Tag: duele

  • Haland 50 gola në Champions, Rashford mbrëmja e tij

    Haland 50 gola në Champions, Rashford mbrëmja e tij

    Champions League me ndeshjet e ligës raundi i parë, zhvilloi sot dhe 6 duele të tjera. Ajo që po shoqëron këto takime lidhet jo vetëm me dëshirën për të bërë tri pikë por dhe me gola të shumtë duke e rritur spektaklin futbollitik në çdo stadium.

    Në 18:45 dy takimet Bryzh- Monako 4-1 dhe Kopenhagë- Leverkusen 2-2 ishin sinjal i qartë se dhe mbrëmja do të ofrojë duele të forta e me gola. Në Mançester dhe në Njukasëll golat erdhën në pjesën e dytë ndërsa në Frankfurt dhe Lisbonë shifrat ishin të thellë për skuadrat vendase.

    18:45

    Bryzh- Monako 4-1

    Kopenhagë- Leverkusen 2-2

    21:00

    Eintraht- Gallatasaraji 5-1

    Sporting- Kairat Almati 4-1

    Mançester Siti- Napoli 2-0

    Njukasëll- Barcelona 1-2/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Tudor: Ndaj Interit, jo vendimtare. Motivimi në duele të tilla nuk mungon kurrë

    Tudor: Ndaj Interit, jo vendimtare. Motivimi në duele të tilla nuk mungon kurrë

    13 Shtator 2025

    8:16

    Alfred Lleshi

    Igor Tudor, përpara “derby d’Italia” foli me qetësi e vendosmëri. Pas dy fitoreve në start dhe afrimit të Openda, Juventusi pret Interin në “Allianz Stadium”: “Interi ka pasur skuadrën më të fortë prej vitesh, por jemi vetëm në javën e tretë, nuk mund të jetë ndeshje vendimtare. Motivimi në duele të tilla nuk mungon kurrë”.
    Trajneri kroat theksoi se ekipi është gati, pas pushimit prej kombëtareve: “Unë ndiej pozitivitet, lojtarët e kanë motivim në sy. Diferencën e bën ruajtja e këtij motivimi gjatë gjithë sezonit”.
    Për Vlahovic tha: “Është mirë, shënoi me kombëtaren dhe shokët e duan”. Për Openda: “Ka nevojë për hapësira, është i fortë aty. David mund të luajë pranë një sulmuesi tjetër, ndërsa Dusan si sulmues i parë apo i dytë”.
    Sa i përket forcës së Interit, Tudor shtoi: “Ne e respektojmë, por luajmë në shtëpi. Do të jetë bukur të matemi me një skuadër që ka luajtur dy finale Champions-i në tri vitet e fundit”.

  • Tiago Silva shkëlqen në moshën 40-vjeçe, shndërrohet në mur të pakalueshëm kundër Dortmundi

    Tiago Silva shkëlqen në moshën 40-vjeçe, shndërrohet në mur të pakalueshëm kundër Dortmundi

    Përballja e sotme mes Fluminenses dhe Dortmundit ka përfunduar në baraspeshë 0-0. Tiago Silva ka udhëhequr ekipin e tij me shiritin e kapitenit në krahë. Edhe pse 40 vjeç, braziliani vazhdonte të ruante një formë mjaft të mirë fizike.
    Tiago Silva arriti me sukses ta mbante portën e tij të paprekur, teksa u shndërrua në një mur të pakalueshëm në qendrën e mbrojtjes. Ai fitoi 9 duele në fushën e lojës, më shumë se çdokush tjetër në këtë përballje. Ndërkohë, ish-lojtari i Çelsit ka fituar 8 duele ajrore, ka spastruar 7 herë zonën dhe numëron 3 ndërprerje të pasimeve të kundërshtarëve. Një ndeshje e jashtëzakonshme për të, me anë të së cilës ka dëshmuar përse ka mbajtur vesgu fanella të klubeve të mëdha të Europës./Sport Ekspres/

  • Euro U21 në Sllovaki/ Dita e dytë, katër duele programi…

    Euro U21 i cili nisi dje me katër takime në Sllovaki, ecën sot me po katër duele për grupet B dhe D. Do të nisë Ukrainë-Danimarkë (Grupi D) e cila sipas UEFA-s është programuar të luhet në Presov duke nisur nga ora 18:00.

    Në mbrëmje (21:00), radha e takimit tjetër e Grupit D Finlandë-Holandë si dhe e dy përballjeve të Grupit B; Çeki- Angli (në Dunajska Streda) dhe Gjermani-Slloveni (në Nitra).

    Euro U21, faza finale në Sllovaki:

    12 qershor 2025 ora 18:00

    Ukrainë-Danimarkë

    21:00

    Republika Çeke- Angli

    Gjermani- Slloveni

    Finlandë- Holandë/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Anglia me pesë duele, spikat takimi i Birmingamit

    Anglia me pesë duele, spikat takimi i Birmingamit

    Premier League luan sot disa ndeshje të javës e 33-të. Me gjashtë javë nga fundi, skuadra të caktuara janë ende në kërkim të objektivëve sezonalë.

    Kryesfida zhvillohet në orën 18:30 në Birmingam mes Aston Vilës dhe Njukasëllit. Me interes edhe dueli i Evertonit me Mançester Sitin.

    16:00

    Brenford- Brajton

    Kristal Palasë-Buornemëth

    Everton- Siti

    Uest Hem- Sauthempton

    Aston Vila- Njukasëll 18:30

    Vazhdo leximin

  • Java e 34, live…

    Java e 34, live…

    Abissnet Superiore:

    Xhiro e 34 me 5 duele të nxehta. Të 10 skuadrat duan pikët maksimale.

    Sportiim.al do përditësojë në kohë reale me rezultatet teknike.

    Java e 34:

    Starti në 15:30

    Partizani- Egnatia 0-0

    Teuta-Laçi 0-0

    Skënderbeu -Tirana 0-0

    Vllaznia -Dinamo 0-0

    Elbasani -Bylis 0-0

    Vazhdo leximin