Tag: euros

  • Nuk ndalet narko-euro, monedha europiane prek minimum të ri historik në 96.5 lekë

    Nuk ndalet narko-euro, monedha europiane prek minimum të ri historik në 96.5 lekë

    Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të martën me 96.5 lekë, ndërsa e kishte mbyllur javën e kaluar në vlerën e 96.57 lekëve.

    Sipas aktorëve të tregut, trysnitë rënëse mbi kursin e Euros, që në fakt kanë qenë të pranishme gjatë gjithë gjysmës së dytë të vitit, në dhjetor kanë një tendencë të forcohen, për shkak të periudhës festive, që shoqërohet me rritje të flukseve valutore të lidhura me turizmin dhe emigrantët.

    Deri tani, ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë e kanë balancuar presionin e tregut mbi monedhën europiane dhe kanë bërë që kursi i këmbimit të jetë më i qëndrueshëm krahasuar me dy vitet e mëparshme. Rënia vjetore e kursit Euro-Lek aktualisht është më e vogël se 2%.

    Sipas të dhënave nga tregu, të premten e kaluar Banka Qendrore bleu 15.1 milionë euro në ankandin e planifikuar të blerjes së valutës, pjesë e kalendarit vjetor të blerjeve në funksion të objektivave të rezervës valutore.

    Një ditë më parë, më datë 4 dhjetor, Banka e Shqipërisë pati kryer gjithashtu blerje direkte të valutës, me qëllim mbajtjen nën kontroll të rënies së Euros që një ditë më parë, në 3 dhjetor, kishte zbritur në një minimum të ri historik.

    Për të dytin vit radhazi, Banka e Shqipërisë po ndërmerr blerje të mëdha në tregun e brendshëm valutor, me qëllimin për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të Lekut.

    Sipas informacionin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në vitin 2024 u blenë në tregun valutor 933 milionë euro. Ndërsa, sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko, për nëntë muajt e parë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë rreth 800 milionë euro të tjera.

    Ecuria e kursit të këmbimit tregon se dhjetori ka gjasa të theksojë akoma më shumë tendencën rënëse të Euros, megjithëse është e pritshme që ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë do ta mbajnë lëvizjen e kursit në intervale të vogla.

    Ndërkohë, një rritje e përkohshme e Euros mund të jetë e pritshme gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, për shkak të tendencës të qeverisë, tashmë të zakonshme, për të shpenzuar pjesën më të madhe të deficitit buxhetor në këtë periudhë.

    Shpenzimet e përqendruara të qeverisë sjellin një rritje të fortë të ofertës së Lekut në treg, duke ndikuar në një zhvlerësim afatshkurtër të tij kundrejt Euros.

    Edhe këtë vit, politika fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase.

    Në fund të 10-mujorit 2025, buxheti ishte në suficit të bollshëm, në vlerën e 49.2 miliardë lekë. Suficiti i lartë buxhetor ka ulur ofertën e monedhës vendase në treg dhe ka nxitur më tej tendencat e saj mbiçmuese./MONITOR

  • Kursi i euros pëson rënie, prek minimum të ri historik

    Kursi i euros pëson rënie, prek minimum të ri historik

    Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të martën me 96.5 lekë, ndërsa e kishte mbyllur javën e kaluar në vlerën e 96.57 lekëve. Sipas aktorëve të tregut, trysnitë rënëse mbi kursin e Euros, që në fakt kanë qenë të pranishme gjatë gjithë gjysmës së dytë të vitit, në dhjetor kanë një tendencë të forcohen, për shkak të periudhës festive, që shoqërohet me rritje të flukseve valutore të lidhura me turizmin dhe emigrantët.
    Deri tani, ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë e kanë balancuar presionin e tregut mbi monedhën europiane dhe kanë bërë që kursi i këmbimit të jetë më i qëndrueshëm krahasuar me dy vitet e mëparshme. Rënia vjetore e kursit Euro-Lek aktualisht është më e vogël se 2%. Sipas të dhënave nga tregu, të premten e kaluar Banka Qendrore bleu 15.1 milionë euro në ankandin e planifikuar të blerjes së valutës, pjesë e kalendarit vjetor të blerjeve në funksion të objektivave të rezervës valutore.

    Një ditë më parë, më datë 4 dhjetor, Banka e Shqipërisë pati kryer gjithashtu blerje direkte të valutës, me qëllim mbajtjen nën kontroll të rënies së Euros që një ditë më parë, në 3 dhjetor, kishte zbritur në një minimum të ri historik. Për të dytin vit radhazi, Banka e Shqipërisë po ndërmerr blerje të mëdha në tregun e brendshëm valutor, me qëllimin për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të Lekut. Sipas informacionin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në vitin 2024 u blenë në tregun valutor 933 milionë euro. Ndërsa, sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko, për nëntë muajt e parë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë rreth 800 milionë euro të tjera.

    Ecuria e kursit të këmbimit tregon se dhjetori ka gjasa të theksojë akoma më shumë tendencën rënëse të Euros, megjithëse është e pritshme që ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë do ta mbajnë lëvizjen e kursit në intervale të vogla. Ndërkohë, një rritje e përkohshme e Euros mund të jetë e pritshme gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, për shkak të tendencës të qeverisë, tashmë të zakonshme, për të shpenzuar pjesën më të madhe të deficitit buxhetor në këtë periudhë.

    Shpenzimet e përqendruara të qeverisë sjellin një rritje të fortë të ofertës së Lekut në treg, duke ndikuar në një zhvlerësim afatshkurtër të tij kundrejt Euros. Edhe këtë vit, politika fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase. Në fund të 10-mujorit 2025, buxheti ishte në suficit të bollshëm, në vlerën e 49.2 miliardë lekë. Suficiti i lartë buxhetor ka ulur ofertën e monedhës vendase në treg dhe ka nxitur më tej tendencat e saj mbiçmuese./Monitor/

  • Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

    Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

    Me hyrjen në muajin dhjetor, afrimin e festave të fundvitit si dhe dërgimin e më shumë parave të emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri, euro preku nivelin më të ulët historik ndonjëherë.
    Për 96.57 lekë po këmbehet monedha europiane, ndërsa 1 vit më parë kjo shifër arrinte në 98.32 lekë.
    Për analistët, kjo ecuri e euros me minimume të reja pritet të vazhdojë ndërsa i afrohemi edhe fundvitit.
    “Kemi vlera pozitive për investimet e huaja direkte dhe remitancat që mund të jenë faktor ndikues në kursin e këmbimit, por trendi i tyre nuk shkon konform trendit të zhvlerësimit të monedhave në raport me lekun. Ky nuk është fenomen sezonal apo i përkohshëm, por është një kurs stabil i stacionuar”, thotë eksperti i ekonomisë, Igli Tola.
    Për të frenuar rënien e mëtejshme të euros si dhe ruajtjen e një qëndrueshmërie, Banka e Shqipërisë deri në muajin shtator tërhoqi nga tregu 800 milionë euro, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2024 u tërhoqën 933 mln euro. Një situatë e tillë e euros ka ndikuar ndjeshëm në sektorët më të prekur nga zhvlerësimi.
    “Një shtrenjtim i monedhës vendase e bën jo atraktiv produktin vendas për t’u eksportuar. Nuk kemi parë një rënie të çmimeve në tregun e shumicës apo pakicës si rezultat i zhvlerësimit të kursit, por ka edhe faktorë të tjerë si tarifat doganore dhe kostot e prodhimit”, shton Tola.
    Institucionet ndërkombëtare këshillojnë bankën qendrore që të lejojë një kurs të lirë të këmbimit dhe të pakësojë ndërhyrjet.

  • Niveli më i ulët historik i euros, këmbehet për 96.57 lekë/ Fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej monedhën e BE

    Niveli më i ulët historik i euros, këmbehet për 96.57 lekë/ Fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej monedhën e BE

    Me hyrjen në muajin dhjetor, afrimin e festave të fundvitit si dhe dërgimin e më shumë parave të emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri, euro preku nivelin më të ulët historik ndonjëherë.

    Për 96.57 lekë po këmbehet monedha europiane, ndërsa 1 vit më parë kjo shifër arrinte në 98.32 lekë.
    Për analistët, kjo ecuri e euros me minimume të reja pritet të vazhdojë ndërsa i afrohemi edhe fundvitit.
    “Kemi vlera pozitive për investimet e huaja direkte dhe remitancat që mund të jenë faktor ndikues në kursin e këmbimit, por trendi i tyre nuk shkon konform trendit të zhvlerësimit të monedhave në raport me lekun. Ky nuk është fenomen sezonal apo i përkohshëm, por është një kurs stabil i stacionuar”, thotë eksperti i ekonomisë, Igli Tola.
    Për të frenuar rënien e mëtejshme të euros si dhe ruajtjen e një qëndrueshmërie, Banka e Shqipërisë deri në muajin shtator tërhoqi nga tregu 800 milionë euro, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2024 u tërhoqën 933 mln euro. Një situatë e tillë e euros ka ndikuar ndjeshëm në sektorët më të prekur nga zhvlerësimi.
    “Një shtrenjtim i monedhës vendase e bën jo atraktiv produktin vendas për t’u eksportuar. Nuk kemi parë një rënie të çmimeve në tregun e shumicës apo pakicës si rezultat i zhvlerësimit të kursit, por ka edhe faktorë të tjerë si tarifat doganore dhe kostot e prodhimit”, shton Tola.
    Institucionet ndërkombëtare këshillojnë bankën qendrore që të lejojë një kurs të lirë të këmbimit dhe të pakësojë ndërhyrjet.

    Top Channel

  • Niveli më i ulët historik i euros,këmbehet për 96.57 lekë, por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej monedhën e BE-së

    Niveli më i ulët historik i euros,këmbehet për 96.57 lekë, por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej monedhën e BE-së

    Me hyrjen në muajin dhjetor, afrimin e festave të fundvitit si dhe dërgimin e më shumë parave të emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri, euro preku nivelin më të ulët historik ndonjëherë.
    Për 96.57 lekë po këmbehet monedha europiane, ndërsa 1 vit më parë kjo shifër arrinte në 98.32 lekë.
    Për analistët, kjo ecuri e euros me minimume të reja pritet të vazhdojë ndërsa i afrohemi edhe fundvitit.
    “Kemi vlera pozitive për investimet e huaja direkte dhe remitancat që mund të jenë faktor ndikues në kursin e këmbimit, por trendi i tyre nuk shkon konform trendit të zhvlerësimit të monedhave në raport me lekun. Ky nuk është fenomen sezonal apo i përkohshëm, por është një kurs stabil i stacionuar”, thotë eksperti i ekonomisë, Igli Tola.
    Për të frenuar rënien e mëtejshme të euros si dhe ruajtjen e një qëndrueshmërie, Banka e Shqipërisë deri në muajin shtator tërhoqi nga tregu 800 milionë euro, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2024 u tërhoqën 933 mln euro. Një situatë e tillë e euros ka ndikuar ndjeshëm në sektorët më të prekur nga zhvlerësimi.
    “Një shtrenjtim i monedhës vendase e bën jo atraktiv produktin vendas për t’u eksportuar. Nuk kemi parë një rënie të çmimeve në tregun e shumicës apo pakicës si rezultat i zhvlerësimit të kursit, por ka edhe faktorë të tjerë si tarifat doganore dhe kostot e prodhimit”, shton Tola.
    Institucionet ndërkombëtare këshillojnë bankën qendrore që të lejojë një kurs të lirë të këmbimit dhe të pakësojë ndërhyrjet.

  • Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët

    Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët

    Me zhverësimin e euros si faktori kryesor, ushqimet nga jashtë vendit po vazhdojnë të vijnë më lirë në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, përgjatë 3 mujorit të tretë të këtij viti vlera produkteve ushqimore të ardhur ishin 1.42% më të lira sesa tremujori paraardhës. Por rënie nuk pasqyrohet tek qytetarët pasi norma e inflacionit në bazë mujore për periudhën korrik-shtator për grupin e ushqimeve ka qënë 1.5%.
    “Mund të themi që këtu ka manipulim ose rritje të normës së fitimit nga ana e tregtarëve që bëjnë në kurriz të konsumatorëve shqiptarë pasi çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë afruar ose janë baraz me çmimet e produkteve ushqimore në Europë dhe ky është një handikap shumë i madh duke marr parasysh të ardhurat e shqiptarëve” shprehet eksperti për bujqësinë Gjok Vuksani.
    Sipas INSTAT, tashmë sasia e produkteve bujqësore që importohen në Shqipëri janë 3 herë më të larta me sasinë që vendi eksporton në tregjet e huaja duke theksuar gjithmonë e më shumë varësinë e qytetarëve shqiptarë nga ushqimet e huaja.
    “Pothuajse jemi kthyer 10 vite më përpara që ishim në raportin 3/1. Kjo vjen kryesisht si pasojë e kërkesës ku ka ndikuar turizmi dhe mungesa e kompensimit të produkteve shqiptare “Made in Albania”. Pra bujqësia nuk po i përgjigjt kërkesës çka bërë që sytë të hidhen nga importi”, tregon në të tjera zoti Vuksani.
    Për të ndalur rritjen e cmimeve të prodhimit vendas dhe për të nxitur eksportet shqiptare qeveria ka përfshirë në paketën fiskale rimbursimin me 10% të faturës që fermerët do të dorëzojnë tek grumbulluesit apo përpunuesit

  • Euro prek minimum të ri historik, ja cilat janë dy shkaqet kryesore

    Euro prek minimum të ri historik, ja cilat janë dy shkaqet kryesore

    Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun ditën e martë, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 96.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi i këmbimit vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore, me 2.2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Agjentët e këmbimit valutor shprehen se tregu vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e lartë e Euros, ndërsa kërkesa për blerje është e dobët. Kjo ka sjellë rënie të mëtejshme të nivelit të kursit dhe sidomos të çmimit në shitje (ask) të ofruar nga bankat. mBurimi i prurjeve valutore është i vështirë të identifikohet në kohë reale. Hipotezat kryesore ngelen prurjet e lidhura me turizmin dhe me investimin në pasuri të paluajtshme. Në treg ngelet sidoqoftë i fortë perceptimi për ndikimin e lartë edhe të prurjeve informale të valutës.
    Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% me bazë vjetore, por, për të gjithë 6-mujorin 2025, ai ngeli në rënie, 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. As blerjet e vazhdueshme të valutës nga Banka e Shqipërisë nuk e kanë frenuar dot rënien e mëtejshme të Euros. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 933 milionë euro, ndërsa sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet kanë arritur në rreth 800 milionë euro.
    Këto shifra tregojnë qartë për ofertën e lartë të Euros në tregun valutor. Në mungesë të blerjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të monedhës europiane do të ishte në nivele edhe më të ulëta. Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.
    Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 9-mujorit 2025 suficiti buxhetor kishte vlerën e 47.1 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 32%.
    Zhvlerësimi i Euros bën më të lirë importin e mallrave dhe shërbimeve dhe vlerësohet se ka qenë një ndër faktorët që ka përcaktuar nivelet e ulëta të inflacionit në dy vitet e fundit. Por, nga ana tjetër, rënia e Euros ndikon negativisht eksportet e mallrave dhe shërbimeve shqiptare dhe ul konkurrueshmërinë e tyre./Monitor

  • Euro prek minimum të ri historik, shkak oferta e lartë dhe kërkesa e pakët

    Euro prek minimum të ri historik, shkak oferta e lartë dhe kërkesa e pakët

    Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun ditën e martë, duke prekur një minimum të ri historik.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 96.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi i këmbimit vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore, me 2.2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Agjentët e këmbimit valutor shprehen se tregu vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e lartë e Euros, ndërsa kërkesa për blerje është e dobët. Kjo ka sjellë rënie të mëtejshme të nivelit të kursit dhe sidomos të çmimit në shitje (ask) të ofruar nga bankat.

    Burimi i prurjeve valutore është i vështirë të identifikohet në kohë reale. Hipotezat kryesore ngelen prurjet e lidhura me turizmin dhe me investimin në pasuri të paluajtshme.

    Në treg ngelet sidoqoftë i fortë perceptimi për ndikimin e lartë edhe të prurjeve informale të valutës.

    Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% me bazë vjetore, por, për të gjithë 6-mujorin 2025, ai ngeli në rënie, 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    As blerjet e vazhdueshme të valutës nga Banka e Shqipërisë nuk e kanë frenuar dot rënien e mëtejshme të Euros. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 933 milionë euro, ndërsa sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet kanë arritur në rreth 800 milionë euro.

    Këto shifra tregojnë qartë për ofertën e lartë të Euros në tregun valutor. Në mungesë të blerjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të monedhës europiane do të ishte në nivele edhe më të ulëta.

    Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.

    Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 9-mujorit 2025 suficiti buxhetor kishte vlerën e 47.1 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 32%.

    Zhvlerësimi i Euros bën më të lirë importin e mallrave dhe shërbimeve dhe vlerësohet se ka qenë një ndër faktorët që ka përcaktuar nivelet e ulëta të inflacionit në dy vitet e fundit. Por, nga ana tjetër, rënia e Euros ndikon negativisht eksportet e mallrave dhe shërbimeve shqiptare dhe ul konkurrueshmërinë e tyre./Monitor

  • Ofertë e lartë dhe kërkesë e pakët, Euro prek minimum të ri historik

    Ofertë e lartë dhe kërkesë e pakët, Euro prek minimum të ri historik

    Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun ditën e martë, duke prekur një minimum të ri historik.Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 96.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi i këmbimit vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore, me 2.2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Agjentët e këmbimit valutor shprehen se tregu vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e lartë e Euros, ndërsa kërkesa për blerje është e dobët. Kjo ka sjellë rënie të mëtejshme të nivelit të kursit dhe sidomos të çmimit në shitje (ask) të ofruar nga bankat.Burimi i prurjeve valutore është i vështirë të identifikohet në kohë reale. Hipotezat kryesore ngelen prurjet e lidhura me turizmin dhe me investimin në pasuri të paluajtshme.Në treg ngelet sidoqoftë i fortë perceptimi për ndikimin e lartë edhe të prurjeve informale të valutës.Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% me bazë vjetore, por, për të gjithë 6-mujorin 2025, ai ngeli në rënie, 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.As blerjet e vazhdueshme të valutës nga Banka e Shqipërisë nuk e kanë frenuar dot rënien e mëtejshme të Euros. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 933 milionë euro, ndërsa sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet kanë arritur në rreth 800 milionë euro.Këto shifra tregojnë qartë për ofertën e lartë të Euros në tregun valutor. Në mungesë të blerjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të monedhës europiane do të ishte në nivele edhe më të ulëta.Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 9-mujorit 2025 suficiti buxhetor kishte vlerën e 47.1 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 32%.Zhvlerësimi i Euros bën më të lirë importin e mallrave dhe shërbimeve dhe vlerësohet se ka qenë një ndër faktorët që ka përcaktuar nivelet e ulëta të inflacionit në dy vitet e fundit. Por, nga ana tjetër, rënia e Euros ndikon negativisht eksportet e mallrave dhe shërbimeve shqiptare dhe ul konkurrueshmërinë e tyre. Burimi: BSHBurimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ç’po ndodh me monedhat? Ekspertja ‘skanon’ euron: Ja arsyet e rënies së saj në tregun shqiptar

    Ç’po ndodh me monedhat? Ekspertja ‘skanon’ euron: Ja arsyet e rënies së saj në tregun shqiptar

    Ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj në një intervistë foli mbi situatën e këmbimit të monedhave të huaja në Shqipëri. Për sa kohë, tha ajo, kemi këtë situatë do të thotë që kemi monedhën tonë të fortë dhe që ka kërkesë, por dhe se kjo është tregues që kemi në sasi të mëdha të monedhave të huaja në qarkullim.
    “Në Shqipëri kemi një kurs këmbimi i cili që është në këtë rast i vendosur, i lirë. Pra nuk kemi një kurs fiks në raport mes lekut dhe monedhave të huaja, gjë e cila do ta bënte të pandikuar pastaj efektin që mund të sillnin kërkesa ose oferta në treg.
    Duke qenë se ky treg është i luhatshëm, në këtë rast kursi i përgjigjet ofertës. Duke qenë se kemi një kurs negativ të euros dhe një forcim të vazhdueshëm të lekut automatikisht kjo do të thotë në radhë të parë që ne kemi një ofertë më të madhe, apo një sasi shumë më të madhe eurosh në qarkullim se sa vetë tregu e kërkon dhe se sa vetë tregu e tërheq. Nëse do flisnim për arsyet, atëherë ato do t’i ndaja në dy pjesë. E para, janë ato që do t’i quaja arsyet formale apo zyrtare. Dhe së dyti, arsyet jo formale dhe jozyrtare.
    Arsyet zyrtare janë që keni investime të mëdha të huaja në euro dhe këtu kam parasysh investimet në sasi të mëdha në pasuri të paluajtshme. Pra, nuk kemi hapje vendesh të reja pune që kjo para të ketë qarkulluar, përkundrazi është ngurtësuar. Së dyti, kemi nivel të lartë të remitancave, janë mbi 530 milionë euro në vetëm 6 muaj, që kuptohet që tejkalohet në nivel të madh parash. Dhe së treti, kemi një qarkullim më të madh të euros në treg, ku ne kemi këtë hyrje.
    Kur flasim pastaj për arsyet jo formale, së pari është të pasurit e euros në treg në rrugë joformale, që nënkuptohet para në dorë të padeklaruara. Nëse tregu e përthith këtë para informale, kryesisht flasim në këtë rast në sektorin e ndërtimit apo turizmit, ku ka nivel të lartë të informalitetit, dhe të qënurit prezent në treg është një arsye e fortë e këtij kursi të ulët të euros. Nga kjo situatë grupet më të mëdha të interesit që humbasin nga kjo situatë janë kompanitë e eksporteve, pasi ata e shesin mallin e tyre në euro, por e blejnë në lekë.
    Fituesit në këtë rast, janë ata qytetarë që mund të kenë kredi të marra me euro; janë ata qytetarë që duan të blejnë lekë e blejnë në euro shpenzojnë më pak lekë”, theksoi ndër të tjera ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj.