Tag: instat

  • Lejet e ndërtimit, INSTAT: Institucionet shtetërore i ‘fshehin’,  bashkitë miratuan 289 në verë, rekord Tirana

    Lejet e ndërtimit, INSTAT: Institucionet shtetërore i ‘fshehin’,  bashkitë miratuan 289 në verë, rekord Tirana

    Prej 6 muajsh Instituti i Statistikave ngre shqetësimin për mungesën e të dhënave nga institucionet qendrore për lejet e ndërtimit që ato japin. Njëjtë si në tremujorin e dytë të vitit, edhe në raportin e fundit për tremujorin e tretë për ‘Lejet e ndërtimit’, INSTAT thotë se shifrat e lejeve nuk mund të krahasohen me 2024-ën pasi nuk janë shifrat totale. Kjo për shkak se institucionet shtetërore që miratojnë leje ndërtimi, siç është Këshilli Kombëtar i Territorit, që aprovon lejet për kullat apo resortet e mëdha nuk kanë raportuar të dhëna mbi lejet e aprovuara. Pra edhe pse shifrat për periudhën e verës tregojnë për një ulje të numrin krahasuar me verën e 2024-ës, kjo nuk është plotësisht e vërtetë pasi institucionet qendrore po ‘fshehin’ të dhënat.
    “Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e tretë bazohen vetëm në burimet bashkiake. Të dhënat e publikuara në tremujorin e tretë 2025, nuk mund të krahasohen me të dhënat e tremujorit të tretë 2024”, thuhet në raportin e INSTAT. Në total bashkitë kanë dhënë në këtë tremujor të tretë të vitit 289 leje me sipërfaqe 350.603 metra katror, me vlerë totale 15,9 miliardë lekë ose rreth 160 milionë euro. “Qarku i Tiranës mban peshën kryesore me 93 leje ndërtimi të reja dhe sipërfaqe ndërtimi 252.026 metër katror”, thuhet në raportin e INSTAT. Ndërsa si periudhë 9 mujore bashkitë kanë miratuar në total 899 leje ndërtimi, ku vijon trendi i shtimit të kullave, për shkak edhe të pakësimit të trojeve për të ndërtuar.

  • Boom ndërtimesh në kryeqytet: 252 mijë m² leje në 90 ditë

    Boom ndërtimesh në kryeqytet: 252 mijë m² leje në 90 ditë

    Bashkia e Tiranës ka dhënë 250 mijë metra katror leje ndërtimi në tremujorin e tretë të këtij viti.
    Kjo sipërfaqe përbën 71% të totalit të lejeve të dhëna nga Bashkitë në vend për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT.
    Megjithatë, INSTAT, që publikoi të dhënat njoftoi se botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve.
    Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive.
    Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e tretë bazohen vetëm në burimet bashkiake.
    Të dhënat e publikuara në tremujorin e tretë 2025, nuk mund të krahasohen me të dhënat e tremujorit të tretë 2024.
    INSTAT po punon që të gjitha institucionet përgjegjëse të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.
    Në tremujorin e tretë 2024, në Tiranë ishin dhënë gjithsej një rekord prej 685 mijë metra katorr për leje ndërtimi.
    Për gjithë vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje në kryeqytet ishte rreth 1.9 milionë metra katror.
    Gjatë vitet të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit që është institucioni kryesor që jep lejet për projektet e mëdha dhe ndërtesat shumëkatëshe ka dhënë leje të shumta, si për qiell gërvishtës në kryeqytet, ashtu dhe resortet turistike në bregdet.
    Këto të dhënat duket se mbahen “sekret” dhe do të duhet kohë që të kuptohet situata reale me ndërtimet në vend.
    Vetëm në mbledhjet e fundit të KKT-së përgjatë këtij viti janë dhënë të paktën 16 lejë ndërtimi për kulla në Tiranë, që janë më të larta sesa 20 kate, që nuk reflektohen në të dhënat e INSTAT./Monitor

  • Fshihet” përmasa e vërtetë e lejeve të ndërtimit; Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj

    Fshihet” përmasa e vërtetë e lejeve të ndërtimit; Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj

    Bashkia e Tiranës ka dhënë 250 mijë metra katror leje ndërtimi në tremujorin e tretë të këtij viti.
    Kjo sipërfaqe përbën 71% të totalit të lejeve të dhëna nga Bashkitë në vend për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT.
    Megjithatë, INSTAT, që publikoi të dhënat njoftoi se botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve.
    Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive.
    Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e tretë bazohen vetëm në burimet bashkiake.
    Të dhënat e publikuara në tremujorin e tretë 2025, nuk mund të krahasohen me të dhënat e tremujorit të tretë 2024.
    INSTAT po punon që të gjitha institucionet përgjegjëse të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.
    Në tremujorin e tretë 2024, në Tiranë ishin dhënë gjithsej një rekord prej 685 mijë metra katorr për leje ndërtimi.
    Për gjithë vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje në kryeqytet ishte rreth 1.9 milionë metra katror.
    Gjatë vitet të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit që është institucioni kryesor që jep lejet për projektet e mëdha dhe ndërtesat shumëkatëshe ka dhënë leje të shumta, si për qiell gërvishtës në kryeqytet, ashtu dhe resortet turistike në bregdet.
    Këto të dhënat duket se mbahen “sekret” dhe do të duhet kohë që të kuptohet situata reale me ndërtimet në vend.
    Vetëm në mbledhjet e fundit të KKT-së përgjatë këtij viti janë dhënë të paktën 16 lejë ndërtimi për kulla në Tiranë, që janë më të larta sesa 20 kate, që nuk reflektohen në të dhënat e INSTAT./Monitor
     

  • ‘Fshihen’ përmasat e vërteta të lejeve të ndërtimit/ Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj

    ‘Fshihen’ përmasat e vërteta të lejeve të ndërtimit/ Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj

    Bashkia e Tiranës ka dhënë 250 mijë metra katror leje ndërtimi në tremujorin e tretë të këtij viti.

    Kjo sipërfaqe përbën 71% të totalit të lejeve të dhëna nga Bashkitë në vend për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT.

    Megjithatë, INSTAT, që publikoi të dhënat njoftoi se botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve.

    Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive.

    Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e tretë bazohen vetëm në burimet bashkiake.

    Të dhënat e publikuara në tremujorin e tretë 2025, nuk mund të krahasohen me të dhënat e tremujorit të tretë 2024.

    INSTAT po punon që të gjitha institucionet përgjegjëse të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.

    Në tremujorin e tretë 2024, në Tiranë ishin dhënë gjithsej një rekord prej 685 mijë metra katorr për leje ndërtimi.

    Për gjithë vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje në kryeqytet ishte rreth 1.9 milionë metra katror.

    Gjatë vitet të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit që është institucioni kryesor që jep lejet për projektet e mëdha dhe ndërtesat shumëkatëshe ka dhënë leje të shumta, si për qiell gërvishtës në kryeqytet, ashtu dhe resortet turistike në bregdet.

    Këto të dhënat duket se mbahen “sekret” dhe do të duhet kohë që të kuptohet situata reale me ndërtimet në vend.

    Vetëm në mbledhjet e fundit të KKT-së përgjatë këtij viti janë dhënë të paktën 16 lejë ndërtimi për kulla në Tiranë, që janë më të larta sesa 20 kate, që nuk reflektohen në të dhënat e INSTAT./MONITOR

    Lejet

    Sipas INSTAT Në tremujorin e tretë të vitit 2025 janë miratuar 289 leje ndërtimi për ndërtesa të reja.

    Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet në këtë tremujor është 350.603 m².

    Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në 15,9 miliardë lekë.

    Ndërtimet për banim përbëjnë pjesën më të madhe të lejeve të reja, me 231 leje dhe sipërfaqe ndërtimi 273.190 m².
    Ndërtesat jo-rezidente (si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale) zënë pjesën tjetër me 58 leje ndërtimi dhe 77.413 m² sipërfaqe.
    Qarku i Tiranës mban peshën kryesore me 93 leje ndërtimi të reja dhe sipërfaqe ndërtimi 252.026 m².
    Rritje në vlerën e projekteve ndërtimore u regjistrua në qarqet Elbasan, Kukës dhe Dibër.

  • Gara për kreun e INSTAT, ja kush janë 3 emrat që duan të marrin drejtimin

    Gara për kreun e INSTAT, ja kush janë 3 emrat që duan të marrin drejtimin

    Tre kandidatura kanë shprehur interes për të udhëhequr Institutin e Statistikave në Shqipëri në 5 vitet e ardhshme.  Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin  e Ekonomisë, Elsa Dhuli, e cila rikandidon për këtë post, Ledjon Shahini dhe Lantona Sado kanë shpalosur eksperiencën e tyre dhe vizionin për të ardhmen e këtij institucioni.
    Elisa Dhuli, Kandidate për Drejtore të Përgjithshme të INSTAT:
    “Sfidë është reforma territoriale, program i ri 5 vjeçar që shërben si udhëzues për inovacionin dhe na orienton për një zhvillim dhe drejtim në periudhat e ardhshme. Një kornizë ligjore të përditësuar, mbajtësit privat të të dhënave janë nevojë, sisteme moderne dhe investime në digjitalizim për procesin e prodhimit dhe komunikimit të statistikave”.
    Ledjon Shahini, Kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të  INSTAT:
    “Vizioni im mbështetet në tre shtylla kryesore. Standardizimi i prodhimit të të dhënave, transformimi digjital dhe modernizimi i proceseve dhe transparenca  dhe ndërveprimi me përdoruesit.”
    Lantona Sado, Kandidate për Drejtore të Përgjithshme të INSTAT:
    “Fushat në të cilat unë besoj të drejtohen energjitë dhe burimet janë të ndryshme por ndërlidhen me njëra tjetrën, rivlerësimi i fushëveprimit të statistikave dhe administrimi i të dhënave. Investimi në teknologji dhe infrastrukturë të përmirësuar.  Fuqizimi i burimeve njerëzore dhe optimizmi i burimeve financiare. Forcimi i bashkëpunimeve dhe i ndërkombëtarizimit”.
    Drejtuesi  i Institut të Statistikave ka një mandat 5 vjeçar dhe me të drejtë riemërimi një herë. Nga nëntori 2020, INSTAT është drejtuar nga Elsa Dhuli.

  • Shqipëria priti mbi 11 milionë turistë/ INSTAT: Në krahasim me një vit më parë janë rritur me 6.7%

    Shqipëria priti mbi 11 milionë turistë/ INSTAT: Në krahasim me një vit më parë janë rritur me 6.7%

    Shqipëria ka pritur më shumë turistë të huaj gjatë këtij viti.Të dhënat zyrtare të Instat tregojnë se gjatë periudhës janar-tetor 2025 në vend kanë hyrë mbi 11.1 milionë shtetas të huaj.Nëse bëjmë një krahsasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja është me 6.7%.

    Shtetasit nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të turistëve të ndjekur më pas nga Italianët.Sipas Instat 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar vetëm gjatë muajit tetore është 908.642 duke u rritur me mbi 19,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

    Këto të dhëna konfirmojnë transformimin e turizmit shqiptar në gjithëvjetor, duke lënë pas modelin sezonal dhe afirmuar Shqipërinë si një destinacion në zhvillim të qëndrueshëm dhe tërheqës në çdo stinë.

    Të dhënat tregojnë se edhe shqiptarët kanë udhëtuar më shumë gjatë këtij viti. Në muajin Tetor 2025, 659.405 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 5,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

  • Raporti i INSTAT/ Më shumë vdekje se lindje në gjysmën e qarqeve

    Raporti i INSTAT/ Më shumë vdekje se lindje në gjysmën e qarqeve

    Raporti i INSTAT/ Më shumë vdekje se lindje në gjysmën e qarqeve
    Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demografike. Tremujori i tretë i vitit 2025 nëpërmjet të dhënave të INSTAT paraqet një tablo të përzier.
    Ndërsa në rang vendi raportohen 1 mijë e 347 lindje më shumë se vdekje, pesë qarqe vijojnë të përballen me një bilanc të zymtë, ku funeralet tejkalojnë numrin e të porsalindurve.
    Nga Vlora e Berati vijuar më tej me Shkodrën, Gjirokastrën e Korçën shtesa natyrore e popullsisë negative shënojnë një alarm të qartë demografik.
    Korça mban vendin e parë për bilanc negativ me dyfish jetë të humbura më shumë sesa të sapoardhura konkretisht 487 vdekje dhe 271 lindje. GRAFIK
    Pas Korçës, Gjirokastra vijon të humbasë banorë. Vetëm 81 lindje kundrejt 166 vdekjeve, duke e bërë qarkun me fertilitetin më të ulët në vend.
    Në Dibër situata mbetet e rënduar: 247 lindje, por 203 vdekje, duke ruajtur trendin shumëvjeçar të largimit të të rinjve dhe plakjes së popullsisë.
    Shkodra dhe Lezha mbyllin listën e pesë qarqeve me shtesë negative, ku vdekjet tejkalojnë lindjet, duke e zbehur edhe më tej hartën demografike të veriut.
    Në kontrast, 7 qarqe të tjera arrijnë ende të mbajnë ekuilibrin pozitiv por me ritme të ulëta, shpesh të pamjaftueshme për të mbuluar humbjet e zonave të tjera.
    Kryeqyteti mbetet i vetmi motor demografik i vendit, me 2.509 lindje dhe 1.271 vdekje një shtesë natyrore prej 1.238 vetash, më e larta në të gjithë territorin. Tirana rritet, gjallërohet, zgjerohet; ndërsa periferia e saj administrative ndjek një ritëm tjetër, shumë më të ngadaltë.
    Berati shënon rritjen më të madhe të lindjeve në përqindje, ndërsa Kukësi regjistron numrin më të ulët të vdekjeve në rang vendi. Të dy tregues që sinjalizojnë një stabilitet të brishtë, por të rëndësishëm.
    Ndërsa numrat flasin qartë, Shqipëria përballet me një sfidë të heshtur, po plaket më shpejt se po rritet.

  • 1/3 e punonjësve janë të vetëpunësuar – INSTAT: Sektorët e vetëpunësimit janë në bujqësi, shitje me pakicë  dhe  shërbime familjare

    1/3 e punonjësve janë të vetëpunësuar – INSTAT: Sektorët e vetëpunësimit janë në bujqësi, shitje me pakicë dhe shërbime familjare

    Numri i të vetëpunësuarve në vend është rritur ndjeshëm në tremujorin e dytë të vitit 2025, duke arritur nivelin më të lartë që prej tremujorit të tretë të vitit 2022. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, vetëpunësimi për periudhën prill–qershor 2025 arriti në 31.3% të totalit të punësuarve.

    Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, treguesi është rritur me 0.7 pikë përqindje. Vetëpunësimi vijon të jetë “punëdhënësi” më i madh në ekonominë shqiptare, si dhe një nga më të lartët në Europë.

    Të dhënat tregojnë se gati një e treta e punonjësve shqiptarë punojnë për llogari të tyre.

    Shumica e të vetëpunësuarve shqiptarë janë të angazhuar në bujqësi, tregti të vogël dhe shërbime familjare.

    Një pjesë e madhe e tyre operojnë në sektorin informal, pa mbrojtje ligjore dhe pa të drejtë pensioni të garantuar.

    Pavarësisht peshës së madhe në ekonomi, rreth gjysma e tyre nuk kontribuojnë rregullisht në sigurimet shoqërore.

    Ndërsa në Bashkimin Evropian vetëpunësimi lidhet me profesione të lira dhe sektorë me vlerë të lartë, në Shqipëri ai mbetet kryesisht një zgjedhje e detyruar. Mbyllja e disa bizneseve në industrinë e prodhimit ka çuar në rritjen e mëtejshme të numrit të vetëpunësuarve në vend.

  • Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

    Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

    Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demografike. Tremujori i tretë i vitit 2025 nëpërmjet të dhënave të INSTAT paraqet një tablo të përzier.
    Ndërsa në rang vendi raportohen 1 mijë e 347 lindje më shumë se vdekje, pesë qarqe vijojnë të përballen me një bilanc të zymtë, ku funeralet tejkalojnë numrin e të porsalindurve.
    Nga Vlora e Berati vijuar më tej me Shkodrën, Gjirokastrën e Korçën shtesa natyrore e popullsisë negative shënojnë një alarm të qartë demografik.
    Korça mban vendin e parë për bilanc negativ me dyfish jetë të humbura më shumë sesa të sapoardhura konkretisht 487 vdekje dhe 271 lindje. GRAFIK
    Pas Korçës, Gjirokastra vijon të humbasë banorë. Vetëm 81 lindje kundrejt 166 vdekjeve, duke e bërë qarkun me fertilitetin më të ulët në vend.
    Në Dibër situata mbetet e rënduar: 247 lindje, por 203 vdekje, duke ruajtur trendin shumëvjeçar të largimit të të rinjve dhe plakjes së popullsisë.
    Shkodra dhe Lezha mbyllin listën e pesë qarqeve me shtesë negative, ku vdekjet tejkalojnë lindjet, duke e zbehur edhe më tej hartën demografike të veriut.
    Në kontrast, 7 qarqe të tjera arrijnë ende të mbajnë ekuilibrin pozitiv por me ritme të ulëta, shpesh të pamjaftueshme për të mbuluar humbjet e zonave të tjera.
    Kryeqyteti mbetet i vetmi motor demografik i vendit, me 2.509 lindje dhe 1.271 vdekje  një shtesë natyrore prej 1.238 vetash, më e larta në të gjithë territorin. Tirana rritet, gjallërohet, zgjerohet; ndërsa periferia e saj administrative ndjek një ritëm tjetër, shumë më të ngadaltë.
    Berati shënon rritjen më të madhe të lindjeve në përqindje, ndërsa Kukësi regjistron numrin më të ulët të vdekjeve në rang vendi. Të dy tregues që sinjalizojnë një stabilitet të brishtë, por të rëndësishëm.
    Ndërsa numrat flasin qartë, Shqipëria përballet me një sfidë të heshtur, po plaket më shpejt se po rritet./TCH

  • Tre kandidatë për drejtuesin e ri të INSTAT, këta janë pretendentët

    Tre kandidatë për drejtuesin e ri të INSTAT, këta janë pretendentët

    Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licencuese dhe Mbikëqyrëse.

    Në mbledhjen e sotme u miratua propozimi drejtuar Kuvendit për emërimin në pozicionin ‘Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave’ (INSTAT) të kandidaturave:

    1. Elsa Dhuli;

    2. Ledjon Shahini;

    3. Lantona Sado.