Tag: ernest

  • Po tani, kush vlen? Ernest Muçi luan ndeshjen e madhe këtë fundjavë, a do të festojë para Beshiktashit?

    Po tani, kush vlen? Ernest Muçi luan ndeshjen e madhe këtë fundjavë, a do të festojë para Beshiktashit?

    Te Beshiktashi, nuk i besuan Ernest Muçit pavarësisht se e morën me një bujë të madhe. Lojtari shqiptar nuk luajti asnjëherë në rolin e tij të preferuar dhe atje ku iu dha fjala se do të luante, pas sulmuesit, por u përdor gjithmonë në krahë dhe u nxor keq para tifozëve. Kur erdhi momenti i fundit, te Beshiktashi nuk ngurruan që t’i jepnin edhe një goditje të fundit shqiptar.
    Më pas Muci zgjodhi që të shkonte te Trabzonspori dhe kjo rezultoi si goditje ideale. Aktualisht Trabzonspor ndodhet në vendin e dytë dhe po lufton për titullin kampion, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë në shtëpi ndaj Beshiktashit. Ernest Muçi që ndodhet në një moment ideal, do të luajë pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij dhe do të tregojë…po tani, kush vlen? /Sport Ekspres/

  • Arbër Hoxha dhe Ernest Muçi dy lojtarët kuqezi më në formë në këtë fundviti

    Arbër Hoxha dhe Ernest Muçi dy lojtarët kuqezi më në formë në këtë fundviti

    Adriatik BALLA
    Futbollistët e Kombëtares tonë, që luajnë në Europë dhe më gjerë, kanë mbyllur një tjetër javë pozitive me klubet e tyre, duke vazhduar të jenë protagonistë me gola dhe asiste. Arbër Hoxha gjeti sërish rrugën e rrjetës me Dinamo Zagreb në ndeshjen ndaj Hajduk Split. Futbollisti kuqezi shënoi në minutat e fundit, duke barazuar rezultatin 1-1. Një pikë e vlefshme për Dinamo Zagreb, që kryeson kampionatin me 32 pikë, një më shumë se Hajduk Split. Ernest Muçi po kalon një formë të jashtëzakonshme te Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi realizoi të dy golat në fitoren kundër Goztepe, ndërsa Trabzonspor renditet në vendin e dytë me vetëm dy pikë më pak se Gallatasarai i vendit të parë. Në tre ndeshjet e fundit të kampionatit, Muçi ka shënuar pesë gola. Rrugën e rrjetës këtë fundjavë e gjeti edhe Arbnor Muja, i cili shënoi në fitoren 3-2 të St. Truiden kundër Klub Bruzhe. Qazim Laçi dha një asist në barazimin 1-1 të Rizespor në transfertë ndaj Koniaspor. Mesfushori kuqezi shërbeu saktë për Akaydin në fund të pjesës së parë. Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku dhe Anis Mehmeti.
    Ernest Muçi shkëlqen me Trabzonsporin, thumbon Beshiktashin
    Ernest Muçi ka ndihmuar të dielën Trabzonsporin me dy golat e tij që të fitonte 2-1 në transfertë ndaj Goztepe dhe të ngjitej në vendin e dytë në renditjen e kampionatit, pas krahëve të Gallatasarait. Për sulmuesin shqiptar, kjo paraqitje çoi bilancin e tij në 5 gola në 3 ndeshjet e fundit në kampionat. Shifra fantastike për futbollistin, i cili padyshim ishte lojtari më i spikatur i kësaj ndeshje, teksa në duelet e fundit ka mbajtur Trabzonsporin në garë për titullin. Dhe si për ironi të fatit, në javën e ardhshme ai do të ndeshet me Beshiktashin, klubin që nuk besoi te aftësitë e tij dhe e dha në huazim. “Unë jam krenar për skuadrën tim. Luajtëm një tjetër ndeshje jashtë fushës tonë dhe këto tre pikë do të jenë shumë të mëdha për ne. Kjo fitore na bën edhe më të uritur për ndeshjen e radhës”, ishin fjalët e Muçit për sfidën ndaj Goztepe me një thumbim për Beshiktashin. “Gjërat po shkojnë mirë për mua. Kjo më shtyn që të punoj edhe më shumë. Unë mund të ëndërroj për gjëra më të mëdha. Gjëja më e rëndësishme është që të ruajmë vazhdimësinë”, theksoi sulmuesi shqiptar pas ndeshjes.
    Hoxha lojtar lider te Dinamo e Zagrebit
    Arbër Hoxha ishte njeriu i ndeshjes dje. Dinamo Zagreb barazoi 1-1 ndaj Hajduk Split, për këtë u nevojit ndihma e Hoxhës që shënoi në kohën shtesë. Sulmuesi i Kombëtares është ylli i kampionatit kroat për këtë edicion. Dje ka postuar një mesazh pas barazimit që u duk si fitore. “Faleminderit për të gjithë suportin tuaj në derbin e sotëm”, ishte mesazhi i sulmuesit të Kombëtares. Hoxha është edhe lojtar i muajit që nga shtatori te Dinamo Zagreb. Forma fantastike dhe golat e rëndësishëm kanë ndikuar, që të ketë rol të rëndësishëm. Anësori po kalon edicionin më të mirë në Kroaci dhe Dinamo Zagreb kryeson renditjen.

  • Paraqitjet fantastike të Muçit, komentatori turk: Na mbylli gojën!

    Paraqitjet fantastike të Muçit, komentatori turk: Na mbylli gojën!

    Ernest Muçi është njeriu i momentit te Trabzonspori. 24-vjeçari realizoi dje dopietë ndaj Goztepes, për të fituar me rezultatin 1-2 në transfertë.
    Komentatori i njohur nga Trabzoni, Erdal Hos i mbylli gojën të gjithëve duke kujtuar momentet e kritikave.
    “Ernest Muci po na godet në kokë. Jemi aq të dobët sa një fije floku, në rregull. Kemi thënë kaq shumë, sa po na bën t’i marrim mbrapsht të gjitha”, u shpreh komentatori turk.

    Tashmë Muçi është në kuotën e pesë golave në kampionat. Statistikë kjo e regjistruar në tri ndeshjet e fundit, ndërsa Trabzonspori vijon të ndjekë Gallatasarajn.

  • Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)

    Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)

    5 gola në 3 ndeshjet e fundit, pa frikë Ernest Muçi mund të konsiderohet legjionari i momentit, me sulmuesin kuqezi që vijon të dhurojë spektakël në Turqi. 9 pikë të plota i ka dhuruar Muçi ekipit të tij Trabzonspor, duke mbajtur këta të fundit në garë për titullin në Turqi, fundja janë vetëm 2 pikë larg Galatasary kryesues. Muçi mori prej dore Trabzonspor në transfertën përballë Goztepe, me ish “bomberin” e Tiranës që realizoi një ‘dopietë” fantastike.
    Në minutën e 46-të, Muçi u shkëput shpejt, fillimisht provoi me një parabël, por nuk arriti të kaloi portierin, topi iu kthye sërish në këmbë, këtë herë nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. Nëse ky ishte një gol normal, i dyti ishte spektakël. Gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi, Muçi goditi fluturimthi, me topin që pasi flirtoi mes këmbëve të rivalëve u ndal në rrjetë, një gol për katalog që dërgoi në delir tifozët e Trabzonspor. Goztepe ngushtoi më pas shifrat në 1-2, por pa mundur t’i prishnin natën magjike sulmuesit shqiptar.

    Pas ndeshjes, Muçi u shfaq i kënaqur për pikët e plota dhe për paraqitjen e tij e cila po vjen gjithnjë e në rritje: “Jam shumë krenar për skuadrën time, ishte një tjetër ndeshje jashtë fushe dhe këto tre pikë janë shumë të rëndësishme për ne. Kjo fitore na bën edhe më të uritur për ndeshjet e radhës. Gjërat po shkojnë mirë edhe për mua, kjo më shtyn të punoj më shumë. Unë ëndërrojë për gjëra më të mëdha”, u shpreh Muçi.

  • VIDEO/ Super gol nga Ernest Muçi, lojtari shqiptar bëhet “makth” për kundërshtarët në Turqi

    Ernest Muçi ka shfaqur një tjetër fytyrë në javët e fundit të kampionatit. Sulmuesi shqiptar duket se ka lënë pas momentet e vështira, teksa tashmë është shndërruar në një “makth” për kundërshtarët.
    Ish-futbollisti i Tiranës ka shënuar dy gola të tjerë mbrëmjen e sotme. Muçi tundi rrjetën në minutën e 46 kundër Gëztepes, ndërsa në të 76-n dyfishoi shifrat me një super gol të shënuar në hyrje të zonës. Tashmë Ernest Muçi numëron 5 gola të shënuar në 3 ndeshjet e fundit me fanellën e Trabzonsporit./Sport Ekspres/
     
    ?

  • Ernest Muçi ylli i momentit, sulmuesi kuqezi shënon dopietë dhe i jep fitoren e radhës Trabzonspor (video)

    Ernest Muçi ylli i momentit, sulmuesi kuqezi shënon dopietë dhe i jep fitoren e radhës Trabzonspor (video)

    7 Dhjetor 2025

    20:05

    Telesport

    Trabzonspor ka marrë fitoren e tretë resht, duke mposhtur 1-2 Goztepe në transfertë. Protagonisti kryesor i takimit Ernest Muçi, autor i dy golave që sollën fitoren e madhe për Trabzonspor.
    Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë, pas një aksioni të shpejtë, Ernest Muçi gjen rrjetën. Tentativa e parë e sulmuesit kuqezi ndal nga portieri vendas, por jo e dyta.
    Ndërkohë në minutën e 75-të, Oleksandr Zubkov kroson nga goditja e dënimit pikërisht për Muçin dhe sulmuesi kuqezi tund rrjetën për herë të dytë me një goditje shumë të bukur. Ky është goli i katërt për sulmuesin kuqezi me fanellën e Trabzonspor, i cili ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit rresht, ku dhe ka dhënë një asist.
    Në minutat e fundit, Trabzonspor mbeti me 10 lojtarë, pasi Wagner Pina u ndëshkua direkt me karton të kuq ëpr faull ndaj lojtarit të fundit në kufijtë e zonës së rreptësisë. Vendasit ngushtuan shifrat me golin e Antony Dennis në minutën e 85-të, që shërben për statistikë. Trabzonspor fiton 1-2 dhe mban vendin e dytë me 34 pikë, dy pikë më pak se Galatasaray i vendit të parë.
    SHIKOGOLIN1
    SHIKOGOLIN2
     

  • LAJM I FUNDIT/ “U dhunua Ernest Gjoka dhe lojtarët tanë”! Skënderbeu braktis ndeshjen pas skandalit: Kështu nuk luajmë futboll

    LAJM I FUNDIT/ “U dhunua Ernest Gjoka dhe lojtarët tanë”! Skënderbeu braktis ndeshjen pas skandalit: Kështu nuk luajmë futboll

    Momente dhune dhe situata të padëshiruara kanë ndodhur në Kategorinë e Parë. Përpara takimit mes Ilirsë dhe Skënderbeut, ka ndodhur pikërisht ajo që nuk duhej. Një tension i mbartur nga më herët pasi Skënderbeu kishte fituar 2-0 në një takim paaradhës.
    Ndërkohë sot përpara takimit, në dhomën e zhveshjes ka ndodhur edhe skena jo e bukur. Disa pjesëtarë të Ilirsë kanë dhunuar Ernest Gjokën, por jo vetëm këtë trajner, por edhe lojtartët Saleh Nasr, Altin Ukici dhe Mario Gjata. E menjëhereshme ishte edhe deklarata me reagimin e Skënderbeut që pak minuta më parë ka shkruar se kështu nuk mund të luhet futboll.
    “DEKLARATËReagim i klubit KF Skënderbeu.Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.Ky nuk është futboll.Në këto kushte nuk mund të luhet futboll.Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare”, shkruan Skënderbeu. /Sport Ekspres/

  • Rasti i rrallë/ Komentatori i stadiumit nuk thërriti emrin e Ernest Muçit pas super golit, ishte i shokuar?

    Rasti i rrallë/ Komentatori i stadiumit nuk thërriti emrin e Ernest Muçit pas super golit, ishte i shokuar?

    Ernest Muçi është njeriu i momentit në Turqi! Të gjithë po flasin për të dhe veçanërisht te Beshiktashi janë të penduar që e lejuan ikjen e këtij futbollisti. Më saktë janë penduar tifozët që nuk shikonin një lojtar me shumë të ardhme te shqiptari pas disa luhatjeve të frikshme në performancat e tij.
    Megjithatë Muçi e kishte thënë problemin e tij, fakti që nuk luante si numër 10 pas sulmuesit kryesor, por përdorej gjithmonë në krahë. Pas ardhjes te Trabzonspor, kishte sërish disa luhatje në performanca derisa sulmuesi shpërtheu me tre gola, dy nga të cilat ishin të një niveli tjetër.
    Një detaj shumë i rrallë ishte fakti që komentatori i stadiumit nuk e përmendi emrin e Ernest Muçit pas golit. Pra gjithmonë jemi mësuar që pasi një lojtar shënon gol, komentatori thërret emrin e tij dhe e bën këtë njëzëri edhe me tifozët në stadium. Por në golin e Muçit kundër Konyaspor kjo nuk ndodhi.
    Arsyeja? Tifozët e Trabzonspor shkruajnë se komentatori i stadiumit ishte shokuar nga ai gol dhe ngeli pa fjalë, duke harruar faktin se duhej të thërriste emrin e shqiptarit për shkak të golit. Por në fakt arsyeja ishte paksa më ndryshe. Në momentin kur u mor goditja e dënimit, mikrofoni dhe audio në stadium kishin një problem të vogël. E teksa problemi po rregullohej me shpejtësi, Muçi ishte akoma edhe më i shpejtë duke shënuar nga goditja e dënimit. Kur problemi u rregullua tërësisht, Ernest Muçi kishte përfunduar punë me golin dhe ishte shumë vonë për të thirrur emrin e shqiptarit.
    Ndërkohë një detaji akoma edhe më i bukur ishte ai i shkrimit të ardhur nga media turke “61saat”. Pak fjalë, por që janë shumë për kuptuar përfundimin dhe mbi të gjitha për të bërë një vlerësim poetik. “E njëjta fjalë po përdoret nga fëmijët që gjuajnë me top rrugëve të Turqisë tani. “Muçiiiiiii”. Pasi golat e tij janë bërë viral në rrjetet sociale, fëmijët në Turqi dëshirojnë që të bëhen si lojtari i Shqipërisë. /Sport Ekspres/?

  • “Dukej me zemër skandinavi, jo me zemër shqiptari!” Gazetari habitet: Si ka mundësi që Muçi nuk lëvizi nga vendi?

    “Dukej me zemër skandinavi, jo me zemër shqiptari!” Gazetari habitet: Si ka mundësi që Muçi nuk lëvizi nga vendi?

    Ernest Muçi ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në Turqi me Trabzonsporin gjatw fundjavws. Në ndeshjen kundër Konyaspor, sulmuesi shqiptar tregoi edhe njëherë tjetër potencialin e tij duke shënuar nga distanca.
    Por vërtet e habitshme ishte fakti se Muçi nuk iu afrua aspak me festimin e tij, magjisë së këtij goli, teksa nuk lëvizi nga vendi si të kishte shënuar nga 11-metrat. E gjitha kjo i ka bërë përshtypje edhe moderatorit të “Mega Sport” në “A2 CNN”, Altin Sulçes.
    “Në Turqi janë mahnitur nga Ernest Muçi. Po shikoja një postim brilant, fantastik që vjen nga Turqia për të, pyesnin nëse ai gol ishte një inteligjencë artificiale apo e vërtetë. Kishin bërë një fotografi ku Ernest Muçi dilte me një cip në tru. Ajo që mua më habiti fare pastaj ishte reagimi pas golit. Nuk festoi fare, nuk lëvizi nga vendi pas një super goli të tillë që duhej të ishte tërbuar. Nuk e di, aty dukej me zemër skandinavi, jo me zemër shqiptari”, tha Sulçe.

  • “Dukej me zemër skandinavi, jo me zemër shqiptari”! Gazetari habitet: Si ka mundësi që Ernest Muçi nuk lëvizi nga vendi?

    “Dukej me zemër skandinavi, jo me zemër shqiptari”! Gazetari habitet: Si ka mundësi që Ernest Muçi nuk lëvizi nga vendi?

    Ernest Muçi ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në Turqi me Trabzonsporin. Në ndeshjen kundër Konyaspor, sulmuesi shqiptar tregoi edhe njëherë tjetër potencialin e tij duke shënuar nga distanca. Por vërtet e habitshme ishte fakti se Muçi nuk iu afrua aspak me festimin e tij, magjisë së këtij goli, teksa nuk lëvizi nga vendi si të kishte shënuar nga 11-metrat. E gjitha kjo i ka bërë përshtypje edhe moderatorit të “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”, Altin Sulçes.
    “Në Turqi janë mahnitur nga Ernest Muci. Po shikoja një postim brilant, fantastik që vjen nga Turqia për të, pyesnin nëse ai gol ishte një inteligjencë artificiale apo e vërtetë. Kishin bërë një fotografi ku Ernest Muçi dilte me një cip në tru. Ajo që mua më habiti fare pastaj ishte reagimi pas golit. Nuk festoi fare, nuk lëvizi nga vendi pas një super goli të tillë që duhej të ishte tërbuar. Nuk e di, aty dukej me zemër skandinavi, jo me zemër shqiptari”, tha Sulçe. /Sport Ekspres/?