Tag: grirë

  • Bukë Misri me Vaj Ulliri – Receta me Butësinë dhe Aromën më të Mirë

    Bukë Misri me Vaj Ulliri – Receta me Butësinë dhe Aromën më të Mirë

    Një recetë që vërtetë do t’ju pëlqejë dhe do të bëhet e preferuara juaj.

    Ju duhen vetëm 20 minuta dhe do të shijoni një bukë të ngrohtë, të butë dhe plot aromë falë vajit të ullirit dhe erëzave.
    Receta që AgroWeb.org ju sjell sot është perfekte për ta shoqëruar me çdo recetë supe apo sallate si me perime të freskëta por dhe me të pjekura.
    Madje mund ta konsumoni në çdo vakt të ditës, pasi ajo qëndron e butë për një kohë të gjatë.
    Përbërësit

    100g miell misri
    60g miell gruri
    1 lugë gjelle me djathë kaçkavall të grirë
    1 lugë e gjysmë me sodë buke
    1 lugë çaji me gjethe rozmarine të grirë
    Gjysmë thelbi hudhër i grirë
    Gjysmë luge çaji me kripë
    1 vezë
    180 ml qumësht
    3 lugë gjelle me vaj ulliri

    Përgatitja
    AgroWeb.org ju këshillon që në fillim të ndizni furrën në 220 gradë që të ngrohet.
    Ndërkohë në një tas të madh hidhni miellin, sodën e bukës, djathin, rozmarinën e grirë, hudhrën dhe kripën.
    Përzjejini mirë në mënyrë që përbërësit të krijojnë një masë të njëtrajtshme.
    Më pas në një tas tjetër rrihni vezën me qumështin dhe dy lugë gjelle vaj ulliri, derisa të formohet një salcë e hollë.
    Hidhni ngadalë miellin me përbërësit e tjerë, dhe përzjejeni pa ndërprerje në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.
    Pasi brumi të jetë lidhur, duhet ta përzieni edhe për disa minuta të tjera në mënyrë që brumi të ketë ajër.
    Ndërkohë tavën spërkateni me vajin e mbetur dhe spërkatni djathë kaçkavall në fundin e saj.
    Hidhni aty brumin që përgatitët dhe përhapeni mirë me ndihmën e një luge në mënyrë që buka të piqet njëtrajtësisht.
    Futeni për ta pjekur për 12-15 minuta ose derisa sipërfaqja e saj të jetë e artë.
    Priteni në katrorë dhe shërbejeni të ngrohtë duke e shoqëruar me djathë apo kos dhe dhallë./AgroWeb.org

  • Japrakë me Mish të Grirë – Receta e Lehtë me Shije të Mrekullueshme

    Japrakë me Mish të Grirë – Receta e Lehtë me Shije të Mrekullueshme

    Japrakët janë padyshim një nga ushqimet më të preferuara të cilat mund të shijohen vetëm në një pjesë të vitit.

    Në padurimin për ardhjen e stinëve të ngrohta futet edhe dëshira për të përgatitur e shijuar këtë gatim.
    Ndonëse receta tradicionale e përgatitjes japrakëve është me bazë perimet dhe orizin, ato mund të shijohen edhe ndryshe.
    Sot AgroWeb.org ju tregon mënyrën e përgatitjes së japrakëve shumë të veçanta me mish dhe perime.
    Më poshtë do të gjeni mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre fare lehtë.
    Përbërësit

    70-80 gjethe rrushi
    8 gota ujë
    gjysmë limoni i shtrydhur
    1 lugë çaji  kripë

    Për mbushjen

    500 gr mish viçi i grirë
    1 filxhan çaji me oriz
    2 qepë mesatare
    5 lugë gjelle vaj ulliri
    1 tufë kopër e grirë
    Disa gjethe nenexhik
    2 limona të shtrydhur
    2 gota ujë
    piper i zi

    Përgatitja
    Për të nisur këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon të mbushni një tenxhere me 8 gota ujë.
    Shtoni në të lëngun e gjysmës së limonit dhe pak kripë.
    Merrni me kujdes gjethet e rrushit të cilat duhet të jenë të vendosura sipër njëra tjetrës dhe pa i ndarë futini në ujin e nxehtë për 3 minuta.
    Kur të shikoni që janë zbutur hiqini gjethet nga uji dhe vendosini në një enë të mbushur më ujë të ftohtë.
    Pasi të jenë ftohur kullojini dhe thajini me kujdes dhe nëse disa prej gjetheve janë dëmtuar lërini veç për t’i përdorur më vonë në recetë.
    Për mbushjen
    Për të përgatitur mbushjen filloni duke e futur orizin për 10 minuta në ujë të ngrohtë.
    Kur të shikoni që është zbutur kullojeni dhe lëreni mënjanë.
    Në një tigan shtoni qepët e grira hollë bashkë me një lugë vaj ulliri dhe lërini të skuqen derisa të zbuten pak, pa i lënë që të marrin ngjyrë.
    Ndërkohë në një enë të thellë shtoni orizin, qepën, mishin e grirë, vajin e mbetur të ullirit.
    Grini koprën, gjethet e mentes, po ashtu të grira, dhe lëngun e një limoni sipas dëshirës mund të shtoni edhe gjysmë luge piper të zi.
    Përziejini mirë me duar dhe bëni gati gjethet për t’i mbushur duke i ndarë me kujdes nga njëra tjetra.
    Merrni një gjethe dhe vendoseni në një pjatë të drejtë në të shtoni 1-2 lugë çaji nga mbushja që përgatitët më parë.
    Kujdesuni që mbushjen ta vendosni në qënder të gjethes në mënyrë që t’a mbështillni atë më kollaj.
    Rrotulloni me kujdes fundin e gjethes deri në gjysëm të mbushjes me oriz duke kthyer njëkohësit edhe anët e saj.
    Do të formohet një zarf i hapur të cilin duhet ta rrotulloni deri në fund duke e ngjeshur pak me duar në mënyrë që të qëndrojë i mbyllur.
    Bëni kujdes të mos i mbushni më shumë se sa duhet gjethet e rrushit dhe të mos i shtrëngoni shumë ato.
    Për të evituar çarjen e gjethes gjatë gatimit dhe fryrjes së orizit.
    Për zierjen
    Zgjidhni një tenxhere rreth 20-30 cm dhe vendosini sipër njëra pas tjetrës japrakët në dy ose tre shtresa.
    Roletë e japrakëve vendosini afër njëra tjetrës me mbylljen e gjethes të kthyer për nga poshtë në mënyrë që të mos hapen gjatë gatimit.
    Nëse ju kanë mbetur gjethe të demtuara nga zierja mund t’i shtroni ato në fund ose në fillim të tenxheres.
    Hidhni 2 gota ujë në temperaturë ambienti  brenda tenxheres dhe më pas merrni një pjatë pak a shumë sa madhësia e saj.
    Vendoseni atë sipër japrakëve tuaj duke ushtruar pak presion për disa sekonda dhe vendoseni të ziejë në zjarr mesatar.
    Shtoni më pas tek to edhe lëngun e 1 limoni duke ulur nxehtësinë në minimum.
    Lërini të mbuluara me kapak apo me një pjatë të ziejnë për rreth 40-60 minuta, derisa i gjithë uji të avullojë.
    Për të kontrolluar nëse janë bërë shikoni nëse është gatuar sa duhet orizi në njërin prej japrakëve.
    Sipas dëshirës ju mund të përdorni edhe tenxhere me presion për këtë gatim duke i shtuar sërisht 2 gota ujë.
    Kjo proçedurë gatimi do të jetë pak më e shpejtë rreth 15 deri në 20 minuta.
    Nëse ju mbetet oriz nga mbushja e japrakëve mund t’a përdorni për të mbushur përime dhe t’i gatuani në furrë./AgroWeb.org

  • Burani Verore me Speca, Domate dhe Oriz – Receta me Shije të Përsosur

    Burani Verore me Speca, Domate dhe Oriz – Receta me Shije të Përsosur

    Burania me speca dhe domate është një ndër pjatat fantastike, të shijshme, e pasur me vlera ushqyese të kulinarisë shqiptare.

    E thjeshtë në përgatitje dhe e lehtë për organizmin, burania është një recetë fantastike për një drekë të shkëlqyer e të shëndetshme.
    Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron recetën verore të buranisë me speca dhe domate e cila përgatitet krejt lehtë dhe është një mënyrë fantastike për t’u shijuar me familjen.
    Përbërësit e Buranisë Verore Me Speca e Domate
    Përbërësit

    500g speca
    500g domate
    4-5 lugë gjelle vaj ulliri
    2 kokrra qepë
    Oriz 2 filxhanë kafeje
    200 gr mish të grirë
    Kripë
    Piper
    Majdanoz

    Përgatitja
    Pasi kemi larë të gjitha perimet që do të na duhen për këtë recetë, presim në kubikë fare të vegjël qepët.
    Në zjarr ndërkohë kemi vendosur një tenxhere ku kemi hedhur vajin e ullirit. Aty shtojmë qepët dhe i kaurdisim derisa të marrin ngjyrën karakteristike të artë.
    Specat i pastrojmë nga farat dhe i presim në shirita të trashë, dhe më pas i shtojmë tek qepa duke i lënë të skuqen me zjarr të ngadaltë. Më pas shtojmue mishin e grirë dhe vijojmë kaurdisjen.
    Domateve u heqim lëkurën dhe i grijmë hollë, për të përgatitur salcën që duhet për këtë gatim.
    Salcën e hedhin në tenxhere bashkë me specat, qepën dhe mishin e grirë, dhe i lëmë në zjarr dhe për 5-10 minuta të tjera.
    Më pas shtohet dhe një gotë me ujë ose lëng mishi nëse keni, si dhe kripë e piper i zi për t’i dhënë një shije sa më të mirë.
    Në fund shtojmë dhe orizin, të cilin e kemi pastruar dhe larë më parë.
    Burania lihet në zjarr të ngadaltë, derisa të bëhet gati. Nëse është e nevojshme shtojini dhe pak ujë më tepër.
    AgroWeb.org ju këshillon që të mos e lini të avullojë plotësisht lagështirën, pasi kjo recetë nuk duhet të jetë shumë e trashë.
    Kur ta servirni për të dashurit tuaj, spërkateni me majdanoz i grirë hollë për t’i dhënë dhe shijen e freskisë pjatës.
    Kjo pjatë shoqërohet mjaft mirë me sallata të ndryshme të stinës, sallata perimesh të zjera apo të pjekura. /AgroWeb.org

  • Makarona me Gjalpë dhe Mish të Grirë – Shija e Thjeshtë që nuk Duhet Humbur

    Makarona me Gjalpë dhe Mish të Grirë – Shija e Thjeshtë që nuk Duhet Humbur

    Nëse doni makarona të thjeshta me mish pa përgatitur asnjëlloj salce atëhere jeni ne recetën e duhur.

    Sugjerimi i sotëm për ju janë makaronat me gjalpë dhe mish të grirë.
    Një shije sa e thjeshtë aq dhe e kërkuar nga të gjithë për veçantinë e saj.
    Makaronat tuaja me gjalpë tashmë mund të jenë shumë më interesante se më parë.
    Prandaj ndiqni këshillat e AgroWeb.org si t’i përgatisni ato në mënyrë perfekte.
    Përbërësit

    450 gr makarona
    2 lugë gjelle vaj
    1 qepë
    1 kg mish i grirë
    1 thelbi hudhër e grirë
    1 lugë gjelle gjalpë
    Kripë
    Piper

    Përgatitja
    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillom vendosni një tigan të thellë me vaj në zjarr.
    Shtoni aty qepën e grirë hollë duke përzier herë pas here.
    Lëreni të skuqet për 4-6 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
    Më pas hiqni qepën nga tigani, lëreni mënjanë dhe po aty në tigan shtoni mishin e grirë.
    Gatuajeni mishin në zjarr mesatar derisa të jetë skuqur i gjithi duke shtusr dhe piper e kripë sipas dëshirës.
    Shtoni qepën e gatuar tek tigani ku ndodhet mishi dhe përzieni me sobë të fikur.
    Ndërkohë vini makaronat të ziejnë si zakonisht dhe sapo ato të jenë gatuar kullojini dhe ruani gjymën e ujit të tyre.
    Bëni kujdes të mos i zieni shumë ato pasi do t’i gatuani edhe më pas.
    Shtojini makaronat tek tigani ku ndodhet mishi, bashkë me gjalpin dhe ujin e zierjes së tyre që ruajtët më parë.
    Ndizni zjarri në nxehtësi mesatare dhe lërini të gatuhen duke i përzier herë pas here përreth 3 minuta.
    Më pas hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni në pjata./AgroWeb.org

  • Sekreti i Përgatitjes së Qofteve pa Miell

    Sekreti i Përgatitjes së Qofteve pa Miell

    Qoftet me mish të grirë mund të jenë receta më e lehtë për t’u përgatitur dhe me shijen më të mirë.

    Të buta dhe krokante, qoftet janë perfekte për t’u kombinuar me çdo gatim tjetër, nga makaronat apo orizi e deri tek perimet e pjekura.
    Një recetë e tillë nuk mungon kurrë në tryezat tona.
    Zakonisht amvisat i përgatisin duke përdorur miell, si brenda tyre për t’i thithur lagështirën, por edhe për të mos thithur vaj kur skuqen.
    Ama AgroWeb.org ju tregon një produkt tjetër që gjendet në shtëpitë tuaja që mund të zëvendësojë miellin.
    Lexoni recetën dhe zbuloni si mund të përdorni bukën e thekur të thërrmuar për të përgatitur qoftet më të shijshme që keni provuar.
    Përgatitja e Qofteve të Shtëpisë  
    Përbërësit 
    (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

    300-400 gr mish i grirë
    2 kokrra qepë
    2 feta bukë
    Bukë e thekur e thërrmuar
    1 kokërr vezë
    3-4 thelpinj hudhra
    Vaj
    Kripë, piper, nenexhik

    Përgatitja  
    Në një tas të madh bashkojmë mishin e grirë me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, nenexhikun e grirë hollë, qepët dhe hudhrat e grira hollë dhe i përziejmë  mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.
    Tani AgroWeb.org ju sugjeron që tani të filloni të shtoni bukën e thekur të thërrmuar.
    Duhet të hidhni aq sa brumi i qofteve të mos ju ngjitet në duar.
    Filloni duke hedhur gjysmë gote uji me bukë thekur të thërrmuar dhe më pas ta punoni me masën tjetër.
    Kur të jetë përzjerë plotësisht shtoni përsëri derisa të jeni të kënaqur me rezultatin.
    Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokërr are.
    I kalojmë përsëri në bukë të thekur, sa t’i krijohet një shtresë e lehtë në sipërfaqen e qofteve, dhe më pas i skuqim në zjarr të fortë nga të dyja anët.
    Nëse preferoni,  mund të përgatisni edhe salca të ndryshme shtëpie për t’i shoqëruar. Mund të përgatisni salcë me domate dhe hudhra.
    Mjafton të skuqni si fillim 5-6 thelpinj hudhra të shtypur me vaj ulliri , e më pas shtojini 4-5 domate të grira në rende, hidhini kripë, piper e pak spec djegës nëse preferoni dhe  lëreni në zjarr derisa salca të jetë gati.
    Por mund të përgatisni gjithashtu edhe salcë kosi të kombinuar me kastravecë të grirë, hudhra dhe arra të grira gjithashtu. Sipër spërkateni me pak vaj ulliri. /AgroWeb.org

  • Byrek i Hapur me Spinaq dhe Qepë të Njoma

    Byrek i Hapur me Spinaq dhe Qepë të Njoma

    Byreku është një gatim i perferuar pothuajse për të gjithë ne.

    Ai mund të përgatitet me një larmi produktesh duke filluar nga qumështi, djathi, gjiza, qepët e domatet, preshi e deri tek mishi.

    Një ndër më të shëndetshmit edhe me plot shije është byreku me spinaq, i cili ka jo vetëm një shije unike, por dhe vlera të larta ushqyese.

    Secila amvisë ka mënyrën e saj në përgatitjen e byrekut me spinaq, por AgroWeb.org ju sjell më poshtë një mënyrë fantastike por edhe të shijshme të përgatitjes së këtij byreku.

    Ndiqni këshillat e më poshtme dhe shijojeni që sot këtë byrek special me spinaq dhe qepë të njoma.

    Përbërësit

    320 g petë sfoliat të gatshme

    200 gr spinaq

    280 g krem djathi

    1 thelpi hudhër

    1 tufë majdanoz i freskët

    Lëng nga një limon i shtrydhur

    Vaj ulliri

    1 tufë qepë të njoma, të prera

    Djathë kaçkavall i grirë për shije

    Përgatitja

    Fillimisht ngrohni furrën në 200°C – 180°C.

    Më pas vazhdoni duke hapur petët e gatshme në një tavë të veshur me letër pjekjeje që nuk ngjit.

    Pritini petët në 4 drejtkëndësha të barabartë me majën e një thike të mprehtë dhe shpojini me një pirun.

    Piqini për 20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.

    Ndërkohë mbushni një ibrik me ujë dhe lëreni të ziejë.

    Kalojeni spinaqin e pastruar paraprakisht në një kullesë dhe hidhni sipër tij ujin e vluar.

    Shpëlajeni me ujë të ftohtë, më pas vendoseni në një leckë të pastër dhe shtrydheni për të larguar sa më shumë ujë.

    Përpunojeni spinaqin në një mikser së bashku me kremin e ​​djathit, thelpinë e hudhrës së grirë, majdanozin e grirë dhe lëngun e limonit.

    Shtoni kripë dhe piper sipas shijes.

    Ndërkohë ngrohni pak vaj ulliri në një tigan, shtoni qepët e njoma të prera dhe skuqini butësisht derisa të zbuten.

    Pasi petët e pjekura të jenë ftohur pak, përhapni në qendër të tyre përzierjen e spinaqit, shtoni qepët e skuqura disa gjethe spinaqi dhe pak djathë kaçkavall të grirë.

  • Musaka me Patate – Shije Tradicionale në Tryezë

    Musaka me Patate – Shije Tradicionale në Tryezë

    Një gatim special, i veçantë me shije të mrekullueshme dhe ideal për një vakt dreke por edhe darke.

    Musakaja është përgatitur jetë e mot nga nënat e gjyshet shqiptare, traditë sidomos në zonat e jugut të vendit.
    Shije plotë dhe e kombinuar në mënyrë perfekte me më të mirat e kuzhinës. Patatet e përgatitura me kimën e mrekullueshme të amvisave shqiptare janë padyshim ndër gatimet më të shijshme.
    Një mënyrë fantastike për të kënaqur gjithë familjen apo për ta gatuar edhe në raste të veçanta kur shtëpinë e vizitojnë miq e mysafirë.
    Musakaja me patate shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, turshi të ndryshme, salcë kosi apo edhe bukë të thekur.
    AgroWeb.org u sugjeron më poshtë përgatitjen e musakasë me patate në shtëpi.
    Përgatitja e Musakasë Në Shtëpi  
    Përbërësit
    (Për një tepsi mesatare)

    8-10 kokrra patate mesatare (1.5 kg)
    1 filxhan çaji vaj ulliri
    2 kokrra qepë mesatare
    1 filxhan çaji mish i grirë
    2 kokrra domate mesatare ose 1 lugë gjelle salcë
    Kripë
    Piper
    Majdanoz

    Për salcën beshamel duhen

    3 lugë gjelle miell
    2 lugë gjelle gjalpë të freskët
    2-3 gota qumësht
    2 kokrra vezë
    1 lugë gjelle gjalpë për spërkatje
    3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë
    Kripë

    Përgatitja
    Për gatimin e musakasë zgjidhen patate të mëdha. Patatet e pastruara priten në feta dhe vendosen në një tavë.
    Pasi spërkaten me vaj, tava futet në furrë. Patatet lihen të piqen, sa të skuqen lehtë.
    Përgatitet kima: Kaurdisen qepët me mish të grirë. Hidhet salcë, kripë, piper dhe dafinë.
    Në një tepsi të lyer me vaj ulliri dhe galetë (bukë hekur të grirë hollë në rende), vendoset një shtresë patatesh. Fundi i tepsisë mbulohet mirë, që të mos dalë kima. I vendosim patatet mbi njëra – tjetrën.
    Më pas, vendosim një shtresë kimë, përsipër patate e përsëri një shtresë kimë.
    Sipër duhet të vendoset shtresa e patateve.
    Hidhet salcë beshamel, e cila sheshohet me ndihmën e një luge të lagur me qumësht ose gjalpë. Shtohet djathë kaçkavall i grirë dhe pak gjalpë.
    E fusim tavën në furrë dhe e lëmë të piqet. /AgroWeb.org

  • RECETA/ Me siguri nuk e keni provuar kurrë, përbërësi shtesë që do t’i japë shije ndryshe lazanjës suaj

    RECETA/ Me siguri nuk e keni provuar kurrë, përbërësi shtesë që do t’i japë shije ndryshe lazanjës suaj

    Lazanja, receta e famshme italiane është bërë mjaft popullore edhe për familjet shqiptare. Sot zonja Florenca Reçi ka treguar si ta përgatisni atë ndryshe, me përbërësin kryesor, gjizën.

    Përbërësit:12 peta lazanjë1/2 kg mish të grirë2 thelpinj hudhër të grirë1/2 lugë çaji me rigon të thatëkripë dhe piper450gr gjizë2 vezë1/2 filxhani parmixhano të grirësalcë domateshdjathë mocarelavaj ulliri
    Përgatitja:Për tu bërë tava sa më shpejt, kaloni petët e lazanjës në ujë të nxehtë. Vendosni ujin në zjarr i hidhni dhe pak vaj.
    Ndërkohë që hedhim mishin e grirë në tigan për tu skuqur me hudhrën e njomë dhe pak kripë.
    Në një tas hedhim gjizën (ose rikota) e shtypim me vezët dhe me hudhrën pluhur. E rrihni sa të bëhet kremoze dhe më pas shtoni salcën, erzat (rigon dhe piper sipas dëshirës). Shtojmë në këtë përzierie mocarellan të prerë në kubik.
    Kjo salce nuk përzihet me mishin e grirë, por hedhim një shtresë lazanja një shtres mish dhe më pas salcën. Kjo ndiqet deri në shtresën e fundit në tavë.
    Shtresën e fundit sigurohuni tya mbuloni me djathë parmigiano. Dhe është gati për ta futur në furrë me 180 gradë për 30-35 minuta.

  • Receta e ditës: Bishtaja me mish të grirë

    Receta e ditës: Bishtaja me mish të grirë

    Receta gatimi të ideuara nga Zonja Albana.
    Bishtaja me mish të grirë
    Përbërësit:
    1 kg bishtaja500 gr mish i grirë2 qepë mesatare1 domate2 lugë gjalpë1 tufë majdanoz1 gjethe dafineKripë, piper i ziSpec i kuq pluhur
    Përgatitja:
    Qepët e grira i skuqim në yndyrë derisa të zverdhen. Hedhim një lugë spec të kuq pluhur dhe mishin e grirë, e mbulojmë me kapak dhe pasi të ziejë 10 minuta në zjarr të lehtë, shtojmë kripën, piperin, majdanozin e grirë hollë dhe bishtajat e lara e të pastruara nga bishtat dhe fijet anësore. E përziejmë gjellën me kujdes, i shtojmë një gjethe dafine, domaten e kaluar në rende ose 1 lugë pure domatesh, ujë të vakët sa të mbulohen bishtajat dhe i lëmë të gatuhen në zjarr të fuqishëm. Sapo të marrin valë, ulim temperaturën dhe e lëmë të përfundojë gatimi derisa të shterojë lëngu, por jo i tëri (gjatë zierjes nuk e përziejmë me lugë, por nëse ka nevojë vetëm shkundim pak tenxheren).

  • Qofte Shtëpie me Oriz – Receta më e Veçantë e Traditës

    Qofte Shtëpie me Oriz – Receta më e Veçantë e Traditës

    Qoftet janë një nga gatimet më të njohura të traditës e jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë zonën e Ballkanit.

    Në të shumtën e rasteve mund t’i gjeni të përgatitura me mish e erëza dhe shija e tyre nuk ka të krahasuar.

    Megjithatë ky gatim qindravjeçar është sofistikuar me kalimin e kohës, shpesh mund të keni hasur qoftet me perime, me patate, lulelakër apo brokoli.

    Edhe kjo mënyrë e përgatitjes së tyre mund të themi që nuk mbetet aspak pas për nga shija e mirë.

    Në recetën e sotme AgroWeb.org ju sugjeron sërish një mënyrë të re, sa të lehtë në përgatitje ashtu edhe të mrekullueshme për t’u provuar.

    Qoftet me oriz do të kthehen në gatimin tuaj të çdo rasti dhe në shijen më të preferuar të çdo vakti.

    Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre në vetëm pak minuta sipas këshillave të AgroWeb.org.

    Përbërësit

    300 gr oriz i bardhë

    200 gr djathë i bardhë

    2 vezë

    2 thelpinj hudhër

    150 gr bukë e thekur e grirë

    piperi i zi

    kripë

    nenexhik i thatë apo majdanoz

    vaj për skuqje

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju sugjeron të filloni me zierjen e orizit.

    Më pas kullojeni dhe hidheni në një enë të thellë.

    Shtoni aty djathin e bardhë të grirë, vezët, kripë, thelpinjtë e hudhrës së grirë, piper të zi, nenexhik të thatë apo erëza të tjera sipas dëshirës tuaj.

    Përziejini mirë me dorë të gjithë përbërësit, derisa të formohet një masë e njetrajtshme dhe kompakte.

    Do të duket si një brumë i madh orizi.

    Formoni me duar ose me një lugë gjelle toptha të vegjël të rrumbullakët, njësoj si qoftet normale me mish.

    Më pas kalojini në një pjatë dhe sperkatini me bukën e thekur të grirë në të gjitha anët e tyre.

    Ndërkohë, vendosni një tigan në zjarr me pak vaj për skuqje dhe kur vaji të fillojë të nxehet, shtoni një nga një qoftet.

    Skuqini mirë nga të gjitha anët derisa të marrin ngjyrë të artë e më pas kalojini në një pjatancë të veçantë.

    Shërbejini të ngrohta ose të ftohta, duke i shoqëruar me salcë kosi, gjizë apo sallatra të ndryshme./AgroWeb.org