Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i shkëputur nga gjeopolitika prej disa javësh pas zërave për “ftohje me shefin e Kremlinit”, foli për kontaktet me Shtetet e Bashkuara mbi një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë gjatë rikthimit të tij, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po përpiqet të pengojë këto përpjekje.
Moska dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha Lavrov, duke vënë në dukje se “Presidenti Trump është i vetmi udhëheqës perëndimor i cili, menjëherë pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë në janar, filloi të kuptonte arsyet që e bënë luftën në Ukrainë të pashmangshme”.
Bashkimi Evropian po e mashtron veten, duke besuar se mund ta mposhtë Rusinë, vazhdoi Lavrov, duke theksuar se “duke investuar të gjithë kapitalin e tyre politik në luftën me Rusinë, duke përdorur duart dhe trupat e qytetarëve ukrainas, ata, në verbërinë e tyre politike, mashtrojnë veten se mund ta mposhtin disi vendin tonë. Siç theksoi Presidenti Putin, ne nuk kemi ndërmend të shkojmë në luftë me Evropën, nuk kemi mendime të tilla”.
Megjithatë, Moska do t’i përgjigjet çdo veprimi armiqësor, përfshirë vendosjen e njësive ushtarake evropiane në Ukrainë dhe sekuestrimin e pronës ruse, shtoi ministri rus.
Tag: evropën
-

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën
-

Lavrov: S’kemi plan të sulmojmë Evropën, por do i përgjigjemi nëse vendosen në Ukrainë!
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i shkëputur nga gjeopolitika prej disa javësh pas zërave për “ftohje me shefin e Kremlinit”, foli për kontaktet me Shtetet e Bashkuara mbi një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë gjatë rikthimit të tij, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po përpiqet të pengojë këto përpjekje.
Moska dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha Lavrov, duke vënë në dukje se “Presidenti Trump është i vetmi udhëheqës perëndimor i cili, menjëherë pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë në janar, filloi të kuptonte arsyet që e bënë luftën në Ukrainë të pashmangshme”.
Bashkimi Evropian po e mashtron veten, duke besuar se mund ta mposhtë Rusinë, vazhdoi Lavrov, duke theksuar se “duke investuar të gjithë kapitalin e tyre politik në luftën me Rusinë, duke përdorur duart dhe trupat e qytetarëve ukrainas, ata, në verbërinë e tyre politike, mashtrojnë veten se mund ta mposhtin disi vendin tonë. Siç theksoi Presidenti Putin, ne nuk kemi ndërmend të shkojmë në luftë me Evropën, nuk kemi mendime të tilla”.Megjithatë, Moska do t’i përgjigjet çdo veprimi armiqësor, përfshirë vendosjen e njësive ushtarake evropiane në Ukrainë dhe sekuestrimin e pronës ruse, shtoi ministri rus.
BE, sipas Lavrov, po e pengon artificialisht procesin e zgjidhjes diplomatike të çështjes, ndërsa Trump gjithashtu i është referuar kësaj.
“Evropa po përpiqet në çdo mënyrë të nxisë Zelenskyn dhe anëtarët e regjimit të tij të vazhdojnë luftën derisa të vritet ukrainasi i fundit. Kjo ngarkesë ideologjike ndikohet nga arsye ekonomike, pasi ata nuk kanë burime të tjera financimi përveç grabitjes së Rusisë dhe marrjes së rezervave tona të arit dhe valutave të huaja, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe tregtar”, tha ai. -

“BE të mbajë premtimin”/ Rama i bindur: Anëtarësimi në 2030 është i mundshëm
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Evropa 2030 nuk është shpresë për Shqipërinë, por një destinacion.
Kreu i qeverisë në një takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë tha se “BE duhet të mbajë premtimin”.
Sipas tij “anëtarësimi në 2030 është i mundshëm dhe nuk jemi këtu për të pritur për Evropën, por ta ndërtojmë Evropën këtu”.
“Evropa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion. Busulla është e qartë drejt BE. Negociatat janë të hapur, kapitujet po ecin përpara. Objektivi ynë është realisht dhe i arritshëm, me një kusht që Evropa të mbajë premtimin dhe që sëbashku ne ti përmbahemi kalanderit për të cilën jemi marrë vesh.
Anëtarësimi në 2030 është i mundshëm dhe nuk jemi këtu për të pritur për Evropën, por ta ndërtojmë Evropën këtu.
Ne jemi kaq të zellshëm për të ndjekur këtë rrugëtim drejt Evropës. Evropa nënkupton institucione dhe standarde. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër”, tha nder te tjera Rama.
Po ashtu Rama thotë se revolucioni dixhital ka ndryshuar mënyrën si qeveriset dhe mënyrën si po operon biznesin.
“Shumë shpejt ne do të hedhim një asistencë më të mirë dixhitale në platformën tonë dixhitale. Nuk do të ketë më nevojë për dyer të mbyllura dhe dokumente, por do ketë nevojë vetëm për një kërkesë dhe për një përgjigje. Do të ketë më shumë transparencë për bizneset dhe më pak mundësi për ryshfete”, u shpreh kryeministri Rama. -

“Shtyllë stabiliteti dhe partner i besueshëm i Evropës”, Rama: Shqipëria nuk shihet më si një cep i largët në hartë
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, organizuar nën kujdesin e Delphi Forum, për të diskutuar mbi hapësirat për zhvillim që ofron Shqipëria.
Në fjalën e tij në Tirana Economic Forum, kryeministri theksoi se Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku reformat, modernizimi i shtetit dhe rritja ekonomike po e shndërrojnë vendin në një pikë referimi për investitorët dhe partnerët ndërkombëtarë. Ai u ndal tek ndryshimi i perceptimit për Shqipërinë, roli i saj si faktor stabiliteti në rajon dhe progresi i shënuar në negociatat me Bashkimin Evropian, duke e paraqitur vendin si një ekonomi në ngjitje dhe destinacion të besueshëm për kapitalin e huaj.Rama: Realiteti ka ndryshuar, Shqipëria nuk shihet më si një cep i largët në hartë, por si një vend ku gjërat ndodhin, ku reformat nuk janë premtime por praktika dhe ku transformimet nuk janë slogane por fakte të përditshme. Në një Evropë që po rimendon arkitekturën e saj të sigurisë dhe ekonomisë, vendi ynë qëndron si një shtyllë stabiliteti, një partner i besueshëm dhe një ekonomi në rritje. Ne kemi hapur të gjithë kapituj e negociatave me BE-në në një kohë rekord, kemi dyfishuar buxhetin tonë. Po rinovojmë infrastrukturën nga portet deri te hekurudhuat dhe po shtyjmë transformimin digjital.
Po luftojmë korrupsionin, po modernizojmë shtetin. Pagat po rriten dhe industira ushtarake po rilind, asgjë nuk ndodh si aksident dhe kjo po ndodh hap pas hapi si rezultat i punës. Investimet e huaja direkte në vitin 2024 arritën 1.58 mld euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Kapitali shkon atu ku ka stabilitet. Shqipëria sot është një vend, destinacion me stabilitet, qartësi dhe drejtim. Porti i ri i Durrësit do të bëhet porti më i rëndësishëm në Mesdhe, një portë e re që lidh Shqipërinë dhe Evropën dhe Evropën me Ballkanin. Shqipëria ka një rritje që nuk vjen prej sloganeve por prej reformave. Më pak mundësi për ryshfete dhe më shumë transparencë për bizneset, ky është shteti që ne po ndërtojmë. Evropa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion dhe busulla jonë është e qartë, drejt Bashkimit Evropian. Anëtarësimi i Shqipërinë në 2030 është i mundshëm dhe nuk jemi këtu për të pritur për Evropën por ta ndërtojmë Evropën këtu. -

Costa kritikon vizionin e SHBA-së për Evropën
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se Bashkimi Evropian duhet të nxjerrë përfundime nga strategjia e re e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
“Ne duhet të përqendrohemi në ndërtimin e një Evrope që duhet të kuptojnë se raportet në mes aleatëve dhe aleancat e pas Luftës së Dytë Botërore kanë ndryshuar”, tha Costa në një ngjarje në Paris.
Costa kritikoi pretendimet se liria e shprehjes po censurohet në Evropë dhe miratimin “e rritjes së ndikimit patriotike evropiane”, siç thuhet në strategjinë amerikane.
“Ajo që nuk mund të pranojmë është kërcënimi për ndërhyrje në jetën politike të Evropës. SHBA-ja nuk mund të zëvendësojë qytetarët evropianë në marrjen e vendimit se cilat janë partitë e duhura e cilat janë të gabuara”, tha Costa.“SHBA-ja nuk mund të zëvendësojë Evropën dhe vizionin e saj për lirinë e shprehjes”, shtoi ai, duke theksuar se “historia jonë na ka mësuar se nuk ka liri të shprehjes pa liri të informacionit”.
Costa kritikoi edhe ndikimin e disa kompanive amerikane të teknologjisë, duke thënë se “nuk mund të ketë liri të shprehjes nëse liria e informacionit e qytetarëve sakrifikohet për të mbrojtur oligarkët amerikanë të teknologjisë”.
Costa, që është përgjegjës për arritjen e kompromisit mes udhëheqësve të BE-së, por edhe për raportet e bllokut me udhëheqësit ndërkombëtarë, u bëri thirrje evropianëve që të vazhdojnë përpjekjet për riarmatosje.
“SHBA-ja mbetet një aleate e rëndësishme. SHBA-ja është një partnere e rëndësishme ekonomike. Por, Evropa jonë duhet të jetë sovrane në këtë drejtim. Kjo po ashtu ka pasoja nga pikëpamja e sigurisë sonë dhe nga pikëpamja ushtarake”.
Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA-së, që u publikua javën e kaluar, e përshkruan Evropën si një kontinent ku ka shumë rregullore, censurë dhe i mungon “vetëbesimi”, si dhe po përballet me “zhdukje të civilizimit” për shkak të migrimit./REL -

Presidenti i Këshillit Evropian kritikon vizionin e SHBA-së për Evropën
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se Bashkimi Evropian duhet të nxjerrë përfundime nga strategjia e re e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
“Ne duhet të përqendrohemi në ndërtimin e një Evrope që duhet të kuptojnë se raportet në mes aleatëve dhe aleancat e pas Luftës së Dytë Botërore kanë ndryshuar”, tha Costa në një ngjarje në Paris.
Costa kritikoi pretendimet se liria e shprehjes po censurohet në Evropë dhe miratimin “e rritjes së ndikimit patriotike evropiane”, siç thuhet në strategjinë amerikane.“Ajo që nuk mund të pranojmë është kërcënimi për ndërhyrje në jetën politike të Evropës. SHBA-ja nuk mund të zëvendësojë qytetarët evropianë në marrjen e vendimit se cilat janë partitë e duhura e cilat janë të gabuara”, tha Costa.
“SHBA-ja nuk mund të zëvendësojë Evropën dhe vizionin e saj për lirinë e shprehjes”, shtoi ai, duke theksuar se “historia jonë na ka mësuar se nuk ka liri të shprehjes pa liri të informacionit”.
Costa kritikoi edhe ndikimin e disa kompanive amerikane të teknologjisë, duke thënë se “nuk mund të ketë liri të shprehjes nëse liria e informacionit e qytetarëve sakrifikohet për të mbrojtur oligarkët amerikanë të teknologjisë”.
Costa, që është përgjegjës për arritjen e kompromisit mes udhëheqësve të BE-së, por edhe për raportet e bllokut me udhëheqësit ndërkombëtarë, u bëri thirrje evropianëve që të vazhdojnë përpjekjet për riarmatosje.
“SHBA-ja mbetet një aleate e rëndësishme. SHBA-ja është një partnere e rëndësishme ekonomike. Por, Evropa jonë duhet të jetë sovrane në këtë drejtim. Kjo po ashtu ka pasoja nga pikëpamja e sigurisë sonë dhe nga pikëpamja ushtarake”.
Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA-së, që u publikua javën e kaluar, e përshkruan Evropën si një kontinent ku ka shumë rregullore, censurë dhe i mungon “vetëbesimi”, si dhe po përballet me “zhdukje të civilizimit” për shkak të migrimit./rel -

Ndryshimet e Trump në sigurinë kombëtare, Kremlini: Strategjia e SHBA-së për Evropën është në përputhje me atë të Moskës
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 1,383-të, ndërsa sulmet ruse në disa zona të Ukrainës vazhdojnë akoma duke sjellë shqetësime edhe për centralit bërthamor të Çernobilit pasi çatia e objektit është dëmtuar nga goditjet me dronë dhe ka nevojë për riparime urgjente
“Ndryshimet e Donald Trump në strategjinë e sigurisë kombëtare të cilat kritikojnë ashpër Evropën dhe paralajmërojnë për rrezikun e “fshirjes së qytetërimit” janë “në përputhje” me vizionin e Moskës dhe mund të hapin rrugën për “punë konstruktive” me SHBA-në mbi çështjen ukrainase”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai theksoi gjithashtu se dokumenti i ri strategjik nuk e përmend Rusinë si një “kërcënim të drejtpërdrejtë”, duke e quajtur këtë “një hap pozitiv”.
Ndërkohë, Rusia po intensifikon operacionet ushtarake në disa zona të Ukrainës, duke kryer një seri sulmesh të koordinuara me dronë dhe raketa hipersonike, të cilat kanë goditur sërish kryeqytetin, Kievin.
Shqetësime të reja kanë lindur edhe rreth centralit bërthamor të Çernobilit pasi çatia e objektit është dëmtuar nga goditjet me dronë dhe ka nevojë për riparime urgjente.Top Channel
-

‘Shqipëria 2030 që reklamoni është vend klientelist’, Tabaku: Nuk përfaqëson Evropën, i shërben vetëm disa njerëzve
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha në Kuvend se qeveria Rama, prej 12 vitesh në pushtet, ka ngritur një sistem të korruptuar që vepron vetëm në favor të klientëve të saj dhe jo të qytetarëve.
“Në 12 vite, kjo qeveri ka ngritur një sistem të mbyllur, të korrptuar dhe që nuk nneh ndjeshmërinë, as përgjegjësi e respekt për qytetarin. Jo zhvillim për të gjithë por ekonomi të pakicës, jo shpresë por varfëri. Në çdo ligj të miratuar këtu, janë shenja të një keqbërje sistemike që ka plaçkituar të ardhurat e qytetarëve shqiptarëve për t’i shërbyer një grushti njerëzish. “, u shpreh Tabaku.
Tabaku shtoi se sot bujqësia është duke u fundosur me një rënie me -1%, dhe kjo vjen si rezultat i politikave cinike të qeverisë. Sipas saj, qeveri Rama që flet për një Shqipëri 2030 me destinacion Evropën, në fakt nuk po bën gjë tjetër, veçse një ekonomi klienteliste dhe të pandershme për pjesën më të madhe të qytetarëve.
“Ka shkatërruar meritokracinë, rrëzuar konkurrencën ka ngritur monopole me ligje të miratuara nga ky kuvend. Kjo u vu re te tenderat e dhëna nga ish zëvendëskryeministrja që sot duhet të ishte e dorëhequr. Shikoni lejet e drejtimit, koncesionet, kontratat e PPP që fituesit përcaktohen me mesazhe. Ky është modeli i një ekonomie klientelistë dhe jo një vendi që përfaqëson Evropën. Shqipëria e vitit 2030 që sot socialistët reklamojnë është vend i koncesinuar deri në palcë, i pandershëm me shumicën e qytetarët, dhe ku torta e madhe e pushteti ndahet për një grusht njerëzish.”, shtoi më tej ajo. -

Reagim i ashpër nga Evropa pas kërcënimit të Putin-it
Bota E Mërkurë, 3 Dhjetor 2025 14:45
Zyrtarët ukrainas dhe evropianë akuzuan sot presidentin rus, Vladimir Putin, se po shfaq interes të rremë për paqe, pas pesë orë bisedimesh me të dërguarit amerikanë në Moskë takime që nuk sollën asnjë shenjë progresi, megjithëse negociatat pritet të vijojnë, sipas AP.
“Udhëheqësi rus duhet t’i japë fund mburrjeve dhe gjakderdhjes, të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të mbështesë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, deklaroi sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper.Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, i bëri thirrje Putin-it të mos humbasë më kohën e botës.
Këto reagime pasqyrojnë tensionet e larta dhe hendekun e thellë mes Rusisë, nga njëra anë, dhe Ukrainës me aleatët e saj evropianë, nga ana tjetër, lidhur me mënyrën se si duhet të përfundojë lufta që Moska nisi kur pushtoi Ukrainën gati katër vjet më parë.
Një ditë më parë, Putin akuzoi Evropën se po saboton përpjekjet paqësore të udhëhequra nga SHBA-ja dhe paralajmëroi se Rusia do të ishte gati për luftë me Evropën “nëse provokohej”.
Që prej pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, qeveritë evropiane së bashku me SHBA-në kanë dhënë miliarda dollarë mbështetje financiare dhe ushtarake për Kievin. Megjithatë, administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka zbutur nivelin e ndihmës dhe po shtyn më shumë drejt nismave për t’i dhënë fund konfliktit. -

“Asnjë vendim për Ukrainën dhe Evropën, pa ukrainasit dhe evropianët”, kancelari gjerman Friedrich Merz: Jo paqe të imponuar
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se nuk duhet të ketë “asnjë paqe të diktuar” në Ukrainë dhe se Kievi dhe aleatët e tij evropianë duhet të përfshihen në çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
“Kemi një kurs të qartë veprimi: Asnjë vendim për Ukrainën dhe Evropën pa ukrainasit dhe pa evropianët”, tha Merz së bashku me kryeministrin polak Donald Tusk në Berlin, menjëherë pasi foli në telefon me presidentin ukrainas Volodymy Zelensky.
“Asnjë paqe e diktuar mbi kokat e ukrainasve. Asnjë dobësim apo përçarje e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, shtoi ai.
Merz, i cili udhëheq qeverinë gjermane pas një periudhe të gjatë të dominimit të CDU-së në opozitë, është përpjekur të riafirmojë rolin e Berlinit si aktor qendror në arkitekturën e sigurisë evropiane.
Telefonata me Zelensky-n u interpretua si sinjal i vazhdimësisë së mbështetjes gjermane për Kievin dhe një kundërpeshë ndaj zërave ndërkombëtarë që kërkojnë negociata të shpejta, edhe nëse ato do të favorizonin Moskën.Top Channel