Showbiz E Premte, 28 Nëntor 2025 22:49
Spektakli i radhës i ”Big Brother Kosova Vip 4” ka vijuar me një tjetër moment të tensionuar, këtë herë mes Saşa Hodës dhe Labinot Gashit. Pas përfundimit të debatit të ashpër mes Shkurtës dhe Labit, produksioni transmetoi pamjet ku Labi provokon Saşën përmes një komenti të ndjeshëm një ditë më parë në shtëpi.
Në klipin e shfaqur, Labi e ngacmon Saşën duke i përmendur gjyshen nga ana e nënës, e cila me etni është serbe. Reagimi i Saşës erdhi menjëherë dhe me tone të larta, teksa ajo iu përgjigj me deklaratën: “E kam gjyshen serbe që t’i ka paluar 10 shqiptarë”. Momenti u komentua gjerësisht edhe brenda shtëpisë, por sidomos nga publiku, për shkak të ndjeshmërisë që mbart çështja e etnisë në raportet ndërkomunitare.
“Edhe pse nuk ka qenë faji jem për dikë që janë martuar para 60 viteve. Ajo ka qenë prej Shkodrës, serbe e Shkodrës. Gjatë gjithë jetës njerëzit e kanë shfrytëzuar këtë gjë tek unë. Dua ta sqaroj atë deklaratën që ‘i palon 10 veta’, e kam pasur fjalën që i palon 10 tipa sikur Labi, sepse është keqkuptu”, tha Sasa.
Tag: gjyshen
-

“Gjyshja serbe t’i ka paluar 10 shqiptare”, Sasa Hoda sqaron deklaratën që ndezi rrjetin
-

Dhunë në familje/ Kanosi nusen e xhaxhait pasi i rrahu gjyshen, procedohet 46-vjeçari në Lushnje
Policia bën me dije se ka nisur procedimi penal për dy persona në Lushnje për një rast dhune në familje.
Në njoftim bëhet me dije se një 46-vjeçar ka kanosur bashkëshorten e xhaxhait të tij, pasi kjo e fundit i kishte dhunuar gjyshen.
Policia e Lushnjës ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale E. K., 46 vjeç dhe M. K., 44 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 46 vjeç dhe M. K., 44 vjeç, pasi dyshohet se shtetasi E. K. ka kanosur shtetasen M. K. (bashkëshortja e xhaxhait të tij), ndërsa 44-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë. -

“Nuk e kam parë gjyshen që nga janari 2021”/ E ëma akuzohet për vrasjen e të moshuarës, zbardhet dëshmia e të riut
Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Beoti të Greqisë, ku një 62-vjeçare akuzohet se ka varrosur nënën e saj në oborr për të përfituar pensionin.
Djali i saj 28-vjeçar ka dhënë dëshminë para autoriteteve, duke deklaruar se nuk e kishte parë gjyshen që nga janari i vitit 2021 dhe nuk kishte dijeni për vdekjen e saj.
“Isha i fundit që e pashë gjyshen në janar 2021. Nuk e di kur vdiq, as nga çfarë”, u shpreh ai, duke theksuar se lajmin për vdekjen e saj e mori në momentin kur policia arrestoi nënën e tij.
Sipas dëshmisë së tij, e ëma e kishte telefonuar më 20 shtator, duke i thënë se policia kishte mbërritur dhe se kishte frikë se do të fajësohej për vdekjen e nënës së saj.
I riu tregon se gjyshja vuante nga probleme me zemrën, ishte mbipeshë, kishte vështirësi në frymëmarrje, probleme me shikimin dhe lëvizjen, ndërsa përdorte ilaçe, shkaqe që mund ta çonin edhe drejt demencës.
Ndërkohë, autoritetet po përpiqen të përcaktojnë rrethanat dhe kohën e vdekjes së 92-vjeçares, ndërsa e bija ndodhet në paraburgim dhe do të përballet me akuzat për fshehje të trupit dhe mashtrim në dëm të shtetit.Top Channel
-

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka rikthyer në vëmendje rastin e dy vajzave jetime, Senada dhe Serena Mullaymerit. Gjyshja dhe xhaxhai nuk i lejojnë të futen në shtëpinë e tyre, e cila ka qenë në proces legalizimi. Xhaxhai u ndërpreu ujin dhe dritat dhe u kërkoi para.Vajzat u pajisën me urdhër mbrojtjeje nga xhaxhai dhe e shoqja, dy jetimet, Senada dhe Serena Mullaymeri dhe u kthyen në shtëpi, ku u përballën me dhunën psikologjike dhe fizike nga ana e gjyshes. E moshuara po u nxirrte jashtë lavatriçen mbesave jetime duke i sharë e kërcënuar pse ato denoncuan.
Vajza: Ça po bën?
Gjyshja: Kollaj, kur më çoni andej-këtej juve.
Vajza: Lëre lavatriçen, mos e lëviz!
Gjyshja: Jo!
Vajza: Mos e lëviz lavatriçen! Mos e lëviz lavatriçen!
Gjyshja: E bëtë hesap, kur vini andej-këtej?
Vajza: Mos e lëviz lavatriçen!
Gjyshja: Po e lëviz, me mua…Jam unë këtu, s’je ti!
Në këto kushte, Senada u paraqit në komisariatin e policisë nr. 5 ku policët i thanë se nuk mund të pajiset me urdhër mbrojtjeje nga gjyshja.
Polici: Ça problemi ke?
Vajza: Jemi pajisur me një urdhër mbrojtje për xhaxhain dhe nusen e xhaxhait.
Polici: Do të pajisesh?
Vajza: U pajisëm.
Polici: Sot? Po!
Vajza: E morëm atë ditë, erdhëm që ta deklaronin.
Polici: Po!
Vajza: Edhe sapo shkuam te shtëpia, ata nxitën gjyshen për të ardhur poshtë dhe për të na dhunuar.
Polici: Ke paditur dy veta?
Vajza: Po!
Polici: S’ka tjetër emër.
Vajza: Jam edhe unë këtu mbrapa.
Polici: Ti je pajisur me urdhër mbrojtjeje?
Vajza: Po!
Polici 1: Ndaj xhaxhait dhe ndaj…? Nuses së xhaxhait!
Vajza: Po!
Polici: Po ça ka ndodhur?
Vajza: Sa shkova në shtëpi unë…
Polici: Tha me gjyshen? Ti tani, nuk mund të bëjmë urdhër mbrojtje dhe për gjyshen. Nuk bëhet ajo, je pajisur me të.
Vajza: Po ajo erdhi na…
Polici 3: A të tha dhe shefi, duro? Nuk bëhet urdhri i mbrojtjes se aty e ke marrë njëherë.
Polici: Ti je pajisur. Ti, si mund të bëjmë urdhër mbrojtjeje për gjyshen?
Vajza: Po unë tani kam frikë të shkoj në shtëpi, mos më bën gjë ajo.
Polici 3: Tani i bie të hedhësh poshtë atë, të marrësh ndaj gjyshes, se kështu tjetër nuk e merr dot më.
Polici: Të rrëzohet kjo o shoku, se ti je pajisur sot me urdhër mbrojtje, 31.05 je pajis. Si do t’i themi tani, hajde të bëjmë për gjyshen tani? Se s’është hë…
Vajza: Po si t’ia bëj unë tani?
Polici: Ça të them unë tani?! Po s’ke ç’t’i thuash avokatit, tashi ti je pajisur me urdhër mbrojtjeje. Tani hajde ta marrim edhe për gjyshen.
Vajza: Po ça të bëj unë? E nxisin ata gjyshen për të ardhur se ajo rri në kat të dytë…
Polici: E marr vesh, e marr vesh se e nxisin ata, po… Ti ik te shtëpia, në qoftë se të shqetësojnë, bjeri 112-ës dhe të vjen patrulla aty!
Vajza: Po ajo më shqetësoi tani. Unë kam frikë të shkoj.
Polici: Ç’ia fut kot! Më dëgjo, çfarë po të them. Më dëgjo vëllain tënd! Shko te shtëpia, në qoftë se gjyshja e sheh që ashtu, bjeri 112-ës, vjen patrulla aty, i thotë, ça ke me gocën, apo do të të çoj brenda, se goca është pajisur me urdhër mbrojtje zonjë. Mos iu afroni gocës, fare! Në qoftë se gjyshja të fillon ndonjë fjalë, bjeri 112-ës!
Polici: Shumë bukur! Po të erdhi gjyshja aty se gjyshen shihe si me stil ti, po filloi prapë, 112 dhe vij aty. Tani si të vijë patrulla, po na i solli që na i bie këtu, do i bëjmë një… do i themi gjyshes, rri urtë, lëre, se do të pajisim, do ta pajisim gocën me urdhër mbrojtje, që mos t’i afrohesh gocës fare, se është plakë e vjetër ajo.
Vajza: Mirë!
Polici: Kështu funksionon!
Vajza pretendon se nuk është lejuar të dalë nga ambientet e policisë, kur është ndjerë keq dhe ka filluar të qajë. Ajo shprehet se punonjësi i policisë i ka bërtitur duke bërë që të ndërhyjë psikologu. Pasi u kryen veprimet në polici, gjyshja është filmuar duke nxjerrë sërish lavatriçen jashtë në orën 3 të mëngjesit. Sot Serena dhe Senada iu drejtuan edhe njëherë gjykatës për pajisjen me urdhër mbrojtjeje nga gjyshja./tvklan.al -

Rama: Më vinte plasja që nuk fitoja në Shkodër, sepse kam dhe gjyshen shkodrane
Edi Rama ka zhvilluar pasditen e kësaj të premte një miting në Shkodër në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se i vinte plasja që fitonte në të gjithë Shqipërinë dhe nuk fitonte dot në Shkodër, duke iu referuar fitores në zgjedhjet lokale të vitit 2023.
“Këtu e kam pas edhe kunjin më të madh se fiton në të gjithë Shqipërinë, hajde këtu humb, dhe duke qenë se kam dhe gjyshen shkodrane katolike, më vinte plasja dhe thosha: çfarë kanë këta me mua?”, – tha Rama.
Rama hodhi akuza edhe drejt kundërshtarit të tij politik, Sali Berisha, duke i kujtuar postin e sekretarit të partisë, në komunizëm.
“Këta më thonë mua komunist dhe mbajnë në krah bufin sekretar partie, që ka persekutuar dhe internuar njerëz, i ka shërbyer edhe partisë së punës! Ku e la Shkodrën, në prapambetje. Tani Shkodra është ndryshe, ajo që bëmë ne për Shkodrën, nuk e di për ata burrat demokratë të PD-së këtu se çfarë mendojnë, teksa gjysmat e burrave këtu i kemi.” – tha Rama. -

Gjykata dënon babain dhe gjyshen: Shfrytëzuan djalin 10-vjeç në Tik-Tok për të përfituar para
Ngjarja e bujshme, që tronditi mbarë opinionin publik, pasi gjyshja dhe babai shfrytëzonin për muaj me radhë nipin 10-vjeç në Tik-Tok, duke përfituar vlera monetare, ka marrë fund ligjërisht sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, që sot dha edhe dënimin për ta.
Gjykata e Beratit ka dënuar sot me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg gjyshen Natasha Rombula.
Këtij vendimi, gjyqtarja Lumturi Zhupa, i ka shtuar edhe dënimin plotësues të kërkuar nga organi i akuzës, duke i hequr shtetasit Armando Kumaraku të drejtën e prindërimit mbi djalin e tij 10-vjeç. -

Frattesi, goli si dedikim për gjyshen e ndjerë: Interi, si familje e dytë për mua
9 Prill 2025
8:32
Alfred Lleshi
“Duhet të qëndrojmë të qetë, por kjo fitore na vetëdijëson për forcën tonë. Në ndeshjen e kthimit duhet të luajmë me të njëjtin shpirt”, – tha Davide Frattesi, autori i golit të fitores, në zonën e përzier të “Allianz Arena”.
Një gol dhe emocion i veçantë për mesfushorin zikaltër, i cili ka humbur gjyshen pak ditë më parë: “Ky gol ishte shumë i rëndësishëm për mua, sepse unë dhe familja ime kemi kaluar një periudhë të vështirë. Doja të isha me skuadrën, bashkëlojtarët më qëndruan shumë pranë. Interi është si familje e dytë për mua. -

Tërmeti në Mianmar/ Të ngecësh nën rrënoja! Vajzat me gjyshen e gjakosur filmojnë “tmerrin” (VIDEO)
Një video nga tërmeti në Myanmar tregon se sa e tmerrshme është të ngecësh nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar. Në pamje shihen dy vajza 13 dhe 16 vjeç me gjyshen e tyre të gjakosur në një hapësirë tejet të ngushtë të mbushur me gurë, tulla e materiale të tjera.
Apartamenti i tyre në kat të 6-të në qytetin dytë më të madh atje, Mandalay, përfundoi nën tokë pasi ishte në një zonë shumë pranë epiqendrës së tërmetit.
Për të parë VIDEON, klikoni këtu!
Ishte babai i vajzave ai që përmes rrjeteve sociale kërkoi nxjerrjen e trupave të tyre të pajetë nga rrënojat, i bindur se ato nuk kishin mbijetuar. Por vajzat bashkë me gjyshen 75 vjeçare ia dolën mbanë! Ekipet e kërkim-shpëtimit u dhanë ujë përmes një vrime të vogël dhe pas disa orësh arritën t’i nxirrnin jashtë.
Më shumë se 2 mijë njerëz raportohet të kenë vdekur pas këtij tërmeti, ndërsa 18 viktima është bilanci edhe në Tajlandë. Dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Myanmar është po ashtu në prag të një lufte civile sa i takon taksës për sistemin e shëndetësisë, që ka detyruar mbi 3 milion njerëz të zhvendosen.
