Tag: gjysmëfinalja

  • Starton gjysmëfinalja e parë e AGT, kush do të prekë finalen e madhe? Garë e ethshme talentesh në Vizion Plus

    Starton gjysmëfinalja e parë e AGT, kush do të prekë finalen e madhe? Garë e ethshme talentesh në Vizion Plus

    Ka nisur spektakli i mbarë shqiptarëve në ekranin kampion të televizionit kombëtar Vizion Plus.
    Sot starton gjysmëfinalja e parë e Albania’s Got Talent. Dhjetë talente do të konkurrojnë fort mes tyre, ku vetëm dy prej tyre do të kenë shansin të kalojnë në finalen e madhe, ku luhet për 20 mijë euro.
    Nën moderimin e talentit Isli Islami dhe nën “optikën” e 4 gjyqtarëve më të mirë të spektakleve: Agron Llakaj, Kastro Ziso, Adelina Ismajli dhe Elsa Lila, starton kjo mbrëmje magjike në Vizion Plus.

    Këtë event talentesh mund ta ndiqni LIVE në ekranin e Vizion Plus, në livestream në vizionplus.tv dhe në linkun e mëposhtëm të YouTube.

  • Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë në PGE  Varshavë

    Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë në PGE Varshavë

    Tani është zyrtare! Gjysmëfinalja e Play Off, Kupa e Botës 2026 ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 26 mars 2026 në stadiumin ‘PGE Narodowym’ (58.580 mijë vende) në Varshavë.

    Fituesi i këtij takimi ndeshet me fituesin e ndeshjes Ukrainë- Suedi.

    Njoftimi:

    Federata Polake e Futbollit njofton se gjysmëfinalja e eliminatoreve për Kupën e Botës 2026 midis Polonisë dhe Shqipërisë do të luhet në stadiumin kombëtar PGE në Varshavë. Ndeshja do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Botërori i Klubeve/ Fluminense- Çelsi, sot mësohet finalistja e parë

    Botërori i Klubeve/ Fluminense- Çelsi, sot mësohet finalistja e parë

    Gjysmëfinalja e parë Fluminense- Çelsi e FIFA, Botërori i Klubeve 2025 do të zhvillohet këtë mbrëmje në orën 21:00 (ora e Shqipërisë).

    Ky takim deçiziv për dy klubet i cili konvertohet me biletën e parë të finales së këtij edicioni të ri me 32 skuadra është planifikuar të zhvillohet në MetLife Stadium (East Rutherford, Nju Xhersi) dhe do të arbitërohet nga francezi Fransua Lëteksje.

    Ndërkohë nesër në të njëjtën orë dhe të njëjtin impiant gjysmëfinalja tjetër PSG- Real Madrid./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Gjysmëfinalja e “Ferma VIP”, Luana Vjollca godet me deklaratën: Jam si erërat e forta! Nëse unë të prek…

    Gjysmëfinalja e “Ferma VIP”, Luana Vjollca godet me deklaratën: Jam si erërat e forta! Nëse unë të prek…

    Na ndajnë vetëm 4 ditë nga finalja e madhe e e edicionit të dytë të “Ferma Vip” nën drejtimin e Luana Vjollcës dhe mbrëmja e sotme është gjysmëfinalja ku do të mësojmë se kush do të jenë finalistët zyrtarë.

    Edhe kjo e hënë ka nisur plot pozitivet dhe humor nga moderatorja e spektaklit, e cila nisi programin me një fjalim epik drejtuar vetes me autoironi.
    Shumë shpejt kjo eksperiencë do të mbetet një kujtim i bukur për ta… dhe do të jetë një histori për t’u treguar… një histori sesi u sfiduan… sesi qeshën… sesi u emocionuan, debatuan, qanë, dashuruan. Thënë kjo, po vras mendjen: si do të më kujtojnë mua?

    Si ajo që fliste për veten me siguri?! Mos u ankoni më, se kam kohë që nuk them as çerek fjale për vete… kanë folur të tjerë për mua dhe meqenëse dashamirësit ma kanë kërkuar, po dal në temë, se boll mungesë kam bërë me ato perlat e mia spontane. Jeni gati?
    Unë nuk jam si flladi.
    Jam si erërat e forta.
    Nëse unë të prek…
    Ti ngre qimet përpjetë.”, përfundoi Luana Teksa mori sërish komplimente nga opinionstët e spektaklit, Zhaku dhe Kastro Zizo.
    Çfarë nuk pritet të ndodhë sonte në këtë gjysmë-finale ndaj çdo gjë mbetet për tu zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouTube.

  • Nis gjysmëfinalja e “Ferma VIP 2”! Spektakël dhe surpriza LIVE në Vizion Plus

    Nis gjysmëfinalja e “Ferma VIP 2”! Spektakël dhe surpriza LIVE në Vizion Plus

    Nis gjysmëfinalja e spektaklit tuaj të preferuar Ferma VIP 2 në Vizion Plus.

    Një natë me emocione të bukura do t’a shijoni edhe sonte, nën shoqërinë e moderatores Luana Vjollca dhe dy opinionistëve, Zhaku dhe Kastro Zizo.
    Erandi, Big Mama dhe Big Basta, janë në një garë të ashpër për të fituar çmimin e madh, pasi kanë siguruar një vend në finale.

    Megjithatë, gara për të prekur finalen nuk ka përfunduar për katër fermerët e tjerë të mbetur në lojë, Ylli, Andueli, Andrea, dhe Elinara.
    Këta dy të fundit sonte do të kenë një përballje të fundit, ku është publiku ai që përmes votës vendos se cili prej tyre do të ndërpresë përfundimisht mundësinë për të vijuar rrugëtimin deri më datë 20 qershor.
    Përjetoni emocionet e vërteta të gjysmëfinales së “Ferma Vip 2 në Vizion Plus dhe në linkun e YouToube.
    /vizionplus.tv

  • Gjysmëfinalja e “Final Four”, Dinamo pranë golit ndaj Vllaznisë

    Gjysmëfinalja e “Final Four”, Dinamo pranë golit ndaj Vllaznisë

    Vllaznia dhe Dinamo po përballen në orën 20:00. Ndeshja është e vlefshme për gjysmëfinalen e Final Four.

    Për avancimin në finale dinamovitëve u bën punë vetëm fitorja, në anën tjetër kuqeblutë gëzojnë bonusin e barazimit.
    Ndërkohë në sfidën që po zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, blutë e Ilir Dajës kanë patur rastin e artë për të shënuar me anë të Mandelës por goditja e sulmuesit përfundon jashtë.

  • Gjysmëfinalja e parë e Final 4, Vllaznia – Dinamo City, luhet sot në “Arenën Kombëtare”

    Gjysmëfinalja e parë e Final 4, Vllaznia – Dinamo City, luhet sot në “Arenën Kombëtare”

    Sot, më datë 4 maj, në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare” do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e fazës “Final 4” të “Abissnet Superiore”, mes Vllaznisë dhe Dinamo City.
    Një përballje vendimtare, që do të përcaktojë skuadrën e parë finaliste të këtij sezoni në kampionatin elitar të futbollit shqiptar. Të dyja skuadrat kanë përmbyllur përgatitjet dhe janë gati për sfidën e madhe.
    Vllaznia e nis këtë ndeshje në pozita më të favorshme, pasi kualifikohet edhe në rast barazimi, ndërsa Dinamo City-t i duhet me patjetër fitorja për të kaluar në finale.
    Një ndeshje për të mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, ku tifozët dhe dashamirësit e futbollit shqiptar mund të sigurojnë biletat online në ebileta.al, si dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

  • Nis “Final Four” për titullin kampion: sonte gjysmëfinalja e parë me skemën e renditjes!

    Nis “Final Four” për titullin kampion: sonte gjysmëfinalja e parë me skemën e renditjes!

    4 Maj 2025

    1:11

    Telesport

    Sot, data 4 maj, në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare” do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e fazës “Final 4” të “Abissnet Superiore”, mes Vllaznisë dhe Dinamo City.
    Një përballje vendimtare, që do të përcaktojë skuadrën e parë finaliste të këtij sezoni në kampionatin elitar të futbollit shqiptar. Të dyja skuadrat kanë përmbyllur përgatitjet dhe janë gati për sfidën e madhe.
    Vllaznia e nis këtë ndeshje në pozita më të favorshme, pasi kualifikohet edhe në rast barazimi, ndërsa Dinamo City-t i duhet me patjetër fitorja për të kaluar në finale.
    Një ndeshje për të mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, ku tifozët dhe dashamirësit e futbollit shqiptar mund të sigurojnë biletat online në ebileta.al, si dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.
     

  • Champions League/ Sonte gjysmëfinalja e parë Arsenal-PSG

    Champions League/ Sonte gjysmëfinalja e parë Arsenal-PSG

    Gjysmëfinalja e parë e Champions League, Arsenal-PSG do të luhet sonte në orën 21:00.
    Arsenali mbërriti në këtë fazë duke mos qenë favoritë kundër Real Madridit, por i suprizuan në “Emirates” me shifrat 3-0 dhe fituan në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 2-1.
    Nga ana tjetër PSG-ja, e pati disi më të lehtë duelin me Aston Vilën edhe pse anglezët tentuan t’ju hapnin probleme, por në fund triumfoi skuadra e Luis Enrikes. Parizienët dëshirojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

  • Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, ndeshja e parë vë përballë Empolin me Bologna, takimi transmetohet në Tring

    Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, ndeshja e parë vë përballë Empolin me Bologna, takimi transmetohet në Tring

    Sot në mbrëmje luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë në çiftin Empoli-Bolonja.
    Spartanët surprizuan në çerekfinale duke eliminuar Juven dhe kërkojnë të bëjnë një tjetër mrekulli ndaj Bolonjës.
    Ndonëse fokusi kryesor i skuadrës së Ardian Ismailit është mbijetesa në kampionat.

    Nga ana tjetër Bolonja është duke kaluar një moment të shkëlqyer pasi në sajë të rezultateve pozitive radhazi ndodhet në vendin e 4 në kampionat.
    Në letër janë ata favoritë për të shkuar në finalen e  Kupës së Italisë. Dueli i sotëm luhet në orën 21 dhe transmetohet në Tring.
    Gjysmëfinalja e dytë ajo me pritshmërinë më të lartë është derbi i Milanos mes Milan dhe Inter që luhet të mërkurën në mbrëmje./vizionplus.tv