Tag: dënuar

  • Tre vite në arrati/ Kapet “skifter” profesionist, ja sa burg do të vuajë

    Tre vite në arrati/ Kapet “skifter” profesionist, ja sa burg do të vuajë

    Policia italiane në Verona arrestoi një 36-vjeçar shqiptar, që ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me vendim gjykate.
    Autoritetet thanë se ai ishte dënuar me 3 vjet e 9 muaj burg. Urdhri i ekzekutimit erdhi nga Prokuroria e Triestes dhe u ekzekutua nga anëtarët e Seksionit të Arrestimeve të Veronës.
    Një pjesë e dënimit është vuajtur, kurse shqiptari është akuzuar për krime të ndryshme si: vjedhje banesash dhe pranim mallrash të vjedhura të kryera midis viteve 2015 dhe 2019 në zonën e Veronës, si dhe posedim të armëve ose objekteve që shkaktojnë vepër penale, për të cilat u ngrit akuza në vitin 2022 në Trieste.
    Shqiptari, i njohur prej kohësh për forcat e rendit, thuhet se e filloi aktivitetin e tij kriminal më shumë se pesëmbëdhjetë vjet më parë, duke kryer grabitje të shumta kundër shtëpive dhe bizneseve.
    Gjatë viteve, ai ka treguar një specializim të vërtetë në vjedhje, veçanërisht në ato të rënda, informon media italiane.
    Pasi përfunduan procedurat formale, 36-vjeçari u dërgua në burgun Verona-Montorio, ku do të vuajë dënimin e caktuar nga autoritetet gjyqësore.

  • I dënuar për grabitje me armë, arrestohet pas tre vitesh arrati 36-vjeçari shqiptar në Itali

    I dënuar për grabitje me armë, arrestohet pas tre vitesh arrati 36-vjeçari shqiptar në Itali

    Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Veronës, pasi ishte shpallur në kërkim pasi më herët ishte dënuar me 3 vjet e 9 muaj burg.
    Urdhri i ekzekutimit erdhi nga Prokuroria e Triestes dhe u ekzekutua nga anëtarët e Seksionit të Arrestimeve të Veronës.
    Mediat italiane raportojnë se 36-vjecvcari shqiptar një pjesë të dënimit e kishte kryer. Ai është akuzuar për krime të ndryshme si: vjedhje banesash dhe pranim mallrash të vjedhura të kryera midis viteve 2015 dhe 2019 në zonën e Veronës, si dhe posedim të armëve ose objekteve që shkaktojnë vepër penale, për të cilat u ngrit akuza në vitin 2022 në Trieste.

    Shqiptari, i njohur prej kohësh për forcat e rendit, thuhet se e filloi aktivitetin e tij kriminal më shumë se pesëmbëdhjetë vjet më parë, duke kryer grabitje të shumta kundër shtëpive dhe bizneseve.
    Gjatë viteve, ai ka treguar një specializim të vërtetë në vjedhje, veçanërisht në ato të rënda, informon media italiane.
    Pasi përfunduan procedurat formale, 36-vjeçari u dërgua në burgun Verona-Montorio, ku do të vuajë dënimin e caktuar nga autoritetet gjyqësore.

  • “Kam dënuar gjyqtarë dhe prokuror”, Musabelliu: Ja pse mund të drejtojë SPAK

    “Kam dënuar gjyqtarë dhe prokuror”, Musabelliu: Ja pse mund të drejtojë SPAK

    Doloreza Musabelliu është e dyta në radhë që po prezanton platformën e saj në garë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
    “Motivimi për të kandiduar është nga ndjenja e përgjegjësisë për të kontribuar me integritet në drejtimin e SPAK. Jam e bindur se përvoja profesionale e akumuluar në 2 dekada përbëjnë garanci për drejtimin e SPAK. Ky moment kërkon një drejtim që bashkon forcën e vendosmërisë dhe integritetin e pa kompromisë. Synoj një drejtim të pavarur me rezultate konkrete”, tha ajo.
    Musabelliu u ndal gjithashtu te akuzat e ngritura ndaj sistemit të drejtësisë, duke përmendur raste konkrete: “Konkretisht mund të përmend një procedim penal ndaj 6 të pandehurve ku njëri nga të pandehurit është një ish-gjyqtar që është dënuar me formë të prerë. Më tej ka dhe një çështje ndaj një ish-gjyqtarë që dhe ai është dënuar me vendim të formës së prerë dhe një prokuror në një çështje tjetër. Hetimi ndaj zyrtarëve të drejtësisë është standard besueshmërie.”

  • SHBA publikon listën e kriminelëve të huaj më të rrezikshëm, mes tyre katër shqiptarë (Emrat)

    SHBA publikon listën e kriminelëve të huaj më të rrezikshëm, mes tyre katër shqiptarë (Emrat)

    Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka bërë publike listën e parë zyrtare të të huajve më të rrezikshëm të arrestuar së fundmi nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE), në kuadër të operacionit për deportimet masive të nisura nga administrata e Presidentit Donald Trump.
    Në njoftimin zyrtar, DHS thekson se po përmbush premtimin për goditjen e emigracionit të paligjshëm, duke nisur nga personat me dosje të rënda kriminale.
    “Nën drejtimin e nënsekretares Noem, burrat dhe gratë e DHS dhe ICE po zbatojnë deportime masive,  duke filluar me më të këqijtë e më të këqijve, përfshirë emigrantët e paligjshëm që shihni këtu”, thuhet në deklaratë.
    Katër shqiptarë në listën e të huajve më të rrezikshëm
    Mes emrave të publikuar nga autoritetet amerikane, rezultojnë edhe katër shtetas shqiptarë, të arrestuar në shtete të ndryshme të SHBA-së, me dënime të rëndësishme penale:
    Vasil Vukaj, i dënuar për vrasje – arrestuar në Kaliforni.
    Florjan Delija, i dënuar për sulm fizik – arrestuar në Nju Jork.
    Adush Muçaj, i dënuar për sulm – arrestuar në Jutah.
    Marian Makai, i dënuar për vjedhje, sjellje të parregullt dhe kërcënime terroriste – arrestuar në Kaliforni.

    Edhe kosovarë në listën e ICE
    Nikollë Lleshaj
    Besart Hoxha
    DHS njofton se prioritet i operacioneve mbeten individët me rekorde kriminale dhe ata që paraqesin rrezik për sigurinë publike në SHBA.Autoritetet paralajmërojnë se faza e dytë e operacioneve do të përfshijë një numër edhe më të madh deportimesh në javët dhe muajt në vijim.

  • Vrasja e Martin Canit, merret vendimi, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

    Vrasja e Martin Canit, merret vendimi, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

    Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 16 vite burg, Mario Përlleshaj për vrasjen e Martin Canit.

    Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se i mituri është dënuar edhe për vrasjen e e mbetur në tentativë ndaj Luis Meçja.
    Në seancë morën pjesë vetëm babai i të ndjerit Martin Cani dhe Luis Meçja.
    Pas seancës, babai i Martin Canit u shpreh “Ngjarjen e Martinit e di gjithë Tirana. Ne heshtim dhe shpesh herë heshtja vret. Shkolla nuk ka kërkuar as pendesë, asgjë. Kur flasim për çështjen qysh të premten dhe me një SMS mund të shpëtonim jetë… shkolla nuk na njoftuar”.
    Ndërsa avokati i familjes Cani tha “Kemi një vendim gjykate që është i drejtë, Janë cilësuar dy vrasje në vendim. Ne mendojmë që nuk është çështje dënimi, por drejtësie”.

    Top Channel

  • Pjesë e grupit kriminal dhe i dënuar nga GJKKO, kapet në Krujë 35-vjeçari i shpallur në kërkim

    Pjesë e grupit kriminal dhe i dënuar nga GJKKO, kapet në Krujë 35-vjeçari i shpallur në kërkim

    I dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, kapet 35-vjeçari. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Pjesëtari”, kapën dhe ndaluan shtetasin Armand Dervishi, 35 vjeç.
    Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Ishte shpallur në kërkim nga GJKKO, arrestohet në Krujë 35-vjeçari (EMRI)

    Ishte shpallur në kërkim nga GJKKO, arrestohet në Krujë 35-vjeçari (EMRI)

    Policia e Krujës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i dënuar në vitin 2024 nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve.
    Operacioni i koduar “Pjesëtari” u finalizua pas administrimit të informacioneve operative mbi vendndodhjen e të kërkuarit. Si rezultat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan 35-vjeçarin Armand Dervishi.
    Sipas njoftimit zyrtar, në vitin 2024 Dervishi është dënuar nga GjKKO me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Vendimi është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Po në të njëjtin vit, ai është dënuar nga Gjykata e Krujës me 9 muaj burgim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
    Njoftimi i policisë:
    Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
    I dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, kapet 35-vjeçari.
    Në të njëjtin vit, ky shtetas është dënuar me burgim dhe për ndërtim të paligjshëm.
    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Pjesëtari”, kapën dhe ndaluan shtetasin Armand Dervishi, 35 vjeç.
    Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

  • EMRI/ Pjesë e grupit kriminal dhe i dënuar nga GJKKO, kapet në Krujë 35-vjeçari i shpallur në kërkim

    EMRI/ Pjesë e grupit kriminal dhe i dënuar nga GJKKO, kapet në Krujë 35-vjeçari i shpallur në kërkim

    I dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, kapet 35-vjeçari.

    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Pjesëtari”, kapën dhe ndaluan shtetasin Armand Dervishi, 35 vjeç.
    Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • I dënuar nga GJKKO për grup kriminal, arrestohet 35-vjeçari në Krujë (emri)

    I dënuar nga GJKKO për grup kriminal, arrestohet 35-vjeçari në Krujë (emri)

    armand dervishi, momenti i arrestimit

    TIRANË- Policia e Krujës ka vënë në pranga shtetasin Armand Dervishi, i cili ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve.
    Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    NJOFTIMI I POLICISË
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
    I dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, kapet 35-vjeçari.
    Në të njëjtin vit, ky shtetas është dënuar me burgim dhe për ndërtim të paligjshëm.
    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Pjesëtari”, kapën dhe ndaluan shtetasin Armand Dervishi, 35 vjeç.
    Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • E tradhtoi ADN-ja në elektrikun e dorës/ Dënohet shqiptari i rrezikshëm, u përfshi në një vjedhje të dhunshme

    E tradhtoi ADN-ja në elektrikun e dorës/ Dënohet shqiptari i rrezikshëm, u përfshi në një vjedhje të dhunshme

    Një shqiptar është dënuar të hënën me 36 muaj burg, sepse në vitin 2020 ishte i përfshirë në një vjedhje të dhunshme në Grimbergen të Belgjikës. Personi u identifikua në bazë të ADN-së së tij, e cila u gjet në një elektrik dore të lënë në vendin e ngjarjes. Ai ishte dënuar tashmë në mungesë në vitin 2021, por së fundmi u arrestua.

    Nga Bart DeCoster, Belga

    Vjedhja ndodhi më 7 dhjetor 2020.

    Një i ri nga Grimbergen po studionte në dhomën e ndenjjes kur dëgjoi zhurmën e xhamit që thyhej në katin e parë. Kur shkoi të shihte se çfarë po ndodhte, ai e kapi në flagrancë një hajdut në dhomën e gjumit. Ai e kapi hajdutin, por më pas u sulmua nga mbrapa dhe u rrëzua nga një hajdut i dytë. Të dy autorët u larguan dhe nuk mundën të identifikoheshin në atë moment.

    Gjatë arratisjes, dyshja la pas një elektrik, në të cilin u gjet material ADN-je, që më pas çoi në identifikimin e një të dyshuari. Ai u thirr para gjykatës penale në shtator 2021, por nuk u paraqit dhe u dënua në mungesë me 3 vjet burg.

    Së fundmi, ai u shfaq sërish në Belgjikë dhe policia arriti ta arrestojë. Pas arrestimit, ai paraqiti kundërshtim ndaj dënimit. Prokuroria kërkoi që dënimi i mëparshëm prej 3 vitesh të konfirmohej, ndërsa vetë i pandehuri kërkoi shfajësim.

    “Nuk kam asnjë ide se si ADN-ja ime ka përfunduar në atë pishtar, apo si ka përfunduar ai pishtar në atë shtëpi. Nuk di asgjë për këtë ngjarje,” deklaroi ai. “Për më tepër, kam dy fëmijë dhe një grua shtatzënë. Kush do ta paguajë qiranë tonë nëse unë jam në burg?”

    Sipas gjykatës, ADN-ja në elektrik ishte provë e mjaftueshme se burri ishte realisht i përfshirë në vjedhje. Ai u dënua me 36 muaj burg.