Rusia ka paditur dhjetëra udhëheqës politikë dhe ushtarakë ukrainasë dhe ish-zyrtarë për “gjenocid” kundër popullsisë etnike ruse dhe rusishtfolëse të Donbasit që nga viti 2014.
Midis 41 të paditurve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Presidenti Volodymyr Zelensky nuk është i përfshirë, por përfshihen paraardhësi i tij Petro Poroshenko, Ministri i Mbrojtjes Denys Shmygal, ish-Shefi i Forcave të Armatosura Valeriy Zaluzhny, Shefi aktual i Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky, ish-shefi i kabinetit presidencial Andriy Yermak dhe Rustem Umerov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe kreu i delegacionit ukrainas për bisedimet e paqes.
Në një deklaratë, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se “miratoi aktakuzën në çështjen penale kundër udhëheqjes politike dhe ushtarake të Ukrainës”.
41 udhëheqësit dhe ish-udhëheqësit akuzohen në mungesë sipas nenit 357 të Kodit Penal Rus, përkatësisht “gjenocid”.
Të gjithë janë vendosur në listën e të kërkuarve të Moskës. Sipas aktakuzës, duke filluar nga prilli i vitit 2014, pas rrëzimit të presidentit pro-rus Viktor Janukoviç dhe ardhjes në pushtet të një qeverie pro-perëndimore, të akuzuarit “urdhëruan vartësit e tyre në Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe forca të tjera të armatosura të përdorin armë zjarri, automjete të blinduara, avionë luftarakë, raketa dhe artileri kundër civilëve me qëllim kryerjen e gjenocidit” kundër popullsisë së rajoneve të Donetskut dhe Luganskut.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, gati 5,000 civilë u vranë dhe 13,500 u plagosën, përfshirë 1,275 fëmijë. Sipas aktakuzës, mbi 2.3 milionë qytetarë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre si rezultat, dhe popullsia e kombinuar e të dy rajoneve ra nga 6.5 në 4.5 milionë.
Tag: gjenocid
-

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid
-

Frrok Çupi: 21 Janari është krim shtetëror, SPAK duhet ta hetojë si gjenocid
TIRANË- Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Real Story”, tha se ka angazhim edhe ndërkombëtare për zbardhjen e krimit shtetëror të 21 janarit, ku katër qytetarët protestuese u qëlluan për vdekje teksa po protestonin kundër qeverisë së asaj kohe, që drejtohej nga Sali Berisha.
Ai theksoi se SPAK duhet të hetojë 21 janarin si “gjenocid”, sepse qeveria bëri ligj për të vrarë njerëz.
“Është angazhuar SHBA, është angazhuar Gjykata e Strasburgut, ka një angazhim të madh jashtë vendit më shumë se SPAK apo gjykata, përderisa në këtë rendësi që po flasim, ky fenomen dhe kjo gjë që ndodhi këtu të ndalohet menjëherë sepse kërcënon njëzimin.
Marrim gjënë më të fundit, edhe sikur gardisti ta ketë vrarë konform ligjit, qeveria është gjenocidale, sepse ka bërë një ligj që vret njerëz.
Këta njerëz janë vrarë në mënyrë joligjore. Kjo nuk ka asnjë tolerancë. SPAK duhet ta gjykojë si gjenocid, ose të paktën si vrasje e qeverisë në rrethana jashtëligjore, e cila ka shkaktuar viktima.”, tha ai. -

Akuzohet për gjenocid, Turqia kërkon “kokën” e Netanyahut, lëshon urdhër-arrest
Gjyqësori turk po ndërmerr veprime kundër Izraelit për shkak të luftës në Gaza.
Zyra e prokurorit të Stambollit, ka lëshuar urdhër-arreste për gjenocid kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe 36 zyrtarëve të tjerë izraelitë, përfshirë Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir dhe Shefin e Shtabit Eyal Zamir.
Prokurori akuzon ushtrinë izraelite për dhunë sistematike kundër popullsisë civile, duke përmendur bombardimin e Spitalit Al Ahli në Qytetin e Gazës më 17 tetor 2023, në fillim të konfliktit, kur u godit parkingu i spitalit.
Investigimet e mëvonshme në shtyp treguan se incidenti u shkaktua nga një lëshim i dështuar rakete nga Xhihadi Islamik. Izraeli mohon se ka shënjestruar civilët, duke pretenduar se ka lëshuar urdhra evakuimi para bombardimit. -

Turqia lëshon urdhër-arresti për gjenocid kundër Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu
TURQI- Turqia ka lëshuar urdhër-arreste për akuza për gjenocid kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe zyrtarëve të lartë brenda qeverisë së tij.
Midis 37 të dyshuarve të listuar ishin ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ministri i sigurisë kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe shefi i ushtrisë, gjeneral Eyal Zamir, thuhet në një deklaratë nga zyra e prokurorit të Stambollit, e cila nuk e publikoi listën e plotë.
Turqia i ka akuzuar zyrtarët për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, të cilat Izraeli i ka “kryer sistematikisht” në Gaza.
Deklarata i referohet gjithashtu “spitalit të miqësisë turko-palestineze”, të ndërtuar nga Turqia në Rripin e Gazës dhe të bombarduar nga Izraeli në mars.
Vitin e kaluar, Turqia iu bashkua çështjes së Afrikës së Jugut, e cila akuzonte Izraelin për gjenocid, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë .
Një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi në territorin e shkatërruar palestinez që nga 10 tetori, si pjesë e planit rajonal të paqes të Donald Trump./ZËRI -

Akuza për gjenocid, Turqia lëshon urdhër-arrest ndaj kryeministrit izraelit
Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 20:55
Turqia ka lëshuar një urdhër-arrest për “gjenocid të dyshuar” ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij. Sipas deklaratës së zyrës së prokurorisë së Stambollit, mes 37 personave të listuar ndodhen ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ministri i sigurisë kombëtare, Itamar Ben Gvir, dhe shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerallejtënant Eyal Zamir. Prokuroria nuk publikoi listën e plotë të të dyshuarve.
Turqia i akuzon këta zyrtarë për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit” që Izraeli i ka kryer në mënyrë sistematike në Rripin e Gazës. Në deklaratë përmendet gjithashtu “Spitali i miqësisë turko-palestineze”, i ndërtuar nga Turqia në Rripin e Gazës dhe i bombarduar nga Izraeli në mars.
Vitin e kaluar, Turqia iu bashkua padisë së ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke e akuzuar atë për gjenocid. Një armëpushim i brishtë është në fuqi në territorin e shkatërruar palestinez që prej 10 tetorit, si pjesë e planit të paqes rajonale të presidentit amerikan, Donald Trump. -

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet”/ Erdogan sulmon kancelarin gjerman: Shikon çfarë po ndodh a jo?
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili së fundmi theksoi se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet” në konfliktin e vazhdueshëm në Rripin e Gazës.
Në një fjalim të mbajtur në Ankara mes dy liderëve nuk munguan tonet e ashpra, ku Erdogan e quajti situatën në Gaza “gjenocid të pastër”, duke akuzuar Gjermaninë dhe vendet perëndimore për hipokrizi dhe heshtje ndaj krimeve izraelite kundër popullsisë palestineze.
“Është gjenocid,” tha Erdogan. “60 mijë janë vrarë në Gaza. Gjermani, a nuk i sheh këto gjëra? Gaza po kalon nëpër uri dhe gjenocid”.
Erdogan, i cili ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të Izraelit në arenën ndërkombëtare, e ka akuzuar shpesh Perëndimin për “mbështetje të verbër” ndaj Tel Avivit, ndërsa miliona palestinezë vuajnë pasojat e luftës.
Një hetim i OKB-së përcaktoi se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza, duke argumentuar se vrasjet, rrethimi dhe shkatërrimi i tij u kryen me qëllim shkatërrimin e jetës palestineze në enklavë.
Izraeli i hedh poshtë akuzat për gjenocid si të motivuara politikisht dhe thotë se fushata e tij ushtarake synon Hamasin, jo popullsinë civile të Gazës. Ai thotë se ndërmerr hapa për të minimizuar dëmin ndaj civilëve.
Merz ka kritikuar veprimet izraelite në Gaza dhe këtë vit Gjermania pezulloi eksportet ushtarake atje, duke përmendur përkeqësimin e situatës humanitare.
Megjithatë, ai nuk ka mbështetur akuzat për gjenocid, duke argumentuar se kritikat ndaj Izraelit nuk duhet të bëhen pretekst për antisemitizëm.
Erdogani tha se ende besonte se Gjermania dhe Turqia mund të bashkëpunonin për t’i dhënë fund urisë duke siguruar shpërndarjen e ndihmës në Gaza.
Ai gjithashtu vuri në dukje potencialin që aleatët e NATO-s të përqendrohen në projekte të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes dhe përsëriti dëshirën e Ankarasë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Merz tha se e shihte Turqinë si një partner të ngushtë të BE-së, se donte të zhvillonte marrëdhënie ekonomike dypalëshe, duke përfshirë sektorin e transportit dhe migracionin. -

Berisha: Rama kishte përgatitur një orë fjalim, por e detyruan të mos jetë në protestën e UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë jashtë parlamentit tha për gazetarët se kryeministri Edi Rama kishte përgatitur një fjalim në protestën që do të mbahet në Tiranë të premten për lirimin e luftëtarëve të UÇK-së, por e detyruan që të mos merrte pjesë.
Pjesë nga deklarata:
Hordhitë serbe neveritën dhe tmerruan botën me krimet të paimagjinueshme, të papara deri atëherë sipas shumë vëzhguesve që kryen në Lumë dhe kryesisht në fshatin Pobreg, por edhe në 32 komunitete të tjera.
Ky gjenocid i Lumës ka kaluar i pa shqyrtuar, i pavlerësuar. Është i shkruar në të gjitha traktatet për gjenocidin, por jo në historinë shqiptare. Janë disa studiues që e kanë nxjerrë.
Pas tij ishte gjenocidi i Tivarit. Shqiptarë të mbledhur pa asnjë lloj faji, veçse për etninë shqiptare, u dërguan dhe u vendosën para mitrolozëve, kaluan territorin shqiptar.
Por meqenëse këtu ishte pjesëmarrëse edhe udhëheqja politike e Shqipërisë, të paktën për kohën që kaluan mbi territorin. Edhe këtë historia e Shqipërisë e mohon, e injoron.
Tani, kemi të bëjmë me një zhvillim tjetër, kemi të bëjmë me gjenocid ciklik. Gjenocid për shqiptarët ka pasur dhe më përpara, por termi gjenocid ka lindur me vonesë, edhe kualifikimi.
Lexova listën e rreshtuar nga parlamenti i Kosovës, i të gjitha masakrave që janë kryer në Kosovë tek civilët. Nuk bëhet fjalë këtu për luftëtarët e vrarë, anëtarët e UÇK-së, se ata janë palë lufte dhe kanë bërë luftën e tyre.
Por në këtë është në mënyrë persistente, është hera e dytë që Edi Rama urdhëron grupin e tij parlamentar, antishqiptar vetë ai, armik i shqiptarëve të Kosovës, që të mos votojnë. Por dënimi i gjenocidit është një detyrim për çdo njeri. Nuk ka lidhje.
Ti je i detyruar, e thashë dhe në parlament, edhe shqiptarët po ta kryejnë, që nuk ka ndodhur kurrë, duhet ta denoncosh. Nuk pranohet një krim i tmerrshëm siç është krimi i vrasjes së tjetrit, vetëm e vetëm se i përket një etnie tjetër.
Nuk e pranojnë sepse lidhjet e tij me Vuçiçin janë tmerrësisht problematike, si për shqiptarët, për rajonin dhe për botën.
Kjo që bëhet, e them këtu, meqë jemi, vetë ky me intrigat e tij dhe me burimet e tij, është një nga autorët e dramës së udhëheqjes politike të Kosovës.
Përpiqet tani dhe do të dilte, kishte përgatitur fjalimin 1 orë. E kuptoni tani, do të fliste 1 orë, por nuk del dot.
Pyetje: Pse?
Berisha: Jo të gjitha pse-të do ti bëj unë publike.
Pyetje: Jeni opozitë…
Berisha: Jam opozitë, por unë çdo ditë bëj pse-të publike, por jo çdo pse. -

“Po dëgjojmë këtu që liderët e UÇK akuzohen për gjenocid ndaj Serbisë”, Berisha përplaset me deputetin e PS: Turp të të vij Ardit Bido, o falsifikator
Kreu i PD-së, Sali Berisha u përplas në seancë me deputetin socialist, Ardit Bido teksa po diskutohej rezoluta për Kosovën.
Berisha e akuzoi Bidon se i shtrembëroi fjalën kur po fliste për genocidin serb në Kosovë.
Debati
Sali Berisha: Edhe shqiptarët po të kishin kryer krime e gjenocid kundër serbëve, kundër maqedonasve, unë do ta dënoja.
Ardit Bido: Po dëgjojmë në seancën e sotme që liderët e UÇK që janë në një proces gjyqësor të padrejtë, qenkan të akuzuar për gjenocid ndaj Serbisë. Po dëgjojmë një akuzë të re që nuk e kanë bërë as serbët vetë.
Niko Peleshi: Nëse keni gjë për procedurë vazhdoni, në të kundërt do vijojmë me deputetët e tjerë.
Sali Berisha: Deputeti që vjen gjoja nga studimi, bëri atë që nuk mund ta bëjë kurrë një njeri. Turp të kesh Ardit Bido, turp të të vij, falsifikator. Edhe shqiptarët po të kishin kryer krime e genocid kundër serbëve, kundër maqedonasve, unë do ta dënoja. Nuk thashë kurrë se ka ndodhur. Duhet të kesh fytyrën tëndë që të transformosh brenda një minute deklaratën e tjetrit, e bën vetëm ti. Ti qofsh.Top Channel
-

Flotilja e Gazës, aktivistët mbërrijnë në Greqi/ Greta Thunberg: Gjenocid para syve tanë
Duke mbajtur në duar një flamur të madh palestinez dhe duke brohoritur thirrjet “Palestina e Lirë” dhjetëra qytetarë grekë në aeroportin “Elefterios Venizelos” kanë pritur mbrëmjen e djeshme, me emocion dhe entuziazëm 27 aktivistët grekë dhe 134 të huaj nga 15 vende evropiane, pjesë e flotilës Global Sumud, që u nis për të çuar ndihma humanitare në Rripin e Gazës.
Pas disa ditësh të mbajtjes në burgjet izraelite, aktivistët që u kthyen në Athinë treguan se, pavarësisht dhunës dhe trajtimit të ashpër nga forcat izraelite, nuk pendohen për asgjë.
“Ajo që përjetuam ne është vetëm një përqindje e vogël e asaj që kalojnë mijëra palestinezë të burgosur, mes tyre edhe qindra fëmijë,” thanë për mediat greke.
Në qendër të vëmendjes ishte Greta Thunberg, aktivistja e njohur suedeze për klimën , që foli me zë të dridhur, por plot forcë, përpara gazetarëve dhe përkrahësve të çështjes palestineze: “Një gjenocid po ndodh para syve tanë — një gjenocid që transmetohet drejtpërdrejt në telefonat tanë. Askush nuk ka të drejtën të thotë se nuk e dinte çfarë po ndodhte. Askush në të ardhmen nuk do të mund të thotë ‘nuk e dija’. Sipas ligjit ndërkombëtar, shtetet kanë detyrimin ligjor të veprojnë për ta parandaluar dhe ndalur një gjenocid”.
Ministria e Jashtme e Izraelit konfirmoi se ka deportuar gjithsej 171 aktivistë në Greqi dhe Sllovaki.
Flotilja ishte nisur nga Barcelona, në fillim të shtatorit, dhe u ndalua nga marina izraelite pranë Egjiptit javën e kaluar pasi u cilësua nga qeveria Netanjahu si degë e Hamasit dhe u tha se anijet shkelën një zonë të ndaluar ,ndërsa pak ndihma humanitare u gjetën në bord.
Ndërkohë shumë prej aktivistëve që u kthyen në Athinë deklaruan se do të rikthehen sërish në Gaza, derisa të përfundojë gjenocidi.Top Channel
-

“Valë protestash” në Europë kundër ofensivës në Gaza, mijëra qytetarë marshojnë në Barcelonë dhe Romë
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Barcelonë të shtunën, ndërsa turma të mëdha dolën në rrugët e Romës për ditën e dytë të protestave italiane kundër ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza.
Protestat në qytetin e dytë më të madh të Spanjës, si dhe në Madrid, ishin organizuar prej javësh, ndërsa demonstratat në Romë dhe më vonë në Lisbonë u nxitën nga zemërimi pas ndalimit nga Izraeli të një anijeje ndihmash humanitare, e nisur nga Barcelona për të thyer bllokadën ndaj Gazës.
Më shumë se 40 shtetas spanjollë, përfshirë edhe një ish-kryetar bashkie të Barcelonës, ishin mes 450 aktivistëve që u ndaluan nga Izraeli dhe u larguan nga anijet.
Në Itali, më shumë se 2 milionë njerëz u mblodhën të premten në një grevë të përgjithshme në mbështetje të palestinezëve në Gaza.
Spanja ka shfaqur një mbështetje në rritje për palestinezët gjatë javëve të fundit, ndërsa qeveria e saj e majtë po rrit presionin diplomatik kundër qeverisë së djathtë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez e ka quajtur shkatërrimin në Gaza “gjenocid” dhe ka kërkuar ndalimin e ekipeve izraelite nga ngjarjet sportive ndërkombëtare. Protesta të shumta u zhvilluan edhe gjatë garës së çiklizmit Vuelta, kundër një ekipi çiklizmi në pronësi izraelite.
Ndërkohë, Hamasi ka bërë të ditur se ka pranuar disa elementë të planit të paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare, e cila ka shkaktuar krizë të rëndë humanitare në Gaza dhe akuza ndërkombëtare për gjenocid kundër Izraelit.
Bashkia e Barcelonës raportoi se rreth 70 mijë persona morën pjesë në protestën e së shtunës, duke mbushur bulevardin kryesor të qytetit, Passeig de Gracia. Protestuesit, të të gjitha moshave, mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta me slogane si: “Gaza më dhemb”, “Ndalo gjenocidin” dhe “Larg duart nga flota”.
Shumë prej tyre shpresojnë që protestat të nxisin më shumë presion ndaj udhëheqësve evropianë për të reaguar ndaj situatës në Gaza.
“Si është e mundur që po dëshmojmë një gjenocid drejtpërdrejt, pas asaj që ne përjetuam në vitet 1940? Askush nuk mund të thotë se nuk e dinte çfarë po ndodhte”, tha María Jesús Parra, 63 vjeç, e cila udhëtoi një orë për të marrë pjesë në protestë.
Në Romë, protesta nisi pranë Koloseut dhe përfundoi në sheshin San Giovanni. Organizatorët, përfaqësues palestinezë, sindikata dhe grupe studentore, pretendojnë se rreth 1 milion vetë morën pjesë, megjithëse nuk kishte vlerësime zyrtare.Protestuesit duartrokitën emrin e Francesca Albanese, raportuese speciale e OKB-së për territoret palestineze, një zë kritik ndaj politikave të Izraelit.
Edhe pse organizatorët kërkuan që të mbaheshin vetëm flamuj palestinezë, u panë edhe banderola që lëvdonin grupet militante Hamas dhe Hezbollah, përfshirë një që lexonte: “7 tetori, Dita e Rezistencës Palestineze”, në referencë ndaj sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Riccardo Magi, deputet i opozitës dhe sekretar i partisë “Më shumë Evropë”, i cili mori pjesë në marshim, kritikoi kryeministren Giorgia Meloni për refuzimin për të njohur shtetin palestinez.
“Meloni nuk mund të vazhdojë me këtë viktimizëm të turpshëm. Këto janë demonstrata spontane kundër mosveprimit të qeverisë së saj. Ajo duhet të punojë diplomatikisht për paqen”, tha ai për mediat italiane.
Protesta të tjera u zhvilluan edhe në Madrid, Lisbonë, Athinë dhe Shkup. Në Greqi, autoritetet presin që të dielën të zhvillohet një protestë masive pro-palestineze, paralelisht me një manifestim pro-izraelit. Policia do të jetë në gatishmëri për të shmangur përplasjet, siç ka ndodhur më parë.Top Channel