Atalanta ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Bergamaskët kanë mposhtur Çelsin me shifrat 2-1 dhe tashmë renditen të 3-tët në klasifikim. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Berat Gjimshiti. Ky i fundit ka marrë edhe vlerësimet e trajnerit pas përfundimit të ndeshjes. Rafaele Paladino ka thënë për mediat se mbrojtësi shqiptar ishte i përsosur në kryerjen e detyrave të tij.
“Ata (Çelsi) janë të fortë. Mund të luajnë me këmbë dhe në thellësi gjithashtu. Një ekip i frikshëm. Djemtë e mi ishin të përsosur. Gjimshiti, Kosojunu dhe Kolashinaci i mbajtën mbulimet e tyre një kundër një dhe ishin të përsosur”, ka deklaruar Rafaele Paladino./Sport Ekspres/
Tag: gjimshiti
-

Shkëlqeu kundër Çelsit, trajneri vlerëson Gjimshitin: Berati ishte i përsosur
-

Gjimshiti triumfon ndaj Çelsit në arenën e kampionëve, Liverpulit i mjafton një penallti për të mposhtur Interin
Atalanta ka qenë befasia e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve. Gjimshiti me shokë arritën që të mposhtnin Çelsin në Bergamo. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të italianëve. Zhoao Pedro shënoi gol në minutën e 25, por Skamaka në të 55-n dhe De Keteleare në minutën e 83-të përmbysën shifrat për Atalantën.
Ndërkohë, shumë pranë Bergamos, në “Xhuzepe Meaxa”, Interi ka dalë i mposhtur nga fusha e lojës. Tre pikët këtë mbrëmje shkuan për Liverpulin, që fitoi me rezultatin minimal 0-1. Të kuqve i mjaftoi një penallti në minutën e 86 të takimit, e cila u shndërrua në gol nga Zobozlai./Sport Ekspres/ -

E ardhmja e Gjimshitit dhe largimi i mundshëm, del në horizont një skuadër e re
Pavarësisht se gjithmonë interesi për të nuk ka munguar, Berat Gjimshiti zgjodhi që të qëndrojë te Atalanta. Tani mund të ketë ardhur koha që mbrojtësi kuqezi të ndërrojë mjedis, teksa së fundmi ka të reja të rëndësishme.
Për Gjimshtin së fundmi ka shfaqur interes Olympiacos. Gjigandi grek është gati të hyjë në bisedime me bergamaskët, për të arritur një marrëveshje që mund të kënaqë të dyja palët.Vendimtare do jetë vetë dëshira e 32-vjeçarit, i cili mund të marrë në konsideratë transferimin te Olympiacos. Gjimshiti ka kontratë me Atalantën deri verën e vitit të ardhshëm.
-

Berat Gjimshiti drejt largimit nga Atalanta? Zbulohet skuadra që interesohet për mbrojtësin kuqezi
Pavarësisht se gjithmonë interesi për të nuk ka munguar, Berat Gjimshiti zgjodhi që të qëndrojë te Atalanta. Tani mund të ketë ardhur koha që mbrojtësi kuqezi të ndërrojë mjedis, teksa së fundmi ka të reja të rëndësishme.
Për Gjimshtin së fundmi ka shfaqur interes Olympiacos. Gjigandi grek është gati të hyjë në bisedime me bergamaskët, për të arritur një marrëveshje që mund të kënaqë të dyja palët.
Vendimtare do jetë vetë dëshira e 32-vjeçarit, i cili mund të marrë në konsideratë transferimin te Olympiacos. Gjimshiti ka kontratë me Atalantën deri verën e vitit të ardhshëm. -

Gjimshiti shënon gol në kualifikimin e Atalantës, vlerësohet me notën më të lartë
Atalanta ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Italisë. Bergamaskët mposhtën 4-0 Xhenoan, teksa rebeshin e golave e nisi Berat Gjimshiti në minutën e 19 të takimit. Përveç golit të shënuar, mbrojtësi shqiptar ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë. Paraqitja e tij është vlerësuar me notën 7 nga “Tuttomercatoweb.com”, më e larta në këtë ndeshje.
Marten De Runi ka folur pas përfundimit të lojës për mediat, ku është shprehur se së bashku me Pashaliçin dhe me Gjimshitin kërkojnë të japin maksimumin dhe të tregojnë përvojën e tyre të gjatë.
“Unë, Pashaliçi dhe Gjimshiti kërkojmë gjithmonë që të japim maksimumin për Atalantën, duke marrë në konsideratë vitet e shumta që jemi këtu. Duhet të vazhdojmë kështu, sepse rruga është e duhura. Kemi një përzierje të shkëlqyer mes të rinjve dhe lojtarëve ekspertë”, ka deklaruar Marten De Runi./Sport Ekspres/ -

VIDEO/ Gjimshiti tund rrjetën, shikoni golin e shënuar
Berat Gjimshiti ka gjetur rrugën e rrjetës në Kupën e Italisë. Mbrojtësi i Kombëtares, i dha avantazhin Atalantës ndaj Genoas.
Në minutën e 19-të, Gjimshiti shfrytëzoi një krosim të Zalewski nga e majta dhe me kokë, e ndali topin në rrjetë.Ky është goli i parë sezonal për shqiptarin me fanellën e Atalantës në Itali.
Pas ndryshimit të trajnerit tek Atalanta, duket se Gjimshiti ka rigjetur formën e mëparshme. -

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
Shqipëria përballet sot me Anglinë në orën 18.00 në stadium “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të botërorit. Kuqezinjtë kanë siguruar tashmë përballjen në Play Off, ndërkohë që britanikët kanë vendin e sigurt për pjesëmarrjen në botëror.
Në ndeshjen që do të gjykohet nga albitri Italian
Guida, formacionet do të jenë si më poshtë , trajneri Syvino vjen me këtë formacion: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Asllani, Ramadani, Laçi, Hoxha, Bajrami, Uzuni.
-

“Futemi në fushë për tre pikët”/ Kapiteni Gjimshiti: Ta ndalosh Harry Kane, është e vështirë për të gjithë mbrojtësit
Shqipëria luan ndeshjen e fundit të Kualifikueseve të Botërorit 2026 kundër Anglisë në Tiranë, me objektivin “Play Off” që është arritur tashmë zyrtarisht.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u shpreh në konferencën përpara mediave se pavarësisht arritjes së objektivit, ekipi do të futet në fushë për të marrë tre pikët.
“Ne do të futemi në fushë për të marrë tre pikët. E kemi arritur play off-in, por është sërish një ndeshje e rëndësishme për t’u luajtur. Luajmë me një kundërshtar të fortë dhe do të japim më të mirën.
Sigurisht që statistikat nuk i di, unë mendoj vetëm për ndeshjen. Kur i sheh është një gjë e mirë, por siç e thashë më herët, kemi një ekip që luan për të fituar Botërorin. Kemi një vetëbesim këto momente. Me armët tona, besoj se do bëjmë një ndeshje shumë të mirë nesër.
Nuk është vetëm për mua vështirësi të ndal Harry Kane, të gjithë mbrojtësit në botë kanë vështirësi me të. Por ne në mbrojtje dhe sulm luajmë si skuadër. Pse jo, Anglia ta pësojë një gol këtë kualifikuese? Nuk mendojmë vetëm për Kane, por për të gjithë ekipin anglez.
Sigurisht që mendojmë për play off-in. Edhe para ndeshjes me Andorrën e kishim mendjen aty. Në këtë pikë të përqendrohemi vetëm te Anglia, më pas të shohim shortin. Nga këto ndeshje mund të mësojmë për kundërshtarët.
Unë di të them që kemi vetëm një organizim shumë të mirë në këtë kombëtare. Jemi të gjithë të organizuar shumë bukur. Kemi rritur kualitetin. Duket edhe në fushë. Kjo është gjëja më e rëndësishme.
Kane është shumë i fortë dhe ka kualitete. Është e vështirë të luash kundër tij. Foden njësoj ka kualitete. Është një lojtar që lëviz shumë. Duhet të bashkëpunojmë sa më mirë për t’i ndalur”, tha Gjimshiti. -

“Të mësohemi nesërr dhe pastaj Play Off-i”! Gjimshiti flet për duelin me Harry Kane: T’i shënojmë ne gol të parët Anglisë
Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Anglinë. Pyetjet kryesore ishin në lidhje me Armando Brojën, teksa trajneri është munduar që të mos e trajtojë si një çështje kaq të madhe për ta barazuar lojtarin e Burnley me të tjerët.
“Kam folur me Brojën personalisht, kam folur dhe me gjithë pjesën tjetër të ekipit. E kemi zgjidhur problemin, ishte ndeshja më e rëndësishme e Shqipërisë, ishte arritja jonë historike dhe të gjithë duhej të festonim. Ishte i mërzitur, i mërzitur që doli nga fusha vetëm 10 minuta pas pjesës së dytë. është një nga 25 lojtarë që ne kemi, por nëse ndodh që ne kërkojmë që një lojtar duhet të luajë diku tjetër, duhet ta bëjë. Kemi Myrto Uzunin, luan në krahë të djathtë, në krahë të majtë, në qendër. Nuk e di nëse Armando Broja është sulmues qendre apo jo, por di të them se ne nuk jemi të çmendur dhe nuk po e fusim si qendër mbrojtës”, tha Silvinjo.
Nga ana tjetër, Berat Gjimshiti është ndalur më tepër te dueli i nesërm me Harry Kane. “Nuk është misioni im të ndalim Harry Kane. Gjithë mbrojtësit në botë kanë vështirësi ndaj tij. Luajmë, mbrohemi dhe sulmojmë si skuadër. Pse mos të jemi ne të parët që i shënojmë gol Anglisë. Besojë se jemi të përqendruar te i gjithë rivali, jo te vetëm një lojtar.
Sigurisht që mendojmë për “play-off’-in. Fillimisht të përqendrohemi vetëm te Anglia, pastaj të shikojmë kur të hidhet shorti. Ndaj Anglisë mund të mësosh. Të marrim gjithçka nga këto kualifikuese. Harry Kane lëviz shumë. Nuk rri kurrë afër mbrojtjes. Ai shkon në mesfushë, merr topin, teknikisht shumë i fortë. Nëse luan Foden, kualitetet janë aty. Duhet te kemi kujdes ndaj tyre”, tha Gjimshiti. /Sport Ekspres/ -

Gjimshiti: Të jemi ne të parët që t’i shënojmë gol Anglisë
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, tha se Shqipëria mund të provojë të bëhet skuadra e parë që i shënon gol Anglisë në kualifikueset e Kupës së Botës, kur të përballen të dielën në “Air Albania”.
“E rëndësishme është që ne të luajmë mirë dhe meqë Anglia nuk ka pësuar asnjë gol deri tani, pse jo, të mos jemi ne të parët që t’i shënojmë”, tha kapiteni në konferencë për mediat.
I pyetur për sulmuesin më në formë të momentit, Harry Kane, Gjimshiti tha se Anglia nuk është vetëm ai. “Sigurisht është një lojtar i fortë. Harry Kane lëviz shumë, nuk qëndron kurrë afër portës. Është shumë e vështirë të luash kundër tij. Duhet të bashkëpunojmë sa më mirë për t’i ndalur”, shtoi ai.