Petrit Ruka
Nëse ty do të të bëja një libër dashurie,sytë do të t’i vijambi kopertinën e gjerë,bojës do t’i jepja aromën e frymësparfumet e tërë botëstë ndjeheshin të mjerë.
Në faqen e parë do të shkruaja si fëmijë:“…Të dua shumë,që ti më do mua!”
Pastaj nëpër faqet e tjera…
Kjo dihet,dashuri dhe shto dashuripër një grua…
Nga mesi i atij librica faqe të tëra bosh,shkruar me bojë të padukshmefjalë nga ato që lexuesi i merr vetë me mend.
Për dreq nuk botohense quhen të “turpshme.”
Ato fletë të bardha, të bardha sa atodhe dehja e rënkimiqë rrjedh mes për mes,dy kryqet prej mishiqë mbushen me gjemba,e asnjeri nuk vdes.
Tirazhi?
Kjo dihet, do jetë vetëm një kopjedhe letra, ah letra e rubintë dhe mat.*
Çmimi?
Ajo puthja e fundit që s’bëmë,pa numër, pa datë…
Në të bëfsha një libër të madh dashurie,që do vdes në faqen e fundite di prej vjetësh,prandaj s’e shkruaj.Se cila shtëpi botimimerret me funerale poetësh?!
ObserverKult








