Deputeti i “Partisë Mundësia” Agron Shehaj ka debatuar me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë seancës së sotme plenare. Shehaj i tha mazhorancës se “u ka ardhur fundi” dhe “duhet të bashkëpunojnë me drejtësinë”, ndërsa Balla i kërkoi që të flasë me kujdes kur përmend emrin e tij.
Agron Shehaj: ‘Unë nuk flas keq për gjykatësit dhe prokurorët’ thotë Taulant Balla. S’ia mban Taulantit se ka frikë se përfundon si të tjerët. Nuk e shmangni dot daljen para drejtësisë. Ky është një ndryshim historik. Dilni dhe bashkëpunoni me drejtësinë sepse ju ka ardhur fundi.
Taulant Balla: Kur të përmendësh emrin tim, laj gojën, por bëje gar-gar me ujë të kripur Vlore se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para i ke dhënë për të marrë mandatin në 2017. Kujdes se mos të bën të penduarin Luli.
Tag: drejtësinë
-

“Ju ka ardhur fundi, bashkëpunoni me drejtësinë”, debat Balla-Shehaj! Kreu i Grupit të PS: Laje gojën dhe bëj gargar me ujë të kripur Vlore
-

“Ka lëshuar njerëzit e vet”/ Reagon ashpër deputeti Xhaferri: Rama e ka përdorur Drejtësinë tani i del kundër
Deputeti i PD-së Besart Xhaferri deklaroi në një studio televizive se Edi Rama “e ka përdorur drejtësinë për vite me radhë” dhe sot po përballet me të njëjtin sistem që, sipas tij, ka dirigjuar.
Xhaferri tha se ankesat e kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese tregojnë se Rama ka braktisur pretendimin e vjetër se “nuk ndërhyn në drejtësi”. Sipas tij, kryeministri ka ushtruar ndikim të fortë në sistem, duke përdorur strukturat e drejtësisë sipas interesave politike dhe duke “lëshuar njerëzit e vet” kur i ka qenë e leverdishme.
Deputeti demokrat theksoi se ky është rasti i parë ku drejtësia po heton një procedurë të qeverisë në mënyrë të plotë dhe jo sporadike. “Rama është gjendur ngushtë dhe tani po godet me të gjitha bateritë kundër këtij hetimi”, u shpreh ai.
Xhaferri kërkoi nisjen e një hetimi zyrtar ndaj kryeministrit, duke e konsideruar të paplotë punën e SPAK nëse “nuk trajton edhe 100 aferat ku del emri i Ramës”. Ai përmendi çështjet e inceneratorëve, prishjen e Teatrit Kombëtar, PPP-të e shëndetësisë dhe skandalet ku, sipas tij, “Veliaj apo Beqaj nuk kanë vepruar vetëm”.
Deputeti kritikoi edhe mosbalancimin e hetimeve gjatë procesit zgjedhor, duke e cilësuar drejtësinë “gjysmake” dhe të paqartë në veprimet e saj. Ai tha se PD-ja ka sjellë më shumë dosje në organet e drejtësisë se çdo tjetër, por kjo nuk mjafton nëse institucionet nuk nisin hetime të pavarura.
“Drejtësia nuk është aktor filmi që të jemi fans të saj. Nga drejtësia kërkohet drejtësi-jo selektive, jo e vonuar”, tha Xhaferri. -

“Rama e ka përdorur Drejtësinë”, deputeti Xhaferri: Tani po i del kundër me të gjitha bateritë
Deputeti i PD-së Besart Xhaferri deklaroi në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin se Edi Rama “e ka përdorur drejtësinë për vite me radhë” dhe sot po përballet me të njëjtin sistem që, sipas tij, ka dirigjuar.
Xhaferri tha se ankesat e kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese tregojnë se Rama ka braktisur pretendimin e vjetër se “nuk ndërhyn në drejtësi”. Sipas tij, kryeministri ka ushtruar ndikim të fortë në sistem, duke përdorur strukturat e drejtësisë sipas interesave politike dhe duke “lëshuar njerëzit e vet” kur i ka qenë e leverdishme.
Deputeti demokrat theksoi se ky është rasti i parë ku drejtësia po heton një procedurë të qeverisë në mënyrë të plotë dhe jo sporadike. “Rama është gjendur ngushtë dhe tani po godet me të gjitha bateritë kundër këtij hetimi”, u shpreh ai.
Xhaferri kërkoi nisjen e një hetimi zyrtar ndaj kryeministrit, duke e konsideruar të paplotë punën e SPAK nëse “nuk trajton edhe 100 aferat ku del emri i Ramës”. Ai përmendi çështjet e inceneratorëve, prishjen e Teatrit Kombëtar, PPP-të e shëndetësisë dhe skandalet ku, sipas tij, “Veliaj apo Beqaj nuk kanë vepruar vetëm”.
Deputeti kritikoi edhe mosbalancimin e hetimeve gjatë procesit zgjedhor, duke e cilësuar drejtësinë “gjysmake” dhe të paqartë në veprimet e saj. Ai tha se PD-ja ka sjellë më shumë dosje në organet e drejtësisë se çdo tjetër, por kjo nuk mjafton nëse institucionet nuk nisin hetime të pavarura.
“Drejtësia nuk është aktor filmi që të jemi fans të saj. Nga drejtësia kërkohet drejtësi-jo selektive, jo e vonuar”, tha Xhaferri. -

Rama në mbrojtje të Ballukut/ Presion i hapur ndaj gjykatave, dhe përplasje me ‘Drejtësinë e Re’
Nga Atird Hoxha
Kryeministri Edi Rama doli sot përsëri në një deklaratë të fortë në mbrojtje të zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke cilësuar vendimin e GJKKO-s si “presion ndaj politikës” dhe “cenim të balancës së pushteteve”. Në të vërtetë, kjo deklaratë nuk është asgjë tjetër veçse vazhdim i mbrojtjes politike që Rama i ka bërë Ballukut që prej ditës së parë të përballjes së saj me drejtësinë.
Në përpjekje për të justifikuar një ndërhyrje të qartë politike, kryeministri u përpoq të fshihej pas autoritetit të Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Por, asnjë citim, asnjë vendim, asnjë precedent nuk u përmend. Vetëm përdorim i emrit të këtyre institucioneve për të krijuar konfuzion dhe për të bërë presion.
Vendimi i GJKKO-s është i qartë
GJKKO ka vendosur pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për numrin dy të qeverisë, e pandehur për shkeljen e barazisë në tendera në të paktën dy raste të dokumentuara.
Paniku i hapur i Ramës pas 7 orësh ngujim në godinës e kryeministrisë, u pasua nga një kërkesë urgjente në Gjykatën Kushtetuese për të zhbërë vendimin. Pikërisht për këtë arsye, Rama doli sot publikisht për t’i dërguar një “mesazh” Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ajo “duhet t’i japë drejtim”.
Çfarë do të thotë “t’i japë drejtim”?
Presion politik. Asgjë tjetër.
Kjo shprehje është ndërhyrje e pastër dhe tentativë për të influencuar në vendim e Gjykatës Kushtetuese, në një kohë kur drejtësia po heton një nga figurat më të rëndësishme të qeverisë.
Ashtu siç kam theksuar edhe më herët, Rama është tashmë në konflikt të hapur me drejtësinë, atë drejtësi që vetë e ka përmendur për vite me radhë si suksesin kryesor të reformës. Sot, përballë hetimit të zëvendëses së tij, ky diskurs ka rënë plotësisht.
Çfarë ndodh nëse Gjykata Kushtetuese dorëzohet?
Nëse Gjykata Kushtetuese, nën presionin e Kryeministrit, merr një vendim në favor të qeverisë, atëherë rruga juridike është e qartë: SPAK dhe GJKKO, duke ndjekur logjikën e veprimeve të tyre deri më tani, do të jenë të detyruara të kërkojnë një masë më të rëndë sigurie, deri në arrest shtëpie ose arrest në burg.
Në këtë rast, për shkak të imunitetit si deputete që mban znj. Balluku, do të kërkohet miratimi paraprak i Kuvendit të Shqipërisë. Dhe pikërisht këtu Rama do të përballet publikisht me drejtësinë, për të provuar nëse e mban fjalën e propagandës së tij se “askush nuk është mbi ligjin”.
Ortakëria politike dhe përplasja institucionale
Qëndrimet e deritanishme tregojnë një ortakëri të qartë politike mes Ramës dhe Ballukut, një zinxhir mbrojtjeje që tashmë ka dalë hapur në publik. Kjo çështje nuk është më vetëm juridike, është thellësisht politike dhe prek balancën e pushteteve në vend.
Prandaj pyetja që shtrohet sot është thelbësore për të ardhmen e shtetit të së drejtës:
A do të rezistojë “Drejtësia e Re” ndaj presionit të kryeministrit, apo do të përkulet përballë tij?
Ditët dhe javët në vijim do të tregojnë nëse Reforma në Drejtësi është vërtet e pavarur, apo thjesht një fasadë që rrëzohet përballë interesave të pushtetit ekzekutiv. -

Gjerkmarkaj: Dështim politik i qeverisë, korrupsioni mbetet standard i Ramës
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, ka komentuar ditën e sotme rastin e zv/kryeministres së pezulluar, Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera.
Gjekmarkaj u shpreh se ky rast duhet parë sipas tij në tre dimensione kryesore: drejtësor, politik dhe moral.
Sipas tij, komponenti i parë lidhet me drejtësinë, e cila duhet të veprojë pa asnjë lloj presioni.
“Rasti i Ballukut ka një komponent penal dhe administrativ që është çështje procedurash. Ka rëndësi që mbi drejtësinë të mos ketë asnjë lloj influence,” u shpreh Gjekmarkaj, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të reja të drejtësisë.
Ai më pas ndaloi tek komponenti politik, ku kritikoi mënyrën se si qeveria ka reaguar ndaj zhvillimeve.
“Balluku, për faktin se është e pandehur për çështje të ndryshme, duhej të dorëhiqej dhe të përballej me drejtësinë. Kjo nuk ndodhi. Nëse nuk do ta bënte ajo, duhet ta bënte kryeministri Rama. Por ai bëri të kundërtën, duke rrëzuar aksiomën që vetë ka shprehur për drejtësinë e re gjatë këtyre viteve,” deklaroi deputeti demokrat.
Për Gjekmarkajn, komponenti i tretë, ai moral, është edhe më shqetësues. Ai akuzoi qeverinë për mungesë përgjegjshmërie përballë rasteve të korrupsionit.
“Moraliteti nuk ka funksionuar mbi këtë qeveri. Marrja e përgjegjësisë për korrupsionin është një standard që Rama duket se nuk mund ta mbajë. Mesa duket, atij i është e pamundur edhe t’i kërkojë dorëheqjen Ballukut,” tha ai. -

“Të përballej me drejtësinë e dorëhequr”, Gjekmarkaj reagon ashpër: Rama mbron Ballukun, shkel standardet morale
Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në një emision televiziv, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me Belinda Ballukun, e cila është zyrtarisht e pandehur nga SPAK dhe e pezulluar nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre me vendim të GJKKO-së. Gjekmarkaj tha se ky rast duhet parë në tre dimensione kryesore: drejtësor, politik dhe moral.
Sipas tij, komponenti i parë lidhet me drejtësinë, e cila duhet të veprojë pa asnjë lloj presioni. “Rasti i Ballukut ka një komponent penal dhe administrativ që është çështje procedurash. Ka rëndësi që mbi drejtësinë të mos ketë asnjë lloj influence,” u shpreh Gjekmarkaj, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të reja të drejtësisë.
Ai më pas ndaloi tek komponenti politik, ku kritikoi mënyrën se si qeveria ka reaguar ndaj zhvillimeve. “Balluku, për faktin se është e pandehur për çështje të ndryshme, duhej të dorëhiqej dhe të përballej me drejtësinë. Kjo nuk ndodhi. Nëse nuk do ta bënte ajo, duhet ta bënte kryeministri Rama. Por ai bëri të kundërtën, duke rrëzuar aksiomën që vetë ka shprehur për drejtësinë e re gjatë këtyre viteve,” deklaroi deputeti demokrat.
Për Gjekmarkajn, komponenti i tretë, ai moral, është edhe më shqetësues. Ai akuzoi qeverinë për mungesë përgjegjshmërie përballë rasteve të korrupsionit. “Moraliteti nuk ka funksionuar mbi këtë qeveri. Marrja e përgjegjësisë për korrupsionin është një standard që Rama duket se nuk mund ta mbajë. Mesa duket, atij i është e pamundur edhe t’i kërkojë dorëheqjen Ballukut,” tha ai.
Në këtë kuadër, Gjekmarkaj njoftoi se PD ka nisur platformën e re të komunikimit me qytetarët, me synimin për të diskutuar së bashku zhvillimet më të fundit dhe për të forcuar transparencën.
-

Reagimi/ Rama mbron Ballukun dhe sulmon drejtësinë
Një ditë pasi e çoi çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese , kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në mbrotje të Zv/kryeministres së pezulluar. Rama ka zgjedhur rrjetin social facebook, për të shprehur “angazhimin” e tij për drejtësinë duke e quajtur atë “të papërgjegjshme” kur merret me rastin e Ballukut.
Në postimin e tij Rama citon ish-prokurorin amerikan Robert H. Xhekson: “Kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.”
Duke e lidhur këtë me situatën e Ballukut, Rama shton: “Drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.”
Me fjalë të tjera, kryeministri duket se po i mëson shqiptarëve se drejtësia “e papërgjegjshme” është problem vetëm kur preket dikush që ai nuk e mbron.
Balluku u pezullua nga detyra dy ditë më parë me vendim të GJKKO-së dhe iu ndalua dalja jashtë vendit.
Ajo është marrë zyrtarisht e pandehur prej datës 31 tetor 2025 dhe akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publikë”, në bashkëpunim me vartësit e saj, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
SPAK ka ngritur ndaj saj edhe një akuzë të dytë, që lidhet me dyshime për abuzime me tendera në lotin 4 të Unazës së Madhe. -

Balluku e pezulluar nga detyra, Rama: Sa të jem unë s’do ketë luftëra me drejtësinë apo akuza ndaj saj!
Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos, kryeministri Edi Rama u ndal para pyetjeve të gazetarëve për të folur mbi rastin e Belinda Ballukut.
Rama theksoi se qeveria është e përkushtuar të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit, edhe kur kjo mund të duket si një padrejtësi: “Ta mbrojmë pavarësinë e drejtësisë edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie sipas nesh, që nuk ka të ngjashme në Europë, dhe të respektojmë kufirin tonë pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Nga ana tjetër, të gjithë duhet të bëjnë detyrën e tyre.”
Rama nënvizoi se qëndrimi i tij është garantimi i drejtësisë së pavarur dhe respektimi i kufijve të pushteteve: “Është një pushtet i ri, i ndërtuar mbi një të kaluar që nuk e ndihmon drejtësinë e pavarur. Aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve janë pjesë e rëndësishme që duhen forcuar, dhe kjo kërkon durim dhe vendosmëri. Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.”
-

VIDEO- U pezullua nga detyra, debat në komisione për Ballukun! Kaso: Të japë dorëheqjen! Xhafaj: Respektojmë drejtësinë
Çështja “Balluku” përplasi palët edhe në komisionet parlamentare. Në atë për “Nismat Qytetare”, PD tha se Balluku është e korruptuar ndaj duhet të japë dorëheqjen, por drejtësia duhet të hetojë edhe Ramën. Replikën ia dha Fatmir Xhafaj që akuzoi PD për mbajtjen e dy standardeve ndaj SPAK.
Kaso: jemi në një situatë të rëndësishme, nr.2 i qeverisë ka masë sigurimi personal, vendimmarrje e rëndësishme që duhet të marrë vëmendjen e duhur, një person kaq i korruptuar nuk jep dorëheqjen, nuk kënaq pritshmërinë e opozitës sepse duhet të merret i pandehur Rama, nuk ka mundësi që një vjedhje e tillë të bëhet pa dijeninë e tij
Xhafaj: jemi këtu për ta mbështetur drejtësinë, pozitive që thoni SPAK, jo SKAP, drejtësia është aty për të bërë punën e vet, edhe pse në disa raste mund të mos na pëlqejë e mund të kemi rezerva, jemi të detyruar ta pranojmë. por ju nuk duhet të luani me dy standarde.