5 zhvillimet që priten këtë javë nga drejtësia…
Java që vjen duket se do të jetë mjaft intensive për drejtësinë. Çështja që ka më shumë interes është pa dyshim vendimi që do të japë Gjykata Kushtetuese sa i takon padisë së Kryeministrit Edi Rama lidhur me pezullimin e zv/kryeministres Balluku. GJKKO e pezulloi nga detyra, por për Ramën kjo bie ndesh me Kushtetutën, sepse ministri ka imunitet njësoj si deputeti.
Kushtetuesja e ka shtyrë 3 herë vendimin për këtë rast dhe të premten e javës që vjen do të mbahet mbledhja e gjyqtarëve, ku do të vendoset për dy elemente: nëse do të pranohet padia e qeverisë dhe nëse do të pezullohet vendimi i GJKKO-së deri në marrjen e një vendimi final.Në datën 12 është po ashtu një tjetër gjyq me rëndësi. Në GJKKO do të mbahet seanca paraprake ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi edhe për të nuk ka ende një vendim nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim.
Por, para se të vijë e premtja, do të ketë dy mbledhje me shumë intensitet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Mbledhja e parë është të martën, ku do të zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK ka propozuar Joni Ketën si pasardhës të Aida Hajnajt dhe me gjasë ai do të marrë votëbesimin në KLP.
Mbledhja që ka më shumë interes do të jetë të enjten, më 12 dhjetor, pasi do të zgjidhet kreu i SPAK. Në garë janë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi. Të enjten ata do të paraqiten para KLP-së për të paraqitur platformat e tyre dhe në fund pritet votimi, ku do të zgjidhet pasuesi i Altin Dumanit.
Ndëkrohë në datën 10 do të mbahet për dosjen “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët. Senca e datës 25 nëntor u shty për në datën 10 dhjetor. Shkak u bë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj dhe e Vasilika Hysit që mbrojnë Fatmir Bektashi dhe dy kompanitë.
Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.
Pra, duket se fokusi i javës që vjen do të jetë te drejtësia.
Tag: datën
-

Nga vendimi për Ballukun, seancat për Berishën e Veliajn, te krerët e rinj të SPAK e BKH: javë intensive për drejtësinë
-

Çështja Balluku/ Gjykata Kushtetuese shtyn sërish datën e shqyrtimit: Çështje komplekse
Gjykata Kushtetuese ka bërë me dije se është shtyrë mbledhja e gjyqtarëve që do të mbahej këtë të enjte.
Përmes një njoftimi Gjykata Kushtetuese thekson se mbledhja do të mbahet në datën 12.12.2025.
Kjo sipas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.
“Në vijim të njoftimeve të mëparshme për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata informon se shqyrtimi paraprak i çështjes nga Mbledhja e Gjyqtarëve do të bëhet në datën 12.12.2025 për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese”, njofton Gjykata Kushtetuese. -

Zgjedhja e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit, KLP cakton datën
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur datën 9 Dhjetor, për votimin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, i cili u propozua nga Komisioni i Posaçëm në SPAK.
Joni Keta u përzgjodh nga SPAK mes një liste prej shtatë kandidatësh, ku përfshihen edhe Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.
“Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar”, thuhet në njoftimin e SPAK. -

Drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP vendos datën dhe orën kur do të votohet
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi sot se drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit do të votohet në datën 9, ora 11:00.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se ka përfunduar mbledhja e Këshillit për BKH-në, mbledhje e cila u mbajt me dyer të mbylluara dhe në prani të përfaqësuesve amerikanë të OPDATE.
Pavarësisht se tre prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja me votë kundër Behar Dibrën kanë propozuar Jon Ketën për drejtorin e ri të BKH anëtarët përpara se të votojnë do shqyrtojnë pikët që kanë marrë gjatë garës edhe të tjerët si dhe kushtet formale.
Kush është Jon Keta
Me një karrierë në ngjitje si oficer i policisë gjyqësore pranë ish-krimeve të rënda e më pas hetues pranë BKH dhe zv.drejtor i komanduar këtyre dy muajve, Jon Keta mosha 37 vjeç i kaloi të gjitha pengesat e garës për në Byronë Kombëtare të hetimit.
Emri i tij u aprovua gjatë mbledhjes së komisionit të përzgjedhjes i përbërë nga 3 prokurorë dhe mbas dakordësisë iu propozua Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u votuar që është institucioni i ngarkuar me ligj për emërimin dhe deklarimin e përfundimit të mandatit të drejtorit të BKH njohur si FBI shqiptare.
Jon Keta ka shërbyer për 15 vite në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe njihet për rekordet në hetimet financiare dhe ndaj krimit të organizuar. Në një proces të tejzgjatur qe kapërceu edhe afatet e fundit të gushtit, në garë mbetën shtatë pretendentë dhe pasi komisioni i kontrollit të pasurisë dhe figurës i verifikoi dhe skualifikoi shumicën e tyre, të premten i përcolli një listë të ngushte fituesish komisionit të përzgjedhjes përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.
Edhe pse zërat e përshkruan klimën e ftohtë mes tre prokurorëve që vjen nga krisjet e mëparshme të shkaktuara për BKH, akujt e të treve duket se u shkrinë nga kandidati Jon Keta që i bëri bashkë dhe që shpresohet të vendosë ura mes BKH dhe SPAK.
Në kushtet kur një klimë pakënaqësie e pat shoqëruar gjatë mbajtjes se mandatit 5 vjeçar drejtoreshën e BKH Aida Hajnaj , deri aty sa u harrua të përcillej nga SPAK në fund të funksionit, pritet që një marrëdhënie konfliktuale e tillë mos përsëritet më e KLP por edhe ndërkombëtarët të shpëtojnë nga ankesat qofshin të nga ana e SPAK qofshin nga BKH.
Sakaq 11 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në një njoftim më të hershëm kanë bërë publike një tjetër çështje të rëndësishme, siç është dëgjimi i katër kandidatëve që konkurrojnë për drejtimin e SPAK. Procesi për SPAK-un në KLP mbahet në datën 11 dhjetor.
Në garë janë katër prokurorë Doloresa Musabelliu, Adnan Xholi, Klodian Braho dhe Elvin Gokaj. Në 18 dhjetor përfundon mandati i kryeprokurorit të posaçëm Altin Dumani, dhe kreu i ardhshëm i SPAK sië edhe dy paraardhesit do të ketë mandat tre vjeçar.Top Channel
-

SPAK propozoi zyrtarisht Joni Ketën në krye të BKH-së, KLP vendos datën dhe orën kur do të votohet!
bkh-joni keta
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është mbledhur mesditën e sotme, në orën 12:00, për të diskutuar për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa sipas burimeve, të pranishëm janë anëtarët e KLP-së dhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë. Në këtë mbledhje, KLP vendosi se drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit do të votohet në datën 9 dhjetor, ora 11:00.
Kjo mbledhje vjen pas propozimit të SPAK për Joni Ketën, aktualisht zv. Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të marrë drejtimin e BKH-së. Emri i tij u propozua nga treshja Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.
Kush është Joni Keta
Joni Keta është aktualisht zv. Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda ndërsa pas shkrirjes së kësaj prokurorie dhe marrjen e kompetencave nga Prokuroria e Posaçme, e njohur si SPAK, Joni Keta u përfshi në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai është djali i prokurorit Hysen Keta dhe i profesoreshës së njohur Majlinda Keta, Nga ana e babait, Joni Keta është dhe nipi i Myslym Ketës, i cili për kontributin e tij të shquar në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare është nderuar me titullin “Hero i Popullit”./ZËRI -

Fundi i vitit për shenjat, Meri Shehu paralajmëron: Ja kush do “mbretërojë”
Dhjetori vjen me surpriza dhe jo të gjitha janë të ëmbla. Astrologia Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për muajin e fundit të vitit, duke i renditur shenjat nga më pak me fat tek më me fat.
Me një Mërkur që sapo është kthyer në drejtim të duhur dhe një seri përplasjesh planetare që priten të trazojnë energjinë nga data 9 deri më 21, Shehu paralajmëron se dhjetori do të jetë një “udhëtim me kthesa”.
Disa shenja nisen fuqishëm, por rrugës përballen me zhgënjime, ndërsa të tjerat marrin shpërblimet më të mëdha pikërisht në fund të muajit. Kush ngjitet në majë të fatit dhe kush del jashtë loje?
“Kaluam një nëntor disi të vështirë sepse Mërkuri ishte i kundërt dhe vetëm dje u kthye në rrugën e drejtë dhe vetëm sot e kemi në pozicion për të ecur përpara. Ju e dini që Mërkuri është në Akrep. Data 2 dhe 6 do të jenë data të mira, sepse Mërkuri në Akrep bën lidhje të bukura me Jupiterin në Gaforre dhe Saturnin në Peshk. Data 2 dhe 6 do të jenë ato ditë të mira që do të marrim energji pozitive, pastaj sikur na marrin pak mësysh edhe data 9-10 fillojnë dhe agravohen gjërat.
Duke filluar nga data 9 e deri në datën 21, këto janë data të vështira. Në datën 9-10 kemi një kundërshtim të Mërkurit në Akrep me Uranin në Dem dhe këto dy ditë janë do të shikojmë se çfarë do të na ngelet dhe çfarë do na ikë. Këto do i kemi shumë kujdes. Shenjat e ujit, Akrep, Gaforre e fillojnë bukur dhjetorin, me iniciativa të mira dhe pozitivitet, por më pas gjërat fillojnë dhe prishen sidomos nga datat 9-10 kemi disa përplasje planetesh. Për të ardhur si qershia mbi tortë në datën 20 me Hënën e re në Shigjetar, do jetë Dielli, Mërkuri, Afërdita, do jeni katër planete që nuk do shkojnë mirë me Neptunin në Peshk. Kështu që situatat do jenë disi zhgënjyese, prandaj gjërat duhet t’i shikojmë disi me kujdes.
Në datën 24 futet Afërdita në Bricjap dhe është disi më e përmbajtur, në datën 15 futet Marsi në Bricjap, tenton që në disa gjëra praktike të japë zgjidhje. Shenjat Bricjap, Shigjetar, Peshk dhe Virgjëreshë, duhet të kemi parasysh që do jenë shenjat që do të ndikohen më shumë gjatë gjithë muajit dhjetor”, tha astrologia Meri Shehu.12 – Gaforrja: Megjithëse do të kenë një fillim të mirë të muajit, sidomos në datën 2 dhe 4, të cilat premtojnë biseda të mira, por ngelen deri aty. Kundërshtimet e planeteve e nxjerrin Gaforren jashtë loje në punët e përditshme, ose i duket sikur gjërat nuk i kanë më nën kontroll, ose do kenë vështirësi në punë ose do kenë probleme me shëndetin. Në datën 15 Marsi në Bricjap, i cili del direkt kundër Gaforres i vë në një antagonizëm shumë të fuqishëm dhe në partneritet në çift edhe në puën të ndryshme dhe në bashkëpunime. Nuk do të jenë të qeta, dhe gjërat nuk do të shkojmë mirë, sidomos për ata që kërkojnë qetësi apo një punë. Dhjetori u jep më shumë luftë se sa paqe.
11 – Peshorja: Kryqi i shenjave të lëvizshme ose kardinale, duke qenë se do marrin një ndikim nga Marsi në Bricjap futen në antaganozima të fuqishëm. Kemi Afërditën në fund të dhjetorit në datën 24 që futet në Bricjap dhe duket sikur u heq një pjesë të mirë nga “torta” e dëshirave të Peshoreve. Peshoret nga e gjithë gjëja e madhe do të marrin një pjesë dhe nuk do të ndjehen të kënaqura, sepse kishin menduar që ky muaj i fundit do u jepte gjithë mundësitë. Në datën 4 kanë mundësinë që të rregullojnë diçka, një udhëtim jashtë vendit, ose një çështje ligjore.
10 – Peshqit: E fillojnë muajin mirë, Mërkuri u jep biseda të mira, premtime. Data 4 tregon që duhet të nivelojnë mirë çështjet familjare, ose të bashkëpunimeve në shtëpi, të një ndërtimi, ose të një zhvendosjeje. Pra megjithatë lajmet e mira, ngelet pjesa delikate, diagonalja familje-karrierë. Më datën 21 me Hënën e re, edhe pse është në Shigjetar përsëri është një Hënë e re shumë zhgënjyese. Premtime që do u jepen Peshqve sidomos me karrierën, ose një ndryshim pune, nuk do të jenë shumë të mira, nuk do jenë të qarta. Shumë Peshq do të dalin jashtë planifikimit, do të fillojnë diçka që do përfundojë shpejt, ose nuk do të japin rezultate të mira. Kujdes me jetën personale. Megjithëse njohjet nuk do të jenë të mira rreth datën 24 sidomos në plane shoqërore.
9 – Demi: Pavarësisht se data 2 dhe 6 do të jenë shumë të mira me biseda punë, lajme dhe kontakte shumë të mira, data 10 i vë përmbys. Çdo gjë që mund të kenë bërë Demët, aty bëhet një bilanc, ndoshta edhe Demi më optimist në këtë bilanc do të priste më shumë, por kundërshtimi i plotë i Mërkurit në Akrep me Uranin në Dem, përmbys disa gjëra që Demët i quanin shumë të sigurta. Shumë Demë sidomos të lindurit në 10 ditëshin e tretë e humbi disi llogarinë e tyre. Megjithatë do të kemi një marrëdhënie të mirë me lekun rreth datës 4, atje do të shohin një plotësim dëshire. Por, të gjitha ato që i marrin në datën 4 i lënë në datën 21.
8 – Virgjëresha: Janë një nga shenjat që do të kenë më shumë ndikim në dhjetor, është një muaj shumë i rëndësishëm për këtë shenjë. Hëna e plotë është në Binjak dhe Hëna e re është në Shigjetar, është në kuadratin e shenjave të lëvizshme ku preken edhe Virgjëreshët. Hëna e re e datës 21 nuk është e mirë për asnjë, Virgjëresha preket direkt nga kjo tendencë e Hënës së re. Mund të kenë marrëdhënie zhgënjyese, pasiguri, udhëtime jo të qarta. Do të hynë në një botë të pakalkuluar. Data 4 është një stimul i mirë për takime dhe biseda.
7 – Ujori: Janë një nga shenjat e qëndrueshme, që në fakt Hëna e re në datën 21 do i bëjë shumë shoqërorë, do dalin do argëtohen, do jenë në lëvizje dhe do jenë të preferuarit e shoqërisë, do marrin dhurata. Vazhdojnë me këtë tendencë, edhe pse Hëna e re është zhgënjyese. Rreth datës 21 do e modifikojnë jetën e tyre me ngjyra, kjo do bëjë që të kapërcejnë edhe fazat më zhgënjyese. Data 4 është e rëndësishme. Hëna e plotë në Binjak për Ujorët është një stacion për një vendimmarrje për jetën e tyre, personale, por edhe atyre profesionale. Duhet t’i japin rëndësi kësaj date. Data 10 nuk është e mirë, as për Ujorët e lindurit në 10 ditëshin e tretë, aty gjërat nuk shkojnë mirë në diagonalen familje-karrierë.6 – Akrepi: Kanë fillim të mirën datën 2 dhe 6, kanë marrëveshje të mira, sidomos Akrepët e lindur në 10 ditëshin e tretë. Data 4 lidhet shumë me ekonominë, të rregullojnë një çështje ekonomike brenda këtij viti, data 4 është një bazë që ata të rregullojnë një bazë të re ekonomike të fuqishme. Megjithatë Hëna e re në Shigjetar edhe për Akrepët është një fundosje, sidomos në çështjet ekonomike dhe në investimet personale, ose në pritshmëritë që kanë në jetën personale. Shumë gjëra për Akrepët mund të mos shkojnë ashtu siç duhet.
5 – Binjakët: Në kryqin e shenjave të lëvizshme Binjakët do jenë një nga shenjat që do ndikohen më shumë gjatë dhjetorit. Kemi Hënën e plotë në shenjën e tyre në datën 4 dhe shumë Binjakë mezi e presin. Disa Binjakë do të realizojnë disa dëshira dhe ëndrra. Mërkuri i tyre në Akrep do bëjnë disa lidhje shumë të bukura. Do realizojnë edhe shumë punë të rëndësishme, por në datën 10 do të prishet ky ekuilibër. Hëna e re në Shigjetar përballë shenjës së tyre duhet pasur kujdes, sepse është shumë e bukur për të qenë e vërtetë, duhet të kenë shumë kujdes nga ndonjë kurth ose pasiguri në ofertat që do u jepen. Gjërat e tjera do jenë pozitive, sidomos në çështjet ekonomike.
4 – Bricjapi: Jupiteri në Gaforre është përballë Bricjapëve, ata kanë vit shumë të rëndësishëm, por Jupiterin e kanë në opozitë. Hëna e plotë në Binjak është shumë e bukur për punët e këtyre, data 4 është me punë të mira, mund të marrin edhe dy punësim. Por, u bëhet një prapaskenë shumë e fuqishme në datën 20-21 dhe këtë duhet ta kenë shumë kujdes. Hëna e re kësaj radhe sjell gjëra të reja, por edhe zbulon gjëra të cilat nuk duhen zbuluar.
3 – Dashi: Janë tre nga shenjat më me fat të muajit, por në datën 10 u ikin shumë lekë nga duart. Gjërat do ecin shumë pozitivisht mirë edhe më Hënën e plotë në Binjak në datën 4 dhe me Hënën e re në datën 21 janë në aleancë me Dashët dhe karakterin e tyre. Në datën 10 me Marsin në Bricjap ngrihen në karrierë dhe në datën 24 u afrohet një dashuri serioze për ata që nuk e kanë gjetur.
2 – Luani: Hëna e plotë në Binjak dhe Hëna e re në Shigjetar favorizon shenjat e zjarrit,n kështu që në datën 4 do kenë lajme të mira, kontakte dhe biseda, po ashtu edhe në datën 20-21. Edhe pse Hëna e re është zhgënjyese Luanët do të marrin shumë energji të bukur, do argëtohen. Kjo periudhë është perfekte për dashurinë. Është Hënë e re romantike për Luanët.
1 – Shigjetari: Do kenë Mërkurin në shenjën e tyre, Afërditën dhe Hënën e re në shenjën e tyre. Ka përkuar që ky muaj është me kurorëzimin e Shigjetarit. Vetëm se Hënën e re në datën 4 ta shikojnë me kujdes në bashkëpunime dhe në martesë, çfarë duan të realizojnë dhe çfarë vendime duan të marrin. Data 10 nuk është e mirë për asnjë, as për Shigjetarët në çështje pune dhe familje. Pas datës 20 fillon një periudhë e re dhe e mirë, duhet ta shikojnë pozitivisht. -

Ja cilat shenja të horoskopit do të “mbretërojnë”/ Paralajmëron Astrologia: Disa do “qajnë”, e disa do “qeshin”…
Dhjetori vjen me surpriza dhe jo të gjitha janë të ëmbla. Astrologia Meri Shehu, e ftuar në një emision televiziv bëri parashikimin për muajin e fundit të vitit, duke i renditur shenjat nga më pak me fat tek më me fat.
Me një Mërkur që sapo është kthyer në drejtim të duhur dhe një seri përplasjesh planetare që priten të trazojnë energjinë nga data 9 deri më 21, Shehu paralajmëron se dhjetori do të jetë një “udhëtim me kthesa”.
Disa shenja nisen fuqishëm, por rrugës përballen me zhgënjime, ndërsa të tjerat marrin shpërblimet më të mëdha pikërisht në fund të muajit. Kush ngjitet në majë të fatit dhe kush del jashtë loje?
“Kaluam një nëntor disi të vështirë sepse Mërkuri ishte i kundërt dhe vetëm dje u kthye në rrugën e drejtë dhe vetëm sot e kemi në pozicion për të ecur përpara. Ju e dini që Mërkuri është në Akrep. Data 2 dhe 6 do të jenë data të mira, sepse Mërkuri në Akrep bën lidhje të bukura me Jupiterin në Gaforre dhe Saturnin në Peshk. Data 2 dhe 6 do të jenë ato ditë të mira që do të marrim energji pozitive, pastaj sikur na marrin pak mësysh edhe data 9-10 fillojnë dhe agravohen gjërat.
Duke filluar nga data 9 e deri në datën 21, këto janë data të vështira. Në datën 9-10 kemi një kundërshtim të Mërkurit në Akrep me Uranin në Dem dhe këto dy ditë janë do të shikojmë se çfarë do të na ngelet dhe çfarë do na ikë. Këto do i kemi shumë kujdes. Shenjat e ujit, Akrep, Gaforre e fillojnë bukur dhjetorin, me iniciativa të mira dhe pozitivitet, por më pas gjërat fillojnë dhe prishen sidomos nga datat 9-10 kemi disa përplasje planetesh. Për të ardhur si qershia mbi tortë në datën 20 me Hënën e re në Shigjetar, do jetë Dielli, Mërkuri, Afërdita, do jeni katër planete që nuk do shkojnë mirë me Neptunin në Peshk. Kështu që situatat do jenë disi zhgënjyese, prandaj gjërat duhet t’i shikojmë disi me kujdes.
Në datën 24 futet Afërdita në Bricjap dhe është disi më e përmbajtur, në datën 15 futet Marsi në Bricjap, tenton që në disa gjëra praktike të japë zgjidhje. Shenjat Bricjap, Shigjetar, Peshk dhe Virgjëreshë, duhet të kemi parasysh që do jenë shenjat që do të ndikohen më shumë gjatë gjithë muajit dhjetor”, tha astrologia Meri Shehu.
12 – Gaforrja: Megjithëse do të kenë një fillim të mirë të muajit, sidomos në datën 2 dhe 4, të cilat premtojnë biseda të mira, por ngelen deri aty. Kundërshtimet e planeteve e nxjerrin Gaforren jashtë loje në punët e përditshme, ose i duket sikur gjërat nuk i kanë më nën kontroll, ose do kenë vështirësi në punë ose do kenë probleme me shëndetin. Në datën 15 Marsi në Bricjap, i cili del direkt kundër Gaforres i vë në një antagonizëm shumë të fuqishëm dhe në partneritet në çift edhe në puën të ndryshme dhe në bashkëpunime. Nuk do të jenë të qeta, dhe gjërat nuk do të shkojmë mirë, sidomos për ata që kërkojnë qetësi apo një punë. Dhjetori u jep më shumë luftë se sa paqe.
11 – Peshorja: Kryqi i shenjave të lëvizshme ose kardinale, duke qenë se do marrin një ndikim nga Marsi në Bricjap futen në antaganozima të fuqishëm. Kemi Afërditën në fund të dhjetorit në datën 24 që futet në Bricjap dhe duket sikur u heq një pjesë të mirë nga “torta” e dëshirave të Peshoreve. Peshoret nga e gjithë gjëja e madhe do të marrin një pjesë dhe nuk do të ndjehen të kënaqura, sepse kishin menduar që ky muaj i fundit do u jepte gjithë mundësitë. Në datën 4 kanë mundësinë që të rregullojnë diçka, një udhëtim jashtë vendit, ose një çështje ligjore.
10 – Peshqit: E fillojnë muajin mirë, Mërkuri u jep biseda të mira, premtime. Data 4 tregon që duhet të nivelojnë mirë çështjet familjare, ose të bashkëpunimeve në shtëpi, të një ndërtimi, ose të një zhvendosjeje. Pra megjithatë lajmet e mira, ngelet pjesa delikate, diagonalja familje-karrierë. Më datën 21 me Hënën e re, edhe pse është në Shigjetar përsëri është një Hënë e re shumë zhgënjyese. Premtime që do u jepen Peshqve sidomos me karrierën, ose një ndryshim pune, nuk do të jenë shumë të mira, nuk do jenë të qarta. Shumë Peshq do të dalin jashtë planifikimit, do të fillojnë diçka që do përfundojë shpejt, ose nuk do të japin rezultate të mira. Kujdes me jetën personale. Megjithëse njohjet nuk do të jenë të mira rreth datën 24 sidomos në plane shoqërore.
9 – Demi: Pavarësisht se data 2 dhe 6 do të jenë shumë të mira me biseda punë, lajme dhe kontakte shumë të mira, data 10 i vë përmbys. Çdo gjë që mund të kenë bërë Demët, aty bëhet një bilanc, ndoshta edhe Demi më optimist në këtë bilanc do të priste më shumë, por kundërshtimi i plotë i Mërkurit në Akrep me Uranin në Dem, përmbys disa gjëra që Demët i quanin shumë të sigurta. Shumë Demë sidomos të lindurit në 10 ditëshin e tretë e humbi disi llogarinë e tyre. Megjithatë do të kemi një marrëdhënie të mirë me lekun rreth datës 4, atje do të shohin një plotësim dëshire. Por, të gjitha ato që i marrin në datën 4 i lënë në datën 21.
8 – Virgjëresha: Janë një nga shenjat që do të kenë më shumë ndikim në dhjetor, është një muaj shumë i rëndësishëm për këtë shenjë. Hëna e plotë është në Binjak dhe Hëna e re është në Shigjetar, është në kuadratin e shenjave të lëvizshme ku preken edhe Virgjëreshët. Hëna e re e datës 21 nuk është e mirë për asnjë, Virgjëresha preket direkt nga kjo tendencë e Hënës së re. Mund të kenë marrëdhënie zhgënjyese, pasiguri, udhëtime jo të qarta. Do të hynë në një botë të pakalkuluar. Data 4 është një stimul i mirë për takime dhe biseda.
7 – Ujori: Janë një nga shenjat e qëndrueshme, që në fakt Hëna e re në datën 21 do i bëjë shumë shoqërorë, do dalin do argëtohen, do jenë në lëvizje dhe do jenë të preferuarit e shoqërisë, do marrin dhurata. Vazhdojnë me këtë tendencë, edhe pse Hëna e re është zhgënjyese. Rreth datës 21 do e modifikojnë jetën e tyre me ngjyra, kjo do bëjë që të kapërcejnë edhe fazat më zhgënjyese. Data 4 është e rëndësishme. Hëna e plotë në Binjak për Ujorët është një stacion për një vendimmarrje për jetën e tyre, personale, por edhe atyre profesionale. Duhet t’i japin rëndësi kësaj date. Data 10 nuk është e mirë, as për Ujorët e lindurit në 10 ditëshin e tretë, aty gjërat nuk shkojnë mirë në diagonalen familje-karrierë.
6 – Akrepi: Kanë fillim të mirën datën 2 dhe 6, kanë marrëveshje të mira, sidomos Akrepët e lindur në 10 ditëshin e tretë. Data 4 lidhet shumë me ekonominë, të rregullojnë një çështje ekonomike brenda këtij viti, data 4 është një bazë që ata të rregullojnë një bazë të re ekonomike të fuqishme. Megjithatë Hëna e re në Shigjetar edhe për Akrepët është një fundosje, sidomos në çështjet ekonomike dhe në investimet personale, ose në pritshmëritë që kanë në jetën personale. Shumë gjëra për Akrepët mund të mos shkojnë ashtu siç duhet.
5 – Binjakët: Në kryqin e shenjave të lëvizshme Binjakët do jenë një nga shenjat që do ndikohen më shumë gjatë dhjetorit. Kemi Hënën e plotë në shenjën e tyre në datën 4 dhe shumë Binjakë mezi e presin. Disa Binjakë do të realizojnë disa dëshira dhe ëndrra. Mërkuri i tyre në Akrep do bëjnë disa lidhje shumë të bukura. Do realizojnë edhe shumë punë të rëndësishme, por në datën 10 do të prishet ky ekuilibër. Hëna e re në Shigjetar përballë shenjës së tyre duhet pasur kujdes, sepse është shumë e bukur për të qenë e vërtetë, duhet të kenë shumë kujdes nga ndonjë kurth ose pasiguri në ofertat që do u jepen. Gjërat e tjera do jenë pozitive, sidomos në çështjet ekonomike.
4 – Bricjapi: Jupiteri në Gaforre është përballë Bricjapëve, ata kanë vit shumë të rëndësishëm, por Jupiterin e kanë në opozitë. Hëna e plotë në Binjak është shumë e bukur për punët e këtyre, data 4 është me punë të mira, mund të marrin edhe dy punësim. Por, u bëhet një prapaskenë shumë e fuqishme në datën 20-21 dhe këtë duhet ta kenë shumë kujdes. Hëna e re kësaj radhe sjell gjëra të reja, por edhe zbulon gjëra të cilat nuk duhen zbuluar.
3 – Dashi: Janë tre nga shenjat më me fat të muajit, por në datën 10 u ikin shumë lekë nga duart. Gjërat do ecin shumë pozitivisht mirë edhe më Hënën e plotë në Binjak në datën 4 dhe me Hënën e re në datën 21 janë në aleancë me Dashët dhe karakterin e tyre. Në datën 10 me Marsin në Bricjap ngrihen në karrierë dhe në datën 24 u afrohet një dashuri serioze për ata që nuk e kanë gjetur.
2 – Luani: Hëna e plotë në Binjak dhe Hëna e re në Shigjetar favorizon shenjat e zjarrit,n kështu që në datën 4 do kenë lajme të mira, kontakte dhe biseda, po ashtu edhe në datën 20-21. Edhe pse Hëna e re është zhgënjyese Luanët do të marrin shumë energji të bukur, do argëtohen. Kjo periudhë është perfekte për dashurinë. Është Hënë e re romantike për Luanët.
1 – Shigjetari: Do kenë Mërkurin në shenjën e tyre, Afërditën dhe Hënën e re në shenjën e tyre. Ka përkuar që ky muaj është me kurorëzimin e Shigjetarit. Vetëm se Hënën e re në datën 4 ta shikojnë me kujdes në bashkëpunime dhe në martesë, çfarë duan të realizojnë dhe çfarë vendime duan të marrin. Data 10 nuk është e mirë për asnjë, as për Shigjetarët në çështje pune dhe familje. Pas datës 20 fillon një periudhë e re dhe e mirë, duhet ta shikojnë pozitivisht. -

Në muajin dhjetor do të vijnë shumë surpriza! Horoskopi mujor nga Meri Gjini: Para dhe dashuri për këto shenja
Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin dhjetor në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Muaji dhjetor është një muaj i cili do të bëjë një mbyllje të paqtë dhe kompensuese të 2025. Pasioni, argëtimi, ngjyrat, lëvizjet, projektimet për zhvillim do të jenë prezent në mendjet dhe agjendën e gjithsecilit.
DashiVazhdojnë të jenë detyrimet profesionale deri në datën 15 për t’u zgjidhur. Nga dita e djeshme gradualisht ngrohet komunikimi i tyre, bëhet me diplomatik. Do të shohin se është gjuha e duhur për të arritur atë që duan në pjesën e parë të vitit.
Demi
Duket sikur futen në një hapësirë të vetën de agjenda e tyre do të jetë e tillë; në hapësira të njohura, me njerëz dhe situata që njohin apo me zgjidhje apo bashkëveprime me njerëz që njohin. Kjo do të jetë shumë e fortë në gjysmën e dytë të muajit. Edhe Venusi dhe Brijapi do të bëjnë të mundur që të kenë një lloj qetësie me materien si dhe me dashurinë.
Binjakët
Të përfshirë totalisht në boshtin hënor. Hëna e plotë në datën 4 në orët e para të ditës do të ndodhë te Binjakët, do të kapë të lindurit në qendër të shenjës, ndërsa hëna e re e datës 19 te Shigjetarët do të prekë ët lindurit në fund. Të gjithë të lindurit në shenjën e Binjakëve do të kenë mundësi të bëjnë korrigjimet e mundshme dhe gjithashtu të shijojnë nje dhjetor në të cilin do të arrijnë të kenë nën kontroll atë që duan më shumë, të dinë ku ndodhen dhe të dinë çfarë ka në xhepin e tyre.
Gaforrja
Ngarkesat profesionale dhe emocionale të tetor-nëntorit nuk ishin të thjeshta kam një këshillë. Gjatë dhjetorit do të duhet të vendosin në agjendë çfarë kanë të rëndësishme dhe çfarë i bën ata të lumtur. Në fund të muajit do të keni mundësi për argëtim dhe për lëvizje të bukura.
Luani
Gjërat janë pozitive dhe në ndihmesë të tyre. Çfarë kanë të rëndësishme për periudhën dhe nga dhjetori do të duhet të vendoshet në agjendë. Në mes të muajit, nga data 15 dhe në vazhdimësi prioritet do të mbetet ngjyrosja e bukur, festive e fundit të vitit. Duket sikur ky muaj i jep mundësinë e mbylljes së çështjeve dhe shqetësimeve që nuk i mbyllën në kohë.
Virgjëresha
Virgjëresha e ka të ndarë me tre shije muajin. Në pjesën e parë do të merret me çështje që i përkasin paraardhësve të tyre ndërsa në pjesën e fundit me çështje që i përkasin pasardhësve. Ka një Hënë të plotë në katërkëndësh me diellin e vet dhe një Hënë të re në katërkëndësh me Diellin e vet përpara. Do të merret me zgjidhje të çështjeve të mbartura dhe me projektim të çështjeve të reja.
Peshorja
Në 10-ditëshin e parë do të duhet të merren me çështje që i përkasin zhvillimit, por njëkohësisht do të duhet të përdorë shumë diplomaci në sqarime të çështjeve personale. 10-ditëshi i dytë ka më shumë mundësi për argëtim. Shumë pak kujdes me veten në ditët e para të muajit.
Akrepi
Marsi te Bricjapi do t’i japë stabilitetin, qëndrueshmërinë, rutinën e qartë që ata duan. E shoqëruar me Venusin te Bricjapi do të ndihen të sigurt dhe nën lëkurën e vet. Gjysma e dytë e muajit do t’u japë një shije të mirë për mbylljen e 2025.
Shigjetari
Me emocione miks, kanë Diellin te vetja. Boshti hënor ndodhet Binjak-Shigjetar. Do të kalojë edhe Venusi dhe Mërkuri në datën 12. Në mës të muajit kanë Venusin Diellin, Mërkrin dhe Marsin. Marsi në datën 15 ikën, luftrat sforcimet e tyre i lënë pas. Ritmi i zhvillimit praktik material do durim, ndërsa idetë për zhvillim nuk mungojnë. Në 2026 do të jeni shenja më e privilegjuar.
Bricjapi
Në fund të muajit do të kenë mundësi të jenë protagonistë. Mbylljen e vitit do ta kenë shumë të ngrohtë, shumë të mirë dhe me zhvillime shumë të mira emocionale. Në pjesën e parë prioritet vijoj të jetë mbyllja e çështjeve profesioanle që jeni lodhur duke punuar.
Ujori
Do të duhet të përballen me çfarë ia vlen të luftojë dhe çfarë duhet të lënë pas. Duhet të lini hapësirën e duhur për 2026.
Peshqit
Duken sikur janë në katërkëndësh si para si pas me Hënën dhe Diellin. Një hënë e plotë në datën 4 që do t’u mbyllë situatat e brishta, të paqarta sa i përket pjesëss emocionale dhe një hënë e re te Shigjetarët e cila bën të mundur transformimet në lidhje me çështje të punës, shtëpisë, çatishëm dnryshim adrese, dokumentesh, çështje të rëndësishme që i doni për vitin që vjen./vizionplus.tv -

Zbardhen përgjimet tronditëse/ SPAK zbulojnë ndërhyrjet e Ballukut në tendera dhe alarmimin e saj për..
Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes sipas përgjimeve të SPAK ka dirigjuar të gjithë procesin e tenderimit të Unazës së Madhe të Tiranës.
Në dosjen e publikuar nga Gazment Bardhi bie në sy fakti se ajo udhëzon Evis Berberin të takojë biznesmenët të cilët fituan garë për ndërtimin e lotit të 4.Ndërkohë që Evis Berberi tregon se kjo ishte e pamundur pasi e dinin vetën ata. “Për çdo lot kanë marrë kritere në letër të shtypur pa emër”- shprehet Berberi.
“Asnjë se ka listën, s’ka si ta kenë. Pamfleti e ka nxjerre listën apo eshte info. Vetëm po te kenë qëlluar ne shenje me hamendesim se dhe sot kishte ndryshime. Me duket e habitshme pasi vetëm unë e di. Për çdo lot kane marre kritere ne letër te shtypur pa emër”.
Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se shoqëria “Nova Construction 2012” sh.p.k (me pronar shtetasin Ilir Shtufi), në datën 14.09.2021 (4 ditë pas komunikimeve të mësipërme). ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” sh.p.k dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me nr. REF-02817-08-13-2021, me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi”, thuhet në dosje.Dosja e SPAK per Belinda BALLUKUN
PERGJIMET SPAK PER BALLUKUN
Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasve Belinda Balluku. Evis Berberi dhe Ilir Shtufi, si më poshtë:
Në datën 10.09.2021, në orën 10:46, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Hajde tek unë ne 11”.Në orën 10:46, Evis Berberi: “Erdha”.Në orën 13:00-13:01. Belinda Balluku: “Çdo gje ok. Lenci me Pellumb. Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe beja te qarte qe shkon me EUT. Dhe mos ta shoh ne vend tjetër. Punët i ke me Gim thuaj, jo me mua”.Në orën 13:01. Evis Berberi: “Ok”.
Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasin Ilir Shtufi, ku në orën 13:54-13:55, shtetasi Ilir Shtufi i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “Persh si te kam.. Ilir Shtufi Nova jam. Te tak pak m’kan then kur mundesh”.
Në orën 14:07, Evis Berberi: “Hajde kalo”.Në orën 14:07. Ilir Shtufi: “ok 10 min”.
Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasen Belinda Balluku, ku në orën 15:09, Evis Berberi: “E takova ok” (me këtë mesazh shtetasi Evis Berberi i referohet mesazhit të mëparshëm të shtetases Belinda Balluku me tekst “Prite pak ilir shtufin e nova dhe beja te qarte qe shkon me eut”).
Në orën 21:44-21:45, Belinda Balluku: “Ke nje Miranda tek prokurimet. Pamfleti ka te gjithe listen e kompanive fituese tek U”.Në orën 21:47. Evis Berberi: “Miranda ka qene tere kohës te prokurimet. Miranda s’ka dijeni për emrat”.Në orën 21:49. Belinda Balluku: “Po mire, gjeje kush”.
Në orën 22:13-22:14. Evis Berberi: “Asnje se ka listën, s’ka si ta kene. Pamfleti e ka nxjerre listen apo eshte info. Vetem po te kene qelluar ne shenje me hamendesim se dhe sot kishte ndryshime. Me duket e habitshme pasi vetem une e di. Per çdo lot kane marre kritere ne leter te shtypur pa emer”.
Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se shoqëria “Nova Construction 2012” sh.p.k (me pronar shtetasin Ilir Shtufi), në datën 14.09.2021 (4 ditë pas komunikimeve të mësipërme). ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” sh.p.k dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me nr. REF-02817-08-13-2021, me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi.
-

Ndryshimet planetare, parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Shenja që duhet të përgatitet për të papritura
Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës.
Në datën 29 Nëntor, Mërkuri del nga retrograda. Në të njëjtën datë, do të kemi edhe kalimin e Venusit te Shigjetarët. Do të jemi më mirë nga pjesa emocionale.
Kemi edhe një vendosje tjetër shumë të rëndësishme në datën 4 Dhjetor. Ky katërditësh i dedikohet grupimeve sociale ose organizimeve me njerëz me të cilët ndihemi mirë dhe komod. 29 dhe 30 janë ditë shumë të mira për të vendosur një raport të drejtë me veten tonë. Një qetësi emocionale e imponuar. Presim një Dhjetor më racional dhe më të saktë.
DashiDo ta gjejnë veten në lëvizje. Edhe ata që e kanë me dy mendje, në moment të fundit do të ndodhë. Ngarkesat e punës do të jenë të vështira për t’i lënë pas krahëve; do t’i marrin me vete. Do t’ju këshilloja t’i lini pas, por nuk e di sa realizohet.
DemiDo të preferojnë një ambient të ngrohtë, të qetë, të jenë të relaksuar. Krijoni mundësitë të diskutoni me veten dhe të mendoni. Toleroni veten, jo analiza dhe kritika. Një rifreskim i raportit me Uni-n do të ishte shumë i domosdoshëm, pasi Dhjetori ju sjell një ritëm komplet tjetër.
BinjakëtDo të kalojnë fundjavën në mënyrë që të jenë kursimtarë. Do të preferojnë vende të qeta, larg familjes. Marsi vazhdon të jetë përballë. Diskutimet dhe telefonatat nuk do të mungojnë, sidomos ata që merren me tregëti, të cilët të presin të papritura, për mirë.
GaforrjaDëshira e tyre është të jenë larg zhurmës, të jenë të qetë. Deri të shtunën nuk kanë dëshirë të komunikojnë me askënd. Vrapi i tyre ka qenë intensiv që në shtator të vitit të kaluar. E kanë të domosdoshme një pauzë të vogël. Fitorja e betejave të vështira mbetet mendimi kryesor.
LuaniKryefjala e katërditëshit është familja. E të qenurit rehat, pa e sforcuar veten në pamje apo look. Marsi te Shigjetarët është interesant. Gjatë këtyre katër ditëve rishqyrtoni mënyrën si mund të korigjoni çështjet e punës.
VirgjëreshaDo ta gjejnë veten në çdo lloj situate, hapësire apo vendi ku ndodhen, duke mbështetur të tjerët dhe duke i udhëzuar. Zbukurimi i ambjentit ku ndodheni mbetet prioritet.
PeshorjaVështirë se agjenda do të rrjedhë siç e keni menduar. Ky katërditësh nuk ka ngecje apo mërzitje. Ndryshimi ju jep intensitet, por edhe emocion. Për zhvillimin në dashuri prisni datën 29 në darkë.
AkrepiE kanë në kontroll agjendën e tyre. Prioritet për ta është domosdoshmëria për të qenë të qartë në zhvillimin e tyre profesional. Është mirë t’i kushtojmë rëndësi Venusit; është për të sheshuar problematikat emocionale, jo për analiza. Gjithashtu, nuk do të ishte keq të suportoni ekonomikisht njerëzit e familjes që kanë nevojë.
ShigjetariDo të vendosin në moment të fundit për fundjavën. Do të jenë në lëvizje. Kujdes si shpreheni deri në datën 29. Marsin e kanë përballë; për projektimet profesionale dhe zhvillimin e tyre do të kenë mundësi të përshpejtuara nga e hëna e më tej.
BricjapiKanë nevojë për argëtim. Do të zgjedhin të gjejnë mënyrën për t’i dhënë emocione të bukura vetes. Do ta gjejnë veten ku ka muzikë, gëzim dhe të jenë pjesë e saj.
UjoriDo të preferojë të jetë vetëm për të gjetur gjuhën e vet. Ka të bëjë me qetësinë dhe paqen me veten dhe mënyrën si ndihen. Mund të jetë një udhëtim shpirtëror ose një lëvizje që ju bën të ndiheni mirë. Puna do të jetë mjaft impenjative.
PeshqitDashuria ngjyros fundjavën. Pjesa më e madhe do të rikthehet në familje, për të qenë bashkë me prindër, gjyshër dhe për të rifreskuar memorien gjenetike. Dashuria ka të bëjë me risqarime dhe rikthime me histori që kanë pasur problematika. Viti që vjen do të sjellë vendime të mëdha në drejtim të dashurisë, shoqëruar me ndryshim statusi.