Tag: genar

  • Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

    Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

    Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më 13 shtator në Romë.
    Në një deklaratë publike, ai ka sqaruar se ceremonia në Bazilikën e Shën Marisë ishte një bekim shpirtëror pa pagesë, ndërsa darka e organizuar më pas nuk ka kaluar shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri.
    Reagimi i tij erdhi pasi ish-partnerja, Eva Murati, aludoi në rrjetet sociale se dasma ishte financuar me para të vjedhura nga fondet publike.
    Topalli i cilësoi këto komente të pavërteta, duke mohuar kategorikisht shifrën prej 500 mijë eurosh që qarkulloi në media.
    Ai theksoi se dasma është organizuar dhe financuar nga ai dhe bashkëshortja, me mbështetjen e prindërve të Cindy-t, të cilët prej dekadash jetojnë në SHBA dhe kanë biznese të suksesshme në transport dhe sport. Sipas tij, çifti gjithashtu menaxhon një biznes të përbashkët në SHBA.
    “Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,
    Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.

    Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.
    Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.
    Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.
    Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.
    Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative.
    Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë”, shkruan Topalli në rrjetet sociale.

  • Dasma e Genar Topallit ndez sherrin në emision / I ftuari nuk përmbahet: Të më hash…; Grida Duma: Të nxjerr përjashta

    Dasma e Genar Topallit ndez sherrin në emision / I ftuari nuk përmbahet: Të më hash…; Grida Duma: Të nxjerr përjashta

    Armand Peza dhe Enida Bozhegu janë të ftuar në emisionin “Top Story” të drejtuar nga Grida Duma. Një nga temat që po trajtohet është dasma e Genar Topallit me Cindy Marinën, që ka nxitur debat të madh për shumën e madhe të pretenduar që ka kushtuar.
    Peza, një biznesmen i suksesshëm në organizimin e eventeve të tilla u përplas me Bozhegun pikërisht prej dasmës.
    Ai tha fillimisht: “Jozefina ka qenë e ftuar në dasmën e të birit. Edhe unë e kam ftuar tim atë”. Në këtë moment ndërhyri Bozhegu duke u shprehur: “Kjo është lojë fjalësh. Nuk e pranoj këtë”.
    Por Peza këmbënguli sërish: “Po e them unë që kam ftuar babain në dasmën time”.
    Bozhegu, e irrituar iu drejtua: “Atëherë nuk je shqiptar”. Në këtë çast, biznesmeni nuk u përmbajt: “Të hash të pangrënshmen“.
    E ndodhur në këtë situatë, ndërhyri edhe Grida Duma duke i tërhequr vëmendjen Pezës: “Unë nuk do të kisha lënë në studio nëse ti do e kishe përdorur atë shprehje ndryshe, por zgjodhe metaforën. E the të pangrënshmen, por të gjithë e dinë se për çfarë e kishe”.

  • Genar Topalli zbulon shpenzimet e dasmës: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi!

    Genar Topalli zbulon shpenzimet e dasmës: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi!

    Genar Topalli, ka reaguar  në rrjete sociale lidhur me aludimet e shumta nëpër media për vlerën që ka kapur organizimi i dasmës së tij dhe moderatores sportive Cindy Marina e organizuar në Romë të Italisë. Topalli ka shkruar se e gjithë ceremonia është financuar nga ai, Cindy dhe prindërit e kësja të fundit, të cilët të gjithë punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku drejtojnë biznese në fushën e transportit. Ndër të tjera, Genari thekson se ceremonia martesore nuk ka arritur asnjë shifër jashtë normales së dasmave shqiptare.
    REAGIMI:
    “Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,
    Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.
    Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.
    Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.
    Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.
    Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.
    Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative.
    Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.
    Me respekt,
    Genar Topalli”

  • “Financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve”, Genar Topalli reagon për dasmën në Romë

    “Financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve”, Genar Topalli reagon për dasmën në Romë

    Djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Genar Topalli, ka bërë një reagim publik për shpenzimet e dasmës së tij në Romë, me bashkëshorten e tij, Cindy Marina. Dasma u komentua dhe nga ish-e dashura e tij, moderatorja Eva Murati, ç’ka u diskutua gjerësisht në rrejtet sociale për shkak të deklaratave të gazetares që këto shpenzime luksi mund të jenë bërë nga ‘vjedhjet e parave publike’.
    Por në reagimin e tij, Genar Topalli thotë se “ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative”.
    Genar Topalli thekson se dasma u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve, për te cilin, sipas tij nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.
    Ndërsa darka sipas tij u mbajt ne një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri.
    “Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – nje bekim i madh shpirtëror, për te cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.
    Më pas, darka u mbajt ne një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikoje lehtësisht me nje kerkim te thjeshte ne Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prinderve të saj. Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë ne fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit ne Kaliforninë Jugore, në pronësi te familjes së saj.
    Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese te suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar. Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative”, shkruan Genar Topalli në Facebook.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Dasma 500 mijë euro? Genar Topalli ”qetëson” Eva Muratin, tregon për shpenzimet

    Dasma 500 mijë euro? Genar Topalli ”qetëson” Eva Muratin, tregon për shpenzimet

    Showbiz E Mërkurë, 17 Shtator 2025 15:43
    Genar Topalli, djali i politikanes Jozefina Topallit ka reaguar për aludimet e shumta mbi vlerën që ka kapur organizimi i dasmës së tij dhe moderatores sportive Cindy Marina e organizuar në Romë të Italisë. Ai shkruan se e gjithë ceremonia është financuar nga ai, Cindy dhe prindërit e kësja të fundit, të cilët të gjithë punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku drejtojnë biznese në fushën e transportit. Ndër të tjera, Genari thekson se ceremonia martesore nuk ka arritur asnjë shifër jashtë normales së dasmave shqiptare. Ky reagim duket sikur është dhe një përgjigje për ish-partneren e tij, Eva Murati, e cila në një koment në rrjete sociale pretendoi se ajo dasmë ishte totalisht e financuar nga paratë e vjedhura të popullit.
    Deklarata e plotë

    Të dashur miq, familjarë dhe të njohur, më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina. Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

    Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj. Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.

    Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar. Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative. Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.
    Me respekt, Genar Topalli.

  • Eva Murati reagon pas komentit për dasmën e ish-partnerit: Rashë në…

    Eva Murati reagon pas komentit për dasmën e ish-partnerit: Rashë në…

    Showbiz E Martë, 16 Shtator 2025 16:04
    Dasma madhështore e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e mbajtur në Romë është kthyer në ngjarjen më të komentuar të ditëve të fundit. Ceremonia përrallore me luks dhe të ftuar VIP pushtoi rrjetet sociale, duke sjellë reagime të shumta dhe qindra komente nga publiku.
    Në hije të kësaj dasme, në qendër të vëmendjes u vendos edhe moderatorja sportive Eva Murati, ish-partnerja e Genar Topallit. Një video e saj që u bë virale në TikTok ndezi një debat të zjarrtë, ku ndjekësit aluduan për xhelozi dhe disa prej tyre sugjeruan se Eva do të kishte dashur një dasmë të tillë luksoze. Reagimi i saj nuk vonoi dhe ishte i drejtpërdrejtë:

    “Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”.

    Deklarata e fortë bëri bujë të menjëhershme, por moderatorja vendosi të sqarojë edhe një herë publikun, këtë herë për “Live From Tirana”. Në një mesazh drejtuar moderatorit Ronaldo Sharka, ajo theksoi: “Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla.

    Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme.
    E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”

  • Dasma përrallore e djalit të Jozefina Topallit, “shpërthen” ish e dashura Eva Murati: Me lekë të vjedhura nga fondet publike

    Dasma përrallore e djalit të Jozefina Topallit, “shpërthen” ish e dashura Eva Murati: Me lekë të vjedhura nga fondet publike

    Dasma e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit. Ceremonia madhështore e zhvilluar në Romë u shoqërua me një atmosferë përrallore dhe tërhiqte vëmendjen e publikut jo vetëm për shkak të luksit, por edhe për shkak të emrave të njohur që ishin të ftuar. Pamjet nga festa qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta.
    Mes atyre që nuk i shpëtuan reagimeve të ndjekësve ishte edhe moderatorja sportive Eva Murati, e cila dikur ka qenë në një marrëdhënie me Genar Topallin. Një video e saj në TikTok u bë menjëherë virale, duke u komentuar gjerësisht.
    Përmes komenteve, disa ndjekës aluduan se Murati mund të ishte xheloze, ndërsa të tjerë e komplimentuan. Njëri prej komenteve i shkruar në anglisht sugjeronte se edhe vetë moderatorja do të kishte dashur një dasmë të tillë përrallore.
    Eva Murati nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar ashpër:
    “Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”
    Ky reagim i saj ndezi diskutime të tjera në rrjet, duke rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien e dikurshme me Genar Topallin.

  • Cindy Marina dhe Genar Topalli kurorëzojnë dashurinë në martesë

    Cindy Marina dhe Genar Topalli kurorëzojnë dashurinë në martesë

    Modelja dhe prezantuesja Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Genar Topalli teksa ka shpërndarë foto nga ceremonia, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nga sot nis një kapitull i ri. Ai thekson se kanë marrë edhe bekimin e Papës, që e shnndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.
    “Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme, lumturi dhe shumë dashuri. Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës – një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm. Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim”, shkruan Genari.
    Në fund ai nënvizon se është njeri me fat që ka gjetur Cindyn, teksa nuk harron të falënderoj të gjithë miqtë e familjarët që festuan për dashurinë e tyre.
    “Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë – sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime. Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm. Sot në Romë, nën qiellin e hapur, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë”, përfundon ai.