Stresi ka treguar së fundmi për takimin me Jozin, i cili u bë viral në rrjet, duke sqaruar se situata mes tyre mund të ishte tensionuar, por u menaxhua me qetësi.
Sipas rrëfimit të tij për Prive, të dy janë ndodhur në të njëjtin koncert dhe më pas janë takuar në lagjen ku banon Jozi.
“Kemi qenë mirë, kemi pasur ato mosmarrëveshjet tona. Kemi ndaluar bash në zonën e tij me pi diçka dhe aty u takuam. Jo se na ndaloi dikush,” u shpreh Stresi.
Ai shtoi se fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa incidente, pasi situata mund të kishte marrë përmasa të tjera.
“Shyqyr Zotit që nuk ka ndodhur një përplasje fizike, se sot duhet të jesh edhe strateg. Duhet me ditë me fol, me shtru situatën, me qetësu. Ata ishin një grup i madh njerëzish.”
Sipas tij, biseda është zhvilluar privatisht dhe të dy kanë vendosur të mbyllin kapitullin mes tyre, pa e lënë çështjen të degradojë.
“Kemi folur veçmas dhe e kemi lënë atë muhabet aty. Nga diçka që mund të ishte bërë shumë e madhe, e qetësuam. Jam pak kopil me mendje, s’mundesh me më pa në situata që ia kemi bërë të tjerëve,” u shpreh reperi, duke lënë të nënkuptohet se ka zgjedhur arsyen në vend të konfliktit.
Tag: jozin
-

‘Jam strateg në ato lloj situatash’/ Stresi flet për herë të parë për momentin me Jozin
-

“Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit..”/ Loredana flet për raportin që ka me Jozin
Loredana Brati ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar më shumë për raportin me këngëtarin Don Xhoni, pas videove të publikuara në rrjete sociale ku ata shfaqen afër me njëri tjetrin. Po ashtu ka folur edhe për Jozin, me të cilin pati një romancë në shtëpinë e BBV 4.
Në lidhje me Jozin, ish-banorin e BBV 4 me të cilin ajo pati një lidhje, Loredana u shpreh se ai ishte i vetmi burrë me të cili pati një marrëdhënie dashurore gjatë këtij viti, dhe sot i uron suksese edhe pse ata nuk janë më bashkë.
“Ka disa marrëdhënie që nuk shuhen kollaj dhe besoj që unë dhe Jozi pavarësisht se jemi munduar të mërzisim njëri tjetrin, prapë emrat tanë kanë për tu lidhur gjithmonë. Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit. E ka parë gjithë Shqipëria. U gëzova shumë për koncertet. I urojë suksese. Kemi pasur pak komunikim”, u shpreh ajo.
Për Don Xhonin ajo është shprehur se miqësia e tyre lindi nga një bashkëpunim që fatkeqësisht nuk u realizua dot.
“Ka lindur si një bashkëpunim, më ka kontaktuar vetë. Kemi ruajtur respekt për njëri-tjetrin. Nuk kemi pasur lidhje, vetëm ruajmë një respekt të madh. Nuk mund të flas keq, është shumë i edukuar, kënaqësi që e kam njohur dhe që ruaj kontakt. Bashkëpunimi nuk u realizua dot për fajin tim por të shohim në vazhdim”, tha Loredana. -

FOTO/ Dramë e re, Stresi për Jozin: Këdo që kam puthur, s’kam lënë pa e q…
Showbiz E Shtunë, 11 Tetor 2025 15:23
Një dramë e re ka lind mes Jozit dhe Stresit. I ftuar në “Kosovë Show”, Jozi mohoi që video virale e puthjes të lidhej me një raport shoqëror.
Ai e përshkroi Stresin si një “djalë të mirë”, por theksoi se gabimet dhe tensionet e krijuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVA”-së duhej të sqaroheshin. Për më tepër, Jozi komentoi edhe shprehjen e tij të famshme “Nuk është mirë me gabu me mu”, duke e shpjeguar si një paralajmërim për ata që e kanë lënduar.Por reagimi i Stresit nuk vonoi dhe është i çuditshëm. Reperi publikoi në Instastory një mesazh provokues, ku dukej si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Jozit: ”Këdo që kam puth në jet s’kam lon pa e q… Ndoshta ka shku javë, muj, dy a tre… po pa e q… s’e kom lon”.
-

Jozin e mbulojnë me para në dasmë
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Eduart Kuqi komenton sherrin Jozi–Gjesti: Kur e sheh hollë, Jozi kishte të drejtë
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Eduart Kuqi, ka komentuar së fundmi konfliktin mes Jozit dhe Gjestit, që shpërtheu në javët e fundit të formatit dhe vazhdon të përflitet edhe jashtë.
I ftuar në emisionin “Koment për Koment”, Eduarti lexoi një nga komentet që e përmendte mbështetjen e tij ndaj Gjestit në kohën e sherrit me Jozin. Dhe këtë herë, ai vendosi të japë një reflektim ndryshe.
“Ky koment është shumë i vërtetë dhe shumë i saktë se kemi folur fjalë të mëdha për Jozin, por në fakt unë mund të them një gjë: unë Jozin tani neve si Dukagjinit na ka penguar pak, kur ta shikon hollë e hollë, nuk ka faj. Jozi nuk ka pasur faj”, u shpreh ai.
Eduarti ka qenë banor vetëm për dy javë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, por kjo kohë ka mjaftuar për t’i formuar një mendim të qartë për Gjestin.
“Unë dy javë sa kam qëndruar brenda nuk kam mundur ta duroj, e leje më që ka dalur sa ditë para finales. E kish paralajmëruar demek: ‘Mos më provoko më’, por ai e ka shfrytëzuar atë mundësi, nuk i ka nervat e veta. Secili njeri reagon ndryshe në ato momente.”
Madje, ai theksoi se nëse do të ishte në vend të Jozit, ndoshta reagimi i tij do të ishte edhe më i ashpër:
“Po të isha në vend të Jozit ndoshta kisha reaguar edhe më keq”, përfundoi Eduarti, duke shtuar se nuk ka më kontakte me asnjërin prej tyre. -

Don Xhoni thumbon Jozin pas deklaratës për Loredanën?
Reperi Don Xhoni ka reaguar së fundmi në Instagram me një frazë të shkurtër, por domethënëse: “Na ishte se ç’na ishte…”, duke ndezur spekulime për një përgjigje ndaj ish-banorit të BBVIP 4, Joz Marku.
Pak më parë, Jozi ishte shprehur në një intervistë:“Po shoqërohesh me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme,” – deklaratë që shumë ndjekës e interpretuan si një mesazh i koduar ndaj Don Xhonit, në kuadër të aludimeve për një lidhje mes këtij të fundit dhe Loredanës.
-

Ledri Vula: Do bashkëpunoja me Gjestin, por jo me Jozin
ftuar në emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun, reperi Ledri Vula ka komentuar për disa prej emrave të skenës muzikore shqiptare. Ai vlerësoi reperin Gjestin për stilin dhe energjinë që sjell në muzikë, duke lënë të hapur mundësinë për një bashkëpunim.
“Kisha pasur dëshirë të shkoja në studio me të, vetëm të shoh si energji,” tha Ledri.
Ndërsa, i pyetur për një bashkëpunim me Jozin, ai u përgjigj prerë: “Me Jozin, jo.” Kjo deklaratë shkurt e qartë ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale. -

“E tradhtoi” për Gjestin, Valbona thyen heshtjen për raportin me Jozin
Showbiz E Premte, 25 Prill 2025 09:23
Ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, Valbona Mhilli dhe Jozefin Marku, janë ndër personazhet me raportin më të komentuar të këtij edicioni. Një raport që po vazhdon të komentohet ende, po aq sa kur ishin brenda shtëpisë së famshme.
Megjithatë, raporti i tyre duket se përjetoi një ‘krizë’ pas incidentit të paprecedentë të shkaktuar nga Jozi kundrejt Gjestit. Lidhur me këtë, Valbona bëri një reagim të qartë në Instagram duke i dalë kundër Jozit, dhe në mbështetje absolute të Gjestit.Sigurisht që ky reagim i saj ka shkaktuar edhe reagime në rrjet, me ndjekësit që pyesin nëse raporti miqësor mes tyre ka marrë fund.
Në dalje të fundit, ish-banorja ka reaguar, duke iu kthyer edhe një herë incidentit dhe qëndrimit të saj, për të cilin thotë se nuk pendohet. Më tej, ajo sqaron se nuk kanë pasur kontakt që prej ngjarjes së fundit.
“Valbona kjo është, rrezikon për miqtë e saj deri në pikën e fundit. Absolutisht nuk pendohem për asnjë gjë që kam bërë në shtëpinë e “Big Brother”, ajo është një përgjegjësi personale e Jozit, diçka që unë kam reaguar dhe e kam dënuar. Unë di që Jozi është mirë, gëzon shëndet të mirë, por nuk është se ne kemi patur ndonjë kontakt.”, tha Valbona.
Kujtojmë se Valbona dhe Jozi ishin mjaft të lidhur gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë së “BBV”. Gjatë një prime në fillimet e reality show-t, ajo theu kutinë e emergjencës ku e riktheu Jozin sërish në shtëpi, duke i dhënë një mundësi të dytë.

