43 bashki, nga 61 që janë në total kishin shtesë natyrore negative në vitin 2023, pasi në secilën prej tyre kishin vdekur më shumë persona se sa kishin lindur, raportoi INSTAT.Numri i bashkive në këtë grup është zgjeruar më tej në vitin 2024 për shkak të rënies së lindjeve në shkallë kombëtare, por ende nuk ka të dhëna të detajuara.Më së shumti bashkitë në Jug të vendit kanë shtesë natyrore negative për shkak së plakja e popullsisë po prodhon më shumë mortalitet.Sipas të dhënave të INSTAT, Korça shënon rënien më të thellë, me -394 banorë, ndjekur nga Vlora -182, Shkodra -152 dhe Kuçova -146. Arsyet lidhen me plakjen e popullsisë, emigracionin e lartë dhe uljen e lindshmërisë, veçanërisht në qendrat urbane të jugut dhe veriut të vendit që dikur kishin baza të forta të industrisë.Rënie të vazhdueshme regjistruan edhe bashkitë si Fieri -128, Lushnja -124, Maliqi -101, Pogradeci -85 dhe e Gjirokastra -74, që dikur ishin zona me dendësi popullsie.Në anën tjetër disa bashki të vogla si Klosi (+4), Divjaka (+9), Saranda (+22) apo Bulqiza (+47) treguan stabilitet ose rritje të lehtë, duke reflektuar ndikimin e turizmit dhe normave tradicionale.Në anën tjetër, Tirana qëndron në krye me një shtesë natyrore pozitive prej 2,880 banorësh në vitin 2023, duke qenë e vetmja bashki me rritje të madhe demografike.Kjo tregon përqendrimin e lindjeve dhe migrimin e brendshëm drejt kryeqytetit, që mbetet epiqendra e ekonomisë, arsimit dhe punësimit në vend.Pas saj renditen Kamza me shtesë natyrore +640, Durrësi +386, Kruja +231 dhe Kukësi +221, që shënojnë rritje të moderuar edhe për shkak të ruajtjes së traditës për familje të mëdha.Shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri mbetet thellësisht negative në shumicën e territorit. Rritja e Tiranës dhe disa bashkive përreth saj po ndodh paralelisht me shpopullimin e pjesës tjetër të vendit, duke sinjalizuar një përqendrim gjithnjë e më të madh të burimeve njerëzore dhe ekonomike në pak qendra urbane.Në 10 bashki në 7 prej tyre popullsia po tkurret për shkak të plakjes dhe lindshmërisë së ulët. Shkaku kryesor është emigracioni i të rinjve, që largon grup-moshat riprodhuese nga zonat rurale dhe qytetet e vogla.Nga ana tjetër plakja e popullsisë rrit numrin e vdekjeve dhe ul lindjet. Kushtet ekonomike dhe mungesa e shërbimeve, që nxisin çiftet të kenë më pak fëmijë ose të zhvendosen drejt Tiranës e disa qyteteve të mëdha.Në afat të gjatë, ky proces sjell pasoja serioze, si mbylljen e shkollave, mungesë të fuqisë punëtore, rënie të konsumit lokal dhe vështirësi për të ofruar shërbime publike./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: Fier
-

Java e 7-të e Kategorisë së Parë, Skënderbeu kryeson me 19 pikë
19 Tetor 2025
15:27
Telesport
Është mbyllur java e 7-të e Kategorisë së Parë, ku Skënderbeu ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Luftëtarit me rezultatin 1-0, duke qëndruar në krye të renditjes.
Laçi triumfoi 3-0 në fushën e Kukësit, ndërsa Burreli fitoi 2-1 në Fier ndaj Apolonisë.
Korabi mposhti Lushnjën 2-0, ndërsa ndeshjet Besa–Pogradeci dhe Kastrioti–Iliria përfunduan në barazim 1-1.
Pas kësaj jave, Skënderbeu kryeson me 19 pikë, i ndjekur nga Laçi me 13, ndërsa Iliria dhe Burreli ndajnë vendin e tretë me nga 11 pikë.
Rezultatet e javës së 7-të:
Kukësi – Laçi 0-3AF Luftëtari – Skënderbeu 0-1Besa – Pogradeci 1-1Kastrioti – Iliria 1-1Korabi – Lushnja 2-0Apolonia – Burreli 1-2 -

Shpërdoruan detyrën në 7 tendera në Ministrinë e Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 zyrtarë
Njoftimi i Prokurorisë: Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Shpërdoruan detyrën në të paktën shtatë prokurime në Ministrinë e Bujqësisë, Prokuroria Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq 20 nëpunës publikë Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 20 persona, nëpunës publikë, të gjithë të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.2069, të vitit 2025, rezultoi se shtetasit M.K., E.H., G.Xh., I.A. A.Gj., L.K. E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., A.A. kanë kryer veprëm e mësipërme në dëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit 525,000,000 lekë pa TVSH.
Procedurat për të cilat u konstatuan shkelje kishin të bënin me prokurimet për “Shpenzime mbrojtje bimësh dhe luftimi i parazitëve në bujqësi”, për ‘Blerje pajisje për shërbimin veterinar (motoçikleta, kaska, veshje, doreza, çanta), “Blerje kafshë të llojit gjedh për dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga dermatoza nodulare e gjedhit” si dhe për ‘Sistem i monitorimit me kamera për hidrovoret’.
Të pandehurit e mësipërm, në cilësinë e personave të ngarkuar me funksion publik, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për secilën procedurë tenderimi kanë vepruar në kundërshtim me ligjin ose ligjet që normojnë veprimtarinë përkatëse të personit që ushtron funksion publik konkret. Duke përbërë në këtë mënyrë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë.
Hetimi i procedurave provoi se janë konsumuar elementet e veprës penale dhe se kanë kryer veprime që nuk janë të justifikuara në lidhje me mangësitë për përcaktimin e kritereve të mallrave që kërkohen, por mbi të gjitha krijohet bindja se testimi i tregut është kryer në mënyrë fiktive.
Pas njohjes me tërësinë e akteve të sipërcituara, vlerësohet se ekziston bindja e bazuar në prova, se nga ana e anëtarëve të njësisë së prokurimit, është konsumuar vepra penale e shpërdorimit të detyrës, referuar llojit të procedurës së zgjedhur për prokurimet, krim i parashikuar përkatësisht nga neni 248-25 i Kodit Penal.
-

Tragjedia në Maliq/ Dëshmitarët: Vajza u hodh nga dritarja, nëna dhe djali u bllokuan, zjarri erdhi nga…
Kryefamiljari i banesës së djegur në Maliq nuk ndodhej në shtëpi për arsye se ishte në punë, dhe sipas saj , është marrë në pyetje nga efektivët e policisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas deklaratës së një fqinje e cila ishte dëshmitare në këtë ngjarje deklaroi se vajza ka arritur të shpëtojë për shkak se u hodh nga dritarja e banesës në momentin e zjarrit. Kurse nëna dhe djali u bllokuan brenda banesës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
“Familje punëtorë, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj plus që merrnin dhe ushqime dhe ndihmë ekonomike. Vajza ishte më e vogël se djali, djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. Ne të lagjes i flisnim, i thoshim “laji, shpëlaji”. E ndihmonim, çdo gjë i çonim.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Si binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin autikë.Unë për momentin nuk isha por aty ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerit dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht se e mora në tel për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës. I binte me shkelma. Dëgjoi komshia, doli dhe komshia tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur.”, tha fqinja e dy viktimave, Benereta Pashollari.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

E Para/ Ndeshjet e javës së 7-të fitojnë Laçi e Skënderbeu, Besa ngec sërish
U zhvilluan sot ndeshjet e raundit të 7-të të Kategorisë së Parë. Dy skuadrat kryesuese Skëndërbeu e Laçi luajtën jashtë përkatësisht me Luftëtarin e Kukësin e Bledar Devollit të rikthyer në timon (e ka drejtuar Kukësin në 2024).
Të dyja skuadrat që ishin pjesë e Superiores edicionin e kaluar i’a dolën të marrin nga tri pikë. Kurbinasit shënuan tre herë me Myrta, Tresa e Nerguti për 0-3 ndaj kukësin në Kukës Arena ndërsa korçarët shënuan me Tajo një gol me vlerë në të 84′.
Ndalon Besa me Pogradecin 1-1, fitore me vlerë për Burrlin në Fier me Apoloninë 1-2 ndërsa derbi Kastrioti- Iliria u ndal 1-1. Ndërkaq Korabi vijon me rezultatet pozitive. Sot mund 2-0 Lushnjën.
Kategoria e Parë, java e 7-të:
Live golat:
Apolonia-Burreli 1-2
AF Luftëtari- Skënderbeu 0-1
Kukësi- Laçi 0-3 (Myrta, Tresa, Nerguti)
Besa- Pogradeci 1-1
Korabi- Lushnja 2-0
Kastrioti- Iliria 1-1/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Dhunoi babain e tij të moshuar, arrestohet 50-vjeçari në Lushnjë
Policia ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje. 50-vjeçari ka ushtruar dhunë mbi babain e tij të moshuar.
Ai është arrestuar në flagrancë nga forcat blu, ndërkohë që policia po heton më shumë mbi rastin. Mbi 50-vjeçarin banues në Lushnjë, rëndon akuza për veprën penale “Dhunë në famijle”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:arrestuan në flagrancë shtetasin N. Q., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.” njofton polica.
-

Sipas shkencës, ky është emri më i bukur në botë!
Një studim i ri shkencor, i cili është zhvilluar së fundmi, ka shpallur “Sofia”-n si emrin më të bukur në botë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Kërkimi u udhëhoq nga Dr. Bodo Winter, gjuhëtar njohës në Universitetin e Birminghamit, i cili analizoi 100 emra të përhapur ndërkombëtarisht, duke u fokusuar te tingulli, ritmi dhe emocioni që ato përcjellin. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Sipas Dr. Winter, “Sofia” dallohet për tingujt e butë dhe harmonikë, kombinimin melodik të zanoreve dhe mënyrën e ëmbël si tingëllon ky emër në shumë gjuhë. Por bukuria e emrit nuk qëndron vetëm në tingull.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Fjala rrjedh nga greqishtja e lashtë “sophía”, që do të thotë “urtësi”, dhe është thellësisht e lidhur me idealet filozofike dhe kulturore të Greqisë antike. Në mitologji, ajo lidhet me perëndeshën Athena, ndërsa në krishterimin e hershëm, me Shën Sofinë e Romës, një shenjtore e njohur për qëndresën dhe besimin e saj.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Forma të ndryshme të këtij emri, si Sophia, Sophie apo Sofie, janë të njohura globalisht për elegancën dhe universalitetin e tyre. Emri është i lehtë për t’u shqiptuar në shumë gjuhë dhe shpesh shoqërohet me bukuri shpirtëroredhe inteligjencë.
Një nga simbolet më të njohura të këtij emri mbetet monumenti Hagia Sophia në Stamboll – një thesar i arkitekturës dhe trashëgimisë botërore.
-

Asnjë negociatë/ Dita e pestë e grevës së urisë në Marinzë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve
Greva e urisë së naftëtarëve në Marinzë, Fier ka hyrë në ditën e pestë, ndërsa gjendja shëndetësore e 10 grevistëve vazhdon të rëndohet.
Një prej grevistëve ka shfaqur simptoma virozë dhe është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore.
Burime raportojnë se një ditë më parë, ekipi shëndetësor ka vizituar grevistët dhe një prej tyre ka marrë injeksion për shkak të përkeqësimit të gjendjes fizike.
Ndërkohë, ende nuk ka asnjë tentativë për negociata nga kompania me të cilën grevistët janë në konflikt.
Jashtë godinës ku po mbahet greva, qindra naftëtarë të tjerë vijojnë protestën pa afat, duke bojkotuar punën.
Aktualisht rreth 400 puse të prodhimit të naftës kanë mbetur pa mbikëqyrje, duke rritur rrezikun për pasoja ekonomike dhe mjedisore.
Naftëtarët deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa marrë përgjigje nga qeveria dhe kompania, duke theksuar se kërkesat e tyre lidhen drejtpërdrejt me mbijetesën ekonomike të familjeve të tyre. -

Shqiptari tenton të kalojë kufirin me 700,000 euro të fshehura, arrestohet në Kroaci!
Një shtetas shqiptar u arrestua në pikën kufitare Karasoviq, mes Kroacisë dhe Bosnjës, pasi u kap duke tentuar të kontrabandonte një shumë të madhe parash.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Gjatë një kontrolli rutinë në dalje nga Kroacia, oficerët e doganës dhe policisë zbuluan 702,435 euro të fshehura në automjetin e tij. Sipas Doganës së Kroacisë, kjo është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme të kryera ndonjëherë në kufijtë e vendit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Kontrolli u zhvillua si pjesë e masave të shtuara të mbikëqyrjes nga Shërbimi Kundër Kontrabandës dhe njësitë mobile të Dubrovnikut, në bashkëpunim me Administratën e Policisë Dubrovnik–Neretva.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Hetimet treguan se shqiptari nuk kishte deklaruar shumën në Administratën Doganore apo Policinë Kufitare, as me shkrim dhe as në mënyrë elektronike. Paratë ishin fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Besëlidhja e Apolonia komandojnë në Superligë, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia
Besëlidhja kampione vijon të dominojë Superligën në basketboll për meshkuj pas javës së tretë. Lezhjanët fituan thellë 144-74 ndaj Elbasanit jashtë fushe, duke udhëhequr renditjen me 6 pikë të plota. Një ndeshje që ishte si një stërvitore për Besëlidhjen, ku 7 lojtarë realizuan mbi 13 pikë.
Të njëjtin ritëm ndjek ekipi i Apolonisë, që fitoi 85-61 në Durrës ndaj Teutës, duke qëndruar në krye bashkë me lezhjanët me pikë të plota. Fierakët u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë, duke mundur një rival direkt për titull. Ademokoya me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë.
Pa problem fiton edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi 94-67 Skënderbeun, duke korrur suksesin e dytë sezonal. Hysenagolli me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit. Fitore të rëndësishme korri Vllaznia, që falë 33 pikëve e 12 rebound të Bryant, mundi në fushën e saj, mundi 87-77 Partizanin.
Superliga-Meshkuj, java e 3-të
Elbasani – Besëlidhja, 74-144
Vllaznia – Partizani, 87-77
Teuta – Apolonia, 61-85
Tirana – Skënderbeu, 94-67
Pogradeci – Fieri Basket, 19 tetor
Kamza Basket – Flamurtari, 19 tetor
Renditja: Besëlidhja 6 pikë, Apolonia 6 pikë, Vllaznia 5 pikë, Tirana 5 pikë, Teuta 5 pikë, Elbasani 4 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Kamza Basket 3 pikë, Fieri Basket 3 pikë, Partizani 3 pikë, Pogradeci 2 pikë, Flamurtari 2 pikë.
