Tag: eduard

  • Vr*sja e biznesmenit Eduard Reçi/ Dërgohen në gjyq dy vëllezërit Dukaj – Konflikti nisi për çështje prone

    Vr*sja e biznesmenit Eduard Reçi/ Dërgohen në gjyq dy vëllezërit Dukaj – Konflikti nisi për çështje prone

    Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për ngjarjen e 13 nëntorit 2024, ku u vra biznesmeni Eduard Reçi, duke dërguar për gjykim dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Dukaj, banues në Tiranë. Shkëlqimi ishte oficer policie.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas Prokurorisë, vrasja dyshohet se është kryer me paramendim dhe në bashkëpunim, për shkak të një konflikti të gjatë pronësor midis viktimës dhe vëllezërve, të cilët kishin ndërtuar një lokal që prekte një pjesë të tokës së Reçit. Hetimet kanë treguar se mosmarrëveshjet kishin nisur prej vitesh dhe lidhej me ndërtimet dhe hapësirat e zëna. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Prokuroria thotë se vëllezërit kanë hartuar një plan të detajuar për kryerjen e krimit, duke zgjedhur kohën, vendin dhe mënyrën si të shmangnin identifikimin. Në njoftimin zyrtar theksohet se qëllimi ka qenë interesi pasuror, pasi viktima kërkonte kthimin e sipërfaqes së tokës së tij, çka do t’u shkaktonte humbje.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Të dy personat nën hetim do të gjykohen për veprat penale:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim

    Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit

    Mbajtja dhe prodhimi pa leje i armëve të ftohta

  • Në kërkim për grabitje dhe plagosje me armë, ekstradohet nga Greqia Edurard Vushaj

    Në kërkim për grabitje dhe plagosje me armë, ekstradohet nga Greqia Edurard Vushaj

    eduard vushaj

    TIRANË- Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar me 16 vjet burgim, për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim.
    Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe strukturave të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit Eduard Vushaj, 39 vjeç, të lindur në Shkodër.
    Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”.
    Në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas, të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin. Gjithashtu, i ka plagosur të dy, me mjet prerës (thikë).

  • I dënuar me 16 vite burg për grabitje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari (EMRI/VIDEO)

    I dënuar me 16 vite burg për grabitje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari (EMRI/VIDEO)

    39-vjeçari shqiptar Eduard Vushaj është ekstraduar nga Greqia, pasi rezulton i dënuar me 16 vite burgim për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim. 
    “Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe strukturave të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit Eduard Vushaj, 39 vjeç, të lindur në Shkodër. 
    Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, thuhet në njoftimin e policisë. 
    Në vitin 2013, në fshatin Grabom, 38-vjeçari, në bashkëpunim me një person tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 persona, të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin. Gjithashtu, i ka plagosur të dy, me mjet prerës (thikë). 
     
     

  • Ndodhi e rrallë: Ky është mbreti që la fronin për dashurinë

    Ndodhi e rrallë: Ky është mbreti që la fronin për dashurinë

    Një krizë kushtetuese shumë më shumë sesa një krizë e thjeshtë mbretërore apo familjare, që çoi në abdikimin e një mbreti, ndarjen e dy vëllezërve dhe një dëbimi përjetë nga vendi. Një krizë që përfshiu thuajse 80 vjet më parë familjen mbretërore, qeverinë britanike, politikanët dhe mediat mbarë botërore.

    Wallis Simpson është gruaja që kërcënoi mbretërinë britanike, që prej janarit të vitit 1931, vit kur u takua për herë të parë me Eduard, në atë kohë princin e Uales, duke u shndërruar nga ajo ditë në të dashurën e tij për 3 vjet.

    Një dashuri që kaloi çdo limit, një fiksim i Eduard, që prej janarit të 1936 ishte zyrtarisht mbreti Eduard VIII. Synimi i gruas nga Pensilvania ishte të rritej në shoqëri, pa e menduar aspak që një ditë do të kërkonte titullin “dukeshë” e aq më shumë mbretëreshë, por Wallis ishte gruaja që bëri një mbret të abdikojë, në një histori që ka mahnitur publikun për thuajse 8 dekada.

    Gruaja që kurrë nuk u bë mbretëreshë, së paku mbahet mend për historinë e saj të dashurisë, mbushur me romanticitet por kjo vetëm në vitet e para të lidhjes me princin. Shumë e kanë përshkruar si gruaja që ndryshoi monarkinë- nëqoftëse jo monarkinë, e sigurtë është që ndryshoi historinë e saj.

    Deri para vitit 2002, Kisha e Anglisë nuk lejonte asnjë martesë të anëtarëve të familjes mbretërore, me të divorcuar më parë dhe Wallis ishte martuar e divorcuar 2 herë, në 11 vjet. Madje divorci i dytë me Ernest Simpson u finalizua vetëm 1 muaj përpara se ajo të martohej me mbretin.

    Kushtetueshmërisht, asgjë nuk e ndalonte mbretin të martohej me Wallis por Eduard e kuptoi se kriza që do të shkaktonte, do të ishte pa kthim, duke nisur nga dorëheqja e qeverisë.

    Në nëntor të 1936, ai i kërkoi kryeministrit që të mund të martohej me Wallis, ai të ishte mbret por ajo të quhej vetëm gruaja e mbretit dhe jo mbretëresha. Kërkesa u refuzua. Javë më vonë, mbreti 42 vjeç mori vendimin që do ndryshonte jetën e tij dhe jo vetëm: ai do të abdikonte nga froni në emër të dashurisë për Wallis, e cila në atë kohë ishte 40-vjeçe dhe ende e martuar.

    Më 11 dhjetor 1936, pas më pak se një viti në fron, Eduardi VIII iu adresua kombit me një fjalim të transmetuar në radio ku njoftonte abdikimin duke ia kaluar fronin të vëllait George, për t’u martuar i lirë me gruan që dashuronte.

    “Pak orë më parë kreva detyrën time të fundit si mbret dhe perandor dhe tani që do të pasohem në detyrë nga vëllai im, Duka i York, fjalët e mia të para janë shpallja e aleancës me të. E bëj këtë me gjithë zemër.

    Ju të gjithë i dini arsyet që kam, për të hequr dorë nga froni por dua që të gjithë ju të mirëkuptoni se unë nuk e kam harruar vendin, as mbretërinë, që si Princi i Uales dhe së fundmi si mbret, jam përpjekur t’i shërbej për 25 vjet. Por duhet të më besoni kur ju them se e kam të pamundur të mbaj peshën e përgjegjësisë dhe detyrës sime si mbret pasi nuk dua ta bëj këtë gjë pa ndihmën dhe mbështetjen e gruas që dashuroj.

    Dua që të dini se vendimi që kam marrë është i imi dhe vetëm i imi. Ky është vendimi që e kam marrë vetëm unë. Ky vendim u bë më i lehtë duke e ditur se vëllai im, me trajnimin e gjatë në punët publike të këtij vendi dhe cilësitë e tij të jashtëzakonshme, do të jetë i aftë të zërë vendin tim dhe të çojë përpara mbretërinë, tani unë heq dorë nga punët e mia publike dhe ju keni një mbret të ri”, deklaroi ai.

    Deri më 2 dhjetor, askush nuk dinte gjë për këtë lidhje, madje asnjë anëtar i vetë familjes mbretërore. Vetë populli u nda, siç ndodhi më vonë me princeshë Dianën apo me Kamilën, shumë e adhuronin, të tjerë e ngacmonin dhe mallkonin.

    Ajo u mundua ta ndalonte të dashurin e saj, duke u tërhequr por ishte Eduard ai që nuk ndahej dot prej saj. Kjo ishte kriza më e madhe për vendin, me qeverinë britanike, publikun dhe Kishën e Anglisë që e dënuan vendimin e monarkut 42-vjeçar.

    Që prej takimit të parë me të, Wallis Simpson shfrytëzoi çdo rast e mundësi, për t’u ritakuar e për t’u miqësuar me të.

    Ai u mahnit pas gruas, që ende sot, konsiderohet nga revistat prestigjoze të modës si gruaja më moderne ndër dekada, e cila me klasin e saj, pushtoi jo vetëm zemrën e mbretit por edhe të meshkujve në çdo sallë kërcimi e çdo darkë zyrtare e private.

    Biografi i saj Andrew Morton thotë se pas takimit të parë, princi vizitonte vazhdimisht shtëpinë e Wallis dhe Ernest në Londër. Ernest e kuptoi interesin e princit për bashkëshorten e tij nisur nga byzylykët e shtrenjtë dhe unazat me diamant që vinin në adresë të saj çdo javë.

    Askush nuk e besonte atë që po ndodhte, para se të njihej me të, Eduard ishte një playboy i famshëm. Më vonë vetë ai shprehej se para saj, nuk kishte gjetur gruan që do të ishte mjaftueshëm për të.

    Wallis padyshim nuk ishte e bukur por të gjithë, edhe vetë Eduard, e vlerësonin për karizmën e saj, aftësinë për të dëgjuar çdokënd, ishte mjeshtre e leximit të mendjes, kishte aftësi joshjeje të jashtëzakonshme, aq sa princi u marros pas saj. Pa asnjë mbështetje e pa asnjë familjar, Eduard dhe Wallis u martuan në Francë. Me mbretin George në krye të fronit dhe Elizabetën të projektuar si pasuesen e tij, Eduard dhe Wallis iu gëzuan titullit Duka dhe Dukesha e Uindsor, por ky ishte vetëm fillimi.

    Nëna mbretëresha Mary e mohoi të birin- vite më vonë e akuzoi për tradhti. Për dy vjet, Wallis dhe Eduard jetuan në Francë, deri në nisjen e Luftës së Dytë Botërore në 1939. Në këtë periudhë, Duka u emërua guvernator në Bahamas.

    Pas lufte u kthyen në Francë dhe kurrë më, sa ishin gjallë, nuk u lejuan të jetojnë në Angli. Biografi i saj ka zbuluar madje se Wallis nuk e ka dashuruar kurrë Eduardin, ajo ishte e dashuruar me pozicionin dhe titullin.

    Edhe pse qëndruan të martuar përjetë, me Eduardin po njësoj të dashuruar si ditën e parë, marrëdhënia e tyre u ftoh. Pasi u përjashtuan nga familja mbretërore, me Wallisin që merrte vazhdimisht kërcënime me vdekje si dhe ngacmohej në publik, çifti mbeti shumë shpejt pa para, që për Wallisin ishte e patolerueshme. Kudo u ngrit pyetja: “Pa një atdhe dhe pa punë, a do mjaftojë dashuria për t’i shuar urinë?”

    Me synimin për të siguruar një pozicion dhe mbi të gjitha para, Eduard nisi të shfaqej si një simpatizant i naz izmit. Wallis e ndoqi. Në 1937, ata udhëtuan drejt Gjermanisë ku u filmuan në shoqërinë e Hitl erit në Bavari. Por pas këtyre pamjeve, ata nuk u lejuan të udhëtojnë drejt SHBA-ve ndërsa miqtë nisën sulmin ndaj tyre.

    Pëlqimi për disa ideologji të Hitl e rit, bëri që çifti të izolohej edhe më shumë në vitet në vijim. Me vitet që kalonin, Wallis i shkruante mikeve të saj, duke shprehur hapur ambiciet e dikurshme për t’u bërë mbretëreshë e duke pranuar se sot shpresoj të shijojë e qetë një pije.

    Në vitet ’60, thuajse askush nuk mendonte për ta. Eduardi edhe njëherë i kërkoi mbretëreshës Elizabetë, mbesës së saj, që Wallisit t’i njiheshin titujt mbretërore e ata të ktheheshin në Angli por kërkesa u refuzua dhe pavarësisht të gjithë skandaleve, trupi i Wallis Simpson u varros pranë të shoqit në kështjellën Uindsor. Ai vdiq në vitin 1972 në moshën 77-vjeçare, ajo në vitin 1986 në moshën 89-vjeçare, me vitet e fundit të kaluara vetëm dhe në izolim.

    Kohët e fundit historia e Wallis dhe Eduard rikthehet, përmes filmit të dedikuar për ta e përshkruar si “Dashuria e Shekullit” me regji të Madonës apo edhe falë serialit “The Crown” të transmetuar në Netflix.

    Por sot, historia e tyre e dashurisë krahasohet me një tjetër dashuri të madhe, atë të Harry dhe Meghan, princit të dashuruar me aktoren e divorcuar amerikane apo me babain e tij, Princin Charles dhe Kamila Parker Boules, duket se kjo është historia e familjes mbretërore britanike./a2news.com

    Lexo edhe:

    Kush është shqiptari që refuzoi dy herë postin e mbretit të Shqipërisë?

  • Eduard Zaloshnja: Efekti “roje vreshti” i SPAK-ut

    Eduard Zaloshnja: Efekti “roje vreshti” i SPAK-ut

    Nga Eduard Zaloshnja
    Në mënyrë periodike, SPAK-u raporton statistika të çështjeve hetimore që ka filluar ose të çështjeve penale që ka paraqitur në gjykatë, ndërkohë që herë pas here ka bërë arrestime të bujshme kriminelësh apo zyrtarësh/politikanësh të lartë. Por diçka që nuk kapet dot nga statistikat/arrestimet publike të SPAK-ut është frika që u ka futur zyrtarëve/politikanëve dhe kriminelëve të të gjitha niveleve.

    Me ndihmën e organeve ligjzbatuese perëndimore dhe të BKH-së, nën drejtimin strikt të Altin Dumanit, SPAK-u është bërë roja proverbiale e vreshtit, që me çiften plot monitoron syçelët se kush mund ta cënojë “vreshtin” tonë. Ndonjëherë “çiftja” e SPAK-ut ka qëlluar në mish persona që i ka lënë gjatë në qeli, pa provuar bindshëm paraprakisht se duheshin mbyllur atje (Ilir Beqja, Ilir Meta, dhe Erion Veliaj janë personat më të spikatur). Sidoqoftë, e përgjithshmja është që të gjithë zyrtarëve/politikanëve dhe kriminelëve (të të gjitha niveleve) u është futur frika se SPAK-u i monitoron si skfter!
    Falë këtyre zhvillimeve, shumica dërrmuese e banorëve të rritur të vendit e vlerësojnë lart punën e deritashme të SPAK-ut.
    Nga një sondazh rigoroz që drejtova para dy muajsh në terren për një fondacion gjerman (nga Vermoshi në Konispol), rezultoi se plot 80% e të anketuarve anonin nga opinioni se SPAK-u është serioz në luftën ndaj krimit të organizuar. Ndërsa nga një sondazh rigoroz që drejtova para një viti në terren për të njëjtin fondacion gjerman (nga Vermoshi në Konispol), rezultoi se plot 65% e të anketuarve anonin nga opinioni se SPAK-u është serioz në luftën ndaj korrupsionit.
    Mbetet të shihet nëse SPAK-u do t’i rrisë në vijim këto kuota vlerësimi në publikun shqiptar…

  • “Gropa elektorale e opozitës”, Zaloshnja: Analiza duhet të nisë nga Tirana ku popullsia rritet, pësoi rënie me 60 mijë vota

    “Gropa elektorale e opozitës”, Zaloshnja: Analiza duhet të nisë nga Tirana ku popullsia rritet, pësoi rënie me 60 mijë vota

    Më 11 maj shqiptarët vendosën për një shumicë parlamentare me 83 deputetë për Partinë Socialiste dhe i besuan vetëm 50 mandate aleancës së PD-së.

    Të dhënat tashmë duhet të analizohen dhe krahasimi sipas Eduard Zaloshnjës duhet bërë mes fletëve të votimit brenda vendit me zgjedhjet e 2021, nga ku rezultati është zhgënjyes për opozitën.
    “Koalicioni i udhëhequr nga Berisha dhe Meta sivjet mori 9 mandate më pak sesa Basha vetëm kur udhëhoqi atë koalicionin PD-AN atëherë. 250 mijë vota më pak, një gropë elektorale që ka Aleanca për Shqipërinë Madhështore në krahasim me votat e partive përbërëse të këtij koalicioni para katër vitesh”, tha analisti Eduard Zaloshnja.
    Fenomeni më ndikues në rezultatin opozitar është dhe rënia e partisë së Ilir Metës, nga subjekti zgjedhor që pati në dorë sjelljen e socialistëve në pushtet në 2013, u shndërrua në forcën politike që nuk prodhoi dot as mandatin e kryetarit të saj në listën e hapur të PD në Tiranë.
    “Po të krahasojmë 107 mijë vota të marra atëherë me 28 mijë votat në gjithë vendin këtë vit. Pra këta kandidatë kanë marr kësaj radhe 80 mijë vota më pak se sa mori LSI para katër vitesh. Kjo ka kontribuar me 1/3 e asaj gropës së madhe elektorale të gjithë aleancës”, tha Zaloshnja.
    Për Zaloshnjën, nga 12 qarqe në Shqipëri, Tirana jep përgjigjet e shumë pikëpyetjeve për demokratët me aleancën e Shqipërisë Madhështore, prej të cilave duhet të ketë reflektime.
    “Treguesi më domethënës i këtyre zgjedhjeve është që 150 mijë zgjedhës që banojnë në Tiranë nuk shkuan të votojnë asnjë parti. Kjo rënie pjesëmarrje është pothuajse e gjitha te aleanca e madhe opozitare. Kjo tregon që njerëzit s’kanë pasur shpresë ta votojnë atë dhe ka krijuar këtë depresion të madh votash. Pra, nëse shohim  Tiranën ku popullsia jo vetëm që nuk largohet por shtohet çdo ditë. Jo vetëm që nuk u shtuan votat për opozitën, por pati rënien më të madhe nga të gjithë kampet, me pothuajse 60 mijë vota!”, tha analisti Eduard Zaloshnja.
    Ngjitja e PS nga 74 në 83 mandate, me rreth 34 mijë vota më pak se në 2021 shpjegon analisti Zaloshnja është efekt i sistemit elektoral që penalizon një opozitë të fragmentarizuar, por i ndërtuar me bekimin e Sali Berishës dhe Edi Ramës.

    Top Channel

  • Eduard Halimi: Më gjeni një tjetër si Berisha? 80 vjeç bën 15 takime në ditë, fle në 1 të natës

    Eduard Halimi: Më gjeni një tjetër si Berisha? 80 vjeç bën 15 takime në ditë, fle në 1 të natës

    Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i ka dedikuar një shënim situatës politike, ku ndër të tjera nënvizon raportin e tij me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
    “Kam pasur fatin ta njoh Sali Berishën shumë më të ri. E mbaj mend kur festoi 60 vjetorin me një ekip të ngushtë në 2004. Unë atëherë sapo kisha mbushur 30. Për më shumë se 20 vite kam qenë me të. Ishte ai që më ftoi t’i bashkohesha dhe ka qenë fat të mësoj nga njeriu që më krijoi një disiplinë në punë, të mos fik telefonin, të përgjigjem 24/7 – por që kurrë nuk arrita të vij as deri te çereku i përkushtimit dhe forcës në punë. Kemi fituar dhe kemi humbur beteja me të. Kam dhënë dorëheqje 8 vjet më parë, pa mirëkuptimin e tij, për të hapur rrugë të tjerëve, për të mos u tërhequr zvarrë nga marrëveshjet jo të dobishme në atë kohë në kurriz të drejtësisë, dhe iu riktheva punës që kam pasion dhe ku do të vijoj pjesën tjetër të jetës – por vijova miqësinë me të. Dhe asnjëherë nuk kam harruar të njoh punën, përkushtimin dhe sakrificën që ai ka bërë për këtë parti”, shkruan Halimi, përcjell A2.
    “Më gjeni një tjetër që në moshën 80-vjeçare çohet në 6 të mëngjesit, bën 15 takime në ditë, fle në 1 të natës, ka 30 vjet në punë shtetërore dhe jeton në një apartament modest, dhe do jem i pari që do ta votoj. Kur të ketë një të ri që i afrohet, ta votojmë të gjithë bashkë. Por derisa të ndodhë kjo, derisa mos e largojmë atë që na ka mbajtur në këmbë për 3 dekada këtë familje politike, të ecim përpara. Koha nuk na pret dhe atë nuk e ndalim dot”, shkruan ndër të tjera Eduard Halimi.

  • Fier/ Sherr mes kushërinjve, arrestohen babë e bir

    Fier/ Sherr mes kushërinjve, arrestohen babë e bir

    Një konflikt i ashpër mes kushërinjve në fshatin Cakran të Fierit ka përfunduar me një person të plagosur dhe dy të arrestuar.

    Mbrëmjen e djeshme, Miri Sulaj, 44 vjeç, ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, Eduard Sulaj, po 44 vjeç, pas një sherri të nisur për motive ende të paqarta. Në përleshje është përfshirë edhe djali 17-vjeçar i autorit.

    Pas ngjarjes, babë e bir u larguan nga vendi i ngjarjes, por u lokalizuan dhe u shoqëruan më pas nga policia.

    Eduard Sulaj është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

  • Babë e bir përfshihen në sherr në Fier, përfundojnë në pranga

    Babë e bir përfshihen në sherr në Fier, përfundojnë në pranga

    Një konflikt mes të afërmish në Fier përfundoi me shoqërimin në polici të një babai dhe të birit. Miri Sulaj, 44 vjeç, pas një sherri mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar kushëririn e tij, Eduard Sulaj, gjithashtu 44 vjeç. Në përleshje u përfshi edhe djali 17-vjeçar i autorit.
    Pas sherrit, babë e bir u larguan nga vendi i ngjarjes, por u arrestuan më pas nga forcat “Shqiponja”. Eduard Sulaj u dërgua në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.