Tag: deputetja

  • Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromë Down

    Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromë Down

    Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dorëzuar në Kuvend një nismë ligjore me rëndësi të veçantë sociale, e cila synon të njohë zyrtarisht si punë të papaguar angazhimin e nënave që kujdesen me kohë të plotë për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit, sindromën Down apo aftësi të tjera të kufizuara që u pamundësojnë pavarësinë.
    Në një deklaratë publike, Tabaku u shpreh se nisma ligjore synon që ky angazhim i nënave të njihet si kontribut real, duke u mundësuar mbështetje të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit.
    Tabaku argumentoi se kostoja për buxhetin është minimale dhe krejtësisht e përballueshme, sidomos në krahasim me shpenzimet e projekteve të tjera publike që nuk kanë impakt të qartë social.
    “Nuk është koncesion, nuk është partneritet publik-privat, nuk është kosto e jashtëzakonshme. Është një mbështetje modeste, por thelbësore për mijëra familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike,” nënvizoi deputetja.
    Tabaku i bëri thirrje organizatave të shoqërisë civile, profesionistëve dhe familjeve të përfshihen në këtë proces duke dhënë sugjerime për ta pasuruar nismën dhe për t’i dhënë zë atyre që kanë më shumë nevojë.
    “Është momenti të vendosim një standard njerëzor për këto familje dhe për këto nëna të jashtëzakonshme, të cilat i japin shoqërisë shumë më tepër sesa marrin,” përfundoi Tabaku.

  • Deputetja Vata denoncon braktisjen e zonave rurale në Mat: Fshati prodhon ushqimin e vendit, por pushteti e braktis

    Deputetja Vata denoncon braktisjen e zonave rurale në Mat: Fshati prodhon ushqimin e vendit, por pushteti e braktis

    Në një reagim të fundit në rrjetet sociale, deputetja e opozitës Denisa Vata u shpreh se gjatë vizitës në fshatin Ketë, një nga zonat më të thella të rrethit të Matit, u përball me një realitet të dhimbshëm: braktisje totale nga pushteti.

    Sipas Vatas, rruga kryesore është e amortizuar, kanali vaditës 9 km i gjatë hapet çdo pranverë nga vetë banorët pa asnjë mbështetje, ndërsa prodhimet e fermerëve nuk kanë treg dhe shpesh u konfiskohet malli.

    “Kjo nuk është çështje gjeografie apo buxheti, por zgjedhje politike që varfëron një zonë të tërë,” thekson deputetja.

    Postimi:

    Sot isha në fshatin Ketë, një nga zonat më të thella të rrethit të Matit dhe realiteti është një dëshmi e qartë e braktisjes totale nga pushteti vendor dhe ai qendror.

    1. Rruga është plotësisht e amortizuar.
    Asnjë ndërhyrje nga Bashkia Klos. Asnjë plan. Asnjë investim minimal. Zonat që prodhojnë ushqimin e këtij vendi nuk mund të lëvizin dot vetë.

    2. Kanali vaditës, rreth 9 km i gjatë, hapet çdo pranverë nga vetë banorët.
    Pa mjete, pa mbështetje, pa asnjë makineri nga bashkia. Në 2025, fshati vadit tokat me lopata dhe me krahë, ndërsa taksat që paguajnë shkojnë diku tjetër, jo për ta.

    3. Prodhimet nuk kanë treg ,madje edhe kur gjejnë një mënyrë për të shitur, u konfiskohet malli.
    Keta dhe Xibri njihen prej vitesh për domaten cilësore, por sot fermerët mbeten me prodhimin në duar.

    Dhe kur përpiqen t’i shesin në Rrugën e Arbrit, mallin ua bllokojnë. Kjo s’është as ekonomi, as mbështetje ,është tallje dhe shkatërrim i mundit të njerëzve.

    Kjo situatë s’ka lidhje as me gjeografinë, as me buxhetin: është zgjedhje politike që lë një zonë të tërë të varfërohet.

     

  • Deputetja e re e Qarkut Fier, Zegjine Caushi reagon pas sulmeve mediatike: “Qytetarët meritojnë informacion të saktë”

    Deputetja e re e Qarkut Fier, Zegjine Caushi reagon pas sulmeve mediatike: “Qytetarët meritojnë informacion të saktë”

    Deputetja e re e Qarkut të Fierit, Zegjine Caushi, është bërë së fundmi objekt i një serie raportimesh mediatike, të cilat ajo i cilëson si të pasakta dhe të pabazuara në fakte. Në një deklaratë publike, Caushi ka reaguar duke sqaruar të dhënat e publikuara dhe duke kërkuar që media të respektojë standardet e informimit profesional.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ajo thekson se pozicionet e saj të punës ndër vite janë pasqyruar gabimisht, duke bërë publike funksionet e sakta që ka mbajtur: Specialiste në Emergjencat Civile, Kryeinspektore e IVMT, si dhe juriste pranë shoqërive “BA2” shpk dhe “Illyrian Guard”, ku marrëdhënia e punës përfundoi më 25 mars 2025. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Caushi nënvizon se të ardhurat e saj janë të deklaruara zyrtarisht dhe të shoqëruara me dokumentacion bankar, duke mohuar çdo aludim tjetër.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Qytetarët meritojnë informacion të saktë, jo dezinformim,” është shprehur ajo, duke shtuar se do të vijojë të mbetet transparente në çdo hap.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Screenshot

  • Gazoooo …”, Zegjineja ka qenë roje te Illyrian Guard para se të merrte mandatin e deputetes!

    Gazoooo …”, Zegjineja ka qenë roje te Illyrian Guard para se të merrte mandatin e deputetes!

    Zegjine Çaushi

    TIRANË- Deputetja 27-vjeçare e Kuvendit të Shqipërisë, Zegjine Çaushi, u bë virale gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet parlamentare. Ajo e fitoi mandatin “me shtesa”, pas dorëheqjes së kandidates që doli më me shumë vota në Qarkun e Fierit. Por, duke qenë se Zegjineja ishte e “preferuara” e zv.kryeministres Belinda Balluku, ajo ia doli mbanë të shkojë në Parlament. Por, deri më tani mbahet mend për gafat në shifra apo edhe për replikat me deputetin e PD-së, Gazmend Bardhi.
    “O Gazoooo, më rëntë pika” u bë një refren i Zegjinesë para dhe pas zgjedhjeve, teksa tashmë roskovecarja është bërë tiranase, me një pagë që do t’a kishin zili edhe profesionet më të paguara në Shqipëri. Ajo është “e zgjedhura” e popullit, me një pagë, duke përfshirë strehimin, karburantin, telefonin, etj., mbi 5 mijë euro. Por, edhe me një status të veçantë si deputete, pasi edhe nëse nuk zgjidhet në të ardhmen përfiton një pjesë të pagës apo kur të dalë në pension do të gëzojë edhe pension të posaçëm.
    “O Gazoooo” a e di se ku ka punuar deputete Zegjineja para se të merrte mandatin?! Sipas deklaratës periodike vjetore, të dorëzuar në ILDKPKI, deputetja roskovecare ka qenë “rojtare” në shoqërinë e ruajtjes fizike, Illyrian Guard. Një shoqëri shtetërore me aksioner Ministrinë e Brendshme, e cila merret me ruajtjen e godinave. Deri në muajin dhjetor 2024, shoqëria ka pasur si administrator Anduel Xhindin, ish-deputet i Partisë Socialiste, edhe ai nga Roskoveci.

    Redaksia e VoxNews ka shfletuar deklaratën vjetore të pasurisë së Zegjine Çaushit, deputete e zgjedhur në Parlamentin e Shqipërisë. 27-vjeçarja ka deklaruar të ardhura nga paga në Illyrian Guard sha.
    Sipas saj, nga data 1 janar 2025 deri në datën 12 shtetor 2025, ditë që mori mandatin zyrtarisht, Zegjineja nga Roskoveci ka qenë e punësuar në shoqërinë shtetërore. Deputetja ka deklaruar se përgjatë kësaj kohe ka marrë një shumë prej 244.681 lekësh. Duket se, megjithëse kandidoi në zgjedhje, Zegjineja s’ka harxhuar para’. Ajo është paguar rregullisht, ndërkohë që deklaron edhe të ardhura nga llogaritë bankare.

    Faksimile: Zegjineja ka deklaruar një shumë prej rreth 15 mijë eurosh në llogarinë bankare
    Krahas pagës, Zegjineja ka deklaruar se ka një shumë parash në llogarinë bankare. Në deklaratën e pasurisë, ajo ka shkruar se disponon një llogari rrjedhëse individuale. Deri në momentin e deklarimit, deputetja ka deklaruar një shumë prej 14.987 eurosh.
    Këtë shumë e ka pasur në datën 30 shtator 2025, teksa koha ka kaluar dhe tashmë “rojtarja” merr një pagë më të lartë, ndoshta duhet t’a ketë trefishuar, duke qenë se nga këto deklarata del si nikoqire dhe kursimtare.
    Zegjineja ka deklaruar edhe një llogari tjetër rrjedhëse, kësaj herë në lekë. Ajo ka shkruar në datën 30 shtator 2025 një shumë prej 197,237 lekësh, të ardhura si pasojë e kursimeve në pagë.

    Faksimile: Zegjineja ka qenë kursimtare, ka deklaruar se ka edhe 3 milionë lekë të vjetra në shtëpi
    Duket se 27-vjeçarja ka qenë tepër kursimtare me pagat që ka marrë këto vite. Në të njëjtën deklaratë, Zegjineja ka deklaruar se ka pasur në banesë një shumë prej 3 milionë lekësh të vjetra. Sërish, burimi i krijimit janë “të ardhura nga paga”.
    VoxNews ka mësuar se, krahas punës si “roje objektesh” në Illyrian Guard, e reja ka deklaruar se ka punuar edhe si specialiste në Emergjencat Civile në Bashkinë e Roskovecit. Gjithashtu, ka qenë edhe kryeinspektore e IMT-së.
    Në këtë pozicion, Zegjineja është përfolur për një rast abuzimi me detyrën, teksa aktualisht e pandehur është vetëm kryetarja Majlinda Bufi, ndërsa deputetja duket se ia ka hedhur paq.
    Sipas CV-së që ka deklaruar në KQZ, 27-vjeçarja ka punuar edhe në një firmë private Baze SHPK. Firma ka si pronar vëllezërit Krasniqi, ku njëri prej tyre ka qenë drejtor Kadastre. Vite më parë, këta persona janë përfshirë në një ngjarje në Fier./Voxnews

    zegjineja ka qene kursimtare ka deklaruar se ka edhe 3 milione leke te vjetra ne shtepi 1764184547

    zegjineja ka deklaruar nje shume prej rreth 15 mije eurosh ne llogarine bankare 1764184548

    img 8509

    img 8510

  • Video virale në rrjet, si qëndron e vërteta e fjalës së Sara Milas në Komisionin e Jashtëm

    Video virale në rrjet, si qëndron e vërteta e fjalës së Sara Milas në Komisionin e Jashtëm

    Kronikë E Hënë, 24 Nëntor 2025 11:17
    Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrtoi në mbledhjen e 21 nëntorit Projektligjin e propozuar nga dy deputetët e mazhorancës Bora Muzhaqi dhe Taulant Balla, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”. Nga gjithë mbledhja, ajo çfarë qarkulloi në media ishte një video disa sekondëshe e prerë dhe e servirur si video lajm për deputeten e PS-së Sara Mila, e cila sipas tyre miratonte projektligje që as i kishte lexuar.
    Por si qëndron e vërteta?

    Deputetja Mila si relatore e mazhorancës gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komisionit paraqiti propozimet për ndryshimet në ligjin aktual, “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”, propozime këto të kordinuara nga puna e përbashkët me sekretariatin e komisionit.

    “Dua t’u lexoj me radhë, është praktikisht çfarë sekretariati teknik i komisionit dhe shërbimet e përafrimit kemi punuar bashkë për këto sugjerime ndaj kam nderin ti propozoj këto si amendamente”, tha deputetja Mila e cila vijoi me vlerësimin e projektligjit si është një nismë që vjen si nevojë e drejtëpërdrejtë për të reflektuar metodologjinë e re të zgjerimit të BE me aktualitetin politik të negociatave të anëtarësimit.

    Diskutimi i plotë për projektligjin në fjalë dhe amendamentet e propozuara nga deputetja Mila gjenden në regjistrimin video në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë. Ky është një ndër rastet e shumta se si rrjeti në emër të viralitetit dhe ushqimit të një narrative të caktuar, mbetet shumë larg së vërtetës.

  • Deputetja Zaka reagon për buxhetin 2026: Garanton dinjitet dhe mirëqenie për çdo qytetar

    Deputetja Zaka reagon për buxhetin 2026: Garanton dinjitet dhe mirëqenie për çdo qytetar

    Deputetja e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka, ka reaguar dje në rrjetet sociale pas seancës maratonë të një dite më parë, e cila zgjati mbi 16 orë dhe kishte si qëllim diskutimin dhe miratimin në parim të buxhetit të vitit 2026. Zaka e cilëson projektbuxhetin e ri si “më të mirin që ka pasur Shqipëria ndonjëherë”, duke theksuar se ai vendos qytetarin në qendër me politika që synojnë më shumë mirëqenie dhe dinjitet. “Një seancë maratonë ajo e djeshmja, për të diskutuar e miratuar në parim buxhetin e vitit 2026; më i miri që ka pas Shqipëria; një buxhet që si kurrë më parë vë në qendër qytetarin,” shkruan deputetja. Ajo shton se ky rezultat është pasqyrë e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama dhe e angazhimit të Partisë Socialiste: “Sepse ky është Edi Rama, kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë; këta jemi ne… themi atë që bëjmë dhe bëjmë gjithmonë atë që themi.” Reagimi i Zakës vjen në një moment kur diskutimet për buxhetin e ri kanë ndezur debatet politike, ndërsa mazhoranca e konsideron atë si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së mirëqenies sociale.

  • Deputetja Vata kritikon Komisioneren Marta Kos: Shqipëria ka përparuar? Gjysma e qeverisë nën hetim

    Deputetja Vata kritikon Komisioneren Marta Kos: Shqipëria ka përparuar? Gjysma e qeverisë nën hetim

    Në Foltoren para Kryeministrisë, deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, sulmoi Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.
    Vata tha se janë pavend fjalës e Kos për përparim të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërkohë një anëtarë të qeverisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar merren të pandehur për korrupsion nga institucionet e drejtësisë.
    ”Ndërkohë që ne protestojmë për korrupsion, dëgjojmë deklarata nga jashtë, si ajo e zonjës Marta Kos, e cila sot tha se Shqipëria po ecën shumë mirë në rrugëtimin e integrimit. E si mund të ecë mirë një vend ku gjysma e qeverisë është nën hetim, është në burg apo në dosje të hapura dhe pjesa tjetër po përgatitet për të njëjtin fat. Nëse vazhdon të mbrojë abuzimet, a mund ta themi këtë”,-tha Vata.

  • Rriten tensionet mes Trump dhe Marjorie Taylor Greene, deputetja sfidon presidentin: Publikoni të gjitha dosjet e Epstein

    Rriten tensionet mes Trump dhe Marjorie Taylor Greene, deputetja sfidon presidentin: Publikoni të gjitha dosjet e Epstein

    Deputetja amerikane Marjorie Taylor Greene theksoi sërish kërkesën e saj për publikimin e të gjitha dosjeve mbi Jeffrey Epstein, pas akuzave të presidentit Donald Trump, i cili e quajti atë “tradhtare” dhe tha se nuk e mbështet më.

    Në një intervistë për CNN, Greene tha se megjithëse ende mbështet Trumpin si president, nuk pajtohet me përpjekjet e tij për të mbajtur dosjet e Epstein të mbyllura. Ajo shtoi se fjalët e Trumpit mund të rrezikojnë sigurinë e saj personale.
    Tensionet mes Greene dhe Trump u përshkallëzuan ditët e fundit, teksa deputetja kërkoi që Departamenti i Drejtësisë të publikojë të gjitha dokumentet për financierin e ndjerë dhe të dënuar për krime seksuale. Trump e ka mohuar çdo lidhje të paligjshme me Epstein dhe ka thënë se miqësia e tyre kishte përfunduar para se Epstein të përballej me ligjin.
    Greene tha se Amerika meriton transparencë dhe askush i pasur e me pushtet nuk duhet të mbrohet nëse ka kryer krime. Ajo shtoi gjithashtu se synon të ndalojë urrejtjen dhe ndarjet në politikë, që sipas saj po ndajnë familje dhe komunitete.
    Deputetja, e cila më parë ka ngjallur polemika me teori konspirative dhe postime të diskutueshme në rrjetet sociale, tha se kërkon falje për gabimet e së kaluarës dhe theksoi rëndësinë e faljes, si pjesë e besimit të saj të krishterë.

    Top Channel

  • Deklarata për ‘Barazinë Gjinore’, Iris Luarasi: Më kanë kërcënuar me prerjen e kokës së fëmijëve

    Deklarata për ‘Barazinë Gjinore’, Iris Luarasi: Më kanë kërcënuar me prerjen e kokës së fëmijëve

    Iris Luarasi

    TIRANË-Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka zbuluar se është kërcënuar me jetën e fëmijëve, pas deklaratës ku komentoi miratimin në Kuvend me 77 vota pro ligjit. Në deklaratën për shtyp deputetja u shpreh se ligji nuk prek konceptin e dy gjinive “burrë dhe grua”, por garanton barazi dhe dinjitet të tyre në jetën publike dhe sociale. Ndër të tjera ajo i cilësoi si dezinformim deklaratat e opozitës që këmbëngul në të kundërtën për gjini fluide dhe theksoi se shtetet e BE me vetëm dy gjini nuk janë shembull për t’u ndjekur.
    Pas këtyre komenteve, Luarasi deklaron se këtë herë kërcënimet kanë qenë si asnjëherë më parë duke përfshirë fëmijët e saj. Deputetja sqaron se i ka denoncuar rastet dhe thekson se edhe ajo vetë është kundër termave prindi 1 dhe 2.

    “Kemi qenë pjesë e debateve publike dhe politike. Në një farë mënyrë duket sikur jemi mësuar me kulturën e sharjeve dhe fyerjeve. Por këtë herë ka qenë si asnjëherë më parë sepse kam marrë kërcënime me vdekje, për prerje të kokave të fëmijëve. Patjetër që i kam denoncuar. Më thuaj kush është kundër familjes? Për çfarë arsye Iris Luarasi të mos respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do të doja të më thërrisnin prindi 1 dhe 2”,- deklaroi deputetja për News24.
    Ligji për “Barazinë Ligjore” u votua në Kuvend në seancën e 6 nëntorit me 77 vota pro të Partisë Socialiste dhe 36 vota kundër. Projektligji kaloi vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi opozita votoi kundër./ZËRI

  • Zgjedhjet në Mat, deputetja e PD denoncon: Po intimidohen votuesit, i bëj thirrje SPAK

    Zgjedhjet në Mat, deputetja e PD denoncon: Po intimidohen votuesit, i bëj thirrje SPAK

    qendër votimi në MAT

    MAT-Në disa qendra votimi të Bashkisë Mat janë konstatuar probleme që prej orëve të para të mëngjesit. Ndërkohë një denoncim ka ardhur edhe nga deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata e cila me anë të një video në rrjetin social Facebook pretendon se po intimidohen votuesit. Sipas saj jashtë ambjenteve të qendrave të votimit ndodhen punonjës të shtetit të cilët po mbajnë shënim dhe po numërojnë të gjithë njerëzit që futen dhe dalin nga votimi.

    Denisa Vata: Jam te gjimnazi 28 nëntori, këtu përballë ndodhet një kafe, ku janë drejtorë të administratës shtetërore, punonjës që mbajnë shënime pranë qendrës së votimit dhe numërojnë të gjithë njerëzit që futen dhe dalin nga qendra e votimit, i bëj thirrje prokurorisë së qarkut Dibër dhe SPAK të marrin masa të mos infitmdojnë qytetarët, edhe mbrëmë kemi bërë thirrje, ku e kam paralajmëruar këtë sipas informacioneve që vinin nga PS. Po e bëj publike sepse është e pamundur të çash me policinë, me strukturat e tjera që merren me këto punë, këta persona këtu nuk duhet të lejohen.
    Në Mat garojnë 3 kandidatë, Altin Bojni (PS), Eduart Brahilika (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Suzana Pasha, e pavarur, e shkëputur nga PS./ZËRI