Tag: jugut

  • Aeroplanët ushtarakë nga Rusia dhe Kina shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, Seuli notë proteste për Moskën dhe Pekinin

    Aeroplanët ushtarakë nga Rusia dhe Kina shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, Seuli notë proteste për Moskën dhe Pekinin

    Koreja e Jugut tha se ka dorëzuar notë proteste te përfaqësuesit e Kinës dhe Rusisë më 10 dhjetor, një ditë pasi Seuli tha se aeroplanët ushtarakë të këtyre shteteve hynë në zonën e tij të mbrojtjes ajrore.

    Seuli tha se ankesa iu dorëzua atasheve të mbrojtjes të dy shteteve që gjenden në kryeqytetin e Koresë së Jugut.

    “Ushtria jonë do të vazhdojë të përgjigjet në mënyrë aktive ndaj aktiviteteve të aeroplanëve të shteteve fqinje brenda KADIZ-it, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Lee Këang-suk, drejtor i përgjithshëm i Byrosë të Politikave Ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes të Seulit, duke iu referuar Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Koresë.

    Koreja e Jugut tha të martën se kishte dislokuar “aeroplanë luftarakë për të ndërmarrë masa taktike në përgatitje të çdo situate” në përgjigje të inkursionit kinez dhe rus në KADIZ.

    Aeroplanët u detektuan para se të hynin në KADIZ, që përshkruhet si një zonë e gjerë ku shtetet monitorojnë avionët e tyre për arsye sigurie, por që nuk përbën hapësirën e tyre ajrore.
    Pekini më vonë konfirmoi se kishte organizuar stërvitje me ushtrinë e Rusisë në përputhje “me planet vjetore të bashkëpunimit”.

    Ndërkaq, Moska i përshkroi si stërvitje rutinë, duke shtuar se ato zgjatën tetë orë dhe disa aeroplanë të huaj luftarakë ndoqën aeroplanët rusë dhe kinezë.

    Që nga viti 2019, Kina dhe Rusia vazhdimisht kanë fluturuar aeroplanët e tyre ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut pa njoftim paraprak, duke thënë se po kryenin stërvitje të përbashkëta.
    Nëntorin e vitit të kaluar, Seuli ngriti në ajër aeroplanët pasi pesë aeroplanë ushtarakë kinezë dhe gjashtë rusë fluturuan përmes zonës së tij të mbrojtjes ajrore.
    Incidente të ngjashme kishin ndodhur edhe në qershor dhe dhjetor të vitit 2023 si dhe në maj dhe nëntor të vitit 2022./REL/

  • Kupa e Botës 2026: FIFA zbardh kalendarin e plotë të fazës së grupeve

    Kupa e Botës 2026: FIFA zbardh kalendarin e plotë të fazës së grupeve

    Kalendari dhe oraret e ndeshjeve për fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026 tani dihet me saktësi më të madhe, pas shortit që u zhvillua këtë të premte.
    Gjërat tani po përshpejtohen në përgatitje për Kupën e Botës 2026. Këtë të premte u zhvillua shorti për fazën e grupeve, duke zbuluar dymbëdhjetë grupet me nga katër skuadra që do të garojnë me objektivin e kualifikimit për raundin e 32-tave të garës. Disa orë më vonë, FIFA zbuloi kalendarin e plotë dhe oraret e ndeshjeve për fazën e grupeve të kësaj Kupe Bote, e cila do të fillojë më 11 qershor 2026.
    Zbuloni listën e plotë të ndeshjeve për dymbëdhjetë grupet, me oraret sipas kontinentit europian:
    Grupi A
    11 qershor, ora 21:00: Meksikë-Afrika e Jugut (Stadiumi Azteca, Mexico City)
    12 qershor, ora 4:00: Koreja e Jugut kundër fituesit të ndeshjes play-off Danimarkë/Maqedoni e Veriut/Republika Çeke/Irlandë (Estadio Akron, Guadalajara)
    18 qershor, ora 18:00: Fituesi i ndeshjes play-off Danimarkë/Maqedoni e Veriut/Republika Çeke/Irlandë kundër Afrikës së Jugut (Stadiumi Mercedes-Benz, Atlanta)
    19 qershor në orën 03:00: Meksikë-Koreja e Jugut (Estadio Akron, Guadalajara)
    25 qershor, ora 03:000: Fituesi i ndeshjes eliminatore Danimarkë/Maqedoni e Veriut/Republika Çeke/Irlandë-Meksikë (Stadiumi Azteca, Mexico City)

  • Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 persona vriten nga një sulm me armë zjarri, mes tyre 3 fëmijë

    Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 persona vriten nga një sulm me armë zjarri, mes tyre 3 fëmijë

    Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në një sulm me armë zjarri në një lokal në Afrikën e Jugut, mes tyre një 3-vjeçar, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur.

    Sipas policisë, të paktën tre persona të panjohur hynë në lokalin, ku ndodheshin një grup njerëzish dhe filluan të qëllonin. Motivi i sulmit mbetet i paqartë dhe nuk janë kryer arrestime deri më tani.
    Ngjarja ndodhi në Saulsville, një lagje perëndimore e kryeqytetit Pretoria, rreth orës 04:30 lokale, kur sulmuesit hapën zjarr ndaj një grupi burrash që po pinin.
    Mes të vrarëve është edhe një djalë 12-vjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare. Në total, policia konfirmoi se 25 persona u qëlluan gjatë sulmit.
    Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me 45 persona për 100,000 sipas shifrave të vitit 2023-24 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.

    Top Channel

  • Shorti i Botërorit/ Përcaktohen grupet, Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm

    Shorti i Botërorit/ Përcaktohen grupet, Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm

    Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse, deri më tani janë mësuar 42 prej tyre, ndërsa 6 vendet e mbetura do të përcaktohen në mars.
    Modelja Heidi Klum, komediani Kevin Hart dhe aktori e producenti Danny Ramirez do të jenë prezantues. Para shortit do të ketë performanca muzikore live nga Andrea Bocelli, Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger, ndërsa presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të mbajnë fjalime.
    Vendet pritëse si SHBA, Kanada dhe Meksikë hyjnë në vazon 1. Skuadrat e Play Off si Shqipëria apo Kosova, natyrisht që pozicionohen në vazon e katërt.
    Çdo grup do të ketë të paktën një ekip evropian dhe jo më shumë se dy. FIFA ka miratuar një strukturë renditjeje për të siguruar që katër vendet me renditjen më të lartë, Spanja, Argjentina, Franca dhe Anglia, nuk mund të takohen deri në gjysmëfinale, nëse fitojnë grupet e tyre përkatëse.
    Vazo e parë: Kanadaja, Meksika, SHBA-ja, Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermania
    Vazo e dytë: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria, Australia
    Vazo e tretë: Norvegjia, Panamaja, Egjipt, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut
    Vazo e katërt: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Cuaraçao, Haiti, Zelanda e Re dhe gjashtë fituesit e plejofit
    Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)
    Grupi B: Kanada, Zvicër, Katari, Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)
    Grupi C: Brazil, Marok, Skoci, Haiti
    Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai, Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)
    Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao
    Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi, Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)
    Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re
    Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbër
    Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji, Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)
    Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordani
    Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/R.D. Kongo)
    Grupi L: Angli, Kroaci, Panama, Gana

  • Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

    Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

    Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse, deri më tani janë mësuar 42 prej tyre, ndërsa 6 vendet e mbetura do të përcaktohen në mars.
    Modelja Heidi Klum, komediani Kevin Hart dhe aktori e producenti Danny Ramirez do të jenë prezantues. Para shortit do të ketë performanca muzikore live nga Andrea Bocelli, Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger, ndërsa presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të mbajnë fjalime.
    Vendet pritëse si SHBA, Kanada dhe Meksikë hyjnë në vazon 1. Skuadrat e Play Off si Shqipëria apo Kosova, natyrisht që pozicionohen në vazon e katërt.
    Çdo grup do të ketë të paktën një ekip evropian dhe jo më shumë se dy. FIFA ka miratuar një strukturë renditjeje për të siguruar që katër vendet me renditjen më të lartë, Spanja, Argjentina, Franca dhe Anglia,  nuk mund të takohen deri në gjysmëfinale, nëse fitojnë grupet e tyre përkatëse.
     
     
    Vazo e parë: Kanadaja, Meksika, SHBA-ja, Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermania
    Vazo e dytë: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria, Australia
    Vazo e tretë: Norvegjia, Panamaja, Egjipt, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut
    Vazo e katërt: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Cuaraçao, Haiti, Zelanda e Re dhe gjashtë fituesit e plejofit

    GRUPET
    Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)
    Grupi B: Kanada, Zvicër, Katari, Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)
    Grupi C: Brazil, Marok, Skoci, Haiti
    Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai, Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)
    Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao
    Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi, Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)
    Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt
    Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbër
    Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji, Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)
    Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri
    Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan
    Grupi L: Angli, Kroaci, Panama

  • (VIDEO) SHORTI BOTËRORI 2026/ Përballje të mëdha, përfundon gjysma e procedurës

    (VIDEO) SHORTI BOTËRORI 2026/ Përballje të mëdha, përfundon gjysma e procedurës

    Futbolli botëror ka sot të gjithë vëmendjen në “Kennedy Center” në Uashington, ku FIFA hedh shortin për fazën finale të Kupës së Botës 2026.
    Një short i veçantë, pasi ky është turneu i parë me 48 skuadra, si dhe zhvillohet në 3 shtete të ndryshme: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Njëkohësisht, ai sheh për herë të parë Shqipërinë si pjesëmarrëse, edhe pse për momentin “në teori” pasi kuqezinjtë më parë duhet të kalojë fazën play-off në muajin mars.

    Ndiqni në vijim momentet kryesore të ceremonisë së sotme:
    GRUPI A: Meksikë, Koreja e Jugut
    GRUPI B: Kanada, Zvicër
    GRUPI C: Brazil, Marok
    GRUPI D: SHBA, Australi
    GRUPI E: Gjermani, Ekuador
    GRUPI F: Holandë, Japoni
    GRUPI G: Belgjikë, Iran
    GRUPI H: Spanjë, Uruguai
    GRUPI I: Francë, Senegal
    GRUPI J: Argjentinë, Austri
    GRUPI K: Portugali, Kolumbi
    GRUPI L: Angli, Kroaci
    SKUADRAT NË VAZO
    VAZO 1: Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani
    VAZO 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi
    VAZO 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut
    VAZO 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Play-Off UEFA A, Play-Off UEFA B (Shqipëria), Play-Off UEFA C, Play-Off UEFA D, Play-Off ndërkontinental 1, Play-Off ndërkontinental 2.
    CEREMONIA LIVE 
    Ora 19:36 – Shakil O’Nill ka radhën që të tërheqë goglat për skuadrat në vazon e dytë.

    Ora 19:29 – Tom Bredi nis të tërheqë goglat për skuadrat e vazos së parë.

    Ora 19:22 – Ish-hokeisti Uejn Gretzki, lojtari i bejsbollit Aron Xhadxh, ish-basketbollisti Shakill O’Nill dhe ish-lojtari i NFL, Tom Bredi, formojnë katërshen e emrave që do të tërheqin goglat për shortin e mirëfilltë.

    Ora 19:19 –Shpjegohet procedura e shortit, me ndarjet në vazo dhe të gjitha rregullat, përfshirë edhe vendosjen e skuadrave që vijnë nga play-off, ku gjendet edhe Shqipëria.

    Ora 19:14 – Në skenë ngjitet tashmë drejtuesi i shortit të mirëfilltë, ish-futbollisti anglez Rio Ferdinand. Bashkë me të drejton edhe Samantha Xhonson.

    Ora 19:00 – Në skenë ngjitet këngëtarja e njohur amerikane Laurin Hill për një tjetër moment muzikor.

    Ora 18:55 – Kuptohet bëhet fjalë për tërheqjen simbolike të goglave me vendet e tyre, pasi ato janë paracaktuar për çështje kalendari: Meksika në A1, Kanada në B1 dhe SHBA në D1.

    Ora 18:47 – Xhani Infantino kthehet në skenë dhe fton aty kryeministrin e Kanadasë, Mark Karnei, presidenten e Meksikës, Klaudia Shainbaum dhe presidentin e SHBA, Donald Tramp për një short të veçantë.

    Ora 18:40 – Trajneri i Argjentinës, Kampione Bote në fuqi, Lionel Skaloni, është ai i cili sjell në skenë trofeun e Kupës së Botës. “Do mundohemi ta fitojmë përsëri”, thotë ai në skenë.

    Ora 18:37 – Presidenti Tramp merr medaljen dhe falënderon Infantinon për organizimin e Botërorit, duke theksuar se janë shitur bileta “si asnjëherë më parë në historinë e turneut”.

    Ora 18:30 – FIFA i jep “Çmimin e Paqes FIFA”, të parin e këtij lloji, presidentit të SHBA, Donald Tramp.

    Ora 18:23 – Në skenë janë Robi Uilliams dhe Nikol Shercinger të cilët këndojnë hitin “Desire” që është një nga këngët e Botërorit 2026.

    Ora 18:18 – Para se të largohet nga skena, Infantino kthen sallën në një stadium të vogël me thirrjet për SHBA, Kanadanë dhe Meksikën.

    Ora 18:14 – Pas klipit prezantues të Kupës së Botës dhe legjendave të saj, në skenë e ka radhën të zbresë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili e nis me falënderimet për pritësit e turneut, duke nisur nga Donald Tramp.

    Ora 18:06 – Në skenë janë prezantuesit e kësaj mbrëmje, modelja Haidi Klub dhe aktori Kevin Hart.
     
    Ora 18:01 – Shfaqja nis me tenorin e famshëm italian Andrea Boçeli teksa këndon “Nessun Dorma”.

    Ora 18:00 – Nis ceremonia e hedhjes së shortit.
    NDARJA NË VAZO
    VAZO 1: SHBA, Meksikë, Kanada, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani
    VAZO 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi
    VAZO 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut
    VAZO 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Play-Off UEFA A, Play-Off UEFA B, Play-Off UEFA C, Play-Off UEFA D, Play-Off ndërkontinental 1, Play-Off ndërkontinental 2.

  • Koreja e Jugut, viktimat e ngacmimeve seksuale do të mund të shohin vendndodhjen e ndjekësve të tyre përmes një aplikacioni

    Koreja e Jugut, viktimat e ngacmimeve seksuale do të mund të shohin vendndodhjen e ndjekësve të tyre përmes një aplikacioni

    Autoritetet e Koresë së Jugut po zhvillojnë një aplikacion për telefona celularë që do t’u lejojë viktimave të ngacmimeve të gjurmojnë vendndodhjen në kohë reale të ngacmuesve të tyre, veçanërisht nëse ata janë afër.

    Aplikacioni, i njoftuar nga Ministria e Drejtësisë e vendit, është ndër masat e përfshira në një ndryshim me Aktin e Mbikëqyrjes Elektronike.
    BBC raporton se ndjekësit janë bërë një shqetësim publik në Korenë e Jugut, veçanërisht vitet e fundit për shkak të profilit të lartë të krimeve të ndjekjes. Aktualisht, ligji u lejon viktimave të ngacmimeve të marrin njoftime me SMS kur ndjekësi i tyre është në një distancë të shkurtër, megjithëse nuk zbulon vendndodhjen e tyre të saktë.
    Në vend të kësaj, sipas ligjit të rishikuar, viktimat do të jenë në gjendje të shohin vendndodhjen e ndjekësit në një hartë në telefonin e tyre celular, duke u lejuar atyre të lëvizin në një vend të sigurt. Autoritetet po gjurmojnë vendndodhjet e ndjekësve duke përdorur pajisje celulare.
    Ministria thotë gjithashtu se do ta integrojë sistemin në linjën telefonike kombëtare të emergjencës deri në vitin 2026, në mënyrë që policia të mund të mobilizohet për të mbrojtur viktimat kur është e nevojshme.
    Në vitin 2021, Koreja e Jugut miratoi një ligj kundër ndjekjes që mbart një dënim me burg deri në tre vjet për shkelësit dhe një gjobë maksimale prej 30 milionë won (17,400 euro). Dy vjet më vonë, parlamenti i Koresë së Jugut e rishikoi ligjin për të ulur pengesat për ndjekjen penale të ngacmuesve. Që atëherë, numri i ankesave është rritur nga 7,600 në vitin 2022 në më shumë se 13,000 vitin e kaluar.

    Top Channel

  • Mashtrimi që çoi afrikanët në frontin e Ukrainës, jep dorëheqjen vajza e ish-presidentit të Afrikës së Jugut

    Mashtrimi që çoi afrikanët në frontin e Ukrainës, jep dorëheqjen vajza e ish-presidentit të Afrikës së Jugut

    Vajza e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka dhënë dorëheqjen si deputete pas akuzave se kishte mashtruar 17 burra për të luftuar si mercenarë për Rusinë në Ukrainë.
    Duduzile Zuma-Sambudla, e cila u bë anëtare e parlamentit vitin e kaluar për partinë kryesore të opozitës uMkhonto weSizwe (MK), ka deklaruar se ajo mendonte që burrat po shkonin në Rusi për trajnim “të ligjshëm”.
    Partia MK tha se dorëheqja ishte vendim i saj, pasi Duduzile Zuma-Sambudla dëshiron të përqendrojë përpjekjet për kthimin e atyre që janë të bllokuar në rajonin e shkatërruar nga lufta në Donbas të Ukrainës.
    Vëllai i njërit prej burrave, i cili ka dërguar mesazhe zanore të dëshpëruara për gjendjen e tij, i tha BBC-së se familja kërkon përgjegjësi dhe kthimin e tij të sigurt.
    “Gjërat që i sheh në filma, ne po i shohim drejtpërdrejt,” tha 40-vjeçari në një prej mesazheve të ndara me BBC-në nga familja e tij, për tmerret që po përjetonin në Ukrainë.
    Transmetuesi publik britanik nuk e ka zbuluar identitetin e tij për arsye sigurie, duke e quajtur Sipho, ndërsa vëllain e tij, që ndodhet në Afrikën e Jugut, Xolani.
    “Jeton me frikë sepse nuk e di çfarë e pret, apo çfarë do t’i ndodhë kur bie nata, pasi ata janë gjithmonë në zonë lufte,” tha Xolani për të vëllanë, duke shtuar se dorëheqja e Zuma-Sambudla, e cila ka babanë lider të MK-së, nuk ka asnjë kuptim për familjen.
    “Ajo thjesht po përpiqet të shpëtojë reputacionin e partisë politike të të atit… Familjet duan përgjegjësi dhe kthimin e burrave që u mashtruan për të luftuar për Rusinë.”
    Sipho thotë se ishte rekrutuar nga dy persona, njëri prej tyre Zuma-Sambudla.
    “Ata (e ka fjalën për rekrutuesit) madje na blenë biletat e avionit për të ardhur këtu (në Rusi),” thotë Sipho në një prej mesazheve. Zuma-Sambudla ka mohuar se ka mashtruar dikë me qëllim dhe thotë se është “thellësisht e tronditur”, duke shtuar se edhe vetë është viktimë e mashtrimit dhe manipulimit.
    Xolani thotë se vëllai i tij u largua nga Afrika e Jugut më 8 korrik, duke menduar se do të trajnohej si truprojë për MK-në. Por i ndodhi krejt e kundërta.
    Në deklaratën e saj, Zuma-Sambudla thotë se ajo vetë kishte marrë trajnim joluftarak në Rusi, të organizuar nga një burrë që ajo thotë se nuk e njihte derisa e kontaktoi. Kur ai sugjeroi rekrutimin e më shumë njerëzve për të marrë pjesë në atë që ajo mendonte se ishte program i ngjashëm, Zuma-Sambudla “e shpërndau informacionin në mënyrë të pafajshme” me të tjerë, përfshirë familjarë.
    “Nuk do t’i ekspozoja në asnjë rrethanë familjarët e mi, apo këdo tjetër, ndaj rrezikut,” shton ajo.
    Zbulimi se njerëzit ishin mashtruar për t’u dërguar në luftë i ka “shkaktuar tronditje dhe shqetësim të thellë,” thotë Zuma-Sambudla. “Edhe unë jam viktimë e mashtrimit, keqinterpretimit dhe manipulimit,” shton ajo në deklaratë.
    Më herët këtë muaj, qeveria e Afrikës së Jugut konfirmoi se kishte marrë thirrje urgjente nga 17 shtetas të saj të bllokuar në Donbas, të cilët ishin joshur të bashkoheshin me forca mercenare në këmbim të kontratave fitimprurëse. Qeveria e Afrikës së Jugut nuk ka dhënë asnjë informacion të ri që prej deklaratës së saj të fundit. Ajo kishte premtuar se do të përdorte “kanalet diplomatike” për t’i kthyer këta burra në atdhe, por ende nuk ka bërë diçka konkrete.

  • Trafik kokaine nga Amerika e Jugut/ Nga 6 masa sigurie, vetëm 3 u arrestuan në Shqipëri (EMRAT)

    Trafik kokaine nga Amerika e Jugut/ Nga 6 masa sigurie, vetëm 3 u arrestuan në Shqipëri (EMRAT)

    Zbulohen emrat e 3 të arrestuarve në Shqipëri në kuadër të goditjes së grupit kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge nga Amerika e Jugut në Europë.

    Suksesi i këtij hetimi është totalisht i prokurorisë së Breshias që ka ndjekur rastin për disa vite me radhë. Ndërsa SPAK sot ka ekzekutuar vetëm nga 3 nga 6 masat e sigurimit “arrest në burg” që u kanë sjellë italianët në dorë.

    Sipas SPAK, nga 24 personat me masa sigurie, 6 gjendeshin në Shqipëri dhe 3 prej tyre janë arrestuar.
    Të arrestuarit janë
    Asti Llupi,
    Erald Salla
    Altin Shehaj.

    Po ashtu është arrestuar edhe oficeri i Policisë Gjyqësore Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se ka rrjedhur sekretet e hetimit tek trafikantët në këmbim të parave.

  • Trump: Afrikën e Jugut nuk është një vend i denjë për të qenë anëtar i G20

    Trump: Afrikën e Jugut nuk është një vend i denjë për të qenë anëtar i G20

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se Afrika e Jugut nuk do të ftohet në samitin e G20-ës në vitin 2026, në Miami të Floridës.
    Në këtë mënyrë, mediat informojnë se shefi i Shtëpisë së Bardhë po intensifikon më tej sulmin e tij diplomatik ndaj vendit afrikan, pas bojkotit të Uashingtonit ndaj takimit të udhëheqësve të G20-ës në Johannesburg, në fillim të këtij muaji.
    “Afrika e Jugut i ka treguar botës se nuk është një vend i denjë për të qenë anëtar i asgjëje”, shkroi presidenti i SHBA-së në rrjetin e tij Truth Social.

    Ai ka përsëritur akuzat e tij për persekutimin vrasës të fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut.