Tag: dhunoi

  • I dhunoi babanë/ Djali hakmerret, tenton të vrasë 41-vjeçarin

    I dhunoi babanë/ Djali hakmerret, tenton të vrasë 41-vjeçarin

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos, për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë. Materialet i janë referuar Prokurorisë, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për fqinjën e tij, shtetasin Sh. Q., 41 vjeç.
    Sipas Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, 36-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin Sh. Q., ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte dhe me sende të forta babanë e 36-vjeçarit, shtetasin A. G.
    41-vjeçari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • 26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara

    26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara

    Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 26 vjeç, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se e ka dhunuar motrën e tij, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.Kjo shtetase është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
    Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. T., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar t’i marrë varësen e floririt një shtetaseje të mitur, 15 vjeçe.
    Po ashtu në Kurbin, më datë 06.12.2025, shtetasi P. F., 51 vjeç, banues në fshatin Fushë-Milot dhe rezident në Itali, ka njoftuar Sallën Operative se persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur banesën në Fushë-Milot disa vegla pune dhe orendi. Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Parandalohet krimi brenda familjes në Elbasan, dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten e tij, pranga 57-vjeçarit

    Parandalohet krimi brenda familjes në Elbasan, dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten e tij, pranga 57-vjeçarit

    Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Elbasan.

    Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar pasi dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten e tij.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte kanosur me thikë bashkëshorten e tij, organizuan menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi N. K., 54 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga arresti shtëpiak avokatin e Kryemadhit

    Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga arresti shtëpiak avokatin e Kryemadhit

    Apeli i juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga arresti shtëpiak avokatin Redi Llanaj, i cili në fillim të këtij muaji dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës. 
    Apeli vendosi të lirojë avokatin e Monika Kryemadhit me garanci pasurore (5 milionë lekë të vjetra) duke caktuar ndaj tij masën detyrim paraqitje. 
    Mungesa e Llanajt në procesin gjyqësor të dosjes ‘Meta’ u bë shkak për shtyrjen e radhës të seancës paraprake këtë të martë në GJKKO. 
    Më 10 tetor Llanaj dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë pasi ky i fundit nuk e lejoi të hynte në gjykatë pasi nuk ishte i informuar që avokati ishte thirrur në këtë institucion. 

  • Dhunoi rojen e Gjykatës, lirohet nga burgu për 5 mln lekë avokati i Monika Kryemadhit

    Dhunoi rojen e Gjykatës, lirohet nga burgu për 5 mln lekë avokati i Monika Kryemadhit

    Monika Kryemadhi dhe Redi Llanaj

    TIRANË- Redi Llanaj, avokati i deputetes Monika Kryemadhi është liruar nga burgu, pas incidentit të ndodhur në Gjykatën e Vlorës më 10 tetor, ku dhunoi fizikisht punonjësin e sigurisë. Apeli vendosi të liroje avokatin me garanci pasurore, 5 milionë lekë të vjetra duke caktuar ndaj tij masën “detyrim paraqitje”.

    Avokati u arrestua pas konfliktit fizik me një punonjes sigurie të gjykates së Vlorës duke e goditur me grusht. Avokati ka tentuar të kalojë pa ndjekur procedurat e kontrollit dhe është ndaluar nga punonjësi i sigurisë. Llanaj ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur, por roja nuk e ka lejuar duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë. Konflikti mes Llanajt dhe 60-vjeçarit ka agravuar në dhunë fizike, ku avokati ka goditur me grusht rojen, i cili pësoi dëmtime në fytyrë./ZËRI

  • Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga arresti shtëpiak me garanci pasurore avokatin e Monika Kryemadhit

    Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga arresti shtëpiak me garanci pasurore avokatin e Monika Kryemadhit

    Apeli i juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga arresti shtëpiak avokatin Redi Llanaj, i cili ra në pranga pasi dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës.
    Apeli vendosi të lirojë avokatin e Monika Kryemadhit me garanci pasurore (5 milionë lekë të vjetra) duke caktuar ndaj tij masën detyrim paraqitje.
    Mungesa e Llanajt në procesin gjyqësor të dosjes ‘Meta’ u bë shkak për shtyrjen e radhës të seancës paraprake këtë të martë në GJKKO.
    Më 10 tetor Llanaj dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë pasi ky i fundit nuk e lejoi të hynte në gjykatë pasi nuk ishte i informuar që avokati ishte thirrur në këtë institucion.

  • Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, lirohet nga burgu avokati i Monika Kryemadhit

    Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, lirohet nga burgu avokati i Monika Kryemadhit

    Avokati i Monika Kryemadhit, Redi Llanaj që dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës është liruar nga burgu.

    Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, pasi ka dhënë siguri pasurore.
    Pasi ngjarja u bë publike, pati reagime nga Dhoma e Kombëtare e Avokatisë, e cila e cilësoi ngjarjen si të pahijshme.
    Si ndodhi ngjarja?
    Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.
    Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja qe mbaje rojet për metalet, por është penguar nga punonjësi i sigurisë.
    “Nuk më njeh mua, unë kaloj çdo ditë këtu”-është shprehur avokati.
    Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës.
     

    Top Channel

  • Dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga arresti shtëpiak me garanci pasurore avokatin e Kryemadhit

    Dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga arresti shtëpiak me garanci pasurore avokatin e Kryemadhit

    Apeli i juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga arresti shtëpiak avokatin Redi Llanaj, i cili dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës
    Apeli vendosi të lirojë avokatin e Monika Kryemadhit me garanci pasurore ( 5 mln lek te vjetra ) duke caktuar ndaj tij masën detyrim paraqitje.
    Mungesa e Llanajt në procesin gjyqësor të dosjes Meta u bë shkak për shtyrjen e radhes të seancës paraprake këtë të martë në GJKKO.

  • Dhunoi bashkëshorten, nën hetim një burrë nga Nepravishta

    Dhunoi bashkëshorten, nën hetim një burrë nga Nepravishta

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

    Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

    Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një vit portierin e Tërbunit, Brajan Marku.
    Marku dhunoi një punonjës të Policisë Bashkiake të Kukësit, në fundin e sfidës së Kupës, mes Kukësit dhe Tërbunit.

    Për këtë rast, ai u arrestua nga policia këtë mesjavë.
    Vendimi i Komisionit të Disiplinës:
    Lojtari i KF Tërbuni, Brajan Marku, për sjellje të dhunshme që cënon reputacionin e sportit të futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve të saj, në bazë të neneve 13/2/d, 14/1/i dhe 32 të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.
    © BalkanWeb