Hapoel tel Aviv vazhdon të kryesojë renditjen e Euroleague në basketboll për meshkuj edhe pas ndeshjeve të raundit të 13-të. Skuadra izraelite, që debuton në këtë turne, fitoi 105-83 në Itali ndaj Armani Milano dhe udhëheq e vetme klasifikimin.
Në vendin e dytë janë dy skuadrat greke. Olympiacos fitoi 98-86 ndaj Paris Basketball, ndërsa Panathinaikos mposhti 103-82 Dubai Basketball. Bashkë me to, në trion që formon vendin e dytë është edhe Crvena Zvezda, që u mund 76-73 nga Valencia .
Skuadra turke e Anadolu Efes mposhti në sekondat e fundit 74-73 Barcelonën, ndërsa po “in extremis“ fiton Real Madrid, që mundi 100-99 Zalgiris Kaunas. Fitojnë sërish kampionët në fuqi të Fenerbahce, që u mundën 99-87 Partizan Beograd.
Euroleague – Raundi i 13-të
Villeurbanne – Monaco, 52-84
Annadolu Efes – Barcelona, 74-73
Panathinaikos – Dubai Basketball, 103-82
Armani Milano – Hapoel Tel Aviv, 83-105
Real Madrid – Zalgiris Kaunas, 100-99
Olympiacos – Paris Basketball, 98-86
Virtus Bologna – Maccabi Tel Aviv, 99-89
Partizan Beograd – Fenerbahce, 87-99
Baskonia Gasteiz – Bayern Munich, 95-73
Valencia Basket – Crvena Zvezda, 76-73
Tag: hapoel
-

Hapoel kryeson i vetëm Euroleague, paraqitje e mirë e ekipeve greke, fitojnë edhe Real e Barcelona
-

Hapoel dhe Crvena Zvezda komandojnë Euroleague, Fenerbahce ngjit shkallët, zhgënjen Real Madrid
Janë luajtur takimet e raundit të 11-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Ekipet e Hapoel tel Aviv dhe Crvena Zvezda kryesojnë renditjen me nga 11 fitore secila.
Skuadra izraelite u mund 74-68 nga kampionët e Fenerbahce, që fillojnë të rikuperojnë në renditje pas një starti zhgënjyes. Ndërsa serbët e Crvena Zvezda fituan pa probleme 91-79 ndaj Monaco.
Zhgënjen skuadra e Real Madrid, që u mund 87-77 në fushën e saj nga grekët e Panathinaikos, duke dalë nga zona play off. Fiton Barcelona, që mposhti 88-81 Virtus Bologna, ndërsa Olympiacos u mund në sekondat e fundit 88-87 nga Armani Milano.
Euroleague – Raundi i 11-të
Crvena Zvezda – Monaco, 91-79
Fenerbahce – Hapoel tel Aviv, 74-68
Real Madrid – Panathinaikos, 77-87
Paris Basketball – Valencia Basket, 90-86
Maccabi Tel Aviv – Baskonia Gasteiz, 89-83
Dubai Basketball – Zalgiris Kaunas, 95-89
Anadolu Efes – Bayern Munich, 74-72
Villeurbanne – Partizan Beograd, 88-87
Barcelona – Virtus Bologna, 88-81
Armani Milano – Olympiacos, 88-87 -

Derbi Hapoel-Maccabi anulohet pas dhunës në stadium, tifozët hedhin fishekzjarrë dhe plagosin policë
Ndeshja e futbollit mes Hapoel dhe Maccabi Tel Aviv u anulua për shkak të dhunës dhe rreziqeve për jetën, njoftoi policia izraelite.
Takimi ishte planifikuar të zhvillohej të dielën në stadiumin Bloomfield, që përdoret nga të dyja skuadrat, si ndeshje shtëpie për Hapoel.
Pamjet e shpërndara nga policia tregojnë hedhjen e objekteve dhe fishekzjarrëve në fushë, si dhe trazira jashtë stadiumit. Policia konfirmoi 9 arrestime dhe 16 persona të marrë në pyetje, ndërsa disa oficerë u lënduan gjatë incidenteve.
Në një deklaratë të publikuar në X, policia theksoi: “Sjellje e çrregullt, trazira, oficerë të lënduar dhe dëmtime të infrastrukturës – kjo nuk është një ndeshje futbolli, por një shkelje e rendit dhe dhunë serioze. Dozenra granata tymi dhe pajisje piroteknike u hodhën, duke lënduar 12 civilë dhe tre oficerë policie.”
Një deklaratë nga Maccabi shtoi: “Pas vendimit të policisë, u vendos që derbi i Tel Avivit nuk do të zhvillohet sonte.”
Anulimi vjen pas vendimit të informuar më parë se tifozëve të Maccabit nuk do t’u lejohej të merrnin pjesë në ndeshjen e Europa League ndaj Aston Villa në Birmingham në nëntor, për shkak të një rreziku të lartë dhune, sipas grupit të këshillimit për sigurinë në Birmingham.
Vendimi ka shkaktuar debate politike, ku kryeministri Keir Starmer e dënoi vendimin dhe disa figura kërkuan heqjen e ndalimit.
Starmer tha: “Ky është vendimi i gabuar. Nuk do të tolerojmë antisemitizëm në rrugët tona. Roli i policisë është të sigurojë që të gjithë tifozët e futbollit të shijojnë ndeshjen pa frikë nga dhuna ose intimidimi.”
Ndërkohë, deputeti i pavarur Ayoub Khan nga Perry Barr ripërsëriti kundërshtimin e tij ndaj udhëtimit të tifozëve të Maccabi, duke theksuar se çështja nuk kishte të bënte me fenë, por me huliganët, të cilët sipas tij “nuk janë të mirëpritur në zonën time”. -

Hapoel, Valencia dhe Zalgiris udhëheqin Euroleague, bien kampionët e Fenerbahce
Pas vetëm 2 raundesh Euroleague në basketboll për meshkuj ka dhuruar surpriza. Një trio surprizë është në krye të renditjes me pikë të plota, duke fituar në dy sfidat e luajtura këtë javë: Hapoel Tel Aviv, Valencia dhe Zalgiris Kaunas.
Izraelitët, që debutojnë në Euroleague, fituan 87-81 në fushën e Anadolu Efes. Humbjen e parë pësoi skuadra kampione në fuqi e Fenerbahce, që u mund 84-81 në fushën e lituanezëve të Zalgiris Kaunas.
Fitoret e para në këtë turne korrën Real Madrid e Barcelona, që fituan ndaj rivakëve grekë, respektivisht ndaj Olympiacos e Panathinaikos. Mirë po paraqitet Valenciam, me dy fitore, pas suksesit 103.-94 ndaj Virtus Bologna.
Euroleague-Raundi i 2-të
Partizan Beograd – Armani Milano, 80-78
Bayern Munich – Crvena Zvezda, 97-88
Real Madrid – Olympiacos, 89-77
Zalgiris Kaunas – Fenerbahce, 84-81
Monaco – Dubai Basketball, 103-81
Anadolu Efes – Hapoel Tel Aviv, 81-87
Villeurbanne –Baskonia Gasteiz, 102-95
Panathinaikos – Barcelona, 96-103
Valencia Basket – Virtus Bologna, 103-94
Maccabi Tel Aviv – Paris Basketball, 94-101 -

AEK – Beer Sheva: Grekët këndojnë për Palestinën
Grupimi ‘Origjinal 21’ shpalos flamurin palestinez dhe akuzon shtetin izrealit për luftën në Lindjen e Mesme.
Gjatë ndeshjes kualifikuese të Ligës së Konferencës kundër ekipit izraelit Hapoel Beer Sheva, tifozët grekë të AEK Athinë shpalosën flamuj palestinezë në tribuna dhe kënduan për Palestinën.
Një situatë e cila padyshim nuk do të kalojë pa vendime të Disiplinës në UEFA dhe që dukshëm do të nxisë reagime dhe nga tifozët e skuadrës izrealite në të kthimit. Pavarësisht se nuk do të luhet në Izrael.
Ndërkohë kjo sfidë e turit të dytë u vendos nga një gol i grekëve në minutën e Filipe Relvas në minutën e 50′ për 1-0 final. Për t’u kujtuar Hapoel Ber Sheva luajti për dy edicione në Kupat e Europës me Laçin. E para në 2019 (1-1,1-0) e fundit në 2020 në Elbasan (1-2).
Vazhdo leximin

