Ka kohë që s’shihemi dhe ndjejsi të harroj une dalëngadalsi vdes tek une kujtimi ytsi vdesin flokët dhe gjithçka.Tani kërkoj poshtë e lartënjë vend ku ty të të lëshojnje strofë a notë, a një brilantku të të lë, të puth, të shkoj.Në s’të pranoftë asnjë varrasnjë mermer, a morg kristalmos duhet vallë prapë të të mbartgjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.Në s’gjetsha hon ku të të hedhdo gjej një fushë a një lulnajëku butësisht porsi polengjithkund, gjithkund të të shpërndajë.Të të mashtroj ndoshta kështudhe të të puth të ik pa kthimdhe nuk do dine as ne askushharim ish ky a s’ish harim.
Tag: ismail
-

Historia e një fotografie/ Ceremonia e varrimit të Ismail Qemalit
Pas vdekjes së Ismail Qemalit, në fund janarin e 1919, në Peruxhia të Italisë, autoritetet në Vlorë u përgatitën të organizonin një ceremoni madhështore lamtumire. Trupi i tij mbërriti në qytetin e tij të lindjes disa ditë më vonë. Varrimi u zhvillua të mërkurën, më 12 shkurt.
Që në mëngjes, qytetarët u mblodhën në sheshin e portit. Rreth orës 10:00 të mëngjesit, arkivoli i mbështjellë me flamurin kombëtar u vendos në një karrocë të tërhequr nga gjashtë kuaj. Dyqanet ishin të mbyllura. Njoftime zie ishin vendosur në dyer dhe mure, ku shkruhej: “Zi kombëtare për patriotin e madh Ismail Qemal”.
Në këtë foto të fotografit Kolë Maca në vitin 1919, pasqyrohet momenti i mbajtjes së fjalimit për nder të Ismail Qemalit nga paria shqiptare.
Pjesëmarrja ishte e madhe. Rregulli ishte maksimal kështu që nuk pati asnjë incident. Vlen të përmendet se nuk pati asnjë flamur shqiptar përveҫ atij që mbulonte arkivolin e të madhit Ismail Qemaili, një hero, dijetar dhe nderi i kombit tonë shqiptar.
Kolë Maca (Shkodër, 1882 – 1945) filloi karrierën si nxënës i Kol Idromenos. Më vonë u trajnua në Vjenë. Ai hapi studion e tij të parë fotografike në Shkodër në vitin 1910. Pastaj u transferua në Vlorë, ku jetoi deri në vitin 1921. Më pas, ai u vendos në Tiranë dhe krijoi studion e tij atje.
ObserverKult
Lexo edhe:
Edi Rama: Pamje magjepsëse nga Liqeni i Zambakëve në Shkodër (video)
E kujtojmë Aleks Budën/ Historiani i shquar dhe kryeakademiku i parë i ASHSH
-

“Kristal”, poezia e të madhit Ismail Kadare vjen mjeshtërisht e kënduar nga Stefi Prifti (Video)
Artisti i njohur korçar, Stefi Prifti, ka publikuar, kohë më parë, projektin muzikor të titulluar “Kristal”.
“Kristal” është një nga poezitë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, vargje të kënduara me mjeshtëri nga këngëtari Stefi Prifti.
Për muzikën është kujdesur vetë Stefi Prifti, duke e kthyer këtë këngë në një himn dashurie. Shijoni këtë projekt të jashtëzakonshëm të Stefi Priftit duke e dëgjuar në linkun e mëposhtëm.
ObserverKult
Lexo edhe:
ISMAIL KADARE: KRISTAL
Ka kohë që s’shihemi dhe ndjejsi të harroj unë dalëngadalsi vdes tek unë kujtimi ytsi vdesin flokët dhe gjithçka.
Tani kërkoj poshtë e lartënjë vend ku ty të të lëshojnje strofë a notë, a një brilantku të të lë, të puth, të shkoj.
Në s’të pranoftë asnjë varrasnjë mermer, a morg kristalmos duhet vallë prapë të të mbartgjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.
Në s’gjetsha hon ku të të hedhdo gjej një fushë a një lulnajëku butësisht porsi polengjithkund, gjithkund të të shpërndajë.
Të të mashtroj ndoshta kështudhe të të puth të ik pa kthimdhe nuk do dinë as ne askushharrim ish ky a s’ish harrim.
ObserverKult
-

Trondit studiuesi/ Ismail Qemali u pendua që u krijua Shqipëria, u kthye në Shqipëri se s`kishte nga t`ia mbante
Nje video e një pjese të intervistës së Olsi Jozexhi e publikuar nga MCN TV ka nxitu reagime të ashpra kundrejt tij. Në intervistën në fjalë, ai bëri disa deklarata të cilat nuk ishin dëgjuar deri më tani, dhe që nga komentuesit po cilësohen si deklarata antishqiptare, shkruan Trungu&Inforulture.info
Ai në këtë intervistë shprehet tekstualisht se Ismail Qemali u pendua që, u krijua Shqipëria, dhe sipas tij ai pati një fund shumë të keq.
Ai shprehet se Ismail Qemali ishte kryetar i parlamentit Osman, dhe kur erdhi në Shqipëri në Nëntor të 1912-tës, erdhi se sipas tij nuk kishte nga t`ia mbante më, sepse ra Turqia.Ai poashtu thotë se ka një lëtër që mbahet në arkivin e shtetit, ku Ismail Qemali i qon telegram Esat Pashës, i cili atëherë luftonte në mbrojtje të Shkodrës, dhe telegrami thotë “Esat, e deklarova mëvetësinë e Shqipërisë, sepse kjo është mënyra më e vetme për ta mbrojtur Islamizmën në Ballkan.”
Sipas Jozexhit, kjo deklaratë ishte dëshpërim i këtyre njerëzve, sepse nuk kishin nga t`ia mbanin, sepse ra Turqia.
Ai thekson se ky dokument gjindet në arkivin e shtetit Shqiptar, dhe se pas fjalëve në telegram, Esat Pasha e shpall Ismal Qemalin tradhëtar.Ndiqni më poshtë videon dhe na jepni mendimin tuaj për këto deklarata:
https://www.facebook.com/reel/4329593557325916 -

‘Shqipëri moj shkëmb e gurë’, Guri Rrokaj si Ismail Qemali përshëndet shqiptarët nga Vlora
Në sheshin e Flamurit në Vlorë, po vijojnë përgatitjet për mbajtjen e ceremonisë tradicionale, atë të ngritjes së flamurit.
Të shumtë janë ata qytetarë të cilët kanë udhëtuar drejt Vlorës, ndërsa ta dhe Guri Rrokaj nga Mallakastra, i cili në portret i ngjan Ismail Qemalit.
“Ditë e shënuar, na kujton flamurin Bizant që nga koha e Skënderbeut deri të Vlora e Ismailit. Dua të citojë vargjet e të madhit Ali Asllani. ‘Shqipëri moj shkëmb e gurë, vritesh pritesh për flamurë’”, tha Guri Rrokaj, një mjeshtër i madh mallakastrioti.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
-

Mbahet në Vlorë ceremonia e Ngritjes së Flamurit! Rama, Begaj, Osmani dhe Peleshi të pranishëm
VLORË-Në Vlorë, aty ku përfaqësues të Vilajeteve shqiptare 113 vite më parë shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar, po mbahet zeremonia e ngritjes së Flamurit. I pranishëm është kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj si dhe ajo e Kosovës, Vjosa Osmani. I pranishëm është edhe kryeparlamentari Niko Peleshi dhe Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini.
Përkujtimi ka nisur në Memorialin e Pavarësisë në Vlorë, në sheshin e “Flamurit”. Më pas do të vijojë me homazhet në memorialin e Ismail Qemalit, simbolit të Pavarësisë.
Në qytetin pregdetar Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi më 28 nëntor të vitit 1912. 28 nëntori u zgjodh sepse në vitin 1443 heroi kombëtar Gjergj Kastrioti me forcat e tij çliroi Krujën dhe ngriti flamurin kuq e zi. Pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Arritja e kryengritjes shqiptare të 1912 u dha të kuptonte shteteve ballkanike se gjendja e Perandorisë Osmane ishte e dobët./ZËRI -

Rexhep Qosja: Historia dhe atdhetaria e përzgjodhën Ismail Qemalin
Rexhep Qosja
Historia dhe atdhetaria e përzgjodhën Ismail Qemalin
Nga Rexhep Qosja
Gëzuar 28 Nëntori.Sa shumë i rëndësishëm, sa shumë i merituar, sa shumë i madh ai u bë me veprën më të madhe historike: me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.Për t’u bërë çka do të bëhet në historinë e popullit të vet e kishin përgatitur atdhetaria dhe historia. Ai ishte i urtë dhe i dinjitetshëm, i vendosur dhe zemërmadh, i guximshëm dhe i matur, i parimshëm e largpamës. Gjykimi i qartë, sjellja e avashtë dhe gojëtaria përshtypjebërëse e bënin sipëror dhe magjepsës personalitetin e tij. Me veprimin e tij të njësuar ai ishte zotëruesi i situatave dhe zotëria i kohës.Në sajë të virtyteve të tilla ai do të bëhet prijësi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në çastet më vendimtare të saj.Mendja e qartë, përvoja e madhe politike dhe vendosmëria burrërore do t’i bëjnë të mundshme të përzgjedhë ditën dhe të përzgjedhë vendin për shpalljen e veprës së tij madhore: për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.Dhe kjo ditë ishte 28 Nëntori 1912.Dhe ky vend ishte Vlora heroike.Në këtë ditë dhe në këtë vend ai mblodhi delegatët prej të gjitha krahinave shqiptare, të cilët e shpallën Shqipërinë “më vehte, të lirë, dhe të mosvarme” në të gjitha trojet shqiptare. Por Konferenca e ambasadorëve në Londër në vitin 1913 ia shkoqi Shqipërisë së 28 nëntorit 1912 më shumë se gjysmëm e trojeve dhe më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare. Fqinjët ballkanikë dhe fuqitë e mëdha, megjithatë, s’arritën t’ia marrin popullit shqiptar idenë e shqiptarëve të bashkuar e cila historinë shqiptare e ka lëvizur gjatë gjithë shekullit XX dhe po vazhdon ta lëvizë edhe sot, në shekullin XXI.Fryti i kësaj ideje që e ka lëvizur historinë shqiptare do të jetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila me luftën e saj heroike dhe me përkrahjen e SHBA-ve e të Forcave të NATO-s, më në fund, do ta çlirojë Kosovën prej pushtimit të Serbisë e të Jugosllavisë.Pasardhësit e Ismail Qemalit, të Luigj Gurakuqit, të Isa Boletinit, të Hasan Prishtinës e të delegatëve të tjerë të Kuvendit të Vlorës kanë sot dy shtete “më vehte, të lira e të mosvarme” – Shqipërinë dhe Kosovën. Ideja e tyre shtetërore kombëtare kështu është bërë pjesërisht. Por në qoftë se historia u ka dhënë të drejtë dhe ideja e tyre kombëtare – Shqipëria etnike sot është bërë vetëm pjesërisht, mund të shpresohet se ajo pashmangshëm do të bëhet plotësisht.Ismail Qemali në historinë e popullit shqiptar mbetet përgjithmonë i shënuar si Shtetari, që themeloi Shqipërinë shtetërore me kufijt që ajo ka sot; si Profeti i madh i Shqipërisë etnike, çfarë do të jetë ajo nesër; si Demokrati liberal, që e filloi qeverisjen demokratike në jetën kombëtare dhe si Njeriu, që dhuntinë e tij politike e përdori në mënyrat më të denja për punët më të rëndësishme të popullit të vet – domethënë mbetet i shënuar si Personaliteti, që ka kryer mision prijës e parathënës në këtë histori. Është e kuptueshme pse pikërisht populli, njerëzit e thjeshtë me të cilët është përnjësuar ai, e kanë vlerësuar aq bukur këtë mision kur e kanë kënduar në vargjetO ti je Smail Qemali Pas teje vjen historia.
————————-
Natyra dhe historia përzgjodhën Vlorën
Vlora është qyteti i Bukurisë dhe Vlora është qyteti i Lavdisë shqiptare.Dhe, këtë Bukuri që bashkon det dhe tokë Vlorës ia ka dhuruar Gjeografia.Dhe, këtë Lavdi , që bashkon të shkuarën dhe të përtashmen, Vlorës ia ka dhuruar Historia.Gjeografia dhe Historia, ndër të gjitha qytetet shqiptare, e përzgjodhën Vlorën që të jetë Mendja dhe Zemra Bashkuese shqiptare më 28 nëntor 1912.Gjeografia e Historia e përzgjodhën Vlorën që pikërisht ajo të bëhet edhe çka u bë në historinë e re të popullit shqiptar edhe për disa arsye: pozita gjeografike e bënte më të përshtatshme për ngjarjen e madhe që do të ndodhë aty; visoret e saj, kështjella e saj dhe bregdeti i saj e bënin natyrshëm më të mbrojtur prej rreziqeve që mund t’i kanoseshin ato ditë; traditat e burrërisë dhe trimërisë së banorëve të saj e të rrethinave të saj ishin premtimi më i sigurt për mbrojtjen e personaliteteve historike që do të vijnë aty dhe të veprës së madhe historike që do të krijojnë ata.Por, Gjeografia dhe Historia e përzgjodhën Vlorën për të kryer misionin historik që do të kryejë dhe për një arsye tjetër të madhe: edhe për arsye se ajo ishte qyteti ku kishte lindur Burrështeti i saj i madh: Ismail Qemali.E vlonjati Ismail Qemali ishte ai të cilin nëna natyrë e kishte përgatitur për t’u bërë çka do të bëhet ai në historinë e popullit shqiptar: ai ishte prijësi i lindur për kohën në të cilën do të merreshin vendimet historike për fatin e popullit shqiptar.Ai ishte i parimshëm dhe i dinjitetshëm, i vendosur dhe zemërgjerë, i guximshëm dhe i matur, largpamës dhe parashikues. Gjykimi i tij i qartë, sjellja e tij e avashtë, gojëtaria e tij përshtypjebërëse e bënin sipëror dhe magjepsës personalitetin e tij. Me veprimet e tij të njësuara dhe me mendimet e tij parathënëse ai ishte zotëruesi i situatave dhe, siç është thënë bukur për të, zotëria i kohës.Me të gjitha këto virtyte ai ishte prijësi i mezipritur, që po i dhurohej popullit shqiptar. Në sajë të cilësive të sipërthëna ai do të arrijë të bëhet prijësi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në çastet më vendimtare të saj.Dhe, pikërisht ky prijës i madh do të jetë në gjendje që më 28 nëntor 1912, në Vlorë, të mbledhë rilindës e atdhetarë të tjerë, mendimet dhe veprimet e të cilëve përcaktoheshin prej vlerash morale e shpirtërore e jo prej leverdish lëndore.Atë ditë në Vlorë u bashkuan ata mendimet dhe veprimet e të cilëve prëcaktoheshin prej idealit të madh: që ta bëjnë Shqipërinë të lirë dhe që ta bëjnë Shqiptarin zot në vendin e vet.Atë ditë, në Vlorë, këta idealistë ngritën flamurin kuq e zi, me shqiponjën dykrenore, si simbolin e Shqipërisë së rilindur pas aq shekujsh.Dhe, atë ditë, në Vlorë, këta idealistë mbajtën Kuvendin me delegatë të ftuar prej të gjitha krahinave shqiptare.Atë Kuvend, në të cilin një numër i delegatëve nuk arriti kurrë për shkak të luftërave që po bëheshin në Ballkan dhe në tokat shqiptare, e drejtoi vonjati i madh, Ismail Qemali.Dhe, në atë Kuvend u shpall Shqipëria ”më vehte, e lirë dhe e mosvarme”, e përbërë prej të gjitha trojeve në të cilat shqiptarët ishin popullsi e vetme a shumicë e madhe etnike, që brezat e ardhshëm gjithnjë do ta quajnë Shqipëria etnike.Në atë Kuvend u krijua Qeveria e parë e Shqipërisë së pavarur, e përbërë prej ministrash të cilët mbi pasurinë, mbi mirëqenien dhe mbi jetën e tyre kishin vënë Atdheun dhe Popullin e tyre.Dhe, i parë i këtyre ministrave u zgjodh vlonjati i madh, Ismail Qemali.Duke filluar prej asaj Ditë të madhe, më e madhja në historinë e tyre, shqiptarët mblidhen në Vlorë dhe e kremtojnë 28 nëntorin 1912.Tani, me 28 nëntor, shqiptarët nuk mblidhen dhe nuk kremtojnë si republikanë, socialistë a demokratë; as si toskë a gegë; as si katolikë, ortodoksë a myslimanë; në Vlorë, për kujtim dhe nderim të 28 nëntorit, shqiptarët mblidhen dhe kremtojnë vetëm si shqiptarë. Si shqiptarë të bashkuar, që pashmangshëm do ta bëjnë Shqipërinë e Bashkuar – Shqipërinë etnike.Me idenë e bashkimit në mendje dhe në zemër ata e përmbushin amanetin e paraardhësve të lavdishëm që gjithë ç’patën e flijuan për pavarësinë e Shqipërisë.Kështu ishin 28 Nëntorët e shkuar.Kështu do të jenë 28 Nëntorët e ardhshëm.Kështu do të jetë gjithmonë.Kështu do të jetë derisa të jetë Vlora e Vlora do të jetë Gjithmonë.Këtë rol të madh, historik kombëtar, Vlorës nuk do të mund t’ia marrë kush kurrë. Kurrë. Sepse atë rol të madh, historik kombëtar, Vlorës ia kanë dhuruar Historia dhe Gjeografia. Sepse atë rol të madh, historik kombëtar të Vlorës e kanë në mendje dhe e kanë në zemër të gjithë atdhetarët shqiparë, siç e kishte poeti i saj, i cili në emrin e tyre këndonte:Vlorën edhe Vlorën thelp e kam në zemër.Ditën e kam Dritë, natën e kam Ëndërr.
ObserverKult
Lexo edhe:
REXHEP QOSJA: NJË A DY ATDHE I KANË SHQIPTARËT?
-

Ibrahim Rugova: Për shpalljen e pavarësisë dhe aktin e Ismail Qemalit
Fahredin Spahija: Ibrahim Rugova
Nga Ibrahim Rugova
Gjithmonë e kemi ndier në veten tonë këtë Ditë të bardhë, kemi jetuar me të, me gjakun e saj të kuq, që qe i ndrydhur fort ndër zemrat tona, si në zemrën e Plakut mjekerbardhë që e zbardhëlloi më 1912.O, po si të mos e ndjejmë këtë Ditë që është njëra ndër ditët më të bardha, ndër ditët më të kuqe të historisë sonë të vrullshme plot e përplot shtrëngata e pak më pak me bardhësi të këndshme.
Edhe në këtë tokë të lavdishme janë djegur shpirtrat për liri dhe pavarësi, ende digjen dhe prore do të digjen, gjersa të ndrisë ajo drita flakëruese madhështore, që ngre peshë gjakun e nje trungu në çdo stinë të kohës.
Zinë e lëngatës së një populli e ndiejnë më së miri dhe më së shumti bijtë më të mirë të tij. Ata shkrumohen sa s’ka më. Mundohen që ta zhdukin atë dhe të sjellin fatbardhësisnë e ëndërruar. Të ngrenë tempullin e lirisë në mesin e Atdheut – vendit të shenjtë, vendit që është simbol i njeriut në mbarë jetën dhe lavdinë. Ata bëjnë çdo gjë. Digjen si qiriri. E me atë dritë që del nga trungu i tyre i djegur shëndrisin tokën e rituar me gjak ndër shekuj. Shumë ka pasur gjaku ynë kësi bijsh, të ndershëm, madhështorë dhe burrërorë. Vargu i tyre ndër faqet e së kaluarës sonë është i gjatë sa të gjithë ne. Më i gjatë është vargu i lavdive dhe trimërive të tyre të paskajshme.…I pari që e shpuri në vend porosinë e stërgjyshërve, ai që e ngriti atë që e mbanin lart ndër duar dhe mbi koka e që marshonin përpara me të, qe njëri ndër bijtë më të mirënjohur të kombit tonë – Ismail Qemali, Plaku mjekërbardhë. E ngriti Ai, e mbajtëm ne dhe do ta mbajmë ngaherë dhe do të ecim përpara në histori.E mbajtëm në zemra, në shpirt. E kemi edhe në dorë. Duam që ta kemi kudo me të vërtetë simbol gjaku, lirie e pavarësie që na shpie më tepër dhe më me hov ndër fitore të reja dhe ngaherë të fitojmë.
(Marrë nga: “Bota e re”, Prishtinë, 28.XI.1968)
ObserevrKult
Lexo edhe:
ÇKA THOSHTE IBRAHIM RUGOVA PËR KARAKTERIN, NATYRËN E LETËRSISË…
Ibrahim Rugova i përket brezit të 68-tës, dhe më tej Qarkut Kulturor të Prishtinës. Në fund të viteve gjashtëdhjetë të shekullit njëzet Prishtina u bë qytet universitar duke u prirë nga një lëvizje e fuqishme studentore e kulturore, që mblidhte për të parën herë të rinjtë e tokave shqiptare: në Kosovë e rreth Kosovës.Kjo lëvizje kulturore e intelektuale, krejt natyrshëm e bëri qendrën në Universitetin e Prishtinës, për ta shpërndarë ndikimin e vet çlirues edhe në shtresa të tjera të shoqërisë. Fuqia e kësaj lëvizjeje u përqendrua në kulturë e krijimtari, me artikulim më të fuqishëm në letërsi, me shenjën e fuqishme nacionale e autentike dhe me shenjën e modernitetit përnjëherësh, shkruan Sabri Hamiti…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
-

113 vite më parë! Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në Vlorë, shqiptarët festojnë sot Shpalljen e Pavarësisë
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Sot 113 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë.
Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me delegatët nga Gjakova, Plava, Gucia, nga Peja, Ohri dhe Struga, nga Tetova, Çamëria, nga Mitrovica dhe sipas disa të dhënave, në këtë Kuvend kishte delegatë dhe nga pakicat kombëtare, që jetonin në trojet shqiptare, proklamoi Pavarësinë e tokave Shqiptare, që deri në atë datë ishin nën pushtimin e Perandorisë Otomane dhe u ngrit flamuri Kombëtar Shqiptar.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Arritja e kryengritjes shqiptare të 1912 u dha të kuptonte shteteve ballkanike se gjendja e Perandorisë Osmane ishte e dobët.
Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914. Akti më i rëndësishëm juridik që nxori Qeveria e përkohshme e Vlorës ishte “Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.
Qeveria e Vlorës:
Ismail Qemali, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Dom Nikoll Kacërri, Zv.Kryeministër
Mufid Bej Libohova, Ministër për Punët e Brendshme
Abdi bej Toptani, Ministër për Financat
Mehmet Pashë Deralla, Ministër për Luftën (Mbrojtjen)
Petro Poga, Ministër për Drejtësinë
Luigj Gurakuqi, Ministër për Arsimin
Mit’hat bej Frashëri, Ministër për Punët Botore
Pandeli Cale, Ministër për Bujqësinë
Lef Nosi, Ministër i Post-Telegrafit.
Kuvendi Kombëtar i Vlorës zgjodhi edhe Pleqësinë që duhej të kryente funksionet një organi këshillues e mbikëqyrës të qeverisë, me kryetar Vehbi Agolli./ZËRI -

Ismail Syla: Toka e papërlyer
E shtrirë mirë këtu rri hapësiravret tjerë emra dhe sinonime.
Dridhet mendja nga mënyrasi ky vend i përpin kuptimet.
Në këtë tokë s’ka masiv guriku era krifën thyen pa pritur.
Errësira është shumë e gjerëpër ta pasur këtu një qendër.
Dhe kufijtë janë aq të rrafshëtsi vetë mendimi i luhatshëm.
Në të e keqja të mos zë vendavullohet nga një tjetër diell.
Çdo gjë e pastër këtu ka hijepo ajo mbrapa kujt s’i shkon.
Hapat fshehen si të kenë turpnga vetë ideja e të qëndruarit
Edhe ajrin që rri kaq ngjeshurnuk ka ecje që mund ta çajë.
Asnjë lule nuk mund të mbilletSe kjo tokë nuk pranon shpime.
Fushë e orës pa asnjë numërpritjen këtu ç’e lodh ngadalë.
Edhe fryma që del nga plasanuk gjen syprinë ku do të ulej.
Heshtja ka atë stemë krenareulur rri në askund pa u varur.
E, vetë koha rrjedh përanashsi shtrat i një lumi të devijuar.
As errësira s’e njeh vetvetennë kornizë pa xham pasqyre.
Rrobe e qepur stofi i shpresësqë çdo trup ngurron ta veshë.
Zbrazësia mësyn boshësinëmbi vetvete bie kryengulthi.
Plaga në trup nuk di të hapetmajë-thikës i mungon qëllimi.
Rri ndërgjegjja mbi sipërfaqedritë e hollë që nuk prek tokë.
Në tokën ku Shën Mosqeniaështë më e pastër se prania.
Prishtinë, 27 nëntor 2025
ObserverKult
Lexo edhe:
ISMAIL SYLA: TOKA E PENSIONUEME
