Tag: djegur

  • Raporti i KE për zjarret: Evropa u përball me vitin më të keq në histori! Shqipëria pësoi humbjet më të rënda

    Raporti i KE për zjarret: Evropa u përball me vitin më të keq në histori! Shqipëria pësoi humbjet më të rënda

    Bota E Hënë, 8 Dhjetor 2025 15:48
    Raporti i zjarreve në pyje për vitin 2024 nga Qendra e Përbashkët e Kërkimit e Komisionit Evropian (KE) tregon për një sezon zjarresh më të gjatë dhe më intensiv. Zjarret e mëdha janë rritur çdo vit që nga viti 2017, dhe të dhënat e vitit 2024 konfirmojnë trendin në rritje. Sezoni i zjarreve përfundoi me një sipërfaqe totale të djegur prej 383,317 hektarësh.
    Në vitin 2024, u raportuan gjithsej 8343 zjarre. Kjo është më shumë se katër herë më shumë se mesatarja 17-vjeçare. Bullgaria, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja ishin ndër vendet e BE-së më të prekura, me një sipërfaqe të kombinuar të djegur prej 334 940 hektarësh. Ndër vendet jo-anëtare të BE-së që marrin pjesë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së (EUCPM), Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina pësuan humbjet më të rënda.

    Ukraina përbënte gjysmën e sipërfaqes totale të djegur brenda vendeve të UCPM-së, me shumicën e zjarreve të shihen në vijat e frontit të luftimeve. Të dhënat e Shërbimit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) sugjerojnë se realiteti i zjarreve në Evropë po ndryshon.

    Të dhënat e mbledhura deri më tani për sezonin e zjarreve 2025 e konfirmojnë më tej këtë trend në rritje: viti 2025 do të jetë viti më i keq që nga fillimi i regjistrimeve të EFFIS në vitin 2006. Frekuenca dhe intensiteti i lartë i zjarreve gjatë sezoneve të zgjatura të zjarreve paraqesin sfida të reja për shërbimet e zjarrfikjes në të gjithë Evropën dhe në nivel global.

  • Çudia e vrasjes së Elbasanit, makina e djegur e autorëve rezulton në pronësi të viktimës

    Çudia e vrasjes së Elbasanit, makina e djegur e autorëve rezulton në pronësi të viktimës

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
    Raportohet se makina e djegur, tip “Audi”, që autorët përdorën në ngjarje, rezulton të jenë në pronësi të viktimës.
    Burime bëjnë me dije se automjeti, i gjetur mëngjesin e sotëm i djegur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit, është në pronësi të një subjekti që jepte makina me qira, pronari i së cilës është vetë Edmond Mëhalla.
    Brenda automjetit të shkrumbuar u gjet edhe një pistoletë tip “Berreta”, që besohet se është përdorur për të shtënë mbi Mëhallën, i cili ndërroi jetë brenda mjetit të tij tip “Range Rover”, pasi mori 7 plumba.

  • Katër plumba i morën jetën Mëhallës, gjendet një pistoletë në mjetin e djegur të autorëve

    Katër plumba i morën jetën Mëhallës, gjendet një pistoletë në mjetin e djegur të autorëve

    Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku viktimë mbeti Edmond Hyka (alias Mëhalla).
    JavaNews mëson se në makinën tip “Audi”, që u gjet e djegur  në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit, është gjetur një pistoletë tip “Berreta”.
    Arma është gjetur e djegur brenda makinës që është shkrumbuar po ashtu nga flakët.
    Po ashtu mësohet se Mëhalla ka marrë 4 plumba, një në gjoks, një në qafë dhe 2 në kokë.

  • 4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

    4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

    Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku viktimë mbeti Edmond Hyka (alias Mëhalla).
    Sipas informacioneve, në makinën tip “Audi”, që u gjet e djegur  në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit, është gjetur një pistoletë tip “Berreta”.
    Arma është gjetur e djegur brenda makinës që është shkrumbuar po ashtu nga flakët. Po ashtu. mësohet se Mëhalla ka marrë 4 plumba, një në gjoks, një në qafë dhe 2 në kokë.

  • Video/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet një makinë e djegur në fshatin Mirakë, reagon policia

    Video/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet një makinë e djegur në fshatin Mirakë, reagon policia

    Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd.

    Dyshohet se makina është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka, Mondi Mëhalla.
    43-vjeçari u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.
    Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.
    Në njoftimin e policisë thuhet:
    Elbasan/Informacion shtesë
    Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, ku mbeti i vrarë shtetasi M. M., alias E. H., 43 vjeç, ditën e sotme u konstatua në fshatin Mirakë, automjeti tip “Audi”, i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Top Channel

  • Vrasja e 43-vjeçarit në Elbasan, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët

    Vrasja e 43-vjeçarit në Elbasan, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët

    Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
    Dyshohet se makina është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit 43-vjeçar, Mondi Mëhalla.
    Ngjarja ndodhi  orës 20:35 të mbrëmjes së djeshme në lagjen “Emin Matraxhiu”.

    Mëhalla u gjet i pajetë brenda automjetit të tij tip “Range Rover”.
    Mësohet se 43-vjeçari sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjet. Autorët kanë qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë./vizionplus.tv

  • Foto/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet një makinë e djegur në fshatin Mirakë

    Foto/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet një makinë e djegur në fshatin Mirakë

    Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd.

    Dyshohet se makina është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka, Mondi Mëhalla.
    43-vjeçari u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.
    Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.

    Top Channel

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

    Është gjetur në fshatin Mirakë të Librazhdit një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve që vranë Mond Mëhallën mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
    Makina tip “Audi”, e shkrumbuar plotësisht, është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit.
    Biznesmeni Mëhalla u ekzekutua me armë zjarri me dy plumba në kokë, në automjetin e tij tip “Range Rover”, pak momente sapo kishte lënë biznesin e tij.

  • Vrasja e Mondi Mëhallës, gjendet e djegur makina e autorëve (DETAJE)

    Vrasja e Mondi Mëhallës, gjendet e djegur makina e autorëve (DETAJE)

    Dalin pamjet e automjetit të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka (alias Mëhalla), mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
    Makina tip “Audi”, e shkrumbuar plotësisht, është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit.
    Dyshohet se në këtë vrasje të jenë përfshirë dy persona.
    Biznesmeni rezulton se është qëlluar me 3 plumba, dy në kokë dhe një në gjoks, duke ndërruar jetë brenda makinës së tij tip “Range Rover”.
    Mëhalla ishte pronari i një pike karburanti dhe kompanisë së taksive “El Taxi”, në Elbasan.

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet një makinë e djegur në fshatin Mirakë

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet një makinë e djegur në fshatin Mirakë

    Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd. Dyshohet se makina është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka, Mondi Mëhalla.
    Mondi Mëhalla sapo kishte dalë nga zyra e tij dhe u fut në makinë, kur ka marrë tre plumba me pistoletë. 43 vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij dhe ishte futur në automjetin “Range Rover”. Autorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë, ndërsa dy prej plumbave e prekën në kokë. 43-vjeçari ishte me precedentë dhe jetonte në zonën Komuna e Parisit në Tiranë.
    Sipas informacioneve, ai kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.