Tag: grupeve

  • Sherr mes dy grupeve në Fresk, në hetim 5 persona, dhunuan me grushte 4 të tjerë

    Sherr mes dy grupeve në Fresk, në hetim 5 persona, dhunuan me grushte 4 të tjerë

    Një sherr mes dy grupeve ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Freskut në Tiranë. Policia ka nisur hetimin për 5 persona, të cilët kanë dhunuar me grushte 4 të tjerë.
    Shkaqet e sherrit nuk dihen, por policia thotë se dhuna ka ndodhur për motive të dobëta.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. M, G. R, T. Z, E. H dhe F. H, pasi në Fresk, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit D. B, D. B, F. M dhe B. M”, informoi Policia e Tiranës.

  • Kupa e Botës 2026: FIFA zbardh kalendarin e plotë të fazës së grupeve

    Kupa e Botës 2026: FIFA zbardh kalendarin e plotë të fazës së grupeve

    Kalendari dhe oraret e ndeshjeve për fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026 tani dihet me saktësi më të madhe, pas shortit që u zhvillua këtë të premte.
    Gjërat tani po përshpejtohen në përgatitje për Kupën e Botës 2026. Këtë të premte u zhvillua shorti për fazën e grupeve, duke zbuluar dymbëdhjetë grupet me nga katër skuadra që do të garojnë me objektivin e kualifikimit për raundin e 32-tave të garës. Disa orë më vonë, FIFA zbuloi kalendarin e plotë dhe oraret e ndeshjeve për fazën e grupeve të kësaj Kupe Bote, e cila do të fillojë më 11 qershor 2026.
    Zbuloni listën e plotë të ndeshjeve për dymbëdhjetë grupet, me oraret sipas kontinentit europian:
    Grupi A
    11 qershor, ora 21:00: Meksikë-Afrika e Jugut (Stadiumi Azteca, Mexico City)
    12 qershor, ora 4:00: Koreja e Jugut kundër fituesit të ndeshjes play-off Danimarkë/Maqedoni e Veriut/Republika Çeke/Irlandë (Estadio Akron, Guadalajara)
    18 qershor, ora 18:00: Fituesi i ndeshjes play-off Danimarkë/Maqedoni e Veriut/Republika Çeke/Irlandë kundër Afrikës së Jugut (Stadiumi Mercedes-Benz, Atlanta)
    19 qershor në orën 03:00: Meksikë-Koreja e Jugut (Estadio Akron, Guadalajara)
    25 qershor, ora 03:000: Fituesi i ndeshjes eliminatore Danimarkë/Maqedoni e Veriut/Republika Çeke/Irlandë-Meksikë (Stadiumi Azteca, Mexico City)

  • Specifikat e shortit, të thënat dhe të pathënat e Botërorit 2026

    Specifikat e shortit, të thënat dhe të pathënat e Botërorit 2026

    48 ekipet pjesëmarrëse u ndanë në 12 grupe me nga 4 vende në secilin grup, të shortuara nga 4 vazo. Meksika, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara u identifikuan nga topa me ngjyra të ndryshme dhe u caktouan si skuadra të renditura në grupet A, B dhe D, përkatësisht, për të siguruar që ato do t’i luajnë ndeshjet e fazës së grupeve në shtëpi.
    Meksika do të luajë dy ndeshje në Meksiko Siti, përfshirë ndeshjen hapëse dhe një në Guadalahara. Kanadaja do të luajë ndeshjen e parë në Toronto dhe dy të tjerat në Vankuver, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të debutojnë dhe mbyllin grupin në Los Angeles, duke udhëtuar për në Siatëll për ndeshjen e dytë.
    Për më tepër, Spanja dhe Argjentina, dy ekipet më të renditura në FIFA, u vendosën në grupe të kundërta për t’u siguruar që ato mund të takohen vetëm në një finale të mundshme, nëse të dyja avancojnë si fituese të grupeve.
    I njëjti kriter do të zbatohet për Francën, nënkampionen në fuqi, dhe Anglinë, të renditura në vendin e tretë dhe të katërt në botë. Shorti gjithashtu do t’i pengojë vendet nga e njëjta konfederatë – me përjashtim të UEFA-s, e cila ka 16 ekipe të kualifikuara të vendosen në të njëjtin grup.
    Ndërsa shorti i sotëm do të përcaktojë ndeshjet e fazës së grupeve, orari përfundimtar i turneut, duke përfshirë detajet e stadiumit dhe kohës, do të publikohet të shtunën paradite.

  • Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS s’do propozojë asnjë kandidat dhe ia kalon topin PD, zbardhet formula e…

    Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS s’do propozojë asnjë kandidat dhe ia kalon topin PD, zbardhet formula e…

    Socialistët nuk do të propozojnë zyrtarisht me firmat e tyre asnjë prej 26 kandidatëve që kanë shprehur interesin për postin e Avokatit të Popullit, por do votojnë një prej emrave që opozita do të sjellë me firma në seancë plenare. “Do vlerësojmë kandidaturat që janë mbështetura me firma nga opozita. Më pas do vendosim se cilën kandidaturë do mbështesim. Ligji për avokatin e popullit nuk imponon kushtin që një deputet të firmosë vetëm për një kandidat. Pasi të kemi shqyrtuar në grupin parlamentar do të vendosemi se cilën kandidaturë do mbështesim. Do të shprehemi pasi të përmbyllet afati”, deklaroi dje kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë një vijë të kuqe, apo kriter të panegociueshëm për zgjedhjen e avokatit të popullit, njësoj si 3 vite më parë kur emri i Ledio Brahos që i shkoi për miratim seancës plenare u rrëzua nga mazhoranca duke e cilësuar atë si një “avokat partie”, Balla nuk vendosi kritere të tjera politike. Kriteret i ka përcaktuar ligji dhe Kushtetuta. Ndërsa sa i përket votës së deputetëve të PS, ai theksoi se: “Kjo do të jetë pas një vendimi politik të grupit parlamentar. Pasi të kemi parë listën.”.  Menjëherë pas këtij komunikimi, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar demokrat, propozoi formulën e zgjedhjes së avokatit të popullit. Bardhi propozon që opozita t’i sugjerojë mazhorancës 6 emra, prej të cilëve shumica zgjedh 3. Më pas, nga 3 emrat e mbetur, opozita zgjedh vetëm një emër të cilin ia propozon seancës plenare për votim. Ky propozim i është depozituar me një letër kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, nga i cili, kryetari i grupit demokrat, Gazment Bardhi, kërkon që të ndjekë një process transparent diskutimi mes grupeve parlamentare në Konferencën e Kryetarëve. 2 dhjetori është afati i fundit që grupet parlamentare mund të mbështesin me firmë kandidatët që kanë shprehur interes për të zëvendësuar Erinda Ballanca në krye të postit të Avokatit të Popullit. Deri më tani demokratët kanë mbështetur me firma disa prej tyre si Jola Hysi, Adriana Kalaja, Endrit Shabani, Besim Ndregjoni, Sajmir Visha, Tartar Bazaj, Dardan Mustafa apo Shkëlqim Sulo.
    Propozimi i plotë i PD-së
    Grupi Parlamentar i PD i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit që të udhëheqë një proces transparent diskutimi mes grupeve parlamentare për emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, në një prej organeve të Kuvendit, ku vlerëson si forumin më të përshtatshëm dhe transparent Konferencën e Kryetarëve.  Në letrën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, theksohet se në Progres-Raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, ndër të tjera evidentohet se: “……Politizimi i emërimeve parlamentare në pozitat e larta të organeve kushtetuese apo institucioneve të pavarura të krijuara me ligj mbetet një çështje serioze.”. “Në këtë kuptim, procesi i emërimeve vijuese nga ana e Kuvendit të Shqipërisë në të gjitha organet e pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, duhet të jetë transparent dhe pjesë e një procesi konsultimi të sinqertë mes të gjitha grupeve parlamentare, me synim ruajtjen e pavarësisë së këtyre organeve dhe respektimin e parimit të meritokracisë”, thuhet në letrën që Gazment Bardhi i ka drejtuar Kryetarit të Kuvendit dhe për dijeni grupeve parlamentare dhe Trupit Diplomatik në vend. Sipas grupit parlamentar të PD, procesi duhet të garantojë ndërveprimin e sinqertë dhe gjithëpërfshirës të të gjitha grupeve parlamentare në emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, sipas rregullave parimore të përcaktuara paraprakisht dhe që i bëhen të njohura opinionit publik dhe kandidatëve përkatës.
    Skema
    Konkretisht, grupi parlamentar i PD ka propozuar këtë formulë të bashkëveprimit midis grupeve parlamentare:

    Për emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, për të cilën kërkohet shumicë e cilësuar (prej 3/5 të anëtarëve të Kuvendit – rasti i Avokatit të Popullit), procesi të jetë i ndërtuar sipas kësaj formule:
    a) Grupi Parlamentar që përfaqëson pakicën parlamentare propozon deri në 6 (gjashtë) kandidatë të përzgjedhur prej tij, nga lista e kandidatëve që sipas Komisioneve Parlamentare përmbushin kërkesat e kërkuara nga Kushtetuta/Ligji.
    b) Grupi Parlamentar që përfaqëson shumicën parlamentare të përzgjedhë nga lista e propozuar sipas shkronjës “a” më sipër 3 (tre) kandidatë të pranueshëm sipas tij për votim.
    c) Grupi Parlamentar që përfaqëson pakicën parlamentare, nga lista e përzgjedhur sipas shkronjës “b” më sipër, propozon për emërim/zgjedhje 1 (një) kandidat.
    d) Seanca plenare voton me konsensus mes të gjitha grupeve parlamentare kandidatin e përzgjedhur sipas shkronjës “c” më sipër.
    Për emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, për të cilën kërkohet shumicë e anëtarëve të Kuvendit, procesi të jetë i ndërtuar sipas kësaj formule:
    a) Grupi Parlamentar që përfaqëson shumicën parlamentare propozon deri në 6 (gjashtë) kandidatë të përzgjedhur prej tij, nga lista e kandidatëve që sipas Komisioneve Parlamentare përmbushin kërkesat e kërkuara nga Kushtetuta/Ligji.
    b) Grupi Parlamentar që përfaqëson pakicën parlamentare të përzgjedhë nga lista e propozuar sipas shkronjës “a” më sipër 3 (tre) kandidatë të pranueshëm sipas tij për votim.
    c) Grupi Parlamentar që përfaqëson shumicën parlamentare, nga lista e përzgjedhur sipas shkronjës “b” më sipër, propozon për emërim/zgjedhje 1 (një) kandidat.
    d) Seanca plenare voton me konsensus mes të gjitha grupeve parlamentare kandidatin e përzgjedhur sipas shkronjës “c” më sipër.

    Në përfundim, grupi parlamentar i PD thekson se opozita mbetet e vendosur për t’u angazhuar në procesin parlamentar të përzgjedhjes/emërimit, vetëm nëse ndërtohet një proces transparent dhe me rregulla të qarta, që garanton pavarësinë e këtyre institucioneve të rëndësishme, si dhe krijon premisën e nevojshme për të ruajtur besimin e qytetarëve tek këto organe.
    Reagon Berisha
    Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha u pyet dje nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp, nëse i kanë gati kandidaturat për Avokat Populli, në kushtet kur PS nuk do të propozojë asnjë kandidat. Berisha tha se kanë disa emra, por më favorit duket se është ai i Besim Ndregjonit, të cilin PD e ka çuar edhe më herët në seancë plenare për votim. Ky është emri që duhet të votohet tha Berisha. “Ne kemi disa kandidatë që do i paraqesim. Nuk e dija këtë deklaratë të ballës, ai ndryshon. I kemi të listuara, njërit prej tyre Besim Ndregjoni ka qenë në seancë. Në çdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare ai duhet të ishte votuar dhe duhet të votohet, pastaj kanë kandidatura të tjera që PD i mbështet”, deklaroi Berisha.

  • Precedent: Trump, ylli i shortit të Kupës së Botës

    Precedent: Trump, ylli i shortit të Kupës së Botës

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të marrë pjesë në shortin e grupeve të Kupës së Botës 2026 në Uashington të premten, konfirmoi të hënën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Carolina Leavitt.
    “Të premten, Presidenti Trump do të marrë pjesë në shortin e grupeve të Kupës së Botës në Qendrën Kennedy,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Carolina Leavitt.
    Shorti i grupeve do të zhvillohet më 5 dhjetor në Uashington, duke filluar nga ora 18:00 sipas kohës së Evropës Qendrore.
    Mikpritësit janë SHBA-të, Kanadaja dhe Meksika, si dhe Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.
    12 grupe me nga katër skuadra do të shortohen në Uashington. Në kohën e shortit, do të dihen 42 pjesëmarrësit e Kupës së Botës, ndërsa gjashtë të tjerat do të përcaktohen në mars përmes mini-turneve shtesë kualifikuese.
    Një ditë më vonë, FIFA do të shpallë gjithashtu orarin e ndeshjeve të Kupës së Botës. Përbërjet e grupeve do të dihen të premten, dhe orari i azhurnuar me stadiumet dhe oraret e sakta të ndeshjeve do të publikohet të shtunën, më 6 dhjetor.
    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të drejtojë prezantimin së bashku me ish-lojtarët, dhe përfaqësues nga 42 skuadrat që janë kualifikuar tashmë pritet të marrin pjesë.
    FIFA tha se qëllimi i procesit të caktimit të ndeshjeve pas shortit është të krijojë kushte optimale për lojtarët dhe tifozët, dhe të lejojë që ndeshjet të ndiqen në zona të ndryshme kohore sa herë që është e mundur.
    Njoftimi do të transmetohet drejtpërdrejt nga ora 18:00 CET në platformat e FIFA-s, duke përfshirë FIFA.com dhe kanalin YouTube, në mënyrë që tifozët në të gjithë botën të mund ta ndjekin ngjarjen në kohë reale. Transmetimi do të jetë gjithashtu i disponueshëm për transmetuesit televizivë në të gjithë botën.
    Kupa e Botës 2026 – e para që do të përfshijë 48 ekipe dhe një total prej 104 ndeshjesh – do të mbahet në 16 qytete në tre vende, me gati dy milionë bileta të shitura deri më tani.
    Turneu në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada fillon më 11 qershor, me finalen e planifikuar për 19 korrik në New Jersey.
    Presidenti i SHBA-së përgëzoi FIFA-n për kontributin e saj në zhvillimin e futbollit në të gjithë Amerikën në korrik gjatë Kupës së Botës për Klube në SHBA.
    “Ata po bëjnë fantastike. Është një sport në rritje. Një sport i shkëlqyer”, tha Presidenti Trump në një intervistë me DAZN.
    “Mendoj se futbolli do të jetë shumë ‘i nxehtë’ këtu. Tashmë është. Mendoj se do të jetë jashtëzakonisht popullor. Bëhet fjalë për unitetin, bashkimin e njerëzve dhe shumë dashuri midis vendeve. Mendoj se është sporti më ndërkombëtar në botë, kështu që mund të bashkojë planetin”, shtoi Trump. /tesheshi.com/

  • Atentati ndaj Julit të Pashakos/ Lala: Dyshimi kryesor është përplasja mes grupeve rivale

    Atentati ndaj Julit të Pashakos/ Lala: Dyshimi kryesor është përplasja mes grupeve rivale

    Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një studio televizive ka folur për atentatin ndaj Julian Sulos, të ndodhur pak ditë më parë.
    Lala tha se Sulo, i njohur ndryshe dhe si Juli i Pashakos ka qenë i shoqëruar dhe për masakrën e vitit 2015 në Lushnje.
    Sa i përket atentatit të pak ditëve më parë, Lala tha se dyshimi kryesor është përplasja mes grupeve rivale.
    Gjithashtu Lala u shpreh se një nga anëtarët e bandës së Aldo Bares ka treguar se Sulo është porositur nga Dubai për vrasjen e Renatos së Kalivaëit. Vrasje të cilën ia ka deleguar Laert Haxhiut.
    Lala tha se në momentin e atentatit, Julit të Pashakos i është prerë rruga nga një automjet me targa greke dhe në momentin që i ka konstatuar ka rritur shpejtësinë e makinës.
    Gazetarja ka thënë se Sulo është plagosur në këmbë dhe nuk është paraqitur në polici fillimisht, por dhe më pas nuk ka pranuar të ketë konflikte.
    Lala tha se kjo ngjarje mund të nisë një sagë të gjatë përplasjesh mes grupimeve në Lushnje.
    “Juli i Pashakos ka qenë i shoqëruar dhe për masakrën e 2015. Dyshimi kryesor ka të bëjë me përplasje mes grupeve kriminale. Anëtari i bandës së Aldo Bares thotë se Juli i Pashakos kishte marrë porosi për të kryer vrasjen e Renatos së Kalivaëit dhe ia delegoi Laert Haxhiut.
    Në momentin e ngjarjes i është prerë rruga nga një automjet me targa greke. I ka konstatuar dhe ka rritur shpejtësinë e makinës. Është plagosur në këmbë dhe nuk ka shkuar në polici por në banesë. Gjatë dëshmisë nuk ka dhënë detaje.
    Kjo ngjarje mund të ndezë konflikte dhe një sagë të gjatë përplasjesh mes grupimeve në qytetin e Lushnjes”, deklaroi gazetarja.

  • VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

    VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

    E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn, u takua me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Demokratike, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi.
    Në një njoftim të shkurtër në X, ambasada amerikane i quajti diskutimet “produktive”.
    “E ngarkuara me punë zhvilloi sot diskutime produktive me kryetarët e grupeve parlamentare, duke u angazhuar me ta mbi planet për t’u ofruar rezultate qytetarëve shqiptarë. Ajo theksoi dialogun konstruktiv dhe lirinë e fjalës si shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e SHBA pret me padurim të punojë së bashku me zyrtarë nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata”, thuhet në njoftim.

  • Sot Shqipëria e Kosova mësojnë rrugëtimin e Play -Off-it, procedura në Zyrih (13:00)

    Sot Shqipëria e Kosova mësojnë rrugëtimin e Play -Off-it, procedura në Zyrih (13:00)

    Shorti i sotëm më 20 nëntor ora 13:00, do të përcaktojë rrugët që do të përcaktojnë katër ekipet e fundit evropiane që do të kualifikohen për Kupën e Botës FIFA 2026.Goglat për play-off-et evropiane për Kupën e Botës FIFA 2026 do të rrotullohen në selinë e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës ndërsa do të përcaktojnë tetë gjysmëfinalet dhe katër finalet e mundshme të play-off-eve, të cilat do të luhen në mars 2026.Gjashtëmbëdhjetë ekipe do të marrin pjesë në play-off-et evropiane: 12 ekipet e dyta të grupeve kualifikuese të UEFA-s dhe katër ekipe që u kualifikuan nëpërmjet Ligës së Kombeve UEFA 2024/25.

    Shqipëria, Bosnja&Hercegovina, Çekia, Danimarka, Italia, Kosova, Polonia, Republika e Irlandës, Sllovakia, Turqia, Ukraina, Uellsi

    Play-off-et nëpërmjet Ligës së KombeveRumania, Suedia, Irlanda e Veriut, Maqedonia e Veriut

    Katër ekipet shtesë u përzgjodhën bazuar në renditjen e përgjithshme të Ligës së Kombeve 2024/25, duke filluar me fituesit e grupeve me renditjen më të lartë që nuk u kualifikuan direkt për finalet e Kupës së Botës si fitues të grupeve kualifikuese të Kampionatit Evropian dhe nuk janë ende në play-off si të dyta të grupeve.

    Cili është formati i Play-Off-eve Evropiane?Play-Off-et janë një turne me një fazë eliminimi. Çdo fazë Play-Off përmban dy gjysmëfinale midis: Vazo 1 – Vazo 4 dhe Vazo 2 – Vazo 3.

    Ekipet e renditura në vazon 1 luajnë gjysmëfinalet e Play-Off-eve në shtëpi. Në secilën fazë, fituesit e gjysmëfinaleve avancojnë në finalen e Play-Off-eve. Një short paraprak mbahet për secilën finale për të përcaktuar se cilët fitues të gjysmëfinaleve do të luajnë në shtëpi.

    Gjysmëfinalet do të luhen të enjten, më 26 mars, ndërsa finalet janë planifikuar për të martën, më 31 mars 2026.

    Vazo 1 ItaliDanimarkëTurqiUkrainë

    Vazo 2PoloniUellsÇekiSllovaki

    Vazo 3 Republika e IrlandësShqipëriBosnje & HercegovinëKosovë

    Vazo 4 SuediRumaniMaqedonia VerioreIrlanda Veriore

    Vazhdo leximin

  • CR7 rrezikon të humbasë gjithë fazën e grupeve të Botërorit 2026, ja çfarë thotë rregullorja e FIFA-s

    CR7 rrezikon të humbasë gjithë fazën e grupeve të Botërorit 2026, ja çfarë thotë rregullorja e FIFA-s

    Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje për t’u harruar në humbjen e rëndë të Portugalisë ndaj Irlandës, ndoshta ndeshja e tij e fundit kualifikuese për një Botëror. Një goditje me bërryl ndaj O’Shea-s i solli kartonin e parë të kuq në karrierën me Portugalisë, pas 226 ndeshjesh, dhe tani rrezikon një dënim të rëndë.
    Sipas Kodit Disiplinor të FIFA-s, neni 14, paragrafi 1, gjestet e dhunshme si bërryla, shkelma ose pështyma sjellin të paktën tri ndeshje pezullim. Me vetëm një takim të mbetur në kualifikuese, dënimi minimal do të zbatohej drejtpërdrejt në Botërorin 2026, duke e lënë CR7 të mungojë në pjesën më të madhe të fazës së grupeve.
    Portugalia ende nuk është kualifikuar matematikisht, por kryeson Grupin F me 10 pikë, dy më shumë se Hungaria, dhe do të vendosë gjithçka ndaj Armenisë në shtëpi. Episodi i ndodhur në minutën e 59-të u konvertua në të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, mes fishkëllimave të stadiumit irlandez. Para vendimit, Ronaldo i kishte bërë gjest “qaramani” O’Shea, gjë që tifozët irlandezë ia kthyen pas përjashtimit të tij.

    CRISTIANO RONALDO SE BURLA DE LA AFICIÓN DE IRLANDA
    Minutos antes de ser expulsado Cristiano Ronaldo volteó a la tribuna e hizo un polémico gesto a la afición de irlanda, situación que causó el enojo de todo el estadio.
    VIDEO: @Owene2220 pic.twitter.com/WrTiYUvO7r
    — Estadio Deportes (@EstadioDxts) November 13, 2025

  • Përleshje me armë mes grupeve rivale në Itali, të përfshirë edhe shqiptarët

    Përleshje me armë mes grupeve rivale në Itali, të përfshirë edhe shqiptarët

    Një përleshje e dhunshme mes dy grupeve shqiptare ka ndodhur pasditen e 10 nëntorit në qytetin Mogliano Veneto të Trevisos.
    Sipas mediave italiane, sherri ka nisur në një parking në Via Svevo, pranë një shkolle, dhe është përshkallëzuar me përdorimin e thikave dhe armëve të zjarrit.
    Nga përplasja kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku disa prej të përfshirëve ishin larguar.

    Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh mes bandave shqiptare.
    Deri tani, janë gjetur tre armë zjarri, ndërsa njëra mendohet se është hedhur pranë vendit të ngjarjes nga një prej autorëve.