Jake Dennis fitoi garën hapëse të Formula E në Sao Paulo, por fitorja e tij u la në plan të dytë pas aksidentit tronditës të Pepe Marti.
Disa xhiro para fundit, Marti preku dy makina me shpejtësi të lartë, fluturoi në ajër dhe bëri disa rrotullime para se të përplasej, duke shkaktuar menjëherë një flamur të kuq dhe një ndërprerje shumë të shkurtër të garës.
All the angles of Pepe Martí’s scary crash in São Paulo 👀
Huge relief to see the driver walk away from this one@googlecloud #SãoPauloEPrix pic.twitter.com/0rz2aNO20r
— Formula E (@FIAFormulaE) December 6, 2025
Spanjolli për fat të mirë mbeti i padëmtuar, por imazhet shkaktuan tronditje dhe sollën përsëri çështjen e sigurisë në pistën e São Paulo, ku për të dytin vit radhazi një makinë u përmbys.
A massive incident in São Paulo
Pepe Martí is okay and out of the car @googlecloud #SãoPauloEPrix pic.twitter.com/BDqwzqliAK
— Formula E (@FIAFormulaE) December 6, 2025
Vetëm 12 pilotë e përfunduan garën, e cila përfundoi me një xhiro pas makinës së sigurisë dhe një xhiro të fundit sprinti. Oliver Rowland dhe Nick Cassidy u ngjitën në podium.
The dramatic aftermatch of Pepe Marti’s sickening shunt at Sao Paulo EPrix! #FormulaE pic.twitter.com/Ixn5WsXIBU
— Formula E Notebook (@fe_notebook) December 6, 2025









