Tag: internetit

  • Rritet përdorimi i teknologjisë në 2025, mbi 45% blejnë online

    Rritet përdorimi i teknologjisë në 2025, mbi 45% blejnë online

    Përdorimi i teknologjisë këtë vit është rritur si në përdorimin e  internetit, pajisjeve dhe gjithashtu shërbimeve bankare digjitale dhe blerjen e online.

    Sipas të dhënave të INSTAT bazuar në rezultatet e anketës së “Përdorimit të Teknologjisë së informacionit dhe Komunikimit në NjEF dhe individë (TIK)”, në grup-moshën 16-74 vjeç, e përdorin internetin 87,2% e tyre, nga të cilët 97,3% e përdorin “disa herë gjatë ditës”.

    99,9% e individëve përdorin aparat celularë/telefona inteligjent (smart) për të hyrë në internet, ndjekur nga pajisje të tjera (Smart TV, lexues librash, ora smart, etj.)  59,0%, laptop 41,2%, dhe nëpërmjet kompjuter/desktop (20,9%) 99,1% kryejnë thirrje/video thirrje (përmes Skype, Viber, whatsApp,etj.).

    Sipas anketës  97,7% e NjEF në Shqipëri kanë akses në internet prej të cilave, 92,1% në internet me rrjet fiks broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.) dhe 99,3% në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (3G/4G, tablet,etj.).

    Aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, të cilat kanë regjistruar rritje më të larta janë kërkimi i informacionit për të mira dhe shërbime 10,7 pikë përqindje, internet banking (e-banking) me7,7 pikë përqindje dhe pjesëmarrja në rrjetet sociale (krijim profili, etj.), 5,7 pikë përqindje.

    Një masë e madhe 99,5% e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç, kanë një llogari në platformën digjitale e-albania.

    Mbi 45% e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç, kanë kryer blerje “online” në “12 muajt e fundit”.

    Ndër blerjet “online”, që zënë peshën më të madhe janë: − Blerja e rrobave/këpucëve/aksesorëve me 96,5%, shërbimet e dërgimit (katering) në shtëpi nga restorantet apo fast food me 61,1%.

    Të gjithë aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar në aftësitë lidhur me “Përdorimin e programeve për të edituar foto, video apo fileve audio” me rreth 9,2 pikë përqindje, ndjekur nga aftësitë lidhur me “Përdorimin e programit të procesimit në ëord” me rreth 8,4 pikë përqindje.

    Përdorimi i TIK nga individët e grup-moshës 16-74 vjeç individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, përfaqësojnë 87,2% të popullsisë në studim. Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 1,0 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2024. Ndër to, përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë 97,3% të individëve (që përdorin internet disa herë gjatë ditës), ndjekur nga ata që e përdorin çdo ditë/pothuajse çdo ditë me 2,3% dhe 0,3% ata që përdorin internetin të paktën një herë në javë.

    Në vitin 2025 të gjithë kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (p.sh, deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje), të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certifikatë të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) kanë shënuar rritje.

    Një rritje prej rreth 2,2 pikë përqindje është shënuar për kategorinë “marrje informacioni nga faqet ose aplikacionet e internetit”, ndërsa kategoria “shkarkimi apo printimi i formularëve zyrtarë” ka shënuar rritje me rreth 0,5 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2024.

    Anketa gjeti se blerjet “online” janë kryer nga 45,4% e popullsisë së grupmoshës 16-74 vjeç “në 12 muajt e fundit” (me një rritje prej rreth 3,0 pikë përqindje) dhe 26,1% janë kryer në “3 muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës (me 5,7 pikë përqindje rritje).

    Anketa mbi Përdorimin e TIK në Familje dhe nga individët është një vrojtim statistikor që kryhet nga iNSTAT pranë njësive ekonomike familjare (NjEF) dhe ka objekt të gjithë individët të grup-moshës 16-74 vjeç me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri.

  • Bie përsëri shërbimi “Cloudflare”, mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, ja shkaku

    Bie përsëri shërbimi “Cloudflare”, mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, ja shkaku

    Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe interneti kryesore në të gjithë botën. Ndër të prekurit ishin X (më parë Twitter), Substack, Canva dhe një mori shërbimesh të tjera. Me sa duket, problemi këtë herë zgjati disa minuta dhe në shumicën e rasteve, shumë faqe interneti janë rikthyer në funksionimin normal.
    Veçanërisht, edhe Down Detector, platforma e njohur e monitorimit të ndërprerjeve në internet, nuk funksiononte – një fakt që tregon shkallën e problemit, pasi vetë mbështetet në Cloudflare.
    Disa faqe interneti që u prekën nga ndërprerja e madhe e muajit të kaluar nuk u prekën këtë herë, me sa duket sepse që atëherë e kishin zvogëluar varësinë e tyre nga shërbimet e Cloudflare. Midis tyre ishte ChatGPT, i cili vazhdoi të funksiononte normalisht. Në këtë listë përfshihej edhe Shqipëria.
    Mijëra përdorues që u përpoqën të vizitonin faqet e internetit të njohura panë një mesazh “gabim i serverit të brendshëm 500” në ekranet e tyre në vend të përmbajtjes së pritur, ndërsa në shumë raste qasja ishte e pamundur për disa minuta. Incidenti vjen vetëm dy javë e gjysmë pas dështimit të mëparshëm të madh të Cloudflare, i cili kishte bllokuar një pjesë të konsiderueshme të internetit për orë të tëra.
    Kompania ofron shërbime thelbësore të infrastrukturës së internetit për mijëra faqe interneti në të gjithë botën, duke vepruar si ndërmjetës për të siguruar që faqet e internetit të qëndrojnë online edhe në kushte me trafik shumë të lartë.
    Megjithatë, kjo varësi e madhe do të thotë që çdo mosfunksionim në Cloudflare mund të rrëzojë, brenda sekondave, shumë platforma të ndryshme , duke shkaktuar një zinxhir ndërprerjesh të internetit – ashtu siç ndodhi këtë herë.

  • Shqiptarët rekord me përdorimin e internetit, por të fundit në Europë për blerje online

    Shqiptarët rekord me përdorimin e internetit, por të fundit në Europë për blerje online

    Pavarësisht se 83% e shqiptarëve janë përdorues të internetit çdo ditë, kur vjen puna për blerje apo kryerje të transaksioneve bankare, parapëlqejnë rrugët tradicionale.
    Gjatë vitit 2024, sipas Eurostat, vetëm 16.3% e shqiptarëve (grupmosha 16-74 vjeçarë) kanë porositur mallra ose shërbime në internet, të fundit në Europë. Ndërsa në Holandë, në rajonin qendror të Utrecht, regjistrohet përqindja më e lartë në BE, ku 91.5% e njerëzve porosisnin online produkte apo shërbime gjatë 2024.
    Shqipëria renditet e fundit edhe sa i përket përdorimit të bankingut online, me vetëm 15.1% të popullsisë që përdori internetin për shërbime bankare në 2024, kundrejt mesatares së BE-së prej 67.2%. Përdorues ditorë të internetit Përdoruesit e internetit përkufizohen si persona të moshës 16 deri në 74 vjeç që përdorin internetin në shtëpi, në punë ose gjetkë, për qëllime private apo profesionale, pavarësisht pajisjes apo llojit të lidhjes që përdorin.
    Në vitin 2024, pothuajse 9 nga çdo 10 persona të moshës 16–74 vjeç në BE përdorën internetin çdo ditë.
    Në vitin 2024, 88.3% e njerëzve të moshës 16–74 vjeç në BE raportuan se përdornin internetin çdo ditë gjatë 3 muajve që paraprinë anketën e ICT*-së.
    Ky nivel ishte 2.4 pikë përqindjeje më i lartë se në vitin 2023 dhe 11.4 pikë më i lartë se në vitin 2019. Në vitet e fundit, sektori bankar i BE-së ka parë një rritje të ndjeshme të shërbimeve online. Konsumatorët tani vizitojnë degët lokale më rrallë ose fare, numri i degëve është tkurrur dhe transfertat online apo pagesat elektronike janë bërë normë.
    Bankingu në internet ul nevojën për degë fizike dhe kostot e lidhura me to. Për më tepër, ai shpesh ofron lehtësi më të madhe, duke mundësuar që transaksionet bankare dhe aktivitetet e tjera të kryhen në çdo kohë të ditës dhe nga pothuajse çdo vend. Në vitin 2024, 67.2% e popullsisë së BE-së të moshës 16 deri në 74 vjeç përdori internetin për banking gjatë 3 muajve që paraprinë anketën e ICT-së.
    Mbi 90.0% e njerëzve në çdo rajon të Danimarkës, Holandës dhe Finlandës përdorën bankingun online. Në Belgjikë, Çeki, Irlandë, Suedi dhe vendet baltike, shumica e rajoneve regjistruan gjithashtu përqindje relativisht të larta (të paktën 80.0%); e njëjta situatë u vërejt edhe në Qipro.
    Në vitin 2024, përqindjet më të ulëta të njerëzve që përdornin bankingun online u regjistruan në Bullgari, Rumani dhe Italinë jugore. Në këto zona ndikojnë disa faktorë: prania e lartë e zonave rurale, niveli i kufizuar i aftësive digjitale dhe një strukturë demografike më e moshuar që preferon pagesat me para në dorë. Shqipëria, me vetëm 15.1%, renditet edhe më poshtë se këto rajone./Marrë nga Monitor

  • Shqiptarët braktisin SMS-të, konsumi i internetit celular arrin shifra rekord, ja çfarë po ndodh

    Shqiptarët braktisin SMS-të, konsumi i internetit celular arrin shifra rekord, ja çfarë po ndodh

    Në Shqipëri, mënyra se si qytetarët përdorin telefoninë celulare po ndryshon me ritme të shpejta. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se përdorimi i mesazheve SMS është në rënie, ndërsa trafiku i internetit dhe i thirrjeve po rritet ndjeshëm.
    Gjatë muajve prill-qershor, janë realizuar rreth 1 miliardë minuta thirrje dalëse nga rrjetet celulare, një rritje e dukshme krahasuar me periudhat e mëparshme. Ndërkohë, numri i SMS-ve të dërguara ka rënë ndjeshëm në krahasim me prill-qershor të vitit të kaluar, duke zbritur në 98 milionë mesazhe.
    Në të kundërt, trafiku i internetit në rrjetet celulare ka shënuar rritje të vazhdueshme. Konsumi total ka arritur në rreth 62 milionë gigabyte, ndërsa përdorimi mesatar mujor për pajtimtar ka kapur shifrën 9.84 GB. Rritja lidhet kryesisht me përdorimin intensiv të aplikacioneve të komunikimit dhe rrjeteve sociale, të cilat kërkojnë gjithnjë e më shumë internet.
    Ndërkohë, edhe tregu i kartave SIM po tkurret. Në fund të tremujorit të dytë, në Shqipëri qarkullonin rreth 3.27 milion karta SIM, ndërsa numri i përdoruesve aktiv ishte 2.42 milion. Të dy treguesit kanë shënuar ulje krahasuar me vitin e kaluar, duke reflektuar një konsolidim të përdorimit dhe kalimin drejt një modeli më të përqendruar të komunikimit.
    Ky transformim është i lidhur ngushtë me zhvillimin teknologjik dhe me ndryshimin e zakoneve të konsumatorëve, të cilët sot preferojnë më shumë komunikimin përmes internetit sesa thirrjet tradicionale apo mesazhet tekstuale.
    Në këtë kontekst, operatorët e telefonisë celulare pritet të përqendrohen gjithnjë e më shumë në përmirësimin e cilësisë së internetit dhe ofrimin e paketave të përshtatura për nevojat digjitale të përdoruesve.

  • Sa e përdorin shqiptarët internetin? AKEP publikon numrin e abonentëve, ja çfarë zbulon

    Sa e përdorin shqiptarët internetin? AKEP publikon numrin e abonentëve, ja çfarë zbulon

    Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse vijoi rritjen edhe në tremujorin e dytë të vitit.
    Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se numri i abonentëve në fund të muajit qershor arriti në pothuajse 694 mijë, në rritje me 1.8% krahasuar me tremujorin e kaluar dhe me 7.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Sipas të dhënave nga AKEP, në fund të tremujorit të dytë, tregu kryesohej përsëri nga One Albania, që raportonte pothuajse 151 mijë abonentë në shërbimin e internetit me brez të gjerë, shifër që përbën afërsisht 21.7% të numrit të përgjithshëm të abonentëve të tregut. One Albania e ka rritur numrin e abonentëve me 0.5% krahasuar me një vit më parë.
    Pas bashkimit mes dy operatorëve mes One Telecommunications dhe Albtelecom, kompania e re, One Albania ka përmirësuar ndjeshëm ecurinë e saj në segmentin e shërbimeve fikse. Pasi pati humbur kryesimin e tregut në vitin 2022, prej vitit të kaluar One i është kthyer rritjes me ritme të larta dhe ka lënë përsëri mbrapa Vodafone Albania.
    Vodafone Albania në fund të tremujorit të dytë raportonte rreth 149 mijë abonentë, në rritje me 15.4% krahasuar me një vit më parë. Vodafone mban vendin e dytë në tregun e internetit, me 21.5% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.
    Kompanitë e tjera janë ende larg dy aktorëve mbizotërues në treg. E treta pozicionohet ASC (Tring), me 8.7% të numrit të abonentëve, e ndjekur nga Abissnet, me 6.5%, Digicom, me 5.2% dhe Nisatel, me 4.2%.
    Në këtë treg veprojnë edhe një numër i konsiderueshëm operatorësh më të vegjël rajonale dhe lokalë, që, të marrë së bashku, sipas vlerësimeve të AKEP, zotërojnë afërsisht 28% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.
    Tregu i shërbimit të internetit broadband me linja fikse në dekadën e fundit ka qenë mjaft konkurrues, sidomos në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe ku janë përqendruar edhe investimet e operatorëve në infrastrukturë rrjeti.
    Të dhënat e raportuara nga sipërmarrësit e ofrimit të rrjeteve fikse tregojnë së përveç rritjes së numrit të pajtimtarëve, zhvillim mjaft pozitiv ka pasur edhe në drejtim të zhvendosjes drejt shpejtësive më të larta, duke i ofruar këto shërbime me rrjet teknologjik të aftë që mundësojnë transmetim me shpejtësi të lartë dhe shumë të lartë (kryesisht nëpërmjet fibrave). Tashmë, rreth 69% e lidhjeve të internetit nga rrjetet fikse mbështeten në teknologjinë e fibrës optike.
    Struktura e pajtimtarëve me akses në shërbime interneti fiks po evoluon në mënyrë të pandërprerë drejt shërbimeve broadband me shpejtësi shkarkimi mbi 30 Mbps (megabit për sekondë).
    Rreth 84% e pajtimtarëve kanë pasur në vitin 2024 akses në lidhje fikse të kësaj shpejtësie, nga 69% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023. Ndërkohë, 42% e pajtimtarëve zotërojnë lidhje me shpejtësi mbi 100 Mbps, nga 28% që kishte qenë ky tregues për vitin 2023.
    Sipas AKEP, rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve që kanë akses në lidhje fikse me shpejtësi më shumë se 100 Mbps është një tregues mjaft pozitiv në funksion të arritjes së objektivave të parashikuara në planin kombëtar për infrastrukturë dixhitale broadband të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë në të gjithë vendin.
    Volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar ra në 11.39 miliardë lekë, 4% më pak krahasuar me një vit më parë. Rënia është diktuar kryesisht nga tkurrja e të ardhurave të sipërmarrësit One Albania nga rrjetet fikse, me rreth 1 miliard lekë./Monitor

  • Më shumë rregulla për tregtinë online, subjektet duhet të regjistrohen dhe të publikojnë të dhënat

    Më shumë rregulla për tregtinë online, subjektet duhet të regjistrohen dhe të publikojnë të dhënat

    Të gjitha subjektet tregtare që oprojnë online në Shqipëri do të kenë detyrimin që të bëjnë më shumë transparencë për aktivitetin e tyre,Në projektligjin për procedurat tatimore parashikohet shtimi  disa kritereve për veprimtarinë e ushtruar nëpërmjet internetit.
    Në kushtet e zhvillimit të shpejtë të ekonomisë digjitale është e nevojshme të përcaktohet qartë se veprimtaria e ushtruar nëpërmjet internetit përbën veprimtari ekonomiko-tregtare dhe i nënshtrohet detyrimit për regjistrim dhe tatim, duke shmangur çdo keqinterpretim nga subjektet që operojnë elektronikisht dhe duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë. Në këtë projektligj propozohet gjithashtu detyrimi i publikimit në faqet e internetit  I të dhënave identifikuese të subjekteve që ushtrojnë këtë  veprimtari  si NIPT, emër, adresë e  numër telefoni). Kjo masë synon parandalimin dhe  shmangien e detyrimeve fiskale dhe krijon një mjedis më të drejtë dhe konkurrues për të gjithë aktorët ekonomikë. Për më tepër, në rast se këto detyrime nuk zbatohen në ligj parashikohet edhe mundësia e  pezullimit të faqes së internetit.
    Për të zbatuar këto detyrime  është parashikuar zgjerimi i penaliteteve për subjektet e paregjistruara. Kur administrata tatimore do të  identifikojë  persona, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare, pa u regjistruar në QKB,  do të ketë të drejtë të vendos masën e bllokimit të mallrave dhe detyron personin të regjistrohet menjëherë  në QKB, si tatimpagues i tatimit mbi vlerën e shtuar. Masa e bllokimit hiqet pas kryerjes së regjistrimit për veprimtarinë ekonomike.
    Një tjetër kufizim në kuadër të rritjes së transparencës dhe luftës ndaj evazionit është bërë edhe për përdorimin e parave cash. Reduktimi i pragut për pagesat me para në dorë ndërmjet bizneseve, nga 150 mijë lekë  që  është aktualisht, në 100 mijë lekë  .Po ashtu është parashikuar  vendosja e një kufiri prej 500 mijë lekësh  lekësh për transaksionet me para në dorë.

  • Në “paralizë” interneti/ Sistemi mbrojtës Cloudflare goditi “website-t” kryesore, ja çfarë ndodhi

    Në “paralizë” interneti/ Sistemi mbrojtës Cloudflare goditi “website-t” kryesore, ja çfarë ndodhi

    Faqet kryesore të internetit si X dhe ChatGPT ndaluan përkohësisht punën për shkak të një ndërprerjeje në ofruesin e infrastrukturës së internetit Cloudflare të martën. Një mjet i njohur për të kontrolluar nëse një faqe interneti është jashtë funksionit, downdetector.com, është prekur gjithashtu. 
    Në një mesazh në faqen e statusit pak para mesditës sipas orës UTC, kompania tha se “po përjeton një degradim të brendshëm të shërbimit” dhe po e heton problemin. 
    Serverat e Cloudflare veprojnë si “proxy i kundërt”, duke drejtuar trafikun e internetit përmes rrjetit të saj për t’i mbrojtur klientët e saj nga kërcënimet e mundshme kibernetike. Ai mbron pothuajse një të pestën e të gjitha faqeve në të gjithë botën. 
    Faqet kryesore të internetit që përdorin mbrojtjen e saj janë përballur me ndërprerje të herëpashershme. 
    Muajin e kaluar, një ndërprerje e madhe në Amazon Web Services (AWS) shkaktoi ndërprerje të gjera në shërbimet online. Një ndërprerje e vetme mund të prekë miliona përdorues. 
    Çmimet e aksioneve të Cloudflare kanë rënë me rreth 3% që nga hapja e tregjeve të martën, pas ndërprerjes. 
    Cloudflare ka raportuar se beson që problemi është zgjidhur. 
    “Një rregullim është zbatuar dhe ne besojmë se incidenti është zgjidhur. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë për çdo gabim për t’u siguruar që të gjitha shërbimet po funksionojnë normalisht”, tha kompania në faqen e saj të statusit. 
    Cloudflare ia ka fajësuar ndërprerjen një rritjeje të “trafikut të pazakontë”. 
    “Pamë një rritje të pazakontë të trafikut në një nga shërbimet e Cloudflare duke filluar nga ora 11:20 UTC. Kjo bëri që disa lëvizje që kalonin nëpër rrjetin e Cloudflare të përjetonin gabime”, citon CBS News një zëdhënës të kompanisë. 
    “Ne ende nuk e dimë shkakun e rritjes së trafikut të pazakontë”, u shpreh kompania. 
     

  • Bie Cloudflare, mijëra website në mbarë botën ndalojnë së funksionuari

    Bie Cloudflare, mijëra website në mbarë botën ndalojnë së funksionuari

    FOTO ILUSTRUESE

    Një problem teknik në Cloudflare ka shkaktuar probleme në pjesë të ndryshme të internetit, duke lënë përdoruesit e shumë faqeve, edhe në Shqipëri, pa qasje. Cloudflare është një kompani kritike e infrastrukturës së internetit, që ofron shërbime thelbësore për mbrojtjen e faqeve nga sulmet kibernetike dhe për të siguruar funksionimin e tyre edhe gjatë flukseve të mëdha të trafikut.
    “Cloudflare është në dijeni dhe po heton çështjen që mund të ndikojë shumë klientë”, tha kompania në një përditësim të ri.
    Edhe faqja e monitorimit të ndërprerjeve DownDetector u prek nga problemet, por në momentet kur arriti të ngarkohej shfaqi një rritje të fortë raportimesh për ndërprerje. Ndërprerja ka krijuar kaos në internet për disa orë me radhë, duke ndikuar shërbime nga më të ndryshmet, nga portale informuese dhe platforma tregtie, deri te aplikacione biznesi dhe shërbime online që përdoren në përditshmëri.
    Cloudflare nuk ka dhënë një njoftim të qartë publik mbi shkaqet e incidentit, megjithëse ekipet teknike dyshohet se po punojnë për stabilizimin gradual të rrjetit./ZËRI

  • Bie interneti në të gjithë botën, disa uebsite ndalojnë së funksionuari

    Bie interneti në të gjithë botën, disa uebsite ndalojnë së funksionuari

    Disa pjesë të internetit duket se kanë ndaluar së funksionuari për shkak të një problemi teknik në Cloudflare .
    Vizitorët e faqeve të internetit si X, i njohur më parë si Twitter , dhe faqja e recensioneve të filmave Letterboxd panë një mesazh gabimi që tregonte se problemet e Cloudflare nënkuptonin që faqja nuk mund të shfaqej.
    Cloudflare është një infrastrukturë interneti që ofron shumë nga teknologjitë kryesore që fuqizojnë përvojat e sotme online. Kjo përfshin mjete që mbrojnë faqet e internetit nga sulmet kibernetike dhe sigurojnë që ato të qëndrojnë online edhe për shembull, pse ka trafik të rënduar,
    “Cloudflare është në dijeni dhe po heton një problem që potencialisht ndikon te shumë klientë”, tha kompania në një përditësim të ri. “Detaje të mëtejshme do të ofrohen sapo të bëhen të disponueshme më shumë informacione.”
    Probleme me navigimin në internet janë shfaqur edhe në uebsajtet shqiptare.

  • ‘Blackout global’/ Bie interneti në të gjithë botën, disa website ndalojnë së funksionuari

    ‘Blackout global’/ Bie interneti në të gjithë botën, disa website ndalojnë së funksionuari

    Disa pjesë të internetit duket se kanë ndaluar së funksionuari për shkak të një problemi teknik në Cloudflare .–Vizitorët e faqeve të internetit si X, i njohur më parë si Twitter , dhe faqja e recensioneve të filmave Letterboxd panë një mesazh gabimi që tregonte se problemet e Cloudflare nënkuptonin që faqja nuk mund të shfaqej.
    Cloudflare është një infrastrukturë interneti që ofron shumë nga teknologjitë kryesore që fuqizojnë përvojat e sotme online. Kjo përfshin mjete që mbrojnë faqet e internetit nga sulmet kibernetike dhe sigurojnë që ato të qëndrojnë online edhe pse ka trafik të rënduar, për shembull.
    “Cloudflare është në dijeni dhe po heton një problem që potencialisht ndikon te shumë klientë”, tha kompania në një përditësim të ri. “Detaje të mëtejshme do të ofrohen sapo të bëhen të disponueshme më shumë informacione.”