Tag: djathë

  • Kuzhinieri skllav që popullarizoi makaronat me djathë në SHBA

    Kuzhinieri skllav që popullarizoi makaronat me djathë në SHBA

    Mijëra familje amerikane festuan Ditën e Falenderimeve duke shijuar një nga gatimet më tipike amerikane: makarona me djathë. Edhe pse origjina e kësaj pjate shpesh lidhet me Italinë apo Zvicrën, historikët thonë se në formën që njihet sot në SHBA ajo është popullarizuar nga një kuzhinier i skllavëruar: James Hemings.

    Në vitin 1784, Thomas Jefferson, ende para se të bëhej president, u emërua ministër i SHBA-ve në Francë dhe mori me vete Hemings, të cilin donte ta trajnonte si kuzhinier për rezidencën e tij në Monticello, Virginia. Hemings ishte më shumë se sa një kuzhinier i mundshëm: Ai ishte gjysmëvëllai i gruas së parë të Jeffersonit dhe vëllai i Sally Hemings, e cila u bë nënë e gjashtë fëmijëve të presidentit.

    Në Paris, Hemings u trajnuar si shef kuzhine dhe pastiçerie, duke u bërë një nga kuzhinierët e parë amerikanë, dhe afro-amerikanë, me formim francez. Pas pesë vitesh u kthye në SHBA dhe u bë shefi kryesor i kuzhinës së Jefferson-it, deri në vitin 1796 kur arriti të negocionte lirinë e tij.

    Pjata e njohur si “tortë makaronash”, që më vonë u kthye në “makarona dhe djathë”, ishte ndër të preferuarat e Jefferson-it. Hemings e përgatiste duke zier makaronat në qumësht dhe ujë, e më pas duke i pjekur me shtresa gjalpi dhe djathi, një recetë që ai ka gjasë ta ketë mësuar në Francë dhe e solli për herë të parë në tryezat amerikane.

    Stili i tij francez i gatimit, i servirur për personalitete, diplomatë dhe elitën amerikane të kohës, ndikoi fort në mënyrën se si filluan të gatuanin familjet e pasura në bregun lindor. Ai prezantoi teknika moderne për kohën, të cilat kërkonin pajisje si soba e zierjes, që ofronte kontroll më të madh të nxehtësisë.

    Në shekullin pasues, gatimet e ngjashme me recetën e Hemings u përhapën në gjithë vendin, të ndihmuara nga rritja e emigracionit italian dhe industrializimi që solli prodhimin masiv të makaronave dhe djathit. Në vitin 1937, Kraft prezantoi versionin në kuti, duke e bërë gatimin një ushqim të lirë dhe të shpejtë gjatë Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore.

    Sot, “mac and cheese” është një industri 2.9 miliardë dollarëshe, me amerikanin mesatar që e konsumon 22 herë në vit. Ndërkohë, James Hemings po merr më në fund vëmendjen që i takon. Në Monticello ofrohet një tur dedikuar historisë së skllevërve, ku vizitorët mësojnë për jetën e tij të jashtëzakonshme – nga trajnimet në Paris deri te ndikimi i tij në kulinarinë amerikane.

    Figura e Hemings është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të njohur rolin e afro-amerikanëve të skllavëruar në formësimin e kuzhinës amerikane, nga pjatat tradicionale e deri te teknikat e gatimit që janë bërë pjesë e kulturës kombëtare. Më shumë se 200 vjet pas vdekjes së tij, një nga kuzhinierët e parë “të njohur” në SHBA po nderohet për kontributin e tij në historinë gastronomike të vendit.

  • Disa vakte të shijshme dhe të shëndetshme që mund t’i merrni me vete në punë

    Disa vakte të shijshme dhe të shëndetshme që mund t’i merrni me vete në punë

    Sa herë e keni menduar fjalinë “çfarë do ha sot për drekë në punë”? Dhe sa herë të tjera jeni menduar që në darkën paraardhëse se çfarë do t’u jepni me vete fëmijëve për të ngrënë në shkollë? Në këto kohëra ku obeziteti tashmë është kthyer në një problem real, të gjithë e ndjejmë nevojën e të ushqyerit shëndetshëm.

    Me poshtë ju tregoj disa ide të ushqimeve të shëndetshme take-away, të cilat mund t’i konsumoni gjatë vaktit të ndërmjetëm (dhe jo vetëm) në punë ose në shkollë.

    1. ORIZI.

    Është një prej ushqimeve më të thjeshta e njëkohësisht më të mira për t’u gatuar e konsumuar gjatë vaktit të ndërmjetëm e jo vetëm. I zierë, i skuqur me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, sushi apo risotto, orizi i shoqëruar edhe me perime bio, djathë ose fileto pule, është zgjidhja juaj e fillimit të javës sidomos, duke qenë se ofron një energji maksimale për organizmin

    2. VEZA.

    Jo vetëm ka një përmbajtje proteinike fantastike, por mund të gatuhet e të merret kaq lehtësisht me vete, sa që të gjithë nuk mund t’i thoni “jo”. Vezë e skuqur lehtë me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, e zierë pak ose mesatarisht, e pjekur në furrë me djathë që në mëngjes, është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për t’u konsumuar në punë ose në shkollë në mesjavë, kur lodhja ka filluar të bëjë punën e saj. Është kaq e mirë, e thjeshtë dhe… e shendetshme (sidomos e shoqëruar me pak perime të freskëta, të ziera ose të pjekura lehtë, sipas dëshirës).

    3. PASTA.

    Më mirë, më lirë, më shëndetshëm (sigurisht që në masën dhe me përbërësit shoqërues të duhur)… vetëm PASTA! E zierë “al dente”, me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, me gjalpë me përqindje të ulët në yndyrë, të pjekura në furrë me perime, ose thjeshtë me djathë (ose kos me përqindje të ulët në yndyrë sipas dëshirës) janë ushqimi më i përshtatshëm për t’u bërë miku juaj i përditshëm. Çfarë të shtoj më tepër? Pasta mbetet pasta: dashuri më vete!

    4. BUKË INTEGRALE.

    Në fakt nuk dëshiroj t’a quaj “sandwich”, sepse 2 feta të zakonshme buke integrale, të cilat mund t’i shoqëroni me perime të freskëta si: sallatë jeshile, lakër e bardhë ose e kuqe, fileto pule e hollë, djathë sipas dëshirës apo legume të ziera ose të pjekura, bizele, fasule, misër, etj, do të ishin thjesht “2 feta buke të mbushura me energji”. Ideale për të enjten e të premten, apo jo?

    5. PATATE.

    Amidoni i patateve është një përbërës që jo vetëm kombinohet në mënyrë perfekte e të shëndetshme me çdo lloj perime, por edhe përshpejto ndjesinë e ngopjes, duke bërë që të rritet kohëzgjatja ndërmjet vakteve të ditës. Ju mund t’i merrni ato me vete të përgatitura në mënyra të ndryshme të thjeshta e të shpejta, si: të ziera, të pjekura, të shoqëruara me perime, djathë, vaj ulliri ekstra të virgjër, legume, etj. Super!

    6. PERIME.

    Sigurisht! Perime të të gjitha llojeve, të përgatitura në mënyra të ndryshme, si: të freskëta, të ziera, të pjekura, me pak djathë, me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, në sallatë, në shoqërim për pastën apo orizin, etj, perimet thjesht janë fantastike, të shëndetshme… dhe më kryesorja… të zgjidhin punë shpejt e shpejt!

    7. FRUTA.

    Nuk mund të mungonin! Konsumoni sa të dëshironi dhe ato që dëshironi dhe do t’i dashuroni! Të freskëta, për shoqërim sallate, në lëngje të shtrydhura (që në darkë dhe i vendosni në frigorifer për të nesërmen), në vend të ëmbëlsirës, frutat nuk do ju zhgënjejnë kurrë dhe mbi të gjitha, do ju zgjidhin punë me shpejtësi!

    8. PULË.

    Po, e kam për mishin e pulës, sigurisht! Mishi më i lehtë për t’u përgatitur, zierë, i pjekur, për të shoqëruar perimet, bukën integrale, apo sallatën, është më i miri e më i shëndetshmi (sidomos mishi i bardhë).

    9. QUMËSHT.

    Praktikisht personalisht prej vitesh tashmë është kaq i domosdoshëm për mua, sa që nuk mund të kaloj dot asnjë ditë pa konsumuar qoftë edhe një gotë me qumësht. I pasur me proteina, kalium, kalçium, fosfor, vitaminë B12, vitaminë D3, etj, një gotë qumësht me vete na ndihmon kaq shumë në ditët e punës, sa asnjë ushqim tjetër.

    10. ÇOKOLLATA.

    Menduat se çokollata është e dëmshme? Shëndosh? Absolutisht që jo Çokollata e zezë, sidomos ajo 70%, por edhe çokollata me përqindje të ulët qumështi, nëse konsumohet me porcione të vogla në fund të vaktit të ndërmjetëm, do ju bëjë veçse më energjikë! Por… çdo gjë në masën e duhur… dhe konsumojeni gjatë fundjavës nëse jeni në punë, jeni në sezon provimesh ose ju duhet të mbaroni punë të tjera shtesë.

    SHËNIM: Të konsumosh gjëra të shëndetshme, nuk do të thotë të llogarisësh kaloritë. Do të thotë të kujdesesh për veten dhe shëndetin e organizmit tënd. Mundohuni të merrni me vete ushqim nga shtëpia në punë ose shkollë. Dhe mos harroni: më mirë pak buke me djathë e domate, sesa sufllaqe.

  • Konsumimi i djathit një herë në javë mund të ulë rrezikun e demencës

    Konsumimi i djathit një herë në javë mund të ulë rrezikun e demencës

    Të ngrënit djathë të paktën një herë në javë mund të ketë përfitime përtej kënaqësisë ushqimore, mund të lidhet edhe me një rrezik më të ulët të zhvillimit të demencës, sipas një studimi të ri të kryer në Japoni.

    Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 8 mijë të rriturve mbi moshën 65 vjeç, duke krahasuar personat që hanin rregullisht djathë me ata që e konsumonin rrallë ose aspak. Qëllimi i tyre ishte të kuptonin nëse konsumimi i djathit ndikon në shëndetin kognitiv të të moshuarve.

    Rezultatet, të publikuara në revistën Nutrients, treguan se ata që konsumonin rregullisht djathë kishin 24% më pak gjasa të zhvillonin demencë gjatë një periudhe trevjeçare, krahasuar me personat që nuk hanin djathë.

    Në përfundim të studimit, 3.4% e konsumuesve të djathit u diagnostikuan me demencë, kundrejt 4.45% të atyre që nuk e konsumonin atë. Edhe pse ndryshimi duket i vogël, vetëm 1.06%, ai përkthehet në rreth 10 raste më pak demence për çdo 1 mijë pjesëmarrës.

    Studiuesit përdorën metoda statistikore për të marrë parasysh faktorë si mosha, gjinia, shëndeti dhe faktori socio-ekonomik, në mënyrë që rezultatet të ishin sa më të sakta.

    Pse djathi mund të jetë i mirë për trurin?

    Ekspertët thonë se ekzistojnë disa arsye të mundshme pse djathi mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin e trurit.

    Sipas studimit, djathi “përmban proteina dhe aminoacide thelbësore që ndihmojnë mirëmbajtjen e neuroneve, si dhe vitamina të tretshme në yndyrë, si vitamina K2, e cila luan rol në shëndetin vaskular dhe balancën e kalciumit”.

    Ekzistojnë gjithashtu prova që produktet e fermentuara të qumështit mund të ndikojnë në inflamacionin dhe boshtin zorrë-tru, mekanizma që mendohet se lidhen me rënien kognitive.

    “Për më tepër, produktet e fermentuara të qumështit janë lidhur me rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe metabolike, të cilat njihen si faktorë rreziku për demencën”, thuhet në studim.

    Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se rezultatet nuk duhet të interpretohen si provë përfundimtare se djathi parandalon demencën.

    Studimi ishte observacional, që do të thotë se studiuesit kanë vëzhguar vetëm zakonet ushqimore të pjesëmarrësve pa ndërhyrë drejtpërdrejt. Kjo nënkupton se ai tregon një lidhje midis konsumimit të djathit dhe rrezikut më të ulët të demencës, por nuk vërteton se djathi është shkaku i këtij efekti. Faktorë të tjerë, si stili i jetesës, gjenetika ose lloji i djathit të konsumuar, mund të kenë gjithashtu ndikim në rezultatet.

    Aktualisht, mbi 50 milionë persona në mbarë botën jetojnë me demencë dhe, sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ky numër mund të trefishohet deri në vitin 2050.

  • Djathë francez me bakter të rrezikshëm/ Shqiptarët konsumuan produktin e me listerinë, AKU, në gjumë!

    Djathë francez me bakter të rrezikshëm/ Shqiptarët konsumuan produktin e me listerinë, AKU, në gjumë!

    Jo vetëm te produktet shqiptare mund të konstatohen problematika, por edhe tek ushqime të prodhuara në shtete që kanë një siguri të lartë ushqimore, siç është Franca. Një bakter tejet i rrezikshëm është zbuluar në djathin e butë francez “Französischer Weichkäse”, i cili prodhohet nga qumësht i pasterizuar.
    Alarmin për praninë e bakterit “Listeria Monocytogenes” në djathë e kanë konfirmuar autoritetet gjermane pas analizave te  kryera. Bakteri Listeria është shumë i rrezikshëm për gratë shtatzëna, foshnjat , të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, pasi mund të shkaktojë infeksion në gjak, infeksion në tru dhe të palcës kurrizore.
    Ndërsa simptomat tek personat e shëndetshëm janë: ethe, dhimbje muskujsh, lodhje e përgjithshme dhe diarre. Ky institucion na bën me dije se pas njoftimit të marrë nga autoritetet gjermane kanë dalë në terren për të bërë bllokimin e produktit dhe asgjësimin e tij. Inspektoret e AKU nuk kanë mundur të bllokojnë produktin, sepse e gjithë sasia e importuar në vendin tonë ka rezultuar e shitur.

  • Arif Molliqi: Burri që hante djathë zviceran

    Arif Molliqi: Burri që hante djathë zviceran

    I.

    kur kishte shkuar për herë të parë në Bazelbukën e hante vetëm me djathë zvicerannëpër vrimat e çelësit i shikonte fqinjëtrrugët asnjëherë nuk i kishte shëtitë ditënkur lindte dielli dilte nga banesakur binte nata kthehej në dhomën me tapeta me luleduart e mërdhita i ngrohte në gjirin e gruasse në Bazel bënë shumë ftohtë

    pastaj erdhi një kohë tjetëre burri qe hante djathë zvicerankohën e kalonte nëpër kafenetë e natësendej nëpër rrugë i trazuar plot errësirëderisa gruaja me ninulla i vinte fëmijët në gjumëe nga të ftohtit i mbështjelltë me fustanin e mëndafshtëballin ua nxehte me hukamat e veta

    burri që hante djathë zvicerannga jeta e tij e varfër, e errët në dhomën e fëmijëvendizte cigarenuk e pengonte kur ata kolliteshin nga tymi i zi,nga nikotina… nga dhuna e tije përrallat, këngën ua linte përgjysmë

    nuk e di psenjeriu që hante djathë zvicerane mbante xhaketë të vjetruar prej linii mbetur peng i një mashtriminë verilindje të varrezat e vjetra judebënte dashni me një prostitutënë netët e ftohta e të heshturae takonte, e ndante, e takonte përsëriderisa një ditë i harroj gruan dhe fëmijët

    II.

    burri që hante djathë zviceran i pëlqenin prostitutatçdo natë më mendje i varroste gruan dhe fëmijëtme njëqind mendime e fillonte ditënmes gëzimeve dhe hidhërimeve i rrinte prostitutanjë enigmë e mbetur tek shtëpia publikebrenda një dhome më drita të kuqe

    një natë prostituta e parë iu kishte rrëfye:seksin me para e kam bërë për kureshtjenëpër podrumet e mykur të qytetitmë vonë e kam vazhduar pafundderisa s´kisha kohë ta pastroja krevatinsepse klientët me prisnin në radhë

    burri që hante djathë zvicerançdo natë shkonte ta takonte prostitutënse i dukej sikur vetëm atë e pristeruana o Zot, dashuria për te e kishte çmenduredhe kur duhma e rëndë e spermës se klientëveia zinte frymën

    ditën tjetër kur binte përsëri terrinë të njëjtin rrugë në të njëjtin trotuarajo dhe burri që hante djathë zviceran takoheshinpa e kuptuar se jeta e secilit s´ishte më tepricëishte një fund që po u afrohej çdo natepa menduar se kur të vdesinemri i tyre nuk do të gjendet i shënuar në gur varripa menduar se s´kishte kush t´ua ndizte një qiri të zakonshëmt´ia mbulonte trupin e tyre lakuriq që ishte mërdhij…kur një tis i ftohtë bore ua mbulonte gjurmët

    një mëngjes burrin që hante djathë zvicerane gjeten të gozhduar nën urën e vjetërme një valixhe të zbrazët në dorëmë disa fotografi të grisura…një adresë që tashmë nuk ekzistonte

    (27.05.2023)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ARIF MOLLIQI: DITARI I NJË KOHE

  • Dy të vdekur nga djathi me listeri në Francë! Mediat: Është importuar edhe në Shqipëri

    Dy të vdekur nga djathi me listeri në Francë! Mediat: Është importuar edhe në Shqipëri

    Një shpërthim serioz i liseteriozës në disa vende europiane ka shkaktuar dy viktima dhe dhjetëra persona të sëmurë, të gjitha të lidhura me konsumimin e djathërave të butë të pasterizuar, të prodhuar në Francë.

    Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), 21 raste të liseteriozës janë raportuar në Francë midis dhjetorit 2024 dhe 13 gushtit 2025. Nga këto, 18 janë shfaqur që nga qershori dhe për fat të keq, dy pacientë kanë humbur jetën.

    Katër raste të tjera janë raportuar gjithashtu në Belgjikë, Danimarkë, Holandë dhe Norvegji, ku pacientët gjithashtu kishin konsumuar djathë të butë të pasterizuar përpara se të sëmureshin.

    Hetimet e autoriteteve franceze kanë çuar në identifikimin e një prodhuesi të caktuar francez, i cili prodhon djathë të butë nga qumështi i lopës dhe dhisë. ECDC ka konfirmuar se produktet janë shitur nën marka të ndryshme dhe janë shpërndarë në rreth 30 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

    Megjithatë, për momentin nuk është bërë publik emri i prodhuesit. Produktet janë tërhequr nga tregu si masë parandaluese, ndërsa autoritetet në vendet përkatëse po zbatojnë kontrolle zyrtare dhe kanë lëshuar paralajmërime për konsumatorët.

    Liseterioza është një infeksion i shkaktuar nga bakteri Listeria monocytogenes, i cili transmetohet kryesisht përmes ushqimeve të kontaminuara. Ndërsa shumica e njerëzve mund të përjetojnë vetëm simptoma të lehta si ethe, diarre dhe të përziera, sëmundja mund të jetë shumë e rrezikshme për:

    Gratë shtatzëna-mund të shkaktojë abort ose lindje të vdekur,

    Të moshuarit,

    Personat me sistem imunitar të dobësuar.

    Në Francë, pacientët e prekur kanë qenë të moshës 34 deri në 95 vjeç dhe 11 prej tyre kanë qenë gra. Në vendet e tjera, të prekurit janë të moshës 35–70 vjeç.

    Produktet e kontaminuara janë shpërndarë në këto vende:

    Shqipëri, Andorrë, Australi, Austri, Belgjikë, Burkina Faso, Kamboxhia, Kanada, Çeki, Bregu i Fildishtë, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë (përfshirë Polinezinë Franceze), Gjermani, Hong Kong, Hungari, Itali, Japoni, Madagaskar, Malajzi, Mauritius, Holandë, Kaledonia e Re, Singapor, Sllovaki, Kore e Jugut, Spanjë, Suedi, Zvicër, Mbretëri e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    ECDC nënvizon se rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët, por personat që i përkasin grupeve të rrezikuara duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm.

    Nëse keni konsumuar djathë të butë të pasterizuar francez dhe ndjeni simptoma si ethe, të përziera, dhimbje koke ose diarre, rekomandohet të kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.

  • “Mos kërkoni fatura ku ka mundim”, Braçe shpërthen pas sekuestrimit në Divjakë:I morën djathin,e gjobitën me 40 milionë

    “Mos kërkoni fatura ku ka mundim”, Braçe shpërthen pas sekuestrimit në Divjakë:I morën djathin,e gjobitën me 40 milionë

    Erion Braçe ka denoncuar atë që po ndodh me aksionin për sigurinë ushqimore. Sipas tij, me këtë aksion po goditen fermerët dhe blegtorët e vegjël, ndërsa për bizneset e mëdha nuk merret asnjë masë. Ai sjell rastin e një qytetari nga Divjaka, që ka një baxho.
    “Divjakë-atje ku prodhohet qumështi. Ky nuk është rikthim i sigurisë ushqimore, kjo është varrosja e një punëtori.
    Nga e shtuna pasdite deri dje ne 02.00-mengjes, administrata tatimore dhe AKU kane ushtruar kontroll ne nje baxho te vogel ne Zharnec-Divjakë; tek Tak Mebelli, baxhoja e tij.
    Ne perfundim te kontrollit i kanë sekuestruar 33.000 kg djathë-produkt i muajve te tere per sezonin turistik dhe i kanë vendosur edhe 40.000.000 lekë gjobë!!!!
    Mos u habisni, e dija qe keshtu do te shkonte e perfundonte;
    I kane kerkuar faturat e qumeshtit marre nga blegtoret, fshataret-troç, i kane bere inventar dhe ja kane marre djathin dhe do i marrin dhe parate!
    Tani habituni! Djathin nuk ia kanë sekuestruar se përbërja e tij cënon sigurinë ushqimore – pra nuk është djath, është qumësht pluhur e vaj palme, por se për qumështin që ju ka marrë fshatarëve të Zharnecit, Kamenicës, Kryekuqit, Gurit, Mizës, Xengut, Divjakës, nuk ka faturë!
    Natyrisht Tani nuk i ka ato fatura;
    Në fakt ato fatura nuk i ka kërkush që bën djathtë të vërtetë.
    Kush bën qumësht pluhure e vaj palme djathë, i ambalazhon bukur, i pret ato fatura, se ka problem.
    Të bësh djathë-djathë nuk pret dot faturë, nuk del, humb para po e bëre, ose del jashtë tregu për shkak të çmimit të lartë të tij. Kjo është e vërteta.
    Tani pyetja qe kam une per administratën tatimorë eshte: Në cilën fabrikë të madhe të përpunimit të qumështit e keni bërë këtë inventor e llogari me bazë faturat? Në cilën?
    Me Tanin dhe gjithe zonen e bregut te lagunes se Divjakes mbaruat pune-i varroset;
    Po nese shkoni kerkoni fature e beni inventar tek fabrikat e mëdha do duhet t’i arrestoni për evazionin e frikshëm fiskal-pjesa me e madhe i nxitur nga ne, nga skema e TVSH që mjeshtri i madh i imponoi bujqësisë e blegtorisë në 2018!
    Tan, doja te vija tek ty por nuk vi dot, me vjen turp nga ty, me vjen turp nga kjo qe te kane bere ty! Shume ndjese”, shkruan deputeti socialist.
     

  • “Më vjen turp nga kjo që të kanë bërë”, Erion Braçe sjellin rastin e një qytetari, si e “groposi” shteti për “evazion”

    “Më vjen turp nga kjo që të kanë bërë”, Erion Braçe sjellin rastin e një qytetari, si e “groposi” shteti për “evazion”

    Erion Braçe ka denoncuar atë që po ndodh me aksionin për sigurinë ushqimore.
    Sipas tij, me këtë aksion po goditen fermerët dhe blegtorët e vegjël, ndërsa për bizneset e mëdha nuk merret asnjë masë.
    Ai sjell rastin e një qytetari nga Divjaka, që ka një baxho.
    “Divjakë-atje ku prodhohet qumështi. Ky nuk është rikthim i sigurisë ushqimore, kjo është varrosja e një punëtori.
    Nga e shtuna pasdite deri dje ne 02.00-mengjes, administrata tatimore dhe AKU kane ushtruar kontroll ne nje baxho te vogel ne Zharnec-Divjakë; tek Tak Mebelli, baxhoja e tij.
    Ne perfundim te kontrollit i kanë sekuestruar 33.000 kg djathë-produkt i muajve te tere per sezonin turistik dhe i kanë vendosur edhe 40.000.000 lekë gjobë!!!!
    Mos u habisni, e dija qe keshtu do te shkonte e perfundonte;
    I kane kerkuar faturat e qumeshtit marre nga blegtoret, fshataret-troç, i kane bere inventar dhe ja kane marre djathin dhe do i marrin dhe parate!
    Tani habituni! Djathin nuk ia kanë sekuestruar se përbërja e tij cënon sigurinë ushqimore – pra nuk është djath, është qumësht pluhur e vaj palme, por se për qumështin që ju ka marrë fshatarëve të Zharnecit, Kamenicës, Kryekuqit, Gurit, Mizës, Xengut, Divjakës, nuk ka faturë!
    Natyrisht Tani nuk i ka ato fatura;
    Në fakt ato fatura nuk i ka kërkush që bën djathtë të vërtetë.
    Kush bën qumësht pluhure e vaj palme djathë, i ambalazhon bukur, i pret ato fatura, se ka problem.
    Të bësh djathë-djathë nuk pret dot faturë, nuk del, humb para po e bëre, ose del jashtë tregu për shkak të çmimit të lartë të tij. Kjo është e vërteta.
    Tani pyetja qe kam une per administratën tatimorë eshte: Në cilën fabrikë të madhe të përpunimit të qumështit e keni bërë këtë inventor e llogari me bazë faturat? Në cilën?
    Me Tanin dhe gjithe zonen e bregut te lagunes se Divjakes mbaruat pune-i varroset;
    Po nese shkoni kerkoni fature e beni inventar tek fabrikat e mëdha do duhet t’i arrestoni për evazionin e frikshëm fiskal-pjesa me e madhe i nxitur nga ne, nga skema e TVSH që mjeshtri i madh i imponoi bujqësisë e blegtorisë në 2018!
    Tan, doja te vija tek ty por nuk vi dot, me vjen turp nga ty, me vjen turp nga kjo qe te kane bere ty! Shume ndjese”, shkruan deputeti socialist.

  • Turpi që po ndjen Erion Braçe këto ditë me shtetin e tij

    Turpi që po ndjen Erion Braçe këto ditë me shtetin e tij

    Deputeti socialist që zhbën gjithë propagandën e qeverisjes së tij kur është fjala për fermerin dhe fshatin, prej vitesh nën rrënim, ka denoncuar së fundmi atë që po ndodh me aksionin për sigurinë ushqimore.
    Sipas tij, me këtë aksion po goditen fermerët dhe blegtorët e vegjël, ndërsa për bizneset e mëdha nuk merret asnjë masë.
    Ai sjell rastin e një fshatari nga Divjaka, i cili ka një baxho, duke shkruar:
    “Divjakë-atje ku prodhohet qumështi. Ky nuk është rikthim i sigurisë ushqimore, kjo është varrosja e një punëtori.
    Nga e shtuna pasdite deri dje ne 02.00-mengjes, administrata tatimore dhe AKU kane ushtruar kontroll ne nje baxho te vogel ne Zharnec-Divjakë, tek Tak Mebelli, baxhoja e tij.
    Në përfundim të kontrollit i kanë sekuestruar 33.000 kg djathë-produkt i muajve të tërë për sezoninturistik dhe i kanë vendosur edhe 40.000.000 lekë gjobë!!!!
    Mos u habisni, e dija që keshtu do të shkonte e përfundonte.
    I kanë kërkuar faturat e qumështit marrë nga blegtorët, fshatarët; troç, i kane bere inventar dhe ja kanë marrë djathin dhe do i marrin dhe paratë!
    Tani habituni! Djathin nuk ia kanë sekuestruar se përbërja e tij cënon sigurinë ushqimore – pra nuk është djath, është qumësht pluhur e vaj palme, por se për qumështin që ju ka marrë fshatarëve të Zharnecit, Kamenicës, Kryekuqit, Gurit, Mizës, Xengut, Divjakës, nuk ka faturë!
    Natyrisht Tani nuk i ka ato fatura.
    Në fakt ato fatura nuk i ka kërkush që bën djathtë të vërtetë.
    Kush bën qumësht pluhur e vaj palme djathë, i ambalazhon bukur, i pret ato fatura, se ka problem.
    Të bësh djathë-djathë nuk pret dot faturë, nuk del, humb para po e bëre, ose del jashtë tregu për shkak të çmimit të lartë të tij. Kjo është e vërteta.
    Tani pyetja qe kam unë për administratën tatimore është: në cilën fabrikë të madhe të përpunimit të qumështit e keni bërë këtë inventor e llogari me bazë faturat? Në cilën?
    Me Tanin dhe gjithë zonen e bregut të Lagunës së Divjakes mbarruat punë, i varrosët.
    Po nëse shkoni kërkoni faturë e bëni inventar tek fabrikat e mëdha, do duhet t’i arrestoni për evazionin e frikshëm fiscal; pjesa me e madhe i nxitur nga ne, nga skema e TVSH që mjeshtri i madh(Arben Ahmetaj) i imponoi bujqësisë e blegtorisë në 2018!
    Tan, doja të vija tek ty por nuk vij dot, më vjen turp nga ty, më vjen turp nga kjo që të kanë bërë ty! Shumë ndjesë”, shkruan deputeti socialist”. 

  • Bllokohet mbi 100 kg djathë në Shkodër/ AKU ‘fsheh’ shkakun

    Bllokohet mbi 100 kg djathë në Shkodër/ AKU ‘fsheh’ shkakun

    FOTO ILUSTRUESE

    SHKODËR- Teksa sot siguria ushqimore është një prej sfidave më të mëdha me të cilën ndeshen konsumatorët, një tjetër produkt i ndaluar duket se i është shtuar listës. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka njoftuar bllokimin e një sasie prej 114 kilogramësh djathë kaçkavall dele. Sipas informacionit zyrtar të AKU-së sasia e djathit është bllokuar, pas kryerjes së analizave laboratorike dhe është bërë ndërprerja e menjëhershme e procesit të prodhimit, ambalazhimit dhe paketimit të djathit.
    Por AKU nuk jep informacion konkret mbi shkaqet që sollën bllokimin e produktit dhe as emrin e subjektit ku prodhohej. Institucioni konfirmon dhe asgjësimin e produktit, por nuk dihet nëse kemi të bëjmë me prani të një substance të ndaluar në përbërjen e djathit apo me probleme në kushtet higjieno-sanitare ose paketimin?
    Njoftimi: 
    Bllokohet produkti “Djathë kaçkavall dele” pas analizave laboratorike – masa të menjëhershme për sigurinë ushqimore gjatë sezonit turistik
    Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Shkodër ka intensifikuar inspektimet në kuadër të monitorimit të situatës ushqimore gjatë sezonit turistik. Në funksion të garantimit të sigurisë së produkteve me origjinë shtazore, është ndërmarrë një inspektim jashtë planit në një subjekt me aktivitet Stabiliment për përpunimin e qumështit, pas rezultateve të analizave laboratorike të kryera në kuadër të kontrollit zyrtar.
    Në zbatim të Ligjit Nr. 99/2024, datë 12.09.2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, Neni 46, pika 1, AKU ka marrë masën e bllokimit të produktit “Djathë kaçkavall dele”, në sasinë prej 114 kilogramësh, me destinacion përfundimtar asgjesimin e tij.
    Njëkohësisht, është ndërmarrë bllokimi i linjës së prodhimit dhe ndërprerja e menjëhershme e procesit të prodhimit, ambalazhimit dhe paketimit të këtij produkti, derisa të përmbushen kushtet për rifillim të sigurt të aktivitetit. AKU Shkodër njofton se do të vijojë me kontrolle të përforcuara në të gjitha stabilimentet përpunuese të qumështit në qark, duke vendosur në fokus mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit dhe garantimin e cilësisë së produkteve që vihen në treg, veçanërisht në këtë periudhë me fluks të lartë turistik. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon qytetarët të raportojnë çdo dyshim mbi produkte ushqimore të pasigurta përmes kanaleve zyrtare të kontaktit./ZËRI