Tag: gjenden

  • Grabitja në muzeun e Luvrit, Macron: Xhevahiret do të gjenden dhe autorët do të gjykohen

    Grabitja në muzeun e Luvrit, Macron: Xhevahiret do të gjenden dhe autorët do të gjykohen

    Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti të premten gjatë vizitës së tij në Meksikë se Xhevahiret e Kurorës të vjedhura nga muzeu i Luvrit do të gjenden dhe u zotua të rishikojë sigurinë e muzeut në Paris.

    “Kemi filluar të arrestojmë një pjesë të bandës që kreu këtë vjedhje. Xhevahiret do të gjenden, autorët do të arrestohen dhe do të gjykohen”, u zotua kreu i shtetit francez në deklaratat që bëri për rrjetin televiziv Televisa gjatë turneut në Amerikën Latine.
    “Është një mundësi për të dalë edhe më i fortë nga ajo që ndodhi dhe ishte një tronditje për të gjithë botën”, tha Macron.
    Më 19 tetor, kriminelët arritën të hynin në muzeun e Luvrit dhe të vidhnin disa bizhuteri të çmuara me vlerë 88 milionë euro. Bizhuteritë nuk janë rikuperuar ende. Ndërkohë janë ngritur akuza kundër katër të dyshuarve, të cilët janë lënë në paraburgim.

    Vol au Louvre : à la TV mexicaine (@nmas), Emmanuel Macron promet de nouveau que “les bijoux seront retrouvés”, et que les auteurs “seront arrêtés et jugés”.
    Après le “choc”, “l’occasion de sortir encore plus fort” selon les mots du chef de l’État. “C’est comme ça que je vois… pic.twitter.com/20g1qQ89P5
    — Léopold Audebert (@LeopoldAudebert) November 8, 2025

    Gjykata e Auditorëve ka kritikuar ashpër menaxhimin e muzeut vitet e fundit, duke vënë në dukje në një raport të publikuar të enjten se muzeu i madh i Parisit e ka neglizhuar sigurinë në favor të veprave prestigjioze.
    “Siguria e Luvrit do të rishikohet plotësisht”, siguroi dje Presidenti Macron, duke iu referuar planit “Rilindja e Re e Luuvrit” të shpallur në janar dhe sipas të cilit muzeu do të marrë një portë të re të madhe hyrjeje ose edhe një dhomë kushtuar Xhokondës së Leonardo da Vinçit.
    Gjykata e Auditorëve e rishikoi koston e këtij projekti në 1.15 miliardë euro, krahasuar me 700 deri në 800 milionë euro të raportuara nga shoqëruesit e kreut të shtetit. Gjithashtu e konsideroi projektin “të pafinancuar” në gjendjen aktuale.
    Ndërkohë, menaxhmenti i muzeut me më shumë vizita në botë paraqiti “masa emergjente” dje gjatë një mbledhjeje të bordit që u thirr, duke përfshirë krijimin e një organi koordinues sigurie dhe instalimin e kamerave shtesë të sigurisë, pas kritikave për mungesën e tyre rreth muzeut.

    Top Channel

  • Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

    Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

    shpella e kopiles

    LESKOVIK- Gjenden mbetje kockash, të dyshuara njerëzore, në shpellën e Kopiles në Leskovik, në brendësinë e liqenit termik që u zbulua nga çekët disa muaj më parë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se fragmentet kockore janë konstatuar gjatë një ekspedite nga disa shqiptarë.
    Këto mbetje janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor. Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pas po kryhen edhe veprimet e tjera hetimore nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.

  • Gjenden pesë celularë në burgun ku qëndron Veliaj, ja çfarë thotë policia

    Gjenden pesë celularë në burgun ku qëndron Veliaj, ja çfarë thotë policia

    Nga kontrollet e zhvilluara këtë të shtunë në burgun e Durrësit, janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës “iPhone”, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.
    Dyshohet se telefonat e gjetur i përkasin shtetasve Flamur Kapri, Aldo Prifti, Vladimir Ibrushi.
    Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.
    Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.

  • I gjenden 300 gramë marijaunë gjatë kontrollit në banesë, arrestohet 30-vjeçari

    I gjenden 300 gramë marijaunë gjatë kontrollit në banesë, arrestohet 30-vjeçari

    Zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Strumicës kanë arrestuar shtetasin e identifikuar me inicialet A.M., 30 vjeç.
    Pas një kontrolli në banesës së tij, pas një urdhër gjykate, janë gjetur rreth 300 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
    30-vjeçari pas kontrollit është arrestuar dhe drejtuar në Stacionin Policor të Strumicës.

  • “Le nam me këto syze kalamajsh”/ Rama i përgjigjet komentuesit: I kam kuqezi! Çfarë të bëjmë tani, me këto që na gjenden

    “Le nam me këto syze kalamajsh”/ Rama i përgjigjet komentuesit: I kam kuqezi! Çfarë të bëjmë tani, me këto që na gjenden

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një komunikim me qytetarët përmes rrjeteve sociale, ku u fokusua te puna për lirimin e hapësirave publike, të zaptuara nga pronat private.
    Megjithatë, jo të pakta ishin komentet për pamjet e kreut të qeverisë, që mbante një palë syze të kuqe, duke guxuar me stilin. “Le nam me këto syzë kalamajsh”, shkroi një ndjekës i Ramës në “Facebook”.
    “Çfarë të bëjmë tani, me këto që na gjenden, por të paktën janë kuqezi. Dhe mua kuqezi më pëlqen shumë”, u përgjigj kryesocialisti.

  • VIDEO – Dy turistë holandezë kishin humbur rrugën në malin e Qerretit, gjenden dhe shpëtohen nga policia

    VIDEO – Dy turistë holandezë kishin humbur rrugën në malin e Qerretit, gjenden dhe shpëtohen nga policia

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë iu shkuan në ndihmë 2 turisteve nga Hollanda, të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk po orientoheshin dot.
    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.
    
    Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turisteve hollandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.
    Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Rrezik për sigurinë globale, gjenden 1 mijë fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik

    Rrezik për sigurinë globale, gjenden 1 mijë fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik

    Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Oqeanin Atlantik. Raportohet se shkencëtarët kanë zbuluar dhe lokalizuar më shumë se 1 mijë fuçi me mbetje bërthamore në Atlantikun Verilindor.
    Ekipi ndërkombëtar kërkimor u nis nga Franca perëndimore, në mesin e qershorit drejt zonës së tyre të kërkimit në pellgun e Evropës Perëndimore të Atlantikut. Ata planifikojnë të kalojnë katër javë duke kërkuar fuçi me mbetje bërthamore dhe duke vlerësuar ndikimin e tyre në sigurinë globale.
    Midis viteve 1950 dhe 1980, disa vende hodhën mbetje bërthamore në oqean. Thellësitë e oqeanit, larg bregut dhe aktivitetit njerëzor, dukeshin si një zgjidhje e lirë dhe e lehtë për asgjësimin e mbetjeve të gjeneruara nga zhvillimi industrial dhe laboratorët – të paktën aty ku oqeani konsiderohej gjeologjikisht i qëndrueshëm.
    Vetëm në vitin 1993 u ndalua përfundimisht hedhja e mbetjeve bërthamore në oqean. Besohet se të paktën 200 mijë fuçi gjenden vetëm në Atlantikun Verilindor – në thellësi prej 3 mijë deri në 5 mijë metrash.

  • Konflikt në Tiranë, gjenden gëzhoja në vendngjarje

    Konflikt në Tiranë, gjenden gëzhoja në vendngjarje

    Një konflikt mes disa personash dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ka dyshime se gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë.
    Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, por ende nuk ka një reagim zyrtar. Momentalisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa mësohet se policia që prej mbrëmjes së djeshme po merret me krehjen e zonës.

  • Ja cilat janë fitosterolet që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit

    Ja cilat janë fitosterolet që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit

    Një studim i paraqitur në konferencën ‘Nutrition 2025’ në SHBA tregon se fitosterolët,  përbërës natyralë që gjenden në ushqimet me bazë bimore, mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës dhe diabet të tipit 2.

    Studiuesit analizuan të dhëna nga mbi 200,000 persona për një periudhë deri në 36 vjet dhe zbuluan se ata që konsumonin më shumë fitosterole kishin 9% më pak rrezik për sëmundje të zemrës dhe 8% më pak për diabet.

    Fitosterolët gjenden kryesisht në:

    -Arra dhe fara (lajthi, bajame, fara susami)
    -Vajra bimorë (vaj ulliri, misri, luledielli)
    -Drithëra të plota, bishtajore, fruta dhe perime, si dhe
    -Ushqime të fortifikuara (margarina, kos me bazë bimore).

    Studimi nuk provon shkakësi direkte, por ofron prova të forta që ushqyerja me bazë bimore mund të jetë çelësi për një zemër dhe metabolizëm të shëndetshëm. Syri.net-iefimerida