-2 ndaj Leeds, ishte mënyra më e mirë që Manchester City të fitonte ndeshjen, pavarësisht se nuk ishte i kënaqur me performancën e tyre të përgjithshme.
“Ishte një lehtësim të shënonim në minutat e fundit, por tregon edhe një karakter të madh të ekipit. Loja nuk ishte perfekte në pjesën e parë, por ishim superior dhe duhej ta kishim mbyllur ndeshjen shumë shpejt me rastet që patëm”, tha Guardiola.
“Më pas, reaguam shumë mirë, futëm më shumë lojtarë në zonë, e futëm topin shpejt në zonë dhe cilësia e Phil Foden na ndihmoi të fitojmë ndeshjen. Ai është i veçantë. Të ndihmon shumë të fitosh në atë mënyrë”, shtoi Pep Guardiola.
“Pas dy humbjeve është e vështirë të fitosh. Ndonjëherë të jesh agresiv nuk të fiton ndeshje futbolli. Thjesht provon. Në futboll dhe në jetë, thjesht duhet të provosh. Haaland? Ndonjëherë ka nevojë për pushim sepse ai luan, luan dhe luan”, tha Guardiola. -

Kupa e Botës në ski/ Lara Colturi e mbyll në vendin e 12-të garën e sllallomit gjigand zhvilluar në Amerikë
29 Nëntor 2025
22:24
Telesport
Skiatorja shqiptare Lara Colturi e ka mbyllur në vendin 12-të garën e sllallomit gjigand të zhvilluar të shtunën në mbrëmje në pistën amerikane të Copper Mountain (Mali Koper). Kjo ishte gara e katërt sezonale për skiatorin kuqezi këtë sezon.
Pas dy zbritjeve, Colturi dha kohën e përgjithshme 2‘00“82. Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua në vendin e 6-të me kohën 1’00”14, ndërsa në zbritjen e dytë ajo ndali kronometrin në kohën 1‘00“68, duke humbur disa pozicione.
Një tjetër paraqitje e mirë për Colturi, që pas dy podiumeve radhazi të arritura në dy garat e fundit, këtë herë nuk mundi dot të rivalizojë për fitoren. Ajo bëri një garë të mirë, duke u përpjekur të grumbullojë sa më shumë pikë në renditjen e përgjithshme. -

Pse ChatGPT nuk mund të tregojë orën?
ChatGPT, ashtu si shumë chatbot-e, paraqitet si një asistent personal.
Por midis shumë gjërave që e ngatërrojnë, një është veçanërisht e çuditshme: nuk mund të tregojë kohën.
Kur ChatGPT pyetet sa është ora, nuk jep përgjigje të saktë, shkruan the Verge.
“Nuk kam qasje në orën në kohë reale të pajisjes suaj ose në vendndodhjen tuaj, kështu që nuk mund të them kohën e saktë lokale për ju”, thotë shpesh chatbot-i.
Ndonjëherë kërkon specifikimin e një qyteti ose zone kohore, vetëm për të zbuluar se nuk mund ta kontrollojë kohën as në atë mënyrë.
Problemi i kohës ngrihet shpesh në forumet e Reddit dhe ChatGPT .
Një përdorues i kërkoi OpenAI-t t’i “kushtojë vëmendje kësaj” sepse i jep “një emër të keq” modelit të Al “me aftësi njohëse”.
Të treguarit e kohës është e thjeshtë për çdo kompjuter dhe telefon falë çipave të vegjël që funksionojnë brenda tyre.
Por sistemet gjeneruese të Al, si modelet e mëdha gjuhësore dhe vizuale që fuqizojnë ChatGPT, Gemini të Google, Claude të Anthropic dhe të tjerë, janë ndërtuar për një qëllim shumë të ndryshëm.
Si parazgjedhje, ato marrin pyetjet e përdoruesve dhe parashikojnë përgjigje bazuar vetëm në të dhënat e tyre të trajnimit.
Kjo nuk përfshin përditësime të vazhdueshme në kohë reale rreth gjërave si koha, përveç nëse ata kërkojnë posaçërisht në internet për atë informacion. -

E keni menduar më parë? Ja pse ChatGPT nuk mund të tregojë orën
ChatGPT, ashtu si shumë chatbot-e, paraqitet si një asistent personal.
Por midis shumë gjërave që e ngatërrojnë, një është veçanërisht e çuditshme: nuk mund të tregojë kohën.Kur ChatGPT pyetet sa është ora, nuk jep përgjigje të saktë, shkruan the Verge.
“Nuk kam qasje në orën në kohë reale të pajisjes suaj ose në vendndodhjen tuaj, kështu që nuk mund të them kohën e saktë lokale për ju”, thotë shpesh chatbot-i.
Ndonjëherë kërkon specifikimin e një qyteti ose zone kohore, vetëm për të zbuluar se nuk mund ta kontrollojë kohën as në atë mënyrë.
Problemi i kohës ngrihet shpesh në forumet e Reddit dhe ChatGPT .Një përdorues i kërkoi OpenAI-t t’i “kushtojë vëmendje kësaj” sepse i jep “një emër të keq” modelit të Al “me aftësi njohëse”.
Të treguarit e kohës është e thjeshtë për çdo kompjuter dhe telefon falë çipave të vegjël që funksionojnë brenda tyre.Por sistemet gjeneruese të Al, si modelet e mëdha gjuhësore dhe vizuale që fuqizojnë ChatGPT, Gemini të Google, Claude të Anthropic dhe të tjerë, janë ndërtuar për një qëllim shumë të ndryshëm.
Si parazgjedhje, ato marrin pyetjet e përdoruesve dhe parashikojnë përgjigje bazuar vetëm në të dhënat e tyre të trajnimit.Kjo nuk përfshin përditësime të vazhdueshme në kohë reale rreth gjërave si koha, përveç nëse ata kërkojnë posaçërisht në internet për atë informacion.
-

Reagon ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, rrëqeth me mesazhin e saj
“Ndërrove jetë nẽ krahët e mi, o jetë…Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i beheshin dokumentet në ltali, që të mund ta çonim sa me shpejt te logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues ne privatësine tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjojë duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na lë këtu vetëm, pa ty.
E le Roelin jetim, o Shpat…Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.Në kohën kur duart e tua duheshin më shumë se kurrë.Si t’ia shpjegoj Roelit qe babi nuk është më?Mẽ thoje gjithmonë se do tē mẽ doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta ne krahët e mi, pse ma kepute zemrën kështu, o jetë?Inshallah takohemi në Xhenet…Allahu tē deshi pranë vetes por unë mezi pres tē zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne”, shkruan ajo.