Abissnet Superiore luajti këtë pasdite dy ndeshjet e javës së 14-të ndërsa pas pak sfida e fundit e ditës ajo që do të zhvillohet në “Air Albania Stadium” ndërmjet Dinamos dhe Tiranës.
Partizani edhe njëherë i gëzohet golave të kolumbianit Kontreras. Pasi shënoi një dy golësh në fitoren 2-3 ndaj Teutës javë më parë, zbulimi i Kërnanjes teksa nga Partizani B e hodhi te skudara e parë, shënoi golin e vetëm për të kuqtë sot ndaj Bylis në të 72′.
Ky sukses e largon përfundimisht Partizanin nga zona e ftotë ndërsa tani i është afruar ndjeshëm zonës ‘Final Four’. Për Bylis situata përkeqësohet duke mbetur te vendi i tetë.
Ndërkohë në Durrës, Teuta- AF Elbasani u ndal te barazimi 0-0. Një ndeshje e luftuar nga fillimi e deri në fund. Aty ku Artan Jazxhi i’u afrua ndjeshëm golit për skuadrën e Dobit. Qëndërmbrojtësi në kohën shtesë goditi me kokë, topi preku shtyllën pingule dhe kaloi jashtë.
Elbasanasit edhe pse dolën me një pikë teksa mbajnë kreun me 26 pikë, diçka duket se nuk po funksionon në repartin ofensiv. Verdheblutë arritën barazimin e tretë radhazi. Fare pak për një skuadër pretendente për titull./Klevis Bejkolli/
Java e 14:
Teuta- AF Elbasani 0-0
Partizani- Bylis 1-0
Dinamo Siti- Tirana 19:30 (Air Albania’)
Të enjten:
Vora- Vllaznia (në Shkodër ora 16:30)
Egnatia- Flamurtari 16:30/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin