Avokati Arbër Hoxha, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, vlerësoi emërimin e Klodian Brahos në krye të SPAK, duke e cilësuar atë si një zgjedhje të pritshme dhe të mbështetur gjerësisht. Sipas Hoxhës, Braho ka qenë “krahu i djathtë i Altin Dumanit” dhe një profesionist me karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, i cili e ka provuar veten në çdo detyrë.
Ai theksoi se të gjithë kandidatët ishin në nivel dhe se procesi këtë herë u zhvillua pa ndërhyrje apo konfrontime ndërkombëtare, ndërsa mbështetja për Brahon ishte e qartë. Avokati e konsideroi kreun e ri të SPAK si “drejtuesin e duhur”, një figurë dominante që pritet t’i japë drejtim të ri institucionit, ndërsa vuri në dukje se rikthimi i mbështetjes së hapur të SHBA-ve dhe kohezioni mes administratave amerikane janë sinjale pozitive për vijimin e punës. Sipas tij, platforma e Brahos është vetëm “maja e ajsbergut”, pasi puna e SPAK pritet të intensifikohet edhe më tej.
“Kandidatura ishte e qartë dhe e pritshme. Klodian Braho ishte krahu i djathtë i Altin Dumanit. Të gjithë kandidatët ishin në lartësinë e situatës. Braho është një njeri që e ka provuar veten dhe ka pasur një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prisja që të kishte marrë më shumë vota. Të gjithë kandidatët ishin në lartësinë e situatës dhe kësaj here nuk pati konfrontimin e përfaqësisë së disa shteteve.
Mbështetja ishte e qartë. Braho një drejtues i duhur për SPAK. Është një figurë dominante. Ka një rikthim që Ambasada e Shteteve të Bashkuara janë pranë Prokurorisë së Posaçme, fondet nuk janë ndërprerë dhe ka të njëjtën qasje si administrata Biden ashtu edhe ajo e Trump. Platforma e Braho është vetëm maja e ajsbergut, sepse jam i sigurt që do të bëhen punë edhe më të mira. Do i japë udhë SPAK, që ka filluar të hedhë hapat e veta”, tha Arbër Hoxha.
Tag: duhur
-

Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK/ Avokati: Drejtues i duhur, është një figurë dominante me eksperiencë të pasur
-

“Nuk kam asnjë keqardhje për largimin nga Manchester United, vendimi i duhur, Chelsea klubi i duhur”
11 Dhjetor 2025
12:06
Telesport
Anësori i Chelsea, Alejandro Garnacho, ka deklaruar se nuk ka asnjë keqardhje për largimin e tij nga Manchester United gjatë verës. Argjentinasi iu bashkua “blues” në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh në gusht, pasi kishte kërkuar largimin nga “Old Trafford”.
21-vjeçari nuk ishte më në planet e trajnerit të Manchester United, Ruben Amorim, duke çuar në një largim të pakëndshëm. I pyetur nëse kishte ndonjë keqardhje për largimin e tij nga “djajtë e kuq”, Garnacho u përgjigj: “Jo, asnjë keqardhje. Nuk jam as I trishtuar“.
Garnacho më vonë foli për kalimin e tij në Stamford Bridge. “Ndonjëherë në jetë duhet të ndryshosh gjërat për të bërë ndoshta një hap përpara ose për t’u përmirësuar si lojtar. Mendoj se ishte momenti i duhur, klubi i duhur. Kështu që ishte një vendim i lehtë”, tha Garnacho. -

E BUJSHME: Sergio Ramos drejt transferimit në PL, zbulohet klubi i madh që po “josh” spanjollin
10 Dhjetor 2025
18:57
Telesport
Sergio Ramos ka zyrtarizuar ditën e djeshme largimin nga CF Monterrey, por spanjolli nuk ka ndërmend ta mbyllë këtu me futbollin. Edhe pse 40 vjeç, ish-kapiteni i Real Madridit po kërkon një sfidë të fundit të madhe, i bindur se ende është i aftë për të garuar në një ligë të nivelit të lartë.
Synimi i tij është shumë i qartë: të qëndrojë konkurrues dhe të kërkojë një vend në Kupën e Botës 2026. Dhe për ta arritur këtë synim, i duhet të luajë në një nivel elitar.
“Cadena SER” zbulon se është pikërish Manchester United që i ka bërë spanjollit një ofertë konkrete deri në fund të sezonit. Ruben Amorim e sheh Ramos si njeriun e duhur për t’i shtuar eksperiencën dhe përvojën e duhur repartit të mbrojtjes te “Djajtë e Kuq”.
Sipas raportimit në fjalë kanë mbetur ende disa detaje për t’u diskutuar mes palëve, marrëveshja është shumë pranë zyrtarizimit. -

Jupiteri retrograd sjell shpërthim për këto 3 shenja Horoskopi, nga sot jeta përmirësohet
Pas 8 dhjetorit, jeta më në fund fillon të përmirësohet për tre shenja të zodiakut . Retrograda e Jupiterit hap dyer që deri më tani dukeshin të mbyllura. Mund të keni hequr dorë nga përpjekja për të tërhequr situata të reja, por në këtë ditë ktheheni me një humor të ri.
Shfaqen mundësi premtuese dhe këto shenja vënë re mundësi të reja që hapen para tyre. Ky aspekt rrit të menduarit pozitiv dhe shpesh kjo është pikërisht ajo që ju nevojitet.
DashiJupiteri retrograd ju ndihmon të shihni mundësi që mund t’i keni anashkaluar. Pasi t’i njihni, nuk do t’i injoroni më. Vështrimi dhe koha punojnë në favorin tuaj dhe të hënën do të vini re se ambiciet tuaja përputhen me energjinë tuaj. Më 8 dhjetor, një ide paraqitet aq natyrshëm saqë ndihet si hapi tjetër i pashmangshëm. Ju e njihni potencialin e kësaj mundësie dhe jeni gati të lëvizni në drejtimin e duhur. Energjia dhe qartësia rriten. Ndiheni si një magnet për gjëra të bukura dhe jeta juaj është në rrugën e përmirësimit të ndjeshëm.GaforrjaKy aspekt ju tregon se sa të realizueshme janë gjërat kur përpiqeni vërtet. Mendimi pozitiv është çelësi. Kur i shihni situatat si të realizueshme, bota përreth jush përshtatet. Jupiteri në lëvizje retrograde zbulon zgjedhje që mbështesin nevojat tuaja emocionale dhe praktike, duke ju dhënë mundësinë të ecni përpara me besim. Më 8 dhjetor, ndiheni plotësisht të përafruar me qëllimet tuaja. I shihni mundësitë dhe jeni gati të ndërmerrni veprime. Kjo ditë ju mbush me optimizëm për të ardhmen. Mundësitë lindin sepse i kushtoni vëmendje kohës së duhur dhe lejoni që njohuritë t’ju udhëheqin.
PeshqitKursi retrograd i Jupiterit forcon intuitën tuaj, në mënyrë që t’u besoni plotësisht zgjedhjeve tuaja. Nuk ka hezitim në këtë ditë. Ju e kuptoni se koha e duhur luan një rol vendimtar në suksesin tuaj, dhe kështu ju tërheqni energjinë e duhur. Të hënën, koha është ideale për të ecur përpara me zgjedhje që më parë ju dukeshin të pasigurta. Më 8 dhjetor, ju ndjeni se universi ju mbështet. Jupiteri ju mbush me motivim dhe frymëzim. Që tani e tutje, e tëra çfarë duhet të bëni është të vazhdoni me të njëjtin qëndrim pozitiv.
/vizionplus.tv -

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem
Për dy vjet, gjatë kohës së luftës në Gaza, të gjitha festimet publike të Krishtlindjeve në Betelehem, në Bregun Perëndimor të okupuar ku sipas traditës lindi Krishti, u anuluan.
Por pas armëpushimit të fundit, autoritetet vendosën që këtë vit festimet të rikthehen me ndezjen e drurit gjigant tradicional përpara Kishës historike të Lindjes.
“Kanë qenë dy vite të këqija të heshtjes; as Krishtlindje, as punë, as turizëm. Të gjithë jetojmë nga turizmi dhe ai ishte në zero”, tha kryebashkiaku i Betelehemit, Maher Tzenaouati.
Kryebashkiaku pranon se ideja për rifillimin e festimeve shkaktoi debate, pasi palestinezët në Gaza vazhdojnë të vuajnë pasojat e luftës.
“Disa mund të thonë se nuk është koha e duhur, të tjerët se është e duhur. Por thellë në zemër ndjeva se kjo ishte gjëja e duhur, sepse Krishtlindjet nuk duhet të ndalen kurrë. Ky është drita e shpresës për ne”, tha ai.
Rrugët tani janë të zbukuruara me drita të ndezura dhe tabelat reklamojnë panaire dhe festa për fëmijë.
Qytetet fqinje Beit Jala dhe Beit Sahour planifikojnë gjithashtu ndezjen e pemëve të Krishtlindjeve ditët e ardhshme. Hotelet, që ishin pothuajse bosh dy vitet e fundit, po marrin një rrjedhje rezervimesh nga palestinezët nga Izraeli dhe disa vizitorë të huaj. -

Ambasadori Christofer Hill: Vizita e Baker në ’91, kthesa historike për Shqipërinë, larg socializmit të butë
Në një intervistë për gazetën Mapo.al, të rrallë për median shqiptare, Christopher Hill, ambasadori që hapi ambasadën e parë amerikane në Tiranë pas rrëzimit të komunizmit në vitin 1991, analizon pas tre dekadash se si ka ndryshuar vendi dhe çfarë sfidash mbeten ende. Vizita e James Bakerit solli entuziazëm të paprecedent në sheshin Skënderbej, por rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO dhe integrimit në BE shihet si simboli i vijimit të eeugëtimit të nisur në 1990.
Hill flet për marrëdhëniet shqiptaro‑amerikane, politikat e reja të Uashingtonit ndaj Europës dhe rolin që Shqipëria duhet të luajë në Ballkan, por shton rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon.
Ai komenton rënien e entuziazmit të viteve ’90, keqkuptimet në opinionin publik amerikan për NATO‑n e OKB‑në, drejtësinë për udhëheqësit e UÇK‑së dhe domosdoshmërinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Një intervistë ku vihen në peshë arritjet e Shqipërisë, por edhe mësimet që nuk duhen harruar në një kohë ndryshimesh të mëdha në rendin botëror.
1-Ambasador, ju keni ardhur në Shqipëri kur sapo kishte ndryshuar sistemi. Por si e shikoni sot situatën? Vijon ende diskutimi i një tranzicioni që konsiderohet i vonuar?
Hill: Kur mbërrita në 1991, Shqipëria kishte një mungesë të gjithave përveç diçkaje: politikës. Kishte shumë politikë në 1991 dhe kishte shumë pyetje themelore, si p.sh. në çfarë drejtimesh Shqipëria duhet të shkojë. Do të thoja se vizita e Baker ishte shumë e rëndësishme në gjithë procesin, vizita, reagimet, qindra mijëra njerëz të mbledhur në sheshin Skënderbej, pati një impakt të vërtetë për sa i përket drejtimit ku Shqipëria do të shkonte, dhe qartazi nuk do të shkonte me një rritje të ngadalshme socialiste të butë; përkundrazi, do të bënte një ndryshim të madh. Qoftë kjo e mirë apo jo, kjo u takon shqiptarëve. Nuk jam në pozicion të të them përgjigje, pasi ne bëjmë më shumë gabime në një ditë se ju bëni në vit, kështu që s’jam këtu për të kritikuar askënd. Ndjeva se Shqipëria ka shkuar më së shumti në drejtimin e duhur: anëtarësimi në NATO, anëtarësimi i pritur në BE, s’janë çështje burokratike por çështje njerëzore dhe mendoj se Shqipëria ka bërë të qartë dëshirën të jetë pjesë e BE-së dhe lidhjeve transatlantike. Diçka për të cilën jam shumë krenar personalisht për Shqipërinë është ideja se lidhja amerikane‑shqiptare është shumë e mirë dhe shpresoj të zgjasë, edhe pse në vendin tim ka shumë probleme.
2- Por ndryshe nga 35 vite më pare sit entuziazmi ka rënë… ?
Hill: Mendoj se kjo është si shumë gjëra në jetë; ’90 ishte nisja e gjërave, kishte shumë adrenalinë në gjak, nuk mund ta mbash këtë ritëm adrenaline pasi do të vdisje nga një atak kardiak. Kështu që jam mirënjohës; s’jam i çuditur që entuziazmi ka rënë, por drejtimi nuk ka ndryshuar.
3-Jemi në një moment të veçantë të rendit botëror, një SHBA me qasje të re ndaj BE-së, NATO-s por edhe Ballkanit. Çfarë nënkuptojnë për Shqipërinë ndryshimet në politikën e jashtme amerikane?
Hill: Për të kuptuar si mund të ndikojë në Shqipëri duhet të kuptosh cilat janë çështjet e brendshme të SHBA‑së dhe mendoj se është e drejtë të thuash se Trump nuk është shkaku i kësaj, por pasoja/simptoma e saj. Çfarë dua të them me këtë? Shumë amerikanë, mendoj se janë gabim për ata që thotë, mendojnë se Amerika ka qenë viktimë e përpjekjeve të veta në botë dhe që ne jemi përpjekur përherë të bëjmë gjënë e duhur dhe shtetet e tjera përherë na kanë keqtrajtuar e s’janë treguar mirënjohës. Mendoj se për shumë qytetarë amerikanë sistemi ndërkombëtar nuk është në përfitimin amerikan; personalisht mendoj se është shumë e gabuar. OKB‑ja, e krijuar nga SHBA‑ja në San Francisko, nëse sheh tre fjalët e para të statutit/aktit themelues të saj, janë tre fjalët e para të institucionit amerikan “Ne njerëzit”; mendoj se OKB‑ja ka ndihmuar Amerikën dhe çdo njeri tjetër, por kur pyet amerikanët se çfarë mendojnë për OKB‑në, thonë se ka shumë fjalë pa aksion dhe s’ka ndihmuar shtetin. E njëjta gjë për NATO‑n: dëgjon shumë amerikanë, jo shumicën, që thonë se ne amerikanët jemi të vetmit që kemi ndihmuar NATO‑n me ushtri të mjaftueshme; pas Luftës së Ftohtë europianët nisën të mos shpenzonin aq sa duhej; vetëm ne vazhduam të bënim NATO‑n e fortë nga ana ushtarake, kështu që ne jemi viktimizuar nga europianët që s’janë treguar seriozë për lidhjen transatlantike, përveçse me fjalë por jo me vepra. Kështu që dëgjon shumë amerikanë që thonë: pse jemi në këtë lidhje nëse vetëm ne kontribuojmë?
Hill: Dua të them pikëpamjen time: mendoj se kjo është e gabuar, por pse amerikanët do të mbështesin një president që sipas meje është gabim në këtë çështje? Dhe po, mendoj se presidenti ynë është gabim për këtë. Për ta kuptuar këtë, duhet të kuptosh se ka çështje të brendshme të tjera që janë shumë afër zemrës për njerëzit: kjo ka të bëjë me transformimet ekonomike dhe faktin që punët janë shumë më ndryshe; çdo gjë vjen nga jashtë, pra importohet, dhe ne nuk eksportojmë shumë; pra çdo gjë viktimizohet dhe bëhet sikur po përfitojnë të tjerët nga ne. Nëse shkon në Amerikë do të shohësh që kjo pikëpamje nuk është e vërtetë, por njerëzit mendojnë kështu.
5- Por nisur nga kjo edhe BE ka nisur të ndryshojë … ?
Hill: Mendoj se në ca mënyra kjo respekton idenë që europianët kanë marrë mesazhin se duhet të shpenzojnë më tepër në ushtri. Jam i shqetësuar nëse zgjerimi i buxhetit për mbrojtje po e bëjnë sepse mendojnë se Amerika po ikën, dhe kjo është gjë e keqe. Nëse shkon në ’90‑tat, gabimi më i madh ishte që bënim sikur Europa nuk ekzistonte dhe fokusoheshim vetëm te problemet tona dhe, si përfundim, duhej të mobilizonim trupa në Francë në 1917 dhe në 1944 kishim tok në plazhe Itali dhe Francë, dhe kjo s’ishte mënyra më e mirë për të ardhur. Kështu që mendoj se duhet të jemi të angazhuar dhe të qëndrojmë, dhe nëse amerikanët mendojnë se është gjëja e gabuar ata duhet të dinë që është edhe në interesat tona, pra kemi interesa të përbashkëta. Mendoj se situata mes Ukrainës dhe Rusisë na kujtoi se ka probleme ku duhet të ndërhyjmë drejtpërdrejt.
6- Si duhet të veprojë Shqipëria në këtë kontekst të ri, në raport me SHBA-të?
Hill: Disa nga çështjet janë permanente dhe shpresoj të mos kemi probleme në të ardhmen që Amerika të jetë e vetmja që siguron shumicën e përgatitjeve ushtarake; shpresoj të ndryshojë kjo, por mendoj se qasja themelore e mbajtjes së Amerikës të përfshirë është rruga e duhur dhe këtë po bën Shqipëria. Kjo shkon te një pikë themelore për diplomacinë: nëse ke të bësh me çfarëdo lloj shteti, duhet të jesh me ndikim. Dhe si e bën këtë? Duke u larguar dhe duke thënë që s’dua të flas me ty? Kjo është një recetë për të ulur influencën tuaj dhe për t’u bërë më pak faktor; gjëja që duhet bërë është të marrësh pjesë me SHBA‑në, të jesh i duruar. SHBA ka 80 vite si figurë qendrore në lidhjen transatlantike, përveç vitit të fundit kur kishim disa probleme, por s’është asgjë përkundrejt 80 viteve. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria? Të jetë një pjesëtar i mirë i NATO‑s, të jetë një shpresë e ardhme e mirë e EU. Këto janë sipërfaqësore, por çështja kryesore në Ballkan është krijimi i rrethanave për marrëdhënie të mira fqinjësore.
7- Cili duhet të jetë roli i Shqipërisë në Ballkan?
Hill: Nëse Shqipëria mund të jetë një forcë pozitive në Ballkan për krijimin e lidhjeve, është shumë ndihmuese për ne, për Ballkanin dhe për Shqipërinë. Mendoj se problemi i Ballkanit mund të reduktohet me kalimin e viteve, pasi mendoj se është më e rëndësishme se kurrë që shtetet e Ballkanit të komunikojnë me njëri‑tjetrin. Shkoni pas në 1878, një kongres në Berlin; çfarë ndodhi? Të gjitha fuqitë, të gjitha shtetet e Ballkanit çuan delegatë dhe askush nuk i dëgjoi; mësimi që morën ishte që çdo shtet duhej të gjente një person që do të bashkëpunonte me të gjithë fqinjët dhe do t’i përfaqësonte. Kjo sigurisht është diçka shumë e vështirë, por është qasja e duhur. I jap shumë kredite për mundimet që janë bërë për takime mes këtyre vendeve, dhe mendoj se Shqipëria është në rrugën e duhur për këtë.
8- Por nga ana tjetër kemi bllokim të dialogut me një Kosovë nën masa dhe Serbinë në anën tjetër por dhe gjyqin ndaj ish drejtuesve të UCK?
Hill: Fillimisht, kam shkuar në Serbi dhe isha shumë i demotivuar për faktin që lidhja mes Kosovës dhe Serbisë nuk po përparëson. Kam punuar fort në Serbi që ta bëja Serbinë të ishte në vijë me EU‑në; ç’do të thotë kjo? 70% e koncepteve të të qenurit në vijë me EU‑në janë matematikore. Çështja më e rëndësishme me të cilën po përballet Europa është Ukraina: a po e ndihmon Ukrainën, po apo jo? Serbia po, kështu që jam fokusuar shumë për këtë dhe dua të bëjnë më shumë. Serbia duhet ta mbajë këtë të fshehur pasi 40% e njerëzve janë okej me Rusinë; ky është një problem, por ata po përparojnë në rrugën e duhur dhe ne duhet t’i inkurajojmë. Sa i përket Hagës, është pikëpamja ime: Thaçi ka vuajtur mjaftueshëm, ka qenë në burg për 5 vite. Kur isha i dërguar në 1998‑99 nuk kam menduar kurrë që Thaçi ishte një person i rrezikshëm; kam 0 evidenca që ka vrarë apo ka drejtuar vrasjen e njerëzve. Ka pasur me të vërtetë shumë vrasje, nuk po e mohojmë, por kur kam parë këtë individ nuk e kam parë kështu. Ishin shumë njerëz që u surprizuan që unë isha në Hagë, por duhet të bësh atë që duhet pa u interesuar për opinionet e njerëzve.
9- A e shihni më të lehtë sot procesin e zgjerimit, integrimit të vendvee në BE?
Hill: Procesi i raundit tjetër nuk mendoj se do të jetë i fundit; ka qenë më i vështirë se raundi i shkuar dhe i shkuari më i vështirë se tjetri, pra çdo raund vjen dhe i shtohet vështirësia. Është e vështirë me Serbinë, p.sh., dhe me kalimin e viteve njerëzit janë duke u demotivuar dhe i dëgjon të thonë: “nëse s’na duan, atëherë as ne nuk na duhen”. Por për interesat e Europës dhe tuajat, që të keni një Europë të bashkuar si një e vetme… Problemi është se teksa Europa energjizon veten për një raund tjetër, ka shumë probleme politike e shumë gjëra të ngjashme me neve; krijohen shumë njerëz që bëhen skeptikë ndaj zgjerimit. Europianët ta japin detyra sikur mësuesit nxënësve, pra njerëzit po i kryejnë këto detyra që për ta janë të vështira — p.sh. të riparuarit, të krijuarit e një sistemi gjyqësor është shumë e vështirë — dhe njerëzit janë skeptikë: nëse bëjnë diçka shumë të mundimshme, a do të përfitojnë aq sa janë munduar? Që për mua është një mentalitet shumë i gabuar.
10 – Por a mendoni se në Shqipëri procesi i zgjerimit po kalo nose duhet të kalojë domosdoshmërisht vetëm përmes dosjeve të forta të SPAK ndaj zyrtarëve, politikanëve etj?
HILL: E kuptoj kompleksitetin dhe frustrimin mes këtyre problemeve gjyqësore, por dua të them diçka për integrimin europian: sa më shpejt aq më mirë. Mendoj se çdokush një ditë duhet të bëhet pjesë e EU. Për Shqipërinë është shumë pozitive përfshirja e saj, por nëse bën këtë pritje dhe këtë përjashtim të shteteve, kjo e vështirëson çështjen dhe shkakton pengesa. Europa duhet të jetë e kujdesshme për këtë. /tema/ -

“Lautaro, një nga sulmuesit më të mirë në botë. Nico Paz, e ardhmja është e tij”
6 Dhjetor 2025
9:52
Alfred Lleshi
Juan Sebastián Verón, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, komentoi ndeshjen Inter-Como dhe duelin mes Lautaro Martínez e Nico Paz. Për kapitenin zikaltër tha: “Lautaro shënon në çdo mënyrë, luan për skuadrën dhe në zonë është vdekjeprurës. Ta markosh është shumë e vështirë. Tani ka edhe staturën e liderit, është një nga sulmuesit më të mirë në botë, bashkë me Haaland, Mbappé, Vinicius dhe Lamine Yamal”.
Për Nico Paz u shpreh: “Është gjithmonë në vendin e duhur, në momentin e duhur. Kjo do të thotë se di ta lexojë aksionin dhe e ka futbollin në gjak. Në moshën 21-vjeçare nuk është e lehtë të jesh kaq i gatshëm. E ardhmja është e tij, por edhe tani është një lojtar që imponohet. Pa e ekzagjeruar, jemi përballë një talenti që mund të bëhet fuoriklas”.
Verón përjashtoi krahasimet personale: “Nuk më pëlqejnë krahasimet, sidomos mes epokave të ndryshme. Unë isha më shumë mesfushor, ai më shumë sulmues. Ka diferencë”. -

Kroos, i bindur: Real Madridi i ka lojtarët e duhur për të fituar gjithçka
6 Dhjetor 2025
9:08
Alfred Lleshi
Toni Kroos u shfaq sërish publikisht një javë pasi mori “Kryqin e Kalorësit të Urdhrit të Meritës” të Gjermanisë. Në akademinë e tij në Boadilla, ku prezantoi një aleancë të re me “Allianz”, ai u pyet për krahasimet e vazhdueshme me mesfushën e dikurshme të Real Madridit. Kroos ishte i qartë: “Nuk ndihmon të flasim gjithmonë për ata që ishin më parë… Nuk kam nevojë të më thonë se më mungojnë”.
Pra, sipas tij fokusi duhet të jetë tek ekipi aktual. Ai kujtoi se u largua “me buzëqeshje dhe me një titull të mirë”, duke shtuar se Real Madridit i duhet të fitojë me lojtarët që ka tani: “Duhet të gjejë mënyrën me lloje të tjerë lojtarësh”. Për partneritetin legjendar me Casemiron dhe Modric, tha: “Janë dy gjenerata të ndryshme…, është një mënyrë tjetër loje, jo më e mirë apo më e keqe”.
Për Vinicius u shpreh: “Ka qenë kënaqësi ta shoh si është zhvilluar… Ndonjëherë del nga shinat, por si person është i mrekullueshëm. Ka presion të madh nga rivalët dhe tifozët kundërshtarë. Nuk shoh nervozizëm te Real Madridi, besoj se ka lojtarët e duhur për të fituar gjithçka”.
Si trajner i fëmijëve, Kroos theksoi se më e rëndësishme është liria e tyre: “Fëmijët luajnë më mirë kur janë të çliruar, pa frikë nga gabimet”. Ai nuk mendon të bëjë trajnerin profesionist: “Ndihem i lumtur aty ku jam”. -

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 28 nëntor 2025…
DASHI
Sot do të jetë një ditë dinamike: do të ndjeni sikur disa situata më në fund po lëvizin në drejtimin e duhur. Lidhur me punën, ka më shumë qartësi dhe mund të merrni një konfirmim të shumëpritur.
DEMI
Stabiliteti është thelbësor për ju. Mund ta ndjeni edhe më shumë nevojën për të. Ka çështje financiare ose praktike për të zgjidhur, por asgjë që nuk mund ta trajtoni me qetësi. Në dashuri, dëshira juaj për siguri po rritet.
BINJAKËT
Kurioziteti po rritet ndjeshëm në fund të muajit! Sot do të jetë një ditë me takime interesante, madje edhe të rastësishme, që mund të shndërrohen në bashkëpunime. Në dashuri, jeni më të relaksuar dhe komunikues.
GAFORRJA
Ndjeshmëria juaj është rritur këto ditë: mund të përjetoni momente të vogla nostalgjie, por edhe njohuri të vlefshme. Durimi dhe metoda janë të nevojshme në punë, ndërsa në dashuri, dëshira për përqafime dhe afërsi kthehet.
LUANI
Do të keni energji të shkëlqyer, veçanërisht në marrëdhëniet shoqërore. Aktualisht jeni simpatik dhe keni aftësinë për të bindur: shfrytëzojeni ditën për të folur, për të bërë pyetje dhe për të bërë sugjerime. Në dashuri, zemra juaj do të rrahë më shpejt!
VIRGJËRESHA
Kjo është një ditë konstruktive, e dedikuar për precizion dhe projekte që kërkojnë vëmendje. Ndiheni më të organizuar, duke ju lejuar të rikuperoni terren në një fushë që e keni lënë pas dore. Në dashuri, dikush do ta vlerësojë besueshmërinë tuaj.
PESHORJA
Në këtë fund të muajit, kthehet një ndjenjë e këndshme harmonie e brendshme, pothuajse një pajtim midis mendimeve dhe ndjenjave tuaja. Nuk ka nevojë të nxitoheni në vendime: përgjigjet e duhura po zhvillohen dhe do të vijnë pa presion.
AKREPI
Një ditë me nuanca intensive, pikërisht ashtu siç ju pëlqen. Diçka po nxit nën radar: një fjalë e lënë pa thënë, një bisedë e shumëpritur, një intuitë që ju udhëzon në drejtimin e duhur. Lidhur me punën, negociatat duhet të trajtohen me qartësi.
SHIGJETARI
Ju dëshironi ajër të pastër, lëvizje dhe ndryshim. Dita është e përshtatshme për ide të reja ose udhëtime të vogla, gjallëruese. Lidhur me punën, mund të merrni disa lajme inkurajuese. Në dashuri, spontaniteti dhe sharmi shkëlqejnë.
BRICJAPI
Vendosmëria dhe qartësia shkojnë dorë për dore. Mund t’i jepni fund një problemi të gjatë ose të filloni një projekt konkret. Dita është gjithashtu e favorshme për t’u marrë me çështje financiare ose burokratike.
UJORI
Kreativiteti është në qendër të vëmendjes. Idetë rrjedhin lirshëm dhe shpesh në mënyra jokonvencionale. Është një ditë që frymëzon lidhje, shkëmbime dhe biseda stimuluese. Në dashuri, mund të ndiheni pak të shqetësuar.
PESHQIT
Ndjeshmëria juaj zbehet drejt romantikës dhe ëndërrimtares, por pa humbur kontaktin me realitetin. Kur bëhet fjalë për punën, duhet të jeni konkretë, por intuita juaj do t’ju udhëheqë në rrugën e duhur. Në dashuri, do të rizbuloni ëmbëlsinë dhe bashkëpunimin.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

‘Kanë gjetur njeriun perfekt për ta bërë këtë detyrë’, Hoxha: Joni Keta personi i duhur për të drejtuar BKH-në
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sot emrin e propozuar për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.
I ftuar në një studio televizive, Hoxha tha se Joni Keta është një individ me karrierë të vetën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Sipas gazetarit, Keta është edhe një njohës i mirë i SPAK-ut, që sipas tij e bën të jetë njëriu i duhur në krye të BKH-së.
“Mua më bëhet qejfi që njeriu që do ta drejtojë Byrën Kombëtare të Hetimit është një person që vjen nga radhët e BKH-së. Unë mendoja që duhet të ishte një person që nuk mund të them kam lobuar, por kam mbështetur dhe kam promovuar pikërisht këtë person, Joni Ketën. Babai i tij është prokuror i vjetër me shumë eksperiencë. Joni vetë ka një karrierë të vetën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Unë aty e kam ndeshur. Për herë të parë unë e kam ndeshur si hetues. Ai njeh njëkohësisht edhe SPAK-un, është njeriu i duhur për ta bërë këtë gjë. Deri në këtë moment unë mendoj që zgjedhja e zotit Joni Keta është një zgjidhje për mua shumë e mirë, mbase perfekte, dhe ai është një njeri që e njeh mirë punën, njeh bashkëpunimin që duhet të jetë midis BKH-së dhe strukturës së Prokurorisë. Unë besoj që kanë gjetur njeriun perfekt për ta bërë këtë detyrë”,-tha Hoxha.