Tag: gjyqësore

  • Reagimet e Ramës për vendimin e Kushtetueses ndaj Ballukut, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Presion ndaj veprimtarisë gjyqësore

    Reagimet e Ramës për vendimin e Kushtetueses ndaj Ballukut, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Presion ndaj veprimtarisë gjyqësore

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me deklaratat e ramës rreth vendimit të Kushtetueses ndaj ministres Belinda Balluku.

    Sipas tyre balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, teksa shtojnë se i kanë ndjekur me vëmendje komunikimet e kryeministrit Rama.
    “Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme. Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor.
    Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit.
    Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe. Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.
    Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk është fitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët.
    Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit“, thuhet në reagimin e plotë.
     

    Top Channel

  • Mbrojtja e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore

    Mbrojtja e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama mbi çështjen “Balluku”.
    Reagimi i plotë:
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme. Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor.
    Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit.
    Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe. Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.
    Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk është fitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët.
    Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit.

  • Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata e Gjykatave: Presion mbi organet e drejtësisë

    Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata e Gjykatave: Presion mbi organet e drejtësisë

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, për çështjen gjyqësore të zv/kryeministres Belinda Balluku, tashmë e pezulluar nga detyra.
    Shoqata i ka cilësuar veprimet dhe komentet publike të Ramës si presion ndaj drejtësisë, ndërsa shton se deklaratat e tij dëmtojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe mund të krijojnë një klimë të pasigurisë dhe mosbesimit ndaj sistemit të drejtësisë.
    “Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit”,- thuhet ndër të tjera në reagim.
    Reagimi:
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme.
    Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor. Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit.
    Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës.
    Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe. Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.
    Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk është fitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët.
    Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit.

  • Konfirmim i avokatit/ Veliaj shtyn seancën e nesërme, zbulohet arsyeja

    Konfirmim i avokatit/ Veliaj shtyn seancën e nesërme, zbulohet arsyeja

    Kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon të shtyjë pambarimisht seancat gjyqësore.
    Edhe atë të datës 5 dhjetor, pra ditës së nesërme që pritej të zhvillohej në GJKKO, Erion Veliaj ka kërkuar që të shtyhet.
    CNA e ka konfirmuar lajmin nga avokati Maks Haxhia i cili mbron edhe bashkëshorten e zotit Veliaj, zonjën Ajola Xoxa.
    Kjo është seanca e tetë gjyqësore që shtyhet nga kryebashkiaku Erion Veliaj që duket qartë se ka frikë të përballet me fakte dhe provat dhe një proces të rregullt ligjor.
    Deri dje pretendonte se mbahej në burg pa akuzë ndërkohë që tashmë ka akuzë, ka dokumente, prova, fakte të çuara në gjykatë me një dosje rreth 60 mijë faqe dhe Erion Veliaj nuk shkon të përballet, por i ikën përballjes me drejtësinë.
    Maks Haxhia ka gjetur një udhëtim në Malin e Zi, kuptohet për të justifikuar dhe shtyrjen e seancës së radhës ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorëve të tij mbi të cilët rëndojnë akuzat e korrupsionit aktiv, ndërsa për kryebashkiakun ka 13 akuza, 9 për korrupsion, për shpërdorim detyre, për pastrim të produkteve të veprës penale, për fshehje të pasurisë, për futjen e sendeve të ndaluara në qeli.

  • Meta me fjalët e Veliajt, kërkesë GJKKO: Mos më mbani në kafaz, s’do marr pjesë në seancë

    Meta me fjalët e Veliajt, kërkesë GJKKO: Mos më mbani në kafaz, s’do marr pjesë në seancë

    TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar GJKKO me të njëjtën kërkesë si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Meta ka kërkuar që të mos futet në kafaz metalik gjatë seanca gjyqësore.
    Në dokumentin e depozituar në Gjykatën e Posaçme përmes avokatit të tij Kujtim Cakrani, Meta kërkon që të jetë në sallën e gjyqit pranë mbrojtësve të tij pa barriera fizike, dhe në përputhje me të drejtën e mbrojtjes efektive. Sipas kreut të PL vendosja në kafaz metalik në gjykatë përbën në vetvete trajtim poshtërues dhe çnjerëzor. Deri në heqjen e kësaj mase, në kërkesë thuhet se nuk do të zhvillojnë seancat gjyqësore.
    “I pandehuri është paraqitur në seancat gjyqësore të kësaj çështjeje në një kabinë xhami / kafaz metalik, i izoluar fizikisht dhe vizualisht nga pjesa tjetër e sallës. Vendosja e të pandehurit në kafaz metalik në gjykatë përbën në vetvete trajtim poshtërues dhe çnjerëzor. Kjo praktikë është konsideruar shkelje absolute, të palejueshme në asnjë rrethanë. Edhe kabinat e xhamit konsiderohen problematike nga GJEDNJ, pasi kufizojnë të drejtën e mbrojtjes, izolimi vizual dhe fizik dëmton dinjitetin dhe ndikojnë në perceptimin e pafajësisë. Praktika e vendosjes së të pandehurve në kafaze hekuri ose në kabina të mbyllura me xham në sallat e gjyqit në Shqipëri përbën një formë trajtimi degraduese dhe poshtërues, e cila bie ndesh me parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) si dhe me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ),’-arsyetohet në kërkesën e dorëzuar në GJKKO.

    Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
    Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

    693044f14ff83whatsapp image 2025 12 03 at 144017 1

    693044e41c6a3whatsapp image 2025 12 03 at 144017

    693044b946178whatsapp image 2025 12 03 at 144016

  • Dosja “Buka”, shtyhet gjyqi për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj

    Dosja “Buka”, shtyhet gjyqi për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj

    arben ahmetaj

    TIRANË- GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, në kuadër të procesit për dosjen “Buka sha”. Shkak është bërë mungesa e prokurorit Elvin Gokaj, i cili ndodhej i angazhuar në një çështje tjetër gjyqësore, ndërsa mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 16 dhjetor në orën 13:30.
    Në dhjetor 2024 GJKKO vendosi ta kthejë në SPAK dosjen ‘Buka’ për plotësim të hetimeve. Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës” gjatë procesit të privatizimit të ndërmarrjes “Buka sh.a”, duke shkaktuar një dëm prej miliona eurosh në buxhetin e shtetit.
    Arben Ahmetaj, në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, zhvilloi ankandin për shitjen e aksioneve të “Buka” sh.a në vitin 2015, ku iu kalua biznesmenit Fezollari edhe prona që iu është njohur trashëgimtarëve të ish-pronarit të shpronësuar në vitin 1945 nga regjimi komunist. Dëmi që llogaritet nga privatizimi i ish-fabrikës së bukës llogaritet të jetë 700 milionë lekë.
    Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar, teksa mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsion pasiv”, “Fshehje pasurie” dhe “Pastrim parash”. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka./ZËRI
     
     

  • “Kam frikë se ka ndodhur diçka!” Dolce mer lajmin misterioz, shpërthen në lot

    “Kam frikë se ka ndodhur diçka!” Dolce mer lajmin misterioz, shpërthen në lot

    Showbiz E Premte, 28 Nëntor 2025 10:24
    Ndërsa banorët e nominuar po shijonin darkën e mbrëmjes, në shtëpinë më të famshme të Kosovës tensionet u rritën papritur. Dolce, një nga personazhet më të komentuara të këtij edicioni, është parë duke shpërthyer në lot, gjë që shqetësoi menjëherë banorët e tjerë.
    Ajo u ka rrëfyer shokëve të shtëpisë se ka marrë një mesazh nga familjarët, të cilët i kanë thënë se duhet të largohet urgjentisht nga Big Brother VIP Kosova 4 për një çështje të supozuar gjyqësore. E tronditur, Dolce ka shprehur frikën se diçka mund të ketë ndodhur jashtë.

    “Familja ime më tha që duhet të dal absolutisht nga shtëpia për një çështje gjyqësore… Gjyqësore unë e kam mbaruar, unë kam hall se mos është dikush keq”, është shprehur ajo, mes lotëve dhe pasigurisë.

    Por ajo që Dolce nuk e di dhe që banorët po ashtu nuk e kuptojnë është se largimi i saj nuk ka të bëjë fare me një proces gjyqësor. Pritet që Dolce të transferohet drejt Grande Fratello-s në Itali.

    Nuk përjashtohet mundësia që e vërteta t’i zbulohet live në prime, ku do të kuptohet nëse ajo do të vijojë lojën në një tjetër reality show shumë të madh ose nëse gjithçka është një skenar surprizues i produksionit.
    Atmosfera e natës në BBVK mbetet tejet e tensionuar, ndërsa publiku pret me kuriozitet momentin kur Dolce do të zbulojë të vërtetën e largimit të saj.

  • “Kam frikë se ka ndodhur diçka!”/ Dolce mer lajmin misterioz, shpërthen në lot

    “Kam frikë se ka ndodhur diçka!”/ Dolce mer lajmin misterioz, shpërthen në lot

    Ndërsa banorët e nominuar po shijonin darkën e mbrëmjes, në shtëpinë më të famshme të Kosovës tensionet u rritën papritur. Dolce, një nga personazhet më të komentuara të këtij edicioni, është parë duke shpërthyer në lot, gjë që shqetësoi menjëherë banorët e tjerë.
    Ajo u ka rrëfyer shokëve të shtëpisë se ka marrë një mesazh nga familjarët, të cilët i kanë thënë se duhet të largohet urgjentisht nga Big Brother VIP Kosova 4 për një çështje të supozuar gjyqësore. E tronditur, Dolce ka shprehur frikën se diçka mund të ketë ndodhur jashtë.
    “Familja ime më tha që duhet të dal absolutisht nga shtëpia për një çështje gjyqësore… Gjyqësore unë e kam mbaruar, unë kam hall se mos është dikush keq”, është shprehur ajo, mes lotëve dhe pasigurisë.
    Por ajo që Dolce nuk e di – dhe që banorët po ashtu nuk e kuptojnë – është se largimi i saj nuk ka të bëjë fare me një proces gjyqësor. Sipas informacioneve në prapaskenë, pritet që Dolce të transferohet drejt Grande Fratello-s në Itali, një surprizë që produksioni duket se po e mban të fshehtë deri në momentet e fundit.
    Nuk përjashtohet mundësia që e vërteta t’i zbulohet live në prime, ku do të kuptohet nëse ajo do të vijojë lojën në një tjetër reality show shumë të madh ose nëse gjithçka është një skenar surprizues i produksionit.
    Atmosfera e natës në BBVK mbetet tejet e tensionuar, ndërsa publiku pret me kuriozitet momentin kur Dolce do të zbulojë të vërtetën e largimit të saj.

  • Tre mijë euro për të favorizuar autorin e një plagosjeje, GJKKO jep dënimin për tre personat, mes tyre dy policë(Emrat)

    Tre mijë euro për të favorizuar autorin e një plagosjeje, GJKKO jep dënimin për tre personat, mes tyre dy policë(Emrat)

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për tre persona, mes tyre dy zyrtarë policie.
    Sipas vendimit, Shuip Cami ish oficer i Policisë Gjyqësore u shpall fajtor për korrupsion pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Ai u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 2 vite burgim. Gjykata vendosi gjithashtu ndaj tij heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
    Ndërkohë, Flamur Kurti u deklarua fajtor për korrupsion aktiv dhe u dënua me 1 vit burg, i reduktuar në 8 muaj burgim pas uljes me 1/3. Megjithatë, gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e vendosur Kurtin në provë për një periudhë 16-mujore, gjatë së cilës ai duhet të qëndrojë në kontakt me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
    Në të njëjtën çështje, Fluturim Bajrami u shpall i pafajshëm, pasi sipas gjykatës “fakti nuk përbën vepër penale”, në lidhje me akuzën e korrupsionit aktiv ndaj personave me funksione publik.
    Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e masave të sigurimit për të pandehurit, kthimin e disa provave materiale pasi vendimi të marrë formë të prerë, si dhe ngarkimin e shpenzimeve të hetimit dhe atyre gjyqësore ndaj Shuip Camit dhe Flamur Kurtit.

  • Dëmshpërblimi për të larguarit nga puna, priten 12 mln euro shpenzime për vendimet në 2025 – 2028

    Dëmshpërblimi për të larguarit nga puna, priten 12 mln euro shpenzime për vendimet në 2025 – 2028

    Viti 2025 llogaritet të mbyllet me shpenzime për dhënie dëmshpërblimesh për largime apo pushime të padrejta nga puna, me vlerë 284 milionë lekë.

    Për tre vitet e ardhshme, periudhën 2026–2028, parashikohet të shpenzohen edhe 870 mln lekë apo rreth 9 mln euro të tjera për ekzekutimin e detyrimeve që rrjedhin nga vendimet gjyqësore të formës së prerë për të larguarit nga puna.

    Kjo e çon totalin e faturës së shpenzimeve për periudhën 2025–2028 në rreth 1,1 mld lekë, ose afërsisht 12 mln euro. Të dhënat janë publikuar te “Programi buxhetor afatmesëm 2026-2028, i rishikuar”.

    Për periudhën 2026 deri në 2028 pritet të ekzekutohen detyrimet për 425 vendime gjyqësore me vlerë totale prej 870 mln lekë. Dëmshpërblimi për çdo vendim llogaritet nga 1,9 mln lekë deri në 2,2 mln lekë.

    Për vitin 2026 pritet të ekzekutohen detyrimet për 145 vendime gjyqësore, me një total shpenzimesh me vlerë 300 mln lekë. Kostoja për njësi (për vendim) llogaritet 2.2 mln lekë.

    Shpenzimet për 2027 parashikohen me vlerë 270 mln lekë për ekzekutimin e pagesave të 140 vendimeve gjyqësore. Kostoja për vendim llogaritet 1.9 mln lekë.

    Edhe për vitin 2028 parashikohen të ekzekutohen pagesat për një numër prej 140 vendime të tjera gjyqësore. Totali i shpenzimeve llogaritet 270 mln lekë apo me kosto për njësi prej 1.9 mln lekë.

    Për vitin 2025 Ministri e Financave parashikon të shpenzojë për ekzekutim të detyrimeve për të larguarit nga puna pa të drejtë shumën prej 284 mln lekë, duke e çuar totalin e faturës së shpenzimeve për vitet 2025-2028 në vlerën e 1.1 mld lekëve apo rreth 12 mln euro.

    Për dhënien e dëmshpërblimeve për të larguarit nga puna, janë paguar 13 mld lekë apo rreth 130 mln euro për vitet 2015 deri në 2023 sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të dhëna më herët për Monitor.

    Në harkun e 9 viteve të mëparshme, vitet 2015-2023, rezultoi se fatura më e lartë e paguar për të larguarit nga puna, të cilët kishin fituar çështjet gjyqësore ishte për vitin 2017, në vlerën e 1,8 mld lekëve.

    Në totalin e shpenzimeve për vendimet gjyqësore të formës së prerë pagesat me të larta janë kryer për ekzekutim të detyrimeve, për të larguarit nga puna nga administrata e qeverisjes qendrore. Totali i faturës së paguar për largimet nga puna prej administratës qendrore për vitet 2015-2022, llogaritet 9,9 mld lekë. Fatura e paguar nga pushteti vendor për të njëjtën periudhë ishte 2,2 mld lekë.

    Nga bashkitë pagesat më të larta për dëmshpërblimet e të larguarve nga puna ishin në vitin 2016 në vlerën e 315,5 milionë lekë dhe kanë kulmuar në 2022, para vitit zgjedhor në vlerën e 324,6 milionë lekë.

    Një ndër arsyet e rritjes së faturës nga viti në vit është stoku i dosjeve të prapambetura, ku sipas avokateve në shumë raste tejkalohet afati i arsyeshëm i gjykimit që është deri në 3 vite.

    Deri në vitin 2023 numri i tyre në Gjykatën Administrative të Apelit llogaritej prej 23,140 çështje ku 13% e tyre përbën çështje për marrëdhëniet e punës. /D.Azo – Monitor/