Tag: katastrofë

  • Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

    Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

    Dëmtimi i digës së rezervuarit të Çërravës në Pogradec dhe vërshimi i ujit gjatë periudhës së përmbytjeve ka shkaktuar një katastrofë mjedisore. 

    Mbetjet e ish-venddepozitimit të Çërravës që ishin mbuluar aty pas vënies në funksion të Landfillit të Maliqit janë nxjerrë në sipërfaqe dhe transportuar nga uji drejt tokave bujqësore. Tonelata mbeturina që ishin depozituar për vite me radhë në zonën e quajtur Bregu i Lëndinave kanë mbuluar tokat e kultivuara nga banorët.
    Ata thonë se më herët Bashkia e Pogradecit kishte bërë një investim për rehabilitimin e digave dhe kishte ndërtuar një kanal uji për vaditje të tokave por cilësia e dobët e punimeve solli pasoja të mëdha.  Tani kur të mbjellat u janë dëmtuar dhe tokat e tyre ndodhen të mbuluara nga mbeturina dhe inerte banorët kërkojnë që ato të pastrohen pasi ata vetë e kanë të pamundur ta kryejnë këtë proces
    Janë dhjetëra familje që përveç ekspozimit ndaj një ndotje të tillë rrezikojnë të humbasin jo vetëm prodhimin e këtij viti, por edhe mundësinë për të mbjellë kulturat bujqësore në kohë ndërsa mbeten pa një përgjigje të qartë nga institucionet për zgjidhjen e situatës.

    Top Channel

  • Katastrofë biblike/ Moti i keq gjunjëzon vendin, stuhi ere, shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje, banorët në alarm

    Katastrofë biblike/ Moti i keq gjunjëzon vendin, stuhi ere, shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje, banorët në alarm

    Greqia është gjunjëzuar nga moti i keq, me stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm që kanë sjellë përmbytje dhe shkatërrime në të gjithë vendin.
    Shira të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitje toke në Lakoni, përmbytje në Zakinthos, mesazhe alarmi në Mani, Pieria dhe Evrota, deri edhe stuhi të forta në Atikë.
    Bëhet fjalë për stuhinë “Byron” që po godet vendin prej disa orësh dhe situata përkeqësohet me kalimin e orëve. Në nëntë rajone të vendit, përfshirë Atikën, alarmi shtetëror është në gatishmëri të lartë.
    Në Zakynthos, reshjet e dendura të shiut rezultuan në përmbytje të rrugëve dhe fushave. Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përveçse në rast emergjence.
    Në rrugën provinciale Zakynthos-Alykes, rruga u mbyll nga Mantolato e poshtë ku ka probleme, ndërsa probleme pati edhe në rrugën provinciale pranë fshatit Koukesi. Gjithashtu, rrëshqitje të vogla toke ndodhën në Lithakia. Kohërat janë të vështira në fshatin Platanos në Gytheio , një zonë për të cilën u dërgua një mesazh nga 112 të enjten pasdite.
    Shtëpi, të mbjella, makina, kafshë dhe makineri bujqësore janë mbuluar nga sasi të mëdha uji për shkak të motit të keq. Banorët flasin për një “katastrofë biblike”, pasi brenda pak orësh i gjithë vendbanimi u zhyt në ujë, me rezultat që shumica janë strehuar në katet e para të shtëpive të tyre për të shpëtuar veten.
    Banorët, kryesisht të moshuar, po presin që ekipet e shpëtimit të mbërrijnë me varka, pasi shumë prej tyre nuk kanë energji elektrike, ujë apo mjete komunikimi me fshatin që është praktikisht i ndërprerë, informon “Protothema“.
    Situata në Lindos, Rodos, është gjithashtu e vështirë. Atje ka përmbytje dhe në fakt, shkollat ​​do të mbyllen nesër, të premten.
    Greqi permbytje sot
    Për shkak të motit të keq në Byron, i cili po prek vendin, shkollat ​​do të mbeten të mbyllura nesër, të premten, më 5 dhjetor, në zonat që pritet të preken më rëndë nga fenomenet e rrezikshme të motit.
    Më konkretisht, sipas Buletinit të Emergjencës së Fenomeneve të Rrezikshme të Motit (EDEKF) të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik (EMY), moti i keq pritet të zgjasë deri në orët e para të së shtunës, më 6 dhjetor, me Komitetin e Vlerësimit të Rrezikut që do të mblidhet përsëri, me qëllim vlerësimin e evolucionit të fenomenit.
    Shtëpi, të mbjella, makina, kafshë dhe makineri bujqësore janë mbuluar nga sasi të mëdha uji për shkak të motit të keq. Banorët flasin për një “katastrofë biblike”, pasi brenda pak orësh i gjithë vendbanimi u zhyt në ujë, me rezultat që shumica janë strehuar në katet e para të shtëpive të tyre për të shpëtuar veten.
    Banorët, kryesisht të moshuar, po presin që ekipet e shpëtimit të mbërrijnë me varka, pasi shumë prej tyre nuk kanë energji elektrike, ujë apo mjete komunikimi me fshatin që është praktikisht i ndërprerë, informon “Protothema“.
    Situata në Lindos, Rodos, është gjithashtu e vështirë. Atje ka përmbytje dhe në fakt, shkollat ​​do të mbyllen nesër, të premten

  • Mbrojtja e Realit, një katastrofë e vërtetë

    Mbrojtja e Realit, një katastrofë e vërtetë

    Mbape në qiellin e shtatë, Reali fiton në Athinë, por më shumë se te golat e shënuar vëmendja ka qenë e përqëndruar përqëndruar te një fakt tjetër, këtë herë jo i mirë por që është e vështirë të mos bjerë në sy.asfgMbrojtja e Realit është një katastrofë. Elçe i shënon dy herë, përveç pesë golave të Atletikos shënoi kundër tyre, erdhi ndeshja e së mërkurës. Olimpiakos i vuri nën presion duke shënuar tre gola. Përveç golave, grekët regjistruan 18 gjuajtje, tetë në portë. Dhjetë gjuajtje ishin brenda zonës së penalltisë dhe tetë përfunduan jashtë. Madridi kishte pësuar vetëm një gol në shtatë ndeshje dhe kishte mbajtur portën e paprekur në tetë.
    Atlétiko, Elçe dhe tani Olimpiakos janë pikat e tyre të dobëta. Lunin nuk pati një ndeshje të lehtë në duelin e tij të parë me Çabin këtë sezon. Megjithatë, ai nuk mundi të bënte asgjë për golat, veçanërisht dy goditjet me kokë të pakontestueshme, dhe në fakt, bëri dy pritje të shkëlqyera. Real Madridi ka pësuar 17 gola në 18 ndeshjet e tyre deri më tani, dhe gjashtë prej këtyre golave kanë qenë me kokë, duke përbërë 35% të totalit. Para ndeshjes kundër Gironas, mbrojtja do të dobësohet ndjeshëm.
    Lajmi i mirë është performanca e Mendit, pavarësisht se qëndroi jashtë fushave për më shumë se gjashtë muaj, ai dukej i fortë. Megjithatë, Hajsen nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, as Militao, dhe vetëm Rudiger ka një shans për t’u përfshirë në skuadër.

  • “Jemi në katastrofë”/ Moti i keq ‘paralizon’ vendin 15 hektarë nën ujë në qarkun e Korçës, reagojnë fermerët: Lekët dëm

    “Jemi në katastrofë”/ Moti i keq ‘paralizon’ vendin 15 hektarë nën ujë në qarkun e Korçës, reagojnë fermerët: Lekët dëm

    Reshjet e pandërprera të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në qarkun e Korçës, ku fushat e Maliqit janë ndër më të goditurat.
    Sipas fermerëve të zonës, rreth 10–15 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Prurjet e shtuara të lumenjve Devoll dhe Dunavec kanë mbuluar të mbjellat me misër dhe patate, ndërsa dëmet llogariten në miliona lekë.
    “Kam rreth 2 milionë e gjysmë lekë dëm. Jemi në katastrofë. Vjet humba 15 milionë lekë”, tha një fermer duke folur për mediat.

  • Zelensky: Putin dëshiron një katastrofë humanitare në Ukrainë këtë dimër

    Zelensky: Putin dëshiron një katastrofë humanitare në Ukrainë këtë dimër

    Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë takimit me kryeministrin britanik Keir Starmer tha se Vladimir Putin dëshiron një katastrofë humanitare në Ukrainë këtë dimër.
    Udhëheqësi ukrainas iu referua fushatës së sulmeve ajrore të Moskës kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
    “Vladimir Putin dëshiron një katastrofë humanitare në Ukrainë këtë dimër. Ai është i vetmi që nuk dëshiron të ndalojë luftën në Ukrainë”, tha kryeministri britanik Keir Starmer, në konferencën për shtyp pas takimit.

    /vizionplus.tv

  • Një popullsi në rënie nuk ka pse të jetë një katastrofë

    Një popullsi në rënie nuk ka pse të jetë një katastrofë

    Tkurrje pa fundosje. Ekonomia e një bote që po tkurret, shkruan The Economist Sipas Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe babai i të paktën një duzine fëmijësh, rreziku më i madh për të ardhmen e qytetërimit është kolapsi i popullsisë. Duke e parë në një këndvështrim shumë afatgjatë, ai ka të drejtë.Nëse popullsia e botës do të bjerë pafundësisht, njerëzimi do të zhduket. Por ashtu siç …

  • Kosova start katastrofë, Gatuzo e nis me 5 gola

    Kosova start katastrofë, Gatuzo e nis me 5 gola

    U zhvilluan 10 takime për kualifikueset e zonës UEFA për Botërorin 2026.

    Ndryshe nga sa pritjes Kosova e teknikut Franko Foda u shpartallua në 45′ nga Zvicëra me Granit Xhakën abolutisht lider i helvetëve. Në pjesën e dytë vendasit e ulën ritmin por alarmi te dardanët mbetet prezent. Skudara nuk arriti asnjë moment të qëndronte në lojë…

    Debuton me një fitore të thellë Xhenaro Gatuzo në krye të Italisë. Sidoqoftë vuajtje për axurrët në pjesën e parë (0-0) për të shpërthyer në të dytën. E vështirë dhe për Francën ndaj Ukrainës në Poloni. Goli i dytë shënuar nga Mbape qetësoi kampin transalpin.

    Shifrat teknikë të mbrëmjes.

    Danimarkë- Skoci 0-0

    Ishujt Faroe- Kroaci 0-1

    Greqi- Bjellorusi 5-1

    Islandë- Azerbajxhan 5-0

    Itali- Estoni 5-0

    Moldavi- Izrael 0-4

    Mal i Zi- Republika Çeke 0-2

    Slloveni- Suedi 2-2

    Zvicër- Kosovë 4-0

    Ukrainë- Francë 0-2/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje,  katastrofë

    Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje, katastrofë

    Kryeministri Edi Rama po prezantoi Operatorin Kombëtar të Ujit. Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se nuk ka më kohë për të humbur dhe se është me shumë rëndësi që të krijohet një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, për të garantuar një efikasitet më të lartë të sektorit dhe shërbim cilësor për të gjithë abonentët. 
    “Dua të ndajmë me publikun një hap të rëndësishëm që duam të hedhim së shpejti lidhur me krijimin e operatorit kombëtar të shpërndarjes së ujit. Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime dhe administrim të përgjegjshëm dhe në këto vite kemi bërë investime të mëdha dhe kemi rritur përgjegjshmërinë e administrimit. Por jemi të bindur dhe duke parë ecurinë e një reforme që u ndërmor pasa ca vitesh që nuk kemi arsye të humbasim kohë dhe të besojmë në një zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje që na është sugjeruar edhe vite më parë.  Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë”, tha ai.

  • “Sistemi i shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë”, Rama: Paaftësia në menaxhim solli situata të pajustifikueshme

    “Sistemi i shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë”, Rama: Paaftësia në menaxhim solli situata të pajustifikueshme

    Rama: S’kemi më asnjë arsye të besojmë zgjidhje tjetër veç një zgjidhje që na është sugjeruar edhe shumë vite më parë nga disa prej ekspertëve dhe eksperiencave që kemi realizuar në vende të suksesshme. Fragmentimi në emër të decentralizimit të sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë, borxhet e larta, paaftësia në menaxhim lidhur me politizimin ekstrem të burimeve njerëzore në këto ndërmarrje dhe mungesa e ekspertizës e shoqëruar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje sollën situata shumë të pajustifikueshme.
    ne perditesim…

    Top Channel

  • Ka 12 vjet që mashtron për ujin/ Tallja e kreut të qeverisë me qytetarët: Katastrofë… s’humbim më kohë…

    Ka 12 vjet që mashtron për ujin/ Tallja e kreut të qeverisë me qytetarët: Katastrofë… s’humbim më kohë…

    Kreu i qeverisë Edi Rama vijon talljen me qytetarët shqiptarë për ujin e pijshëm që mungon ne pothuajse të gjithë qendrat e banuara në vend. Edhe pse Shqipëria është një nga zonat me një pasuri të madhe në ujë, sërish kreu i qeverisë ka vijuar me propagandën e tij dhe talljen haptazi me qytetarët shqiptarë.

    Ai ka prezantuar ditën e sotme Operatorin e Ujit dhe gjatë fjalës së tij nënvizoi se “nuk ka më kohë për të humbur dhe se është me shumë rëndësi që të krijohet një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, për të garantuar një efikasitet më të lartë të sektorit dhe shërbim cilësor për të gjithë abonentët”.

    “Dua të ndajmë me publikun një hap të rëndësishëm që duam të hedhim së shpejti lidhur me krijimin e operatorit kombëtar të shpërndarjes së ujit. Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime dhe administrim të përgjegjshëm dhe në këto vite kemi bërë investime të mëdha dhe kemi rritur përgjegjshmërinë e administrimit. Por jemi të bindur dhe duke parë ecurinë e një reforme që u ndërmor pasa ca vitesh që nuk kemi arsye të humbasim kohë dhe të besojmë në një zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje që na është sugjeruar edhe vite më parë.  Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë”, tha ai.

    Përveç se pranon dështimin dhe nuk ka asnjë farë ndjese Rama duket i kënaqur që do ta vendosë nën kontrollin e tij edhe këtë sektor të rëndësishëm të jetesës së qytetarëve. Radhët me bidona nuk do te zhduken por ama kreu i qeverise po “mendon” për popullin e tij. Tallja vazhdon mandate pas mandati. Uji 24 orë vijon të jetë ëndrra e shqiptarëve.