Tag: kënduar

  • “Kur e përcolla Ylberin, ktheva hyna n’odë”/Dëgjojeni të kënduar nga Nazmije Hoxha (teksti dhe video)

    “Kur e përcolla Ylberin, ktheva hyna n’odë”/Dëgjojeni të kënduar nga Nazmije Hoxha (teksti dhe video)

    Ju ftojmë ta dëgjoni këngën e njohur popullore “Kur e përcolla Ylberin” kënduar nga Nazmije Hoxha.

    Kur e përcolla YlberinKtheva hyna n’odëKur ia pash manzerrën vjerrunJa lava me lot.Mos e laj me lot, oj zano,Mos e laj me lot,Se shkoi viti parë, oj zano,Porsi dita sot…Shkuen muaj, shkuen vite,Zemra mu dogj flakë,S’na lan’ hallet s’na lan’ dertetMe jetue bashkë.

    Ditët e gurbetit Ylberqofshin të mallkuemndau nanë e bir, o ylberndau burrë e gru!Mora harqe e dola n’ bahçeÇorapet mej thurëPrej mërzisë mbi çorapePlasa tuj lotu…O Ylberi dadës, o,A thu m’ke harru?Ditët e gurbetit Ylber,Qofshin të mallkum!

    ObserverKult

    Dëgjoje edhe:

    Liri Rasha “Kur e përcolla ylberin” (Teksti dhe video)

  • Trajneri kampion zbulon fituesin e “Topit të Artë 2025” dhe i këndon

    Trajneri kampion zbulon fituesin e “Topit të Artë 2025” dhe i këndon

    Në një konferencë për mediet, trajneri i PSG-së Luis Enrique është pyetur se cili do të jetë fituesi i “Topit të Artë 2025” dhe ai është përgjigjur duke kënduar.
    Enrique ka kënduar me emrin e sulmuesit të ekipit të tij Ousmane Dembele, duke e thënë qartë se vetëm ai e meriton “Topit të Artë 2025”.
    Kujtojmë se PSG fitoi çdo trofe në Francë, fitoi Champions League-n dhe Superkupën e Europës, me Dembele që ishte protagonist i padiskutuar me golat e tij.
    Ceremonia e “Topit të Artë 2025” do të mbahet nesër, 22 shtator, në orën 20:00 në Paris.

  • Dëgjojeni të kënduar nga Shpresa Gashi këngën e njohur “Në bankat shkollore moj mike…”

    Dëgjojeni të kënduar nga Shpresa Gashi këngën e njohur “Në bankat shkollore moj mike…”

    Teksti i këngës “Në bankat shkollore moj mike”, kënduar nga Shpresa Gashi.

    Një ditë në banka moj mikedy emra i gdhendëm dikur as vet nuk e di si më ikedhe zemrës i vura një gurë.Ne u ndamë në errësirë, jeta ndarje ka,por se zemra lamtumirëzemrës nuk i tha.U ndamë nga shkolla mbaj mend,por neve s’u ndamë përjetë,askush nuk zu vendin tënd,se dy dashuri s’mund të ketë.

    Ne u ndamë në errësirë, jeta ndarje ka,por se zemra lamtumirëzemrës nuk i tha. Dashuria e parë nuk harrohetdëgjoje këtë fjalë që tronditëveç mali me mal nuk takohenpor njerëzit takohen një ditë.

    Ne u ndamë në errësirë, jeta ndarje ka,por se zemra lamtumirëzemrës nuk i tha.

    ObserverKult

    ————————

    Lexo edhe:

    TË DESHA, TË DUA, ASHTU SIKUR NË JETË S’KAM DASHURUAR…KËNDUAR NGA SHPRESA GASHI(TEKSTI DHE…

    S’mendonja ta donja,me zemër, si të vegjlit, kaq shumë,Ta shihnja për çdo natë edhe në gjumë,s’mendonja, s’mendonja!

    Kur ishe, larg meje,kujtimi yt o vashë, me ndizte gjinë,E malli veç ma shtonte dashurinë,për shoqen e dashur.

    Të desha, të dua,ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar,E dashur, për mua,je shok i mirë e krah i fortë mbi dhe!

    Dëgjoje, dëgjoje,se si buçet për ty sot kënga ime!Për ty, që i falë kësaj zemre veç gëzime,dëgjoje, dëgjoje!

    Me shpirtin e pastër,për mua vetëm ti je e vërteta,Ti sjell pran’ meje gazin që fal jeta,o shoqe e dashur!

    E vitet, do shkojnë,të vegjlit do ta mbushin plot shtëpinë,Tek ti do tregosh për dashurinë,për jetën e lumtur.

    Të desha, të dua,ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar,E dashur, për mua,je shok i mirë e krah i fortë mbi dhe!

    Dëgjoje, dëgjoje,se si buçet për ty sot kënga ime!Për ty, që i falë kësaj zemre veç gëzime,dëgjoje, dëgjoje!

  • Dëgjojeni këngën “Do të shkrihem, të venitem…” të kënduar nga Aurela Gaçe (Teksti: Naim Frashëri)

    Dëgjojeni këngën “Do të shkrihem, të venitem…” të kënduar nga Aurela Gaçe (Teksti: Naim Frashëri)

    Ju ftojmë të dëgjoni të kënduar nga Aurela Gaçe këngën Bukuria, me tekst të Naim Frashërit, kënduar së pari nga grupi kosovar Fisnikët.

    Naim Frashëri: Bukuria

    Do të shkrihemTë venitem,Si kandili kur s’ka vaj.Balt’ e pluhurDo të bëhem,Të më shkel një këmb’ e saj;E të prehemDuke puthurAtë këmbë pasandaj.A s’më thua,Ç’ke me mua?Pse të dua paskam faj?Pse heq unëHidhërime,A në vdekça, ti mos qaj…Vdekja ime,S’të prish punë,Haj, e zeza jetë, haj!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    AURELA GAÇE KA DY FJALË PËR KRITIKËT E FESTIVALIT: NJËHERË I QUANI TRADHTARË DHE MË PAS I NGRINI NË PIEDESTAL

  • E kishin thirrur për të kënduar në dasmë, dhëndri dhe dasmorët rrahin Shpat Kasapin

    E kishin thirrur për të kënduar në dasmë, dhëndri dhe dasmorët rrahin Shpat Kasapin

    Një incident i rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në rrugën Prishtinë–Mitrovicë.
    Mësohet se viktimë e dhunës ka qenë këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij.
    Ata dyshohet se janë sulmuar nga disa persona përshirë edhe dhëndrin e dasmës ku kishin për të kënduar.
    Deri te rrahja fizike dyshohet se çoi vonesa e këngëtarit Shpat Kasapi i cili po ashtu raportohet se ishte edhe në gjendje të dehur.
    Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, ku një prej tyre është dërguar në paraburgim ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

  • E kishin thirrur për të kënduar, dhëndri dhe dasmorët rrahin Shpat Kasapin

    E kishin thirrur për të kënduar, dhëndri dhe dasmorët rrahin Shpat Kasapin

    Një incident i rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në rrugën Prishtinë–Mitrovicë.
    Mësohet se viktimë e dhunës ka qenë këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij.
    Ata dyshohet se janë sulmuar nga disa persona përshirë edhe dhëndrin e dasmës ku kishin për të kënduar.
    Deri te rrahja fizike dyshohet se çoi vonesa e këngëtarit Shpat Kasapi i cili po ashtu raportohet se ishte edhe në gjendje të dehur.
    Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, ku një prej tyre është dërguar në paraburgim ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Albina Kelmendi shpërthen ndaj Eglit: Kënga e Adem Jasharit bastardohet duke u kënduar me…

    Albina Kelmendi shpërthen ndaj Eglit: Kënga e Adem Jasharit bastardohet duke u kënduar me…

    Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ka ndezur debat të madh, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të këngëtares së njohur Albina Kelmendi.Pamjet tregojnë këngëtaren Egli Tako, duke interpretuar këngën patriotike “Mora fjalë” të legjendës Shkurte Fejza, gjatë një performance në një klub nate, e veshur në një mënyrë që shumë e kanë cilësuar si të papërshtatshme për natyrën e këngës.
    Albina, e ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke e shoqëruar me komentin:
    “M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”.
    Në një tjetër reagim që po qarkullon bashkë me videon, ndjekësit kanë përdorur tone sarkastike, duke shkruar:
    “Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke u kënduar në brekë”.

     
    Një pjesë e ndjekësve mbështesin reagimin e Albinës, duke e cilësuar të drejtë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa të tjerë e shohin si një debat mbi lirinë artistike dhe mënyrën se si brezat e rinj e interpretojnë artin.
    Deri tani, Egli Tako, nuk ka reaguar publikisht ndaj kritikave, por diskutimi vazhdon të zgjerohet në rrjet

  • Rama në Lezhë: Çfarë këngësh ka kënduar ‘bufi’ që mori 6 milionë dollarë për t’i nisur në SHBA?

    Rama në Lezhë: Çfarë këngësh ka kënduar ‘bufi’ që mori 6 milionë dollarë për t’i nisur në SHBA?

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral të Partisë Socialiste në Lezhë, komentoi me tone ironike reagimet e opozitës dhe veçanërisht të Sali Berishës për përfshirjen e reperit Noizy në fushatën e PS.
    Rama tregoi një anekdotë lidhur me interesin personal të artistit për Rrugën e Arbrit, duke theksuar se për Noizyn kjo rrugë kishte vlerë simbolike, për shkak të prejardhjes nga Dibra.

    “Noizy më pyeste shpesh për Rrugën e Arbrit. I thashë, pa ardhur ti me plumb pushke nga Tirana në Peshkopi, nuk e lëmë pa bërë. Sot ajo rrugë bëhet me makinë sportive, pa dëmtuar as veshkat, as nervat,” u shpreh Rama.
    Kreu i qeverisë nuk kurseu ironitë në adresë të Berishës, duke e krahasuar me “bufin” – term që e ka përdorur shpesh kohët e fundit për liderin e opozitës – dhe e vuri në kontrast me suksesin muzikor të Noizyt. “Noizy ka plot albume, por bufi çfarë kënge ka kënduar për të marrë 6 milionë dollarë dhe për t’i nisur në Amerikë për të zhdukur gjurmët e lobimit?” – tha Rama, duke iu referuar çështjes së financimeve të dyshimta për lobimin e Partisë Demokratike në SHBA.
    Kjo deklaratë vjen në një moment të ngarkuar elektoral, ku retorika mes shumicës dhe opozitës po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

  • Rama në Lezhë: Çfarë këngësh ka kënduar ‘bufi’ që mori 6 mln për t’i nisur në SHBA?

    Rama në Lezhë: Çfarë këngësh ka kënduar ‘bufi’ që mori 6 mln për t’i nisur në SHBA?

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral të Partisë Socialiste në Lezhë, komentoi me tone ironike reagimet e opozitës dhe veçanërisht të Sali Berishës për përfshirjen e reperit Noizy në fushatën e PS.
    Rama tregoi një anekdotë lidhur me interesin personal të artistit për Rrugën e Arbrit, duke theksuar se për Noizyn kjo rrugë kishte vlerë simbolike, për shkak të prejardhjes nga Dibra.

    “Noizy më pyeste shpesh për Rrugën e Arbrit. I thashë, pa ardhur ti me plumb pushke nga Tirana në Peshkopi, nuk e lëmë pa bërë. Sot ajo rrugë bëhet me makinë sportive, pa dëmtuar as veshkat, as nervat,” u shpreh Rama.
    Kreu i qeverisë nuk kurseu ironitë në adresë të Berishës, duke e krahasuar me “bufin” – term që e ka përdorur shpesh kohët e fundit për liderin e opozitës – dhe e vuri në kontrast me suksesin muzikor të Noizyt. “Noizy ka plot albume, por bufi çfarë kënge ka kënduar për të marrë 6 milionë dollarë dhe për t’i nisur në Amerikë për të zhdukur gjurmët e lobimit?” – tha Rama, duke iu referuar çështjes së financimeve të dyshimta për lobimin e Partisë Demokratike në SHBA.
    Kjo deklaratë vjen në një moment të ngarkuar elektoral, ku retorika mes shumicës dhe opozitës po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

  • Kënga e humbur shkodrane për Ali Pashë Tepelenën

    Kënga e humbur shkodrane për Ali Pashë Tepelenën

    Figura magjepsëse dhe hijerëndë e Ali Pashë Tepelenës është studiuar nga shumë romancierë europianë perëndimorë të cilët kanë shprehur vlerësime të merituara për të.

     

     
    Për të janë kënduar këngë dhe poema nga më të ndryshmet por ndër to spikat dhe një këngë jo edhe aq e njohur për këtë kolos, e krijuar dhe e kënduar nga artisti i madh shkodran Bik Ndoja.

    Edhe pse ky këngëtar, që me të drejtë quhet “Bilbili i Shkodrës”, ka kompozuar për figura të mëdha të Veriut të Shqipërisë si: Oso Kuka, Dedë Gjo Luli, Luigj Gurakuqi, ai me të drejtë tregon admirimin e tij për Ali Pashën nëpërmjet këtyre vargjeve:
    O të hanën kur topi krisi, amaneIa dha kalasë anë o për anë, amaneO mbreti pashallarët i nisi, more mbi vezirMbi vezir Ali Pashën, amaneAli Pasha i ngratëLufton ditë e natëÇu ba muhaserëBini gegë e biniSe fishekë tek kiniBini toskë e gegëFishekë ju nap vetë
    Njizetekatër pashallarë, amaneO dojn me i hi kalasë përmrendë, amaneAli Pasha del i parë, o more Ali PashëAli Pashë TepelenaAli Pashë BeratiÇ’po luftonte i atiAli Pashë tërhallaÇ’po t’shkëlxhente pallaBini gegë e biniSe fishekë tek i kiniBini toskë e gegëFishekë iu nap vetë.