Tag: ekzekutiv

  • “Pushteti ekzekutiv po na bën presion”, Rama i përgjigjet Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve: Unë u kam mbrojtur, por nuk mund të hesht më

    “Pushteti ekzekutiv po na bën presion”, Rama i përgjigjet Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve: Unë u kam mbrojtur, por nuk mund të hesht më

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i cilëson deklaratat e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e ministres dhe zëvendës kryeministres nga GJKKO, si presion ndaj organeve të drejtësisë. Në një deklaratë zyrtare, shoqata thotë se janë të shqetësuar dhe indinjuar ndaj qasjes që kryeministri Rama ka zgjedhur të bëjë ndaj kësaj problematike.
    “Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor. Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit”, thuhet në deklaratë.
    Pas këtij deklarimi, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

    Në një postim në rrjetin social “X”, Rama shkruan se  përgjatë 10 viteve në pushtet, ka luftuar për njerëzit e drejtësisë dhe lirinë e tyre.
    “Shoqata e Gjyqtarëve ka bërë deklaratë për t’u ankuar për “presionin” tim ndaj Kushtetueses. Dy mundësi ka këtu:
    Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i kam parë të ankohen për ca të tjerë, që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të drejtësisë, ose e dinë që kur ankohen për mua, nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, po luftoj për ta – madje duke i përtypur në heshtje, si çështje të pavarësisë së shpallur botërisht me Reformën në Drejtësi, edhe jo pak “lajthitje” të dhimbshme të gjyqësorit, në dëm të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi dhe të interesave të këtij shteti”, shkruan Rama.
    Kryeministri thekson më tej se ai nuk mund të mbyllë gojën dhe të mos ndaj me qytetarët, opinionin e tij.
    “Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore”, tha Rama. .
    Më tej, kryeministri thekson:
    “Jo vetëm kaq, po Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit.
    Heshtja ime herën e parë, përpara se sa të merrej ai vendim befasisht i turpshëm, nuk do të përsëritet këtë herë, kur me (ri)kërkesën në fjalë, shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 Eurosh – po po, 1600 Euro plus pagës aktuale – të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre.
    Në ndërkohë, unë dhe qeveria e shumica parlamentare që kam nderin të udhëheq, mirëpresim krahëhapur çdo komunikim institucional me shoqatën në fjalë, për të adresuar nevojat e sfidat e drejtësisë së re, ku parimi i shenjtë i pavarësisë së gjyqësorit, duhet mbrojtur me çdo kusht jo vetëm nga ndërhyrjet e jashtme të kujtdoqoftë, përfshirë dhe mua vetë, po edhe nga krimbi i brendshëm i papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve, i cili bren përditë besimin e popullit tek drejtësia”./vizionplus.tv

  • Lajm i mirë: Gaza “çlirohet” nga Tony Blair

    Lajm i mirë: Gaza “çlirohet” nga Tony Blair

    Ish-kryeministri britanik Tony Blair nuk është më kandidat për një vend në “komitetin e paqes” që, sipas planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, duhet të mbikëqyrë tranzicionin “pas luftës” në Gaza.
    Vendimi u mor pasi disa shtete arabe me shumicë myslimane kundërshtuan emërimin e tij, thanë burime të njohura me procesin.
    Blair ishte emri i vetëm i përmendur publikisht kur Trump prezantoi planin e tij me 20 pika për t’i dhënë fund gjenocidit në Palestinë në fund të shtatorit. Edhe pse ish-udhëheqësi britanik e vlerësoi planin në atë kohë dhe sinjalizoi gatishmërinë e tij për të marrë pjesë, roli i tij kontrovers në mbështetjen e pushtimit të Irakut në vitin 2003 ka shkaktuar rezistencë në rajon.
    Ndihmësit e Blair pretendojnë se kundërshtimi nga vendet e tjera nuk është një arsye për t’u tërhequr nga lista e ngushtë. Në vend të kësaj, ata thonë se një “komitet paqeje” do të përbëhet nga udhëheqësit aktualë botërorë, ndërsa Blair do të luajë një rol në një organ të ngushtë ekzekutiv që do të kryejë detyra operative. Sipas akuzave, Blair mund të punojë së bashku me Jared Kushner dhe këshilltarin Steve Witkoff, si dhe përfaqësues të vendeve arabe dhe perëndimore.
    Trump më parë ka pranuar mundësinë e kundërshtimit të emërimit të Blair, duke theksuar se dëshiron të sigurohet që është i pranueshëm për të gjitha palët.
    Ndërkohë, diplomati veteran Nikolay Mladenov, një ish-i dërguar special i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe ish-ministër bullgar i mbrojtjes, po emërohet si personi kyç për të udhëhequr komitetin ekzekutiv. Komiteti ekzekutiv supozohet të jetë një lidhje midis “komitetit të paqes” dhe organit teknokratik palestinez që do të drejtonte punët e përditshme në Gaza.
    Megjithatë, shumë elementë të planit të pasluftës mbeten të paqartë, nga përbërja e ekipit administrativ palestinez deri te formimi i një force ndërkombëtare stabilizimi dhe mënyra se si do të çarmatoset Hamasi. Edhe pse Trump pretendon se plani po zbatohet me sukses dhe njofton nisjen e afërt të “fazës së dytë”, në praktikë progresi ka qenë i ngadaltë dhe detajet mbeten të dyshimta, shkruan Financial Times.
    Dhe është ky rasti për të kujtuar se Tony Blair, gjithsesi me merita në bombardimin e Beogradit në funksion të çlirimit të Kosovës, është dhe këshilltar i kryeministrit Rama. E nëse kjo Shqipëri nën qeverisjen Rama është si pasojë e këshillave të tij, ahere ka shumë arsye që këshillat e tij të mos pranohen më nga shqiptarët.

  • REL/ Ndryshime partiake në Maqedoninë e Veriut, udhëheqje e re por me kryetarin e vjetër

    REL/ Ndryshime partiake në Maqedoninë e Veriut, udhëheqje e re por me kryetarin e vjetër

    Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) do ta ketë një udhëheqje të re, por me kryetarin e njëjtë: Venko Filipçe.
    Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase – Partia Demokratike për Unitet Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do t’iu japin nga një mandat tjetër Hristijan Mickoskit dhe Ali Ahmetit, përkatësisht, ndërsa koalicioni shqiptar VLEN paralajmëroi shkrirjen në një parti të vetme.
    Këto ndryshime pas disfatave në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut janë të kuptueshme për opozitën, vlerësojnë disa analistë. Por, a janë të mjaftueshme?
    Nga freskime me anëtarë e deri te strategjitë e reja dhe bashkimet formale – këto janë disa nga ndryshimet që tashmë po ndodhin ose do të pasojnë në partitë më të mëdha në skenën politike pas zgjedhjeve lokale që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut më 19 tetor dhe 2 nëntor.
    Megjithatë, këto parti po i mbajnë udhëheqësit e vjetër, përfshirë disa që po ua vazhdojnë mandatet atyre. Sipas disa analistëve, ndryshimet në kuadro në radhët e opozitës janë të pritshme dhe të kuptueshme.
    Në LSDM, e gjithë udhëheqja e ngushtë – Komiteti Ekzekutiv, me propozim të liderit Venko Filipçe, dha dorëheqje më 2 dhjetor, ndërsa partia paralajmëroi “energji të re” pasi në zgjedhje fitoi vetëm gjashtë komuna dhe nuk e përmirësoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, kur mori 152.000 vota.
    “Ajo që është më e rëndësishmja është të shihet se kush do t’i zëvendësojë, sepse tani duhet të jenë njerëz të njohur për publikun dhe që do të mund, para së gjithash, ta rikthejnë një pjesë të trupit votues. Pastaj, mund të flitet për rikthimin e besimit, i cili qartazi është në nivelin më të ulët në 30 vjetët e fundit”, thotë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) Vladimir Bozhinovski nga Instituti për Hulumtime Politike.
    Sekretari i përgjithshëm i deritanishëm, Aleksandar Sasho Dimitrievski, një nga ata që dhanë dorëheqje, thotë se e kanë bërë këtë, në radhë të parë, si akt moral para kryetarit Filipçe dhe para anëtarëve të Komitetit Qendror, për shkak të rezultateve të zgjedhjeve lokale.
    “Ne përfundimisht u pajtuam që para mbledhjes së ardhshme të Komitetit Qendror t’ua lëmë anëtarëve të KK-së, përmes diskutimit, të vendosin për freskimin e kuadrove të partisë, si dhe se kush nga udhëheqja e tanishme duhet përfundimisht të vazhdojë në organet më të larta të LSDM-së. Si unë, ashtu edhe çdo koleg në Komitetin Ekzekutiv kemi qenë dhe do të mbetemi plotësisht të përkushtuar për ta ngritur sërish partinë”, thotë Dimitrievski për REL.
    Ndërkohë, BDI-ja opozitare ka paralajmëruar Kongres për 20 dhjetor, por ende nuk duan të parashikojnë se çfarë do të ndodhë. Megjithatë, një gjë është e sigurt.
    “Në Kongres padyshim se do të rizgjidhet Ali Ahmeti si kryetar i partisë, si dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm. Këto dy organe do të dalin nga Kongresi dhe më pas në Këshillin e Përgjithshëm do të zgjidhet Kryesia Qendrore”, thotë për REL zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi.
    A janë të mundshme reformat pa përgjegjësi nga udhëheqësi?
    Disa analistë shtrojnë pyetjen nëse janë të mundshme reforma pa dhënë përgjegjësi udhëheqësi kryesor.
    Sipas analistit dhe kryetarit të Institutit Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRS), Xhelal Neziri, me përgjegjësinë e liderit “nisin ndryshimet e vërteta” në parti.
    Ajo që po ndodh në LSDM dhe BDI, sipas tij, duket më shumë si “kontrollim i dëmit” pas rezultateve të dobëta zgjedhore, sesa reforma të mirëfillta.
    Megjithatë, sa u përket socialdemokratëve, ai kujton se Filipçe e mori drejtimin para një viti kur partia ra nga pushteti, ose siç thotë ai kur “partia u çmontua dhe ai pati pak kohë ta konsolidonte”.
    “Ai ka shanse ta ngrejë partinë vetëm nëse promovon njerëz që realisht besojnë në socialdemokracinë si koncept dhe ideologji, nëse arrin ta bashkojë të majtën e fragmentuar në vend dhe nëse lidh një koalicion ideologjik me BDI-në, qoftë ai zyrtar apo joformal. Pa këto tri kushte, Filipçe pa dashje do të vazhdojë të jetë garanci për fitoret e Hristijan Mickoskit, duke e mbajtur opozitën në agoni”, thotë Neziri për REL-in.
    Dorëheqja e të gjithë Komitetit Ekzekutiv të LSDM-së nënkuptoi largimin e nënkryetares, nënkryetarëve, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve organizativë.
    Pasuesit e tyre duhet të zgjidhen nga Komiteti Qendror, i cili ka rreth 130 anëtarë. Ky trup pritet të mblidhet deri në fund të dhjetorit dhe të zgjedhë nga 10 deri në 18 persona që do të jenë pjesë e Komitetit Ekzekutiv.
    Ndërkohë, nënkryetari i partisë zgjidhet vetëm në Kongres. Ende nuk ka datë të caktuar për kongresin e LSDM-së. Vendimin për ta thirrur atë e merr Komiteti Qendror.
    Ndryshe nga LSDM-ja, BDI-ja duhet të reformohet edhe konceptualisht me definimin e një matrice të qartë ideologjike që do të mobilizojë anëtarësinë, vlerëson analisti Neziri.
    “Vitet e fundit kjo parti më shumë ngjante me një grup biznesi i përbërë nga politikanë-biznesmenë që ishin të gatshëm për gjithçka vetëm për të qenë pjesë e pushtetit ekzekutiv. Nëse ky koncept nuk ndryshon, BDI-ja nuk do të mund të funksionojë si parti opozitare, sepse të gjitha ato struktura të lidhura me interesa konkrete do të kalojnë drejt partive në pushtet”, thotë ai.
    Mickoski shkon drejt mandatit të fundit në krye të VMRO-DPMNE-së
    Ndërsa ndryshimet në opozitë janë të pritshme pas zgjedhjeve, për partinë në pushtet, VMRO-DPMNE, e cila fitoi 55 nga 81 komunat në vend, ndryshimet nuk janë të domosdoshme, theksojnë disa bashkëbisedues.
    Bozhinovski thekson se kur dikush i fiton zgjedhjet që janë mbajtur para më pak se dy muajsh, vështirë se mund t’i ushtrohet trysni për ndonjë ndryshim.
    “Nëse do të ketë apo jo ndryshime, mendoj se varet nga perceptimi i rezultatit – nëse të gjithë kanë dorëzuar atë që pritej apo jo”, thekson Bozhinovski.
    VMRO-DPMNE-ja duhet të mbajë Kongresin në Kavadar më 6 dhjetor. Në të pritet rizgjedhja e Hristijan Mickoskit për mandatin e tretë si lider i partisë. Sipas statutit partiak, ky është maksimumi, dhe Mickoski në intervistën për emisionin “360 gradë” tha se nuk do të kërkojë ndryshime statutore, duke konfirmuar se ky do të jetë mandati i tij i fundit si kryetar.
    “Në Kongres pritet rizgjedhja e kryetarit të partisë, miratimi i raportit për zgjedhjet e suksesshme dhe miratimi i strategjisë dhe parimeve programore për veprim në katër vjetët e ardhshme”, thotë për REL-in, deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Antonio Milloshoski.
    Ndryshime të mundshme në disa pozita të nënkryetarëve, siç është spekuluar kohët e fundit, nuk priten nga Kongresi i së shtunës. Këto pozita, sipas statutit, nuk zgjidhen në Kongres, por caktohen nga Komiteti Qendror.
    VLEN – parti e vetme deri në mes të janarit?
    Një Kongres pritet së shpejti edhe në VLEN, partnerin qeverisës të VMRO-DPMNE-së.
    VLEN funksionon si një koalicion i përbërë nga disa parti – Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, BESA e Bilall Kasamit, Alternativa e drejtuar nga Zeqirija Ibrahimi, si dhe një pjesë e krahut të Aleancës për Shqiptarët.
    Ata prej kohësh paralajmërojnë shkrirje në një parti të vetme, dhe, sipas paralajmërimeve, kjo pritet të ndodhë brenda një muaji e gjysmë.
    “Ne po punojmë që deri në fund të dhjetorit ose deri në mes të janarit të kemi një Kongres në të cilin do të vendoset formimi i një partie të përbashkët nën emrin VLEN”, thotë Ibrahimi për REL.
    Ende nuk është përcaktuar si do të funksionojnë si parti – me një ose dy liderë, apo ndryshe. Ata thonë se po punojnë që deri në Kongresin themelues të kenë një model që do të përfaqësojë “një zgjidhje elegante” ku të gjithë partnerët të jenë të barabartë.
    VLEN në zgjedhjet lokale mori rreth 20.000 vota më pak për këshillat komunalë krahasuar me koalicionin e drejtuar nga BDI-ja, por fitoi në komunat më të mëdha me shumicë shqiptare. BDI-ja fitoi vetëm katër komuna, ndërsa VLEN fitoi 10, duke përfshirë Çairin e Shkupit, Tetovën dhe Strugën.

  • Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s/ Merren vendimet për stadiumet

    Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s/ Merren vendimet për stadiumet

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Armand Duka dhe vendosi që Gjermania të jetë vendi pritës i UEFA Women’s EURO 2029.
    Turneu me gjashtëmbëdhjetë skuadra do të zhvillohet në tetë stadiume (Këln, Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Hanover, Leipzig, Mynih dhe Wolfsburg) në verën e vitit 2029.
    Për t’u zgjedhur vend pritës kërkohej shumicë absolute në raundin e parë të votimit, dhe rezultati ishte: Gjermania 15 vota, Danimarkë/Suedi 2 vota, Poloni 0 vota.
    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu për vendet pritëse të turneve finale të disa kampionateve të të rinjve.
    Kampionati Europian i vajzave U-17
    2028: Belgjikë
    2029: Turqi
    Kampionati Europian i vajzave U-19
    2028: Portugali
    2029: Itali
    Kampionati Europian i djemve U-17
    2028: Lituani
    2029: Moldavi
    Kampionati Europian i djemve U-19
    2027: Çeki
    2028: Bullgari
    2029: Holandë
    Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është planifikuar për 11 shkurt 2026, në prag të Kongresit të 50-të të UEFA-s që do të zhvillohet në Bruksel, Belgjikë.

  • Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ja vendimet e rendësishme që u morën

    Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ja vendimet e rendësishme që u morën

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion dhe vendosi që Gjermania të jetë vendi pritës i UEFA Women’s EURO 2029.
    Turneu me gjashtëmbëdhjetë skuadra do të zhvillohet në tetë stadiume (Këln, Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Hanover, Leipzig, Mynih dhe Wolfsburg) në verën e vitit 2029.
    Për t’u zgjedhur vend pritës kërkohej shumicë absolute në raundin e parë të votimit, dhe rezultati ishte: Gjermania 15 vota, Danimarkë/Suedi 2 vota, Poloni 0 vota.
    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu për vendet pritëse të turneve finale të disa kampionateve të të rinjve.
    Kampionati Europian i vajzave U-17
    2028: Belgjikë
    2029: Turqi
    Kampionati Europian i vajzave U-19
    2028: Portugali
    2029: Itali
    Kampionati Europian i djemve U-17
    2028: Lituani
    2029: Moldavi
    Kampionati Europian i djemve U-19
    2027: Çeki
    2028: Bullgari
    2029: Holandë
    Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është planifikuar për 11 shkurt 2026, në prag të Kongresit të 50-të të UEFA-s që do të zhvillohet në Bruksel, Belgjikë.

  • Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon nesër mbledhjen e radhës në Nion, ja pikat kryesore të rendit të ditës

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon nesër mbledhjen e radhës në Nion, ja pikat kryesore të rendit të ditës

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë mbledhjen e radhës të mërkurën, më 3 dhjetor, nga ora 13:30 deri në 17:30, në Nion të Zvicrës.
    Pikat kryesore të rendit të ditës janë:

    UEFA Women’s EURO 2029 – caktimi i vendit pritës
    Finalet e turneve të të rinjve për djem dhe vajza për vitet 2028 dhe 2029 – caktimi i vendeve pritëse
    Rregulloret për UEFA Nations League 2026/27 dhe për garat e të rinjve për djem dhe vajza 2026/27

    Gjatë mbledhjes do të zhvillohen prezantimet finale të kandidaturave për UEFA Women’s EURO 2029, si edhe ceremonia e shpalljes së vendit pritës. UEFA do të komunikojë vendimet e Komitetit Ekzekutiv përmes një njoftimi për median pas ceremonisë.

  • Nënshkrimi i dokumenteve nga Biden/ Trump: Do të anulohen, s’janë të ligjshme!

    Nënshkrimi i dokumenteve nga Biden/ Trump: Do të anulohen, s’janë të ligjshme!

    Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se po i anulon të gjitha dokumentet që dyshohet se janë nënshkruar nga ish-Presidenti Joe Biden me programin automatik.

    Në një postim në Truth Social, Trump pretendoi se 92% e dokumenteve të nënshkruara gjatë presidencës së Bidenit u bënë me pajisjen.

    “Autopen nuk lejohet të përdoret nëse miratimi nuk është dhënë posaçërisht nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara,” shkroi Trump. “Të çmendurit e së majtës radikale që rrethonin Bidenin rreth Tavolinës së Rezolutës së bukur në Zyrën Ovale, ia morën Presidencën.”

    Trump tha se po anulon të gjitha urdhrat ekzekutivë dhe “çdo gjë tjetër që nuk është nënshkruar drejtpërdrejt nga Joe Biden, sepse njerëzit që operuan Autopen e bënë këtë në mënyrë të paligjshme”.

    Pajisja automatike e hapjes, e cila mban një stilolaps të vërtetë dhe nënshkruan në letër duke përdorur një nënshkrimi me dorë, riprodhon automatikisht nënshkrimin e një personi me saktësi të lartë.

    Qeveria amerikane ka përdorur pajisje automatike hapëse që nga administrata Truman, dhe Zyra e Këshillit Ligjor të Departamentit të Drejtësisë ka konfirmuar më parë se përdorimi i pajisjes është i ligjshëm për nënshkrimet presidenciale në legjislacion dhe akte ekzekutive, për sa kohë që autorizohet nga presidenti.

    Megjithatë, Trump pretendoi se Biden nuk i miratoi nënshkrimet dhe e kërcënoi se do ta akuzonte për dëshmi të rreme, nëse thotë se ishte i përfshirë në procesin e hapjes automatike.

    Gjatë presidencës së Bidenit, ai nënshkroi 162 urdhra ekzekutivë, përveç qindra memorandumeve, shpalljeve dhe njoftimeve.

    Edhe pse Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në janar duke anuluar gati 80 urdhra ekzekutivë të epokës së Bidenit, disa prej atyre që duket se mbeten në fuqi të plotë dhe tani mund të jenë subjekt i anulimit, përfshijnë: Urdhrin Ekzekutiv 14087, i cili ul kostot e barnave me recetë në SHBA; Urdhrin Ekzekutiv 14096, i cili përqendrohet në drejtësinë mjedisore; dhe Urdhrin Ekzekutiv 14110, i cili merr masa të ashpra kundër zhvillimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale (IA)./ Fox News.

  • Pezullimi i Ballukut/ Analisti: Ndërhyrja e gjyqësorit në ekzekutiv problematike. Reformë legjislative për të vendosur balancat

    Pezullimi i Ballukut/ Analisti: Ndërhyrja e gjyqësorit në ekzekutiv problematike. Reformë legjislative për të vendosur balancat

    Kolegji i Gjykatës Kushtetuese pritet të mblidhet të enjten për të shqyrtuar kalimin në seancë të padisë së kryeministrit Edi Rama, lidhur me pezullimin e kompetencave të zv.kryeministres Belinda Balluku. 
    Çështja ka ndezur debat publik, ndërsa analisti pranë ABC News, Artur Nura i ftuar në “Tirana Live” tha se vendimmarrja e Gjykatës prek parimet themelore të demokracisë dhe balancës së pushteteve. Sipas tij, ndërhyrja e gjyqësorit në ekzekutiv është problematike dhe se kryeministri ka bërë gjënë e duhur. 
    “Në ndërtimin e shtetit më e rëndësishme është vota e popullit. Futja e kompetencave të gjykatës në ekzekutiv është problematike. Këtu kemi të bëjmë me koncepte bazë të demokracisë. Vendimi i kryeministrit është i duhurit, sepse duhet një ‘check and balance’. 
    Unë mendoj që Kushtetuesja do e gjykojë zë më zë dhe do gjykojnë pushtetin e votës, të popullit. Është një vendim shumë i rëndësishëm për Gjykatën Kushtetuese, por edhe për ne. Duhet një reformë legjislative për të vendosur ekuilibrat e nevojshëm për check e balance. Mesazhin e merr edhe opozita, duhet gjetur forma, për të ndërtuar limite të caktuara të pushteteve. Ky vendim do të japë një precedent shumë të rëndësishëm për vendosur bazat e një pushteti tjetër”, tha Nura. 

  • Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

    Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

    Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila pezulloi nga detyra Belinda Ballukun nga postet e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Në këtë shkresë të siguruar nga Klan News, ku kërkues është Kryeministri Edi Rama, argumentohet se lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së “do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional”.
    “Lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së, objekt i kësaj kërkese, do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive dhe të kompetencave që Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi i njeh ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv. Theksojmë se pezullimi i një ministri apo zëvendëskryeministri, përveçse shkakton mosfunksionalizim të Këshillit të Ministrave si një organ kolegjial i pushtetit ekzekutiv, njëkohësisht pezullon veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv në fushën e përgjegjësisë së ministrit dhe të zëvendëskryeministrit të pezulluar”.
    Më tej renditen edhe pasojat që mund të sjellë mungesa e ministrit në detyrë.
    “Mungesa e ushtrimit të pushtetit ekzekutiv, qoftë edhe në një fushë të përgjegjësisë, sjell pasoja të rënda për interesin shtetëror e shoqëror, duke krijuar vakuum institucional në realizimin e pushtetit ekzekutiv, por edhe të vetë pushtetit legjislativ, pasi pamundëson propozimin e projektakteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projektakte për t’u miratuar deri në fund të vitit 2027, nga ministria që udhëhiqet nga ministri i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”.
    Kryeministri në argumentet e tij rendit edhe arsyet pse ky pezullim është antikushtetues.
    “Cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, i cili, sipas pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës, gëzon imunitetin e deputetit.
    Cenon parimin e ndarjes së pushteteve, të parashikuar në nenin 7 të Kushtetutës, duke vendosur pezullimin nga detyra të ministrit, si organ kushtetues i një pushteti tjetër, dhe pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.
    Ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese që kryejnë propozimin, emërimin dhe miratimin e ministrit në detyrë“.
    Në përfundim të shkresës së firmosur nga vetë Rama, kërkohet shfuqizimi i këtij akti pezullimi, duke zgjidhur edhe mosmarrëveshjen e kompetencës së krijuar ndërmjet GJKKO-së dhe Kryeministrit.
    Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe atë të lotit 4 të Unazës së Madhe.
    Ndërsa në arrest shtëpie janë edhe dy zyrtarët: kreu i ARSH-së, Gentian Gjyli, dhe drejtori i KESH-it, Erald Elezi./ Klan News

  • Deputeti Muçi: Veç hetimi i pushtetarëve garanton pavarësinë e drejtësisë nga pushteti ekzekutiv

    Deputeti Muçi: Veç hetimi i pushtetarëve garanton pavarësinë e drejtësisë nga pushteti ekzekutiv

    Deputeti i partisë “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi thotë se gjyqësori ka një rol që duhet zbatuar, duke u përqendruar te vetë roli i Prokurorisë së Posaçme dhe hetimeve që ushtrohen ndaj zyrtarëve të vendit. Sipas tij, hetimi i pushtetarëve sjell ndarjen e pushtetit të sistemit gjyqësor nga pushteti ekzekutiv. ”Sistemi Gjyqësorë më parë ka dëshmuar qartazi që nuk ka qenë i pavarur më parë. Vetë fakti që kemi ngritur një Gjykatë Speciale, Prokurori të Posaçme, fryma e qasjes është që duhen hetuar njerëz të pushtetshëm. Vetëm kur të hetohen njerëzit e pushtetshëm, mund të pretendojmë pavarësinë e pushtetit gjyqësor nga pushteti ekzekutiv”,– ka thënë Redi Muçi.