Tag: flokësh

  • EMRI / Shkoi që të mbillte flokët në Turqi, vdes pas transplantit shqiptari

    EMRI / Shkoi që të mbillte flokët në Turqi, vdes pas transplantit shqiptari

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi, ku një 36-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën në Stamboll pasi i ishte nënshtruar një transplanti flokësh dhe një trajtimi dentar.
    Mentor Rama, kishte qëndruar në një hotel në zonën e Sisli-t, pranë klinikës ku bëri transplantin. Një ditë më vonë, ai iu nënshtrua edhe një procedure dentare, por më pas u rrëzua pa ndjenja në hotel. 36-vjeçari me shtetësi britanike u dërgua me urgjencë në spitalin Seyrantepe Hamidiye Etfal, ku u shpall i vdekur rreth orës 16:30, më 11 nëntor.
    Pas autopsisë, trupi i tij iu dorëzua familjarëve dhe u kthye në vendlindje. Autoritetet turke kanë nisur një hetim mbi rastin.
    Çmimi i ulët i procedurave estetike po tërheq gjithnjë e më shumë shtetas britanikë drejt Turqisë, ku një transplant flokësh mund të kushtojë rreth 1500 paund, shumë më pak se mbi 10,000 paund në Britaninë e Madhe, raportojnë mediat britanike.
    Vetëm në vitin 2022, rreth 150 mijë britanikë udhëtuan drejt Turqisë për ndërhyrje estetike. Mjekët në këtë vend raportohet të kryejnë rreth 60% të të gjitha transplanteve të flokëve në botë.
    Në gusht, një 38-vjeçar tjetër nga Britania humbi jetën pas udhëtimit në Turqi për transplant flokësh në një klinikë private në Stamboll.

  • Mbjellja e flokëve, tragjike për 36-vjeçari shqiptar

    Mbjellja e flokëve, tragjike për 36-vjeçari shqiptar

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi, ku Mentor Rama, një 36-vjeçar shqiptar me shtetësi britanike, ka humbur jetën në Stamboll. Vdekja e tij erdhi pasi ai shkoi atje për t’iu nënshtruar një transplanti flokësh dhe një trajtimi dentar.
    Ai kishte qëndruar në një hotel në zonën e Şişli-t, pranë klinikës ku bëri transplantin. Një ditë më vonë, ai iu nënshtrua edhe një procedure dentare, por më pas u rrëzua pa ndjenja në hotel. Mentor Rama u dërgua me urgjencë në spitalin Seyrantepe Hamidiye Etfal, ku u shpall i vdekur rreth orës 16:30, më 11 nëntor.
    Pas autopsisë, trupi i tij iu dorëzua familjarëve dhe u kthye në vendlindje.
    Autoritetet turke kanë nisur një hetim mbi rastin.
    Çmimi i ulët i procedurave estetike po tërheq gjithnjë e më shumë shtetas britanikë drejt Turqisë, ku një transplant flokësh mund të kushtojë rreth 1500 paund, shumë më pak se mbi 10,000 paund në Britaninë e Madhe, raportojnë mediat britanike.
    Vetëm në vitin 2022, rreth 150 mijë britanikë udhëtuan drejt Turqisë për ndërhyrje estetike. Mjekët në këtë vend raportohet të kryejnë rreth 60% të të gjitha transplanteve të flokëve në botë.
    Në gusht, një 38-vjeçar tjetër nga Britania humbi jetën pas udhëtimit në Turqi për transplant flokësh në një klinikë private në Stamboll.

  • Katër këshilla të dobishme për ata që duan të rrisin flokët e gjatë

    Katër këshilla të dobishme për ata që duan të rrisin flokët e gjatë

    E vërteta është se, sado që e duam trendin përfundimtar të viteve të fundit, pra prerjen në stilin bob, flokët e gjatë gjithmonë do të na tundojnë, kryesisht sepse ofrojnë shumë mundësi për modele flokësh. Nëse jeni duke u përpjekur t’i rrisni flokët gjatë, mbani shënime.
    Mbani një dietë të ekuilibruar
    Shëndeti dhe rritja e flokëve tanë lidhet drejtpërdrejt me dietën tonë, si dhe me kujdesin dhe higjienën tonë personale, prandaj është këshilla më e zakonshme dhe e rëndësishme që u jepet grave që duan flokë të gjatë dhe të shëndetshëm.

    Megjithatë, edhe nëse dieta juaj është plotësisht e ekuilibruar, mbani mend se stresi dhe çekuilibrat hormonalë mund të ndikojnë në shpejtësinë e rritjes së flokëve tuaj, duke ju privuar nga rezultati i dëshiruar.
    Kujdesuni për skalpin tuaj të kokës
    Kujdesi për skalpin është thelbësor kur doni t’i rrisni flokët e gjatë, pasi është pika nga e cila dalin flokët dhe më pas rriten. Për fat të mirë për ne, ekziston një sërë produktesh që specializohen në shëndetin dhe pastërtinë e kësaj zone, siç janë serumet ose maskat e flokëve. Së fundmi, sigurohuni që të mos i lani flokët më shpesh seç duhet, pasi kjo shkatërron mbrojtjen natyrale të shëndetit të skalpit.
    Shmangni nxehtësinë dhe zbardhjen e papritur të ngjyrës së flokëve tuaj
    Praktika më e rëndësishme për të nxitur rritjen e flokëve është shmangia e praktikave të dëmshme. Kjo sigurisht përfshin shmangien e çdo lloj aplikimi me nxehtësi ose zbardhjen e flokëve, si dhe shmangien e ekspozimit të tepërt në diell. Nëse duhet patjetër të përdorni tharëse flokësh ose mjete të tjera stilimi flokësh që përdorin nxehtësi, mos harroni të aplikoni më parë një mbrojtës nga nxehtësia.
    Mos i prisni flokët (përveç majave)
    Miti se sa më shpesh t’i prisni flokët, aq më shpejt do të rriten është thjesht një mit. Të lini flokët të rriten pa asnjë ndërhyrje është praktika më e mirë që mund të përdorni për të fituar gjatësi shtesë. Përjashtim nga ky rregull janë sigurisht majat e dëmtuara dhe të çara që kanë nevojë për kujdes dhe shkurtim të rregullt.

  • Ndryshimet e habitshme fizike të yjeve të futbollit, si dukeshin para dhe pas ndërhyrjeve estetike

    Ndryshimet e habitshme fizike të yjeve të futbollit, si dukeshin para dhe pas ndërhyrjeve estetike

    Në një sport ku imazhi publik ka kaq ndikim mediatik, gjithnjë e më shumë futbollistë po iu nënshtrohen ndërhyrjeve estetike për ta përmirësuar pamjen e tyre. Rinoplastika, transplantet e flokëve, botoksi apo trajtimet dentare janë bërë të zakonshme në futbollin e elitës. Të vetëdijshëm për interesin që ngjall kjo anë më personale e futbollistëve, po ju shfaqim me foto disa nga ndryshimet fizike të lojtarëve.

    Sergio Ramos, ish-kapiteni i Real Madridit ka pranuar disa ndërhyrje estetike gjatë karrierës së tij, përfshirë rinoplastinë, injektimet me acid hialuronik dhe trajtimet për zbutjen e rrudhave. Përveç këtyre, Ramos ka zgjedhur transplant flokësh dhe një ndryshim estetik në dhëmbët e tij, me vene dhe zbardhje që kompletojnë imazhin e përkujdesur dhe mediatik.

    Joaquín, ikonë e përhershme e Betis dhe tani pjesë e stafit drejtues, gjithashtu e ka përmirësuar pamjen e tij me disa ndërhyrje. Ai ka pranuar se ka bërë mbushje për qeskat e syve, një dozë botoksi dhe transplant flokësh.

    CR7, ylli portugez është një nga futbollistët më të analizuar sa i përket imazhit. Gjatë karrierës së tij i është atribuar rinoplastika, trajtimet dentare me vene dhe ortodonti, si dhe ndërhyrje të mundshme faciale me botoks, mbushje për të ruajtur lëkurën të lëmuar dhe pa rrudha në moshën 40-vjeçare. Estetika e tij e kujdesur ka ushqyer gjithashtu thashethemet për trajtime të flokëve. Cristiano e ka kthyer transformimin fizik në pjesë të markës së tij personale.

    Mediat britanike kanë theksuar se ish-futbollisti anglez David Beckham mund të ketë kryer ndërhyrje me botoks, mbushje faciale, rinovim me lazer dhe madje transplant flokësh. Beckham ka qenë gjithmonë një ikonë stili dhe imazhi i tij vazhdon të gjenerojë tituj mediatikë, edhe pas tërheqjes nga futbolli.

    Sulmuesja zvicerane Alisha Lehmann ka qenë objekt i thashethemeve intensive pas paraqitjes së saj në Europianin 2025, ku habiti me buzët më të plota dhe fytyrën dukshëm më të lëmuar. Megjithëse kurrë nuk e ka konfirmuar, pamja e saj e re shkaktoi debat të gjerë në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare.

    Portieri legjendar kolumbian Rene Higuaita ka qenë protagonist i një operacioni të transmetuar drejtpërdrejt në vitin 2005, që përfshinte rinoplastikë, implant të mjekrës, blefaroplastikë dhe liposucion. “Jam i lodhur si René i shëmtuar; dua të jem René i bukur”, – deklaroi ai pas ndërhyrjes.

  • Sherr i madh te Pallati i Sportit, vajzat kapen për flokësh, ja arsyeja (Video)

    Sherr i madh te Pallati i Sportit, vajzat kapen për flokësh, ja arsyeja (Video)

    Pamje shqetësuese kanë ardhur nga qyteti i Durrësit, ku disa vajza adoleshente janë përfshirë në një konflikt fizik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë rrethrrotullimit te Pallati i Sportit.
    Në videon e publikuar nga JOQ Albania, vajzat shihen teksa kapen për flokësh dhe godasin njëra-tjetrën. Një burrë dhe një grua tentuan t’i ndajnë, por sherri vijoi pavarësisht ndërhyrjes së tyre.
    Sipas një qytetareje që ka denoncuar rastin, sherri ka ndodhur për motive xhelozie dhe dyshohet se shkak është bërë një djalë. Vajzat e përfshira, sipas saj, nuk janë më shumë se 16-vjeçare.

    “Vajzat janë vetëm 16-vjeçe dhe janë zënë mbrëmë në Durrës te Pallati i Sportit. Ishin 3 kundër 1, për një djalë. Një burrë dhe një grua u futën për t’i ndarë, ndërsa të tjerët vetëm qeshnin dhe shikonin. Gjenerata po degjeneron çdo ditë e më shumë”, – shkruan qytetarja.

  • John Cena tregon arsyen pse vendosi të bëjë transplant flokësh

    John Cena tregon arsyen pse vendosi të bëjë transplant flokësh

    Aktori dhe ylli i wrestling-ut, John Cena, ka zbuluar për herë të parë motivin që e çoi drejt një transplanti flokësh. Në një intervistë të fundit, 48-vjeçari pranoi se nuk i shpëtoi dot komenteve negative për pamjen e tij, të cilat e shtynë të ndërmarrë këtë hap.
    “Pashë tabela ku shkruhej ‘Bald John Cena’. Kjo më bëri të mendoj për opsionet që kisha,” rrëfeu ai.
    Cena shpjegoi se procedura përfshinte zhvendosjen e qimeve një nga një nga një zonë e kokës në tjetrën, dhe se nuk ka aspak pendesë për vendimin e marrë. “Do ta kisha bërë 10 vite më parë nëse nuk do të ishte kaq e sikletshme. Mendoja se isha i vetëm, por shtatë ose tetë nga dhjetë burra vuajnë nga rënia e flokëve. Nuk ka pse të turpërohemi për këtë. Kjo më ndryshoi plotësisht jetën,” tha ai.
    Sot, Cena ndjek një rutinë të rregullt për kujdesin ndaj flokëve, që përfshin trajtime me dritë të kuqe, marrjen e vitaminave dhe përdorimin e balsamit e shampos.

  • Pamjet e dhunshme pushtuan rrjetin/ Babai tërhiqte prej flokësh vajzën e mitur, përfundon në pranga

    Pamjet e dhunshme pushtuan rrjetin/ Babai tërhiqte prej flokësh vajzën e mitur, përfundon në pranga

    Ditën e djeshme, pamje të një qytetari që tërhiqte prej flokësh një vajzë të mitur në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit të Korçës, u bënë virale në rrjetet sociale.

    Policia e Korçës ka reaguar përmes një komunikate ku thotë se  shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në komisariat të shtetasve të shfaqur në video.
    Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore rezultoi që shtetasi që kishte kapur prej flokësh vajzën e mitur ishte babai i vajzës.
     
     
    Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. U., 33 vjeç, shtetas holandez, për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”.
    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla, si dhe i fton të vijojnë t’i denoncojnë për çdo rast dhune që shohin, apo paligjshmërie.

  • Prindërit kapin prej flokësh vajzën e mitur në Korçë, procedohen nga policia (Video)

    Prindërit kapin prej flokësh vajzën e mitur në Korçë, procedohen nga policia (Video)

    Një video shqetësuese që ka qarkulluar në rrjetet sociale duke nxitur reagime të forta. Pamjet, të filmuara në qytetin e Korçës, tregojnë një çift prindërish duke tërhequr me forcë dhe kapur për flokësh fëmijën e tyre të mitur, në një akt të dhunshëm dhe të papranueshëm.
    Policia e Korçës ka reaguar menjëherë, duke identifikuar autorët. Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për një grua shqiptare me pasaportë holandeze dhe një burrë me origjinë turke, gjithashtu me nënshtetësi holandeze.

    Të dy janë proceduar penalisht për dhunë ndaj të miturit, ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga uniformat blu, kanë justifikuar veprimet e tyre duke thënë se fëmija kishte këmbëngulur të blinte lodra dhe nuk pranonte të largohej pa i marrë, çka sipas tyre i “detyroi” të vepronin në atë mënyrë.

  • “Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi, përfundojnë në polici

    “Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi, përfundojnë në polici

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, teksa sezoni turistik po hyn në kulmin e tij.
    Tre vajza janë përfshirë në një përplasje fizike me njëra-tjetrën, me sa duket për shkak të një vendi parkimi.
    Fillimisht konflikti ka nisur me debate verbale, por më pas situata ka agravuar në përleshje fizike, ku vajzat janë kapur për flokësh, siç dëshmohet edhe në një video të publikuar online.Në përpjekje për t’i ndarë, ndërhyn edhe një zotëri, ndërkohë që ende nuk dihet me saktësi vendndodhja e incidentit në qytetin bregdetar.

  • Video/ Sherr mes vajzave në Vlorë, kapen për flokësh për një vend parkimi

    Video/ Sherr mes vajzave në Vlorë, kapen për flokësh për një vend parkimi

    Tre vajza janë përfshirë në një përplasje fizike me njëra-tjetrën, me sa duket për shkak të një vendi parkimi.
    Fillimisht konflikti ka nisur me debate verbale, por më pas situata ka agravuar në përleshje fizike, ku vajzat janë kapur për flokësh, siç dëshmohet edhe në një video të publikuar online.
    Në përpjekje për t’i ndarë, ndërhyn edhe një zotëri, ndërkohë që ende nuk dihet me saktësi vendndodhja e incidentit në qytetin bregdetar.
    Pritet një reagim zyrtar nga Policia e Vlorës për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe masat që mund të ndërmerren.