Tag: kënga

  • “Dashuria na mban gjallë”, këngë e paharruar nga Anita Take dhe Kujtim Prodani (Video)

    “Dashuria na mban gjallë”, këngë e paharruar nga Anita Take dhe Kujtim Prodani (Video)

    I biri i kompozitorit Agim Prodani dhe i këngëtares Anita Take, Kujtim Prodani njihet si një prej kantautorëve më të sukseshëm të muzikës së lehtë shqipe.

    I njohur për vokalin dhe muzikën e tij, Kujtim Prodani ka lënë pas mbi 50 tekste dhe projekte të suksesshme muzikore.

    Në një intervistë pak para se të ndahej nga jeta, ai kishte thënë:

    “Kantoja, interpretimi ka lindur fare spontanisht, në periudhën e refugjatizimit austriak do ta quaja unë, thjesht nga halli, nga nevoja sepse unë punoja në një hotel, në një pianobar dhe nuk mjaftonte fakti, që t’i luan mirë apo keq në piano dhe kompozon muzikë. Çështja është që publiku duhej argëtuar dhe argëtimi vjen kryesisht nëpërmjet vokalit”

    Në karrierën e tij muzikore prej 25 vitesh, mori pjesë në Festivalin e Këngës së Radiotelevizionit Shqiptar, Festivalin Kënga Magjike, në TopFest si dhe te Këngët e Shekullit.

    Shumë prej këngëve, ai i realizoi në duet me nënën e tij, këngëtaren Anita Take, siç është edhe “Kënga dhe dashuria”, tekstin e së cilës po ju sjellim në vazhdim:

    Kujtim Prodani

    Jam e re e s’thinjëm kurrëpo u thinja mos tregonipo ju thanë që jam sëmurëmiq të dashur mos besoni

    Miq të viteve të mijamos besoni këtë përrallëdashuria dashuriaedhe kënga më mban gjallë

    Unë e di se ç’kërkon jetaunë e di nga jeta ç’duajeta pasuri s’kërkonzemërgjërë veç për mua

    më buzëqesh në shpirt riniandaj këndoj me kaq dëshirëse veç kënga e dashuriai bëjnë njerëzit më të mirë

    Jam i ri e s’thinjëm kurrëpo u thinja mos tregonipo ju thanë që jam sëmurëmiq të dashur mos besoni

    Miq të viteve të mijamos besoni këtë përrallëdashuria dashuriaedhe kënga më mban gjallë

    Unë e di se ç’kërkon jetaunë e di nga jeta ç’duajeta pasuri s’kërkonzemërgjërë veç për mua

    më buzëqesh në shpirt riniandaj këndoj me kaq dëshirëse veç kënga e dashuriai bëjnë njerëzit më të mirë .

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    Përgatiti: ObserverKult

    ————–

    Lexo edhe:

    SABRI HAMITI: PSE DUHET TË FSHEHET DASHURIA?

  • Në Ditën e Rinisë, Gjergj Luca ironizon politikën: 35 vjet, ëndrra e Demokracisë mbeti e patretur në stomakun e…

    Në Ditën e Rinisë, Gjergj Luca ironizon politikën: 35 vjet, ëndrra e Demokracisë mbeti e patretur në stomakun e…

    Në Ditën e Rinisë, 8 dhjetor, biznesmeni Gjergj Luca ka shpërndarë një video ironizuese përmes së cilës kritikon klasën politike shqiptare dhe premtimet e pambajtura të 35 viteve të fundit. Mesazhin e tij ai e shoqëroi me një deklaratë të prerë: 
    “35 vjet ëndrra e Demokracisë mbeti e pa tretur në stomakun e shqiptarëve. Edhe sa vjet duhet të presim që kjo ëndërr të bëhet realitet?” 
    Në video, Luca përdor humor dhe sarkazëm për të komentuar situatën politike, duke përmendur edhe Partinë Demokratike dhe institucionet shtetërore. Duke iu referuar ndryshimeve politike ndër vite, ai shprehet: 
    “Partisë Demokratike… i ka ardhur fundi. Ky ka qenë parashikimi 2024–25. Tani do ta fshijmë dhe do vijmë tek parashikimi 2026–27.” 
    Ai ironizon edhe vendimmarrjet parlamentare, duke theksuar: 
    “A jeni dakord të fillojmë me ligjin e parlamentit? Ligji më i fundit i parlamentit është ky këtu…” dhe i referohet Partisë së Lirisë. 
    Në një tjetër pjesë të videos, Luca rikthehet tek nostalgjia e viteve ’90, duke i krahasuar shpresat e atëhershme me realitetin e sotëm: 
    “Kjo është kënga jonë, kënga e viteve ’90… Shqipëria që premton, Shqipëria që po ndryshon.” 
    Në fund, ai i drejtohet edhe Ilir Demalias (“Syçi”), duke e thirrur me humor:“E ku je o Syç? Kjo është kënga jonë, o Syç…” 
     

  • Sa fiton Mariah Carey çdo vit nga kënga ‘All I Want for Christmas Is You’?

    Sa fiton Mariah Carey çdo vit nga kënga ‘All I Want for Christmas Is You’?

    Pak gjëra e përfaqësojnë më mirë sezonin e festave sesa hiti i Mariah Carey-t “All I Want for Christmas Is You”. Kënga është bërë sinonim i sezonit dhe është e vështirë të shkosh diku në këtë kohë të vitit pa e dëgjuar atë.

    Për Mariah Carey , kënga është dhurata që vazhdon të japë. Billboard vlerëson se këngëtarja fitoi 1.86 milionë dollarë nga kënga vitin e kaluar, ndërsa një studim i vitit 2016 nga The Economist zbuloi se Carey fiton mesatarisht 2.5 milionë dollarë për hit në vit. Kënga, e publikuar në vitin 1994, mund të kalojë 100 milionë dollarë në të ardhura totale deri në vitin 2023, sipas një raporti të Associated Press.

    “All I Want for Christmas Is You” arriti 1 miliard dëgjime në Spotify në dhjetor 2021 dhe ka qenë nr. 1 në tabelën Hot 100 të Billboard për katër vitet e fundit radhazi. Carey ka fituar miliona dollarë gjatë viteve falë karrierës së saj të suksesshme muzikore, turneve dhe sponsorizimeve, dhe këngëtarja ka një pasuri neto të vlerësuar prej 350 milionë dollarësh, sipas Celebrity Net Worth.”All I Want For Christmas Is You” vendosi tre rekorde botërore Guinness në vitin 2019, përfshirë titullin e këngës më të transmetuar në Spotify në 24 orë. Brenda një dite në dhjetor 2018, u transmetua më shumë se 10.8 milionë herë dhe theu rekordin përsëri në vitin 2022 me 21.3 milionë dëgjime të transmetuara, raporton Index .

  • “Të lutem më harro” kënga e paharruar nga grupi i njohur “Hareja” (Teksti dhe video)

    “Të lutem më harro” kënga e paharruar nga grupi i njohur “Hareja” (Teksti dhe video)

    Ju ftojmë ta ndiqni këngën “Nuk është ashtu” të kënduar nga Grupi “Hareja “Nuk është ashtu si thua tiÇdo herë diçka do t’më gënjeshE drejta vështirë n’shesh depërtonFjala e rrejshme shpejt kalon…T’kujtohen ato fjalë që aspak si duaQë ti m’i ke thënë e prapë m’i thuaPërse po të pyes, ashtu më shikonE bëhesh sikurse fare s´më kupton…E vërtetë është kjo që tash të thashëE dashura ime, mos u hidhëroTë lutem mos qaj mua më dëgjoDua përgjithmonë t´më harrosh…Çdo herë në fillim bëhesh e shqetësuarE në fund mbetesh e hidhëruarRrugëdalje për këtë e dashur kërkojTjera … unë do të shikoj …

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SABRI FEJZULLAHU: KUR NJË DITË DO TË KTHEHESH PRAPË TEK UNË (TEKSTI DHE KËNGA)

    “Kush i lanë vitet e mia”, intepreton Sabri Fejzullahu

    Kur një ditë do të kthehesh prapë tek unëmbase i ke humbur t’gjitha n’botë.E përbuzur dhe pa krenariKokëulur e sytë të pikojnë lot.– Kush m’i lanë vitet e mia tash?Kush ma kthen buzëqeshjen që kam humb?Kush mi kthen netët e gjata mu?Shumë vite kaluan, e tash është vonë.Mik të ngushtë tash kam vetminë,ndërsa natën unë e kam vëlla –e dashnore kam pikëlliminmos u kthe, se s’dua me t’pa

    Tekstin e plotë të këngës mund ta shikoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Sa të kam dashtë unë”, kënga e njohur e interpretuar shkëlqyeshëm nga Selami Kolonja

    “Sa të kam dashtë unë”, kënga e njohur e interpretuar shkëlqyeshëm nga Selami Kolonja

    Teksti i këngës “Sa të kam dashtë unë” e interpretuar nga Selami Kolonja

    Sa të kam dashtë unë,Moj nur i bukurisëTë pata thënë unëMoj lule beqarisë

    Po ti u largoveAspak kthim nuk pateSe m’ke dashtë harroveE tash m’digjesh flakë

    Po ti u largoveMë ike si fluturMendja ma ka marrëSe je ma e lumtur…

    Më lë në kujtimeMoj të kam pas hastretTi do ta ndish dhimtenPo mu s’ke për me m’gjet.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    RRËFIMI EMOCIONUES I MARGARITA XHEPËS: KISHA NJË FAMILJE SHUMË TË VARFËR, KUR ERDHA NË TIRANË AS VALIXHE NUK KISHA (VIDEO)

  • “Përbindësh”/ Kënga e saj e re është për Channing Tatum? Reagon Jessie J

    “Përbindësh”/ Kënga e saj e re është për Channing Tatum? Reagon Jessie J

    Jessie J ka sqaruar se kënga e saj “Threw It Away” nuk flet për marrëdhënien dhe ndarjen e saj me Channing Tatum, me të cilin ishte në një lidhje nga viti 2018 deri në vitin 2020.
    Këngëtarja 37-vjeçare shkaktoi reagime me këtë këngë të veçantë të përfshirë në albumin e saj të ri, pasi fansat e saj pyesnin veten nëse teksti, i cili përfshin fjalën “bishë”, i referohet ish-partnerit të saj.
    Megjithatë, nëpërmjet rrjeteve sociale, Jessie J sqaroi se Tatum nuk është personi për të cilin flet kënga. “‘Threw It Away’ nuk është për Channing Tatum,” shkroi ajo në Instagram.
    Këngëtarja, e cila publikoi albumin e saj të ri “Don’t Tease Me with a Good Time” më 28 nëntor, shpjegoi se ndjeu nevojën të fliste publikisht për të mbrojtur ish-partnerin e saj Tatum, duke e ditur se “nëse rolet do të përmbyseshin, ai do të korrigjonte historinë”.
    “Ai është një baba, dhe një baba i mrekullueshëm, dhe unë kurrë nuk do të doja që vajza e tij e bukur të lexonte ndonjë nga këto ose t’i thuhej diçka, duke menduar se e thashë për babain e saj. Nuk është e drejtë”, tha ajo, duke iu referuar vajzës së tij 12-vjeçare, Everly, të cilën e ka me ish-gruan Jenna Dewan.
    “Unë dhe Channing u ndamë me marrëdhënie shumë të mira dhe nuk kam gjë tjetër veçse respekt për të, ai nuk ishte kurrë një ‘përbindësh’ për mua“, sqaroi ajo.
    Jessie J shtoi gjithashtu se nuk i pëlqente mënyra negative që titujt e lajmeve e portretizonin Tatum për shkak të këngës.

  • Kënga e Këngëve të Solomonit, një himn për dashurinë

    Kënga e Këngëve të Solomonit, një himn për dashurinë

    Luan Rama

    Nga KËNGA E KËNGËVE

    I shtrenjti im ngriti zërin dhe më tha:“Çohu, e dashura ime, e bukura ime, eja.

    Sepse stina e dimrit kaloiDhe shirat mbaruan, ato shkuan.Lulet po shfaqen në tokën tonë,Stina po vjen me refrene të gëzuara,kënga e turtulleshës po dëgjohet në tokat tona.Fiku po bën frutat e tij të parëdhe vreshtat që bulëzojnë shpërndajnë parfumin e tyre.Çohu, e dashura ime,e bukura ime, eja të shkojmë!

    Më e vjetra dhe më e bukura e këngë e dashurisë

    Nga Luan RAMA

    Dashuria, gjithnjë dashuria, që në mugëtirën e kohëve, pasi ajo duhet të ketë qenë një nga ndjesitë e para, ku pas shekujve të instiktit, të lidhjes dhe bashkimit, dashuria mori formë, u mbrujt, me afsh dhe dëshirë, me ëndrra dhe ngjizma të ngrohta, u zbukurua, hodhi shtat mbi lëndina, vreshta e ullishta, për të shkuar drejt ekstazës dhe përkushtimit. Rrahje zemre, dihatje, pritje, ankth dhe netë të pagjumta… dhe përsëri një ag në pritje, ku siç shkruhet, papritur, ezmerja dhe e bukura Shulamit dëgjonte hapat e të dashurit të saj, atij që dhe do i përkushtohej duke thënë në këngën e famshme Kënga e këngëve të Solomonit:

    «… Unë flija, por zemra ime rrinte zgjuar.Është zëri i të dashurin tim që troket:

    «Hapma motër dhe mikja ime,pëllumbesha ime, e përsosura ime!…»

    Kur ke lexuar këtë këngë të këngëve, këtë poemë të poemave, dhe udhëton në pllajat e gjelbërta e ngjyrë okër, nga Libani drejt Judesë dhe tokave të Palestinës e Izraelit, duke ndjekur udhët e qeparizave dhe pjergullave, kodrinave të lulëzuara e plot aroma drejt Jeruzalemit, në atë tokë historike që mban gjurmët e Tempullit të Solomonit, e ndjen akoma më shumë këtë këngë, pasi sheh dekorin e gjallë të një dashurie të përjetshme, vende ku është kënduar nga miliona njerëz dhe në mijra vjet kënga e buzëve, e gjinjve, e prehjes, e pushtimit dhe e përkushtimit, vetë pjellës njerëzore, ku dashuria pihet si verë, ku dashuria është më e ëmbël se vera, dhe aroma e saj më e këndshme se të gjitha aromat dhe parfumet e botës.

    Kjo ishte ndjesia ime kur përshkova atë udhë, kjo duhet të jetë mendoj ndjesia e çdo udhëtari që udhëton në ato kodrina e bregore ku është ngjizur kjo këngë e vjetër si bota, këngë e përhershme e kënduar në festa pagane e fetare, pasi dashuria ka vazhduar gjithnjë, dhe në kohë eklipsesh e furtunash, luftrash, holokaustesh, gjëmash e vdekjesh të mëdha. Dashuria ka rrjedhur si ujët e burimeve në ujët e paqtë të Jordanit, si lumenjtë që shkojnë drejt brigjeve të Detit të Vdekur apo Mesdheut.

    Pra, kjo këngë është një vazhdë këngësh që rrjedh, një këngë dashurie mes një burri dhe gruaje, pinjollë të Adamit dhe Evës, së botës së krijuar tashmë që nga lindja e njerëzimit dhe që padyshim është libri më poetik i Biblës, që siç thonë studjuesit duhet të jetë krijuar nga një poet anonim i shekullit IV para erës sonë, duke i bashkuar dhe shkrirë këngët në një të vetme, duke krijuar kështu një poemë të madhe, të paharruar.

    Kënga e këngëve apo Kantika e kantikave të Solomonit është një libër më vete i Biblës hebraike, Chir ha-chirim, apo i Dhjatës së Vjetër, e cila ishte përfshirë në korpusin e librave të shenjtë para se të përkthehej nga hebraishtja e vjetër, pra kur u përkthye Septante (Testamenti i Vjetër nga gjuha e hebrenjve në greqisht nga shtatëdhjetë e dy priftërinjtë e mbyllur në Aleksandri me porosi të Ptolemeut II). Në të ishte integruar edhe kjo këngë, e cila ndryshonte nga të gjitha librat e tjerë të Biblës, nga Genesis, Eksodi, Josué e Samuel apo librat e Profetëve e më pas nga Libri i Job-it, Libri i Ester-it, etj, … një korpus me personazhe, ngjarje e kohëra, shpërngulje e luftra, pra histori e një populli por dhe histori e njerëzimit, me rite të lindjes, dasmës, vdekjes, me jetën njerëzore në kompleksitetin e vet. Por edhe pse u pranua në Septante, kjo këngë u ligjërua në kanionet kristiane vetëm në shekullin e parë të erës sonë. Megjithatë futja e kësaj kënge në korpusin e librave të shenjtë është bërë me debate të mëdha dhe të shumta lidhur me tradicionin hebraik, siç dëshmohet dhe në Mishna hebraike, e të pranuar më pas nga doktrina kristiane. Rabbi Akiva[1] shikonte te kjo këngë deklaratën simbolike midis Zotit (YAHVE) dhe popullit të tij, të Izraelit. Por një nga të parët që komentoi këtë këngë të Biblës hebraike (Tanakh) ishte kleriku i famshëm Origene[2] në shekullin e III të erës sonë, i cili thoshte se ajo ishte «një epitalame», një këngë dasme e shkruar nga Solomoni në formën e një drame me vargje dhe me dy personazhe, burri dhe gruaja»… Studjues të tjerë në shekujt më vonë shikonin në të mitin e Erosit me Psyche-në të Apule-s.[3] Kjo këngë këndohej atëherë gjatë Pashkëve hebraike (Pessah). Tradita hebraike e vendos këtë këngë në pesë «meguilloth»-ët apo rrodhanët që lidheshin me festat liturgjike. Emri i Zotit nuk përmendet veçse në një rresht dhe shkarazi, kur thuhet «Flaka e Jahve-së». Gjuha dhe stili i përdorur në këtë këngë që kemi sot, të kujtojnë se është përdorur gjuha e kohës së persëve e madje dhe helenistike, pra një kohë më e vonët nga ajo e krijimit të saj, pavarësisht se pikasen disa arkaizma që gjenden në të dhe që lenë të nënkuptojnë kohën më të vjetër të krijimit artistik të saj.

    Nga dorëshkrimet e gjetura në Detin e Vdekur

    Qindra e qindra libra janë shkruar nga doktorët e shkencës teologjike hebraike e kristiane rreth interpretimit të kësaj poeme të veçantë, herë duke e parë si një poemë profane e dashurie, e herë si një poemë mistike, të dashurisë dhe lidhjes së Perëndisë me popullin, Kishën kristiane, etj., siç e gjejmë në komentarët e Gregoire Le Grand apo Apponius e shumë të tjerë. Ekzaltimi i bukurisë fizike dhe sensualiteti, vështirë të pranoheshin në ato kohë (gjinjtë e tu si bistakë rrushi!!!), dhe ja pse të tjerë studjues e shtyjnë kohën e krijimit të kësaj poeme shumë më herët, në kohën kur jetonte Solomoni dhe kur kishte tradicione pagane, ku nuk flitej ende për libra të shenjtë. Dhe kënga fillon me puthjen, siç shkruhet që në vargun e parë të kësaj kënge, apo me «dodeikha» në hebraisht, ku nënkuptohet dhe puthja, dhe përkëdhelia, edhe shtrati:

    ««Të më puthë me puthjet e gojës së tij! / Se dashuria tënde është më e shijshme se vera, / aroma e vajrave të tua është më e këndshme; / emri yt është një parfum që shpërndahet, / ja pse vajzat të duan…»

    Por të tjerë studjues shohin në këtë krijim të përkyer anën humane të njeriut, lidhjen seksuale, dashurinë fizike, erosin e madh, duke sjellë si shëmbull shpesh herë vargjet e këngës kur Shulamit këndon:

    «I dashuri im hedh dorën në të çarën e portës / dhe gjithë trupi m’u drodh për të / dhe unë u ngrita për t’ia hapur të dashurit tim / dhe me duart e mia ai shjoi mirrën time / nga gishtërinjtë e mi, mirra e virgjër / në dorezën e llozit…» Ja dora që zgjatej në seksin e gruas… Vërtet është kështu? Interpretimi i këtyre këngëve është i hapur prej shekujsh, madje ato vazhdojnë, veçanërisht nga psikoanalistë e post-frojdistë. Të tjerë studjues, thonë se është historia e Shulamit-es, e të dashurit të saj dhe Solomonit që e pengon, ndërsa disa të tjerë, duke folur për sensualitetin dhe personazhet mistike, n’a rikujtojnë Shën Terezën e Avilës, e cila kujtonte një çast të ekstazës seksuale të saj, kur imagjinoi se një ëngjëll i përshkoi zemrën me shigjetë… Dhe padyshim, jo vetëm zemrën, pasi ajo e kishte provuar ndoshta «prishjen hyjnore» apo me hyjninë.

    E krijuar në mugëtirat e kohëve, e përpunuar nga bardi apo bardja anonime për të ardhur deri në pragun e erës sonë, kjo këngë perfeksionoi gjuhën e saj metaforike, ku gjinjtë janë «male me aromë», ku vreshta është vet trupi i dashurisë dhe (ah, ky shtrat i gjelbër ) se «dashuria që ti bën, është më e mirë se vera». Ja sensualiteti në majat e krijimit artistik, e vetmja këngë sensuale e pranuar nga Kisha, ku padyshim klerikët hebraikë shohin dashurinë e Jahve-së me tokën e Izraelit…

    Eshtë interesante si e shikonte këtë këngë, këtë perlë të popullit hebre studjuesi i njohur i botës hebraike Ernest Renan,[4] duke e konceptuar këtë këngë si një spektakël, dramë në pesë akte dhe me skena të ndryshme brenda akteve, e para, e dyta, e treta e kështu me rradhë gjer në aktin e pestë. Pas refleksionesh të shumta ai imagjinon se thënien «të më puthë me puthjet e gojës së tij», e thotë një grua e haremit të Solomonit. Imagjinoni një çast : jemi dhjetë apo katër shekuj para Jezusë, ku kori i përgjigjet: «Përkëdheljet e tua janë më të ëmbla se vera…» Pastaj Shulamit-en e sjellin me forcë. Ajo i drejtohet një miku, apo të dashuri, që ne nuk e shohim: «Mermë me vete, të ikim me vrap së bashku… Mbreti më futi në harem»… Dhe ndërkohë gratë e haremit i drejtohen Solomonit: «Të gjitha gëzimet tona janë për ty… (etj, etj.)Në skenën e dytë, Shulamit është vetëm dhe ëndërron: «Thuamë ti, që zemra ime të dashuron, ku i çon qengjat e tu…» (etj.) Në fund, kjo dramë ka një epilog, ku një nga vëllezërit e Shulamit-es thotë: «Kemi një motër të vogël që ende nuk i janë formuar gjinjtë… Çdo të bëjmë ne me motrën tonë kur asaj t’i formohen gjinjtë? (etj). Ernest Renan e përfundon studimin dhe interpretimin e tij të gjatë me idenë se kjo poemë nuk është thjeshtë një poemë erotike, as një poemë thjeshtë mistike, por është një poemë morale dhe ku moraliteti i saj qëndron në vargun e shtatë të këngës së tetë ku këndohet: «Asgjë nuk mund t’i rezistojë dashurisë së sinqertë; kur i pasuri kërkon të blejë dashurinë, ai në fakt blen veç përbuzjen»… E megjithatë të tjerë e kanë kundërshtuar këtë interpretim të Renan, siç ishte dhe shkrimtari e dramaturgu Paul Claudel, i cili në vitin 1947, kur ishte kredhur në studimet e tij për Biblën, ishte tronditur nga ai figuracion i jashtëzakonshëm i kësaj kantike, me «kërthizën si një kupë e rrumbullaktë, ku vera plot aromë nuk mungon», me vargun «buzën si një fjongo e kuqe», me «qafën si një torrë fildishi», apo «gjinjtë si dy drenusha binjake» , etj. Në komentet e tij, ai refuzon të shohë atë që shikonte Renan, pasi për të, femra, gruaja, ishte vetë Kisha kristiane dhe ai «një nga bijtë e mrekulluar të saj»…

    Kjo këngë, e përkthyer në qindra gjuhë të botës dhe në variantet nga më të ndryshme, si kënga më e vjetër e dashurisë së burrit për gruan, është një nga faqet më të bukura të shkrimit njerëzor dhe të këngës njerëzore, më e vjetra dhe më e gjithkohshmja, duke frymëzuar njëkohësisht shumë artistë të mesjetës dhe kohëve moderne t’i referohen asaj, të kompozojnë muzikë, ta pikturojnë atë afresk dashurie e përkushtimi, siç bëri Gustave Moreau duke pikturuar fytyrën e Shulamit-es, apo akoma më mirë Marc Chagall, ilustruesi i jashtëzakonshëm i mesazhit biblik, përmes figurave origjinale të tij. Dhe ne i ndjejmë ende hapat e Shulamit-es që rend për të gjetur të dashurin e saj, edhe pse duhet të kapërcejë pengesa, roje, bregore, gjer në kufijtë më të skajshëm të kësaj bote. Një himn për dashurinë: ja çfarë është kjo këngë e këngëve, ku Solomoni, biri i Davidit, nuk është thjesht krijuesi i tempullit të lashtë por je ti, jam unë, jemi ne të gjithë, krijesa të kësaj bote!

    Po, «të këpusësh frutat e kopështit tim / të shëtisësh mes luleve… hani miq, pini, dehuni, o të dashuruar»![5]

    [1] Një nga prijësit shpirtërorë të Mishna-s (Kodi i Ligjeve, pjesë e Talmud-it, shk. I-II) dhe një nga themeluesit e judaizmit rabinik. Ai ishte dërguar disa herë nga hebrenjtë si ambassador i tyre në Romë.

    [2] Teolog i persekutuar, një nga “etërit e Kishës”, autori i Historisë kishtare (185-253).

    [3] Në latinisht Lucius Apuleius, (123-170), shkrimtar e filozof, autor i romanit dhe kryeveprês sê njohur Metamorfozat.

    [4] Joseph Ernest Renan (1823-1862), shkrimtar, filozof, historian, autor i shumë veprave ndër të cilat Historia e origjinave të kristianizmit, e cila e zemëroi shumë Kishën Katolike. Përktheu dhe shkroi gjithashtu mbi Kantikën e kantikëve.

    [5] Përkthimi i Kënga e këngëve e Solomonit, është bërë në bazë të botimit të librit La Bible (Bibla), éd. AELF, Paris, si dhe krahasimeve me përkthime të tjera nga studjuesit më në zë të Biblës, kryesisht nga versionet në frëngjisht të Ernest Renan më 1860 (Le cantique des cantiques, éd. Arlea) si dhe të Louis Segond, Georges Guggenheim, Fréderic Boyer apo André Chouraqui. E krijuar fillimthi në hebraishten e vjetër, e përkthyer në greqisht dhe pastaj në gjuhët e tjera, kjo këngë ka dhënë shkas për shumë interpretime linguistike, antropologjike dhe të traditës hebraike ndër studjuesit e shumtë të botës nga shekujt e parë të mijëvjeçarit tonë deri në ditët tona.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LUAN RAMA: A E KENI PROVUAR SHIJEN E TRADHTISË?

  • Isopolifonia 20 vite në UNESCO, program aktivitetesh në Gjirokastër, artistët popullorë: Do e trashëgojmë në breza

    Isopolifonia 20 vite në UNESCO, program aktivitetesh në Gjirokastër, artistët popullorë: Do e trashëgojmë në breza

    20-vjetori i përfshirjes së këngës isopolifonike në Trashëgiminë Kulturore Botërore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s është shoqëruar me një program aktivitetesh kulturore në Gjirokastër.

    Në 25 nëntor 2005 kënga polifonike do të certifikohej si një prej Pasurive Botërore, cilësim të cilin e ka merituar në shekuj duke arritur të mbijetojë dhe të vijë deri në ditët tona falë brezave të këngëtarëve, interpretuesve dhe mbartësve të saj.
    Ispolifonia në rrugëtim e saj shumëshekullor është interpretuar në mjediset familjare, shoqërore, skena artistike duke përcjelle për artdashësit vlerat e folklorit dhe traditës sonë kombëtare.
    Artistët popullorë të moshave të ndryshme shprehen se isopolifonia do të vazhdojë të ngelet e gjallë dhe përcillet në breza si mishërim i shpirtit të vetë kombit shqiptar.
    “Sot është 20-vjetori i isopolifonisë, jam shumë i emocionuar dhe krenar që në këtë ditë po trashëgoj brez pas brezi me familjen time po ashtu edhe me brezat e rinj duke dhënë kontributin tim të veçantë”, u shpreh, Alvaro Çenko, këngëtar popullor.
    “Unë mund ta quaj epiqendra e polifonisë Gjirokastrën ngaqë bëhen edhe festivalet folklorike kombëtare, polifonia shqiptare në 20-vjetorin e saj vjen më ndryshe, e them këtë sepse ka patur kohë që ajo filloi të degradojë jo vetëm në variacione melodikë por edhe në kostumet tradicionalë kështu që aktivitetet e ndryshme dhe pranimi i polifonisë së një zone apo të një tjetre, e cila përbën thelbin dhe në esencë quhet polifoni ka një status të veçantë për Shqipërinë është një yll që qëndron në medaljonin e artit dhe folklorit shqiptar”, tha Shkëlqim Guçe, këngëtar popullor.
    “Kënga polifonike për mua më pëlqen shumë, jemi mbledhur shpesh herë me shokët për të kënduar këngë polifonike dhe shpresoj që të vazhdojë edhe më tej kjo në çdo brez”, u shpreh Elsion Myrtaj, këngëtar popullor.
    Falë dëshirës dhe vullnetit të këngëtarë të vjetër popullorë kënga polifonike po përcillet tek të rinjtë duke ruajtur të gjalla vlerat e saj, si pjesë e vyer e traditave tona kombëtare.
     

    Top Channel

  • “Kënga e Mjellmës” në TKOB/ Testamenti i fundit muzikor i Schubert ngjitet në skenën e Operas

    “Kënga e Mjellmës” në TKOB/ Testamenti i fundit muzikor i Schubert ngjitet në skenën e Operas

     Krijimi i fundit artistik i Franz Schubert është Kënga e Mjellmës, një nga ciklet më prekëse të tij, kompozuar në 1828, pak muaj para ndarjes nga jeta.

    “Mendoj se titulli Kënga e Mjellmës lidhet me idenë që mendohet se mjellma ka një këngë të fundit që ‘e këndon’ para se të vdesë’, u shpreh pianistja Etrita Ibrahimi.
    Cikli përbëhet nga 14 lide që shënuan kulmin e krijimtarisë së Shubert, si drita e fundit që kompozitori i madh i la botës. Këto kompozime, në qendër të të cilave është një dashuri e pamundur, vijnë premierë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit të martën në mbrëmje nën interpretimin e baritonit Artur Vera dhe pianistes Etrita Ibrahimi.
    “Ndryshe nga ciklet e tjera të Shubertit që kanë vetëm një poet, këtu ka një ndarje të poezive. Shtatë të parat janë të Rellstab dhe tregojnë nostalgjinë e dashurisë së personazhit kryesor. Ndërsa shtatë të tjera nga Heine tregojnë për humbjen e dashurisë së personazhit. Janë dy gjendje të ndryshme të personazhit, të cilat ndihen në mënyrën se si vetë Shuberti e ka shkruar muzikën”, tha Ibrahimi.
    Në skenën e Operas do të jehojë edhe Serenata e njohur e Schubert, një nga krijimet më poetike dhe më të dashura të repertorit, pjesë “Këngës së Mjellmës”.
    “Të gjitha lidet tregojnë diçka, janë tepër të ndjera nga ana e kompozitorit, ndaj gjatë punës me to, e kam ndjerë veten pjesë të tyre. Këtë përpiqem ta justifikoj edhe gjatë interpretimit. Është një cikël shumë i vështirë lidesh sepse bëhet bashkë interpretimi teknik në unitet me poezinë, me fjalën”, u shpreh baritoni Artur Vera.
    Ky cikël i njohur në të gjithë botën ishte testament i fundit i kompozitorit austriak, që la pas më shumë se 600 vepra vokale, si dhe disa simfoni dhe opera.

    Top Channel

  • “Kënga e Mjellmës” në TKOB, shfaqja ngjitet në skënë mbrëmjen e të martës

    “Kënga e Mjellmës” në TKOB, shfaqja ngjitet në skënë mbrëmjen e të martës

    Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, në datën 25 nëntor, do të sjellë para publikut mbrëmjen muzikore “Kënga e Mjellmës”, një recital i ndërtuar mbi veprat më përfaqësuese të Franz Schubert.
    Në skenë do të ngjiten baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi, duke krijuar një dialog të harmonizuar mes zërit dhe instrumentit. Programi i shfaqjes pritet të sjellë emocione të forta, nga lirizmi delikat deri te kulmet dramatike të repertorit klasik.
    “Dialogu ndërmjet pianos dhe vokalit është shumë i thjeshtë, pasi vepra është ndërtuar në një mënyrë të tillë që si pianoja, ashtu edhe vokali, trajtohen si dy instrumente të barabartë. Kjo mënyrë ndërtimi është karakteristike për muzikën e dhomës në përgjithësi, por edhe për këtë cikël në veçanti, i cili është cikli i fundit i lied-eve që Schuberti ka shkruar”, tha pianistja Etrita Ibrahimi.

    “Kënga e Mjellmës” vjen si një hapësirë reflektimi, përkushtimi e arti të pastër, dhe synon të krijojë një përvojë intime muzikore për publikun, duke vendosur në qendër interpretimin solistik.
    “Sfida më e madhe për ne është të jemi sa më profesionalë dhe të justifikojmë pikërisht këtë kryevepër të autorit. Është një vepër që i përfshin të gjithë, sepse ka si fjalë kyçe pikërisht atë që është gjëja më e rëndësishme që ne kemi, dashurinë. Dhe të gjitha lidhen nga e para deri te e fundit duke folur pikërisht për këtë temë. Do të dëshiroja shumë që njerëzit të ishin të pranishëm, të vinin dhe të bëheshin pjesë e një përjetimi në të cilin do të gjenin veten e tyre”, u shpreh Artur Vera, bariton.
    Kjo premierë e cilësuar si testamenti i fundit artistik i Schubert, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit nesër në mbrëmje në orën 19.00./vizionplus.tv