Tag: edona

  • “Na trembët, qetësohuni”/ Zv. ministrja e Infrastrukturës përplaset me Erion Braçen te “Ekonomia”

    “Na trembët, qetësohuni”/ Zv. ministrja e Infrastrukturës përplaset me Erion Braçen te “Ekonomia”

    Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali dhe deputeti socialist Erion Braçe kanë debatuar me tone të ashpra ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë.
    Gjatë leximit të raportit në Komisionin e Ekonomisë, aty ku po diskutohet projekt-buxheti 2026, asaj iu kërkua të tregojë shifra.
    Milva Ekonomi: Ne duhet ta përdorim kohën me ekonomicitet.
    Edona Bilali: Unë jam e gatshme ta ekonomizojmë edhe më shumë kohën.
    Milva Ekonomi: Mund ta përmblidhni diskutimin tuaj, që t’i japim mundësi pyetjes.
    Edona Bilali: Nuk po përmendim projekte të tjera…
    Erion Braçe: Mund t’i përmendësh të gjitha, por pa fjalë të tepërta.
    Edona Bilali: Do përpiqemi të mos e teprojmë, shumë faleminderit për këtë shënim. Patjetër që do të përpiqemi, ju falenderojmë për mundësinë .
    Erion Braçe: Lëre aman të keqen, që e vlerëson shumë.
    Edona Bilali: Na trembët deputet, na trembët. Qetësohuni.

  • “Lëre aman të keqen”/ Përplasje me tone të ashpra mes Braçes dhe zv. Ministres së Infrastrukturës: Na trembët deputet, qetësohuni

    “Lëre aman të keqen”/ Përplasje me tone të ashpra mes Braçes dhe zv. Ministres së Infrastrukturës: Na trembët deputet, qetësohuni

    Milva Ekonomi: Ne duhet ta përdorim kohën me ekonomicitet.
    Edona Bilali: Unë jam e gatshme ta ekonomizojmë edhe më shumë kohën.
    Milva Ekonomi: Mund ta përmblidhni diskutimin tuaj, që t’i japim mundësi pyetjes.
    Edona Bilali: Nuk po përmendim projekte të tjera…
    Erion Braçe: Mund t’i përmendësh të gjitha, por pa fjalë të tepërta.
    Edona Bilali: Do përpiqemi të mos e teprojmë, shumë faleminderit për këtë shënim. Patjetër që do të përpiqemi, ju falenderojmë për mundësinë .
    Erion Braçe: Lëre aman të keqen, që e vlerëson shumë.
    Edona Bilali: Na trembët deputet, na trembët. Qetësohuni.

    Top Channel

  • Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

    Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

    Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat në zgjedhjet e 11 majit, është caktuar në qeveri.

    Këshilli i Ministrave, vendosi që Bilali të emërohet si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

  • Ish- deputetja e Shkodrës rikthehet në qeveri, ja pozicioni që i besoi kryeministri Rama…

    Ish- deputetja e Shkodrës rikthehet në qeveri, ja pozicioni që i besoi kryeministri Rama…

    Ish- deputetja e Partisë Socialiste njëherësh ish- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali është Zëvendësministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
    Edona Bilali i bashkohet qeverisë pas një rezultati të mirë në zgjedhjet e 11 Maj 2025 duke u renditur e para me numër votash në qark dhe e dyta grua socialiste më e votuar në Shqipëri. Kjo është ndoshta arsyeja pse Edona Bilali është zgjedhur zv. Ministre ne Ministrinë më të rëndëshme e cila mbulon më shumë se 70% të buxhetit të shtetit duke ju bashkuar ekipit të numrit dy të qeverisë.
    Përveç peshës politike, znj. Bilali ka edhe një karrierë shumë të pasur profesionale në fushën e projekteve zhvillimore. Kujtojmë që së fundi ajo mori titullin “Doktor” në Austri me rezultatet më të larta.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • NGA EDONA BILALI – Trafiku dhe vonesat në Milot- Balldren, shqetësimi juaj është edhe imi…

    NGA EDONA BILALI – Trafiku dhe vonesat në Milot- Balldren, shqetësimi juaj është edhe imi…

    Këtë sezon fluksi i makinave është rritur më shumë se kurrë duke faktuar një realitet që çdo dashakeq mundohet ta hedhë poshtë: veriu po preferohet çdo vit e më shumë sepse ju shërbejmë njerëzve, kemi sipërmarrës punëtorë e të palodhur dhe patjetër kryesorja kemi begatinë e natyrës që na ka falur Zoti. Trafiku i rënduar në këtë aks, me vonesa që shkojnë deri në 3–4 orë në fundjavë dhe rradhë kilometrike gjatë sezonit veror, është një problem i madh për qarkun Shkodër por jo vetëm.
    Studimet e Bankës Botërore tregojnë qartë: rrugët moderne rrisin turizmin dhe nxisin ekonominë. Ky është një investim jetik për Shkodrën. Siç jeni në dijeni tenderi për këtë rrugë është anuluar dy herë, jo për mungesë vullneti, por sepse asnjë kompani nuk plotësoi kriteret e garës. Pavarësisht dëshirës, nevojës dhe padurimit plotësisht të mirëkuptuar proçesi për të gjithë hallkat nga projektimi në dorëzim duhet të jetë i sigurt, pasi bëhet fjalë për një aks strategjik pjesë e rrjetit ndërkombëtar të lëvizjes. Integrimi është gjithashtu infrastrukturë.
    Këtë shqetësim të përbashkët e kam adresuar jo vetëm në foltoren e Parlamentit dhe Komision por edhe tek instancat e duhura për të cilat jam dëshmitare e përpjekjeve maksimale dhe vullnetit për të ba ma të mirën për Shkodrën e neglizhume padrejtësisht.
    Ju lexoj, ju dëgjoj dhe e jetoj njëlloj si ju shqetësimin e drejtë ndaj do të vazhdoj të ngre këtë çështje me këmbëngulje, sepse Shkodra meriton ma shumë! /Nga Edona BILALI, publikuar në Facebook/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • U largua nga Kosova, Edona James shpjegon arsyet e rikthimit në Gjermani

    U largua nga Kosova, Edona James shpjegon arsyet e rikthimit në Gjermani

    Edona James, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, ka shpërthyer së fundmi me një postim të sinqertë dhe të guximshëm në rrjetet sociale, ku ka ndarë arsyet e rikthimit të saj në Gjermani.
    Ajo ka theksuar se arsyeja kryesore e largimit është një faktor i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: pagesat. Në një reflektim të ndershëm, Edona shprehet se ka vërejtur se tregu i showbizit në Kosovë ka një hendek të madh mes mundësive financiare të artistëve të ndryshëm, ku këngëtarët janë ata që mund të fitojnë mjaftueshëm për të jetuar si në vende të tjera evropiane.
    Ajo gjithashtu shprehet hapur për këtë situatë duke thënë: “Më mirë të jem pa famë, sesa të punoj dhe të paguhem vetëm 50 euro. Për intervista nuk më japin asnjë cent.” Edona nuk i kurseu kritikat e saj për tregun kosovar, duke e quajtur atë të pamjaftueshëm dhe jo të drejtë për profesionistët që angazhohen në të.

  • VIDEO – “Jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori”, Edona Bilali flet për spotin e kontestuar

    VIDEO – “Jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori”, Edona Bilali flet për spotin e kontestuar

    Deputetja aktuale e PS-së, Edona Bilali, e cila humbi mandatin e saj në Shkodër në zgjedhjet e 11 Majit, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve dhe spotin me të moshuarin, që pas kritikave në rrjetet sociale u detyrua ta fshijë.
    Edona Bilali, referuar spotit, u shpreh se “qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.”

    Ajo theksoi se personi në videon për fushatën elektorale nuk ishte një i moshuar, por aktor.
    Ndërsa përgëzoi kolegët e saj socialistë për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, duke u shprehur se “do e shohim të manifestuar në Parlamentin e ri”, jashtë të cilit ajo mbeti.
    “Dua të përgëzoj këdo nga skuadra e PS që luftoi për të garuar në këtë garë, për të realizuar këtë rezultat që do e shohim të manifestuar në Parlamentin e ri.
    Kjo është punë skuadre dhe krejt mirënjohëse e falenderuese që garoi krah meje”, u shpreh Edona Bilali.
    E pyetur nga gazetarët: “Mendoni se ju penalizoi video me të moshuarin në spital? A keni një kërkim falje për qytetarët e Shqipërisë?”, ajo u shpreh se “Ai nuk është një i moshuar, është aktor humori. Por mendoj se qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.”

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • U kritikua për spotin me të moshuarin, Edona Bilali: Në Tiranë dhe jashtë Shkodre s’janë gati për këtë lloj humori!

    U kritikua për spotin me të moshuarin, Edona Bilali: Në Tiranë dhe jashtë Shkodre s’janë gati për këtë lloj humori!

    Deputetja aktuale e PS-së, Edona Bilali, e cila humbi mandatin e saj në Shkodër në zgjedhjet e 11 Majit, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve dhe spotin me të moshuarin, që pas kritikave në rrjetet sociale u detyrua ta fshijë.
    Edona Bilali, referuar spotit, u shpreh se “qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.”
    Ajo theksoi se personi në videon për fushatën elektorale nuk ishte një i moshuar, por aktor.
    Ndërsa përgëzoi kolegët e saj socialistë për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, duke u shprehur se “do e shohim të manifestuar në Parlamentin e ri”, jashtë të cilit ajo mbeti.
    “Dua të përgëzoj këdo nga skuadra e PS që luftoi për të garuar në këtë garë, për të realizuar këtë rezultat që do e shohim të manifestuar në Parlamentin e ri.
    Kjo është punë skuadre dhe krejt mirënjohëse e falenderuese që garoi krah meje”, u shpreh Edona Bilali.
    E pyetur nga gazetarët: “Mendoni se ju penalizoi video me të moshuarin në spital? A keni një kërkim falje për qytetarët e Shqipërisë?”, ajo u shpreh se “Ai nuk është një i moshuar, është aktor humori. Por mendoj se qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.”

  • VIDEO/ Edona Hossli s’ka të ndalur, publikon projektin e ri me titull “Pse”

    VIDEO/ Edona Hossli s’ka të ndalur, publikon projektin e ri me titull “Pse”

    Këngëtarja Edona Hossli ka publikuar një projekt të bukur, ku xhirimet e videos  janë realizuar në Zvicër, ku dhe jeton. Kënga mban titullin “Pse” dhe bashkëpunëtorët e këtij projekti janë me produksion Shqip Vibes, realizimi në studion e A-recordink, e klipi punuar nga DreamFilms. Kënga është mjaft interesante dhe mund ta ndiqni e dëgjoni në linkun më poshtë. Bukuroshja e cila është dhe një modele dëshiron që tashmë të merret më seriozisht e më shumë me muzikë, ku mësojmë se ka edhe dy projekte të tjera që do tē vijnë nga muaji qershor.

  • NGA EDONA BILALI – E keqardhur që Shkodra nuk i “bashkohet festës” së fitores masive të PS në Shqipëri

    NGA EDONA BILALI – E keqardhur që Shkodra nuk i “bashkohet festës” së fitores masive të PS në Shqipëri

    Tanë bashkë për Shkodrën! Ky ka qenë lajtmotivi i rrugëtimit tim në politikë që ditën e parë. Këto zgjedhje ishin prova e radhës. Më shumë se 9000 vota  janë konfirmim që puna në skuadër dhe marrëdhënia me qytetarët është pararojë e rezultatit.
    Lexoj me shumë mirënjohje e përulem faktit që një në katër votues më ka votëbesuar.
    Jam e keqardhur që Shkodra nuk i “bashkohet festës” së fitores masive të Partisë Socialiste në Shqipëri por dy fitore dua t’i rendis:
    – Proces i qetë. Është fushata e katërt që Shkodra është modeli i qytetarisë. Alibia “zgjedhjet u vodhën, triumfoi krimi” delegjitimohet në Shkodër.
    – Rritja e mbështetjes socialiste. Partia Socialiste u rrit në vota dhe mori një mandat më shumë krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Ky rezultat është inkurajues dhe meritë e të gjithë palëve.
    Në aspektin personal nuk jam e keqardhur sa kohë rezultati është vullneti i qytetarëve. Kam një përqafim shumë të madh për kushdo u mërzit për mosarritjen e objektivit, por jam besimplotë që kur qëllimi është i mirë rruga gjendet gjithmonë.
    Faleminderit çdo votuesi që mori pjesë në procesin e zgjedhjeve të 11 Majit, çdo komisioneri, vëzhguesi e numëruesi të të gjitha forcave politike që qëndruan për ditë të tëra në tryezat e numërimit të votave!
    Jam e bindur se Shkodra dhe Shqipëria Europiane janë në rrugën e duhur për zhvillimin e tyre, të cilat si gjithmonë do t’i ndërtojmë tanë bashkë. /Nga Edona BILALI, publikuar në Facebook/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!