Tag: iliria

  • Java e 15-të e Kategorisë së Parë/ Pogradeci mund Skënderbeun, fitojnë edhe Laçi, Kastrioti, Iliria, Lushnja & Besa

    Java e 15-të e Kategorisë së Parë/ Pogradeci mund Skënderbeun, fitojnë edhe Laçi, Kastrioti, Iliria, Lushnja & Besa

    Java e 15-të e Kategorisë së Parë u mbyll me ndeshjen Besa – Burreli në stadiumin “Luz i Vogël”. Besa mori një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0.
    Në ndeshjet e tjera, Pogradeci mundi Skënderbeun në Korçë me rezultatin 2-1, një fitore e rëndësishme për liqenorët, të cilët renditen të tretët në kampionat me 26 pikë.
    Laçi u rikthye te fitorja pasi mundi Korabin në transfertë 2-0.
    Iliria mundi Kukësin në “Kukës Arena” me rezultatin minimal 1-0. Kastrioti triumfoi në stadiumin “Redi Maloku” 1-0 ndaj Apolonisë. Lushnja fitoi 2-1 ndaj AF Luftëtarit në Gjirokastër.
    Pas përfundimit të javës së 15-të, Skënderbeu kryeson kampionatin me 34 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e dytë me 27 pikë.
    Kategoria e Parë, java 15
    Kukësi – Iliria 0-1
    Kastrioti – Apolonia 1-0
    AF Luftëtari – Lushnja 1-2
    Korabi – KF Laçi 0-2
    Skënderbeu – Pogradeci 1-2
    Besa – Burreli 2-0

  • Dhunuan kundërshtarët para ndeshjes në Fushë Krujë, nën hetim tre futbollistët e skuadrës “Iliria”

    Dhunuan kundërshtarët para ndeshjes në Fushë Krujë, nën hetim tre futbollistët e skuadrës “Iliria”

    Tre futbollistë të skuadrës “Iliria” në Fushë Krujë janë vënë nën hetim nga policia, pasi akuzohen se kanë dhunuar futbollistët e ekipit kundërshtar në dhomat e zhveshjes, pak para fillimit të ndeshjes së planifikuar “Iliria–Skënderbeu”.
    Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, dhe si pasojë e incidentit fizik ka mbetur i dëmtuar futbollisti S. N.
    Në hetim janë marrë tre lojtarët e ekipit “Iliria” A. S., B. S. Dhe J. S.
    Për shkak të dhunës së ushtruar dhe situatës së krijuar, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të anulojë ndeshjen, duke argumentuar se nuk ishin të garantuara kushtet e sigurisë për zhvillimin e takimit.
    Për incidentin e rëndë kanë reaguar ekskluzivisht për RTSH edhe përfaqësuesit e të dy skuadrave.
    Drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjanci, e cilësoi dhunën në dhomat e zhveshjes si një ngjarje të paprecedentë, duke kërkuar dënimin e autorëve dhe masa të forta disiplinore për parandalimin e rasteve të tilla në futbollin shqiptar.
    Nga ana tjetër, presidenti i Ilirisë, Nazmi Selmani, u shpreh se futbollistët e tij janë provokuar, duke theksuar se ngjarja nuk përfaqëson frymën e klubit.

  • “Kercet” dajaku në Kategorinë e Parë, nuk luhet Iliria- Skenderbeu, FSHF njoftim për shtyp…

    “Kercet” dajaku në Kategorinë e Parë, nuk luhet Iliria- Skenderbeu, FSHF njoftim për shtyp…

    Federata e Futbollit njofton se ndeshja e javës së 14-të, Iliria–Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.
    Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.
    Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Dhuna në Fushë Krujë, ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut nuk zhvillohet

    Dhuna në Fushë Krujë, ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut nuk zhvillohet

    3 Dhjetor 2025

    13:56

    Alfred Lleshi

    Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ndeshja e javës së 14-të, Iliria–Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.
    Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.
    Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.
    Iliria–Skënderbeu, futbolli kthehet në arenë dhune pa nisur ende ndeshja

  • Dhuna në Fushë Krujë/ Ndeshja e Kategorisë së Parë, Iliria-Skënderbeu nuk zhvillohet

    Dhuna në Fushë Krujë/ Ndeshja e Kategorisë së Parë, Iliria-Skënderbeu nuk zhvillohet

    Federata e Futbollit njofton se ndeshja e javës së 14-të, Iliria–Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.

    Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.

    Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • SKANDAL/ Shpërthen dhuna para ndeshjes Iliria–Skënderbeu: Goditen trajneri Gjoka dhe tre futbollistë (EMRAT)

    SKANDAL/ Shpërthen dhuna para ndeshjes Iliria–Skënderbeu: Goditen trajneri Gjoka dhe tre futbollistë (EMRAT)

    Iliria-Skënderbeu është një prej ndeshjeve më të rëndësishme, që luhet sot në kuadër të javës së 14-të të Kategorisë së Parë. Para ndeshjes në stadiumin “Redi Maloku” janë sulmuar lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka.
    Episodi i dhunshëm ka ndodhur në dhomat e zhveshjes. Të dhunuar përveç Gjokës janë edhe Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata.
    Ky takim ishte karakterizuar nga tensioni edhe në Korçë. Skënderbeu e fitonte 2 me 0 atë përballje me pretendentët për ngjitjen në Superiore.
    Skënderbeu kryeson i pashqetësuar renditjen e Kategorisë së Parë. Iliria me 16 pikë më pak ndodhet në vendin e pestë.

  • Iliria–Skënderbeu, futbolli kthehet në arenë dhune pa nisur ende ndeshja

    Iliria–Skënderbeu, futbolli kthehet në arenë dhune pa nisur ende ndeshja

    Në “Redi Maloku” nuk pritej kjo. Duhej të ishte një prej përballjeve më të forta sportive të javës së 14-të në Kategorinë e Parë, por Iliria–Skënderbeu u parapri nga një skenë ku sporti ia la vendin dhunës, frikës dhe absurditetit.
    Para se skuadrat të dilnin në tapetin e gjelbër, arena u ndez në dhomat e zhveshjes. Trajneri Ernest Gjoka dhe lojtarët Saleh Nasr, Altin Ukiç dhe Mario Gjata u sulmuan barbarisht, në një episod të papranueshëm që godet jo vetëm Skënderbeun, por vetë frymën e futbollit. Sulme që s’kanë vend në asnjë stadium, aq më pak në një ndeshje që duhej të vendoste ritmin e kryesuesve dhe ambiciet e ndjekësve.
    Tensioni nuk lindi sot. Edhe ndeshja e parë në Korçë kishte shenja të forta nervozizmi, teksa Skënderbeu fitonte pastër 2–0 ndaj Ilirisë, duke vulosur pretendimet për Superiore. Edhe klasifikimi flet qartë; korçarët kryesojnë të qetë, Iliria mbetet 16 pikë larg, në vendin e pestë. Sot futbolli u njollos. Në vend të spektaklit, një akt i tillë i errët njollos garën. Sepse kur dhuna shpërthen para fillimit të ndeshjes, fusha e blertë nuk është më vend dueli sportiv, por arenë ku humbet kuptimi i lojës magjike.

    Ja reagimi zyrtar i “KF Skënderbeu”:

    Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes. Ky nuk është futboll. Në këto kushte nuk mund të luhet futboll. Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare”.

     

  • Kategoria e Parë/ Zyrtarizohet axhenda e ndeshjeve deri në javën e 15-të

    Kategoria e Parë/ Zyrtarizohet axhenda e ndeshjeve deri në javën e 15-të

    Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar edhe kalendarin e kampionatit të Kategorisë së Parë, nga java e 12-të deri në të 15-ën.
    Java e 12-të e Kategorisë së Parë do të zhvillohet e gjitha të dielën, më 23 nëntor, ndërsa java e 13-të është programuar të luhet në dy ditë, më 28 dhe 29 nëntor.

    Java e 14-të e Kategorisë së Parë do të luhet të mërkurën, më 3 dhjetor, ndërsa java e 15-të do të zhvillohet të dielën dhe të hënën, më 7 dhe 8 dhjetor.
    Kategoria e Parë, java 12
    KF Laçi – Iliria                 23.11.2025 13:30
    Lushnja – Pogradeci   23.11.2025 13:30
    Burreli – Skënderbeu 23.11.2025 13:30
    Apolonia – Kukësi         23.11.2025 13:30
    Korabi – AF Luftëtari   23.11.2025 13:30
    Kastrioti – Besa             23.11.2025 13:30
     
    Kategoria e Parë, java 13
    Besa – Korabi                   28.11.2025 13:30
    Skënderbeu – Lushnja  28.11.2025 15:30
    Pogradeci – Iliria                29.11.2025 13:30
    AF Luftëtari – Apolonia  29.11.2025 13:30
    Kukësi – Burreli                   29.11.2025 13:30
    Kastrioti – KF Laçi             29.11.2025 13:30
     
    Kategoria e Parë, java 14
    KF Laçi – Pogradeci     03.12.2025 13:30
    Iliria – Skënderbeu      03.12.2025 13:30
    Lushnja – Kukësi           03.12.2025 13:30
    Burreli – AF Luftëtari 03.12.2025 13:30
    Apolonia – Besa            03.12.2025 13:30
    Korabi – Kastrioti          03.12.2025 13:30
     
    Kategoria e Parë, java 15
    Kukësi – Iliria   07.12.2025 13:30
    Kastrioti – Apolonia    07.12.2025 13:30
    AF Luftëtari – Lushnja  07.12.2025 13:30
    Korabi – KF Laçi  07.12.2025 13:30
    Skënderbeu – Pogradeci  07.12.2025 15:30
    Besa – Burreli 08.12.2025 13:30

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • KATEGORIA E PARË: Skënderbeu pëson humbjen e parë, Besa e bën sefte

    KATEGORIA E PARË: Skënderbeu pëson humbjen e parë, Besa e bën sefte

    29 Tetor 2025

    16:28

    Telesport

    Java e 9-të e kampionatit “Kategoria e Parë” u mbyll këtë të mërkurë. Takimi hapës i kësaj jave, Apolonia – Iliria përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.
    Në 5 ndeshjet e tjera të luajtura ditën e sotme, Besa arriti fitoren e parë në kampionat nën drejtimin e Shpëtim Duros, duke mposhtur Kukësin me shifrat
    Pogradeci fitoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Korabit, ndërsa Kastrioti mundi Skënderbeun me shifrat 3-2.
    Dy takimet e tjera, AF Luftëtari – KF Laçi dhe Burreli – Lushnja përfunduan 0-0.
    Java 9    
    Apolonia 0–0 Iliria
    AF Luftëtari 0–0 Laçi
    Besa 3–1 Kukësi
    Kastrioti 3–2 Skënderbeu
    Korabi 1–2 Pogradeci
    Burreli 0–0 Lushnja

  • Besa merr fitoren e parë, Skënderbeu humbjen e parë, Laçi një pikë ndaj Luftëtarit

    Besa merr fitoren e parë, Skënderbeu humbjen e parë, Laçi një pikë ndaj Luftëtarit

    Kategoria e Parë luajti sot 5 takimet e mbetura të javës së 9-të të saj. Pas Apolonia- Iliria luajtur dje (0-0), këtë pasdite të gjitha skuadrat pjesëmarrëse u përballen në 5 çifte.

    Kryesusesit Skënderbeu e Laçi ishin udhëtuese me korçarët që pësuan humbjen e parë në kampionat. Korçarët u thyen në Fushë Krujë nga Kastrioti me shifrat 3-2. Takim i cili u shoqërua me dy kartonë të kuq, një për skuadër.

    Nga ana e tij Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në Gjirokastër me AF Luftëtarin. Në Peshkopi zhvillimet te Korabi- Pogradeci erdhën në fund. Pas avantazhit të miqëve në pjesën e parë, barazimi i vendasëve dhe goli i fitores shënuar nga Pere u regjistruan në të 81′ dhe 85′.

    Ndrkaq Besa mundi 3-1 Kukën në Luz të Vogël duke regjistruar fitoren e parë sezonale.

    Duel mjaft intersant u zhvillua në “Liri Ballabani” teksa Burreli dhe Lushnja barazuan pa gola 0-0.

    Sot ora 14:00:

    AF Luftëtari – Laçi 0-0

    Besa – Kukësi 3-1

    Kastrioti – Skënderbeu 3-2

    Korabi – Pogradeci 1-2

    Burreli – Lushnja 0-0

    Luajtur dje:

    Apolonia- Iliria 0-0

    Vazhdo leximin