Tag: fidel

  • “U sëmura prej politikës”, Fidel Ylli rrëfen sfidën shëndetësore: Jetën ma shpëtoi… (VIDEO)

    “U sëmura prej politikës”, Fidel Ylli rrëfen sfidën shëndetësore: Jetën ma shpëtoi… (VIDEO)

    Në një rrëfim ndryshe dhe prekës, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ka ndarë një anë krejtësisht ndryshe nga ajo që publiku njeh prej tij, një histori besimi të thellë shpirtëror që e ka shoqëruar në momentet më të vështira të jetës. 

     I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai rrëfen për lidhjen e tij të veçantë me Dede Ahmetin, udhëheqësin shpirtëror që kurrë nuk e ka njohur fizikisht, por që e ndien pranë në çdo hap të jetës. 

    Nga përballja me një sëmundje të shkaktuar nga stresi i politikës, deri tek një ëndërr dhe një shami që ai e cilëson si “mrekullinë” që i shpëtoi jetën, Fidel Ylli sjell për audiencën një histori që shkon përtej realitetit dhe prek shpirtin. Një rrëfim që na kujton se forca nuk qëndron vetëm në trupin e një sportisti apo pushtetin e një drejtuesi, por edhe në besimin e thellë që mund të ngrejë një njeri nga rrëzimi më i madh. 

    Rudina Magjistari: Si ka ndikuar kjo marrëdhënie që ti ke krijuar me këtë njeri dhe me këtë udhëheqës shpirtëror, si të ka ndikuar ose më saktë çfarë të ka dhënë. 

    Fidel Ylli: Më ka dhënë një gjë që çdo hall, çdo problem dhe çdo situatë që kam pasur unë e kam pasur pranë, ndoshta me vështirësi, por të gjitha gjërat më janë zgjidhur. Nga momenti që jam bërë pjesë me të, kam filluar që të eksploroj, kamë shumë sende të tij. Dhe gjëja më e bukur që më ka shpëtuar jetën ka qenë një shami. Kam qenë në spital. 

    Rudina Magjistari: Nga se vuaje këtu pse ke qenë në spital? 

    Fidel Ylli: Unë isha në spital prej politikës. Nuk ishte ndonjë gjë shumë madhore ishte një hormon i stresit. Falë Amerikës atje dhe falë Dede Ahmetit i cili më del një ditë në ëndërr dhe më thotë ‘Zoti të ka dhënë një provë, që ti i ke të gjitha të mirat, nuk të mungon asnjë gjë, por të ka dhënë një provë që të dish se ç’është sëmundja, të dish se ç’është dhimbja dhe ti këtë gjë do e kalosh. Ishte një situatë që zgjati nja 3 vjet dhe u bë mrekullia që ajo shami që kisha në spital pa pritur e pa kujtuar më humbet. Unë e mbaja në xhep gjithë ditën dhe te toka ku flija. Xhami e Dede Ahmetit me frymën dhe erën e tij. 

     

  • (VIDEO)Pse nuk po flitet më për krijimin e Shtetit Bektashi?! Ja si përgjigjet Fidel Ylli

    (VIDEO)Pse nuk po flitet më për krijimin e Shtetit Bektashi?! Ja si përgjigjet Fidel Ylli

    Nga foltorja e OKB-së në shtator të vitit të kaluar kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht për krijimin e një Shteti Bektashi, si një “Vatikan Bektashi”. 
    Deklarata e kryeministrit Rama u bë jehonë në mediat e huaja, por njëkohësisht ngjalli shumë debate në opinionin publik. Edhe pse për shumë kohë ishte një prej temave më të nxehta dhe të diskutuara, tani duket se është lënë në harresë. Po pse, nuk po flitet më për krijimin e Shtetit Bektashi dhe a do të ketë vërtet një “Shtet Bektashi” në Shqipëri?! 
    Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli si një besimtar bektashi tha se krijimi i “Shtetit Bektashi” është lënë mënjanë për shkak të situatave të tjera politike, fushatat dhe zgjedhjet, por kjo s’do të thotë se është harruar. 
    Rudina Magjistari: Pse nuk po flitet më për krijimin e Shtetit Bektashian? 
    Fidel Ylli: Nuk kam bërë një bisedë me kryeministrin që ta pyes rreth kësaj ideje, por kjo do të ishte një gjë shumë e bukur për të rritur turizmin. Pra Tirana duhet të ketë disa pika të rëndësishme turistike që turistët të vijnë dhe ta vizitojnë. 
    Rudina Magjistari: Por përse nuk po flitet më për këtë gjë? 
    Fidel Ylli: Sepse do kohën e vet. Jemi para disa fushatave të ndryshme, ishin zgjedhjet. Këto janë gjëra më të rëndësishme dhe ka kaluar në një plan tjetër. Por, unë besoj që shumë shpejt bashkë me Baba Mondin dhe gjithë këta Baballarë që kanë Asamblenë e Kryegjyshata Botërore do diskutojnë. Nuk mendoj se do të krijohet një shtet si Vatikani, që do ketë polici, por do të jetë një shtet që një dynja e tërë do vijë që ta vizitojë. Do të jetë një qendër turistike për ta vizituar më shumë. Kjo është një ide fantastike e kryeministrit Rama. Është një gjë që u dha në foltoren e Kombeve të Bashkuara dhe mendoj se do të bëhet shumë shpjet. 

     
     
     

  • Hodhën librin e Kushtetutës dhe shishe uji ndaj Edi Ramës, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD

    Hodhën librin e Kushtetutës dhe shishe uji ndaj Edi Ramës, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD

    Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka përjashtuar 10 ditë nga seancat e Kuvendit dy deputetët e PD, Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën.

    Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, e cila ndoqi mbledhjen
    “Deputeti Gazmend Bardhi goditi disa herë me mjete të forta (siç duket qartë në pamje) në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
    Gjithashtu edhe deputeti Fidel Kreka kreu në të njëjtën formë shkelje si deputeti Gazmend Bardhi. Prandaj kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi dhe Fidel Kreka.
    Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”, ishte kjo kërkesa e deputetëve të PS një ditë më parë, që kërkuan masën disiplinore ndaj kreut të grupit të PD, dhe Krekës, pas seancës kaotike.

    Top Channel

  • Ndëshkohen Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, pas kaosit në Kuvend/ Përjashtohen 10 ditë nga seancat

    Ndëshkohen Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, pas kaosit në Kuvend/ Përjashtohen 10 ditë nga seancat

    Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka janë dy deputetët e parë që u ndëshkuan në nisje të kësaj legjislature, pas seancës së kaosit në Kuvend.
    Me kërkesë të PS, Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 10 ditë nga seancat plenare për dy deputetët demokratë, që ishin protagonistët e kaosit, në seancën që zgjati vetëm 25 minuta dhe ku u votua edhe programi qeverisës dhe ministrat e kabinetit. 
    Vijon

  • Hodhën mjete të forta në seancë/ PS kërkon masë ndëshkimore për Gaz Bardhin dhe Fidel Krekën

    Hodhën mjete të forta në seancë/ PS kërkon masë ndëshkimore për Gaz Bardhin dhe Fidel Krekën

    Partia Socialiste ka kërkuar masë ndëshkimore për kryetarin e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin dhe deputetin Fidel Krekën.
    Deputeti Gazment Bardhi goditi disa herë me mjete te forta në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, gjatë seancës për votimin e programit dhe kabinetit qeveritar.
    Po ashtu dhe deputeti Fidel Kreka kreu në të njëjtën formë shkelje si Bardhi. Tashmë pritet të mblidhet Komisioni i Etikës, për të marrë në shqyrtim kërkesën e socialistëve

  • “Nëse doni luftë, e fillojmë”/ Fidel Kreka pjesë e grupit parlamentar të Mediut, “shpërthen” Ilir Vrenozi: Mos e ngatërroni me këto gjëra

    “Nëse doni luftë, e fillojmë”/ Fidel Kreka pjesë e grupit parlamentar të Mediut, “shpërthen” Ilir Vrenozi: Mos e ngatërroni me këto gjëra

    Deputeti i PD, Fidel Kreka, ka kaluar në grupin parlamentar të Partisë Republikane të Fatmir Mediut.

    Ky vendim duket se ka nxitur simpatizantin e demokratëve, Ilir Vrenozin, që të “shpërthejë” në rrjetet sociale, duke i kërkuar me urgjencë Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit që ta largojnë Fidel Krekën nga aty dhe ta rikthejnë te grupi parlamentar i PD.
    “Mbajini pak b*thët drejt me Fidel Krekën. Nëse doni luftë, e fillojmë luftën! Hiqe emrin e Fidel Krekës nga grupi parlamentar i kësaj. Unë e kam mik Fatmir Mediun, s’kam fare lidhje me këto gjëra. Unë dua Fidel Krekën. Fidel Krekën mos ma ngatërroni me grupe parlamentare, hajde këtu, ik aty. Jo! Lëre, ai është djalë i ri, sa ka hyrë në politikë.
    Mos e ngatërroni Fidel Krekën me këto gjëra që bëni ju. Fare, fare, nuk dua. Jemi një grup i madh që nuk duam. Dhe nuk duam që Fidel Krekën ta vendosni në grupe parlamentare që s’kanë lidhje me PD. Sikur edhe formalisht, nuk e duam o vëlla. Të lutem shumë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, ju lutem shumë, hiqni emrin e Fidel Krekës nga lista e grupit parlamentar të aleatëve”, shprehej Vrenozi në video.

    @botusi33 #fyp ♬ original sound – Botusi33

    Top Channel

  • Yorth League U19/Skënderbeu ‘tërmet’ në Andorra, 0-10 shifat, Fidel Korçari shënon 4-ër

    Yorth League U19/Skënderbeu ‘tërmet’ në Andorra, 0-10 shifat, Fidel Korçari shënon 4-ër

    Ndeshja e parë Play Off e korçarëve të vegjël nis me prepotencë, juglindorët shkatërrojnë Inter d’Eskaldes 0-10

    Skënderbeu për U19 e nis me goleadë axhendën europiane të UEFA Yorth League ndaj andorrianëve të L’Inter d’Escaldes në stadiumin l’Estadi Nacional.

    Shifrat ishin 0-10 për një fitore historike të korçarëve të vegjël me golat që u shënuan; katër gola nga Fidel Korçari, 2 nga Esnar Beqiri, 3 nga Taryk Tahid dhe një nga Xhitjon Begaj.

    Ndërkaq ndeshja e kthimit në Korçë kthehet në formalitet, Skënderbeu i teknikut Edmir Osmanllari do të ndeshet me Aston Vilën në turin tjetër./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Vangjeli: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë ndërkombëtare me bekimin e Edi Ramës

    Vangjeli: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë ndërkombëtare me bekimin e Edi Ramës

    Partia Demokratike ka reaguar ashpër për situatën alarmante në të cilën ndodhet sistemi sportiv shqiptar, duke akuzuar pushtetin se po ushtron kontroll të plotë politik mbi institucionet sportive.

    Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, e cilësoi gjendjen si pasojë të një klime politike të centralizuar, ku ligji dhe institucionet ndërkombëtare shpërfillen nga autoritetet vendimmarrëse.

    Në qendër të akuzave qëndron Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili, sipas PD-së, është zhytur në një krizë të thellë legjitimiteti dhe integriteti, nën drejtimin e Fidel Yllit – ish-deputet i PS dhe aktualisht kryetar i Komitetit. Vangjeli theksoi se Ylli vazhdon të qëndrojë në detyrë edhe pse është rrëzuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, vendim ky që u injorua nga Gjykata e Apelit në Shqipëri, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor.

    Më tej, ajo denoncoi edhe pezullimin e marrëdhënieve juridike të Federatës Shqiptare të Futbollit me KOKSH, si një tjetër tregues i krizës institucionale që po thellohet. Një tjetër shqetësim i ngritur nga PD është miratimi i ndryshimeve të shpejta në ligjin “Për Sportin” nga Parlamenti, me propozim të vetë Fidel Yllit, duke i dhënë Komitetit një rol të ri në organizimin e aktiviteteve jashtë orarit mësimor – gjë që, sipas opozitës, cënon kompetencat e federatave dhe rrezikon keqpërdorimin e fondeve publike.

    Deklarata evidenton gjithashtu dyshime të forta mbi mënyrën e zhvillimit të tenderave dhe prokurimeve nga KOKSH, ku sipas PD-së, mungon konkurrenca reale dhe fitues janë të njëjtët operatorë, përfshirë tenderin për veshje sportive në vitet 2022 dhe 2023, me vlera përkatëse prej mbi 1 milion dhe 4.7 milionë euro.

    Një tjetër rast i denoncuar lidhet me përfshirjen e një punonjëseje të biznesit privat të Fidel Yllit si shefe e misionit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, duke shtuar akuzat për konflikt interesi dhe menaxhim të dyshimtë të interesit publik.

    “Duket se Fidel Ylli gëzon mbështetjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama,” – tha Vangjeli, duke përmbyllur deklaratën me thirrjen se sporti shqiptar ka nevojë për pavarësi, drejtësi dhe integritet, ndërsa theksoi se “heshtja nuk është më një opsion.”

    Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit PD, Genta Vangjeli:

    Nën një klimë politike që pasqyron frymën e centralizuar të një partie-shtet, ku autoritetet vendimmarrëse anashkalojnë ligjet , konventat dhe gjykatat ndërkombëtare, sistemi sportiv shqiptar është vendosur përballë një tjetër rasti alarmant abuzimi dhe ndërhyrjeje politike.

    Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili duhet të ishte një strukturë autonome dhe e depolitizuar, po përballet me një krizë të thellë legjitimiteti dhe integriteti.

    Drejtuesi aktual i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), z. Fidel Ylli, vazhdon të mbajë detyrën pavarësisht vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, e cila është rrëzuar në mënyrë të paprecedentë nga Gjykata e Apelit në Shqipëri – një vendim që ngre shqetësime të thella për integritetin e sistemit gjyqësor dhe për respektimin e standardeve ndërkombëtare në sport.

    Së fundmi, edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka pezulluar të gjitha marrëdhëniet juridike me KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) duke thelluar më tej krizën institucionale.

    Në një akt që përforcon kontrollin politik mbi sportin, Parlamenti miratoi me nxitim ndryshime në ligjin ‘Për Sportin’, të propozuara nga vetë kreu aktual i KOKSH.

    Ky ndryshim i jep Komitetit një rol të ri dhe të diskutueshëm në organizimin e aktiviteteve jashtë orarit mësimor, duke cënuar kompetencat e federatave dhe duke vënë në pikëpyetje transparencën e përdorimit të fondeve publike.

    Po aq shqetësuese janë edhe të dhënat mbi mënyrën e zhvillimit të tenderave dhe prokurimeve nga KOKSH, ku mungesa e konkurrencës dhe përsëritja e të njëjtëve operatorë fitues në tenderë me vlera të mëdha, hedh hije dyshimi mbi procesin.

    Përmendim konkretisht tenderin për veshje sportive në vitin 2022 me vlerë mbi 1 milion euro dhe tenderin e vitit 2023 me të njëjtin objekt, me fond prej 4.7 milionë eurosh, si dhe prokurimet për blerje topash basketbolli e volejbolli – të gjitha të fituara nga i njëjti operator.

    Më tej, shqetësues është edhe përfshirja e punonjëses së biznesit privat, të z.Fidel Ylli në pozicionin e shefes së misionit të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024, duke ngritur dyshime serioze për praktika të papranueshme të menaxhimit të interesit publik.

    Duket se Fidel Ylli, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe aktualisht Kryetar i KOKSH, gëzon mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.

    Sporti shqiptar meriton pavarësi, drejtësi dhe integritet. Heshtja nuk është më një opsion.

  • “Lajthit” Fidel Ylli, sulmon CAS-in: Në Lozanë nuk ka gjyqtarë si shqiptarët, gjykojnë biznesmenë

    “Lajthit” Fidel Ylli, sulmon CAS-in: Në Lozanë nuk ka gjyqtarë si shqiptarët, gjykojnë biznesmenë

    Një deklaratë e pazakontë dhe krejtësisht e paprecedentë ka ardhur nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, gjatë një interviste televizive në ABC News në emisionin ”Botërori i vogël” me gazetarin Maks Tashi, ku sulmoi publikisht Gjykatën e Arbitrazhit për Sport në Lozanë (CAS), institucionin më të lartë dhe të njohur ndërkombëtarisht për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sportive.
    I pyetur për përplasjet me Federatën Shqiptare të Futbollit, pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF për të pezulluar çdo marrëdhënie juridike me KOKSH, Fidel Ylli tentoi të relativizojë dhe delegjitimojë rolin e CAS-it, i cili në janar 2024 rrëzoi vendimet e paligjshme të Asamblesë së Jashtëzakonshme të KOKSH të mbajtur më 10 janar 2021, përfshirë edhe mënyrën se si ai vetë u zgjodh President.
    Në një deklaratë që ngjalli habi dhe reagime në komunitetin sportiv dhe juridik, Fidel Ylli tha ndër të tjera:
    “Është një gabim fatal që ai gjyqtar ka bërë. Duhet të kuptojmë që, të jesh gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, të Apelit apo të Lartë, duhet të kesh eksperiencë, duhet të kesh mbaruar magjistraturën, të kesh kujdes nga opinioni publik, nga ju gazetarët, nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Gjykata e Lozanës nuk ka fare gjyqtarë të tillë. Ky që ka gjykuar këtë çështje mund të jetë një biznesmen dhe Danimarka e ka çuar atë si një avokat për të gjykuar. Shqipëria ka të drejtë të dërgojë dy gjyqtarë në Lozanë, që të gjykojnë çështjet e Danimarkës dhe shteteve të tjera. Vetëm çështjet e Shqipërisë nuk mund t’i gjykojnë. Dhe ai është i një shteti tjetër, por nuk është gjyqtar i nivelit si gjykatat tona, që janë magjistratë, që kanë Inspektoriatin e Drejtësisë, që kanë KLGJ-në, që kanë median, që kanë opinionin publik që thotë si e dhe këtë vendim”.
    Një deklaratë e tillë nuk vendos aq në dyshim profesionalizmin e arbitrave të CAS, sa shpërfaq në mënyre të pandërgjegjshme problemin e vërtetë që Presidenti i KOKSH ka me një gjykate të pavarur si CAS: asaj nuk mund t’i behet presion nëpërmjet KLGJ, ILD apo instrumentave të tjerë që përdoren zakonisht në mjedisin shqiptar për t’i bërë presion drejtësisë.

  • Vendimi i dhënë nuk ishte në favorin e tij, Fidel Ylli të lë pa fjalë, sulmon CAS: Atje gjykojnë biznesmenë, nuk ka si gjyqtarët shqiptarë

    Vendimi i dhënë nuk ishte në favorin e tij, Fidel Ylli të lë pa fjalë, sulmon CAS: Atje gjykojnë biznesmenë, nuk ka si gjyqtarët shqiptarë

    Deklaratat e pazakonta vijnë gjithmonë nga një vend si Shqipëria, që prodhon jo pak çudira për hir të së vërtetës. Një e tillë erdhi nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli. Ai ishte i ftuar në ABC Neës në emisionin Botërori i vogël, ku ka bërë një sulm për CAS në Lozanë, institucionin më të lartë dhe më të njohur ndërkombëtarisht për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sportive, i njohur nga shqiptarët për dhënien e tre pikëshit në tavolinë për ndeshjen Serbi-Shqipëri në 2014.
    Kjo pasi CAS në janar të 2024 rrëzoi vendimet e paligjshme të Asamblesë së Jashtëzakonshme të thirrur nga KOKSH në 10 janar 2021, duke përfshirë këtu edhe vetë mënyrën sesi Fidel Ylli u zgjodh President.
    “Është një gabim fatal që ai gjyqtar ka bërë. Duhet të kuptojmë që, të jesh gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, të Apelit apo të Lartë, duhet të kesh eksperiencë, duhet të kesh mbaruar magjistraturën, të kesh kujdes nga opinioni publik, nga ju gazetarët, nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Gjykata e Lozanës nuk ka fare gjyqtarë të tillë. Ky që ka gjykuar këtë çështje mund të jetë një biznesmen dhe Danimarka e ka çuar atë si një avokat për të gjykuar.
    Shqipëria ka të drejtë të dërgojë dy gjyqtarë në Lozanë, që të gjykojnë çështjet e Danimarkës dhe shteteve të tjera. Vetëm çështjet e Shqipërisë nuk mund t’i gjykojnë. Dhe ai është i një shteti tjetër, por nuk është gjyqtar i nivelit si gjykatat tona, që janë magjistratë, që kanë Inspektoriatin e Drejtësisë, që kanë KLGJ-në, që kanë median, që kanë opinionin publik që thotë si e dhe këtë vendim”, tha Fidel Ylli.
    Pra Fidel Ylli shprehet se në Lozanë janë gjyqtarët shqiptarë që mbajnë nivelin më të lartë, ndërsa të tjerët, janë biznesmenë të huaj të cilët nuk gjykojnë pastër, për sa kohë vendimet e dhëna prej andej nuk janë në favorin e Fidel Yllit. /Sport Ekspres/