Tag: guardiolës

  • Haaland zbulon sekretin e Guardiolës: Ja çfarë e ka çuar kaq lart si trajner

    Haaland zbulon sekretin e Guardiolës: Ja çfarë e ka çuar kaq lart si trajner

    10 Dhjetor 2025

    14:26

    Alfred Lleshi

    Erling Haaland, sulmuesi i Manchester City, vlerësoi figurën e Guardiolës në podcastin “The Rest is Football”, duke biseduar me Gary Lineker dhe Alan Shearer. Ai theksoi përkushtimin e trajnerit katalanas: “Është i pari që vjen dhe i fundit që largohet nga klubi. Besoj se kjo e ka çuar kaq larg, aftësia për të punuar kaq fort çdo ditë”.
    Norvegjezi foli edhe për presionin e rolit të tij: “Jam sulmuesi i Manchester City, duhet të shënoj gola. Nëse nuk shënoj, më zëvendësojnë. Nëse nuk bëj punën time dhe nuk shënoj, duhet të më zëvendësojnë. Pra, gjithmonë ka presion për të bërë mirë”.
    Duke folur për pozicionet jashtë loje, Haaland pranoi: “Ajo që e urrej më shumë është të më fishkëllojnë për ‘offside’, sepse goli nuk vlen. Babai më tha se VAR-i do të ishte perfekt për mua”.

  • E kërkojnë shumë klube të mëdha, ylli 113 milionë eurosh kërkon t’i bashkohet Guardiolës

    E kërkojnë shumë klube të mëdha, ylli 113 milionë eurosh kërkon t’i bashkohet Guardiolës

    1 Dhjetor 2025

    20:36

    Telesport

    Elliot Anderson me siguri do të jetë një nga personazhet kryesore të merkatos së ardhme të verës. Mesfushori 23-vjeçar po shkelqen me fanellën e Nottingham Forest dhe jo më kot e kërkojnë shumë nga klubet e medha, jo vetëm në Premier League, por edhe në ligat e tjera elitare në Europë.
    Te Nottingahm Forest janë të vetëdijshëm që nuk mund ta mbajnë dot gjatë në ekip mesfushorin e ri anglez dhe i kanë vendosur një klauzolë largimi 113 milionë euro. Ndërkohë, eksperti i merkatos Sacha Tavolieri zbulon se Elliot preferon të transferohet te Manchester City dhe është gati të bëjë realitet ëndrrën e tij të madhe për të qenë nën urdhërat e Pep Guardiolës.
    Nottingham Forest pagoi 41 milionë paundë për të te Neëcastle në verën e vitit 2024 dhe tani vlera e tij është rritur më shumë se dyfish. Në fakt, City e ka kërkuar edhe më parë mesfushorin anglez, por oferta e tyre është refuzuar tri herë nga pronari i Nottingham Forest, Evangelos Marinakis.

  • Guardiola nuk dorëzohet, do me patjetër këtë lojtar të Real Madridit për t’i besuar “çelësat” e mesfushës

    Guardiola nuk dorëzohet, do me patjetër këtë lojtar të Real Madridit për t’i besuar “çelësat” e mesfushës

    20 Nëntor 2025

    19:51

    Telesport

    Pavarësisht mbërritjes së Tijjani Reijnders gjatë verës së fundit dhe formës së mirë të treguar nga holandezi, Pep Guardiola mbetet i vendosur të forcojë sërish mesfushën, një sektor që ai e konsideron absolutisht thelbësor.
    Sipas “Fichajes”, objektivi kryesor i Pep Guardiolës për verën e ardhshme është mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde. I impresionuar nga shkathtësia, qëndrueshmëria dhe intensiteti i pandërprerë i uruguaianit, Guardiola beson se ylli i Real Madridit është një përshtatje e përkryer për ADN-në e City-t.
    Duke qenë një nga lojtarët kyç te madrilenët dhe me një kontratë deri në vitin 2029, Manchester City po përgatit një ofertë 100 milionë euro për të plotësuar dëshirën e radhës së Pep Guardiolës.

  • Në Angli e quajnë “mini Rodri”, ylli i ri i mesfushës së Guardiolës ka ADN e “La Masia”

    Në Angli e quajnë “mini Rodri”, ylli i ri i mesfushës së Guardiolës ka ADN e “La Masia”

    12 Nëntor 2025

    14:02

    Alfred Lleshi

    Manchester City i Pep Guardiolës duket se është rikthyer përfundimisht i plotë. Pas një sezoni të dobët dhe fillimi të vështirë këtë kampionat, skuadra ka përmbysur gjithçka. Shumë e prisnin këtë falë përforcimeve verore, nivelit të lartë të Doku dhe rikthimit të Rodrit, por në mungesë të vazhdimësisë së fituesit të “Topit të Artë”, ka qenë Nico González ai që ka shpërthyer fuqishëm.
    Mesfushori 23-vjeçar, i formuar në “La Masia” dhe i transferuar nga Porto për 60 milionë euro në janar, fillimisht pati vështirësi, shpesh qëndroi në stol. Por tani është bërë titullar i padiskutueshëm, duke luajtur nga 90 minuta në 4 fitoret radhazi, pas humbjes ndaj Aston Villa.
    Kundër Liverpool-it shënoi golin e parë të sezonit dhe dominoi mesfushën, duke i dhënë liri Bernardo Silvës dhe Foden, siç bënte dikur Busquets me Xavin dhe Iniestën. Me këtë nivel, Nico është kandidaturë e sigurt për kombëtaren spanjolle. Në Angli tashmë e quajnë “mini Rodri”.

  • Man. City zgjedh pasuesin e Guardiolës, trajneri i cili po bën “namin” këtë sezon me rekordet e vendosura

    Man. City zgjedh pasuesin e Guardiolës, trajneri i cili po bën “namin” këtë sezon me rekordet e vendosura

    28 Tetor 2025

    17:46

    Telesport

    Te Manchester City po bëhen gati për t’u ndarë me Pep Guardiolën. Cikli i trajnerit spanjoll duket se është drejt fundit, ndaj dhe “Qytetarët” po përgatiten që tani për të gjetur pasuesin e denjë të Guardiolës.
    Mediet angleze raportojnë se Manchester City ka zgjedhur Vincent Kompany si pasuesin e Guardiolës, trajneri belg i cili po bën mjaft mirë këtë sezon te Bayern Munich, duke vendosur edhe rekorde të shumta.
    Edhe pse Kompany rinovoi vetëm pak ditë më parë me Bayern deri në vitin 2029, te City shpresojnë që me largimin e Guardiolës në verën e vitit 2027, pra në fund të sezonit të ardhshëm, belgu të jetë trajneri i tyre i ri.
    Edhe pse rinovoi me Bayern, në rast se Kompany dështon të fitojë Champions League me bavarezët, largimi i tij nuk do të ishte aspak befasi.

  • Ka punuar me të dy, Gündogan zgjedh midis Guardiolës dhe Klopp: Duhet të tregohem i sinqertë…

    Ka punuar me të dy, Gündogan zgjedh midis Guardiolës dhe Klopp: Duhet të tregohem i sinqertë…

    18 Tetor 2025

    8:39

    Alfred Lleshi

    Ilkay Gündogan (34 vjeç) është ndër të paktët futbollistë që mund të thotë se e kanë stërvitur dy prej trajnerëve më të mirë në histori; Pep Guardiola dhe Jürgen Klopp. Me Guardiolën punoi te Manchester City, ndërsa me Klopp te Borussia Dortmund.
    Aktualisht lojtar i Galatasaray, teksa ka fituar tituj kampioni nën drejtimin e të dyve, ai dha një intervistë për “The Athletic”, ku zgjodhi njërin prej tyre: “Duhet të jem i sinqertë dhe të them Pep Guardiola. Kjo zgjedhje është për gjithçka që arritëm bashkë, për dominimin tonë”.
    Megjithatë, ai nuk e harron periudhën me Klopp: “Patëm suksese të mëdha në Dortmund, më pëlqente shumë stili i lojës. E vlerësoj Jürgen si trajner dhe si njeri. Sa herë takoheshim, përqafoheshim fort, si baba e bir”. Ish-lojtari i Barcelonës shtoi se i pëlqen më shumë stili taktik dhe loja me zotërim topi e Guardiolës, që për të është “më e qartë se futbolli i tranzicionit”.
    Këtë sezon me Galatasaray, mesfushori ka luajtur 6 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 1 gol, duke kërkuar të mbetet vendimtar edhe larg vëmendjes së madhe të Manchesterit, Guardiolës e Klopp-it.
     

  • Ëndrra e madhe e Pep Guardiolës për mesfushën, por e paarritshme… Vetëm 21 vjeç

    Ëndrra e madhe e Pep Guardiolës për mesfushën, por e paarritshme… Vetëm 21 vjeç

    29 Shtator 2025

    19:39

    Telesport

    Pavarësisht se Manchester City ka shpenzuar shuma të mëdha në merkaton e këtij viti, si në atë të janarit dhe të verës, sërish Pep Guardiola është i pakënaqur me mesfushën.
    “Football Insider” raporton se ëndrra e madhe e Guardiolës për mesin e fushës është Joao Neves, 21-vjeçari i PSG-së. Portugezi është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim edhe pse në një moshë të re.
    Largimi i tij nga PSG gjatë verës së ardhshme është i pamundur dhe Pep Guardiola është i vetëdijshëm për këtë gjë. Në këtë situatë, tekniku spanjoll po shqyrton edhe emra të tjerë, një ndër ta është edhe mesfushori brazilian i Newcastle, Bruno Guimaraes, një njohës i mirë i Premier League.

  • Lojtari që ka qenë ëndrra e Pep Guardiolës për vite me radhë mbërrin në Manchester, çmimi është 100 milionë euro!

    Lojtari që ka qenë ëndrra e Pep Guardiolës për vite me radhë mbërrin në Manchester, çmimi është 100 milionë euro!

    Ylli brazilian Rodrygo mund të vazhdojë karrierën e tij te Manchester City. Sulmuesi i madrilenëve nuk është në plan të parë për Xabi Alonson. Ai është i lirë të largohet nga klubi nëse dëshiron dhe nuk do të jetë surprizë nëse largohet nga Madridi deri në fund të afatit kalimtar të verës.
    “Manchester City po e shqyrton seriozisht nënshkrimin e Rodrygos”, raporton Fabrizio Romano, duke shtuar: “Pep Guardiola gjithmonë e ka pëlqyer Rodrygon dhe qëndrimi i Real Madridit është i qartë. Nëse doni të shkoni, ne jemi gati t’ju lëmë të shkoni. Gjithçka varet nga lojtari”.
    Braziliani hezitoi për një kohë të gjatë për t’u larguar nga Real Madridi. Megjithatë, kur e kuptoi se nuk do të ishte një faktor i rëndësishëm në lojë, vendosi të merrte në konsideratë largimin.
    Oferta e Manchester Cityt është padyshim shumë interesante. Rodrygo do të ishte padyshim ylli i parë atje së bashku me Erling Haaland. Futbollisti brazilian ka qenë prej kohësh ëndrra e Pep Guardiolës. City duhet të paguajë të paktën 100 milionë euro për shërbimet e këtij futbollisti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Roma i kërkon Pep Guardiolës një nder të madh, ja propozimi i verdhekuqve

    Roma i kërkon Pep Guardiolës një nder të madh, ja propozimi i verdhekuqve

    30 Korrik 2025

    19:25

    Telesport

    Claudio Echeverri, talenti i ri argjentinas, në pronësi të Manchester City, për të cilin janë paguar 18 milionë euro, nuk është në planet e menjëhershme të Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll ka një skuadër plot me lojtarë të afirmuar dhe nuk ka mundësit’i japë shansin talentit argjentinas të provojë veten tek ekipi i parë i “Qytetarëve”.
    Guardiolës dhe City-t i ka ardhur në ndihmë Roma. Klubi kryeqytetas ka kërkuar zyrtarisht huazimin e lojtarit. Klubi italian beson se mund t’i ofrojë atij një rol të rëndësishëm këtë sezon, në të cilin ai do të ketë mundësinë të provojë veten për herë të parë në Europë.
    “Tuttosport” raporton se propozimi i Romës përfshin dhe opsionin e blerjes në fund të huazimit. Deri tani nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga ana e klubit anglez. Duhet thënë se propozimi i Romës do i kënaqte të treja palët.
    Së pari, klubi kryqytetas do të përforcohej me një talent që mund të bie shumë në sy në Serie A. Së dyti, për vetë lojtarin transferimi te Roma mund të jetë një përvojë e mbarë për të nisur karrierën në Europë. Së treti, për vetë Man. City-n dhe Guardiolën. Duke qenë se vetë nuk kanë mundësi t’i japin minuta loje djaloshit argjentinas, huazimi në Serie A mund të jetë një përvojë e mirë para se lojtari të provoje veten te ekipi anglez.