Tag: drejtuesit

  • Braho në krye të SPAK/ Rama e uron: Punë të mbarë, do të ketë mbështetjen tonë…

    Braho në krye të SPAK/ Rama e uron: Punë të mbarë, do të ketë mbështetjen tonë…

    REAGIMI
    Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.

  • “Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK”/ Rama për zgjedhjen e Klodian Brahos: Do ketë mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin

    “Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK”/ Rama për zgjedhjen e Klodian Brahos: Do ketë mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin

    Kryeministri Edi Rama ka uruar prokurorin Klodian Braho për zgjedhjen e tij në krye të Prokurorisë së Posaçme. Përmes rrjeteve sociale kreu i qeverisë vlerëson edhe arritjet e Altin Dumanit në krye të SPAK, ndërsa thekson se ky institucion do të ketë mbështetjen e palëkundur të qeverisë.
    Reagimi i plotë i Edi Ramës:
    Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur  në pavarësi e kushte optimale misionin e vet. 

  • Zgjedhja e drejtuesit të SPAK, reagon Ambasada Britanike: Procesi të jetë i lirë dhe transparent

    Zgjedhja e drejtuesit të SPAK, reagon Ambasada Britanike: Procesi të jetë i lirë dhe transparent

    Ambasada Britanike ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me procesin e zgjedhjes së Drejtuesit të SPAK, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për përparimin e Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.
    Në deklaratë theksohet se është thelbësore që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta zhvillojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.
    Mbretëria e Bashkuar shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me cilindo që do të zgjidhet në krye të SPAK, me synimin për të vijuar dhe forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
    Reagimi i Ambasadës Britanike:
    Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.
    Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.
    Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer.

  • Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK, ambasada britanike në Tiranë: KLP ta realizojë procesin në mënyrë të lirë dhe të drejtë

    Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK, ambasada britanike në Tiranë: KLP ta realizojë procesin në mënyrë të lirë dhe të drejtë

    “Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.
    Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.
    Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer”-shkruan ambasada.

    Top Channel

  • Liverpool gjen lojtarin perfekt në vend të Salah në Serie A, gati oferta 100 mln euro

    Liverpool gjen lojtarin perfekt në vend të Salah në Serie A, gati oferta 100 mln euro

    9 Dhjetor 2025

    17:09

    Telesport

    Mohamed Salah po kalon ditët e tij të fundit te Liverpool. Egjiptiani me siguri do të largohet gjatë merkatos së janarit, nëse nuk ndodh tani, atëherë në verë largimi i tij është 100% i sigurt.
    Në anën tjetër, drejtuesit e Liverpool nuk po rrinë duarkryq, por po ndjekin disa emra për të gjetur zëvendësuesin ideal të egjiptianit. Mediet angleze zbulojnë se emri i parë në listën e gjatë të kandidatëve në vend të Salah është ylli i Serie A, Kenan Yildiz.
    Drejtuesit e klubit bardhezi po punojnë për rinovimin e kontratës së yllit turk dhe janë të bindur se do të arrijnë një marrëveshje, megjithëse lojtari kërkon një pagë vjetore midis pesë dhe gjashtë milionë eurosh.
    Megjithatë, në Torino, nuk përjashtohet mundësia për largimin e Yildiz në rast se vjen një ofertë e jashtëzakonshme dhe e tillë duket se është shifra e ofruar nga Liverpool që mendohett ë jetë rreth 100 milionë euro.

  • KLP mblidhet sot, zyrtarizohet kreu i ri i BKH

    KLP mblidhet sot, zyrtarizohet kreu i ri i BKH

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) mblidhet sot, në orën 11:00, për të zhvilluar votimin final për emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Komisioni i ngritur nga SPAK propozoi më 26 nëntor Joni Ketën për këtë pozicion për një mandat 5-vjeçar.
    Komisioni i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra arriti në përfundimin se Joni Keta i plotësonte të gjitha kriteret për drejtimin e institucionit, duke u vlerësuar si më i përshtatshmi ndër gjashtë kandidatët që kishin kaluar të gjitha fazat e përzgjedhjes.Joni Keta, 37 vjeç, ka mbajtur më parë detyra drejtuese brenda BKH-së dhe aktualisht ushtron funksionin e kreut të komanduar të këtij institucioni.
    Me votimin e sotëm, KLP pritet të finalizojë procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të BKH-së, një pozicion kyç për hetimet proaktive dhe veprimtarinë operacionale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Në garë për drejtimin e Byrosë ishin shtatë kandidatë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
    BKH ka qenë pa drejtues prej 31 gushtit, kur përfundoi mandati 5-vjeçar i Aida Hajnajt. Vakanca u zgjat për shkak të vonesave në procesin e verifikimit, si pasojë e pritjes së dokumentacionit nga institucionet e ndryshme shtetërore dhe ndërkombëtare.

  • Tare do të takojë agjentin Zahavi, temë negociatash janë dy sulmuesit e njohur

    Tare do të takojë agjentin Zahavi, temë negociatash janë dy sulmuesit e njohur

    8 Dhjetor 2025

    13:45

    Alfred Lleshi

    Igli Tare do të zhvillojë së shpejti një takim me super-agjentin Pini Zahavi për të diskutuar dy “dosje” të rëndësishme merkatoje: Christopher Nkunku dhe Robert Lewandowski. Sulmuesi polak ka kontratë me Barcelonën deri në korrik 2026 dhe operacioni konsiderohet i ndërlikuar, por drejtuesit kuqezinj kanë planifikuar një samit për të kuptuar vullnetin e lojtarit dhe kërkesat ekonomike të mundshme.
    Sa i përket Nkunku, ai u transferua te Milani verën e kaluar për 38 milionë euro, me 4 milionë të tjerë në formë bonusesh. Megjithatë, paraqitjet e tij kanë shqetësuar drejtuesit, të cilët synojnë të bëjnë një vlerësim të gjendjes në takim me agjentin e tij Zahavi. Qëllimi është të përcaktohet rruga më e mirë për të ardhmen e lojtarit dhe strategjinë e merkatos.
     

  • Në sitë 4163 drejtues shkollash/ Drejtuesit pa certifikim nuk do të jenë më në krye të institucioneve arsimore

    Në sitë 4163 drejtues shkollash/ Drejtuesit pa certifikim nuk do të jenë më në krye të institucioneve arsimore

    Të gjithë mësuesit që kanë ambicien për t’u bërë drejtorë në arsimin parauniversitar kanë nisur trajnimin 9-mujor për të marrë certifikatën që u hap rrugën për këtë pozicion. Ndërsa pothuajse të gjithë drejtuesit që janë aktualisht në krye të institucioneve arsimore kanë aplikuar për të kryer programin që ofron Shkolla e Drejtorëve dhe për t’u nënshtruar në fund testimit përfundimtar.

    “Shkolla e Drejtorëve ofron katër programe të trajnimit të detyrueshëm përgatitor. Pas trajtimit të teorisë, një element kyç është praktika profesionale. Pas përfundimit me sukses të këtyre elementeve, kandidati prezanton një projekt që është i detyrueshëm dhe i zbatueshëm. Me kalimin me sukses të këtij projekti, kandidatët hyjnë në procesin e testim-certifikimit”, tha drejtuesja e kësaj shkolle, Jola Kepi.

    Drejtuesja e shkollës Jola Kepi sqaron për RTSH se nga hapja e shkollës janë regjistruar për të kryer këtë program 4,163 kandidatë, dhe prej tyre 1,586 drejtues shkollash janë certifikuar, duke përfunduar me sukses provën për të qenë në krye të institucioneve edukative.

    “Çdo teze kodifikohet, që do të thotë se çdo individ nuk shfaqet me emër, por si një kod. Në fund të testimit kryhet korrigjimi automatik. Askush nuk ka marrë pikët maksimale 120, por kemi nga ata që kanë marrë 110”, tha ajo.

    Kandidatët që nuk e kanë kaluar provimin përfundimtar nuk do të lejohen të drejtojnë institucionet arsimore.

    “Në rregulloren e Shkollës së Drejtorëve për këto programe lejohet të japin testimin deri në tre herë. Nëse nuk e përfundojnë me sukses, ky kandidat, nëse është drejtues, nuk e mban më atë post, sepse nuk është i certifikuar”, nënvizon Kepi.

    Drejtuesit e shkollave në të gjithë vendin do të trajnohen në Shkollën e Drejtorëve, por këtij filtri nuk do t’i shpëtojnë as ata që aspirojnë të jenë drejtues në institucionet parashkollore.

  • Sakrifica e Barcelonës! Gati të shesë dy lojtarë për të arritur te sulmuesi i ëndrrave

    Sakrifica e Barcelonës! Gati të shesë dy lojtarë për të arritur te sulmuesi i ëndrrave

    7 Dhjetor 2025

    0:32

    Telesport

    Barcelona po përgatitet të ndërmarrë një hap të guximshëm në përpjekje për të siguruar shërbimet e Harry Kane, duke planifikuar të shesë dy prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm.
    Sipas medias spanjolle, drejtuesit katalanas janë të gatshëm të sakrifikojnë Fermin Lopez dhe Ferran Torres për të përmbushur kërkesat financiare të transferimit të sulmuesit anglez.
    Ky lëvizje vjen si pjesë e strategjisë së Barcelonës për të forcuar repartin ofensiv dhe për të rikthyer klubin në nivelet më të larta të konkurrencës europiane.
    Me ardhjen e yllit të Bayern, drejtuesit besojnë se skuadra do të marrë një dimension të ri, ndërsa shitjet e Lopez dhe Torres pritet të ndihmojnë në balancimin e buxhetit dhe përmbushjen e kushteve të Ligës.

  • Blushi: Ilir Meta, më shumë se një vit i burgosur politik. I kanë mohuar takimet me familjen dhe drejtuesit e partisë!

    Blushi: Ilir Meta, më shumë se një vit i burgosur politik. I kanë mohuar takimet me familjen dhe drejtuesit e partisë!

    Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u ndal te raporti i Avokatit të Popullit, i cili sipas tij dokumenton trajtim të papranueshëm ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti. 
    Blushi deklaroi se mënyra e arrestimit dhe mbajtjes së Metës përbën një “rrëmbim kriminal” dhe shkel standardet e procesit hetimor, duke theksuar se ai “është izoluar pa kryer asnjë krim dhe pa shkaktuar dëm shtetit”. 
    Deputeti u shpreh gjithashtu se Metës i janë mohuar disa nga të drejtat themelore, përfshirë lirinë e shprehjes, takimet me familjarët dhe kontaktet me drejtuesit e partisë. 
    “Mohimi i së drejtës së fjalës, pamundësia për t’u takuar me familjarët dhe drejtuesit e Partisë së Lirisë, përbëjnë një shkelje flagrante të Konventës për të Drejtat e Njeriut,” tha Blushi. 
    Ai i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë që të reagojë menjëherë. 
    “Ministër, në emër të Partisë së Lirisë, të kërkoj të ndërhysh kundër kësaj sjelljeje kriminale që po ushtrohet ndaj kreut të partisë dhe liderit të forcës së dytë opozitare në vend,” përfundoi ai. 
    Tedi Blushi: Dje, Avokati i Popullit ka publikuar një raport në lidhje e sjelljen kriminale ndaj ish-kryetarit të këtij Parlamentit, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, i cili sot, prej më shumë se një viti, vijon të jetë i burgosur politik i një regjimi armik. Jo vetëm ndaj tij dhe ndaj opozitë, por edhe ndaj vlerave njerëzore, lirive dhe të drejtave themelore të çdo shqiptari. 
    Ky raport, nxjerr në dritë të diellit, fytyrën kriminale të një regjimi në raport me liritë themelore të një njeriu dhe ndaj njërit prej dy liderëve kryesor të opozitës, rrëmbimi kriminal i një viti më parë, vulosi dhe standardet kriminale te hetimit dhe trajtimi të tij në një institucion vuajtje dënimi, ku ai është izoluar pa kryer asnjë krim, pa i shkaktuar asnjë dëm shtetit dhe pa cenuar asnjë qindarkë të taksave të shqiptarëve. 
    Raporti i Avokatit të Popullit, evidenton qartësisht se mënyra se si ky regjim sillet ndaj Metës, por me shumicën e atyre që janë në burg jo se kanë kryer ndonjë krim, por sepse janë të varfër dhe nuk kanë para të paguajnë energjinë elektrike, thekson se po shkelet Kushtetuta, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, praktika e gjykatës evropiane, ligji për të drejtat dhe trajtimin e të paraburgosurve… 
    Mohimi i së drejtës, lirisë së fjalës, mohimi për t’u takuar me familjarët, me drejtuesit e Partisë që ai drejton, në vetvete nuk është gjë tjetër veçse një shkelje flagrante e Konventës së të drejtave të njeriut. 
    Beteja për Metën, është beteje për lirinë e çdo shqiptari që sot vetëm fizikisht nuk ndodhet në burgjet e Edi Ramës. Një element që nuk duhet harruar është fakti se për të instaluar këtë regjim represiv dhe kriminal, një kontribut të madh ka Ramaforma, e cila shkatërroi reformën në drejtësi… 
    Zoti ministër, të kërkoj në emër të Partisë së Lirisë, të reagosh ndaj sjelljes kriminale që po ndodh ndaj kreut të PL-së, liderit të forcës së dytë opozitarë ne vend. Kjo është thirrje që buron nga e drejta jonë dhe e drejta dhe liritë e çdo shqiptari. Jepini fund sjelljes kriminale.