Tag: gasperini

  • Humbje e madhe, trajneri: Gabimet na kushtuan ndeshjen

    Humbje e madhe, trajneri: Gabimet na kushtuan ndeshjen

    Pas humbjes ndaj Kalajrit, trajneri Gasperini pranoi se episodi i kartonit të kuq ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe e vuri ekipin në vështirësi. Ai theksoi se loja me dhjetë lojtarë u kthye në një betejë fizike, ku Roma nuk mundi të krijonte mjaftueshëm dhe u ndëshkua nga gabimet individuale.
    Sipas tij, skuadra arriti të shmangte rreziqet për një kohë të gjatë, por me mungesë numerike ishte e vështirë të ndërtohej lojë. Gasperini pranoi se gabimet si te kartoni i kuq dhe te goli vendosën fatin e sfidës. Trajneri vlerësoi angazhimin e lojtarëve, por nënvizoi se duhej bërë më shumë në aspektin teknik, sidomos përballë lojës me topa të gjatë të Kalajrit.
    Ai theksoi se në pjesën e parë skuadra mund të kishte bërë më mirë, ndërsa në të dytën kishte mundësi për të krijuar rrezik, por përjashtimi ndikoi ndjeshëm. Sa i përket finales së tensionuar, Gasperini u shpreh se ndeshja humbi ritmin dhe u ndërpre shpesh, duke u larguar nga futbolli i vërtetë. Megjithatë, ai vlerësoi përkushtimin maksimal të skuadrës, edhe pse rezultati nuk mundi të rikuperohej.

  • Contes i mjafton Nerez, Napoli kap Milan në krye, Gasperini bën moviolë: Ishte faull ndaj Kone

    Contes i mjafton Nerez, Napoli kap Milan në krye, Gasperini bën moviolë: Ishte faull ndaj Kone

    Serie A “ndizet” në këtë pikë të sezonit, ku 4 ekipe ndahen me 1 pikë diferencë. Napoli kap Milan në krye falë suksesit 0-1 në transfertë përballë Romës, një ndeshje e luftuar për çdo top e vendosur nga një episod. Ekipi i Gasperinit vërtetoi edhe një herë se ndaj ekipeve të mëdha e ka të vështirë të bëj të madhin.
    Në stadiumin “Olimpik”, momenti përcaktues erdhi në minutën e 36-të, ku Napoli kapt mat Romën me një zbritje të shpejtë në sulm, Hojlund shërbeu për Nerez me këtë të fundit që finalizoi plot klas duke kaluar blutë në avantazh, por kryeqytetasit protestuan gjatë për një faull në sulm ndaj Kone. Në fraksionin e dytë, Napoli mbrojti me fanatizëm golin e Nerez, ndërsa përcaktues edhe një herë rezultoi portieri Milinkovic-Savic. Të dy ekipet luajtën fort për topin e parë ku vetëm në pjesën e dytë gjyqtari i takimit akordoi 7 kartonë të verdhë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Napolin që feston për këtë 3-pikësh që i afron me Milanin kryesues, me dy ekipet që udhëheqin në kuotën e 28-të pikëve, 1 më shumë se Inter e Roma.

    “Të vish në Romë, të fitosh dhe të luash me personalitet siç bëmë ne nuk është e lehtë. Roma vinte pas disa rezultateve të mëdha, janë një skuadër e mirë dhe ishin përpara nesh në renditje, për këtë arsye jam i lumtur”, u shpreh Conte pas suksesit 0-1. Nuk ishte i pranishëm në stol, por pas ndeshjes, Gasperini protestoi për episodin që solli golin e Napolit, ku në sytë e tij ishte faull në sulm ndaj Kone.

  • Gasperini-Conte, mjeshtrat përballë. Në lojë është kryesimi, ja kë favorizojnë statistikat

    Gasperini-Conte, mjeshtrat përballë. Në lojë është kryesimi, ja kë favorizojnë statistikat

    Antonio Conte dhe Gian Piero Gasperini përballen të dielën në një ndeshje me rëndësi të jashtëzakonshme. Nga sfida Napoli-Roma mund të dalë kryesuesi i ri i Serie A. Të dy trajnerët vijnë me siguri të rikuperuara: Napoli ka fuqizuar sulmin me Noa Lang dhe David Neres, ndërsa Roma, mbrojtja më e mirë e top-5 kampionateve, duket se ka gjetur rrugën e golit (2 gola ndaj Midtjylland dhe Udinese, 3 ndaj Cremonese) falë edhe përfshirjes së të rinjve, sidomos Neil El Aynaoui.
    Conte pritet të startojë me formacionin e fundit: Hojlund në krye të sulmit, mbështetur nga Neres dhe Lang; pas tyre, Lobotka dhe McTominay në mesfushë, me Olivera dhe Di Lorenzo në krahë. Në mbrojtje, Buongiorno, Beukema dhe Rrahmani.
    Gasperini nuk do ta ndryshojë mbrojtjen: Svilar, Mancini, Ndicka dhe Hermoso me Celik dhe Wesley si mbrojtës krahu. Dybala si “9 fals”, me Soule pas tij. Tre mesfushorët për tri vendet e mbetura do të zgjidhen mes Cristante, Pellegrini dhe El Aynaoui.
    Në 10 përballje të mëparshme direkte, Gasperini ka fituar vetëm 2 herë, 2 barazime dhe ka humbur 6 herë ndaj Conte. Fitoret janë në Genoa-Arezzo 3-0 më 8 tetor 2010 dhe në sezonin e kaluar me Atalantën, 3-0 në “Maradona”, falë Lookman.

  • Gafa, komente ironike dhe ‘meme’, Gasperini bëhet tema e javës për “vjedhjen e pensionit”

    Gafa, komente ironike dhe ‘meme’, Gasperini bëhet tema e javës për “vjedhjen e pensionit”

    28 Nëntor 2025

    17:54

    Telesport

    Në Argjentinë është regjistruar një gafë krejt e pazakontë, ku pa dashje është përfshirë edhe trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini. Në rrjet qarkullonin shumë meme mbi historinë e mashtruesit nga Mantova, i cili vishej si nëna e tij e ndjerë për të vazhduar të përfitonte pensionin e saj.
    Në njërën prej këtyre memeve, fytyra e mashtruesit ishte zëvendësuar me atë të Gasperinit.
    Pikërisht këtë imazh të manipuluar përdori pa e kuptuar televizioni argjentinas “Telefe Noticias” në një video të publikuar në Instagram, duke e paraqitur Gasperinin si autorin e mashtrimit. Fotomontazhi u shfaq madje dy herë gjatë kronikës.
    Gabimi u vu re menjëherë nga tifozët romanistë, të cilët shpërthyen në komente ironike. Pas reagimeve, “Telefe Noticias” e hoqi menjëherë postimin, duke e mbyllur kështu këtë situatë të sikletshme.

  • Roma “thyen” Midtjylland, por Gasperini kapet vetëm pas pikëve: Prisja më shumë

    Roma “thyen” Midtjylland, por Gasperini kapet vetëm pas pikëve: Prisja më shumë

    Me Gasperinin në stol, Roma po përjeton një sezon fantastik, jo vetëm në Serie A ku udhëheqin në krye, por kryeqytetasit festojnë dhe në Evropë, suksesi 2-1 ndaj Midtjylland i fut në garë për të kaluar fazën e parë, 9 pikë në 5 ndeshje, vendi i 15-të në Europa League.
    Roma bëhet ekipi i parë që arrin të “thyejë” danezët ku në stadiumin “Olimpik” ishin të parët që kaluan në avantazh fal një goli fantastik nga El Aynaoui, me mesfushorin maroken që brenda në zonë finalizoi plot klas. Roma hasi jo pak vështirësi për të mbyllur llogaritë me danezët, kjo pasi goli i dytë erdhi vonë në minutën e 83-të, ku El Shaarawy konvertoi në gol një asist të pastër nga Bailey. Pavarësisht këtij goli, danezët rihapët sërish takimin ku 3 minuta më vonë, Paulinho ngushtoi shifrat në 2-1, por vetëm kaq, pa mundur t’i prishin festën Romës.

    Gasperini, trajneri i Romës, kapet vetëm pas 3 pikëve, pasi në sytë e tij ekipi duhet të bënte më mirë në aspektin taktik: “Është një fitore që përmirëson pozicionin tonë në klasifikim, e arritur kundër një ekipi të mirë, por nuk zhvilluam një ndeshje të madhe, prisja diçka më shumë në aspektin taktik, pa diskutim ndaj Napolit tani duhet të bëjmë diçka më shumë”, u shpreh Gasperini.
    Një fitore të rëndësishme siguroi edhe Bologna, me ekipin italian që triumfoi 4-1 përballë Salzburg. Fal këtij suksesi, Bologna ngjitet në vendin e 18-të në kuotën e 8 pikëve pas 5 ndeshjeve.

  • Roma ëndërron titullin, gati dhurata e parë për Gasperinin

    Roma ëndërron titullin, gati dhurata e parë për Gasperinin

    Të paktë ishin ata që beson se Roma mund të ishte në garë për titull në Serie A, por fakt është se pas 12 javësh ekipi i Gasperinit qëndron i vetën në krye, me 27 pikë, plus 2 në raport me Milan dhe Napoli, dy ndjekësit më të afërt. I pyetur nëse titulli është një objektiv, Gasperini theksoi se askush nuk dëshiron të zgjohet, por do të përpiqen të qëndrojnë në krye sa më gjatë të jetë e mundur.
    Kjo deklaratë e Gasperinit ka shkundur drejtuesit e Romës, me këta të fundit që pritet të lëvizin në janar për t’i dhuruar trajnerit ndonjë përforcim cilësor, mbi të gjitha në repartin ofensivë. Dovbyk dhe Ferguson nuk bindin plotësisht, për këtë arsye Gasperini ka sponsorizuar emrin e Joshua Zirkzee.
    Holandezi nuk është në planet e trajnerin Amorim, ose më saktë, nëse vjen një ofertë që në janar, Man.United nuk do të bëhet pengesë. Zirkzee është profili i lojtarit që Gasperini pëlqen, ndërsa dhe vetë lojtari është gati të rikthehet në Serie A, aty ku me Bologna-n u ngjit në nivelin e tij më të lartë.

  • Roma rrëmbeu kreun, Gasperini nuk i “zgjon” tifozët: Lë të ëndërrojmë (VIDEO)

    Roma rrëmbeu kreun, Gasperini nuk i “zgjon” tifozët: Lë të ëndërrojmë (VIDEO)

    Roma rrëmbeu kreun, Gasperini nuk i “zgjon” tifozët: Lë të ëndërrojmë (VIDEO)Me Inter e Milan që përplasen ndërmjet tyre dhe me Napolin që vijon sezonin me ulje ngritje të forta, Roma përfiton, me ekipin e Gasperinit që rrëmben i vetëm kryen e Serie A në kuotën e 27 pikëve, 2 më shumë se rivalët më të afërt.
    Kryeqytetasit i falen një super Soule, me ar…

  • “Skuqet” Gasperini, por Roma bën detyrën urtë e butë ndaj Cremonese dhe merr vendin e parë (video)

    “Skuqet” Gasperini, por Roma bën detyrën urtë e butë ndaj Cremonese dhe merr vendin e parë (video)

    23 Nëntor 2025

    16:53

    Telesport

    Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini duket se do të jetë një nga pretendentët për titullin kampion në Serie A. Verdhekuqtë kanë fituar sot 1-3 në transfertë ndaj Cremonese, sfidë e vlefshme për javën e 12-të.
    I zakonshmi Matias Soule shënoi për Romën në minutën e 17-të, duke zhbllokuar rezultatin, pas asistit ttë marrë nga Manu Kone dhe pastaj erdhi goditja perfekte e sulmuesit argjentinas.
    Në minutën e 62-të, Gasperini ndëshkohet me karton të kuq për protesta. Dy minuta më pas, Roma gjen golin e dytë me Evan Ferguson, skocezi shënoi pas një rrëmuje të gjatë në zonë.
    Wesley Franca vulosi fitoren e Romës me golin e tij në minutën e 69-të, pas asistit të El Shaarawy dhe një kundërsulmi model të verdhekuqve. Francesco Folino shënoi golin e nderit për vendasit në minutat shtesë. Pas kësaj fitoreje, Roma merr vendin e parë me 27 pikë, Cremonese mbetet në vendin e 11-të.
    SHIKOGOLAT

  • Massara studion formulën e duhur të transferimit, Zirkzee “hap dyert” për Romën

    Massara studion formulën e duhur të transferimit, Zirkzee “hap dyert” për Romën

    19 Nëntor 2025

    7:45

    Alfred Lleshi

    Gian Piero Gasperini po pret me padurim hapjen e merkatos dimërore më 2 janar për të forcuar sulmin e Romës, që në 15 ndeshje ka shënuar vetëm 7 gola. Sulmuesit kryesorë verdhekuq? Dovbyk me vetëm 2 gola, Ferguson asnjë. Objektivi kryesor është Joshua Zirkzee, 24-vjeçari holandez që dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të rikthehet në Serie A, pas eksperiencës pozitive te Bologna.
    Roma i ofron minuta titullari dhe një trajner që e vlerëson thellë, duke i hapur mundësinë të rikthehet në përfaqësuesen holandeze dhe të aspirojë një vend në Botërorin 2026. Massara duhet të negociojë me Manchester United, që preferon huazim të thjeshtë, ndërsa Roma kërkon huazim me të drejtë blerjeje, ose detyrim në rast të kualifikimit në Champions.
    Alternativat për Zirkzee janë Kalimuendo (Nottingham Forest), El Mala (FC Koln), Arevalo (Racing) dhe Giovane (Verona), por si zëvendësues. Gasperini ëndërron një Romë protagoniste edhe në merkato, duke kërkuar përforcime që të rikthejnë sulmin në nivelin e duhur.

  • Totti dhe parashikimi për titullin e Romës: Ja kur do të vijë me Gasperinin

    Totti dhe parashikimi për titullin e Romës: Ja kur do të vijë me Gasperinin

    15 Nëntor 2025

    9:55

    Alfred Lleshi

    Gjatë episodit të parë të formatit “AperiTotti” të “Betsson Sport”, Francesco Totti dhe Marco Materazzi zhvilluan një bisedë të këndshme me Pierluigi Pardon, duke ndarë kujtime dhe opinione mbi futbollin. Totti foli për “cucchiaio” e famshme, Botërorin 2006 dhe trajnerët që kanë shënuar historinë e Romës, nga Mourinho te Gasperini.
    Ikona verdhekuqe i dha besim projektit të ri verdhekuq. “Gasperini është një trajner i mirë, shpresoj të vazhdojë kështu. Titulli i ardhshëm i Romës? Në vitin e 100-vjetorit…”, – tha me buzëqeshje, duke iu referuar vitit 2027. Totti kujtoi gjithashtu kampionatet e humbura ndaj Interit të Materazzit.
    Për periudhën e Mourinhos, ish-kapiteni verdhekuq nuk ka dyshime: “Top-trajner, numri një. Në dy vite te Roma luajti dy finale. Një e fitoi, tjetrën e humbi. Të dytën e humbi keq, por solli një trofe europian në Romë pas 30 vitesh”.