Tag: chrome

  • Chatboti AI Gemini mbërrin në shfletuesin Chrome për iPhone dhe iPad

    Chatboti AI Gemini mbërrin në shfletuesin Chrome për iPhone dhe iPad

    Pasi e lançoi në desktop dhe Android në fillim të 2025, Google më në fund ka vendosur të sjellë eksperiencën e integruar të Gemini AI në iPhone dhe iPad.

    Chatboti AI i integruar në krijon përmbledhje të faqeve dhe ndihmon në testimin e njohurive rreth një subjekti që jeni duke mësuar. Kur të mbërrijë në iOS, duke klikuar ikonën në formë shkëndije në anën e majtë të fushës së kërkimit në shfletuesin Chrome do të hapë “Pages tool”. Prej aty mund të bisedoni me Gemini lidhur me uebfaqen ekzistuese apo për çdo tematikë tjetër.
    Ju mund ti kërkoni chatbotit Gemini të:

    Përmbledhë pikat kryesore nga një artikull
    Shpjegojë një temë komplekse në një mënyrë tjetër
    Ndihmojë të testoni njohuritë tuaja për një lëndë të re që po mësoni
    Modifikojë një recetë për të përmbushur nevojat dietike
    Krahasojë informacione ose bëjë rekomandime bazuar në preferencat tuaja

    Përgjigjet do të shfaqen mbi uebfaqen ndërsa kjo e fundit kalon në sfond. Aktualisht ofrohet vetëm për përdoruesit e Chrome në iPhone dhe iPad në SHBA në gjuhën angleze. Duhet të jenë të kyçur për ta përdorur dhe nuk funksionon në modalitetin e privatësisë. /PCWorld Albanian

  • Chrome do të përdorë HTTPS për çdo uebsajt nga Prilli i 2026-ës

    Chrome do të përdorë HTTPS për çdo uebsajt nga Prilli i 2026-ës

    Tranzicioni drejt protokollit të sigurtë të uebit HTTPS sipas Google ka arritur në një pikë ku shfletuesit Chrome tashmë do të ketë funksionalitetin e përditësimit të HTTPS të aktivizuar automatikisht.

    Që prej 2020, 95 deri në 99 përqind e navigimit në Chrome përdor HTTPS. Për ta bërë më të sigurtë klikimin e lidhjeve Chrome do të aktivizojë opsionin quajtur “Always Use Secure Connections” për uebsajtet publike për të gjithë përdoruesit.
    Kjo do të ndodhë në Tetor të 2026 me lançimin e Chrome 154. Ndryshimi do të aplikohet më herët për ata që kanë kaluar në Enhanced Safe Browsing në Chrome. Google do të aktivizojë “Always Use Secure Connections” automatikisht në Prill kur Chrome 147 të mbërrijë.

    Kur ky opsion të jetë aktiv, Chrome do të kërkojë leje nga përdoruesit përpara se të aksesojë një uebsajt që nuk përdor HTTPS. Google ka lëvizur në këtë drejtim prej disa kohësh. Chrome filloi të paralajmërojë përdoruesit për uebsajtet e pasigurta HTTP në 2018-ën ndërsa filloi që ti dërgonte ata automatikisht drejt HTTPS në 2021.
    Lidhjet HTTP janë ende aktive në uebsajte private siç janë adresat IP lokale dhe intranetet. /PCWorld Albanian

  • Google shmang ndarjen, por duhet të ndajë të dhënat me konkurrentët

    Google shmang ndarjen, por duhet të ndajë të dhënat me konkurrentët

    Google nuk do të duhet të shesë shfletuesin e saj Chrome, por duhet të ndajë informacionin me rivalët, ka urdhëruar një gjykatës federal në SHBA.

    Masat e vendosura nga Gjykatësi i Qarkut Amit Mehta u vendosën pas një beteje gjyqësore që zgjati vite për shkak të dominimit të Google në kërkimin online.

    Rasti u fokusua tek pozicioni i Google si motori i kërkimit parazgjedhur në një sërë produktesh të saj, si Android dhe Chrome, si dhe të tjerëve të prodhuar nga kompani si Apple.

    Departamenti i Drejtësisë i SHBA kishte kërkuar që Google të shiste Chrome, vendimi i së martës do të thotë se gjigandi teknologjik mund ta mbajë atë, por do të ndalohet të ketë kontrata ekskluzive dhe duhet të ndajë të dhënat e kërkimit me rivalët. Google kishte propozuar zgjidhje më pak drastike, si kufizimi i marrëveshjeve të ndarjes së të ardhurave me kompani si Apple për ta bërë motorin e saj të kërkimit parazgjedhur në pajisjet dhe shfletuesit e tyre.

    Të martën, kompania theksoi se e konsideronte vendimin një fitore dhe tha se rritja e inteligjencës artificiale (AI) ndoshta ndikoi në rezultatin.

    “Vendimi i sotëm njeh sa shumë ka ndryshuar industria përmes ardhjes së AI, e cila i jep njerëzve kaq shumë mënyra për të gjetur informacion,” tha Google në një deklaratë pas vendimit.“Kjo nënvizon atë që kemi thënë që kur u ngrit ky rast në 2020: Konkurrenca është e ashpër dhe njerëzit mund të zgjedhin lehtësisht shërbimet që duan,” vazhdoi deklarata.

    Gjigandi teknologjik kishte mohuar çdo shkelje që kur u ngritën akuzat ndaj tij në 2020, duke thënë se dominimi i tij në treg është për shkak se motori i tij i kërkimit është një produkt superior ndaj të tjerëve dhe konsumatorët thjesht e preferojnë atë.

    Vit in e kaluar, Gjykatësi Mehta vendosi se Google kishte përdorur metoda të padrejta për të vendosur një monopol mbi tregun e kërkimit online, duke punuar aktivisht për të ruajtur një nivel dominimi në një masë që shkelte ligjin amerikan.

    Por në vendimin e tij, Gjykatësi Mehta tha se një shitje e plotë e Chrome ishte “një zgjidhje e papërshtatshme për këtë rast”.

    Google gjithashtu nuk do të duhet të shesë sistemin operativ Android, i cili fuqizon shumicën e smartfonëve në botë.

    Kompania kishte argumentuar se shpërndarja e pjesëve të operacioneve të saj, si Android, do të bënte që ato të ndalonin funksionimin e duhur.

    “Urdhri i masës së sotme pajtohet me nevojën për të rivendosur konkurrencën në tregun e kërkimit që ka qenë monopolizuar për një kohë të gjatë, dhe ne tani po shqyrtojmë opsionet tona dhe po mendojmë nëse masa e urdhëruar shkon mjaftueshëm për të arritur atë qëllim,” shkroi Ndihmës Prokurorja e Përgjithshme Abigail Slater në X pas vendimit.

    Aksionet e Alphabet, kompania mëmë e Google, u rritën me më shumë se 8% pas vendimit.

    Prodhuesit e smartfonëve si Apple, Samsung dhe Motorola gjithashtu do të përfitojnë.Para vendimit, Google paguante këto kompani miliarda dollarë për të parainstaluar ekskluzivisht ose për të promovuar produktet e saj teknologjike.Në gjyq u zbulua se Google kishte paguar më shumë se 26 miliardë dollarë për marrëveshje të tilla me Apple, Mozilla dhe të tjerë në vitin 2021.

    Tani, Google nuk do të lejohet të hyjë në asnjë kontratë ekskluzive për Google Search, Chrome, Google Assistant ose aplikacionin Gemini.Kjo do të thotë se prodhuesit e telefonëve do të jenë të lirë të parainstaluar ose të promovojnë motorë të tjerë kërkimi, shfletues ose asistente AI përkrah Google.

    Megjithatë, Google do të mund të vazhdojë të paguajë distributorët për vendosje parazgjedhjeje.

    Gene Munster, partner menaxhues në Deepwater Asset Management, tha se vendimi ishte “lajm i mirë për teknologjinë e madhe”.“Apple gjithashtu fiton sepse vendimi e detyron Google të rinegociojë marrëveshjen e kërkimit çdo vit,” tha ai në X.

    Vendimi i Gjykatës Mehta “nuk duket të jetë aq drakonian sa pritej nga tregu,” tha Melissa Otto, drejtore e kërkimeve në S&P Global Visible Alpha.

    Me operacionin e kërkimit të Google që pritet të gjenerojë afërsisht 200 miliardë dollarë këtë vit, dhe dhjetëra miliarda të tjerë që pritet të shkojnë te partnerët e shpërndarjes, është një fitore për lojtarët e mëdhenj korporativë të përfshirë në rast, tha Otto.

    Por konkurrenti i Google, DuckDuckGo, tha se urdhri dështoi të “detyrojë ndryshimet e nevojshme për të adresuar sjelljen e paligjshme të Google”.“Si rezultat, konsumatorët do të vazhdojnë të vuajnë,” tha themeluesi dhe CEO i DuckDuckGo, Gabriel Weinberg.

    Vendimi nuk është fundi i betejave gjyqësore të gjigandit teknologjik.Më vonë këtë muaj, Google pritet të shkojë në gjyq në një rast të veçantë të ngritur nga Departamenti i Drejtësisë, ku një gjykatës gjeti se kompania mban monopole të paligjshme në teknologjinë e reklamimit online./BBC/KultPlus.com

  • Google integron chatbotin AI Gemini në shfletuesin Chrome

    Google integron chatbotin AI Gemini në shfletuesin Chrome

    Në konferencën vjetore të zhvilluesve I/O gjiganti i kërkimit online Google tha se do të lançojë integrimin e Gemini në shfletuesin Chrome.

    Gjiganti i teknologjisë thotë se integrimi i ri ju jep përdoruesve qasje në një asistent AI shfletimi që do ti ndihmojë të kuptojnë me shpejtësi konteksin e një faqeje dhe të kryejnë punë.
    Gemini në Chrome mund të aksesohet duke shkruar ose biseduar me Gemini Live. Ju mund të filloni një bisedë me asistentin AI duke klikuar ikonën Gemini në cepin e djathtë lart të dritares së Chrome.

    Me tu lançuar përdoruesit mund ti kërkojnë Gemini të shpjegojë informacione komplekse në faqen që po vizitojnë. Gjithashtu është i aftë të bëjë përmbledhje informacioni.
    Për shembull mund të hapni një faqe e cila ka një recetë dhe ti kërkoni Gemini të krijojë një recetë pa disa përbërë të caktuar. Lançimi i Gemini në Chrome filloi prej ditës së Mërkure në desktop për abonentët e planeve Gemini AI Pro dhe Gemini AI Ultra.

    Në të ardhmen, Gemini në Chrome do të jetë në gjendje të punojë në shumë tabe njëkohësisht. Kjo do të thotë që mund ta bëni Gemini-n të bëjë gjëra të tilla si krahasimi i dy produkteve të që janë të hapura në dy tabe të ndryshme. /PCWorld Albanian

  • OpenAI thotë se është i gatshëm të blejë Chrome nëse Google detyrohet ta shesë

    OpenAI thotë se është i gatshëm të blejë Chrome nëse Google detyrohet ta shesë

    Google është nën mikroskop pas një vendimi të vitit të kaluar që thoshte se kompania ka monopol mbi kërkimin online, por e ardhmja e shërbimeve të saj dixhitale mbetet e paqartë.

    Muajin e kaluar Departamenti i Drejtësisë sugjeronte se Google duhet të shesë shfletuesin Chrome dhe nëse gjiganti i teknologjisë e bën atë lëvizje, ekziston të paktën një blerës që ka interes.
    Sipas Bloomberg, OpenAI do të ishte mes blerësve potencialë të Chrome. Përdoruesit aktualisht përdorin asistentin ChatGPT AI në Chrome përmes një shtese, por shefi i ChatGPT Nick Turley tha se do të kishte integrime më të thella nëse shfletuesi do të ishte në pronësi të OpenAI.

    Chrome nuk është prona e vetme që Google mund të humbasë kontrollin. Një tjetër gjykatë vendosi në fillim të muajit se Google gjithashtu është përfshirë në sjellje të pandershme konkurrence në teknologjinë e reklamimit online.
    /PCWorld Albanian

  • Firefox adreson një problem sigurie që po shfrytëzohej për sulme

    Firefox adreson një problem sigurie që po shfrytëzohej për sulme

    Mozilla ka adresuar një problem sigurie në Firefox për Windows që po shfrytëzohej në disa sulme. Mozilla tha se ka përditësuar Firefox në versionin 136.0.4 pasi identifikoi problemin dhe e zgjidhi atë.

    CVE-2025-2857 ka një sjellje të ngjashme me problemin e sigurisë që Google adresoi në shfletuesin Chrome në fillim të javës. Kushdo që e shfrytëzon problemin e sigurisë mund ti “ikë” sandbox-it të Firefox i cili përdoret për të kufizuar aksesin në aplikacione të tjera jashtë shfletuesit në kompjuterin e përdoruesit.
    Problemi gjithashtu prek shfletuesin që përdorin kodin burimor të Firefox si shfletuesi Tor i cili është përditësuar po ashtu në versionin 14.0.7.

    Hulumtuesi i sigurisë së Kaspersky Boris Larin, i cili zbuloi problemin zero-ditor të Chrome, konfirmoi përmes një postimi se shkaku i problemit të Chrome është i njëjtë edhe për Firefox. /PCWorld Albanian