Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është dëmtuar segmenti Gjinikas-Osojë, Njësia Administrative Moglicë.
Pas problematikave janë marë masat dhe po punohet në terren për rehabilitimin e rrugës që lidh fshatrat.
Në zonë është dislokuar një mjet eskavator i cili po punon për eliminimin e të gjitha problematikave për rikthimin e aksesit të plotë për komunitetin dhe garantimin e qarkullimit të sigurt në këtë segment rrugor.
Nga raportimi i Administratorit të Njësisë Administrative Moglicë dhe strukturave të Emergjencave Civile të Bashkisë Maliq, rezulton se në zonë ka 8 familje, rreth 20–30 banorë.
Aktualisht po krijohet një bypass për të siguruar aksesin drejt të dy fshatrave.
Tag: dendura
-

Moti i keq/ Si pasojë e reshjeve të dendura shembet segmenti rrugor, banorët të shqetësuar
-

Paralajmërimi në Itali, priten reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ja zonat më të rrezikuara
Departamenti i Mbrojtjes Civile i Italisë lëshoi një paralajmërim për motin për Italinë qendrore dhe veriore, pasi të hënën priten reshje të dendura shiu dhe stuhi në të gjithë vendin.
Sipas mediave italiane, parashikohen reshje të dendura shiu, stuhi dhe erëra të forta që mund të shkaktojnë situata kritike.
Ky institucion lëshoi gjithashtu një alarm të verdhë për pjesë të rajoneve të Emilia-Romagna, Tuskany dhe Lazio.Sipas transmetuesit Rai News, priten kushte më kritike përgjatë bregdetit toskan, ndërsa vendi përgatitet për një valë të re moti të keq
-

Reshje të dendura në qarkun e Gjirokastrës, bllokohet aksi rrugor Kolonjë-Golëm
Reshjet e dendura të 12 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në disa akse rrugore të jugut.
Aksi Kolonjë–Golëm, në Bashkinë Gjirokastër, është bllokuar plotësisht si pasojë e inerteve të rëna nga lartësitë dhe terrenit të paqëndrueshëm, duke lënë të izoluar dhjetëra banorë të zonës së Golëmit.
Situata paraqitet e rënduar edhe në Dropull, ku vijon të jetë e pakalueshme rruga Glinë–Nepravishtë. Probleme të ngjashme raportohen edhe në qarkun e Gjirokastrës dhe Përmetit, ku shkarjet e dherave kanë bllokuar aksin Frashër–Verçisht dhe Frashër–Miçan, duke izoluar lëvizjen në zonë. -

Reshje të dendura shiu në Kurbin, vështirësi në lëvizjen e automjeteve në disa akse
Mëngjesi i sotëm ka sjellë reshje të dendura shiu në zonën e Kurbinit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.
Sipas informacioneve paraprake, prurjet e mëdha kanë sjellë rritje të nivelit të ujit në shtratin e lumenjve Mat dhe Drojë.
Deri tani nuk raportohen probleme përmbytjesh, ndërsa reshjet kanë vijuar në orët e fundit me intensitet më të ulët, duke ulur riskun për situata emergjente. -

Reshjet e dendura shkaktojnë kaos, uji ‘mori me vete’ dhjetëra vetura të parkuara në shtratin e një lumi në Budva të Malit të Zi
Reshjet e dendura të shiut në Budva kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme gjatë orëve të fundit.
Si pasojë, siç raportojnë mediat vendase, uji “ka marrë me vete” edhe dhjetëra automjete të parkuara në shtratin e thatë të një lumi në qendër të qytetit, përcjell Telegrafi.
Siç edhe shihet në pamje, ujin ngrihet me shpejtësi dhe mbart çdo gjë që gjen përpara.
Kjo zonë thuhet se shfrytëzohet prej vitesh si parking i madh, pasi në Budva mungojnë hapësirat e mjaftueshme për parkim dhe në qytet janë ngritur qindra ndërtesa të reja.Përmbytjet kanë goditur rëndë edhe disa lagje të tjera, ku rrugët janë kthyer në lumenj të vegjël dhe qarkullimi është bërë thuajse i pamundur.
E banorët e zonës thonë se ndërtimet e shumta kanë bllokuar kanalet e dikurshme të ujërave të shiut.
-

Reshjet e dendura të shiut/ Hidrocentrali i Marjanit në pikë kritike, rrezikohet të çahet diga
Reshjet e dendura të shiut kanë shtuar prurjet në rezervuarin e Çemerricës në Njësinë Lekas të Bashkisë Korçë.
Sipas banorëve niveli i ujit në basenin e Hidrocentralit të Marjanit ka arritur në pikë kritike, ndërsa rrezikohet të çahet diga.
Autoritetet vendore kanë udhëzuar banorët e fshatrave Lekas, Xerje, Denas, Marjan, Gurrëmujas dhe Fshati i Ri të lajmërojnë për çdo situatë rreziku.
Siç shihet përmes këtyre pamjeve të siguruara përgjatë ditës deri në këto orë të mbrëmjes po punohet për pastrimin e rrjedhës së lumit dhe rezervuarit.Top Channel
-

Reshjet e dendura të shiut/ Fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë të rënduar në fshatin Sheqeras. Fshati rrezikon të përmbytet pasi rrezikohet të çahet argjinatura e lumit dytësor që vjen nga fshatrat Orman dhe Pojan.
Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë një problematikë të madhe për banorët e fshatit, ndërsa në terren ndodhet kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, Policia e Shtetit dhe dhjetëra forca të emergjencave dhe zjarrfikëses.
Krahas këtij problemi, mësohet se janë përmbytur edhe tokat bujqësore dhe brenda në fshat ka patur edhe banesa ku është futur uji në oborre


