Tag: klubin

  • Al-Khelaifi: Nuk ndalemi me një Champions, jemi duke ndërtuar PSG e së ardhmes

    Al-Khelaifi: Nuk ndalemi me një Champions, jemi duke ndërtuar PSG e së ardhmes

    2 Dhjetor 2025

    8:29

    Telesport

    Nasser Al-Khelaïfi, president i PSG pranoi me krenari çmimet për “Presidentin më të Mirë dhe Klubin më të Mirë për vitin 2025”.
    Ai theksoi rëndësinë e këtyre çmimeve: “Kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm, fryt të disa viteve punë dhe rezultatet e arritura përfaqësojnë kulmin e një projekti afatgjatë”.
    “Ishte sezoni më i mirë në historinë e klubit, por ajo që ka më shumë rëndësi nuk janë vetëm numrat, por mënyra se si i arritëm këto qëllime“, tha Al-Khelaifi, që më tej foli për përsosmërinë teknike nën drejtimin e Luis Enrique.
    “Ne duam të kemi lojtarët më të mirë në botë, por edhe të zhvillojmë lojtarët tanë të rinj, duke siguruar kështu një të ardhme të fortë për klubin. Rezultatet e sotme janë të rëndësishme, por ajo që ka vërtet rëndësi është ndërtimi i PSG të së nesërmes“, tha presidenti i PSG.

  • Portieri shqiptar ndan rrugët me klubin turk, “zyrtarizohet” divorci

    Portieri shqiptar ndan rrugët me klubin turk, “zyrtarizohet” divorci

    Visar Bekaj nuk është më pjesë e Hatyaspor. Portieri ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me klubin turk, pas dy vitesh e gjysmë bashkëpunimi.
    “Faleminderit Hatayspor për dy vitet e gjysmë të kaluara! Ka qenë një nder të luaj për këtë stemë dhe të ndaj fushën me shokë skuadre të shkëlqyer.

    Falënderime të veçanta për tifozët dhe stafin e trajnerëve për mbështetjen e tyre gjatë gjithë kohës sime këtu. I uroj klubit gjithë të mirat në të ardhmen”- Shkruan klubi.
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Karoglan pason Orges Shehin te Ballkani

    Karoglan pason Orges Shehin te Ballkani

    Kroati Mislav Karoglan merr timonin e Ballkanit në Superligën e Kosovës. Vendimi për shkarkimin e Shehit dhe lidhjen e kontratës për 2,5 vite me 43 vjeçarin u bë publik nga klubi në rrjetet e tij zyrtare.

    Njoftimi:

    “FC Ballkani zyrtarisht ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajnerin e ri të skuadrës, duke shënuar kështu një moment historik për klubin tonë, me kroatin që është trajneri parë i huaj që drejton FC Ballkanin. Kontrata e tij me klubin është nënshkruar për dy vjet e gjysmë. Karoglan, 43 vjeç, vjen në Suharekë me një eksperiencë të pasur në futbollin evropian.

    Ai ishte kryetrajner i klubit të njohur kroat Hajduk Split në dy raste, së fundmi sezonin 2023–24, ndërsa edicionin e kaluar 2024–25 ka drejtuar kampionin e shumëfishtë moldav Sheriff Tiraspol , me të cilin ka garuar edhe në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Ballkani. “Përpara këtyre angazhimeve, ai ka udhëhequr edhe skuadra të tjera nga elita e futbollit kroat, si Zadar dhe Istra 1961, duke ndërtuar një profil të fortë si trajner modern”.

    Vazhdo leximin

  • Konate drejt Madridit, Slot gjen pasuesin e tij në Gjermani. Është grek

    Konate drejt Madridit, Slot gjen pasuesin e tij në Gjermani. Është grek

    9 Nëntor 2025

    10:42

    Telesport

    Konate është e sigurt që në verë do të largohet nga Liverpool me parametra zero. Ai ka një akord paraprak me Realin e Madridit.
    Arne Slot ka nisur që tani punën për gjetjen e një zëvendësuesi të francezit, i cili ka refuzuar të rinovojë me klubin e kuq.
    Zgjedhja e teknikut është një grek. Bëhet fjalë për Konstantinos Koulierakis të VfL Wolfsburg. Ai ka kontratë deri në 2029 me klubin gjerman dhe vlerësohet 45 mln euro.
    Për të ka interes edhe Tottenham, por Liverpool duket i avantazhuar.

  • Ndërtimi i një fushe të re – FSHF mbështet klubin

    Ndërtimi i një fushe të re – FSHF mbështet klubin

    Një nga vendimet e marra së fundmi nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit lidhet me përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytetin e Durrësit.
    Në bashkëpunim me klubin e futbollit Teuta, FSHF do të mbështesë dhe investojë në ndërtimin e një fushe sportive të re në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”.
    Klubi Teuta ka marrë përsipër punimet për bazamentin e fushës, ndërsa FSHF do të financojë vendosjen e tapetit sintetik me përmasa 86x53m, sistemin e vaditjes si dhe pajisjen me komplet portash e flamujsh, për të garantuar standarde të larta.
    Ky projekt vjen në kuadër të programit të vazhdueshëm të FSHF-së për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në të gjithë vendin.

  • Nga talenti më i madh i Liverpool në ligën e tetë angleze, historia e pabesueshme e Jordon Ibe

    Nga talenti më i madh i Liverpool në ligën e tetë angleze, historia e pabesueshme e Jordon Ibe

    30 Tetor 2025

    17:08

    Telesport

    Në vitin 2012, Liverpool krenohej me 16-vjeçarin Jordon Ibe, i cili në atë kohë konsiderohej si super talent dhe të kuqtë prisnin që ai të bëhej akoma edhe më i mirë se Raheem Sterling.
    Te Liverpool nuk gjeti hapësirën që i duhej dhe pas disa huazimeve, në vitin 2016 u shit te Bournemouth për 15 milionë paundë, një blerje rekord në atë kohë për klubin e “qershive”.
    Megjithatë, Ibe rezultoi një transferim i dështuar dhe më pas filloi kalvari i lëvizjeve nga një ekip në një tjetër, gjithmonë e në rënie.
    Sot, Jordon Ibe, 29 vjeç, ka fimosur me klubin e ligës së tetë, Sittingbourne. “Jemi krenarë të njoftojmë se Jordon Ibe ka zgjedhur Sittingbourne FC në rrugëtimin e tij për të rizbuluar kënaqësinë e futbollit.
    Qëllimi ynë është i thjeshtë: të shohim Jordon duke dhënë më të mirën e tij. Asgjë s’do të na gëzonte më shumë sesa ta shihnim të shkëlqejë në muajt në vijim dhe të rikthehet në futboll me kohë të plotë , një sukses që do të pasqyronte si përkushtimin e tij, ashtu edhe angazhimin e klubit ndaj zhvillimit të tij”, thuhet në postimin zyrtar të klubit amator.

  • Portugezi besnik ndaj PSG: Nuk kam menduar kurrë të largohem, dua ta çoj klubin në majë

    Portugezi besnik ndaj PSG: Nuk kam menduar kurrë të largohem, dua ta çoj klubin në majë

    Që nga viti 2022, Nuno Mendes ka përfaqësuar me krenari Paris Saint-Germain. Në një intervistë, mbrojtësi portugez shpjegoi se si vendimi i tij për t’u bashkuar me klubin parizien ishte i menjëhershëm.
    “Ishte një vend tjetër, një gjuhë tjetër, por pata fatin të gjeja Danilo Pereira këtu, i cili më ndihmoi shumë. U përpoqa të mësoja frëngjisht që në fillim, në mënyrë që të mund të dilja dhe ta njihja më mirë qytetin. PSG është një klub i shkëlqyer me lojtarë të shkëlqyer: Doja të isha pjesë e tij“, tha Mendes.
    Pasi e zgjati kontratën e tij deri në vitin 2029, me një opsion edhe për një vit tjetër, Mendes iu përgjigj thashethemeve se Manchester United ishte i interesuar për të: “Jo, nuk ka pasur kurrë asgjë. Agjenti im ka folur shpesh me presidentin, por gjithmonë kam dashur të qëndroj këtu”.
    “Doja të ndihmoja PSG të shkonte në majë dhe ishte një dëshirë e përbashkët. Të luash këtu është një kënaqësi”, shtoi portugezi, që e shikon të ardhmen me ambicie. I renditur i dhjeti në renditjen e fundit të Topit të Artë, Mendes mbetet i palëkundur për të ardhmen.
    “Jam shumë i lumtur për Ousmane Dembélé. Jam i përqendruar vetëm në punë. Njohja individuale është e mirë, por skuadra vjen e para“, tha Mendes. Midis PSG dhe ekipit kombëtar portugez, mbrojtësi i majtë përballet me sfida të reja dhe qëllimin për t’u vendosur si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.

  • Juve shkarkoi Tudor, Silvinjo kandidat kryesor

    Juve shkarkoi Tudor, Silvinjo kandidat kryesor

    Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo është një nga emrat në listën e ngushtë për punën në klubin e Serie A, Juventus.

    Ish-lojtari i kombëtares kroate, Igor Tudor, u shkarkua sot nga detyrat e tij në klubin e Torinos.

    Karrierat e mëparshme të Silvinjos si trajner përfshijnë gjithashtu klubin e Ligue 1, Lion, dhe klubin brazilian, Korinthians.

    51-vjeçari ka përvojë të mëparshme si trajner i Serie A, duke shërbyer si ndihmës trajner te Interi nën drejtimin e Roberto Mançinit.

    Kontrata e ish-mbrojtësit të majtë të Arsenalit me kombëtaren shqiptare skadon në fund të kualifikimeve të Kupës së Botës 2026.

    Vazhdo leximin

  • Gjykata në Londër vendos për fatin e Chris Brown pas incidentit në klubin “Tape”

    Gjykata në Londër vendos për fatin e Chris Brown pas incidentit në klubin “Tape”

    Chris Brown bëri një paraqitje të papritur në një gjykatë të Londrës këtë të premte, në kuadër të një seance paraprake për gjyqin e tij që do të mbahet vitin e ardhshëm. Ai akuzohet për sulm ndaj një producenti muzikor me një shishe në një klub nate në Londër.
    Brown, 36 vjeç, mohoi më herët këtë vit akuzat për përpjekje për të shkaktuar dëmtime të rënda fizike dhe një akuzë më të lehtë për sulm që shkakton lëndim fizik real, të cilin prokuroria e përshkroi si një “sulm të paprovokuar”.
    Sipas akuzës, incidenti ndodhi më 19 shkurt 2023 në klubin “Tape” në Hanover Square, Mayfair. Viktima e dyshuar është producenti muzikor Abraham Diaw.
    Brown nuk ishte i detyruar të paraqitej në seancë, por vendosi të ishte i pranishëm në Southwark Crown Court, ku foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij. Ai doli para gjykatës së bashku me bashkë-të-pandehurin e tij, reperin dhe producentin nga Dallas Omololu Akinlolu, 38 vjeç, i cili gjithashtu mohoi akuzat.
    Gjyqi i tyre pritet të nisë në tetor 2026.
    Sipas prokurorisë, Diaw po qëndronte në barin e klubit kur u godit disa herë me një shishe. Më pas, ai u ndoq në një zonë tjetër të klubit dhe u godit me grushta e shqelma, ndërsa ishte në tokë. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa prokurorja Hannah Nicholls e ka cilësuar atë si “një sulm jashtëzakonisht serioz”.
    Brown u arrestua më 15 maj 2025 në një hotel në Manchester, pak orë pasi mbërriti në Britani me avion privat, pas turneut të tij “Breezy Bowl XX”. Ai u lirua më 21 maj nga HMP Forest Bank në Salford kundrejt një garantie prej 5 milionë paundësh, me kusht që të mund të largohej nga Britania për të vijuar turneun.
    Këngëtari, fitues i dy çmimeve Grammy, është i njohur për hitet “Run It!”, “Loyal”, “Under the Influence” dhe “No Air” (në bashkëpunim me Jordin Sparks). Ai publikoi albumin e tij të parë “Chris Brown” në vitin 2005 dhe që prej asaj kohe ka nxjerrë dhjetë albume të tjera dhe mbi 60 këngë të suksesshme.
    Brown u bë i famshëm në moshë të re për zërin e tij R&B dhe më pas përfshirjen në zhanrin rap, si dhe për marrëdhënien e tij të dikurshme me këngëtaren Rihanna.

  • Messi rinovon kontratën, argjentinasi do të qëndrojë te Inter Miami deri në 2028

    Messi rinovon kontratën, argjentinasi do të qëndrojë te Inter Miami deri në 2028

    Lionel Messi ka nënshkruar një kontratë të re me Inter Miamin. 38-vjeçari ka zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2028. Sulmuesi fitoi “Këpucën e Artë” në MLS këtë sezon pasi shënoi 29 gola. Ai gjithashtu dhuroi 19 asiste. Fakti që ka kontribuuar në 48 gola bën që të jetë hap një larg barazimit të rekordit të MLS prej 49 të tilla, të vendosur nga Carlos Vela në vitin 2019.
    Messi u bashkua me klubin amerikan në vitin 2023, pasi kishte fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe 10 tituj të La Ligës gjatë një periudhe të lavdishme me Barcelonën.
    Një “goditje” e rëndësishme ekonomike për imazhin e MLS-së, që është rritur ndjeshëm me afrimin e Mesit, por edhe për klubin e drejtuar nga David Beckham, që synon të bëhet forca kryesore në Amerikë.
    Fituesi i tetë herë Topit të Artë tani do të jetë me klubin kur ata të transferohen në shtëpinë e tyre të re në Freedom Park në vitin 2026.