Tag: francës

  • “Diplomacia e shijes”, Tirana pret ish-shefin e “Élysée”, Rama dhe AIDA promovojnë gastronominë shqiptare

    “Diplomacia e shijes”, Tirana pret ish-shefin e “Élysée”, Rama dhe AIDA promovojnë gastronominë shqiptare

    Gastronomia shqiptare po kërkon vendin e saj në hartën ndërkombëtare, jo vetëm si ushqim, por si identitet kulturor.
    Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe “Albchef” bënë bashkë në Tiranë politikën, artin dhe mjeshtrit e kuzhinës në një mbrëmje gala të veçantë.
    Të ftuar specialë në këtë event ishin Kryeministri Edi Rama, Ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard, si dhe emra të njohur të kulinarisë vendase.
    Ish-shefi i presidentëve të Francës në Tiranë
    Vëmendjen kryesore të mbrëmjes e mori i ftuari i nderit, Guillaume Gomez. Një figurë emblematike e kuzhinës franceze, Gomez ka shërbyer si shef ekzekutiv në Pallatin Élysée (rezidenca e Presidentit të Francës) dhe aktualisht mban postin e Presidentit të “Groupe Gastronomie”. Prania e tij u pa si një vlerësim për potencialin e kuzhinës shqiptare dhe një mundësi për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me Francën, vendin simbol të gastronomisë botërore.
    Një mozaik shijesh dhe arti
    Mbrëmja u konceptua si një shkrirje mes traditës dhe modernes. Pjatat karakteristike shqiptare, të shoqëruara me verërat më të mira vendase, u prezantuan nën një atmosferë artistike të pasuruar nga performancat e baletit.
    Drejtorja ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, e cilësoi këtë organizim si një pikëtakim kulturash.
    “Prania e përfaqësuesve të lartë e bëri këtë mbrëmje një dialog të ri për gastronominë shqiptare. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë bashkëpunimi me shefat, kantinat dhe prodhuesit vendas, për të promovuar vlerat tona unike ndërkombëtarisht,” u shpreh Saro.
    Eventi shërbeu për të treguar Shqipërinë në dritën e saj më të mirë, duke dëshmuar se mikpritja dhe shija janë dy nga asetet më të forta të turizmit shqiptar.

  • Tha se ishte dëmtuar për të munguar në Kombëtare dhe iku në Dubai, ish-lojtari i Francës për Mbappe: Do ta kisha bërë copë-copë

    Tha se ishte dëmtuar për të munguar në Kombëtare dhe iku në Dubai, ish-lojtari i Francës për Mbappe: Do ta kisha bërë copë-copë

    Kylian Mbappe do të luajë në Kupën e Botës për herë të tretë vitin e ardhshëm. Ai ka arritur në finalet e dy të mëparshmeve dhe ka shënuar tashmë katër gola në ndeshjet e titullit. Megjithatë, në orët e fundit nuk ka pasur mungesë polemikash rreth performancës së tij, të gjitha për shkak të mungesës së tij në ndeshjen e ekipit kombëtar francez.
    Mbappe u tha se ishte dëmtuar dhe mungoi për Kombëtaren, por në këtë kohë zgjodhi që të udhëtonte në Dubai dhe është gati për të luajtur për Real Madrid në ndeshjen e fundjavës. Kjo ka irrituar shumë edhe ish-lojtarin e Francës, Rothen.
    “Nuk ka të bëjë fare me Kylian Mbappe, unë jam thjesht i zemëruar me kapitenin e ekipit kombëtar, çdo ekipi kombëtar. Nëse ndonjë kapiten tjetër do ta kishte bërë këtë, do ta kisha bërë copë-copë. Si mund ta lejonte Didier Deschamps këtë?”, tha Jerome Rothen, një ish-lojtar i kombëtares franceze, për RMC.Ky burim detajoi udhëtimin e Mbappe në Dubai. Ylli francez kaloi më shumë se gjashtë orë e gjysmë në aeroplan. Ai u pa gjithashtu midis personazheve të famshëm në një klub. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Rihapet Liceu Francez në Korçë, shkolla do të ofrojë diploma të dyfishta për studentët

    Rihapet Liceu Francez në Korçë, shkolla do të ofrojë diploma të dyfishta për studentët

    Pas 90 vitesh, në Korçë do të rihapet Liceu Franko-Shqiptar i Shkencave dhe Inovacionit.
    Në takimin përmbyllës të Komitetit Pilotues, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, dhe ambasadorja e Francës, Catherine Suard, thanë se ky është një nga projektet e rëndësishme edhe për qeverinë shqiptare, që vjen si frut i bashkëpunimit midis Francës dhe Shqipërisë.
    Ministria e Arsimit ka miratuar gati 90% të kurrikulës, ndërsa nxënësit, në përfundim të këtij liceu, do të marrin një diplomë që do të jetë njëkohësisht edhe matura shtetërore, edhe bakaloreati francez, një diplomë që do të jetë ndërkombëtarisht e njohur.

    “Ministrja e tha që ky projekt pilotues është drejt mbylljes. Në lidhje me projektin e liceut, do të jetë projekt i përbashkët franko-gjerman. Do të jetë një kurrikul e përbashkët, gjithashtu do të jetë një diplomë e dyfishtë, pra nxënësit që do të diplomohen në këtë shkollë të mesme do të kenë diplomën e maturës dhe bakaloreatit francez dhe do të vazhdojnë më pas studimet më të mira në Europë. Besoj se ky është një lajm i mirë për të ardhmen e Shqipërisë.”, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.
    Liceu Francez i Korçës ishte një ndër institucionet arsimore më të rëndësishme në Shqipëri gjatë fillimit të shekullit XX. Ai ndikoi fuqishëm në formimin e një brezi intelektualësh shqiptarë, që më pas do të kishin rol kyç në zhvillimin e jetës kulturore dhe politike të vendit.
    /vizionplus.tv

  • Zidane drejt rikthimit si trajner, pritet të marrë drejtimin e Francës pas Botërorit

    Zidane drejt rikthimit si trajner, pritet të marrë drejtimin e Francës pas Botërorit

    Ish-trajneri i Realit të Madridit dhe legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, pritet të rikthehet si trajner.
    Skuadra e fundit që ai ka drejtuar është Reali i Madridit (2016-2021) ndërsa pas katër vitesh mungesë, Zidane duket se është gati për një sfidë të re.
    Legjenda e Francës ka refuzuar disa oferta nga klube të ndryshme evropiane, duke lënë të kuptohet se pret të marrë trikolorët.
    Sipas informacioneve të fundit, ai ka arritur një akord me drejtuesit e Federatës Franceze të Futbollit, të cilët pritet t’i besojnë projektin e ri pas largimit të Didier Deschamps.
    53-vjeçari ka deklaruar më parë se dëshira e tij është të drejtojë Francën, pas një aventure tepër të suksesshme me madrilenët.
    Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, Zidane nisi karrierën si trajner te ekipi i të rinjve të Realit, për të marrë më pas skuadrën e parë në 2016.
    Ai arriti të fitojë Champions League tre herë, La Liga dy herë, si dhe Superkupën e Evropës dhe Botërorin e Klubeve.
    Në pak vite si trajner, Zidane tregoi se ka aftësi të mëdha, megjithëse sfida në krye të Francës do të jetë edhe më e vështirë.
    Aktualisht nuk ka një konfirmim zyrtar nëse do të marrë drejtimin e “gjelave”, por fakti që ai rikthehet në aktivitet dhe ka shprehur dëshirën për Francën e bën këtë mundësi shumë të pranueshme.

  • “Brigitte Macron është burrë”/ 10 të akuzuar për shpifje ndaj bashkëshortes së Presidentit të Francës

    “Brigitte Macron është burrë”/ 10 të akuzuar për shpifje ndaj bashkëshortes së Presidentit të Francës

    Burg deri në 12 muaj dhe gjobë deri në 8 mijë euro rrezikojnë 10 të akuzuarit për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së presidentit të Francës. 
    Këto janë dënimet që kërkojnë prokurorët e Parisit ndaj 8 burrave dhe dy grave, kryesisht blogerë dhe personazhe me numër të lartë ndjekësish në rrjetet sociale, të cilët akuzohen për shpifje dhe përhapje lajmesh të rreme ndaj zonjës së parë të Francës. 
    Gjykata Penale e Parisit do të japë dënimin për ta më 5 janar 2026, pasi dëgjoi për 2 ditë dëshmitë e tyre. Shpifjet e pretenduara nga pala mbrojtëse e çiftit presidencial francez lidhen me dyshimet e ngritura prej vitesh nëpër rrjetet sociale se Brigitte i është nënshtruar një tranzicioni gjinor dhe që më parë ka qenë burrë me emrin Jean-Michel Trogne, që në të vërtetë është vëllai i saj. Të akuzuarit thanë para gjykatës se gjithçka e kanë thënë me humor dhe janë bazuar tek dyshimet e hedhura nga të tjerë. 
    Në gjykatë dëshmoi të martën edhe Tiffany Ozier, vajza e Brigitte Macron, e cila foli për ndikimin negativ të këtyre shpifjeve mbi shëndetin dhe jetën e përditshme të nënës së saj. 

  • Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës pas grabitjes spektakolare

    Luvri ka zhvendosur disa nga bizhuteritë e tij më të çmuara në Bankën e Francës, sipas radios franceze RTL, pas një grabitjeje të guximshme në mes të ditës javën e kaluar që zbuloi cenueshmërinë e muzeut të famshëm.
    Transferimi i disa objekteve të çmuara nga “Salla e Apolonit” e muzeut, ku ekspozohen bizhuteritë e kurorës franceze, u krye dje, të premten, nën shoqërimin e policisë sekrete, raportoi RTL, duke cituar burime që nuk dëshironin të identifikoheshin.
    Banka e Francës, ku ruhen rezervat e arit të vendit në një thesar masiv 27 metra nën tokë, ndodhet vetëm 500 metra larg Luvrit, në bregun e djathtë të lumit Sena. Luvri dhe Banka e Francës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Reuters për koment.
    Grabitësit vodhën tetë copë bizhuterish të çmuara, me një vlerë të vlerësuar prej 102 milionë dollarësh, nga koleksioni i Luvrit më 19 tetor, duke zbuluar boshllëqe të mëdha sigurie, pasi hajdutët hynë në muzeun më të vizituar në botë duke përdorur një vinç për të thyer një dritare në katin e sipërm, ndërsa muzeu ishte i hapur. Ata u larguan me motoçikleta.
    Lajmi për grabitjen bëri bujë në mbarë botën, duke shkaktuar reflektim në Francë për atë që disa e konsideruan si një poshtërim kombëtar.

  • Pas grabitjes prej 102 mln dollarë, Luvri zhvendos xhevahiret e kurorës në kasafortën 27 metra nën tokë

    Pas grabitjes prej 102 mln dollarë, Luvri zhvendos xhevahiret e kurorës në kasafortën 27 metra nën tokë

    Muzeu i Luvrit

    PARIS-Muzeu i Luvrit ka zhvendosur disa nga thesaret e tij më të vlefshme në Bankën e Francës, pas grabitjes së guximshme gjatë ditës së javës së kaluar, e cila nxori në pah mangësi të mëdha sigurie në muzeun e famshëm botëror.
    Transferimi i pjesëve të zgjedhura nga Galeria Apollo e muzeut, e cila strehon xhevahiret e kurorës së Francës u zhvillua të premten nën eskortë të fortë policore. Banka e Francës, e vendosur vetëm 500 metra nga Luvri në bregun e djathtë të Senës, mban rezervat e arit të vendit në një kasafortë të fortifikuar 27 metra nën tokë.
    Katër persona të veshur me jelekë me dukshmëri të lartë për t’u ngjarë punëtorëve të ndërtimit, thyen një dritare dhe më pas përdorën prerës me disk për të hapur dy vitrina në galerinë e zbukuruar përpara se të zbrisnin me ashensorin dhe të iknin në pjesën e pasme të motoçikletave të drejtuara nga dy anëtarët e tjerë të bandës. 
    E gjithë grabitja zgjati më pak se shtatë minuta, me dy hajdutët që hynë në galeri që qëndruan brenda 3 minuta e 58 sekonda. Ata kanë vjedhur nëntë objekte nga koleksioni i bizhuterive të Napoleonit dhe Perandoreshës, përfshirë një gjerdan, një karficë dhe një kurorë. Burime brenda muzeut konfirmojnë se diamanti legjendar “Régent”, më i madhi i koleksionit me peshë mbi 140 karatë, nuk është prekur nga grabitja./ZËRI

  • Pas grabitjes prej 102 mln dollarë, Luvri zhvendos xhevahiret e kurorës në kasafortën e Bankës së Francës

    Pas grabitjes prej 102 mln dollarë, Luvri zhvendos xhevahiret e kurorës në kasafortën e Bankës së Francës

    Muzeu i Luvrit

    PARIS-Muzeu i Luvrit ka zhvendosur disa nga thesaret e tij më të vlefshme në Bankën e Francës, pas grabitjes së guximshme gjatë ditës së javës së kaluar, e cila nxori në pah mangësi të mëdha sigurie në muzeun e famshëm botëror.
    Transferimi i pjesëve të zgjedhura nga Galeria Apollo e muzeut, e cila strehon xhevahiret e kurorës së Francës u zhvillua të premten nën eskortë të fortë policore. Banka e Francës, e vendosur vetëm 500 metra nga Luvri në bregun e djathtë të Senës, mban rezervat e arit të vendit në një kasafortë të fortifikuar 27 metra nën tokë.

  • Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

    Nga Politico.eu

    Emmanuel Macron i Francës do të shkojë të enjten në Bruksel për një takim kyç të Këshillit Evropian, me reputacionin e tij, nga një njeri i ideve të kontinentit që është zhdukur prej kohësh dhe që është zëvendësuar nga një i ri: shefi i partisë.

    Teksa udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen për të planifikuar lëvizjet përballë krizave ekzistenciale që variojnë nga përballja me ngritjen e së djathtës ekstreme deri te parandalimi i një marrëveshjeje të keqe Trump – Putin për Ukrainën, ata nuk mund të mbështeten më në idetë madhështore të Macronit.

    Bisedat e “Politico” me 10 diplomatë dhe zyrtarë nga i gjithë Bashkimi Evropian, të gjithë të cilëve iu dha anonimitet për të diskutuar hapur fatin politik të presidentit francez, sugjerojnë se problemet e brendshme të 47-vjeçarit të qendrës dhe përqendrimi në të ardhmen e tij e kanë bërë atë një pengesë për progresin dhe jo një motor të tij.

    “Muri i droneve” i propozuar nga Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen për të mbrojtur qiellin evropian nga mjetet ajrore pa pilot gjithnjë e më pushtuese të Rusisë?

    Jorealiste, sipas Macron.

    Ideja e Presidentit të Këshillit Evropian António Costa për të përmirësuar procesin e pranimit në BE duke eliminuar nevojën për unanimitet?

    Jo. Franca nuk po heq dorë nga fuqia e saj e vetos.

    Ta bëjmë planetin tonë përsëri të madh?

    Ndoshta një ditë tjetër. Tani nuk është koha për direktivën e kujdesit të duhur që u kërkon kompanive të monitorojnë furnizuesit e tyre globalë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe mjedisit. Apo për objektivat klimatike të vitit 2040, për këtë çështje.

    Muajt e fundit Macron është bërë më i kujdesshëm, duke hezituar përballë propozimeve që rrezikojnë të gjenerojnë një reagim të ashpër në Francë, dhe më të ashpër në lidhje me propozimet që ai nuk i kontrollon vetë. Në vend të kësaj, Franca ka derdhur energjinë e saj në uljen e burokracisë.

    Javët e fundit, udhëheqësi francez ka kërkuar më shumë kontroll mbi migracionin dhe që të shkurtohen burokracitë, ndërkohë që lobon për rregulla të reja për të mbajtur fëmijët larg mediave sociale dhe synon të krijojë lehtësi për prodhuesit e makinave në objektivat e politikave të gjelbra. Vështirë se kjo është diçka që mund të thuhet për ëndrrat evropiane.

    “Ky Macron është konsumuar nga problemet e brendshme”, tha një diplomat i BE-së. “Ai nuk është më kampioni evropian që njihnim dikur.”

    Jo më i njëjti njeri

    Kur bëhet fjalë për ndryshimet që Bashkimi Evropian ka parë në dekadën e fundit, është e vështirë të nënvlerësohet ndikimi dhe largpamësia e Macron. Duke folur në Universitetin e Sorbonës në vitin 2017, ai argumentoi me forcë për një Evropë më muskulore që nuk ishte aq e varur nga partnerët jashtë shtetit, qoftë për mallrat e prodhuara apo për mbrojtjen e saj.

    Thirrja e tij ra në vesh të shurdhër në atë kohë. Megjithatë, sot, Komisioni Evropian dhe udhëheqësit në të gjithë bllokun predikojnë ungjillin e Macronit për “autonomi strategjike”, teksa përpiqen të diversifikohen larg Kinës dhe të forcojnë kapacitetet ushtarake të kontinentit përballë agresionit rus dhe tkurrjes ushtarake amerikane.

    Macron fitoi nofkën “kryeinformatori i BE-së” dhe stuhia e tij e iniciativave dhe ideve për reformimin e Evropës përcaktoi qëndrimin e tij të hershëm si udhëheqës në skenën botërore.

    Megjithatë, nëse kthehemi shpejt në tetor 2025, është bërë e qartë se politika dhe trashëgimia zënë një vend të madh në llogaritjet e Macronit.

    Shikoni vetëm çështjen e zgjerimit.

    Macron është parë prej kohësh si mbështetës i futjes së anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian për të rritur peshën ekonomike dhe gjeopolitike të bllokut. Ai udhëhoqi Komunitetin Politik Evropian si një lloj “dhome pritjeje” për anëtarët që aspirojnë të bëhen anëtarë të BE-së në vitin 2022, dhe një vit më vonë u zotua të sillte vendet kandidate aspirante në bllok sa më “shpejt të jetë e mundur”.

    Nuk është çudi, pra, që aleatët e Macronit e kishin të vështirë të kuptonin vendimin e Francës për të kundërshtuar propozimin e Costa për të hequr të drejtën e vetos së Viktor Orbán të Hungarisë për disa pjesë të procesit të pranimit. Një person me peshë të madhe nga grupi i Macronit “Rinovimi” në Parlamentin Evropian tha se ky veprim ishte “në kundërshtim të plotë” me angazhimet e mëparshme të Macronit.

    “Është një gabim themelor”, tha ai.

    Sipas një aleati të lartë të Macronit, presidenti francez thjesht nuk ka kapitalin politik për të mbështetur disa nga ambiciet e tij, veçanërisht ato që u japin ushqim euroskeptikëve dhe Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.

    “Nuk është momenti i duhur, kemi të djathtën ekstreme që na fryn në qafë”, tha aleati.

    “Çdo bisedë për hyrjen e Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkim është një dhuratë për… Le Pen”, tha ai, duke vënë në dukje se fermerët francezë do të ishin të parët që do të dilnin në rrugë për të protestuar kundër hyrjes në BE të gjigantit bujqësor, Ukrainës.

    Ndikim në rënie

    Ndikimi në Bruksel ka qenë një viktimë e kaosit të Francës në vend. Macron ka ndërruar 5 kryeministra në më pak se 2 vjet dhe pothuajse u detyrua të kërkonte një të gjashtë pasi zgjedhja e tij aktuale, Sébastien Lecornu, dha dorëheqjen pasi qeveria e tij e parë zgjati vetëm 14 orë. Presidenti francez e riemëroi Lecornu dhe kriza u zbut, të paktën përkohësisht.

    Teksa qeveritë e njëpasnjëshme franceze kanë ndarë pikëpamje të ngjashme mbi çështjet e BE-së, rënia e tyre e njëpasnjëshme e ka lënë Francën gjithnjë e më pak ndikuese në Bruksel.

    “Nëse ke një qeveri jofunksionale për një vit e gjysmë, kjo të jep pak më pak ndikim në vendime,” tha një diplomat i BE-së nga jashtë Francës.

    Ky ndryshim e bën më të vështirë situatën në dhomë kur takohen ministrat, shtoi diplomati.

    Gjithashtu e bën të vështirë për qeverinë franceze të hartojë dhe qarkullojë dokumentet gjithmonë të rëndësishme të politikave përpara takimeve ministrore që nxisin axhendën dhe përfaqësojnë prioritetet kombëtare.

    Teksa Macron i afrohet muzgut të presidencës së tij, ai mund të skicojë disa plane të mëdha për Evropën, por aftësia e tij për t’i kthyer ëndrrat në realitet është eklipsuar kryesisht.

    Edhe nëse presidenti francez arrin të bëjë një tjetër “arratisje të madhe” dhe të gjejë një rrugë përmes ngecjes politike me një qeveri që zgjat dhe një buxhet që miratohet, e vërteta shkatërruese për ata që punojnë në institucionet dhe ambasadat e Brukselit është se ndikimi i Macron është dobësuar seriozisht. Dhe se projekti i tij i madh pro-evropian ka mbaruar.

    Diplomatët nga jashtë Francës tashmë po flasin për Macron në kohën e shkuar dhe po flasin për “trashëgiminë” e tij, edhe pse ai nuk pritet të largohet nga detyra deri në vitin 2027.

    “Ai ishte diçka e veçantë”, tha njëri prej tyre për Politico.

  • U kërcënua me jetë/ Qeveria franceze i del në krah ish-presidentit të Francës, do të ketë mbrojtje të përhershme policore në burg

    U kërcënua me jetë/ Qeveria franceze i del në krah ish-presidentit të Francës, do të ketë mbrojtje të përhershme policore në burg

    Pas kërcënimeve me jetë nga të burgosurit, ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të ketë dy oficerë policie të stacionuar pranë qelisë së tij, për aq kohë sa ai të jetë në burg.

    Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri i Brendshëm i Francës. Sarkozy mbërriti dje në burgun e La Sante në Paris, ku do të vuajë dënimin për pesë vite. Ai u dënua për konspiracion për të mbledhur fonde për fushatën nga Libia.
    Sot, ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, tha për radion ‘Europe 1’ se dy oficerë policie nga një njësi sigurie që mbron ish-presidentët do të vendosen përgjithmonë në qelitë fqinje gjatë gjithë burgosjes së Sarkozysë.
    “Ish-presidenti i republikës ka të drejtë për mbrojtje për shkak të statusit të tij. Padyshim që ekziston një kërcënim kundër tij dhe kjo mbrojtje po mbahet ndërsa ai është në paraburgim”, tha Nuñez.
    Ai tha se oficerët do të qëndrojnë në krah të Sarkozisë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”. Mediat franceze raportuan se oficerët do të jenë anëtarë të një ekipi që do të bëjnë ndërrime me rotacion në burg.
    Sarkozy do të mbahet në njësinë e izolimit të La Santé, ku të burgosurit janë të vendosur në qeli të veçanta dhe mbahen të ndarë gjatë aktiviteteve në natyrë, që do të thotë se ai nuk duhet të jetë në kontakt me të burgosur të tjerë.
    Avokatët e ish-presidentit francez kanë paraqitur një kërkesë për lirim të parakohshëm, në pritje të gjyqit të tij në apel, dhe thanë se prisnin që kjo kërkesë të shqyrtohej brenda rreth një muaji. Ata thanë se shpresonin ta lironin atë me lirim të parakohshëm deri në Krishtlindje.
    Sarkozy vazhdimisht i ka mohuar të gjitha akuzat dhe e ka quajtur çështjen të motivuar politikisht.

    Top Channel