Tag: emocionet

  • Çfarë është ‘rage bait’ dhe si manipulojnë mediat sociale emocionet tona

    Çfarë është ‘rage bait’ dhe si manipulojnë mediat sociale emocionet tona

    Kushdo që kalon pak kohë në rrjete sociale e njeh mirë atë ndjesinë e vogël, por të fortë: zemra të rreh më shpejt, nervat të ngrihen, sytë të hapen më shumë, kur të del përpara një video absurde, një titull i ekzagjeruar, një koment që duket sikur është shkruar vetëm për të të acaruar.

    Nuk është rastësi. Nuk është “rast i izoluar i internetit”.

    Është i projektuar. Ky mekanizëm quhet rage bait dhe është ndërtuar qëllimisht për ta kthyer zemërimin tonë në klikime, klikimet në vëmendje, dhe vëmendjen në fitim.

    Çfarë është “rage bait”?

    “Rage bait” është përmbajtje online e krijuar enkas për të provokuar:

    -zemërim
    -përçmim
    -neveri
    -indinjatë
    Mund të jetë një status, një video, një titull lajmi, një koment, një meme. Zakonisht:

    -e thjeshtuar në ekstrem
    -e nxjerrë nga konteksti
    -e ekzagjeruar ose e shtrembëruar
    Qëllimi nuk është të informojë, por të të detyrojë të reagosh:
    të komentosh, të ndash, të ofendosh, të mbrosh veten, të “vendosësh drejtësinë”.

    Në një farë mënyre, është clickbait 2.0: në vend të kureshtjes, luan drejtpërdrejt me emocionet negative, sepse:

    -ato ndizen më shpejt
    -mbahen më gjatë
    -dhe, për platformat, janë më fitimprurëse.Pse funksionon kaq mirë provokimi?

    Sepse nuk po luhet vetëm me mendimin tonë, por edhe me biologjinë tonë.

    Kur ne ndeshemi me diçka që na duket ofenduese, e padrejtë, kërcënuese aktivizohet sistemi limbik, veçanërisht amigdala, pjesa e trurit që “ngre alarmin” sapo nuhat rrezik për ne ose për “grupin tonë”.

    Shkencërisht, kjo quhet negativity bias:

    -truri i kushton shumë më tepër rëndësi informacionit negativ sesa atij neutral apo pozitiv.

    Çfarë ndodh praktikisht?

    -ndjejmë urgjencë: “Duhet të reagoj!”
    -bie aftësia për të menduar me qetësi
    -rritet shansi të komentojmë, të shpërndajmë, të sulmojmë pa verifikuar asgjë
    Paralelisht, futet në lojë edhe sistemi i shpërblimit në tru:

    -kur shfryjmë online dhe shohim që të tjerët pajtohen me ne
    -marrim like, “bravo”, komente mbështetëse
    -truri lëshon dopaminë. Dhe dopamina i thotë sistemit tonë:
    “Bëje përsëri. Kjo ndjehet mirë.”

    Kështu, indinjata kthehet në mini–varësi: sa herë që zemërohemi publikisht dhe marrim aprovime, forcohet lidhja mes zemërimit dhe ndjenjës së shpërblimit.

    Algoritmi e do zemërimin tuaj.
    Për platformat, kjo është ar.
    Sa më shumë të rrish online, të debatosh, të grindesh, të reagosh  aq më shumë:

    kohë ekrani
    të dhëna
    reklama të shfaqura
    dhe pra, më shumë fitim.

    Algoritmet janë të programuar që të promovojnë përmbajtjen me angazhim të lartë. Dhe çfarë sjell më shumë komente, share, reagime të forta? Pikërisht çfarë na zemëron, na trondit, na frikëson.

  • Pse e qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin

    Njerëzit që qajnë perceptohen si të dobët.

    Ky paragjykim është shumë i gabuar, sepse e qara është një nga veprimet më të shëndetshme për organizmin.

    Kur njeriu derdh lotë, me to çliron edhe ndjenjat më të shtypura brenda vetes.

    Për më tepër, e qara nuk asociohet vetëm me emocionet negative.

    Njeriu mund të qajë edhe nga lumturia.

    Ndonëse në vendin tonë, si dhe në vende të tjera të botës, e qara është një dobësi që i atribuohet vetëm gjinisë femërore, shkenca thotë se frenimi i emocioneve krijon probleme të thella psikologjike dhe të dobëson më shumë.

    Studimet kanë zbuluar një sërë përfitimesh që i vijnë organizmit nëse njeriu nuk i mban lotët.

    Përfitimet janë jo vetëm emocionale por edhe fizike.

    E qara largon stresin

    Njeriu përballet me mijëra momente stresuese çdo ditë.

    Kjo ngarkesë emocionale duhet çliruar dhe lotët janë mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe ndjenjat negative.

    Lotët përmbajnë një substancë të njohur si adrenocorticotropinë, një hormon që lidhet me stresin.

    Lotët përmbajnë edhe prolaktinë dhe encefalinë që janë substanca natyrale kundër dhimbjes.

    Kjo është arsyeja përse ndiheni më të qetë pas një të qare.

    Lotët shuajnë dhimbjen

    Lotët kanë aftësinë të transformojnë emocionet negative në diçka të prekshme dhe të manovrueshme.

    Nëpërmjet të qarës, njeriu mund të përballet më mirë me ndjenjat.

    E qara është hapi i parë për të kapërcyer dhimbjen fizike dhe emocionale.

    Për shembull, kur një fëmijë rrëzohet dhe lëndohet, reagimi i parë i tij është të qajë si pasojë e dhimbjes fizike.

    E njëjta gjë vlen edhe për emocionet. Nëpërmjet të qarës, njeriu i jep formë të prekshme një emocioni negativ që lëndon.

    E qara përmirëson humorin

    Kur njeriu qan, truri prodhon endorfinë që rezulton në përmirësimin e konsiderueshëm të humorit.

    Duke qenë se nëpërmjet lotëve, çlirohet tensioni, njeriu do të arrijë të shohë gjërat më qartë dhe të ngrihet përtej vështirësive.

    Çështjet psikosomatike

    Sipas të dhënave të AgroWeb,org, nëse truri përcepton se diçka po të lëndon, menjëherë gjeneron një kundërpërgjigje negative në organizëm.

    Truri është si një thikë me dy presa.

    Nëse nuk i çlironi emocionet, ndjenjat apo mendimet mund të shkaktojë çrregullime psikosomatike siç janë depresioni, ankthi dhe vetëvlerësimi i ulët.

    Njerëzit e prekur nga depresioni ose ata që janë gijthë kohën të mërzitur dhe nuk e shprehin, vuajnë nga çrregullime me tretjen ose kanë oreks të dobët.

    Për më tepër, ata janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet me frymëmarrjen.

    Përmbajtja e lotëve dhe mërzisë shkakton jo vetëm probleme me stomakun, por edhe ekzema në lëkurë dhe probleme më të thella.

    E qara përmirëson shikimin

    Lotët lubrifikojnë membranat e syve.

    Nëse ju i mbani lotët atëherë rrezikoni të dëmtoni shikiminin, sepse një nga funksionet kryesore të lotëve është të hidratojë sytë.

    Lotët janë rezultat i disa reagimeve kimike dhe nxiten nga një sërë faktorësh:

    Ambienti dhe njerëzit që ju rrethojnë

    Agjentë të jashtëm që tjetërsojnë mukusin e syve

    Marrëdhëniet biokimike mes trurit (kujtesa, emocionet, ndjenjat) personalitetit dhe humorit.

    Është e rëndësishme të mësoni se nëse ju nuk qani dot, atëherë trupi do të qajë për ju.

    E qara mbron trupin nga manifestimet fizike të dhimbjes.

    Mirë është të derdhni lot lumturie, por edhe ato prej dhimbjes nuk duhet t’i frenoni pasi janë pjesë e natyrës njerëzore.

  • “Mos lejo që emocionet të të mposhtin sot”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Mos lejo që emocionet të të mposhtin sot”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Dashi
    Mund të ketë një aspekt të natyrës suaj që e injoroni. Gjithmonë dëshironi të jeni ju ai që ka kontrollin në një marrëdhënie. Do të ishte e denjë ta ndryshoni këtë. Nuk parashikohen zhvillime në aspektin profesional.
    Demi

    Mos lejo që emocionet të të mposhtin sot. Nëse mund t’i kontrollosh ato, do të kesh forcë të dhjetë personave. Mund të bësh çfarë të duash dhe askush nuk mund të të ndalojë.
    Binjakët
    Më në fund, sot, do të kuptosh se si është të kesh kontrollin e gjërave. Madje do të ndihesh sikur ke lindur për ta bërë këtë. Sidoqoftë, do ta koordinosh bukur ditën. Je maestro që “dirigjon” një orkestër të plotë.
    Gaforrja
    Ndryshe nga rastet e tjera, sot do t’i shfaqësh ndjenjat e tua të vërteta. Edhe kur i fsheh, ato janë ende aty, thellë brenda teje. Mund të mendosh se shfaqja e ndjenjave është shenjë dobësie, por sot do t’i tregosh botës se zemra jote nuk është prej guri dhe do ta lësh veten të lirë.
    Luani
    Sjellja juaj do të përmirësojë lidhjen tuaj në çift. Do të përqendroheni dhe do të shijoni të tashmen, dhe nuk do të jeni të humbur në mendime si zakonisht. Do të jeni gati të përjetoni kënaqësitë e jetës.
    Virgjëresha
    Do të keni shumë qëndrueshmëri në javët në vijim. Do të ndiheni më energjikë. Ju lulëzoni nga dëshirat tuaja romantike dhe kreativiteti. Duhet të përpiqeni të mbani nën kontroll situatat.
    Peshorja
    Je një person sensual. Ke forcë emocionale. Njerëzit që do të hasësh do të mahniten nga fuqia jote. Mundohu ta mbash këtë energji nën kontroll. Lidhja në çift do të jetë në momentet e saj më të bukura.
    Akrepi
    Ju pëlqen të takoni njerëz të rinj dhe të flisni me ta, por rrallë përfshiheni personalisht, pasi mbani një distancë të caktuar midis jush dhe personit me të cilin po flisni. Sot do të pyesni veten nëse po humbisni përvoja interesante duke kontrolluar kaq fort emocionet tuaja.
    Shigjetari
    Ndoshta do të ndihesh pak i humbur sot. Do të duhet të marrësh një vendim në të ardhmen e afërt dhe jeta jote do të ndikohet shumë nga kjo. A duhet t’i dëgjosh dëshirat e tua? A duhet ta kenë ato në dorë jetën tënde? Apo duhet të përpiqesh të frenosh ndjenjat e tua dhe të ndjekësh rrugën më praktike?
    Bricjapi
    Sot do të ndryshosh qasjen tënde ndaj marrëdhënieve. Në të kaluarën, ato bazoheshin në ndjenja, por tani do të vendosësh që ato duhet të jenë më racionale. Mund të mendosh se ky ndryshim i papritur i qëndrimit mund të të dëmtojë lumturinë, por gjithashtu mund të çojë në marrëdhënie më të forta dhe më të qëndrueshme.
    Ujori
    Ke vendosur ta lësh veten të lirë. Je lodhur duke qenë një person i kontrolluar në mënyrë të përsosur. Nuk do të frenosh më dëshirat e tua! Diçka në ajër është ndryshe. Mund t’i shprehësh nevojat e tua lirisht.
    Peshqit
    Aspektet aktuale planetare mund të ndryshojnë qasjen tuaj ndaj jetës. Do t’ju duhet të thelloni marrëdhëniet tuaja me njerëzit që keni takuar së fundmi. Ndoshta do të tërhiqeni nga njëri prej tyre, por bëni kujdes me ragimin që mund të merrni.

  • Duka: Jemi në Play Off, faleminderit për emocionet

    Duka: Jemi në Play Off, faleminderit për emocionet

    Kualifikimi në Play Off për Kupën e Botës i Shqipërisë teksa mundi Andorrën 0-1 është shoqëruar me një postim të presidentit të FSHF-së Armand Duka.

    Ai shkruan në Facebook:

    Jemi në PLAY OFF!E meritojnë këta djem fitoren sot, e meritojnë tifozët, e meriton çdo shqiptar që sot i ka rrahur zemra fort, po aq sa dhe mua!Faleminderit për emocionet, për krenarinë, për gjithçka!

    Vazhdo leximin

  • “Elite Youth Development Academy”, të ftuar portieri Hoxha dhe sulmuesi Skuka të Partizanit

    “Elite Youth Development Academy”, të ftuar portieri Hoxha dhe sulmuesi Skuka të Partizanit

    Të ftuarit e radhës në Elite Youth Development Academy ishin dy futbollistët e Partizanit, Alban Hoxha dhe Xhuliano Skuka, të cilët kanë qenë edhe pjesë e Kombëtares Shqiptare. Talentet e vegjël patën mundësi të dëgjojnë nga afër për rrugëtimin e tyre në futboll, përvojat, sfidat dhe momentet më të veçanta të karrierës. Alban Hoxha, portieri i njohur, foli për emocionet e karrierës së tij, eksperiencën në Europë dhe në Kombëtare, si dhe kënaqësinë e të luajturit në stadiume të mbushura me tifozë.
    Ai mban edhe rekordin prej 1084 minutash pa pësuar gol në kampionatin shqiptar, një arritje që dëshmon për disiplinën dhe punën e tij të palodhur. “Ëndërroja të luaja në Champions League, ëndërroja të isha pjesë e Kombëtares dhe unë të dyja këto fatmirësisht i arrita. Kam luajtur edhe në Champions League, edhe në Kombëtare, kam parë edhe të gjithë lojtarët më të mirë në botë që janë aktualisht. Kjo pjesë më motivonte. Emocionet kanë qenë kur fillon dhe bëhesh lojtar profesionist dhe pastaj fillon të luash nëpër stadiumet e mëdha. Këto janë emocionet më të mëdha sidomos kur stadiumi është plot me tifozë. Të jep një kënaqësi shumë të madhe dhe të jep shtysë për të vazhduar përpara, pavarësisht se mund të ketë edhe momente të këqija në karrierë”. Xhuliano Skuka tregoi për motivimin që ka pasur që fëmijë, mbështetjen e gjyshit dhe babait, largësinë nga shtëpia dhe rëndësinë e stërvitjes dhe edukatës. Skuka është edhe shitja më e shtrenjtë e një futbollisti shqiptar, 1.4 milion euro drejt Metz, duke treguar vlerën e tij në futbollin shqiptar dhe jo vetëm.
    “Motivimi im i parë ishte gjyshi që më merrte në çdo stërvitje dhe pastaj babi. Shkolla është para futbollit, sidomos në shtetin ku unë kam qenë, Franca, me shkollën janë shumë të rreptë. Edukata nuk ka lidhje vetëm me sportin, edukata është në përditshmëri, duhet ta kemi të gjithë. Vlera e stërvitjes është që të gjithë këto që thamë t’i fusin bashkë aty. Nëse nuk stërvitesh, të gjitha këto bien poshtë”.

  • Elite Youth Development Academy, Hoxha & Skuka ndajnë eksperiencat me talentet e rinj

    Elite Youth Development Academy, Hoxha & Skuka ndajnë eksperiencat me talentet e rinj

    Të ftuarit e radhës në Elite Youth Development Academy ishin dy futbollistët e Partizanit, Alban Hoxha dhe Xhuliano Skuka, të cilët kanë qenë edhe pjesë e Kombëtares Shqiptare. Talentët e vegjël patën mundësi të dëgjojnë nga afër për rrugëtimin e tyre në futboll, përvojat, sfidat dhe momentet më të veçanta të karrierës.
    Alban Hoxha, portieri i njohur, foli për emocionet e karrierës së tij, eksperiencën në Europë dhe në Kombëtare, si dhe kënaqësinë e të luajturit në stadiume të mbushura me tifozë. Ai mban edhe rekordin prej 1084 minutash pa pësuar gol në kampionatin shqiptar, një arritje që dëshmon për disiplinën dhe punën e tij të palodhur.
    “Ëndërroja të luaja në Champions League, ëndërroja të isha pjesë e Kombëtares dhe unë të dyja këto fatmirësisht i arrita. Kam luajtur edhe në Champions League, edhe në Kombëtare, kam parë edhe të gjithë lojtarët më të mirë në botë që janë aktualisht. Kjo pjesë më motivonte. Emocionet kanë qenë kur fillon dhe bëhesh lojtar profesionist dhe pastaj fillon të luash nëpër stadiumet e mëdha. Këto janë emocionet më të mëdha sidomos kur stadiumi është plot me tifozë. Të jep një kënaqësi shumë të madhe dhe të jep shtysë për të vazhduar përpara, pavarësisht se mund të ketë edhe momente të këqija në karrierë. Është e vështirë, por në momentin që do të arrish të bëhesh futbollist, do i harrosh të gjitha vështirësitë pastaj”.
    Xhuliano Skuka tregoi për motivimin që ka pasur që fëmijë, mbështetjen e gjyshit dhe babait, largësinë nga shtëpia dhe rëndësinë e stërvitjes dhe edukatës. Skuka është edhe shitja më e shtrenjtë e një futbollisti shqiptar, 1.4 milion euro drejt Metz, duke treguar vlerën e tij në futbollin shqiptar dhe jo vetëm.
    “Motivimi im i parë ishte gjyshi që më merrte në çdo stërvitje dhe pastaj babi. Shkolla është para futbollit, sidomos në shtetin ku unë kam qenë, Franca, me shkollën janë shumë të rreptë. Edukata nuk ka lidhje vetëm me sportin, edukata është në përditshmëri, duhet ta kemi të gjithë. Largësia për mua ka qenë pak më ndryshe, sepse që i vogël kam qenë larg shtëpisë dhe më pas sërish me futbollin kam disa vite që po rri larg. Tani kanë ndryshuar gjërat normal. Vlera e stërvitjes është që të gjithë këto që thamë t’i fusin bashkë aty. Nëse nuk stërvitesh, të gjitha këto bien poshtë”.
    Mesazhi i tyre për talentet ishte i qartë; puna, disiplinë dhe motivim janë çelësi për të arritur suksesin në futboll.

  • Klinsman Cake në konferencën e parë për shtyp si kuqezi: Nuk mund t’i përshkruaj dot emocionet

    Klinsman Cake në konferencën e parë për shtyp si kuqezi: Nuk mund t’i përshkruaj dot emocionet

    Klinsman Cake u ul sot në konferencën zyrtare përkrah trajnerit Silvinjo. Mbrojtësi shqiptar shprehu emocionet e tij të para si pjesë e grumbullimit me Kombëtaren, duke theksuar se kjo ka qenë një ëndërr e tij që prej fëmijërisë.
    Emocionet e para si lojtar i Kombëtares – Emocionet nuk mund t’i përshkruaj, pasi dihet çfarë emocionesh të jep Kombëtarja. Ka qenë një ëndërr për mua, ashtu siç është për çdo fëmijë shqiptar, besoj. Çdo fëmijë i rritur këtu e ka ëndërr të luajë një ditë për Kombëtaren, dhe për momentin unë jam i grumbulluar, mund të them që po jetoj një ëndërr.
    Si e gjetët grupin e lojtarëve? – Grupi është shumë i mirë, e kam gjetur shumë të bashkuar. Të gjithë çunat janë aty për njëri-tjetrin, shumë mikpritës, dhe dua t’i falënderoj për mikpritjen që më kanë bërë. I kam gjetur shumë mirë.
    Biseda me trajnerin – Kam pasur një bisedë pasi erdha këtu. Më parë nuk kisha folur; në momentin kur më thirrën dhe nisi grumbullimi, atëherë folëm.
    “Premtim” nga trajneri se do të luani nesër? – Normalisht që jo. Askush nuk ta jep atë premtim kur vjen në Kombëtare. Ne vijmë në Kombëtare të gjithë dhe jemi gati çdo sekondë – qoftë në fushë, qoftë në stol apo në tribunë, nëse do të jetë nevoja. Askush nuk premton asgjë.
    E prisje një ftesë para ndeshjes me Serbinë? – Nuk e kisha menduar, por kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Sa për kuqezinjtë, gjithë jetën kuqezi!
    Cili ka qenë reagimi i skuadrës së Shkëndijës pasi more ftesën? – Te klubi i Shkëndijës janë gëzuar shumë, duke e ditur se sa shumë e duam Kombëtaren shqiptare dhe sa patriotë janë. Janë gëzuar të gjithë – kryesia, lojtarët dhe i gjithë ekipi më kanë përgëzuar dhe më kanë uruar sa më shumë suksese. Më uruan gjithashtu të fitojmë ndeshjen me Serbinë, që ishte gjëja kryesore.
    Kush të jep më shumë emocion, “kuqezi”-ja e Shkëndijës apo ajo e Kombëtares? – Te Shkëndija më japin emocion ngjyrat kuqezi, por Kombëtarja është një ndjesi tjetër – e pakrahasueshme me asnjë klub, e papërshkrueshme, që çdo fëmijë e ëndërron. Është një ëndërr e bërë realitet.
    Thirrja për tifozët – Nesër i ftoj të gjithë tifozët nga e gjithë shqiptaria dhe diaspora që, ashtu siç dolën nëpër rrugë dhe botë për të festuar, t’i ftoj të vijnë nesër në stadium dhe të festojmë së bashku atë fitore të madhe që arritëm.

  • “Unë po jetoj ëndrrën”! Klisman Cake flet për Kombëtaren: Nesër festojmë në stadium për fitoren në Serbi

    “Unë po jetoj ëndrrën”! Klisman Cake flet për Kombëtaren: Nesër festojmë në stadium për fitoren në Serbi

    Klinsman Cake u ul sot në konferencën zyrtare përkrah trajnerit Silvinjo para ndeshjes me Jordaninë. Mbrojtësi shqiptar shprehu emocionet e tij të para si pjesë e grumbullimit me Kombëtaren, duke theksuar se kjo ka qenë një ëndërr e tij që prej fëmijërisë.
    Emocionet e para si lojtar i Kombëtares – Emocionet nuk mund t’i përshkruaj, pasi dihet çfarë emocionesh të jep Kombëtarja. Ka qenë një ëndërr për mua, ashtu siç është për çdo fëmijë shqiptar, besoj. Çdo fëmijë i rritur këtu e ka ëndërr të luajë një ditë për Kombëtaren, dhe për momentin unë jam i grumbulluar, mund të them që po jetoj një ëndërr.
    Si e gjetët grupin e lojtarëve? – Grupi është shumë i mirë, e kam gjetur shumë të bashkuar. Të gjithë çunat janë aty për njëri-tjetrin, shumë mikpritës, dhe dua t’i falënderoj për mikpritjen që më kanë bërë. I kam gjetur shumë mirë.
    Biseda me trajnerin – Kam pasur një bisedë pasi erdha këtu. Më parë nuk kisha folur; në momentin kur më thirrën dhe nisi grumbullimi, atëherë folëm.
    “Premtim” nga trajneri se do të luani nesër? – Normalisht që jo. Askush nuk ta jep atë premtim kur vjen në Kombëtare. Ne vijmë në Kombëtare të gjithë dhe jemi gati çdo sekondë – qoftë në fushë, qoftë në stol apo në tribunë, nëse do të jetë nevoja. Askush nuk premton asgjë.
    E prisje një ftesë para ndeshjes me Serbinë? – Nuk e kisha menduar, por kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Sa për kuqezinjtë, gjithë jetën kuqezi!
    Cili ka qenë reagimi i skuadrës së Shkëndijës pasi more ftesën? – Te klubi i Shkëndijës janë gëzuar shumë, duke e ditur se sa shumë e duam Kombëtaren shqiptare dhe sa patriotë janë. Janë gëzuar të gjithë – kryesia, lojtarët dhe i gjithë ekipi më kanë përgëzuar dhe më kanë uruar sa më shumë suksese. Më uruan gjithashtu të fitojmë ndeshjen me Serbinë, që ishte gjëja kryesore.
    Kush të jep më shumë emocion, “kuqezi”-ja e Shkëndijës apo ajo e Kombëtares? – Te Shkëndija më japin emocion ngjyrat kuqezi, por Kombëtarja është një ndjesi tjetër – e pakrahasueshme me asnjë klub, e papërshkrueshme, që çdo fëmijë e ëndërron. Është një ëndërr e bërë realitet.
    Thirrja për tifozët – Nesër i ftoj të gjithë tifozët nga e gjithë shqiptaria dhe diaspora që, ashtu siç dolën nëpër rrugë dhe botë për të festuar, t’i ftoj të vijnë nesër në stadium dhe të festojmë së bashku atë fitore të madhe që arritëm.

  • Gjimshiti: Urimin e parë e mora nga bashkëshortja. Shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu

    Gjimshiti: Urimin e parë e mora nga bashkëshortja. Shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu

    Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka folur pas fitores historike të Shqipërisë në transfertën ndaj Serbisë, duke ndarë emocionet e mëdha që ka përjetuar si në aspektin personal, ashtu edhe profesional.
    Në prononcimin e dhënë për DigitAlb, mbrojtësi kuqezi zbuloi se bashkëshortja e tij, me origjinë serbe, ishte personi i parë që e uroi pas ndeshjes.
    “Emocionet para ndeshjes kanë qenë të shumta. Kam përjetuar shumë në karrierën time, kam mësuar si ta përballoj presionin. Kjo ishte një ndeshje ndryshe, sepse shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu. Edhe tani nuk e kemi realizuar plotësisht këtë ëndërr — emocionet janë ende të freskëta. Nga e gjithë bota na kanë ndjekur dhe e dimë që i kemi bërë të gjithë shqiptarët krenarë.
    E njoh Ajetin që kur ishim 15 vjeç. Kemi luajtur bashkë edhe te Zvicra. Vendosëm të dy të përfaqësojmë Shqipërinë dhe që prej asaj kohe kanë kaluar mbi 10 vite. Ky është një grup me shumë cilësi, por mbi të gjitha me karakter. Të gjithë luftuam në fushë dhe dhamë maksimumin – kjo është një arritje e madhe për ne.”
    Për sa i përket mesazheve të shumta që ka marrë pas ndeshjes, kapiteni theksoi: “Urimi i parë ishte nga bashkëshortja dhe familja. Kam marrë shumë mesazhe, ende nuk i kam hapur të gjitha. Më të rëndësishmit janë ato nga familja, prindërit dhe gruaja.”
    Në fund, Gjimshiti komentoi edhe përballjen personale me Dusan Vlahoviç, sulmuesin e Juventusit: “Kam luajtur shumë herë kundër Vlahoviçit, besoj mbi 10 ndeshje. Po kalon një periudhë të vështirë, por mbetet sulmues me cilësi. Në pjesën e parë pati një rast të madh, por ia dolëm ta mbajmë mirë.”

  • Qerimi Vrioni: Emocionet e një fotografi

    Qerimi Vrioni: Emocionet e një fotografi

    Sprovë

    Nga Qerim Vrioni

                                                        

    Si në  çdo veprimtari krijuese në fushë të  arteve,  edhe në krijimin e fotografisë, emocionet janë element nxitëse, që  e shtyjnë autorin për ngjizjen e saj. Këtu fjala rreh për fotografët të cilët mëtojnë të krijojnë foto arti. Atyre, aparati iu është shtuar si një gjymtyrë dhe fotografimi si shqisë  me të cilën janë përherë në “gjueti” a “peshkim” të pamjeve që do të përngrijnë (fiksojnë) në pelikolën e filmit e më pas në letrën fotografike. Veçantia, po të shprehemi në mënyrë figurative, qëndron në vozitjen gjithë ditës me varkën e tyre, aparatin, në detin e fotografisë. Prej çastit kur imazhi godet syrin dhe mendjen e fotografit  deri sa fotoja bëhet gati për të “parakaluar” në ekspozitë ose të paraqitet në album, kryhen disa procese krijuese mendore e teknike. Pa dyshim, çdo kohëndarje e këtyre proceseve  shoqërohet me emocione vetjake të ndryshme.

    Para se të shkrepet aparati, ajo  që ndodhet përballë fotografit, nëpërmjet syrit, “përtypet”  nga vetëdija dhe nënvetëdija e njeriut. Kur këto të  dyja, barabar ose njera më shumë  se tjetra bien në një “mendje” se tanimë gjithçka është në rregull, menjëherë ato i u hapin “shtegun” përudhjeve të mëtejshme. Aparati shtrëngohet pas fytyrës, frymëmarja mbahet, trupi ngrin, e nga sistemi qendror nervor urdhërohet ajo lëvizja klasike e gishtit tregues mbi butonin e shkrepjes. Ndërkaq, shembëllimi në të dhjetat e sekondës, ose edhe shumë më pak, kalon (si në vrimë të gjilpërës) nëpër objektiv dhe ndehet përgjithmonë mbi film. Nga ky nëpërkalim atij i humbet një përmasë (thellësia) dhe  shndërohet kështu në një figurë të rafshët, pra dypërmasore.

    Shtypja e mollëzës së  gishtit  tregues mbi butonin e shkrepjes i jep fund trysnisë ndjesore të krijuar nga imazhi mbi fotografin, e në atë lëvizje mekanike (mish-metal) kalon si “shkrepje rrufeje” një rrymë e lartë emocionale, a ndoshta nje tension i ndjeshëm bioelektrik. Vet fjala “shkrep” (aparatin), që simbolizon fotografimin, në gjuhën shqipe përdoret edhe për rrufenë, si dhe për daljen e shkëndijave kur përplasen dy sende. Kjo fjalë ka një tingëllimë shumë të afërtë me zhurmërinë e obturatorit gjatë fotografimit (shkrap) dhe sipas fjalorit të termave letrare, përbën një onomatope të pastër. Pra, një proces teknik, bazë për një krijim artistik, emërtohet në shqip me një figurë letrare. Ndoshta kjo përbën një “epërsi” të gjuhës tonë ndaj të tjerave në lëm të fotografisë Këtu,  merita i përket atij fotografi shqiptar  me shpirt poeti, deri tani i panjohur, aty nga fillimi i shekullit XX, i cili e shqiptoi për herë të parë. Më pas me këmbëngulje ai e përdori në vijimësi në vend të ndonjë fjale të huaj, siç ndodhte e ndodh rëndom. Në rastin e fotografimit, dy subjektet janë: Njeriu dhe mjeti (fotografi dhe aparati) dhe xixat ose shkëndijat janë fotografitë, fryt i mendimit dhe i veprimit të të dyve. Shkrepja shoqërohet nga zhurma (e ëmbël për fotografin) e hapje-mbylljes së obturatorit që tejçon nga veshi në tru kumtin se shëmbëllesa “u prangos”. Pra, edhe nje shqisë më tepër, ajo e dëgjimit, merr pjesë në procesin e fotografimit, çka  natyrshëm shton emocionet.

    Pas këtij çasti, të rrahurat e zemrës së fotografit ulen disi, por pa u normalizuar, sepse nuk është përpunuar fotoja në laborator, dhe ai nuk e ka  prekur krijimin e tij, fotografinë, madje as me shikim. Ndonëse përbën  një proces teknik, ai është shumë  i rëndësishëm. Stampimi në laborator, ku fotografia përfundohet (teknikisht) gjithashtu ka emocionet e tij. Letra e ndjeshme, e bardhë në dukje, pasi ka kaluar nga zmadhuesi është “mbarsur” me shëmbëllimin. Në vaskën  e zhvilluesit, ajo dalngadalë e pjesë-pjesë, ngjyroset nën  veprimin e reaguesve kimike. Kështu nis “mpiksja” e fotografisë. Fotografi, tanimë i bërë vetëm sy, vëren si formohen, të themi flokët, vetullat, sytë e pjesë të tjera të një portreti, e kur mbaron ravijëzimi, ai heton se sa ia ka arritur qëllimit me këtë foto. Kjo kohështrirje ndjesiplote ha disa minuta të “mëdha” e duhet pritur të formëzohen edhe fotot e tjera që të dalë në përfundime për punën fillimisht teknike.

    Për natyrën e mënjëanshme të artit fotografik, puna nuk mbaron me stampimin në letër të imazhit. Kjo sepse, në ndryshim nga piktori, i cili pasi e mbaron veprën, vendos datën dhe emrin dhe le mënjanë penelin , fotografi duhet të bëjë zgjedhjen e  më të mirës ndër disa që ka përpara. Me këtë kuptojmë përcaktimin e fotografisë përfaqësuese, ngaqë për veçoritë e këtij arti, rregullisht për çdo pamje aparati  nuk shkrepet vetëm një herë (përjashtohen rastet kur imazhi që po fotografohet është në çastet e konsumimit të tij përfundimtar). Duke pasur në duar shumë foto për të njëjtën pamje a subjekt (me ndryshime të parametrave teknikë, si  këndmarrja, shkallët e diafragmës, fokusimit dhe kohës, por që ndryshojnë vlerën e fotos), fotografi duhet të përveçojë atë më të bukurën, më të goditurën, gjithmonë sipas tij. E këtu nuk ka matematikë, sepse vepron më shumë nënvetëdija  dhe ai e ka të vështirë të lërë mënjanë disa foto e të mbajë vetëm një,  mbasi të gjithë gishtat e dorës dhembin njësoj. Pas disa mëdyshjesh ai duhet të  vendosi, e  tani rahjet e zemrës përsëri shpeshtohen. Kjo përzgjedhje kërkon shije të hollë artistike dhe shpërfaq kësisoj nivelin estetik të fotografit. Si të thuash, është një proces teorik ku ndërthuren në përpjestime të papërcaktuara estetika dhe psikologjia e fotografit. Atij tanimë, i duhet “të hedhë dorën e të zgjedhi mollën”, e kjo të jetë e tillë që të nesërmen të mos “e hedhë dorën “ sërish. Këtu një peshë të madhe ka edhe gjendja shpirtërore e atij që zgjedh. Fotografia, duke bërë një krahasim figurativ, themi se është rezultante e dy vektorëve, dritës dhe kohës, ose dhe më ndryshe, ajo është si një bimë të cilën e mbjell e para, por e korr e dyta. E para, e domosdoshme për t’u ngjizur fotografia, por e pamjaftueshme për të “qëndruar më këmbë” pa mbështetjen e  kohës që është shumë e pamëshirshme dhe e paanshme në përcaktimin e vlerave artistike, çka shfaqet  në përballjet me publikun. Koha përbën kushtin që fotografia e mbjell nga drita të “vegjetojë” gjatë, e me këtë nënkuptojmë bashkëjetesën me shikuesin, numërimin e kohës drejt pafundësisë.

    Le të kthehemi tek përcaktimi përfundimtar i fotos më të mirë. Kujtojmë se fotografi i madh Gjon Mili, për të arritur te fotografia “ikonë”, “Pikaso duke vizatuar me dritë”, ka qëndruar pranë piktorit të madh me ditë të tëra dhe e ka shkrepur aparatin qindra herë. Me këto fotografi, Mili ka botuar edhe  nje album-monografi “Dimensioni i tretë i Pikasos” ku përfshihet pjesa më e madhe e fotove të piktorit, i cili paraqitet duke vizatuar me dritë. Në zgjedhjen e fotos së sipërpërmendur të Milit ka ndikuar veçanërisht intuita e tij artistike dhe mendimi i përgjithshëm ka “nënshkruar” se ai ka goditur në shenjë.

    Ndoshta mendohet se me përzgjedhjen e fotos më të mirë shqetësimet e fotografit kanë mbaruar,  emocionet janë mpakur e janë normalizuar  dhe rahjet e zemrës. Fotoja kërkon emër, dhe këtë e kërkon nga “babai” i saj. Ai duhet ta vrasë përsëri mendjen,  t’i rritet adrenalina e të përveshi rishtas mëngët. Këtu përjashtohen rastet kur titullin e ka pasur në dorë para fotografimit dhe pikërisht ai titull e ka nxitur ta bëjë atë foto. Fotografi përpilon një listë titujsh që shkurtohet duke e studiuar deri sa mbetet vetëm ai që autori e vendos ndënë foto. Kujtojmë fotografinë e njohur të Gegë Marubit me katër shkrimtarët. Në atë kohë fotografi e titulloi thjeshtë, por me shumë kuptim “Dy breza letrarësh”. Ka edhe raste kur fotos i ndryshohet emri nga analizat që i bëhen , si p.sh., fotoja “Kapiteni Mark Raka dhe bajraktari i Shalës” e Kel Marubit, sot në shtyp botohet e emërtuar “Dorëzimi i armëve”. Ndonjëherë fotografët i bien shkurt, sidomos kur kanë mëdyshje dhe ngurime dhe i quajnë  fare thatë fotot e tyre “Pa titull”, e kështu edhe me pak  “dredhi”, i detyrojnë shikuesit të ngulen e të përsiatin gjatë para tyre.

    Tani fotografia është gati dhe autori e vendos para publikut në ekspozitë, në album, në shtypin e shkruar në median elektronike, në rastet më fatlume në muze (“mejdanet” e fotografisë) dhe pret gjykimin e shikuesve. Kjo drejtëz kohore është pafundësisht e gjatë dhe përcjell tek autori përshtypjet e shikuesve të cilat lindin ose rilindin emocione të dikurshme, por edhe të paprovuara. Përmendim se edhe sot vlerësohen me nota të ndryshme, gjithmonë “kaluese”, fotografi që janë realizuar dhjetra vjet më parë.

    Këto na bëjnë të mendojmë se emocionet e fotografit janë të shumta, të mënjanshme dhe të vazhdueshme ashtu sic ndodh natyrshëm me artistin në procesin e krijimit të veprave artistike. Por a nuk ja vlen që të jetohet me emocione  të tilla ?! Tirane, 2005./ExLibris

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “SHKREPJE TË RRALLA FOTOGRAFIKE”- LIBRI I RI STUDIUESIT, QERIM VRIONI